Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (PRTR).

Transcription

Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve (PRTR).
Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve
(PRTR)
Vlerësim i gjendjes dhe nevojave në Shqipëri
Tiranë 2006
përgatitur nga:
Kutia Postare 127, Tiranë
e-mail: rec@albania.rec.org
http://albania.rec.org
Ky botim është bërë i mundur në kuadër të projektit
“Përmirësimi i praktikave të Pjesëmarrjes Publike:
Hapa të mëtejshëm në zbatimin e Konventës së Aarhusit në Evropën Juglindore”
mbështetur nga
Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta
Ç’është REC
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joavokate,
jofitimprurëse që mbështet zgjidhjen e problemeve mjedisore në Evropën Qendrore e Lindore
(EQL), duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organizatave joqeveritare, qeverive, bizneseve
e aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe
pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në 1990 nga ShBA,
Komisioni Evropian dhe Hungaria.
Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshkruar nga 28 vende dhe Komisioni Evropian,
dhe në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hungareze. REC ka zyrën qendrore në
Szentendre, Hungari dhe zyrat e vendeve në secilin prej 16 vendeve përfituese.
Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur
në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit të REC duke mbështetur organizatat
jofitimprurëse, institucionet mjedisore në të gjitha nivelet, dhe aktorë të tjerë të interesuar në
fushën e mjedisit, duke mbështetur proceset pjesëmarrëse e shkëmbimin e lirë të informacionit.
Fushat kryesore të veprimtarisë janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet Lokale të Veprimit
në Mjedis, Informacioni Mjedisor; Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe
zyrtarë të mjedisit, nismat dhe programet vendore e rajonale; etj.
Donatorët më të fundit janë: Komisioni Evropian, Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, SIDA,
UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, BE, etj.
Asnjë pjesë e këtij botimi
nuk mund të përdoret për qëllime përfitimi apo publikimi pa lejen me shkrim të
© Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) - Shqipëri
Parathënie
Në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare, lidhur me mbrojtjen e
mjedisit, që ka ndërmarrë vendi ynë së fundi, ka qenë dhe ratifikimi
nga Kuvendi i Shqipërisë i Protokollit për Regjistrat e Shkarkimit
dhe Transferimit të Ndotësve, në kuadër të Konventës së Aarhusit në
qershor 2006. Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) në Shqipëri ka vijuar
mbështetjen e saj në kuadër të projektit “Përmirësimi i praktikave të
Pjesëmarrjes Publike: Hapa të mëtejshëm në zbatimin e Konventës së
Aarhusit në Evropën Juglindore”, të financuar nga Ministria e Punëve të
Jashtme të Vendeve të Ulëta. I zbatuar njëkohësisht, në Shqipëri, BosnjeHercegovinë, Republikën ish jugosllave të Maqedonisë, Serbi, Mal të
Zi dhe Kosovë, mbështetja e REC drejtohet ne çështjet e vlerësuara si
prioritare për zbatimin në praktikë të Konventës së Aarhusit. Përcaktimi
i këtyre prioriteteve është bërë në bazë të Strategjisë dhe Planit Kombëtar
të aktiviteteve për Zbatimin e Konventës së Aarhusit në Shqipëri, një
dokument i miratuar nga qeveria shqiptare në 2005.
Në kuadër të zhvillimeve më të fundit ne vend, lidhur me ndotjen
e mjedisit dhe parandalimin e saj, por dhe me angazhimet që Shqipëria
ka marrë përsipër në arenën ndërkombëtare, monitorimi i ndotjes nga
shkarkimet dhe grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave në këtë fushë
është kthyer në një kërkesë prioritare. Ngritja e një regjistri të integruar
për ndotjet është tashmë një kërkesë e shtruar për zgjidhje.
Me synimin për të mbështetur këtë proces të ngritjes së një regjistri
të integruar për ndotjet, është përgatitur vlerësimi i gjendjes ekzistuese
dhe nevojat që lidhen me regjistrat e integruar të ndotjeve, në të cilin
paraqiten dhe rekomandime për vijimësinë e procesit dhe hapat e
mëtejshëm që duhen hedhur.
Ky vlerësim, së bashku me Protokollin mbi Regjistrat e Shkarkimeve
dhe Transferimit të Ndotësve, janë pjesët kryesore të këtij botimi, që është,
në vetvete, një përpjekje për të ofruar informacion specifik për subjektet
e interesuar në këtë fushë: autoritete mjedisore, sektorin e biznesit, OJF,
media, etj., si dhe për të nxitur fillimin e një procesi me pjesëmarrje për
hartimin dhe aplikimin e këtyre Regjistrave në Shqipëri.
Në përfundim, duhet të falënderojmë zj. Mirela Kamberi, eksperte
mjedisore, për përgatitjen e Vlerësimit, zj. Magdolna Toth Nagy dhe
Orsolya Szalasi, nga Programi i Pjesëmarrjes Publike pranë Qendrës
Rajonale të Mjedisit, për mbështetjen dhe komentet e dhëna për
përmirësimin e tij, si dhe stafin e REC Shqipëri për mbështetjen gjatë
procesit dhe për përgatitjen e këtij botimi.
Mihallaq Qirjo
Drejtor për Shqipërinë
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
Vlerësim lidhur me mundësinë e stabilizimit
të Regjistrave të Shkarkimit dhe Transferimit
të Ndotësve (PRTR) në Shqipëri
Hyrje
Në Takimin e tyre të II-të, vendet nënshkruese të Konventës së
Aarhusit, mbi të Drejtën e Informimit, Pjesëmarrjen e Publikut në
Vendimmarrje si dhe të Drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës për Çështje
Mjedisore, propozuan ngritjen e një Grupi Pune Ndërqeveritar për
përgatitjen e një instrumenti mbi Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit
të Ndotësve (PRTR). Grupi i punës, i ngritur me vendim të Komitetit
për Politikat Mjedisore të Kombeve të Bashkuara, në sesionin e 7-të të tij,
përgatiti një instrument që u hap për nënshkrim, në formën e Protokollit
të Regjistrave të Shkarkimit dhe të Transferimit të Ndotësve, gjatë
Konferencës së 5-të Ndërministeriale të Kievit “Mjedisi për Europën”, në
Ukrainë, në maj të vitit 2003.
Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve janë, në
thelb, një sistem modern integrues i grumbullimit dhe shpërndarjes së
informacionit mbi burimet e ndotësve dhe sasitë e kimikateve të veçanta
të shkarkuara direkt në mjedis apo të transferuara në mbetje. Rëndësia
e këtij sistemi me të dhëna të besueshme, periodike, të standardizuara,
është e shkallës së parë në kushtet kur si prioritet i politikës mjedisore
është kontrolli dhe parandalimi i ndotjes në mjedis.
Një pjesë e rëndësishme e funksionimit të Regjistrave është edhe
publikimi i tyre, i rregullt dhe aktiv, i cili ndihmon në adresimin e drejtë
të problemeve mjedisore.
Elementet bazë për stabilizimin e Regjistrave janë:
• Komponentët e mjedisit, të cilët do t’i nënshtrohen sistemit të
regjistrave;
• Tipet e shkarkimeve dhe transferimeve që do të përfshihen në
sistem;
• Frekuenca dhe plani kohor i raportimit;
• Lista e aktiviteteve të cilave do t’u kërkohet të raportojnë;
10
•
•
•
Lista e substancave që do të raportohen nën sistemin e
integruar të regjistrave (të shkarkuara direkt në mjedis apo të
transferuara në mbetje/mbeturina), listë e cila është në linjë dhe
me konventat e tjera ndërkombëtare në këtë fushë (Protokolli
i Monrealit, Konventa e Bazelit, Konventa e Ajrit, Konventa e
NOQ-ve si edhe Direktiva bazë e BE-së për Ujërat);
Sigurimi i aksesit të publikut për informacionin që do të
përmbajnë Regjistrat;
Hapat nëpërmjet të cilave do të kalojë procesi i stabilizimit të
Regjistrave në vendet nënshkruese të këtij Protokolli.
Deri tani Shqipëria nuk ka të aplikuar një Sistem Integral Regjistrash
të Shkarkimit apo Transferimit të Ndotësve, sipas Protokollit të PRTR.
Sistemi raportues i derimësotëm është një sistem i bazuar kryesisht
në VKM Nr. 103, datë 31.03.2002 “Për monitorimin e mjedisit në
Republikën e Shqipërisë” sipas të cilit “Personat juridikë e fizikë, vendas
e të huaj, çdo tre muaj, duhet të dërgojnë informacion në ARM-të
përkatëse për shkarkimet e lëndëve ndotëse në tokë, ujë e ajër”. Një
burim tjetër të dhënash janë edhe rezultatet e studimeve të monitorimit
që Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave i kryen
përmes kontraktimeve vjetore me institucionet shkencore të vendit, mbi
bazën e të cilave janë hartuar edhe kapitujt përkatës në Raportet 2-vjeçare
të Gjendjes së Mjedisit. Ministritë e linjës janë gjithashtu të detyruara
të raportojnë në MMPAU për gjendjen vjetore të mjedisit (shkarkimet
në ajër, ujëra dhe tokë) ne sektorët e tyre respektivë: industri, transport,
bujqësi, ndërtim, etj.
Në tërësi, sistemi ekzistues i regjistrave karakterizohet nga sa më
poshtë:
• Ekziston një lidhje e fortë midis kërkesave të subjekteve për leje
mjedisore në MMPAU dhe raportimit të shkarkimeve të tyre
në mjedis;
• Sistemi ekzistues i raportimit të ndotësve përfshin shkarkimet
në ajër, ujëra dhe tokë (transferimi në mbetje/mbeturina nuk
është i përfshirë) nga burime stacionare të ndotjes dhe nga
sektori i transportit (burimet e lëvizshme të ndotjes së ajrit);
• Ka probleme të sasisë së të dhënave të raportuara dhe të cilësisë
së tyre;
• Nuk ka një studim mbi analizën e përfitim/kostos se gjenerimit
të këtyre të dhënave.
Në nismën e plotësimit të kuadrit ligjor mjedisor, të përafrimit të
tij me standardet e BE-së, të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare
në fushën e mjedisit dhe të shtimit të masave efektive për mbrojtjen e
mjedisit, bën pjesë edhe përpjekja e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave, e nisur që në vitin 2004, për ratifikimin e
Protokollit të PRTR, nismë e cila u finalizua më 1 Qershor 2006, me
miratimin e ligjit përkatës për ratifikimin e protokollit.
Legjislacioni ekzistues në fushën e regjistrave
të ndotësve
Ligji kuadër Nr. 8934, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”,
në të cilin, në një nen të vecantë për regjistrat, cilësohet që:
• “Ministria e Mjedisit harton Regjistrin Kombëtar për
shkarkimet në mjedis, për çlirimet dhe transferimet e ndotësve
në mjedis, për përdorimin e ujit, të energjisë elektrike dhe
burimeve natyrore;
• Regjistri Kombëtar hartohet mbi bazën e raportimit të rregullt
nga personat fizikë e juridikë, nga organet e caktuara për
grumbullimin dhe prodhimin e të dhënave mjedisore;
• Regjistri Kombëtar administrohet nga Ministria e Mjedisit dhe
është i hapur për publikun;
• Të dhënat e Regjistrit Kombëtar do të paraqiten në formën
që siguron identifikimin e kontributeve të shkarkimeve, të
çlirimeve dhe të transferimeve në mjedis për çdo instalim
e ndotës, vendndodhjen e destinacionin e tyre në ajër, ujë e
tokë;
• Forma, përmbajtja dhe mënyra e plotësimit, organi që e
administron dhe rregullat e përdorimit e të bërjes publike të tij
përcaktohen me urdhër të Ministrit të Mjedisit;
• Personat fizikë e juridikë shënojnë të dhënat në regjistra të
veçantë, të miratuar nga Ministria e Mjedisit. Në mbështetje
të këtyre regjistrimeve, ata raportojnë në Agjencitë Rajonale të
Mjedisit dhe i botojnë të dhënat mjedisore çdo tre muaj.”
Po në ligjin Nr. 8934, datë 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”,
përcaktohet se çfarë përfaqësojnë të dhënat për mjedisin, si grumbullohen,
si publikohen e kush është i detyruar t’i publikojë dhe çfarë përfaqëson
sistemi kombëtar i të dhënave:
11
12
•
•
•
•
“Të dhënat për gjendjen e mjedisit përfshijnë:
a. të dhënat për gjendjen e përbërësve të mjedisit;
b. të dhënat për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë, që
ndikojnë në mjedis dhe faktorët e drejtpërdrejtë që
ushtrojnë trysni në mjedis;
c. të dhënat për ndikimin në mjedis;
d. të dhënat për veprimtaritë e ndërmarra për mbrojtjen
e mjedisit;
e. të dhënat për gjendjen e shfrytëzimin e burimeve
natyrore, biologjike, minerare dhe të energjisë;
f. të dhënat që përftohen nga zbatimi i programit
kombëtar të monitorimit;
g. të dhënat për shkarkimet në mjedis, për cilësinë e
mjedisit dhe dukuritë natyrore.
Të dhënat shoqërohen me shpjegime rreth pasojave negative të
mundshme, me veprim të vonuar mbi mjedisin dhe shëndetin,
si dhe me rekomandimet për mënyrën e veprimit të shtetasve,
në rast vërtetimi të pasojave negative”;
Të dhënat për gjendjen e mjedisit grumbullohen nga Ministria
e Mjedisit dhe agjencitë rajonale të saj, nga ministritë dhe
institucionet e tjera qendrore dhe organet e qeverisjes vendore.
Të dhënat mjedisore kërkohen, hartohen dhe paraqiten sipas
rregullave të caktuara nga Ministri i Mjedisit. Personat fizikë
e juridikë paraqesin të dhënat brenda 15 ditëve nga marrja e
kërkesës.”;
Si publikohen të dhënat dhe kush është i detyruar t’i
publikojë ato
•
•
•
Organet shtetërore që grumbullojnë të dhëna mjedisore, i bëjnë
publike ato në media dhe shtyp ose përdorin mjete të tjera të
përshtatshme, në një formë të kuptueshme për publikun.
Organet shtetërore dhe personat fizikë e juridikë sapo vërejnë
ndotje ose dëmtim të mjedisit, njoftojnë popullsinë për
ndryshimet mjedisore negative, për masat e marra për kufizimin
ose mënjanimin e tyre dhe për mënyrën e veprimit të shtetasve
për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e tyre.
Personat fizikë e juridikë njoftojnë blerësit ose konsumatorët,
në kohën e shitjes ose të kryerjes së shërbimit, me shkrim ose
me gojë, për përbërësit e rrezikshëm të mallrave e të shërbimeve
dhe për ndikimet negative në mjedis dhe në shëndet.
•
Të dhënat me karakter sekret për sigurimin kombëtar ose
të konfidencialitetit tregtar kombëtar, administrohen sipas
kërkesave të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin
e klasifikuar sekret shtetëror”.
Çfarë përfaqëson Sistemi kombëtar i të dhënave:
•
•
•
•
“Për të siguruar grumbullimin, përpunimin dhe bërjen publike
të të dhënave mjedisore, Ministria e Mjedisit krijon sistemin
kombëtar të të dhënave mjedisore. Ndërtimi dhe funksionimi i
tij rregullohen me ligj të veçantë.
Sistemi kombëtar i të dhënave mjedisore është i hapur për
publikun.
Ministria e Mjedisit përgatit çdo 2 vjet raportin për gjendjen e
mjedisit, i cili i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave.
Raporti i miratuar bëhet publik përmes botimit në shtyp ose
përmes sistemeve elektronike.
Ministria e Mjedisit boton periodikisht buletinin e vet zyrtar
dhe realizon botime të tjera për mjedisin.”
Ligji Nr. 8897, datë 16.05.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”,
sipas nenit 16 të të cilit:
• “Të gjithë operatorët, që shkarkojnë ndotës në ajër, detyrohen
të publikojnë të dhënat për ndotjen e ajrit dhe të dërgojnë
periodikisht njoftim të plotë në Ministrinë e Mjedisit;
• Ministria e Mjedisit në rast të gjendjeve të ndotjeve të tejskajshme
dhe të smogut, njofton publikun e gjerë me të gjitha mjetet e
komunikimit;
• Ministria e Mjedisit përgatit inventarin e shkarkimeve në ajër
në nivel kombëtar, rrethi, qyteti dhe burimi individual ndotjeje.
Një kopje e këtij inventari i dërgohet Institutit të Statistikave;
• Institucionet e ngarkuara për njoftimin e ndotjes së ajrit i
raportojnë periodikisht Ministrisë së Mjedisit rezultatet e ndotjes.
Rregullat, procedurat dhe afatet e raportimit përcaktohen me
vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të
Mjedisit.”
Ligji 9915, datë 24.07.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të
ndotura”, në nenet e të cilit për “Detyrimet e personave fizikë dhe juridikë,
veprimtaritë e të cilëve shkaktojnë ujëra të ndotura” dhe “Detyrimet e
trajtuesve të ujërave të ndotura” cilësohet përkatësisht:
13
14
•
•
“Personat fizikë dhe juridikë, veprimtaria e të cilëve shkakton ujëra
të ndotura dhe personat fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë,
vendas ose të huaj, që marrin përsipër trajtimin dhe pastrimin e
ujërave të ndotura sigurojnë mbajtjen e regjistrave të veçantë, sipas
ndarjes dhe klasifikimit të ujërave të ndotura, për sasinë, përmbajtjen
dhe pastrimin e tyre.
Ministria e Mjedisit organizon, drejton dhe kontrollon monitorimin
e ujërave të ndotur për përmbajtjen në to të substancave të rrezikshme
si dhe monitorimin e cilësisë së mjediseve ujore pritës të prekur nga
shkarkimet e ujërave të ndotura, në bazë të Programit Kombëtar të
Monitorimit të Mjedisit.”
VKM No. 177, datë 31.05.2005 “Për normat e lejuara të shkarkimeve
të lëngëta dhe kriteret e zonimit të mjediseve ujore pritëse”, vendim i cili
është në linjë me kërkesat e Direktivës Kuadër të BE-së për Ujërat dhe në
të cilin theksohet se:
• “Këshillat e Baseneve Ujëmbledhës në bashkëpunim me Agjencitë
Rajonale të Mjedisit, çdo dy vjet, përgatisin dhe publikojnë
programet për parandalimin dhe eleminimin e ndotjes së mjediseve
ujore pritës nën juridiksionin e tyre nga shkarkimet e lëngëta. Këto
programe përfshijnë:
• identifikimin e shkarkimeve të lëngëta dhe të mjediseve ujore
pritës që ndoten;
• masat dhe teknikat më të mira të mundshme për zvogëlimin e
ndotjes;
• propozimet për zëvendësimin ose riciklimin e substancave të
rrezikshme nga veprimtaritë industriale përkatëse;
• personat përgjegjës për zbatimin e kërkesave të programit;
• kohën e zbatimit dhe monitorimin e procesit zbatues të tij.
• Çdo dy vjet, Këshillat e Baseneve Ujëmbledhës publikojnë raportet
për gjendjen e ujërave të baseneve nën juridiksionin e tyre, lidhur
me shkarkimet e lëngëta dhe largimin e llumrave nga impiantet e
trajtimit të ujërave të ndotura”
Ligji Nr. 9010, datë 13.02.2003 “Për administrimin mjedisor të
mbetjeve të ngurta”, në detyrimet e zotëruesit të mbetjeve thekson se:
• “Zotëruesit e mbetjeve sigurojnë mbajtjen e regjistrave të mbetjeve,
sipas klasifikimit të tyre, ku hidhen të dhëna për sasinë, përmbajtjen
dhe periodicitetin e grumbullimit dhe të transportit, të dhëna për
ruajtjen dhe largimin e mbetjeve në vendet e caktuara”.
•
•
Gjithashtu sa lidhet me detyrimin për monitorim:
“Personat fizikë dhe juridikë, veprimtaritë e të cilëve krijojnë mbetje,
që trajtohen nga ky ligj, si dhe personat fizikë dhe juridikë të pajisur
me leje mjedisi për grumbullimin, transportimin, përpunimin dhe
asgjësimin e mbetjeve, monitorojnë kryerjen e këtyre veprimtarive
me shpenzimet e veta dhe publikojnë të dhënat që dalin çdo tre
muaj”.
Ndërsa sa lidhet me kontrollin:
“Inspektorati i Mjedisit kontrollon zbatimin e rregullave dhe të
kërkesave për trajtimin dhe administrimin e mbetjeve dhe kushtet e
vendosura në lejen mjedisore për .....Mbajtjen e regjistrave të veçantë
për mbetjet”.
VKM Nr. 103, datë 31.03.2002 “Për monitorimin e mjedisit në
Republikën e Shqipërisë” përcakton shumë qartë se:
• “Të dhënat për mjedisin janë vlerat mesatare mujore, tremujore dhe
vjetore të treguesve mjedisore të gjendjes, ndikimit dhe trysnisë”;
• Trajtohet Programi Kombëtar i Monitorimit të Mjedisit me detyra
për hartimin e sistemit të treguesve dhe modularëve statistikorë,
unikë dhe të detyrueshëm të mjedisit, në zbatim të Ligjit nr. 7687
“Për Statistikën”;
• Ka detyra të përcaktuara për të gjithë personat fizikë e juridikë,
vendas e të huaj, veprimtaria e të cilëve pajiset me leje mjedisore,
për zbatimin e programeve të monitorimit të treguesve mjedisorë të
trysnisë për burime individuale, të lëvizshme dhe të palëvizshme;
• Ka detyra shumë mirë të përcaktuara për organet qendrore, të
institucioneve dhe personave fizikë e juridikë për zbatimin e
Programit Kombëtar të Monitorimit;
• Jep qartë procesin nga ku do kalojë shkëmbimi i të dhënave;
• Jep mënyrën e administrimit të fondeve për monitorimin nga
Ministria e Mjedisit.
•
Në dokumentat shtetërore për mjedisin
a. Plani Kombëtar i Veprimit në Mjedis;
b. Plani Kombëtar i Administrimit të Mbetjeve
c. Strategjia dhe Plani i Veprimit për zbatimin e Konventës së
Aarhusit
15
16
Kuadri institucional
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
(MMjPAU), e cila u krijua në vitin 2001(MM) harton strategjitë dhe
politikat mjedisore të vendit. Ajo bashkëpunon me ministritë e linjës,
opininioni dhe sugjerimet e të cilave merren parasysh përpara se draftet
të çohen për t’u miratuar në KM.
Zbatimi i akteve dhe standardeve të mjedisit është detyrim për të
gjithë aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë, si dhe për publikun e gjerë.
Monitorimi dhe detyrimi i tyre janë përgjegjësi e MMjPAU. Në këtë
kuadër MMjPAU është përgjegjëse edhe për administrimin e Regjistrit
Kombëtar të Shkarkimeve dhe Transferimit të Ndotësve në Mjedis, që
nga konceptimi deri në monitorimin e zbatimit të kushteve të tij.
Inspektorati i Mjedisit (2003) është pjesë e strukturës së re të
MMjPAU, i cili realizon detyrimin për zbatimin e legjislacionit
mjedisor në bazë të disa marrëveshjeve të nënshkruara nga titullarët e
institucioneve përkatëse për bashkëpunim me një numër inspektoratesh
të tjera apo strukturash të ngjashme kontrolli si Inspektorati Shëndetësor,
i Pyjeve, i Hidrokarbureve, Roja Bregdetare, Drejtoria e Përgjithshme
e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Policia Ndërtimore,
etj. Inspektorati i Mjedisit është akoma i kufizuar, me një numër të
kufizuar inspektorësh në Ministri dhe në Agjencitë Rajonale të Mjedisit.
Kufizimet në kapacitetet profesionale dhe në logjistikë nuk i kanë dhënë
ende Inspektoratit të Mjedisit fuqinë që të detyrojë plotësisht zbatimin e
legjislacionit mjedisor. Si rrjedhojë, megjithëse numri i inspektimeve të
kryera (dhe po kështu numri i gjobave të vëna prej tij) ka ardhur duke u
rritur, në më të shumtën e rasteve gjobat nuk arrijnë të vilen. Ende nuk
është gjetur mekanizmi efikas që të realizojë vjeljen e tyre.
Objektivat e Inspektoratit të Mjedisit:
•
•
•
Kontrolli për identifikimin e moszbatueshmërisë së legjislacionit
mjedisor;
Promovimi i zbatimit të legjislacionit mjedisor përmes dhënies
së asistencës teknike dhe ligjore;
Zbatimi i parimit “Ndotësi paguan koston e plotë”.
Të tjera institucione përgjegjëse për Regjistrat e Shkarkimit dhe të
Transferimit të Ndotësve janë:
•
•
•
•
Ministritë e linjës: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e
Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ministria e Punëve
Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e
Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
Akademia e Shkencave me institucionet përkatëse;
OJF-të mjedisore dhe publiku i interesuar;
Bizneset, aktiviteti i të cilëve ndot mjedisin.
Marrëveshjet respektive ndërkombëtare apo
rajonale në fushën e PRTR-ve
Konventa e UNECE mbi Ndotjen Atmosferike Ndërkufitare në
Distanca të Mëdha, në të cilën Shqipëria ka aderuar në tetor të vitit 2005,
i hap rrugën aderimit edhe në 8 protokollet përkatëse dhe gjithashtu
përgatitjes së Inventarit të shkarkimeve në ajër sipas metodologjisë
CORINAIR.
Konventa e Stokholmit mbi Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm,
të cilën Shqipëria e ka nënshkruar me 5 Dhjetor 2001 dhe ratifikuar me
ligjin Nr. 9263, datë 29.07.2004.
Vendeve që zbatojnë Konventën e Stokholmit iu kërkohet të ndalojnë
prodhimin dhe përdorimin e NOQ që mbulohen nga ajo. Konventa
përmban dispozita që lejojnë vendet të vazhdojnë përdorimin e NOQ
për qëllime të kufizuara, të miratuara paraprakisht.
Aktualisht, Shqipëria është duke përfunduar Planin Kombëtar për
zbatimin e detyrimeve të Konventës, për përgatitjen e të cilit janë kryer
disa inventare specifike që lidhen me pesticidet NOQ, PCB-të dhe
pajisjet që përmbajnë PCB, nënproduktet e gjeneruara në mënyrë të
pavullnetshme dhe që përmbajnë NOQ, mbetjet me përmbajtje NOQ
dhe zonat e kontaminuara.
Konventa e Bazelit “Mbi kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të
mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre” të cilën Shqipëria e ka
ratifikuar më 13.05.1997 me anë të Ligjit Nr. 8216. Zbatimi i detyrimeve
të kësaj konvente siguron veç të tjerash edhe mbajtjen e regjistrave lidhur
17
18
me mbetjet e rrezikshme që tranzitohen nëpër territorin e Republikës
së Shqipërisë apo ato që eksportohen. Emërtimet e mbetjeve janë në
përputhje me listat e Konventës së Bazelit dhe ato të Katalogut Shqiptar
të klasifikimit të Mbetjeve që është plotësisht i përputhur me klasifikimin
e dhënë në Katalogun Europian përkatës.
Protokolli i Monrealit “Mbi heqjen nga përdorimi të substancave
ozonholluese’, të cilin Shqipëria e ka ratifikuar më 8 Tetor 1999 dhe
duke filluar prej 7 Janarit 2000 është palë në të. Në kuadër të detyrimeve
të vendeve anëtarë përkundrejt Protokollit të Monrealit, Shqipëria,
përmes Ministrisë së Mjedisit, ka përgatitur dhe është miratuar nga
Komiteti Implementues i Fondit Multilateral të Protokollit të Montrealit,
Plani Kombëtar i Ozonit (2001), në të cilin përfshihet edhe Programi
Kombëtar për heqjen nga përdorimi të substancave ozonholluese deri
në vitin 2010, miratuar në vitin 2003. Në kuadër të këtij Programi,
parashikohen masa për forcimin institucional, përgatitjen dhe zbatimin e
një kuadri të përshtatshëm ligjor, rritjen e kapaciteteve për grumbullimin
dhe monitorimin e konsumit të lëndëve ozonholluese, realizimin e
investimeve në sektorë të rëndësishëm, ndërhyrjet e menjëhershme
shtrënguese për zvogëlimin e importit, rritjen e ndërgjegjësimit dhe
aktivitetet trainuese. Hapi i parë për zbatimin e masave të parashikuara
lidhet me përgatitjen mbi baza vjetore të inventarëve të substancave
ozonholluese të importuara dhe të konsumuara sipas sektorëve.
Konventa Kuadër e Ndryshimeve Klimatike (UNFCCC), e
ratifikuar nga Shqipëria më 1995, kohë prej së cilës jemi një prej palëve
“jo - aneks 1”. Në kuadër të detyrimeve të kësaj konvente, Shqipëria
ka përgatitur Komunikimin e Parë Kombëtar, një pjesë e rëndësishme e
të cilit është inventari i gazeve me efekt serë për vitin 1994, i cili është
kryer sipas metodologjisë IPCC (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet
e Klimës) dhe është kryer për pesë sektorë (energji/transport, pyje/
ndryshimi i përdorimit të tokës, mbetje, proceset industriale/solventët
dhe bujqësia) dhe për tre gaze me ndikim të drejtpërdrejtë serë (CO2,
CH4 dhe N2O) dhe tre gaze të tjerë me efekt jo të drejtpërdrejtë serë
(CO, NOx dhe NMVOC).
Po në kuadër të Komunikimit të parë Kombëtar, parashikimi i
emetimeve të gazeve me efekt të drejtpërdrejtë serë është kryer deri në
vitin 2020 (me vit bazë 1994) në formën e Skenarit Bazë dhe gjithashtu
është ndërtuar edhe Skenari i Reduktimit të këtyre gazeve së bashku me
planin e masave për reduktimin e tyre).
Aktualisht, Shqipëria ka filluar përgatitjen e Komunikimit të Dytë
Kombëtar, pjesa e parë e të cilit lidhet me inventarin e gazeve me efekt serë për
vitin 2000 dhe seritë kohore të shkarkimeve për periudhën (1994 – 2000).
Plani Kombëtar për Përafrimin e
Legjislacionit me atë të BE-së dhe Zbatimit të
marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
Ky plan është aprovuar nga Qeveria Shqiptare fillimisht në 2005.
Në të janë parashikuar, nw kwndvështrimin e PRTR, masa për fusha
specifike
Masat e parashikuara për përafrimin e legjislacionit
horizontal të mbrojtjes së mjedisit
Në masat legjislative që do të ndërmerren sipas Planit të Përafrimit,
të lidhura me Regjistrat e Shkarkimit dhe të Transferimit të Ndotësve,
përfshihen:
1. Ligji nr.8934, dt.5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” ka nevojë
të plotësohet me aktet dhe dokumentat e mëposhtme:
• Rregullore për grumbullimin e të dhënave për gjendjen
e mjedisit;
• Rregullore “Mbi rregullat dhe procedurat e publikimit
të të dhënave mjedisore”;
• Rregullore “Mbi komunikimin e organeve publike
mjedisore dhe organizmat profesionale të mjedisit”.
1. Hartimi dhe miratimi i ligjit “Për informimin dhe raportimin
për mbrojtjen e mjedisit në Republikën e Shqipërisë”, i cili do
të sjellë harmonizim të plotë me legjislacionin komunitar.
2. Integrimi në Kodin Penal i kapitullit të “Krimit Mjedisor” në
bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.
Në masat zbatuese përfshihet edhe analiza e boshllëqeve për
Informimin Mjedisor dhe Pjesëmarrjen e Publikut dhe hartimi/zbatimi
i planeve të veprimit.
19
20
Masat e parashikuara për përafrimin e legjislacionit
për mbrojtjen e ajrit
Në masat legjislative që do të ndërmerren sipas Planit të Përafrimit,
të lidhura me Regjistrat e Shkarkimit dhe të Transferimit të Ndotësve,
përfshihen:
1. Plotësimi i Ligjit Nr. 8897, dt. 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit
nga ndotja” me aktet e mëposhtme:
a. VKM “Për krijimin dhe funksionimin e sistemit paralajmërues
për smogun”;
b. Udhëzim “Për rregullat, procedurat dhe afatet e raportimit për
ndotjen e ajrit”.
2. Do të thellohet transpozimi i direktivës kuadër 96/62/EC dhe
do të bëhet transpozimi i direktivave të tjera bija: direktivës
2000/69/EC dhe i direktivës 1999/30/EC.
3. Do të rishikohet legjislacioni i adoptuar dhe do të bëhen
rregullimet e nevojshme për monitorimin e cilësisë së ajrit në
qendrat urbane.
4. Koordinimi institucional dhe financimi i nevojshëm për
funksionimin siç duhet (i) të rrjetit të monitorimit të cilësisë
së ajrit; (ii) të Kontrollit të Produkteve dhe Menaxhimit të
Materialeve që kanë të bëjnë kryesisht me nivelet e shkarkimeve
nga automjetet dhe cilësinë e karburanteve të përdorur, si dhe
mekanizmat e informimit të vendim-marrësve dhe publikut.
5. Hartimi i Projektligjit “Për krijimin e një sistemi informimi mbi
ndotjen e mjedisit”. Ky projektligj do të hartohet në përputhje
me Vendimet e Komisionit Europian 2004/224/EC, 2004/461/
EC, 2003/37/EC dhe Vendimin e Këshillit të Europës 97/101/
EC.
Masat e parashikuara për përafrimin e legjislacionit
për menaxhimin e mbetjeve
Në masat legjislative që do të ndërmerren sipas Planit të Përafrimit,
të lidhura me Regjistrat e Shkarkimit dhe të Transferimit të Ndotësve,
përfshihen:
1. Hartimi dhe miratimi i Projektligjit për “Për administrimin
mjedisor të mbetjeve të rrezikshme”, i cili do të sjellë harmonizim
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
me Direktivën 91/689/EEC të amenduar nga 94/31/EC.
Me qëllim zbatueshmërinë e ligjit nr. 9010, dt.13.02.2003 “Për
administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta” do të hartohen
dhe miratohen një seri rregulloresh për trajtimin e veçuar të
mbetjeve sipas sektorëve dhe teknologjisë.
Hartimi dhe miratimi i projekt VKM-ve “Për miratimin e Planit
Kombëtar për Administrimin e Mbetjeve të Ngurta” dhe “Për
krijimin e Komitetit të Administrimit të Mbetjeve të ngurta”.
Plani Kombëtar do të bazohet në Direktivën 75/442/EEC dhe
Vendimin e Komisionit Europian 96/530/EC.
Projektligj “Për landfillin dhe incenerimin e mbetjeve”, i cili
do të hartohet në përputhje me Direktivën 1999/31/EC,
Direktivën 2000/76/EC, Vendimin e Këshillit 2003/33/EC
dhe me Vendimin e Komisionit 2003/33/EC.
Projektligj “Për vajrat e përdorur dhe NOQ”, miratimi i të
cilit do të sjellë harmonizim të plotë me Direktivat 75/439/
EC, 96/59/EC, 91/157/EC, 93/86/EEC dhe 98/101/EC dhe
Vendimin e Komisionit 2001/68/EC.
Projektakt “Për raportimin, pyetsorët, certifikatat e asgjësimit,
grumbullimi i statistikave në lidhje me mbetjet” miratimi i të cilit
do të sjellë harmonizim të plotë me Direktivën 91/692/EEC,
me Rregulloren 2150/2002/EC dhe Vendimet e Komisionit
96/302/EC, 98/184/EC, 2000/738/EC, 97/622/EC, 94/741/
EC, 1999/412/EC.
Projektakt “Për mbetjet e materialeve të amballazhimit” duke
harmonizuar Direktivën 94/62/EC, amenduar me Direktivën
2004/12/EC, Vendimet e Komisionit Europian 97/129/EC,
1999/177/EC, 2001/524/EC, 2001/171/EC.
Projektakt “Për Mbetjet nga industria e dioksidit të titaniumit”
të harmonizuar plotësisht me Direktivën 82/883/EEC, 83/29/
EEC 78/176/EEC, 92/112/EEC.
Masat e parashikuara për përafrimin e legjislacionit
për cilësinë e ujërave
Në masat legjislative që do të ndërmerren sipas Planit të Përafrimit,
të lidhura me Regjistrat e Shkarkimit dhe të Transferimit të Ndotësve,
përfshihen:
1. Amendim i Ligjit nr. 9115, datë 24.07.2003 “Për administrimin
mjedisor të ujërave të ndotur”, i cili do të sjellë harmonizim
të plotë me Direktivën 2000/60/EC, 91/271/EEC dhe me
21
22
2.
3.
4.
5.
Vendimin e Komisionit 2455/2001/EC.
Amendimi i ligjit nr. 8905, datë 06.06.2002 “Për mbrojtjen
e mjedisit detar nga ndotja dhe dëmtimet”, i cili do të sjellë
harmonizim të plotë me Rregulloret 2099/2002/EC dhe
782/2003.
Hartimi dhe miratimi i projektligjit “Për shkarkimet e
substancave të rrezikshme” në përputhje me Direktivat 76/464/
EEC, 82/176/EEC, 83/513/EEC, 84/156/EEC, 84/491/EEC,
86/280/EEC dhe me amendimet përkatëse.
Projekt VKM “Për rregullat dhe procedurat për vlerësimin e
dëmit dhe rehabilitimit të mjedisit nga trajtuesit e ujërave të
ndotur”.
Projektligj “Për nitratet”, në përputhje me Rregulloren
1882/2003/EC.
Në masat zbatuese përfshihen: Vlerësimi i nevojave për trajnime dhe
zhvillimi i një programi trajnimi, sigurimi i pajisjeve të monitorimit dhe
kryerja e monitorimit të cilësisë së ujërave dhe të shkarkimeve të lëngëta
urbane, hartimi i raporteve të gjendjes së mjedisit dhe publikimi i tyre.
Tiparet e sistemit të Regjistrave të Shkarkimit
dhe të Transferimit të Ndotësve në Shqipëri
dhe kërkesat e raportimit për ndotësit/
substancat dhe transferimet e tyre d.m.th
ndotësit në mbetjet
Sistemi i regjistrave të shkarkimit dhe të transferimit të ndotësve në
Shqipëri është akoma në fazën paraprake të zhvillimit. Meqënëse sistemi i
raportimit është i ngjashëm me atë të PRTR, është më e lehtë dhe më pak e
kushtueshme për ne të krijojmë regjistra të shkarkimit dhe të transferimit
të ndotësve bazuar në sistemin ekzistues të raportimit. Sistemi ekzistues
i raportimit është i thjeshtë, me disa elementë të stabilizuar tashmë dhe
me të tjerë (pjesën më të madhe) akoma në fazë zhvillimi.
Duhet theksuar se raportimi është i detyrueshëm për të gjitha subjektet
shtetërore dhe kompanitë private, por në sajë të faktit që Inspektorati
Mjedisor nën Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave,
është akoma jo aq i fuqishëm në ushtrimin e kompetencave të tij, shumica
dërrmuese e subjekteve nuk kryejnë ende një raportim cilësor.
Viti i parë i grumbullimit të të dhënave është viti 1997. Gjithsesi
vetëm pas vitit 2000, sistemi i raportimit të të dhënave ka filluar të jetë
i rregullt.
A. Të dhënat e grumbulluara në nivel kombëtar, të cilat kanë të bëjnë
me shkarkimet (njësia: sasia ose volumi /në vit):
Sipas Programit Kombëtar të Monitorimit, i cili hartohet mbi baza
vjetore nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në
përputhje me buxhetin në dispozicion dhe bazuar në VKM Nr. 103, datë
31/03/2002, Ministria e Mjedisit kontrakton institucionet shkencore të
vendit për monitorimin e cilësisë së ujërave dhe të shkarkimeve të lëngëta
në ujërat sipërfaqsore si më poshtë:
Instituti i Mjedisit:
Për monitorimin e shkarkimeve të lëngëta urbane në ujërat
sipërfaqësore. Sipas programit të parashikuar në kontratë, monitorohen
treguesit e mëposhtëm kimike dhe bakteriologjike në mostrat e ujërave
sipërfaqësore në 32 stacione të fiksuara në kontratë në Tiranë, Durrës,
Elbasan, Shkodër, Lezhë, Shëngjin, Fier dhe Vlorë: Përmbajtja e
amoniakut, nitrateve, nitriteve, fosforit total, mjedisi bazik, NKO,
NBO5, koliforme totale, Str. Fekal.
Instituti i Shëndetit Publik:
Për monitorimin e cilësisë mikrobiologjike të ujërave në plazhet
kryesore të vendit. Studimi përfshin monitorimin e treguesve
mikrobiologjike (E-col, Str Fecal), dhe monitorimin e treguesve kimikë
(temperatura, kripshmëria, pH, nitratet dhe fosfori total.
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
Për monitorimin e cilësisë së ujërave nëntokësore në bazenet
kryesore të vendit. Njësia e ngarkuar me monitorimin e kryen atë në
8 basenet kryesore të vendit (Tiranë, Fushë Krujë, Fushë Kuqe, Lezhë,
Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Lushnje), të përcaktuara në kontratë, dhe
përkatësisht në 39 puse monitorues (stacione) për të përcaktuar treguesit
e mëposhtëm:
1. komponentët kimikë
2. analizat mikrobike
3. metalet e rënda
4. pesticidet
23
24
Instituti i Fizikës Bërthamore:
Për monitorimin e substancave radioaktive në ujërat sipërfaqësore.
Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve:
Për monitorimin e hidrokarbureve në ujëra sipërfaqësore në rajonin
e Patos-Marinzës, e përcaktuar si zonë e nxehtë mjedisore. Studimi
parashikon monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqsore në zonat e
mësipërme (impiantet e dekantimit, sistemet e grumbullimit të vajit dhe
të shkarkimit të ujërave nga shtresat e ndryshme në një seri stacionesh
monitorimi). Treguesit e monitorimit janë:
• Përmbajtja e H2S së tretur në ujërat sipërfaqsore të impianteve
të dekantimit dhe të tjera stacioneve të monitorimit;
• Përmbajtja e naftës së tretur në mjedisin ujor të sistemeve të
sipërpërmendura.
Instituti i Hidrometeorologjisë:
Për monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore. Objektivi
kryesor i këtij studimi është monitorimi i parametrave të përgjithshëm
si temperatura, pH, oksigjeni i tretur, NKO, NBO5, nitritet, nitratet,
fosfori total, alkaliniteti, etj. Në ujërat sipërfaqsore të lumenjve, liqeneve
dhe deteve, në stacionet e monitorimit të parashikuara në kontratë.
Instituti i Shëndetit Publik
Për monitorimin e cilësisë së ajrit urban në 7 qytete: Tiranë, Durrës,
Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, dhe Korçë. Treguesit që monitorohen janë
LGS, PM10, SO2, NO2, Pb, O3,
Gjithashtu, janë monitoruar edhe sasia e mbetjeve të ngurta urbane
të shkarkuara, si edhe mbetjet e shkarkuara nga industria sipas llojit të
tyre dhe nënsektorit industrial, sasia e kimikateve të përdorura, etj.
Frekuenca e monitorimit dhe përcaktimi i stacioneve është pjesë e
Programit Kombëtar të Monitorimit. Të dhënat e monitorimit nga ana
e tyre janë pjesë e rëndësishme e Raportit të Gjendjes së Mjedisit, i cili
përgatitet dhe botohet çdo dy vjet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave. Deri më tani, me të dhënat e mësipërme të
monitorimit të mjedisit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit
të Ujërave, pas grumbullimit të tyre në shkallë kombëtare, ka ndërtuar
një sistem modest të dhënash për shkarkimet në mjedis, që përfshin
periudhat: 1995 – 1996; 1997 – 1998, 1999-2000, 2001-2002, 20032004 dhe vitin 2005.
B. Detyrimi për vetëmonitorim
Sipas kuadrit ligjor për mbrojtjen e mjedisit, personat fizikë dhe
juridikë janë të detyruar të monitorojnë shkarkimet e tyre në ajër,
ujëra dhe tokë dhe t’i raportojnë të dhënat e vetëmonitorimit çdo tre
muaj në Agjencitë Rajonale të Mjedisit dhe prej këtej në Ministrinë e
Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Ndërkohë, ministritë e
linjës përgjigjen për përgatitjen e raporteve të gjendjes së mjedisit për të
gjitha subjektet nën varësinë e tyre dhe këtë raport duhet ta dorëzojnë
në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave mbi baza
vjetore. Këto raporte duhet të përmbajnë shkarkimet vjetore sektoriale
në ajër, ujëra dhe tokë.
Në këtë kuadër, organet kryesore të përfshira dhe/ose që kontribuojnë
për operimin e sistemit të raportimit janë: Ministria e Mjedisit, Pyjeve
dhe Administrimit të Ujërave, Agjencitë Rajonale të Mjedisit, Bashkitë,
Këshillat e Qarqeve dhe Ministritë e linjës. Në përgjithësi, detyrat e tyre
janë si më poshtë:
1. Të ushtrojnë kontroll mbi burimet e ndotjes;
2. Të informojnë popullatën për gjendjen e mjedisit;
3. Të ruajnë të dhënat e grumbulluara në formën e regjistrave të
ndotjes.
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave përmes
Inspektoratit të Mjedisit ka kompetencë të japë dënime me gjobë në rast
të vërejtjes së kundërvajtjeve administrative, një prej të cilave është edhe
moszbatimi i detyrimit për të dhënë informacionet e kërkuara.
Nga ana tjetër, ekziston një lidhje e fortë midis sistemit të pajisjes me
leje mjedisore dhe atij të raportimit, të përshkruar më lart. Kur personat
fizikë dhe juridikë aplikojnë për marrjen e lejes mjedisore, përpara
ushtrimit të aktivitetit të kërkuar, janë të detyruar të japin të gjitha të
dhënat në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave,
të dhëna të kërkuara në raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis, mbi
bazën e të cilave Ministria vendos kushtet përkatëse për kryerjen, më pas,
të vetëmonitorimit të aktivitetit të tyre dhe për raportimin e të dhënave.
Ka një Urdhër të Ministrit të MjPAU, nr.37, datë 29.03.2004 “Për
realizimin e vetëmonitorimit”, në zbatim të të cilit Inspektorati i Mjedisit
informon se:
- Deri më tani janë rreth 250 subjekte me ndikim të mesëm, aktiviteti
i të cilave shkarkon në ajër/ujëra nga rreth 2479 subjekte, të pajisura me
leje mjedisi, nga të cilat vetëm 15-20 subjekte janë me ndikim të lartë
(IPPC Direktive);
25
26
- Inspektorati i Mjedisit njofton zyrtarisht të gjithë subjektet e
identifikuara për të paraqitur programin e masave për minimizimin
e shkarkimeve në ajër/ujëra si dhe afatet e zbatimit të normave të
përkohëshme të shkarkimeve në ajër. Një numër i konsiderueshëm i janë
përgjigjur kësaj kërkese.
- Sa lidhet me lejen mjedisore, e parë ajo si një kontratë ndërmjet
inspektoratit dhe kompanisë me përmbajtjen e duhur dhe të përshtatshme,
ka probleme të paqartësisë së kushteve të vendosura në to dhe, për
pasojë, edhe kontrolli i zbatueshmërisë së tyre vështirësohet. Kjo situatë
reflektohet më pas në të dhënat e raportuara për shkarkimet.
- Raportet e VNM nuk paraqesin bilancin material të shkarkimeve
në ajër/ujëra/tokë duke vështirësuar punën e specialistëve të Drejtorive
Teknike të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
për vlerësimin e tyre; nuk ka regjistër të shkarkimeve nga operatorët;
- Kushtet teknike nuk janë të detajuara dhe të specifikuara sipas
veprimtarive përkatëse, duke mos përcaktuar llojin e ndotësit që shkarkon
një veprimtari e caktuar; frekuencën e vetëmonitorimit për çdo indikator;
aparaturat dhe pajisjet me të cilat duhet të kryhet matja, etj.
- Leja mjedisore “fle” në sirtarët e operatorëve; ka mungesa të theksuara
stafesh profesionale në kompani që të ndjekin problemet mjedisore.
- Rreth 250 subjekte duhet të kryejnë vetëmonitorimin e shkarkimeve
çdo 3 muaj, me një total rreth 1000 matje në vit: për shkak të mungesës
së instituteve dhe laboratorëve të certifikuar për të kryer matjet e
shkarkimeve, besueshmëria e të dhënave lë shumë për të dëshiruar. Një
fakt për ilustrim negativ: Pothuajse të gjithë subjektet dalin me tregues
brenda normave të lejuara.
C. Sektorët që i nënshtrohen këtij sistemi
Sa më lart vlen jo vetëm për subjektet private, por këtij sistemi i
nënshtrohet edhe sektori publik.
D. Karakteristikat e të dhënave që raportohen
Të dhënat e raportuara në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave, sipas sistemit ekzistues janë të agreguara.
E. Periodiciteti i raportimit të të dhënave
Të dhënat e vetëmonitorimit, sipas sistemit ekzistues të raportimit,
duhen raportuar çdo tre muaj, por ky cikël nuk është gjithmonë i
rregullt.
F. Cilësia e të dhënave
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave nuk aplikon
ende ndonjë program kontrolli të cilësisë së të dhënave të monitoruara
dhe më pas të raportuara. Kjo ndodh për shkak të mungesës së fondeve
dhe laboratorëve të certifikuar nën varësinë e saj. Megjithatë, me krijimin
e Institutit të Mjedisit, Ministria ka aplikuar dhe është aprovuar një
asistencë e konsideruar tekniko-financiare nga Qeveria e Mbretërisë
së Vendeve të Ulëta për ta shndërruar këtë institut, në një periudhë
afatmesme, në një qendër reference për studimet e monitorimit dhe për
të gjitha të dhënat e tjera të grumbulluara ne kuadër të vetëmonitorimit
të aktiviteteve me ndikim në mjedis.
G. Shpërndarja e informacionit
Sa lidhet me shpërndarjen e të dhënave, kjo është kryer deri tani
përmes shpërndarjes së Raporteve të Gjendjes së Mjedisit, pas përgatitjes
së tyre çdo dy vjet, dhe vitet e fundit gjithashtu edhe përmes faqes në
internet të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave,
apo të fondacioneve dhe OJF-ve mjedisore të interesuara.
H. Kostot për analizën përfitim - kosto
Nuk janë kryer deri tani studime që të vlerësojnë analizojnë situatën
e përfitim-kostos për përgatitjen e regjistrave të shkarkimit dhe të
transferimit të ndotësve. Megjithatë, vitet e fundit, Ministria e Mjedisit,
Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave ka punuar për të përgatitur
programin kombëtar të monitorimit të mjedisit, program i cili përfshin:
1- monitorimin e cilësisë së mjedisit (pas përcaktimit të treguesve të
cilësisë së mjedisit); 2- shkarkimet në ajër, ujëra dhe monitorimin e tokës
nga burimet stacionare (pikësore) të ndotjes, pas përcaktimit të treguesve
mjedisore të presionit; 3- mbetjet urbane pas përcaktimit të treguesve
mjedisorë të presionit; 4- nevojat për struktura në nivele të ndryshme për
monitorimin dhe raportimin e të dhënave mjedisore; 5- frekuencën dhe
detyrimin për raportim; 6- formatet dhe modelet e raportimit, të cilat në
dy vitet e fundit kanë tentuar të afrohen me ato të Agjencisë Europiane
të Mjedisit, me qëllim që të dhënat e monitorimit të shërbejnë edhe për
raportimin përkatës në strukturat ndërkombëtare.
Si rezultat i përpjekjeve brenda vendit dhe asistencës së Qeverisë së
Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, REC dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve
dhe Administrimit të Ujërave përgatitën, në vitin 2005, një botim të
quajtur “Treguesit Kombëtarë të Monitorimit të Mjedisit”, në kuadër të
Projektit REReP 1.8 “Mbështetje për zhvillimin e sistemeve kombëtare
27
28
të informacionit në vendet e Paktit të Stabilitetit”. Një tjetër projekt
CARDS 2002 “Mbi monitorimin në Shqipëri” ka filluar me Ministrinë
e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në vitin 2005, nga i
cili pritet të stabilizohet procesi i monitorimit në shkallë kombëtare, një
pjesë e rëndësishme e të cilit lidhet me themelimin e një sistemi modern
të dhënash, dhe po ashtu me informimin dhe publikimin e të dhënave të
monitorimit dhe lehtësimin e aksesit të publikut ndaj tyre.
I. Kostot e gjenerimit dhe përpunimi të të dhënave
Nuk ka informacion/studime mbi kostot e gjenerimit të të dhënave
të tyre. Sidoqoftë, mbi bazën e Vendimit të Këshillit të Ministrave
“Mbi monitorimin e mjedisit në Republikën e Shqipërisë’, një numër
institucionesh shkencore të vendit kontraktohen mbi baza vjetore për
të kryer studimet e monitorimit duke filluar që nga viti 2000. Fondi i
Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për studimet
e monitorimit, për vitin 2005 ishte 10.000.000 lekë (1 US $ =99.15 lek).
Nga ana tjetër, po sipas të njëjtit VKM, ngarkohen personat fizikë dhe
juridikë për të monitoruar shkarkimet e aktiviteteve të tyre në ajër, ujëra
dhe tokë me shpenzimet e tyre. Për këto të fundit nuk ka informacion
të plotë.
Nuk ka informacion mbi kostot e gjenerimit dhe të grumbullimit të
të dhënave për shkarkimet nga burimet e shpërndara të ndotjes (diffuse
sources).
Nuk ka akoma një informacion të saktë edhe lidhur me koston e
manaxhimit të të dhënave, pas grumbullimit të tyre.
Rekomandime për stabilizimin në Shqipëri të
Regjistrave të Shkarkimit dhe të Transferimit
të Ndotësve
Lidhur me kuadrin ligjor (veç atyre të parashikuara në seksionin e
planit për harmonizimin e legjislacionit) rekomandohet:
• Hartimi i VKM “Për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave
të shkarkimit dhe të transferimit të ndotësve në përputhje me
kërkesat e protokollit të PRTR-ve”;
• Hartimi dhe miratimi i projektligjit “Për shkarkimet e
substancave të rrezikshme” në përputhje me Direktivat 76/464/
EEC, 82/176/EEC, 83/513/EEC, 84/156/EEC, 84/491/EEC,
86/280/EEC dhe me amendimet përkatëse.
Lidhur me kuadrin institucional rekomandohen:
- Koordinimi institucional dhe financimi i nevojshëm për
funksionimin siç duhet:
a. të rrjetit të monitorimit të shkarkimeve në ajër, ujëra dhe tokë;
b. të Kontrollit të Produkteve dhe Menaxhimit të Materialeve që
kanë të bëjnë kryesisht me nivelet e shkarkimeve nga automjetet
dhe cilësinë e karburanteve të përdorur, si dhe mekanizmat e
informimit të vendim-marrësve dhe publikut;
- Fuqizimi, rifreskimi dhe trajnimi i mëtejshëm i stafeve të instituteve
të monitorimit për certifikimin e tyre, të paktën në nivel kombëtar, për
qëllime të monitorimit të mjedisit në përgjithësi dhe të monitorimit të
shkarkimeve në ajër, ujëra dhe tokë në veçanti;
- Trajnimi i njësisë përgjegjëse brenda Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve
dhe Administrimit të Ujërave dhe Institutit të Mjedisit për t’i dhënë
zgjidhje praktike çështjeve që lidhen me: metodologjinë e grumbullimit
të të dhënave, të matjeve, kontrollit dhe miratimit të tyre, ruajtjes së
mirëbesimit, etj.;
- Trajnimi dhe fuqizimi i njësisë së menaxhimit të informacionit në
Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për ta kthyer
atë në një qendër përpunimi dhe shpërndarje të informacionit mjedisor,
pjesë e së cilës do të jetë edhe Regjistri i Shkarkimeve dhe Transferimit të
Ndotësve në mjedis.
29
30
Rekomandime të tjera për krijimin e regjistrave të
PRTR-ve
Pas ratifikimit të Protokollit të Regjistrave të Shkarkimit dhe të
Transferimit të Ndotësve, është i nevojshëm përgatitja, diskutimi dhe
aprovimi i një Plani Veprimi për zbatimin e Protokollit, i cili duhet
të ndërmerret nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të
Ujërave në bashkëpunim me ministritë e linjës, institucionet shkencore
të përfshira me monitorimin e shkarkimeve në mjedis, përfaqësues të
biznesit me ndikim në mjedis dhe OJF-ve mjedisore të interesuara;
Kryerja e një studimi për vlerësimin e kostos së regjistrave të shkarkimit
dhe tranferimit të ndotësve në mjedis, studim i cili duhet të përfshijë:
• Koston e gjenerimit të të dhënave nga subjektet, aktivitetet e të
cilave shkarkojnë në mjedis (ajër/ujëra/tokë);
• Koston e organeve shtetërore të ngarkuara me përgjegjësi për
hartimin e regjistrave, lidhur me grumbullimin, menaxhimin,
verifikimin dhe shpërndarjen e të dhënave për publikun e
interesuar;
• Ndarjen e kostove sipas etapave të ndryshme të krijimit dhe
mirëmbajtjes së regjistrave të shkarkimit dhe transferimit të
ndotësve;
• Identifikimin e nevojave për asistencë të mundshme për krijimin
dhe mirëmbatjen e regjistrave në të ardhmen e afërt (hartimi i
projekt-propozimit).
Mbi bazën e të dhënave të Inspektoratit të Mjedisit, hartimi i listës
së ndotësve potencialë dhe identifikimi i atyre që, sipas kërkesave të
Protokollit të PRTR-ve, kanë detyrë të krijojnë regjistrat e shkarkimeve
dhe transferimeve të ndotësve.
Trajnimi dhe fuqizimi i stafeve të Agjencive Rajonale të Mjedisit dhe
Inspektoratit të Mjedisit të cilët do të shërbejnë për:
• dhënie asistence për subjektet me detyrim krijimin e regjistrit
të PRTR-ve;
• kontrollin e zbatimit të kërkesave ligjore nga ana e subjekteve
për regjistrin e PRTR-ve.
Mbi baza të Protokollit të PRTR-ve, hartimi i formateve të raportimit
në gjuhën shqipe dhe sa më të lehtë për t’u plotësuar dhe menaxhuar në
të gjitha stadet;
Hartimi i udhëzuesve praktikë (mbi bazën e udhëzuesve që pritet
të përfundohen nga Grupi i Punës së PRTR-ve pranë UNECE) me të
gjitha hallkat per krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrave të PRTR-ve,
në të gjitha nivelet, që nga subjektet që ushtrojnë veprimtari me ndikim
në mjedis dhe kanë detyrimin për krijimin e regjistrave, deri te Ministria
e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, që do të menaxhojë
regjistrin në shkallë kombëtare dhe do ta vërë atë në dispozicion të
publikut të interesuar;
Një projekt pilot në zonën industriale të Elbasanit është i domosdoshëm
për Shqipërinë. Zona është e tillë që ka një aktivitet të theksuar industrial
me ndikim negativ në mjedis dhe nga ana tjetër është e tillë që subjektet
që ushtrojnë aktivitetet industriale janë në pronësi të huaj, që do të thotë
me eksperiencë të filialeve të tyre në vendet e BE-së, me potencial më të
madh financiar dhe kapacitet teknik më të lartë për të bashkëpunuar për
krijimin atje së pari të regjistrave sipas Protokollit të PRTR-ve. Përvoja e
fituar në Elbasan do të shërbente për t’u shrirë në shkallë kombëtare.
Një projekt rajonal në vendet e afërta me Shqipërinë me rezultate
praktike për shkëmbimin e përvojës, të shembujve pozitivë dhe diskutimit
të barrierave e të mënyrës për t’i kapërcyer ato dhe të zbatimit dhe
përshtatjes në këto vende të përvojave të vendeve të zhvilluara lidhur me
menaxhimin e regjistrit të PRTR-ve, është gjithashtu i domosdoshëm.
Studimi, diskutimi me të gjithë lojtarët e interesuar që nga vendimmarrësit deri te OJF-të mjedisore dhe mbi këtë bazë gjetja e mundësive
për aplikimin e mënyrave më të mira të mundshme për lehtësimin e
aksesit të publikut për të dhënat mjedisore në përgjithësi, pjesë e të cilave
do të jetë edhe regjistri i shkarkimeve dhe transferimeve të ndotësve në
mjedis.
Ndërgjegjësimi i bizneseve përmes përgatitjes së një broshure
informimi për Regjistrat e Shkarkimit dhe të Transferimit të Ndotësve
dhe shpërndarjes së saj nëpërmjet mekanizmave të Dhomës së Tregtisë.
31
32
33
KONFERENCA E PESTE MINISTRORE
MJEDISI PER EVROPEN
KIEV, UKRAINE
21-23 Maj 2003
Protokolli PER REGJISTRAT E ShkarkimiT DHE
TRANSFERIMIT TE NDOTESVE NE KONVENTEN
E AARHUSit MBI TE DREJTEN E INFORMIMIT,
PJESEMARRJEN PUBLIKE NE VENDIMMARRJE DHE
të DREJTEN për t’iu drejtuar gjykatës për
Çështje MJEDISORE
Punuar nga
Grupi Punës mbi Regjistrat e Shkarkimit
dhe Transferimit të Ndotësve
Nëpërmjet Grupit të Punës Ad-hoc
të Zyrtarëve të Lartë
Kombet e Bashkuara
KOMISIONI EKONOMIK i KOMBEVE TE BASHKUARA
PER EVROPEN
34
KOMBET
E BASHKUARA
E
Për Përdorim të Përgjithshëm
Këshilli
Ekonomik dhe Social
MP.PP/2003/1
3 Mars 2003
origjinali në Anglisht
KOMISIONI EKONOMIK PER EVROPEN
Takimi i palëve për Konventën mbi Të Drejtën e
Informimit, Pjesëmarrjen Publike në Vendim Marrje
dhe Drejtësinë Lidhur me Problemet Mjedisore
(Takim i jashtëzakonshëm, Kiev, 21 Maj 2003)
(Pika 2 e programit provizor)
PROTOKOLL
MBI REGJISTRAT E SHKARKIMIT
DHE TRANSFERIMIT TE NDOTESVE
35
36
37
PROTOKOLLI
MBI REGJISTRAT E SHKARKIMIT
DHE TRANSFERIMIT TE NDOTESVE
Palët e këtij protokolli,
Duke kujtuar nenin 5, paragrafin 9 dhe nenin 10, paragrafi 2 të
Konventës së vitit 1998 mbi Të Drejtën e Informimit, Pjesëmarrjen
Publike në Vendim Marrje dhe Drejtësinë Lidhur me Problemet
Mjedisore (Konventa Aarhus),
Duke ditur se regjistrat e shkarkimit dhe transportimit të ndotësve
sigurojnë një mekanizëm të rëndësishëm për rritjen e përgjegjshmërisë
së përbashkët, uljen e ndotjes dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm,
sikurse thuhet në Deklaratën Lucca të miratuar në takimin e parë të
Palëve në Konventën Aarhus,
Duke patur parasysh nenin 10 të Deklaratës së Rios së vitit 1992 mbi
Mjedisin dhe Zhvillimin,
Duke patur parasysh gjithashtu parimet dhe detyrimet e rëna dakord
gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1992 mbi Mjedisin
dhe Zhvillimin, në veçanti dispozitat në kapitullin 19 të Axhendës 21,
38
Duke i kushtuar vëmendje Programit për Zbatimin e Mëtejshëm
të Axhendës 21, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të
Bashkuara në sesionin e nëntëmbëdhjetë special të saj në vitin 1997, në
të cilën u bë thirrje për nxitje të kapaciteteve dhe aftësive kombëtare
në mbledhjen, përpunimin dhe shpërhapjen e informacionit, për
mundësimin e të drejtës për tu informuar mbi çështjet mjedisore
nëpërmjet mjeteve të duhura,
Duke i kushtuar vëmendje Planit të Zbatimit të Samitit Botëror të
vitit 2002 mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili mbështet zhvillimin e
informacionit bashkëkohor e të integruar mbi elementët kimikë, sikurse
nëpërmjet regjistrave kombëtarë të shkarkimit dhe transportimit të
ndotësve,
Duke patur parasysh punën e Forumit Ndërqeveritar mbi Sigurinë e
Substancave Kimike, veçanërisht Deklaratën e Bahias të vitit 2002 mbi
Sigurinë e Substancave Kimike, Përparësitë e Veprimit pas vitit 2000 dhe
Regjistrat e Shkarkimit dhe Transferimit të Ndotësve/Planin e Veprimit
për Inventarin e Shkarkimeve,
Duke patur parasysh gjithashtu veprimtaritë e ndërmarra në kuadër të
Programit Ndër-Organizacional për Menaxhimin e Fortë të Substancave
Kimike,
Duke patur parasysh për më tepër punën e Organizatës për
Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, në veçanti Këshillin e
Rekomandimit të saj për Vënien në Veprim të Regjistrave të Shkarkimit
dhe Transferimit të Ndotësve, në të cilin Këshilli thërret vendet anëtare
të krijojnë dhe të bëjnë të mundur publikisht regjistrat kombëtarë të
shkarkimit dhe transferimit të ndotësve,
Duke dashur të sigurohet një mekanizëm, i cili do të bëjë të mundur
që çdo individ i brezave të sotshëm dhe të ardhshëm të jetojë në një
mjedis të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqënien e tij, duke garantuar
progresin e sistemeve të hapura të informacionit mjedisor,
Duke dashur gjithashtu të sigurohemi se zhvillimi i këtyre sistemeve
merr parasysh parimet, që ndihmojnë një zhvillim të qëndrueshëm, siç
është metoda parandaluese e vendosur në parimin 15 të Deklaratës së
Rios së vitit 1992 mbi Mjedisin dhe Zhvillimin,
Duke ditur lidhjen midis sistemeve adekuate të informacionit mjedisor
dhe ushtrimin e të drejtave, që përmbahen në Konventën Aarhus,
Duke parë nevojën për bashkëpunim me nisma të tjera ndërkombëtare
lidhur me ndotjet dhe mbeturinat, duke përfshirë këtu Konventën e
Stokholmit të vitit 2001 mbi Mbetjet Organike të Vazhdueshme dhe
Konventën e Bazelit të vitit 1989 mbi Kontrollin e Lëvizjeve TransKufitare të Mbetjeve të Rrezikshme dhe Eleminimit të Tyre,
Duke pranuar se objektivat e një metode të integruar për minimizimin
e ndotjes dhe sasisë së mbetjeve, që rezultojnë pas veprimit të instalimeve
industriale dhe burimeve të tjera, janë arritja e një niveli të lartë mbrojtjeje
të mjedisit në tërësi, ecja drejt zhvillimit të qendrueshëm dhe të fortë nga
pikëpamja mjedisore dhe mbrojtja e shëndetit të brezave të sotshëm dhe
të ardhshëm,
Duke qënë të bindur për vlerën e regjistrave të shkarkimit dhe
transferimit të ndotësve si një mjet me kosto efektive për nxitjen e
përmirësimeve në performancën mjedisore, për sigurimin e aksesit publik
në informacionin mbi shkarkimin e ndotësve dhe transferimin e tyre në
dhe ndërmjet komuniteteve, si dhe për përdorim nga ana e qeverive në
ndjekjen e trendeve, shprehjen e progresit në uljen e nivelit të ndotjes,
kontrollin e përputhjes me marrëveshje të caktuara ndërkombëtare,
vendosjen e përparësive dhe vlerësimin e progresit të arritur përmes
politikave dhe programeve mjedisore,
Duke marrë parasysh se regjistrat e shkarkimit dhe transferimit të
ndotësve mund të sjellin përfitime të prekshme për industrinë nëpërmjet
menaxhimit të përmirësuar të ndotësve,
Duke vënë re mundësitë për përdorimin e të dhënave në regjistrat e
shkarkimit dhe transferimit të ndotësve, të kombinuar me informacionin
shëndetësor, mjedisor, demografik, ekonomik apo të tjera informacione
të rëndësishme, me qëllim arritjen e një mirëkuptimi më të mirë të
problemeve të mundshme, identifikimin e “pikave të nxehta”, marrjen
e masave parandaluese dhe shpjeguese dhe vendosjen e përparësive të
menaxhimit mjedisor,
Duke pranuar rëndësinë e ruajtjes së fshehtësisë së personave fizikë
të identifikuar apo të identifikueshëm në përpunimin e informacionit
39
40
të raportuar në regjistrat e shkarkimit dhe transferimit të ndotësve,
në përputhje me standartet e aplikueshme ndërkombëtare lidhur me
mbrojtjen e të dhënave,
Duke pranuar gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të sistemit të regjistrave
kombëtarë të shkarkimit dhe transferimit të notësve, të pajtueshëm në
nivel ndërkombëtar, për rritjen e krahasueshmërisë së të dhënave,
Duke parë se shumë shtete anëtare të Komisionit Ekonomik të
Kombeve të Bashkuara për Evropën, Komunitetit Evropian dhe Palët
e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut po punojnë për
mbledhjen e të dhënave për shkarkimin dhe transferimin e ndotjeve nga
burime të ndryshme dhe për t´i bërë ato gjerësisht të mundshme, si dhe
duke pranuar veçanërisht për këtë zonë përvojën e gjatë dhe të vlefshme
të disa vendeve,
Duke marrë në konsideratë përafrime të ndryshme për regjistrat
ekzistues të shkarkimit dhe rëndësinë e shmangies së përsëritjeve, duke
pranuar në këtë mënyrë nevojën e një shkalle të caktuar fleksibiliteti,
Duke nxitur zhvillimin progresiv të regjistrave të shkarkimit dhe
transferimit të ndotësve,
Duke nxitur gjithashtu vendosjen e lidhjeve midis regjistrave
kombëtarë të shkarkimit dhe transferimit të ndotjeve dhe sistemeve të
informacionit mbi tw tjera shkarkime tw interesit public,
Kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
OBJEKTIVI
Objektivi i këtij protokolli është rritja e mundësisë publike
për informacion, nëpërmjet krijimit të regjistrave bashkëkohorë,
gjithëpërfshirës dhe kombëtarë të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve
(PRTR), në përputhje me dispozitat e këtij Protokolli, që do të lehtësojë
pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrjen mjedisore, si dhe ndihmon
në parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit.
Neni 2
PERKUFIZIME
Për qëllimet e këtij Protokolli,
1. “Palë” nënkupton, veç kur teksti shprehet ndryshe, një shtet ose
një organizatë rajonale të integrimit ekonomik të përmendur në nenin
24, që ka rënë dakord të preket nga ky protokoll dhe në të cilin Protokolli
është në fuqi;
2. “Konventë” nënkupton Konventën e Të Drejtes së Informimit,
Pjesëmarrjes Publike në Vendim Marrje dhe Drejtësisë Lidhur me
Problemet Mjedisore, e përgatitur në Aarhus, Danimarkë, në 25 qershor
1998;
3. “Publik” nënkupton një ose më shumë persona fizikë apo
juridikë dhe, në përputhje me legjislacionin apo praktikën kombëtare,
shoqatat, organizatat apo grupet e tyre;
4. “Shërbim” nënkupton një ose më shumë instalime në të njëjtin
vend, ose në vendet fqinje, që zotërohen apo punohen nga i njëjti person
fizik ose juridik;
5. “Autoriteti kompetent” nënkupton autoritetin apo autoritetet
kombëtare, apo ndonjë organ apo organe të tjera kompetente, të ngritura
nga një Palë për të menaxhuar një sistem të regjistrave kombëtarë të
shkarkimit dhe transferimit të ndotësve;
6. “Ndotës” nënkupton një substancë ose grup substancash, që
mund të jenë të dëmshme për mjedisin ose shëndetin e njerëzve, në
kurriz të zotërimeve të tij dhe ndikimit të tij në mjedis;
7. “Çlirim” nënkupton çdo futje të ndotësve në mjedis si rezultat
i veprimtarisë njerëzore, qoftë e qëllimshme apo jo, e zakonshme apo
jo, përfshirë derdhjen, rrezatimin, shkarkimin, futjen, shfrytëzimin
apo dumping, apo nëpërmjet sistemeve të ujërave të zeza pa trajtimin
përfundimtar të mbeturinave ujore;
8. “Transferimi përtej vendit” nënkupton lëvizjen përtej kufijve
të burimit të ndotësve dhe mbeturinave të destinuara për shfrytëzim apo
41
42
përpunim dhe ndotësve në ujin e ndotur të destinuar për trajtim të
këtyre ujërave;
9. “Burimet e shpërndara” nënkupton burimet e shumtë të vegjël
dhe të përhapur, prej të cilëve mund të shkarkohen ndotësit në tokë,
ajër apo ujë, impakti i kombinuar i të cilëve në këto zëra mund të jetë i
rëndësishëm dhe për të cilët nuk është e arsyeshme mbledhja e raporteve
nga çdo burim individual;
10. Termat “kombëtar” dhe “gjithë kombëtar” duhet, duke iu
referuar detyrimeve nën Protokollin e Palëve që janë organizata të
integrimit ekonomik, parë sipas vendit në fjalë, veçse kur shprehet
ndryshe;
11. “Mbetje” nënkupton substanca apo objekte të cilat:
(a) Janë hedhur apo përpunuar;
(b) Do të hidhen apo përpunohen; ose
(c) Sipas dispozitave të ligjit kombëtar kërkohet të hidhen apo
përpunohen;
12. “Mbetje të rrezikshme” do të thotë mbetje të përcaktuara si të
rrezikshme nga dispozitat e ligjit kombëtar;
13. “Mbetje të tjera” nënkupton mbetje që nuk janë mbetje të
rrezikshme;
14. “Ujë i ndotur” nënkupton ujin që përmban substanca apo
objekte që janë subjekt i rregullave të ligjit kombëtar.
Neni 3
DISPOZITA TË PERGJITHSHME
1. Çdo Palë duhet të ndërmarrë masat e nevojshme legjislative,
rregullatore dhe të tjera dhe masat e duhura zbatuese për të vënë në
veprim dispozitat e këtij Protokolli.
2. Dispozitat e këtij Protokolli nuk duhet të prekin të drejtën e
një Pale pwr të mirëmbajtur apo paraqitur një regjistër të shkarkimit
dhe transferimit të ndotësve më përfshirës ose me akses më të madh në
publik, të kërkuar nga ky Protokoll.
3. Çdo Palë duhet të marrë masat e nevojshme që, punonjësit
e një shërbimi dhe pjesëtarët e publikut, që raportojnë një shkelje tek
autoritetet publike nga ana e një shërbimi të ligjeve kombëtare, duke
zbatuar këtë Protokoll, të mos penalizohen, ndiqen apo shqetësohen
nga ky shërbim apo autoritet publik për veprimet e tyre në raportimin e
shkeljes.
4. Në zbatimin e këtij Protokolli, çdo palë do të udhëzohet nga
metoda parandaluese e caktuar në parimin 15 të Deklaratës së Rios së
vitit 1992 mbi Mjedisin dhe Zhvillimin.
5. Për të reduktuar raportimet e përsëritura, sistemet e regjistrit të
shkarkimit dhe transferimit të ndotësve mund të përfshihen në një masë
të arsyeshme në burimet ekzistuese të informacionit, siç janë mekanizmat
e raportimit sipas licensave ose lejet e veprimit.
6. Palët duhet të përpiqen të arrijnë konvergjencë përgjatë
regjistrave kombëtarë të shkarkimit dhe transferimit të ndotjeve.
Neni 4
ELEMENTËT KYÇ TË SISTEMIT TË REGJISTRIT TË SHKARKIMIT
DHE TRANSFERIMIT TË NDOTËSVE
Sipas këtij Protokolli, çdo Palë duhet të krijojë dhe mirëmbajë një
regjistër kombëtar të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve me të
mundshëm në publik, i cili:
(a) Është shërbim-specifik për sa i përket raportimit mbi burimet;
(b) Ndihmon raportimin mbi burimet e shpërndara;
(c) Është ndotës-specifik apo mbetje-specifik, sipas rastit;
(d) Është multimedia, duke bërë dallimin midis shkarkimeve në
ajër, tokë dhe ujë;
(e) Përfshin informacion mbi transferimet;
43
44
(f ) Bazohet në raportim të detyrueshëm mbi bazë periodike;
(g) Përfshin të dhëna të standartizuara dhe në afat kohor, një
numër të kufizuar pragjesh të standartizuara të raportimit dhe
dispozita të kufizuara, nëse ka, për arsye fshehtësie (privacy);
(h) Është bashkëkohor dhe i hartuar për të qënë përdorues-miqësor
dhe publikisht i mundshëm, edhe në formë elektronike;
(i) Lejon pjesëmarrjen publike në zhvillimin dhe ndryshimin e tij;
dhe
(j) Është një databazë të dhënash e strukturuar, kompjuterizuar
ose databaza të lidhura të ndryshme, të mbajtura nga autoriteti
kompetent.
Neni 5
HARTIMI DHE STRUKTURA
1. Çdo Palë do të sigurojë që të dhënat e zotëruara në regjistër,
lidhur me nenin 4, të paraqiten në formularë përmbledhës dhe jopërmbledhës, në mënyrë që shkarkimet dhe transferimet të mund të
kërkohen dhe identifikohen sipas:
(a) Shërbimit dhe vendosjes gjeografike të tij;
(b) Veprimtarisë;
(c) Pronarit ose operatorit dhe, kur duhet, kompanisë;
(d) Ndotësit apo mbetjes, si të jetë e përshtatshme;
(e) Secilit prej zërave mjedisorë në të cilin shkarkohet ndotësi; dhe
(f ) Sikurse specifikohet në nenin 7, paragrafi 5, destinacionit të
transferimit dhe, aty ku duhet, shfrytëzimit apo përpunimit të
mbeturinave.
2. Çdo palë duhet të sigurojë gjithashtu që të dhënat të mund
të kërkohen dhe identifikohen sipas këtyre burimeve të shpërndara, të
përfshirë në regjistër.
3. Çdo Palë duhet të hartojë regjistrin e saj, duke marrë parasysh
mundësinë e zgjerimit të ardhshëm të saj dhe duke siguruar se, të dhënat
raportuese, të paktën që prej 10 viteve të fundit të raportimit, të jenë
publikisht të mundshme.
4. Regjistri duhet të hartohet për një lehtësi maksimale të aksesit
publik nëpërmjet mjeteve elektronike, siç është Interneti. Hartimi duhet
të lejojë që, në kushte normale pune, informacioni i regjistrit të jetë i
mundshëm në mënyrë të vazhdueshme dhe të menjëhershme nëpërmjet
mjeteve elektronike.
5. Çdo Palë duhet të ofrojë lidhje në regjistrin e saj me databazat
e duhura ekzistuese dhe publikisht të mundshme, lidhur me çështjet e
mbrojtjes së mjedisit.
6. Çdo Palë duhet të ofrojë lidhje në regjistrin e saj me regjistrat
e shkarkimit dhe transferimit të ndotësve të palëve të tjera në Protokoll
dhe, aty ku është e mundur, me ato të vendeve të tjera.
Neni 6
QËLLIMI I REGJISTRIT
1. Çdo Palë duhet të sigurojë që regjistri i saj të përmbajë
informacion mbi:
(a) Shkarkimet e ndotësve, që duhen raportuar sipas nenit 7,
paragrafi 2;
(b) Transferimet përtej vendit, që duhen raportuar sipas nenit 7,
paragrafi 2; dhe
(c) Shkarkimet e ndotësve nga burimet e shpërndara, sipas nenit 7,
paragrafi 4.
2. Duke vlerësuar përvojën e fituar nga hartimi i regjistrave
kombëtarë të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve dhe zbatimin
45
46
e këtij Protokolli dhe duke marrë parasysh procese të rëndësishme
ndërkombëtare, Takimi i Palëve do të rishohë kërkesat raportuese të këtij
Protokolli dhe do të konsiderojë çështjet e mëposhtme gjatë zhvillimit të
mëtejshëm të tij:
(a) Rishikim i veprimtarive të specifikuara në Shtojcën I;
(b) Rishikim i ndotësve specifikuar në Shtojcën II;
(c) Rishikim i pragjeve në Shtojcat i dhe II; dhe
(d) Përfshirje e aspekteve të tjerë të rëndësishëm siç është
informacioni mbi transferimet në vend, magazinimin,
specifikimin e kërkesave raportuese për burimet e shpërndara
apo zhvillimin e kriterit për përfshirjen e ndotësve nën këtë
protokoll.
Neni 7
KËRKESAT E RAPORTIMIT
1.
Çdo Palë duhet gjithashtu:
(a) T’i kërkojë zotëruesit ose operatorit të çdo shërbimi individual
brenda juridiksionit të tij që të ndërmarrë një ose më shumë
nga veprimtaritë e specifikuara në Shtojcën 1mbi pragjet e
zbatueshme të kapacitetit, të specifikuar në Shtojcën I, kolona
1, dhe:
(i) Të shkarkojë çdo ndotës të specifikuar në Shtojvën II
në sasi që e kalojnë pragun e zbatueshëm të specifikuar
në Shtojcën II, kolona 1;
(ii) Të trasferojnë përtej vendit çdo ndotës të specifikuar në
Shtojcën II, në sasi që e kalojnë pragun e zbatueshëm
të specifikuar në Shtojcën II, kolona 2, ku Pala ka
vendosur për raportim specific sipas ndotësve të
transferimeve në vijim të paragrafit 5 (d);
(iii) Të transferojë përtej vendit mbetje të rrezikshme
që kalojnë sasinë 2 ton/vit ose mbetje të tjera, që
kalojnë sasinë 2,000 ton/vit, ku Pala ka vendosur për
raportimin specific sipas mbetjeve të transferimeve në
vijim të paragrafit 5 (d); ose
(iv) Të transferojë përtej vendit çdo ndotës të specifikuar
në Shtojcën II në ujërat e ndotur të destinuar për
trajtimin e tyre, në sasi që kalojnë pragun e zbatueshëm,
të specifikuar në Shtojcën II, kolona 1b;
Të marrë përsipër detyrimin e vënë mbi atë zotërues ose operator në
vijim të paragrafit 2; ose
(b) Të kërkojë zotëruesin ose operatorin e çdo shërbimi individual
brenda juridiksionit të tij, që ndërmerr një ose më shumë nga
veprimtaritë e specifikuara në Shtojcën I, në apo mbi pragun e
punësimit të treguar në Shtojcën I, kolona 2 dhe që prodhon,
përpunon apo përdor çdo ndotës të specifikuar në Shtojcën II,
në sasi që kalojnë pragun e zbatueshëm të treguar në Shtojcën
II, kolona 3, të marrë përsipër detyrimin që i është ngarkuar
këtij zotëruesi apo operatori në vijim të paragrafit 2.
2. Çdo Palë duhet t´i kërkojë zotëruesit apo operatorit të një
shërbimi, të përmendur në paragrafin 1, të paraqesë informacionin e
specifikuar në paragrafët 5 dhe 6 dhe në përputhje me kërkesat në to,
lidhur me ata ndotës dhe mbetje që kanë kaluar nivelin prag.
3. Në mënyrë që të arrihet objektivi i këtij Protokolli, një Palë
mund të vendosë lidhur me një ndotës të veçantë të zbatojë edhe një
prag shkarkimi, apo prag prodhimi, përpunimi ose përdorimi, në mënyrë
që kjo të rrisë informacionin e lidhur me shkarkimet apo transferimet e
pasqyruara në këtë regjistër.
4. Çdo Palë duhet të sigurojë që autoriteti kompetent i saj të
mbledhë, ose të krijojë një ose më shumë autoritete publike apo organe
kompetente për të mbledhur informacion mbi shkarkimin e ndotësve
nga burimet e shpërndara, të specifikuar në paragrafët 7 dhe 8, për t´u
përfshirë në këtë regjistër.
5. Çdo Palë duhet t´i kërkojë zotëruesve, apo operatorëve të
shërbimeve, të raportojnë sipas paragrafit 2, për të përfunduar dhe
47
48
paraqitur para autoritetit kompetent të saj informacionin e mëposhtëm
në baza specifike shërbimi:
(a) Emri, adresa e rrugës, vendosja gjeografike dhe veprimtaria apo
veprimtaritë e shërbimit raportues dhe emrin e zotëruesit ose
operatorit dhe, nëse duhet, të kompanisë;
(b) Emri dhe identifikimin numerik të çdo ndotësi, i kërkuar për
t´u raportuar në vijim të paragrafit 2;
(c) Sasinë e çdo ndotësi, për t´u raportuar në vijim të paragrafit
2, të shkarkuar nga shërbimi në mjedis në vitin raportues, në
përgjithësi dhe sipas vendit të shkarkimit, në ajër, ujë apo tokë,
sikurse dhe nga injektimi ndërtokësor;
(d) Gjithashtu:
(i) Sasinë e çdo ndotësi për t´u raportuar në vijim të
paragrafit 2 të transferuar përtej vendit në vitin
raportues, duke bërë dallim midis sasive të transferuara
për shfrytëzim dhe përpunim dhe emrin dhe adresën e
shërbimit që e merr këtë transport; ose
(ii) Sasinë e mbetjeve për t´u raportuar në vijim të
paragrafit 2 të transferuar përtej vendit në vitin
raportues, duke bërë dallimin midis mbetjeve të
rrezikshme dhe mbetjeve të tjera, për çdo veprim
përpunimi apo shfrytëzimi, të treguar respektivisht
me “R” ose “D”, nëse mbetjet janë të destinuara
për shfrytëzim ose përpunim sipas Shtojcës III dhe
për lëvizje trans-kufitare të mbetjeve të rrezikshme,
emrin dhe adresën e shfrytëzuesit apo përpunuesit të
mbetjeve dhe vendndodhjen aktuale të atyre që presin
transferimin;
(e) Sasia e çdo ndotësi në ujë të ndotur, për t´u raportuar në vijim të
paragrafit 2, të transferuar përtej vendit në vitin raportues; dhe
(f ) Llojin e metodologjisë së përdorur për marrjen e informacionit
të përmendur në nën-paragrafët (c) dhe (e) të nenit 9, paragrafi
2, që tregojnë nëse informacioni është bazuar në matje, llogaritje,
apo vlerësim.
6. Informacioni i përmendur në paragrafin 5 (c) dhe (d)
do të përfshijë informacion mbi shkarkimet dhe transferimet, që
vijnë si rrjedhojë e veprimtarive të zakonshme dhe prej ngjarjeve të
jashtëzakonshme.
7. Çdo palë do të paraqesë në regjistrin e saj, në një hapësirë të
veçantë të mjaftueshme, informacion mbi shkarkimet e ndotësve që vijnë
nga burimet e shpërndara, për të cilët kjo Palë shprehet se të dhënat
janë marrë nga autoritetet përkatëse dhe mund të përfshihen në të. Në
rastin kur Pala arrin në përfundimin se këto të dhëna nuk ekzistojnë, ajo
duhet të marrë masa për fillimin e raportimit mbi shkarkimin e ndotësve
përkatës nga një apo më shumë burime të shpërndara, në përputhje me
përparësitë kombëtare të saj.
8. Informacioni i paraqitur në paragrafin 7 duhet të të japë të dhëna
mbi llojin e metodologjisë së përdorur për marrjen e informacionit.
Neni 8
CIKLI i RAPORTIMIT
1. Çdo Palë duhet të sigurojë se informacioni për t´u përfshirë
në këtë regjistër ka akses publik, është i grumbulluar dhe paraqitur në
regjistër sipas vitit kalendarik. Viti raportues është viti kalendarik me të
cilin lidhet informacioni i dhënë. Për çdo Palë, viti i parë i raportimit është
ai vit kalendarik pas të cilit hyn në fuqi Protokolli për atë palë. Raportimi
i kërkuar sipas nenit 7 duhet të jetë vjetor. Viti i dytë i raportimit do të
ishte viti i dytë kalendarik pas vitit të parë të raportimit.
2. Çdo Palë, që nuk është një organizatë rajonale e integrimit
ekonomik, duhet të sigurojë se informacioni është i përfshirë në regjistrin
e saj brenda 15 muajve, që prej fundit të çdo viti raportues. Ndërkohë,
informacioni për vitin e parë raportues duhet përfshirë në regjistër brenda
dy viteve që prej mbarimit të atij viti raportues.
3. Çdo Palë, që është një organizatë rajonale integrimi ekonomik,
duhet të sigurojë që informacioni për një vit raportimi specifik të jetë
përfshirë në regjistër 6 muaj pasi Palëve, që nuk janë organizata rajonale
të integrimit ekonimik, u kërkohet të bëjnë të njëjtën gjë.
49
50
Neni 9
MBLEDHJA E TE DHENAVE DHE RUAJTJA E TYRE
1. Çdo palë duhet t´u kërkojë zotëruesve apo operatorëve të
shërbimit, që janë subjekt i raportimit sipas nenit 7, të mbledhin të dhëna,
të cilat janë të nevojshme për të përcaktuar, në përputhje me paragrafin
2 më poshtë dhe sipas frekuencës përkatëse, shkarkimet e shërbimit dhe
transferimet përtej vendit, si subjekt raportimi sipas nenit 7 dhe të bëjë
të mundshme për autoritetet kompetente regjistrimet e të dhënave, prej
të cilave është marrë informacioni i raportuar për një periudhë prej 5
vjetësh, duke filluar që prej fundit të vitit raportues të interesuar. Këto
regjistrime duhet të përshkruajnë gjithashtu metodologjinë e përdorur
për mbledhjen e të dhënave.
2. Çdo Palë duhet t´u kërkojë zotëruesve apo operatorëve
të shërbimit, që janë subjekt i raportimit sipas nenit 7, të përdorin
informacionin më të mirë të mundshëm, që mund të përfshijë të dhëna
monitoruese, faktorët e emetimit, ekuacionet e ekuilibrit të masave,
monitorimin e tërthortë apo llogaritje të tjera, vlerësimet inxhinierike
dhe metoda të tjera. Ashtu siç duhet, e gjitha kjo duhet bërë në përputhje
me metodologjitë e miratuara ndërkombëtare.
Neni 10
VLERESIMI I CILESISE
1. Çdo Palë duhet t´u kërkojë zotëruesve ose operatorëve të
shërbimit, që janë subjekt i raportimit sipas nenit 7, paragrafi 1, të
sigurojnë cilësinë e informacionit që ata raportojnë.
2. Çdo Palë duhet të sigurojë që të dhënat e përfshira në këtë
regjistër të jenë subjekt i analizës cilësore nga autoriteti kompetent, në
veçanti për plotësinë e tyre, rregullsinë dhe besueshmërinë, duke marrë
parasysh çdo udhëzues që mund të hartohet nga Takimi i Palëve.
Neni 11
E DREJTA PUBLIKE NE INFORMACION
1. Çdo Palë duhet të sigurojë aksesin publik të informacionit të
përfshirë në regjistrin e saj të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve, pa
nevojën e shprehjes së interesit dhe sipas dispozitave të këtij Protokolli,
fillimisht duke garantuar që regjistri i saj të sigurojë akses të drejtpërdrejtë
elektronik përmes rrjeteve të telekomunikacionit publik.
2. Në rastet kur informacioni i përfshirë në këtë regjistër nuk është
lehtësisht i mundshëm nëpërmjet mjeteve elektronike, çdo Palë duhet
të sigurojë që autoriteti kompetent i saj, sipas kërkesës, të ofrojë atë
informacion nëpërmjet çdo mënyre tjetër efektive, sa më shpejt që të jetë
e mundur dhe të shumtën një muaj pas marrjes së kërkesës.
3. Sipas paragrafit 4, çdo Palë duhet të sigurojë që aksesi në
informacionin që përmban regjistri i saj të jetë falas.
4. Çdo Palë mund të lejojë autoritetin kompetent të saj të vendosë
një pagesë për riprodhimin dhe dërgimin e informacionit specifik në
vijim të paragrafit 2, por kjo pagesë nuk duhet të kalojë një shumë të
caktuar.
5. Në rastet kur informacioni që përmban ky regjistër nuk është
lehtësisht i mundshëm nëpërmjet mjeteve të drejtpërdrejta elektronike,
çdo Palë duhet të lehtësojë mbërritshmërinë elektronike të regjistrit të saj
nëpërmjet mjeteve gjerësisht të mundshme, si libraritë publike, zyrat e
autoriteteve lokale ose vende të tjera të përshtatshme.
Neni 12
KONFIDENCIALITETI
1. Çdo Palë mund të autorizojë autoritetin kompetent të
ruajë konfidencialitetin e informacionit të mbajtur në regjistër, nëse
transmetimi publik i këtij informacioni do të prekte në të kundërt:
(a) Marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtjen kombëtare ose
sigurinë publike;
(b) Drejtësinë, mundësinë e një personi të kishte një gjykim të
drejtë ose mundësinë e një autoriteti publik të drejtonte një
hetim të natyrës kriminale ose displinor;
(c) Konfidencialitetin e informacionit komercial dhe industrial, në
rastet kur ai është i mbrojtur me ligj, në mënyrë që të mbrohet
interesi ekonomik legjitim;
(d) Të drejtat e pronësisë intelektuale; ose
(e) Konfidencialitetin e të dhënave personale dhe/ose dosjeve të
51
52
një personi fizik, nëse ky person nuk është dakord me bërjen
publike të këtij informacioni, kur ky konfidencialitet sigurohet
në ligjin kombëtar.
Bazat e sipërpërmendura për konfidencialitetin duhen interpretuar
në mënyrë të kufizuar, duke marrë parasysh interesin publik të cilit i
shërben ky transmetim i informacionit dhe nëse informacioni lidhet me
shkarkimet në mjedis.
2. Në kuadër të paragrafit 1 (c), çdo informacion mbi shkarkimet,
i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, duhet zbuluar sipas
ligjit kombëtar.
3. Në çdo rast që informacioni mbahet konfidencial sipas paragrafit
1, regjistri duhet të tregojë llojin e informacionit të mbajtur, përmes p.sh.
ofrimit të informacionit të përgjithshëm kimik, nëse është i mundshëm
dhe, për çfarë arsyesh është ndërprerë.
Neni 13
Pjesemarrja publike ne hartimin e regjistrave
kombetare te shkarkimit dhe transferimit te
ndotesve
1. Çdo Palë duhet të ofrojë mundësitë e duhura për pjesëmarrjen
publike në hartimin e regjistrit të saj kombëtar për shkarkimin dhe
transferimin e ndotësve, në kuadër të ligjit kombëtar të saj.
2. Sipas paragrafit 1, çdo Palë duhet të ofrojë mundësinë për akses
të lirë publik në informacion mbi masat e propozuara lidhur me hartimin
e regjistrit kombëtar të saj për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve
dhe për pranimin e çdo komenti, informacioni, analize apo opinioni, që
janë të rëndësishëm në procesin e vendim-marrjes dhe autoriteti përkatës
duhet të japë shpjegimin e duhur për këtë input publik.
3. Çdo Palë duhet të sigurojë se, kur është ndërmarrë një vendim
për të krijuar apo për të ndryshuar rrënjësisht regjistrin e tij, informacioni
mbi vendimin dhe konsideratat mbi të cilat ai është bazuar janë bërë
publike sipas një kalendari kohor.
Neni 14
aksesi në drejtesi
1. Çdo Palë duhet, në kuadër të legjislacionit kombëtar të saj, të
sigurojë se çdo person, që mendon se kërkesa e tij për informacion sipas
nenit 11, paragrafi 2, nuk është marrë parasysh, është refuzuar gabimisht,
pjesërisht ose plotësisht, nuk është përgjigjur në mënyrë të përshtatshme,
ose, në të kundërt, nuk është trajtuar sipas dispozitave të këtij paragrafi,
të ketë të drejtë të rishikojë procedurën përpara nja gjykate ose organi
tjetër të pavarur dhe të paanshëm, të krijuar me ligj.
2. Kërkesat në paragrafin 1 nuk kanë anshmëri ndaj të drejtave
dhe detyrimeve respektive të Palëve nën marrëveshjet ekzistuese të
zbatueshme midis tyre dhe që kanë të bëjnë me temën e këtij neni.
Neni 15
FORMIMI I AFTESIVE
1. Çdo Palë duhet të nxisë ndërgjegjësimin publik mbi regjistrin e
saj të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve dhe duhet të sigurojë se për
akses në regjistrin e saj, si dhe për të kuptuar dhe përdorur informacionin
e përfshirë në të, ofrohet ndihmë dhe udhëzim.
2. Çdo Palë duhet të ofrojë formim të duhur të aftësive dhe
udhëheqjen e duhur drejt autoriteteve dhe organeve përgjegjës në ndihmë
të tyre për kryerjen e duhur të detyrave sipas këtij Protokolli.
Neni 16
BASHKEPUNIMI NDERKOMBETAR
1.
Palët duhet të bashkëveprojnë dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën:
(a) Në veprimet ndërkombëtare në ndihmë të objektivave të këtij
Protokolli;
(b) Në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta midis Palëve të
interesuara, në zbatimin e sistemeve kombëtare në vijim të këtij
Protokolli;
(c) Në ndarjen e informacionit të këtij Protokolli mbi shkarkimet
dhe transferimet brenda zonave kufitare; dhe
53
54
(d) Në ndarjen e informacionit të këtij Protokolli lidhur me
transferimet ndërmjet Palëve.
2. Palët duhet të nxisin bashkëpunimin ndërmjet tyre dhe
organizatave ndërkombëtare përkatëse, si të jetë e përshtatshme, për të
nxitur:
(a) Ndërgjegjësimin publik në nivel ndërkombëtar;
(b) Transferimin e teknologjisë; dhe
(c) Ofrimin e asistencës teknike ndaj Palëve që janë vende në
zhvillim dhe Palëve me ekonomi në tranzicion, lidhur me
çështjet e këtij Protokolli.
Neni 17
TAKIMI PALEVE
1. Një takim i Palëve bëhet në këtë mënyrë. Sesioni i tij i parë duhet
thirrur jo më vonë se dy vjet pas hyrjes në fuqi të këtij Protokolli. Që prej
këtij momenti, do të mbahen sesione të zakonshëm të takimit të palëve
në vazhdim ose paralel me takimet e zakonshme të Palëve në Konventë,
përveçse kur vendoset ndryshe nga Palët në këtë Protokoll. Takimi i Palëve
duhet të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm nëse vendoset kështu gjatë
punës së një sesioni të zakonshëm ose në kërkesën e shkruar të çdo Pale
duke siguruar që, brenda 6 muajve pas komunikimit të saj tek të gjitha
Palët nga Sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të Evropës, kërkesa
e bërë të mbështetet nga të paktën 1/3 e këtyre Palëve.
2. Takimi i Palëve duhet të mbajë nën vëzhgim të vazhdueshëm
zbatimin dhe hartimin e këtij Protokolli mbi bazë të një raportimi të
rregullt nga ana e palëve dhe duke pasur këtë qëllim në parasysh, duhet:
(a) Të rishohë hartimin e regjistrave të shkarkimit dhe transferimit të
ndotësve dhe të nxisë fuqizimin dhe konvergjencën progresive të tyre;
(b) Të krijojë udhëzues që të lehtësojnë raportimin e Palëve në të,
duke mbajtur parasysh nevojën për të shmangur përsëritjen e
përpjekjeve në këtë drejtim;
(c) Të vendosë një program pune;
(d) Të marrë parasysh dhe, aty ku duhet, të adoptojë masa për
forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përputhje me
nenin 16;
(e) Të krijojë aq organe ndihmëse sa të mendojë të nevojshëm;
(f ) Të konsiderojë dhe aprovojë propozime për amendamente
të tillë të këtij Protokolli dhe shtojcave të tij, si të shihet e
nevojshme për qëllimet e këtij Protokolli, në përputhje me
dispozitat e nenit 20;
(g) Në sesionin e tij të parë, të marrë parasysh dhe me konsensus
të vendosë rregullat e procedurës për sesionet e tij dhe ato të
organeve ndihmës të tij, duke marrë parasysh çdo rregull
procedure të miratuar nga Takimi i Palëve në Konventë;
(h) Të vlerësojë krijimin e marrëveshjeve financiare me konsensus
dhe mekanizmat e ndihmës teknike për të lehtësuar zbatimin e
këtij Protokolli;
(i) Të kërkojë, aty ku duhet, shërbimet e organeve të tjera përkatëse
ndërkombëtare për arritjen e objektivave të këtij Protokolli;
dhe
(j) Të vlerësojë dhe të ndërmarrë ndonjë veprim shtesë që mund të
kërkohet për çuarjen përpara të objektivave të këtij Protokolli,
sikurse është miratimi i udhëzuesve dhe rekomandimeve, që
nxisin zbatimin e tij.
3. Takimi i Palëve duhet të lehtësojë shkëmbimin e informacionit
mbi përvojën e fituar në raportimin e transferimeve duke përdorur
metodat ndotës-specifik dhe mbetje-specifik dhe duhet të rishohë këtë
përvojë, në mënyrë që të hetohet mundësia e konvergjencës midis dy
metodave, duke mbajtur parasysh interesin publik për informacion në
përputhje me nenin 1 dhe efektivitetin e përgjithshëm të regjistrave
kombëtarë të shkarkimit dhe transferimit të ndotësve.
4. Kombet e Bashkuara, agjencitë e specializuara të tyre dhe
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, sikurse dhe çdo organizatë
shtetërore apo rajonale e integrimit ekonomik, që i është dhënë e drejta
sipas nenit 24 për të nënshkruar këtë Protokoll, por që nuk është Palë
në të dhe, çdo organizatë ndërqeveritare e specializuar në fushat në të
cilat shtrihet Protokolli, duhet mundësuar të marrë pjesë si vëzhgues në
55
56
Takimin e Palëve. E drejta për të hyrë dhe pjesëmarrja duhet t´i nënshtrohet
rregullave dhe procedurave të rëna dakord në Takimin e Palëve.
5. Çdo organizatë jo-qeveritare e specializuar në fushat e këtij
Protokolli, që ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit
Ekonomik për Evropën për dëshirën e saj për t´u përfaqësuar në një
sesion të Takimit të Palëve do të caktohet të marrë pjesë si një vëzhgues,
përveçse kur 1/3 e palëve të pranishme në sesion proteston. E drejta për
të hyrë dhe pjesëmarrja e tyre do t´i nënshtrohet rregullave proceduriale
të miratuara nga Takimi i Palëve.
Neni 18
E DREJTA PËR TË VOTUAR
1. Me përjashtim të rastit siç tregohet në paragrafin 2, çdo Palë e
këtij Protokolli do të ketë një votë.
2. Organizatat rajonale për integrim ekonomik, për çështje brenda
kompetencës së tyre, do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës me një
numër votash të barabartë me numrin e shteteve anëtare të tyre, që janë
Palë. Të tilla organizata nuk do të ushtrojnë të drejtën e votës, nëse shtetet
anëtare të tyre e ushtrojnë atë dhe e kundërta.
Neni 19
Shtojcat
Shtojcat e këtij Protokolli do të përbëjnë një formë integrale të tij dhe,
përveç rasteve kur kjo saktësohet qartë ndryshe, një referencë ndaj këtij
Protokolli përbën në të njëjtën kohë një referencë për çdo shtojcë tjetër.
Neni 20
AMENDAMENTET
1.
Çdo Palë mund të propozojë amendamente për këtë Protokoll.
2. Propozimet për amendamente në këtë Protokoll duhet të
vlerësohen në një sesion të Takimit të Palëve.
3. Çdo amendament i propozuar për këtë Protokoll duhet dorëzuar
me shkrim në sekretariat, i cili duhet ta komunikojë atë të paktën 6 muaj
para sesionit në të cilin amendamenti i është propozuar gjithë palëve,
shteteve të tjera dhe organizatave rajonale të integrimit ekonomik, të cilat
kanë pranuar të jenë pjesë e Protokollit dhe për të cilat nuk ka hyrë ende
në fuqi, si dhe Pjesëmarrësve.
4. Palët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të arritur marrëveshjet
mbi çdo amendament të propozuar me konsensus në këtë Protokoll.
Nëse janë bërë të gjitha përpjekjet me konsensus dhe nuk është arritur
asnjë marrëveshje, amendamenti, si një mundësi e fundit, duhet miratuar
me votën e tre të katërtave të Palëve të pranishme dhe votuese në sesion.
5. Sipas këtij neni, “Palët e pranishme dhe votuese” do të thotë
Palët që janë të pranishme dhe që japin një votë pozitive ose negative.
6. Çdo amendament i këtij Protokolli, miratuar në përputhje me
paragrafin 4, duhet komunikuar nga ana e sekretariatit tek Depozituesi, i
cili duhet t’ia qarkullojë atë të gjitha Palëve, Shteteve dhe organizatave të
tjera rajonale të integrimit ekonomik, që kanë pranuar të jenë pjesë e këtij
Protokolli dhe për të cilat ai s’ka hyrë ende në fuqi, si dhe Pjesëmarrësve.
7. Një amendament, një në një shtojcë, duhet të hyjë në fuqi
për ato Palë që e kanë ratifikuar, pranuar ose miratuar atë në ditën e
nëntëmbëdhjetë pas datës së marrjes nga Depozituesi të ratifikimit,
pranimit ose aprovimit nga të paktën tre të katërtat e atyre që ishin Palë në
kohën e adoptimit të tij. Më tej, ai duhet të hyjë në fuqi për çdo Palë tjetër
në ditën e nëntëmbëdhjetë pas ditës që ajo Palë depoziton instrumentet
e saj të ratifikimit, pranimit ose aprovimit të amendamentit.
8. Në rastin e një amendamenti në një shtojcë, një Palë që nuk
e pranon një amendament të tillë duhet të njoftojë Depozituesin me
shkrim brenda dymbëdhjetë muajve nga data e qarkullimit të tij nga ana
e Depozituesit. Depozituesi duhet të informojë pa vonesë të gjitha Palët
për çdo njoftim të marrë të këtij lloji. Një Palë mundet të tërheqë në çdo
kohë një njoftim të mëparshëm për mospranim e, si pasojë, amendamenti
i një shtojce duhet të hyjë në fuqi për atë Palë.
9. Me skadimin e dymbëdhjetë muajve nga data e qarkullimit të
tij nga ana e Depozituesit, siç thuhet në paragrafin 6, një amendament në
një shtojcë duhet të hyjë në fuqi për ato Palë, të cilat nuk kanë dorëzuar
një njoftim tek Depozituesi sipas paragrafit 8, me kusht që, në atë kohë,
57
58
jo më shumë se një e treta e atyre që ishin Palë në kohën e adoptimit të
amendamentit kanë paraqitur një njoftim të tillë.
10. Nëse një amendament i një shtojce është i lidhur drejtpërsëdrejti
me një amendament të këtij Protokolli, ai nuk duhet të hyjë në fuqi
derisa amendamenti i këtij Protokolli hyn në fuqi.
Neni 21
SEKRETARIATI
Sekretari Ekzekutiv i Komisionit Ekonomik për Evropën duhet të
kujdeset për funksionet e mëposhtme sekretariale të këtij Protokolli:
(a) Përgatitjen dhe shërbimin e sesioneve të Takimit të Palëve;
(b) Kalimin tek Palët të raporteve dhe informacioneve të tjera të
marra në përputhje me Dispozitat e këtij Protokolli;
(c) Raportimin në Takimin e Palëve mbi veprimtaritë e Sekretariatit;
dhe
(d) Të tjera funksione që mund të përcaktohen nga Takimi i Palëve
në bazë të burimeve të mundshme.
Neni 22
RISHIKIMI PËRPUTHSHMERISE
Në sesionin e tij të parë, Takimi i Palëve duhet të vendosë me konsensus
procedura mbështetëse dhe marrëveshje institucionale të një natyre jogjyqësore,
jokontradiktore dhe këshilluese për të vlerësuar dhe nxitur përputhshmërinë
me dispozitat e këtij Protokolli dhe të trajtojë rastet e mospërputhjes. Në
vendosjen e këtyre procedurave dhe marrëveshjeve, Takimi i Palëve duhet
të marrë parasysh, inter alia, nëse duhet lejuar marrja e informacionit nga
pjesëtarët e publikut mbi çështjet e lidhura me këtë Protokoll.
Neni 23
ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
1. Në se ndodh një mosmarrëveshje midis dy ose më shumë Palëve
lidhur me interpretimin ose përdorimin e këtij Protokolli, ato duhet të shohin
për një zgjidhje përmes negociatave ose mjeti tjetër paqësor për zgjidhjen e
mosmarrëveshjes, të pranueshëm nga ana e palëve në këtë diskutim.
2. Gjatë nënshkrimit, ratifikimit, pranimit, aprovimit apo ardhjes
në fuqi të këtij Protokolli, apo në çdo kohë të mëpasshme, një Shtet
mund të deklarojë me shkrim tek Depozituesi se, për një mosmarrëveshje
që nuk është zgjidhur në përputhje me paragrafin 1, ai pranon një ose
të dy mjetet e mëposhtme për zgjidhjen e debatit, si të detyrueshme në
lidhje me çdo Palë që pranon të njëjtin detyrim:
(a) Paraqitjen e mosmarrëveshjes para Gjykatës Ndërkombëtare të
Drejtësisë;
(b) Arbitrazhin në përputhje me procedurën e specifikuar në
Shtojcën IV.
Një organizatë rajonale e integrimit ekonomik mund të bëjë një
deklaratë me efekt të ngjashëm lidhur me arbitrazhin, në përputhje me
procedurat e përmendura në paragrafin e mësipërm (b).
3. Nëse palët në diskutim kanë pranuar të dy mjetet për zgjidhjen
e mosmarrëveshjes të përmendur në paragrafin 2, mosmarrëveshja mund
të paraqitet vetëm para Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, veçse nëse
palët pjesëmarrëse në debat bien dakord ndryshe.
Neni 24
NENSHKRIMI
Ky Protokoll do të nënshkruhet në Kiev (Ukrainë) nga data
21 deri më 23 maj 2003 me rastin e Konferencës së Pestë Ministrore
“Mjedis për Evropën” dhe më pas në Zyrat Qëndrore të Kombeve të
Bashkuara në Nju Jork deri më 31 dhjetor 2003, nga të gjithë Shtetet
që janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe nga organizatat rajonale
për integrim ekonomik, të përbëra nga anëtarë të shteteve sovrane të
Kombeve të Bashkuara, tek të cilat shtetet anëtare të tyre kanë transferuar
kompetencat mbi çështjet e drejtuara nga ky Protokoll, përfshirë dhe
kompetencën për të hyrë në tratativa lidhur me këto çështje.
59
60
Neni 25
DEPOZITUESI
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të veprojë si
Depozitues i këtij Protokolli.
Neni 26
RATIFIKIMI, PRANIMI, APROVIMI DHE ARDHJA NE FUQI
1. Ky Protokoll do të jetë subjekt i ratifikimit, pranimit ose
aprovimit nga shtetet nënshkruese dhe organizatat rajonale për integrim
ekonomik të përmendura në nenin 24.
2. Ky Protokoll do të mund të hyjë në fuqi prej 1 janarit 2004 nga
Shtetet dhe organizatat rajonale për integrim ekonomik të përmendura
në nenin 24.
3. Çdo organizatë rajonale për integrim ekonomik e përmendur
në nenin 24, që bëhet Palë, pa qënë Palë asnjë nga shtetet anëtarë të saj,
do të preket nga gjithë detyrimet e këtij Protokolli. Nëse një apo më
shumë shtete anëtarë të një organizate të tillë janë Palë, organizata dhe
shtetet anëtare të saj duhet të vendosin për përgjegjësitë përkatëse të tyre
mbi aftësinë ekzekutuese të detyrimeve të tyre në këtë Protokoll. Në të
tilla raste, organizata dhe shtetet anëtare nuk do të lejohen të ushtrojnë të
drejta sipas këtij Protokolli në të njëjtën kohë.
4. Në instrumentet e tyre për ratifikim, pranim, aprovim apo hyrje
në fuqi, organizatat rajonale për integrim ekonomik të përmendura në
nenin 24 duhet të deklarojnë shtrirjen e kompetencës së tyre në lidhje me
çështjet e drejtuara nga ky Protokoll. Këto organizata duhet, gjithashtu, të
informojnë Depozituesin për çdo ndryshim të rëndësishëm mbi shtrirjen
e kompetencës së tyre.
Neni 27
HYRJA NË FUQI
1. Ky Protokoll do të hyjë në fuqi në ditën e nëntëdhjetë pas datës
së depozitës së instrumentit të gjashtëmbëdhjetë për ratifikim, pranim,
aprovim, apo ardhje në fuqi.
2. Në bazë të paragrafit 1, çdo instrument i depozituar nga një
organizatë rajonale për integrim ekonomik, nuk duhet llogaritur si shtesë
në ato të depozituara nga shtetet anëtare të një organizate të tillë.
3. Për çdo shtet apo organizatë rajonale për integrim ekonomik
që ratifikon, pranon apo aprovon këtë Protokoll apo, përveç kësaj, bie
dakord pas depozitimit të instrumentit të gjashtëmbëdhjetë të ratifikimit,
pranimit, aprovimit apo ardhjes në fuqi, Protokolli do të hyjë në fuqi
ditën e nëntëdhjetë pas datës së depozitës nga ky shtet apo organizatë
rajonale për integrim ekonomik të instrumenteve të tij për ratifikim,
pranim, aprovim apo ardhje në fuqi.
Neni 28
KUSHTËZIMET
Asnjë kushtëzim nuk mund t’i bëhet këtij Protokolli.
Neni 29
TËRHEQJA
Në çdo momemt pas tre vjetësh nga data në të cilën ky Protokoll
ka ardhur në fuqi lidhur me një Palë, kjo Palë mund të tërhiqet nga
Protokolli duke bërë një njoftim të shkruar tëk Depozituesi. Çdo tërheqje
e tillë do të vihet në zbatim në ditën e nëntëdhjetë pas datës së marrjes së
tij nga Depozituesi.
Neni 30
TEKSTET AUTENTIKE
Origjinali i këtij Protokolli, tekstet e të cilit në gjuhën angleze, franceze
dhe ruse janë njësoj autentikë, do të depozitohen pranë Sekretarit të
Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
në PRANI Të Të CILIT, të poshtëpërmendurit, me
autoritetin që gëzojnë, kanë nënshkruar këtë Protokoll.
Mbajtur në Kiev, më njëzet e një maj, dymijë e tre.
61
62
SHTOJCA I
AKTIVITETET
Aktiviteti
Nr.
Pragu Kapacitetit
(kolona 1)
1.
Sektori Energjitikës
(a)
Rafineritë minerare të vajit dhe gazit
*
(b)
Instalimet për gazifikim dhe lëngëzim
*
(c)
Stacionet e fuqisë termale dhe instalimet
e djegies
(d)
Furrat e Koksit
(e)
Mullinjtë e qymyrgurit
(f)
Instalimet për prodhimin e produkteve të
qymyrgurit dhe solid smokeless fuel
2.
Prodhimi dhe përpunimi metaleve
(a)
Instalimet e xeherorëve (përfshirë sulfidin),
pjekjes dhe nxjerrjes së skorjeve
(b)
Instalimet për prodhimin e kallëpeve të
metalit ose çelikut (shkrirje e parë ose e
dytë) përfshirë derdhjen e vazhdueshme
(c)
Instalimet për përpunimin e metaleve të
zeza:
(d)
Pragu
Punësimit
(kolona 2)
Me nxehtësi 50 MW
*
10 punonjës
Me kapacitet 1 t/orë
*
*
Me kapacitet 2.5 ton/
orë
(i) Makinat e petëzimit të nxehtë
Me kapacitet 20 t çeliku
të papërpunuar/orë
(ii) Kovaçanat me çekiç
Me energji 50 kJ
për çekiç, ku fuqia
kalorifike e përdorur
kalon 20 MW
(iii) Përdorimi i veshjeve mbrojtëse të
metaleve të shkrira
Me input 2 ton çeliku të
papërpunuar/orë
Fonderitë e metaleve të zeza
Me kapacitet prodhues
20ton/ditë
10 punonjës
Aktiviteti
Nr.
(e)
Pragu Kapacitetit
(kolona 1)
Pragu
Punësimit
(kolona 2)
Instalimet:
(i) Për prodhimin e metaleve jo të zeza të
papërpunuara nga koncentratet ose materialet e papërpunuara dytësore nga proceset
metalurgjike, kimike ose elektrolitike
10 punonjës
*
(ii) Për shkrirjen, përfshirë përzierjen, e
metaleve jo të zeza, përfshirë produktet
e përmirësuara (rafinimin, fonderinë,
derdhjen, etj)
Me kapacitet shkrirje
4 t/ditë për Pb e Cd
ose 20 t/ditë për gjithë
metalet e tjera
(f)
Instalime për trajtimin e sipërfaqes së
metaleve dhe materialeve plastike, duke
përdorur proceset elektrolitike ose kimike
vëllimi i kontenierëve të
trajtimit është 30m3
3.
Industria Minerare
(a)
Punimi minerar nëntokësor dhe veprimet e
ndërlidhura me të
(b)
Miniera të hapura
(c)
Instalimet për prodhimin e:
*
Sipërfaqja e zonës së
gërmuar është25 ha
(i) Mbetjet e çimentos në furrat rrotulluese
Me kapacitet prodhimi
500 t/ditë
(ii) Gëlqeres në furrat rrotulluese
Me kapacitet prodhi-mi
që kalon 50 t/ditë
(iii) Mbetjet e çimentos dhe gëlqeres në
furrat rrotulluese
Me kapacitet pro-dhimi
prej 50 t/ditë
(d)
Instalimet për prodhimin e asbestos dhe
produkteve me bazë asbesti
*
(e)
Instalimet për prodhimin e qelqit, përfshirë
fibrat e qelqit
Me kapacitet shkrirje
20t/ditë
(f)
Instalimet për shkrirjen e substancave
minerare, përfshi prodhimin e fibrave
minerare
Me kapacitet shkrirje
20 t/ditë
(g)
Instalimet për prodhimin e produkteve
qeramike përmes pjekjes, në veçanti,
të tjegullavee të çative, tullave, tullave
zjarrduruese, tjegullave, gresit ose
porcelanit
Me kapacitet prodhimi
75 t/ditë ose kapacitet
pjekje 4 m3 e me
densitet vendosje për
furrë 300 kg/m3
10 punonjës
63
64
Aktiviteti
Pragu i kapacitetit
4.
Industria Kimike
a
Instalimet kimike për prodhimin e një shkalle industriale të produkteve kimike organike bazë, të tillë si:
(i) Hidrokarbonet e thjeshtë (linearë ose ciklikë, të
ngopur ose të pangopur, alifatik ose aromatik)
(ii) Hidrokarbonet me përmbajtje oksigjeni si,
alkooli, aldehidet, ketonet, acidet karboksilikë,
esteri, eteri, peroksidet, epoxy resins
(iii) Hidrokarbonet sulfurike
(iv) Hidrokarbonet nitrogjene si, aminet, amidet,
përbërjet nitrike apo përbërjet e nitratit, nitrilet,
cianatet, izocianatet
(v) Hidrokarbonet me përmbajtje fosfori
(vi) Hidrokarbonet Halogjenike
(vii) Përbërjet Organometalike
(viii) Materialet plastike bazë (polimeret, fibrat
sintetike dhe fibrat me bazë celuloze)
(ix) Gomat sintetike
(x) Ngjyrimet dhe pigmentet
(xi) Agjentët aktivë sipërfaqësorë dhe surfactants
*
Nr
b
c
d
e
f
Instalimet kimike për prodhimin e një shkalle
industriale të produkteve kimike inorganike bazë, si:
(i) Gazrat, si amoniak, klor ose klorur hidrogjeni,
oksidet e karbonit, përbërjet sulfurike, oksidet
e nitrogjenit, hidrogjen, dioksid sulfuri, klor
karboni
(ii) Acidet të tillë si acidi kromik, acidi hidroflurik,
acid fosforik, acid nitrik, acid hidroklorik, acid
sulfurik, oleum, acidet sulfurike
(iii) Bazat, të tilla si hidroksid amoni, hidroksid
potasiumi, hidroksid sodiumi
(iv) Kripërat, të tilla si klorid amoni, klorat
potasiumi, karbonat potasiumi, karbonat
sodiumi, nitrat argjendi
(v) Jo-metalet, oksidet metalike ose përbërje të
tjera inorganike, të tilla si karbit kalciumi,
silikon, karbit silikoni
Instalimet kimike për prodhimin e një shkalle
industriale të fertilizuesve me baze fosfori, nitrogjeni
ose potasiumi (fertilizues të thjeshtë ose të përbërë)
Instalimet kimike për prodhimin e një shkalle
industriale të produkteve bimore bazë dhe të
biocideve
Instalimet që përdorin një process kimik ose
biologjik për prodhimin e një niveli industrial të
produkteve bazë farmaceutike
Instalimet për prodhimin në një shkallë industriale të
eksplozivëve dhe produkteve piroteknike
Pragu i
punësimit
10
punonjës
*
*
*
*
*
65
5.
Menaxhimi i mbeturinave dhe i ujërave të ndotur
(a)
Instalimet për djegien, pirolizën, përpunimin, trajtimin
kimik apo groposjen e mbetjeve të rrezikshme
Marrin 10 t/ditë
(b)
Instalimet për djegien e mbeturinave bashkiake
Me kapacitet 3
t/orë
(c)
Instalimet për pastrimin e mbetjeve jo të rrezikshme
Me kapacitet 50
t/ditë
(d)
Groposjet (duke përjashtuar groposjet e mbeturinave
inerte)
Marrin 10 t/ditë
ose me kapacitet
total 25.000 ton
(e)
Instalimet për pastrimin ose riciklimin e trupave të
kafshëve apo mbeturinave shtazore
Me kapacitet trajtimi prej 10 t/ditë
(f)
Fabrikat e trajtimit të ujërave të ndotur në nivel
bashkie
Me kapacitet
korespondues prej
100,000 banorësh
(g)
Impiant për trajtimin e ujërave të përdorura që
shërben për një ose më shumë aktivitete në shtojcë
Me kapacitet prej
10,000 m3/ditë
6.
Prodhimi dhe përpunimi i letrës dhe i drurit
(a)
Fabrikat industriale për prodhimin e brumit të letrës
prej lëndës drusore ose materiale të ngjashme fibroze
(b)
Fabrikat industriale për prodhimin e letrës dhe
dërrasës dhe produkteve të tjera parësore drusore (të
tilla si tabela dërrase, dërrasa fibre dhe kompensatë)
Me një kapacitet
prodhimi prej 20
ton/ditë
(c)
Fabrikat industriale për ruajtjen e drurit dhe
produkteve drusore me produkte kimikë
Me një kapacitet
prodhimi prej 50
m3/ditë
7.
Prodhimi intensiv blegtoral dhe kulturës ujore
(a)
Instalimet për rritjen intensive të shpendëve dhe
derrave
10
punonjës
*
10
punonjës
(i) Me 40,000
vende për
shpendët
(ii) Me 2,000 vende
për prodhimin
e derrave (mbi
30 kg)
10
punonjës
(iii) Me 750 vende
për dosa
(b)
Kultura ujore intensive
1,000 ton peshk
dhe molusqe në vit
10
punonjës
66
8.
Produkte shtazore dhe bimore nga sektori i ushqimeve dhe pijeve
(a)
Therrtoret
(b)
Trajtimi, përpunimi për prodhimin e produkteve ushqimore dhe pijeve nga:
Me kapacitet të
prodhimit të mishit
të therrur 50 t/ditë
(i) materialet e papërpunuara shtazore (përveç
qumështit)
Me kapacitet
prodhimi përfundimtar 75ton/ditë
(ii) Materialet e papërpunuara bimore
Me kapacitet
prodhimi përfundimtar 300 ton/ditë
(vlerë mesatare në
bazë tremujore)
(c)
Trajtimi dhe përpunimi i qumështit
Me kapacitet
marrje 200 ton
qumësht/ditë
(vlerë mesatare mbi
bazë vjetore)
9.
Veprimtari të tjera
(a)
Fabrika për paratrajtimin (veprime të tilla si larja,
çngjyrosja) ose ngjyrosjen e fibrave dhe tekstileve
Me kapacitet
trajtimi 10 ton/ditë
(b)
Fabrika për regjien e gëzofëve dhe lëkurëve
Me kapacitet
trajtimi 12
ton produkt
përfundimtar/ditë
(c)
Instalimet për trajtimin e sipërfaqes së substancave,
objekteve apo produkteve duke përdorur tretës
organikë, veçanërisht për veshje, publikim, mbulesë,
çlubrifikim, mbrojtjen nga uji, formatimin, lyerjen,
pastrimin
Me kapacitet
konsumi 150 kg/
orë ose 200 ton/vit
(d)
Instalimet për prodhimin e karbonit (qymyrguri i
djegur fort) ose elektrografite nëpërmjet djegies ose
grafitizimit
(e)
Instalimet për ndërtimin e anijeve dhe lyerjen ose
heqjen e bojës prej tyre
10
punonjës
10
punonjës
*
Me kapacitet për
anije 100 m të gjata
Shënime shpjeguese:
- Kolona 1 përmban pragjet e kapacitetit të treguar në nenin 7, paragrafi 1 (a).
- Një asterisk (*) tregon që nuk ka prag kapaciteti të aplikueshëm (të gjitha
shërbimet janë subjekt i raportimit).
- Kolona 2 përmban pragun e punësimit të treguar në nenin 7, paragrafi 1 (b).
“10 punonjës” nënkupton ekuivalentin e 10 punonjësve të punësuar me kohë
të plotë.
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
1
2
3
4
5
6
7
Nr.
7440-38-2
7440-43-9
7440-47-3
7440-50-8
7439-97-6
7440-02-0
2551-62-4
10024-97-2
7664-41-7
74-82-8
630-08-0
124-38-9
Numri CAS
Metan (CH4)
Monoksid Karboni (CO)
Dioksid Karboni (CO2)
Hidro-fluorokarbonet (HFCs)
Okside nitrike (N2O)
Amoniak (NH3)
Përbërjet organike të avulluesgme pa
metan (NMVOC)
Oksidet e nitrogjenit (NOx/NO2)
Perfluorokarbonet (PFCs)
Heksafluoridi sulfurit (SF6)
Oksid Sulfuri (SOx/SO2)
Nitrogjen Total
Fosfor Total
Hidroklorofluorokarbonet (HCFCs)
Klorofluorokarbonet (CFCs)
Halons
Arsenik dhe përbërjet (si As)
Kadmium dhe përbërjet (si Cd)
Kromi dhe përbërjet (si Cr)
Bakër dhe përbërjet (si Cu)
Mërkuri dhepërbërjet (si Hg)
Nikel dhe përbërjet (as Ni)
Ndotësi
100 000
100
50
150 000
1
1
1
20
10
100
100
10
50
50 000
5 000
5
5
50
50
1
20
kg/vit
kg/vit
100 000
500 000
100 million
100
10 000
10 000
100 000
Në ujë
(kolona 1b)
Në ajër
(kolona 1a)
Pragu i shkarkimeve
(kolona 1)
50 000
5 000
5
5
50
50
1
20
kg/vit
Në tokë
(kolona 1c)
10 000
10 000
100
100
100
50
5
200
500
5
500
kg/vit
Pragu i transferimit jashtë
impiantit të
ndotësve (kolona 2)
*
*
*
*
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
50
5
10 000
10 000
5
10 000
*
*
*
*
*
10 000
*
kg/vit
Pragu prodhimit,
përpunimit apo
përdorimit
(kolona 3)
Shtojca II
NDOTESIT
67
41
42
43
40
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
Nr.
76-44-8
118-74-1
87-68-3
7439-92-1
7440-66-6
15972-60-8
309-00-2
1912-24-9
57-74-9
143-50-0
470-90-6
85535-84-8
2921-88-2
50-29-3
107-06-2
75-09-2
60-57-1
330-54-1
115-29-7
72-20-8
Numri CAS
Plumbi dhe përbërjet (si Pb)
Zink dhe përbërjet (si Zn)
Alaklor
Aldrin
Atrazine
Klordan
Klordekon
Klorfenvin
Kloro-alkanet, C10-C13
Klorpirif
DDT
1,2-dikloretan (EDC)
Diklorometane (DCM)
Dieldrin
Diuron
Endosulfan
Endrin
Përbërjet organike Halogjene (si
AOX)
Heptaklor
Heksaklorobenzen (HCB)
Heksaklorobutadin (HCBD)
Ndotësi
1
10
-
1
1
1
1 000
20
100
1
1
1
1
1
1
1
1
1
10
10
1
1
1
1
kg/vit
kg/vit
200
200
1
1
1
1
1 000
1 000
1
1
Në ujë
(kolona 1b)
Në ajër
(kolona 1a)
Pragu i shkarkimeve
(kolona 1)
20
100
1
1
1
1
1
1
1
1
1
10
10
1
1
1
1
1
1
1
1 000
kg/vit
Në tokë
(kolona 1c)
1
1
5
1 000
50
1 000
5
1
5
1
1
5
10
5
1
100
100
1
5
5
1
kg/vit
Pragu i transferimit jashtë
impiantit të
ndotësve (kolona 2)
1
5
10 000
10 000
50
10 000
10 000
1
10 000
1
1
10 000
10 000
10 000
1
10 000
10 000
1
10 000
10 000
1
kg/vit
Pragu prodhimit,
përpunimit apo
përdorimit
(kolona 3)
68
58-89-9
2385-85-5
45
46
608-93-5
87-86-5
1336-36-3
122-34-9
127-18-4
56-23-5
12002-48-1
71-55-6
79-34-5
79-01-6
67-66-3
8001-35-2
75-01-4
120-12-7
71-43-2
48
49
50
51
52
53
54
55
56
57
58
59
60
61
62
47
608-73-1
Numri CAS
44
Nr.
Benzen
1,2,3,4,5,
6-heksaklorocikloheksan
(HCH)
Lindan
Mireks
PCDD +PCDF (dioksin +furane)
(si Teq)
Pentaklorobenzen
Pentaklorofenol (PCP)
Bifenilet e poliklorinuar(PCBs)
Simazin
Tetrakloroetilen (PER)
Tetraklorometan (TCM)
Triklorobenzen (TCBs)
1,1,1-trikloroetan
1,1,2,2-tetrakloroetane
Trikloroetilen
Triklorometan
Toksafen
Vinil kloridi
Anthracen
Ndotësi
kg/vit
kg/vit
1
1
0.1
1
1
10
1
200
(as BTEX) a/
1 000
0.001
1
10
0.1
2 000
100
10
100
50
2 000
500
1
1 000
50
1
1
1
0.001
1
1
10
Në ujë
(kolona 1b)
Në ajër
(kolona 1a)
Pragu i shkarkimeve
(kolona 1)
1
1
1
1
1
0.1
1
1
10
1
200
(as BTEX) a/
0.001
kg/vit
Në tokë
(kolona 1c)
1
1
1
5
5
1
5
1 000
1 000
1 000
1 000
1 000
1 000
1 000
1
100
50
2 000
(as BTEX) a/
0.001
kg/vit
Pragu i transferimit jashtë
impiantit të
ndotësve (kolona 2)
0.001
1
1
10
10 000
50
10 000
50
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
1
10 000
50
kg/vit
Pragu prodhimit,
përpunimit apo
përdorimit
(kolona 3)
69
1330-20-7
78
80
79
1582-09-8
108-88-3
77
76
74
75
73
72
70
71
117-81-7
108-95-2
75-21-8
34123-59-6
91-20-3
69
100-41-4
66
67
68
Numri CAS
65
64
63
Nr.
Kloridet (si total Cl)
Klori dhe përbërjet inorganic (si
HCl)
Ksilen
Tributiltin dhe përbërjet
Trifeniltin dhe përbërjet
Karbon organik Total (TOC) (si
total C ose COD/3)
Trifluralin
Oksid Etilen
Izoproturon
Nafthalin
Përbërjet Organotin
(si total Sn)
Di-(2-etil hekzil) fthalat (DEHP)
Fenol (si total C)
Hidrokarbonet Aromatike Policiklike
(PAHs)b/
Toluen
difeniletere të bromit (PBDE)
Nonilfenol ethoksilate (NP/NPEs)
dhe substancat e tyre
Etil benzen
Ndotësi
10 000
-
-
-
-
-
-
50
10
-
-
1 000
100
-
-
1
-
1
200
(si BTEX)a/
2 milion
50 000
5
200
(si BTEX)a/
1
1
1
20
50
1
200
(as BTEX)a/
10
1
10
kg/vit
kg/vit
-
Në ujë
(kolona 1b)
Në ajër
(kolona 1a)
Pragu i shkarkimeve
(kolona 1)
1
-
1
200
(si BTEX)a/
2 milion
-
5
200
(si BTEX)a/
1
1
1
20
50
1
200
(as BTEX)a/
10
1
10
kg/vit
Në tokë
(kolona 1c)
5
-
5
2 000
(si BTEX)a/
2 milion
-
50
2 000
(si BTEX)a/
5
5
100
200
50
5
2 000
(as BTEX)a/
100
5
100
kg/vit
Pragu i transferimit jashtë
impiantit të
ndotësve (kolona 2)
10 000
10 000c/
10 000
10 000
**
10 000
10 000
10 000
50
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
10 000
kg/vit
10 000
Pragu prodhimit,
përpunimit apo
përdorimit
(kolona 3)
70
74-90-8
1332-21-4
Numri CAS
Asbestos
Cianidet (si total CN)
Fluoridet (as total F)
Fluori dhe përbërjet inorganic (si HF)
Hidrogjen cianid (HCN)
Lëndë pezulli (PM10)
Ndotësi
1
50
2 000
-
kg/vit
kg/vit
1
5 000
200
50 000
Në ujë
(kolona 1b)
Në ajër
(kolona 1a)
Pragu i shkarkimeve
(kolona 1)
1
50
2 000
-
kg/vit
Në tokë
(kolona 1c)
10
500
10 000
-
kg/vit
Pragu i transferimit jashtë
impiantit të
ndotësve (kolona 2)
kg/vit
10 000
10 000
10 000c/
10 000
10 000
*
Pragu prodhimit,
përpunimit apo
përdorimit
(kolona 3)
a/ Ndotësit e veçantë duhen raportuar nëse është kapërcyer pragu për BTEX (parametri shumë i benzenit, toluenit, etil benzenit, ksilenit).
b/ Hidrokarbonet Aromatike Policiklike (PAHs) duhen matur si benzo(a)pyrene (50-32-8), benzo(b)fluoranthene (205-99-2), benzo(k)fluoranthene (207-08-9), indeno(1,2,3cd)pyrene (193-39-5) (sipas Protokollit mbi Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm të Konventës mbi Ndotjen Ndërkufitare në Largësi të mëdha të Ajrit).
c/ Si përbërjet inorganike.
- Numri CAS i ndotësve nënkupton identifikuesin e saktë në Chemical Abstracts Service.
- Kolona 1 përmban pragjet e përmendur në nenin 7, paragrafi 1 (a)(i) dhe (iv). Nëse kalohet pragu në një nënkolonë (ajër, ujë ose tokë), kërkohet raportimi i shkarkimeve ose, për
ndotësit në ujërat e ndotur të destinuar për trajtimin e këtyre të fundit, transferimeve në hapësirat mjedisore të përmendura në atë nënkolonë, lidhur më shërbimin në fjalë, për ato
Palë që kanë zgjedhur një sistem raportimi në vijim të nenit 7, paragrafi 1 (a).
- Kolona 2 përmban pragjet e treguar në nenin 7, paragrafi 1 (a)(ii). Nëse pragu për një ndotës të dhënë në këtë kolonë është kaluar, kërkohet raportimi i transferimeve off-site të
këtij ndotësi lidhur me shërbimin në fjalë, për ato Palë që kanë zgjedhur një sistem raportimi në vijim të nenit 7, paragrafi 1 (a)(ii).
- Kolona 3 përmban pragjet e treguar në nenin 7, paragrafi (1)(b). Nëse pragu për një ndotës të dhënë në këtë kolonë është kapërcyer, kërkohet raportimi i shkarkimeve dhe
transferimeve off-site të këtij ndotësi lidhur me shërbimin në fjalë, për ato Palë që kanë zgjedhur një sistem raportimi në vijim të nenit 7, paragraph 1 (b).
- Një shenjë minus (-) tregon që parametri në fjalë nuk plotëson një kërkesë raportimi.
- Një asterisk (*) tregon se, për këtë ndotës, pragu i shkarkimit në kolonën (i)(a) duhet përdorur para pragut të prodhimit, përpunimit apo përdorimit.
- Një asterisk i dyfishtë (**) tregon se, për këtë ndotës, pragu i shkarkimit në kolonën (1)(b) duhet përdorur para pragut të prodhimit, përpunimit apo përdorimit.
Shënime shpjeguese:
81
82
83
84
85
86
Nr.
71
72
Shtojca III
PJESA A
OPERACIONET E DEPOZITIMIT (‘D’)
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Depozitimi në brendësi ose në sipërfaqe të tokës (p.sh.
groposja)
Trajtimi tokës (p.sh. biodegradimi i hedhjeve likuide ose
ndotëse në tokë)
Injektimi i thellë (p.sh. injektimi i hedhjeve të rrjedhshme në
puse, xhepa natyrorë depozitimi)
Zotërimi i sipërfaqeve (p.sh. vendosja e hedhurinave likuide ose
të ndotura në gropa të thella, liqene të vegjël ose laguna)
Groposja me specifika inxhinierike (p.sh. vendosja në qeliza
të veçanta të renditura të izoluara nga njëra-tjetra dhe nga
mjedisi)
Shkarkimi në një pjesë ujore përveç deteve/oqeaneve
Shkarkimi në dete/oqeane përfshirë futjen në shtratin detar
Trajtimi biologjik i paspecifikuar në këtë shtojcë, që rezulton
në përbërje ose përzierje përfundimtare, të cilat shkarkohen
nëpërmjet mjeteve të ndonjë prej operacioneve të specifikuara
në këtë pjesë.
Trajtimi fiziko-kimik i paspecifikuar në këtë shtojcë, i cili
rezulton në përbërje ose përzierje përfundimtare, që shkarkohen
nëpërmjet mjeteve të ndonjë operacioni të specifikuar në
këtë pjesë (p.sh. avullimi, tharja, kalcifikimi, neutralizimi,
precipitimi)
Djegia në tokë
Djegia në det
Magazinimi i përkohshëm (p.sh. vendosja e konteinerëve në një
minierë)
Përzierja përpara dorëzimit në ndonjë nga operacionet e
specifikuara në këtë pjesë
Ripaketimi para dorëzimit në ndonjë nga operacionet e
specifikuara në këtë pjesë
Magazinimi gjatë ndonjë nga operacionet e specifikuara në këtë
pjesë
PJESA B
OPERACIONET E SHFRYTëZIMIT (‘R’)
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Përdorimi si naftë (dhe jo në djegie të drejtpërdrejtë) ose mjete
të tjera për gjenerimin e energjisë
Riciklimi/rigjenerimi i substancave organike, që nuk përdoren
si tretës
Riciklimi/rigjenerimi i metaleve dhe përbërjeve metalore
Riciklimi/rigjenerimi i materialeve të tjera inorganike
Rigjenerimi i acideve ose bazave
Përpunimi i përbërësve të përdorur për uljen e ndotjes
Përpunimi i përbërësve nga katalizatorët
Rirafinimi i vajit të përdorur ose të tjera ripërdorime të vajit të
përdorur më parë
Trajtimi i tokës në favor të bujqësisë ose përmirësimit
ekologjik
Përdorimi i materialeve të mbetura të marra nga ndonjë prej
operacioneve të përpunimit të specifikuar më lart në këtë pjesë
Shkëmbimi i mbeturinave për t’u dorëzuar në ndonjë prej
operacioneve të përpunimit të specifikuara më lart në këtë
pjesë
Akumulimi i materialeve të synuar për ndonjë nga operacionet
e specifikuar në këtë pjesë
73
74
Shtojca IV
ARBITRAZHI
1. Në kuadrin e një diskutimi të bërë për arbitrazhin në vijim të
nenit 23, paragrafi 2, të këtij protokolli, një palë, apo palët, do të njoftojë
palën apo palët e tjera në diskutim përmes mjeteve diplomatike, sikurse
dhe sekretariatin, për çështjen e arbitrazhit dhe të tregojnë, në veçanti,
nenet e këtij Protokolli, interpretimi dhe përdorimi i të cilëve i takojnë
kësaj çështje. Sekretariati do t`ua kalojë informacionin e marrë te gjitha
Palëve të këtij Protokolli.
2. Gjykata arbitrare do të përbëhet nga 3 anëtarë. Pala apo palët
pretenduese dhe pala apo palët e tjera në diskutim do të caktojnë një
gjykatës dhe të dy gjykatësit e zgjedhur në këtë mënyrë do të zgjedhin
përmes një marrëveshje të përbashkët gjykatësin e tretë, i cili do të jetë
presidenti i gjykatës arbitrare. Ky i fundit nuk duhet të jetë bashkëkombës
i ndonjë prej palëve në diskutim, nuk duhet të jetë rezident në territorin e
ndonjë prej këtyre palëve, nuk duhet të jetë i punësuar prej ndonjërës prej
tyre, si dhe nuk duhet të jetë marrë me këtë çështje në ndonjë funksion
tjetër.
3. Nëse presidenti i gjykatës arbitrare nuk është përcaktuar
brenda dy muajsh pas zgjedhjes së gjykatësit të dytë, Sekretari Ekzekutiv
i Komisionit Ekonomik për Evropën do të caktojë presidentin, me
kërkesën e çdo pale në diskutim, brenda një periudhe të mëpasshme dymujore.
4. Nëse një nga palët në diskutim nuk përcakton një gjyqtar
brenda dy muajve të lajmërimit të përmendur në paragrafin 1, pala tjetër
mund të informojë në këtë mënyrë Sekretarin Ekzekutiv të Komisionit
Ekonomik për Evropën, i cili do të zgjedhë presidentin e gjykatës
arbitrare brenda një periudhe të mëpasshme dy-mujore. Pas zgjedhjes,
presidenti i gjykatës arbitrare do t`i kërkojë palës që nuk ka caktuar një
gjyqtar, ta bëjë këtë gjë brenda dy muajve. Nëse kjo palë nuk arrin ta bëjë
këtë brenda kësaj periudhe, atëherë presidenti do të informojë Sekretarin
Ekzekutiv të Komisionit Ekonomik për Evropën, i cili do e bëjë këtë
emërim në dy muajt e mëpasshëm.
5. Gjykata arbitrare duhet t’i marrë vendimet e saj në përputhje
me ligjin ndërkombëtar dhe dispozitat e këtij Protokolli.
6. Çdo gjykatë arbitrare e krijuar sipas dispozitave të vendosura në
këtë shtojcë, do të përgatisë rregullat e saj personale të procedurës.
7. Vendimet e gjykatës arbitrare, si në procedurë dhe në temë, do
të merren me shumicën e votave të anëtarëve të saj.
8. Gjykata mund të marrë të gjitha masat e duhura për verifikimin
e fakteve.
9. Palët në diskutim duhet të lehtësojnë punën e gjykatës arbitrare
dhe, në veçanti, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion të tyre,
duhet:
(a) T`i sigurojnë asaj gjithë dokumentet, lehtësirat dhe
informacionin e nevojshëm;
(b) Ta mundësojnë atë, kur është e nevojshme, të thërrasë dëshmitarë
ose ekspertë dhe të marrë evidencat e tyre.
10. Palët dhe gjyqtarët duhet të ruajnë fshehtësinë e çdo informacioni
që ata marrin në mirëbesim gjatë ecurisë së gjyqit arbitrar.
11. Gjykata arbitrare mund, me kërkesën e njërës prej Palëve, të
rekomandojë masa të brendshme mbrojtjeje.
12. Nëse një nga palët në diskutim nuk paraqitet para gjykatës
arbitrare apo dështon në mbrojtjen e çështjes së saj, pala tjetër mund t’i
kërkojë gjykatës të vazhdojë punimet dhe të japë vendimin përfundimtar
të saj. Mungesa e një pale ose dështimi i saj në mbrojtjen e çështjes
nuk do të përbëjë një pengesë për punimet. Para marrjes së vendimit
përfundimtar, gjykata arbitrare duhet të mbetet e kënaqur në vetvehte
për gjetjen e drejtë të akuzës, bazuar në fakt dhe ligj.
13. Gjykata arbitrare mund të dëgjojë dhe përcaktojë kundër akuzat
që vijnë drejtpërdrejt prej temës së diskutimit.
14. Derisa gjykata arbitrare vendos të kundërtën, si pasojë e
rrethanave të veçanta të çështjes, shpenzimet e gjyqit, përfshirë pagesën e
75
76
anëtarëve të saj, do të mbahen nga palët në diskutim në pjesë të barabarta.
Gjyqi duhet të mbajë një dokument me gjithë shpenzimet e tij dhe duhet
t`u dorëzojë një gjendje përfundimtare të tij palëve.
15. Çdo Palë e këtij Protokolli, që ka interes të një natyre ligjore në
çështjen e diskutimit dhe që mund të preket nga një vendim i çështjes,
mund të ndërhyjë në punimet e seancës me pëlqimin e gjyqit.
16. Gjykata arbitrare duhet të japë verdiktin e saj brenda 5 muajve
pas datës së krijimit, derisa ajo e sheh të nevojshme shtrirjen e afatit
përfundimtar për një periudhë, që nuk i kalon 5 muaj.
17. Verdikti i gjykatës arbitrare duhet të shoqërohet me një
deklarim të arsyeve. Ai duhet të jetë përfundimtar dhe i detyrueshëm
për çdo palë pjesëmarrëse në diskutim. Verdikti do t`u transmetohet
palëve në diskutim dhe sekretariatit. Sekretariati do t`ua transmetojë
informacionin e marrë gjithë Palëve të këtij Protokolli.
18. Çdo diskutim që mund të ndodhë midis Palëve, lidhur me
interpretimin ose zbatimin e vendimit, mund t`i paraqitet nga çdo Palë
gjykatës arbitrare, që mori vendimin, ose, nëse kjo e fundit nuk mund të
bëjë kontrollin e këtij fakti, një gjykate tjetër të krijuar për këtë qëllim,
në të njëjtën mënyrë si e para.
77

Similar documents

18/5/2015 Buletini Zyrtar nr. 41 - Agjencia per Pronesi Industriale

18/5/2015 Buletini Zyrtar nr. 41 - Agjencia per Pronesi Industriale (57) Bombol permban te pakten dy shishe (11) që kanë dhomat ndara brendshme, secili për përmbajnë një substancë aktive (R) në gjendje të lëngshme dhe ka nje goja daljeje (12) për substancën aktive ...

More information

1 - REC

1 - REC Libri i mësuesit është pjesë e Paketës së Gjelbër, i përgatitur kryesisht për mësuesit shqiptarë dhe nxënësit e tyre, por mund të përdoret dhe në aktivitete të tjera edukimi. Elementi kryesor është...

More information