Udhëtimi im - The Albanian
Transcription
Udhëtimi im - The Albanian
1 Udhëtimi im 2 “Udhëtimi im” edhe si dritësim… Nga Petrit KUÇANA ATA KURRSESI NUK MUND TË ISHIN udhëhumbës, aq më pak “të përshtatshëm” si konformistë në rrjeshtin e gjatë emigrator. Kishte diçka më shumë të trashëguar në genin e tyre, që si mundësikërkues gjetën hapësirat e nevojshme për realizimin vetvetësor. Nuk është e rëndësishme si u gjendën në ishullin britanik, dhe asesi nuk u gjunjëzuan në klimën e ngrysur ishullore e, madje shumë prej tyre, u detyruan të ngushtohen në petkën e “refugjatit”, për të filluar udhën drejt ëndrrës, që mund të ishte e njëjta, e ngjizur që në vendlindje, apo ishin nuhatësit e përsosur të hapësirave dhe mundësive që ofroheshin, duke u kthyer natyrshëm në shqiptarin e suksesshëm, në njeriun model, jo thjesht modelin e shqiptarit brendakomunitar, por edhe e emigrantit të suksesshëm, deri në kufij të së pabesueshmes. Vërtet, a përbën lajm kur një shqiptar i ardhur vetëm para pak vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, si refugjat, pa ditur të thotë as “mirëmëngjesi” apo “kam uri”, ka arritur të kthehet në modelin e njeriut të suksesshëm, pa harruar “këngën e djepit”? Në vetëm pak vite ai ka arritur jo vetëm të punësohet, apo të punësojë bashkatdhetarët e tij, por të punësojë edhe britanikët…. Nga ata që mbase kanë ndjekur shkollat më të mira britanike dhe me shumë krenari flasin për “boss”-in e tyre shqiptar. Ashtu si flet një student për pedagogun e tij shqiptar, këtu në ishullin britanik, apo në Harvardin e shumënjohur, sikundër një klient (jo domosdoshmërisht shqiptar) që fiton një gjyq ku përfaqësohet nga avokat apo barrister shqiptar. Është kaq normale që të dëgjosh për një arkitekt apo inxhinier shqiptar, sikundër mund të jetë lajm fakti që një zonjë ka marrë përsipër të futë gjuhën shqipe në shkollat angleze, apo një kompozitor që muzën shqiptare e shndërron në tinguj që më pas do i përkasin gjithë botës, ashtu si një aktor që përfaqëso denjësisht pathosin shqiptar. Kjo listë vazhdon. Thuajse është e pafundme, ashtu si hapat e këtyre “udhëtarëve” në udhën e tyre drejt suksesit. Do të tingëllonin kaq të pabesueshme këto histori për shumëkënd që është tejet i përditësuar me kronikën e zezë, por janë realitete që po shformojnë çdo ditë atë imazh të zbehtë për shqiptarët e Britanisë, në ngjyrën më të thekshme të shpresës, ëndrrës, kurajës dhe gux- imit qytetar dhe intelektual, duke u shndërruar kështu në ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave shqiptare në ishullin britanik. Tek këta “udhëtarë” nuk mund të zinte vend as përçudnimi, as rraskapitja nëpër humbëtirat e rrugës, ku busulla i përket një tjetër sistemi… por dedikimi për realizmin e ideve të tyre, sa të thjeshtë aq edhe të çmendur, asaj ëndrre që nuk do të guxonin as ta mendonin; bie fjala ndërsa gjendeshin në llogoret e luftës për çlirimin e Kosovës, e deri tek ata që u detyruan të braktisnin bankat e shkollës, për të rifilluar sërish, mbase një udhë tjetër të një tjetër dimensioni, ku konkurenca do të ishte e jashtëzakonshme, por që do të fitonin çmimet më prestigjioze në rangun botëror, apo të konkurronin me firmat më të njohura britanike dhe më gjerë. Këta “udhëtarë” janë shndërruar natyrshëm në fanarë që ndriçojnë në çdo kohë, edhe për shumë mërgimtarë që nuk kanë arritur të gjejnë atë “udhën” drejt realizimit vetvetësor, që janë tëhuajsuar aq shumë, saqë nuk mund të mendojnë asgjë më tepër sesa të ndjekin ato rrugët e errëta, ato të të pasuruarit për një ditë, ato të përbalturat të zhyturat… që, fatkeqësisht, vazhdojnë të përpijnë në thellësitë e tyre, shumë mërgimtarë të tjerë rrugëhumbës… Këta “udhëtarë” janë shndërruar në modele të shkëlqyeshme dhe ne si gazetarë na mbeti vetëm t’i gjejmë, t’i pasqyrojmë në faqet e kësaj reviste, ashtu si në ato të gazetës, duke përmbushur një dimension të misionit tonë, duke shpresuar se kështu do të mund të kontribuojmë sadopak, duke besuar fuqishëm që “Udhëtimi im” do të shndërrohet në një traditë që dritëson edhe mendjet e atyre që “u ka humbur rruga në oborr”, dhe që nuk mund të shohin më larg sesa një derë kazinoje… apo tavolinës së kafeve të stërzgjatura, ku bisedat nuk mbarojnë asnjëherë, sidomos ato për politikën… Dhe nuk është shumë e lehtë t’i gjesh këta udhëtarë që flasin për rrugëtimin e tyre dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e jashtëzakonshme të një pjese të stafit tonë; Faleminderit Fjoralba Hysa, Esmeralda Sadikaj, Bashkim Metalia, Majlind Goge dhe të gjithë ata që kontribuan. Faleminderit! Mision ynë vazhdon. www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.co.uk 3 ne gjurmet e shqiptareve te sukseshem ... Nga Arben MANAJ TË QENIT GAZETAR NË DHE TË HUAJ, e aq më tepër në një vend, ku ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, s’ka sesi të mos jesh në dilemën e përhershme të balancimit të lajmeve të ashtuquajtura “të mira” dhe “të këqija” për komunitetin tënd. Kjo ka qene shpesh tema e bisedave me mikun tim, autorin e këtij botimi, z. Petrit Kuçana. Ky ka qenë edhe sugjerimi im në zyrat e televizionit ku punoj; për një mbulim më ndryshe nga tradita që gjeta, ajo e mbizotërimit të kronikës së zezë në raportimet nga Londra. Nuk të duhet të jesh shkencëtar hapësirë, siç thonë anglezët, të kuptoh se në komunitetin e shqiptareve të Britanisë, ka vlera të mëdha njerëzore, intelektuale, e profesionale që të bëjnë të ndihesh krenar për arritjet e tyre dhe integrimin e suksesshëm në shumë aspekte të jetës britanike, si në art, në kulture, në biznes e në profesione që lidhen me drejtësinë, e kështu me radhë. Përndryshe perceptimit apo paragjykimit fiktiv, në mesin e shqiptarëve nuk ka vetëm anti-heronj, por edhe heronj, deri diku të heshtur sa për shkak të modestisë së tyre fisnike, aq edhe pse jo, edhe mëkatit të mbulimit mediatik tendencioz nga media, qofte britanike, qoftë edhe ajo shqiptare. Pikërisht zhbalancimin i këtij fenomeni kërkon të arrij edhe ky botim modest dhe aspak shterues i “The Albanian”, e që do të pasohet edhe nga një emision televiziv i Top-Channel për shqiptarët e suksesshëm të Britanisë. Komuniteti ynë është relativisht i ri në moshë, në kohë edhe pse gjithnjë e në rritje në numër. Por shqiptarët e suksesshëm janë të shumtë, shumë më të shumtë realisht sesa paraqiten në këtë botim, që besoj është vetëm i pari. Emigrimi shqiptar drejt Britanisë së Madhe është i ri në kohë, nisur nga prurjet numerike, sidomos në mesin e 90-a të shekullit të kaluar, pasi përpara 21 vjetësh kur unë kam mbërritur në Londër për të punuar për BBC, pas konkursit të zhvilluar nga anglezët në Tiranë. E në atë mot, shqiptarët në rrugët e Londrës, ishin specie e rrallë, edhe pse kishte një ose dy mijë shqiptarë të Kosovës të ardhur në vitet 80-a e disa syresh pak më herët. Por zhvillimet e vrullshme në Shqipëri e lufta në Kosovë, çuan në përmasa të reja mërgimi drejt ishullit, një vend i cili për hir të së vërtetës u ofroi shqiptarëve, bujari të panjohur, e mundësira të paprecendenta punësimi dhe integrimi përkundër praktikave në disa vende të tjera të BE-së. Këto shanse u përqafuan me entuziazëm nga shumica dërmuese e shqiptarëve të Britanisë, të cilët ndihen më të integruar dhe më të arrire se shumë bashkëkombës në ndonjë vend tjetër. Kjo është padyshim edhe merita e tyre dhe jam i bindur se kushdo që do të lexojë faqet e kësaj reviste, do të shohë veten dhe do të inspirohet më shumë, për të qenë më të integruar në këtë vend parajse e mundësish të jashtëzakonshme. Paralelisht jam absolutisht i bindur se botime të tjera do të pasojnë, pasi ka edhe shumë shqiptarë të ndershëm, punëtorë të talentuar që nuk rendin pas famës e reklamimit të arritjeve të tyre, por preferojnë më mirë të perfeksionohen e adoptohen sa më shumë me mënyrën britanike të jetesës dhe të të punuarit. E nëse ky botim do nxisë identifikimin e sa më shumë shqiptarëve të tjerë të suksesshëm apo frymëzimin e sa më shumë shqiptareve të tjerë që të ecin në shembullin e këtyre shqiptarëve që flasin për rrugëtimin e tyre, në këtë botim, atëherë kjo do të ishte vlera më e madhe e këtij botimi. 4 ARTAN LLABJANI: “Asgjë nuk më ndalon për të realizuar ëndrrën e hershme...” 6 DETINA ZALLI, Pedagogia më e re e Universitetit të Harvardit 8 AQIF NELI, Nisi nga puna në ndërtim, sot është sipërmarrës i suksesshëm! 10 ENI DODA, Shqiptarja që punon në programe të mëdha televizive në Britaninë e Madhe 12 ISMET KRASNIQI: “FTe jesh ... freeman of the city” 14 AGIM THERÇAJ: “Puna ta shpërblen mundimin” 16 NASER BUZHALA: ““Lufta m’a ndërpreu ëndrrën në vendlindje. Unë e realizova atë në Perëndim” 18 SOKOL CAHANI, Të fillosh nga e para... 20 NAIM HASANI: “Ne Britani realizova endrren e jetes sime” 22 ADRIAN ASLLANI, Djali nga Ferizaj, arkitekt i suksesshëm në kryeqytetin britanik 24 TOMORR BAHJA, Një barister shqiptar në Londër 26 THOMA SIMAKU: “Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë” 28 PERPARIM RAMA: “Mos u frikësoni nga ëndrat!” 30 ARBEN KOJQIQI, Të rendësh drejt ëndrrës në metropolin britanik 32 34 NAIM HAJDARMATAJ, Mes artit, biznesit dhe politikës 36 GËZIM ALPION: “Objektiviteti është i shenjtë!” 38 NAMI LLAPI, Nga llogoret e luftës së Kosovës në sfidën e biznesmenit në metropolin britanik 40 REMZIJE SHERIFI, Të lindësh për së dyti... 42 FASLLI RUÇI, sinonimi i suksesit... 44 SHPEND GËRGURI, Inxhinieria, dëshirë e fëmijërisë 46 ERION ALIKAJ, Të jesh avokat në Londër 48 LUAN DRAGA dhe ... Udha e Dijes 50 LULJETA NUZI, Dritë shprese për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar 52 GJERGJI DHE POLI SHAJKO, Familja dhe karriera ushqejne njera-tjetren 54 LUAN XHIXHA: “Duajeni dhe ndihmojeni njëri – tjetrin!” 56 MUSTAFA : “ Atdhetar i vërtet është ai që ndërton dhe ndihmon vendin e tij...” 58 YLLI ALLA: “Familja e shendoshe ne emigrim, produkt i vlerave shqiptare” 60 ADMIR HYKA, Muzikanti që mban katër kuguj në sqetull 62 ARANIT DOBRA, Shqiptari që jeton vetëm mes lulesh në Londër 5 6 Artan Llabjani “Asgjë nuk më ndalon për të realizuar ëndrrën e hershme...” a SI ËSHTË E MUNDUR QË NUK ËSHTË bërë as edhe përpjekja më e vogël për ekuivalentimin e diplomave të jurisprudencës së Kosovës me ato të Britanisë? Kjo është pyetja që e shqetësonte avokatin Artan Llabjani, ndërsa po përpiqej t’u përgjigjej pyetjeve të studentëve të Kosovës që dëshironin të vazhdonin studimet në Londër. Ai u përzgjodh si një nga koordinatorët e një projekti të Ministrisë së Diasporës së Kosovës për nxitjen e investimeve të Diasporës në Kosovë. Ky është një ndër angazhimet e tij jashtë kohës së plotë ku punon si avokat në një ndër kompanitë më prestigjioze në zemër të Londrës. Ai është një ndër shqiptarët model, sinonim i suksesit, i kurajës dhe vullnetit për realizimin vetvetësor dhe që natyrshëm përbën lajm historia e suksesit të tij. E mbase kur ishte fëmijë as që e kishte menduar që një ditë ëndrrat e tij do të realizoheshin në kryeqytetin britanik. Ishte vetëm 14 vjeç kur u gjen në këtë ishull, mjaftueshëm i fortë për të përballuar traumat e luftës dhe për të nisur një jetë të re si shqiptaro-britanik i devotshëm dhe as që mund të imagjinonte që një dite do të ishte në stacionin prestigjioz BBC, e mbase që do të ishe ai që do të ndihmonte vendlindjen e tij Kosovën, jo thjesht dhe vetëm për sjelljen e investitorëve britanikë, por natyrshëm duke u shndërruar në ambasadorin e shkëlqyer të vlerave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Rrëfimin Artani e nis pikërisht nga ato momentet e para të mbërritjes në Manchester. Ky ishte vendi të cilin shkeli për herë të parë në Britaninë e madhe duke lënë pas një vendlindje që vazhdonte të digjej nga lufta. U strehua me prindërit motrat dhe vëllezërit ku më i vogli pati fatin të lindë ato ditë të vështira në mjediset e kampit. ‘‘Kujtoj kur zbritëm në Manchester, mbaj mënd që më pëlqeu vendi në kontaktin e parë që pata me të. Ndoshta e pashë, e ndjeva të paqtë ndaj dhe duhet ta kem dashur më shumë se Kosovën time atë kohë. Isha vetëm 14 vjeç, kujtoj edhe kur mamaja më solli në jetë një tjetër vëlla në mjediset e kampit. Ishte vërtet një ndër periudhat më të vështira, më traumatike,që kam kaluar në jetën time’’. Pranvera sa kishte hyrë. Në kohën më të bukur të vitit iu desh të braktiste vendlindjen për një arsye që askush s’do ta dëshironte. Si një 14 vjeçar në atë kohë ai ruan ende në kujtesë vëmendjen e vullnetarëve në kamp për të dëgjuar historitë e tyre nga lufta, histori që askush nuk mund ti tregonte pa shpërthyer në lot me dënesë. Të gjithë ishin fëmijë nën 15 vjeç. ‘’ Më pas u vendosëm në Lancaster, qytezë në veriperëndim të Anglisë. Kisha një anglishte të reduaktuar shumë. S’dija nga tija nisja. E imagjinoni sa të vështirë e kishim të futeshim në përditshmërinë e jetës atje?’ Ndërkohë që ishin në pritje të përgjigjes nga Home Office 15 vjeçari në atë kohë gjeti një punë me kohë të pjesshme dhe u regjistrua në kolegj “full time” për të mësuar mirë gjuhën. Ai shumë shpejt u vlerësua për arritje të mira në mësime, gjë për të cilën kuptohet , punoi fort. Pasi familja e tij u vendos me dokumenta të përhershme në UK Artani aplikoi në universitetin e Lancashire. Dega për të cilën do të studionte i riu ishte e ditur, drejtësi. Edhe gjatë studimeve të larta ai u dallua dhe u vlerësua si student më i mirë i vitit. Dhe për një student të dalluar rrugët për tu punësuar në profesion pa mbaruar ende studimet janë pa pengesa. ‘’Në vitin 2008, universiteti më rekomandoi në një firmë 7 “Ju drejtohem me zemër të gjithë shqiptarëve në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën: Jini krenarë për rrënjët nga vini dhe integrohuni në komunitetet ku jetoni. Punoni së bashku për të ndërtuar mirë veten, shoqërinë dhe komunitete të sigurta e të gjalla”. juridike në Londër për një intervistë pune si studenti më i mirë në kursin e drejtësisë. Gjatë praktikës aty shoqata e drejtësisë në Angli dhe Wells më vlerësuan me bursë të plotë duke parë arritjet e mia në kushtet e mia familjare’’. E kush nuk do të surprizohej nga një rast si ky i Llabjanit? Fakti që erdhi pa ditur asnjë fjalë në gjuhën e vendit ku dhe do të studionte, anglisht, dhe duke marrë paraysh arsyet pse Artani ishtë në Angli, nuk e penguan atë të dalë mbi vendasit për arritje të larta në studime. Të gjithë vëllezërit dhe motrat e Artanit mbajnë diploma Master apo PHD dhe punojnë në punë profesionale. . ‘’Gjërat filluan të përmirësohen. Po mësoheshim pak nga pak me vendin dhe çdo gjë tjetër atje. Rezultatet e larta në shkollë më shtynin akoma më shumë për të bërë më shumë. Pas meje edhe dy motrat dhe tre vëllezërit e mi po ecnin mirë më studimet e gjithashtu.” Pasi mbaroi Universitetin Artani kreu dhe dy mastera në Mnachester dhe Londër. Për të dy iu dha bursë si student i mirë. Për Artanin busrat ishin një ndihmë e madhe dhe shtytje për të marrë çdo kualifikim për degën e tij të ëndërruar që herët. Mamaja ishte ajo që lumturohej më shumë nga arritjete e të birit. Në vitin 2009 familja e tij ishte në BBC si shembull i mirë familjeje emigrante e suksesshme në zonë, pasi jo vetëm Artani por edhe dy motrat e tij dhe dy vëllezërit po ecnin mirë me studime. Gjatë kësaj kohe mamaja kishte përgjegjësi të dyfishtë për mirërritjen e fëmijëve dhe rezultatet e tyre në mësime. I ati i Artanit shumë shpejt u kthyen në Kosovë, për të rindërtuar shtëpinë e shkatërruar gjatë luftës dhe për të hapur firmën e tij ligjire. Me babain vazhdon rrëfimin e tij 26 vjeçari komunikonim vetën në tel dhe në skype për ç’do arritje apo problem familjar tonin. ‘‘Na mungonte shumë babai, veçanërisht atë kohë fillimi. Kishim më shumë se kurrë nevojë për ta patur pranë për çdo gjë që mund ti duhet në familjeje me 6 fëmijë’’. Kur gjërat ecin mirë edhe e kaluara traumatike venitet paralelsiht. Gjatë kësaj kohe veç punës në profesion si avokat në disa firma prestigjoze në Londër për të cilën paguhet Artani angazhohet edhe ne projekte vullnetare që konsistojnë kryesisht në të ndihmuarit e refugjatëve në botë’. ‘’Po vullnetarisht kam menaxhuar edhe disa projekte ndërkombëtare të sponsorizuara nga British Council. Kam dëshirën më të madhe të ndihmoj ç’do kosovar apo shqiptar që has vështirësi këtu në fushën e drejtësisë’’ Teksa me tregon për të gjitha këto Artani mundohet të flasë në shqip. Dhe në fakt e flet mirë po aq sa dhe anglishten. Është dëshirë e tij që ta ruajë gjuhën shqipe edhe këtu, tua transmetojë atë edhe pasardhësve si pjesë e identitetit të tij. ‘’Ruajtja e gjuhës tonë amtare është një vlerë shumë e rëndësishme që ne shqiptarët duhet të bëjmë me patjetër. Neglizhimi i gjuhës mëmë çon në humbje të identitetit,nga prindërit tanë, gjyshërit ose anëtarët e tjerë të familjes në vendin tonë në Kosovë dhe Shqipëri’. Është detyrë e jona të punojmë fort për ta ruajtur atë edhe për brezat e së ardhmes’’. Dhe në fakt gjuha e vendit mëmë është dhurata më e bukur që mund ti bësh një brezi të ri i lindur e rritur në vend të huaj. Asnjëherë familja e tij dhe vetë ai se humbën mallin për Kosovën , vendlindjen e tyre dhe gjithçka tjetër të bukur që lanë atje pa dashur, por të detyruar. I mirëvendosur në Londër me punë dhe familje Artani tregon se Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë vendlindja e tij. Do të mbetet vend i cili i ruan atij kujtimet më të bukura të fëmijërisë para lufte. ‘’Jam shumë krenar që jam shqiptar. Kjo më jep një ndjenjë të identitetit dhe krenarisë. Do të përdor të aftësitë e fituara në Angli për të ndihmuar Kosovën të integrohet plotësisht në botë’’. Dhe nga njerëz të tillë të cilët kanë një qëllim të mirë në jetë dhe vazhdojnë të punojnë fort cilado qofshin rrethanat për ta arritur atë, një mesazh është i mirëpritur nga ç’do lexues veçanërisht i vlefshëm për ata të rinj që mendojnë se vështirësitë mund tua lënë ënderrat në sirtar. ‘‘Ju drejtohem me zemër të gjithë shqiptarëve në Britani të Madhe dhe në mbarë botën: Jini krenarë për rrënjët nga vini dhe integrohuni në komunitetet në të cilat jetoni. Punoni së bashku për të ndërtuar mirë veten për shoqërinë dhe komunitetet të sigurta dhe të gjalla’’. 8 detina zalli Pedagogia më e re e Universitetit të Harvardit d DETINA ZALLI ERDHI NË ANGLI NË VITIN 1999. Studimet e larta i kreu bashkë me të motrën binjake në Universitetin e Suseksit (Sussex) për mjekësi molekulare. Sot Detina jeton mes Anglisë dhe Amerikës, pasi punon pedagoge në Universitetin e Harvardit. Vajza nga Shqipëria ndihet sot krenare ndaj kolegëve nga e gjithë bota. Ajo është pedagogia më e re në Harvard. Nuk e kishte menduar Harvardin, por studimet për mjekësi në Universitetin e Suseksit e më pas atë të Leiçesterit i kishte me një qëllim rrezegjatë. Në jetë ajo kishte synim të ishte më shumë se vetëm një mjeke e profilizuar. Ajo kishte që herët dëshirën dhe synimin të ishte në majë të profesionit të saj, të kishte zbulimet e saj shkencore. Dhe pikërisht këto synime të paartikuluara më parë e shtynë në fakt 28-vjeçaren nga Shqipëria të konkurrrojë për të qenë pedagoge në një ndër universitetet më të mira në botë, atë të Harvardit. “S’e kisha menduar Harvardin, aplikova për të parë ku isha. Ishte më tepër një sfidë me veten time. Ata më zgjodhën mua nga një mijë aplikantë. Çdo gjë më vajti mirë që në intervistën e parë, që profesorë të Harvardit më bënë nëpërmjet Skype-it”. Ishte fundi i korrikut të vitit 1999, kur dy prindërit e saj dhe ajo me të motrën binjake u vendosën në Angli. Të dyja motrat, që të vogla ëndërronin të bëheshin mjeke kur të rriteshin. Kështu Detina nisi studimet ne Universitetin e Suseksit për mjekësi molekulare, gjë që i jepte mundësinë për të vazhduar më tej mjekësi të përgjithshme, ose doktoraturë shkencash në mjekësi. Pas kësaj ajo mbrojti doktoraturën në Universitetin e Leiçesterit, Angli, në shkencat e biologjisë së qelizave molekulare-biokimi. Në Harvard, Detina po mbron post-doktoraturën në fushën e proteinave, të cilat kanë të bëjnë me lëvizjet e qelizave kanceroze, me migrimin e qelizave dhe proteinave. Detina po merret me nje projekt mjaft ambicioz, ku kërkon të përfshijë sa më shumë të rinj shqiptarë që mund të gjendet në www.wespeakscience.com. Dhe pas gjithë kësaj rruge të suksesshme, ku çdo moshatare e saj do të kishte dëshirë të gjendejbashkudhëtare, dok. Zalli vlerëson si shtysë thelbësore atë të prindërve të saj. “Kur filluam të shkonim në kopësht, në moshën 4-vjeçare prindërit na nxisnin që të mësonim më shumë vjersha dhe këngë sesa shoqet, që të ishim kështu të parat. Ky inkurajim u rrit kur filluam klasën e parë dhe për të vazhduar më tej. Kështu që në njëfarë mënyre na u fut në gjak kjo puna e të studiuarit”. 28-vjeçarja ka punuar shumë dhe kjo është shumë lehtë e kuptueshme, që veç punës dhe studimit, ata faktorë që e sollën deri në arritje të tilla ishin sigurisht edhe pasioni, përkushtimi, vullneti. Sipas saj këto janë armët e suksesit,armë që sfidojnë gjithçka dhe bëjnë që e pamundura të mos ekzistojë. Fakti që jeton në Amerikë bën të duket se mallin për Shqipërinë tek ajo e ka zëvendësuar malli për Anglinë. Ky është vendi i saj i dytë i lindjes, pas Shqipërisë, 9 Në karrierë do të ketë edhe momente të dobëta, negative, apo padrejtësi. Këto gjëra nuk janë gjithmonë të shmangshme, por gjithmonë kur jam gjetur në vështirësi i kam thënë vetes: Buzëqesh dhe puno fort. Koha është shumë e çmuar. S’ia vlen ta humbësh. sepse dy prindërit dhe motra e saj e vetme jetojnë këtu, edhe pse për Detinën, toka mëmë është shumë e rëndësishme emocionalisht. “Nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur u tregoj shokëve dhe kolegëve se jam nga Shqipëria. Të gjithë kolegët e mi në punë, japonezë, kinezë, koreanë,rusë, francezë dhe indianë e dinë historinë e Skënderbeut, madje kanë marrë “inat” një koleg turk, për shkak të tij. Shpeshherë kolegët e mi bëjnë shaka duke më pyetur: Kur do ta takojmë Skënderbeun”? Krenaria për vetveten dhe rrënjët e saj, në Bostonin e largët rritet akoma më shumë kur profesorë të dëgjuar anglezë, amerikanë dhe të kombësive të tjera e komplimentojnë për arritjet e saj kur mësojnë se ajo vjen nga një vend i vogël si Shqipëria. Detina ka ardhur e vogël në Angli. Është rritur dhe arsimuar këtu, dhe më pas iu drejtua Amerikës për të jetuar e punuar. Një lidhje e mirëfilltë me Perëndimin, por në brendësinë e saj, po aq e ngushtë është edhe lidhja me traditat dhe kulturën e vendit ku ajo lindi, Shqipërinë. “Si unë, edhe motra ime Argita nuk e kemi patur aspak të vështirë për të ruajtur traditat e mira të vendit tonë. Mbase kjo nga fakti se të qenit binjake nuk na e bënte të domosdosshme shoqërinë me vajza, apo djem të kombësive të tjera. Unë me Argitën ishim gjithmonë bashkë dhe vetëm kur unë shkova në Universitetin e Harvardit jemi “ndarë” fizikisht. Por një arsye tjetër, që ka ndikuar në ruajtjen e atyre vlerave pozitive të traditës tonë ka qenë se familja jonë ,babi dhe veçanërisht mami ishin pak konservatorë, duke njohur edhe mënyrën e jetesës në Angli. Pothuaj përditë, krahas mësimeve që kishim për të bërë duhej të dëgjonim edhe të paktën 30 minuta “moral”(qesh). Ne ndiqnim rregullisht gjithashtu dhe rrjetet televizive shqiptare, dhe sidomos programet me tema shoqërore, por edhe muzikë popullore”. Në Angli Detina nuk ishte shumë e organizuar me komunitetet shqiptare, teksa e krahason këtë me bashkëpunimin dhe mirorganizimin mes bashkëkombasve të saj në Boston. “Në Boston, ku unë jetoj dhe punoj tani ka organizim më të mirë të shqiptarëve, qofshin këta të Shqipërisë, apo të Kosovës. Atje ne mblidhemi shumë shpesh, pa pritur vetëm festat kombëtare. Ndihesh shumë më ndryshe kur bashkëbisedon dhe shkëmben eksperiencën tënde me bashkëkombasit e tu. Do të më vinte mirë që kur të kthehem sërish në Londër të gjej një ambient të tillë si ky në Amerikë”. Pasi më ka treguar kaq shumë për fillimet, vështirësitë dhe arritjet e saj, Detina ka dëshirën ta mbyllë historinë me një mesazh, ndërsa tregon se është e sigurt se populli i saj është komb i zgjuar dhe si i tillë, nuk do t’i mungojnë kurrë talentet nëpër qarqet botërore. Mesazhi i 28-vjeçares nga Harvardi vlen për çdo lexues, të ri/re shqiptare që ka ëndrra si ajo për t’i realizuar. “Dua t’u them të rinjve shqiptarë në Angli, Amerikë dhe kudo në botë që asnjëherë të mos e mendojnë veten inferiorë karshi kombësive të tjera. Duhet vetëm të studiojnë dhe të punojnë fort e të jenë ambiciozë në atë që duan të arrijnë. Kurrë të mos demoralizohen nga një dështim i çastit, por të ringrihen dhe të shohin përpara,sepse kanë për të realizuar ëndrrën e tyre. Uinston Çërçill ka thënë një shprehje të bukur: “Success is when you go from failure to failure without the loss of enthusiasm” – “Suksesi arrihet kur kalon nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin”. Njeriu më i suksesshëm nuk është ai që qëndron gjithmonë lart, por ai që, kur bie poshtë ngrihet menjëherë. Në karrierë do të ketë edhe momente të dobëta, negative, apo padrejtësi. Këto gjëra nuk janë gjithmonë të shmangshme, por gjithmonë kur jam gjetur në vështirësi i kam thënë vetes: Buzëqesh dhe puno fort. Koha është shumë e çmuar. S’ia vlen ta humbësh”. 10 Aqif Neli Nisi nga puna në ndërtim, sot është sipërmarrës i suksesshëm! s SYTË, PËR NJË JETË MË TË MIRË TË TIJËN DHE FAMILJES, i hodhi drejt Mbretërisë së Bashkuar, ashtu si shumë bashkëkombas të tij në vitin 1997, vit, që për Shqipërinë e shqiptarët njihej si luftë e jetuar; për të huajt, ngjarje të shkruara e të transmetuara prej andej. Në fakt, kur mbërriti këtu në Mbretërinë e ëndërruar, pa dhe përjetoi se jeta reale s’ishte dhe aq e ëndërruar po t’ia nisje çdo gjëje nga e para dhe të punoje në ndërtim. 47-vjeçari AqifNeli, babi i dy fëmijëve, sot sipërmarrës në fushën e ndërtimit, tregon se si mësoi të përdorte disa nga veglat gjatë punës së tij të parë në ndërtim. “Para se të vija në UK, punoja si shef personeli, tregon sot AqifNeli. - Këtu e gjeta veten duke punuar në ndërtim”. Disa nga miqtë e tij (e ndihmuan dhe e morën në punë, por që ata sot janë të punësuar në kompaninë e tij), e mësuan se si të përdorte disa vegla të thjeshta pune. Megjithëse punën asnjëherë nuk e ka patur problem, ai e kishte të vështirë të përshtatej me kushtet e reja. E filloi nga e para. Ndërtimi ishte më me shumë para, ato në fillim duheshin shumë, prandaj zgjodhi ndërtimin. Kaloi vështirësi, sidomos ë gjuhës. “Kujtoj që shumë shpejt pas ardhjes tonë këtu, me gjithë bashkëshorten time, u regjistruam në shkollë për të përmirësuar ang- lishten. Gati më zinte gjumi në klasë, pasi isha lodhur gjithë ditën, por e vazhduam. Nuk kishim tjetër zgjidhje”. Punëdhënësit me siguri panë diçka të vlefshme tek Aqifi dhe filluan shumë shpejt ta aktivizojnë me drejtimin e punëve. Si fillim duke ndihmuar bashkëkombësit e tij me gjuhen e më vonë dhe me drejtimin e punëve në kantiere. Ka ushtruar gati të gjitha nivelet prej përgjegjësi në punë, menaxherit, projektet e kontratat e menaxherit. Këto i ka ushtruar si në projekte të vogla dhe në ato të mëdha. Në shumë kompani merrej me vendosjen e rregullit disa punë që ngeleshin prapa. “Ana praktike e punës po shkonte mirë, por dita ditës po shihja që më duhej të kompletohesha edhe me njohuritë teorike të nevojshme. Njëra nga kompanitë ma dha këtë mundësi, sot jam MCIOB (MemberOfCharted Institute OfBuilding, degreeonconstructionmanagement). Po ashtu kam bërë edhe shumë kurse të tjera të domosdoshme”. Në fundin e vitit 2007, gati pas 10 vitesh në Angli, mendoi dhe vendosi që të punojë për vete, duke krijuar kompaninë e tij: “AN ConstructionSolutionLtd”. Kompania vazhdon edhe sot të konkurojë në treg, ku ka me dhjetëra të punësuar ku një pjesë e mirë janë bashkëkombës. “Gjëja e parë që të bie në sy për mirë këtu është se ka 11 “Mbaj mend që në orën e anglishtes sa s’më zinte gjumi në klasë. Kisha punuar gjithë ditën në ndërtim, isha i lodhur, por s’kisha rrugë tjetër”. rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë, përsa i përket ndihmës që të japin kur je përkrah një tjetër të huaji, jo shqiptar”. Në paketën e parë që mori nga autoritetet krijoi kompaninë të tij. Rregullat e sigurimit teknik në punë në Britaninë e Madhe janë shumë të rrepta, ndryshe nga Shqipëria, ku mungojnë shumë gjëra dhe për më tepër autoritetet nuk ta lehtësojnë, por ta vështirësojnë vazhdimësinë e punës dhe si pa kuptuar edhe suksesin në të njejtën kohë. I suksesshëm në punë e në biznesin e tij, Aqifi gjen kohë për fëmijët, për familjen dhe miqtë e tij. Për të familja është gjëja më e shtrenjtë. “Jam shumë i kënaqur me ecurinë e Tarës, vajzës sime, dhe po ashtu me Leon,djalin. Asgjë nuk më ka penguar për t’i dërguar fëmijët në aktivitete të shumta jashtë programit mësimor. Tara ka kaluar nivelin e 8-të në piano e Leo është në të dytin, kjo falë edhe bashkëshortes time. Ajo gjithmonë është për ne të tre një shtytëse e mirë dhe e kujdesshme për të ecur përpara”. Por atë e merr malli për Shqipërinë, për vendin, për familjen dhe gjithçka që ka lënë në atdhe. Mungesa ndihet shumë veçanërisht kur njeriu kalon ditë të shënuara e të mëdha në jetë, p.sh kur i lindi djali patjetër që do të donte që të gjithë t’i kishte aty. “Këto janë disa momente që mbeten në kujtesë por kjo s’do të thotë se ata nuk na mungojnë përditë e gjithmonë. Urojmë të jenë mirë dhe shumë shpejt t’i bashkohemi familjeseuropjane”. Aqifi vazhdon të angazhohet me bashkëkombësit, sikurse dikur në momentet e para në Britani. ai ka ndihmuar me dhjetëra familje për t’u punësuar, disa prej të cilave duke i mbajtur edhe në shtëpi e duke i këshilluar si duhet të vazhdojnë më tej. “Më kujtohet në fillim që kur shkonim tek posta për të folur në telefon, në darkë gjenim shqiptarë të sapoardhur dhe i merrnim në shtëpitë tona”. Në afro 15 vitesh jetesë në Angli, edhe ai, si mijëra të tjerë, ka protestuar me pllakatë në dorë kundër dhunës serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës, kam marrë pjesë në pothuajse të gjitha festimet e Pavarësisë e çdo takim e festim tjetër… Së fundi ka një bashkëpunim shumë të mirë me shoqatën ‘Mother Tereza”, “Albanian Union” në të cilën bëjnë pjesë edhe fëmijët e tij. Mbështet e përkrah punën e shkëlqyer që ata bëjnë me fëmijët. Ai ka sponsorizuar edhe shumë aktivitete të komunitit dhe disa aktivitete të Ambasadës shqiptare në Londër. Mesazhi i AqifNelit për bashkëkombasit e tij është: “Mundohuni të vini në jetë më të mirat e vendit nga vini e më të mirat e vendit ku jetoni dhe do të keni sukses kudo!” 12 Eni Doda Shqiptarja që punon në programe të mëdha televizive në Britaninë e Madhe p PREJ DISA VITESH ENI ËSHTË PJESË E GRUPIT të prodhimit të programeve televizive si “Britains got Talent”, “Big brother” dhe “X Factor”. Dëshira për të punuar në media ka qenë gjithmonë pjesë e brendshme e saj. Edhe pse prindërit deshën dhe e nxitën atë të studiojë për ekonomi, ajo të parën vuri median. “Zemra ime ka rrahur gjithmonë për median në fakt. Sa herë shikoja emisione televizive e mendoja se sa e mrekullueshme do të ishte të punoja aty. Në fakultet studiova media, sepse kjo ishte ajo që unë doja, edhe pse e dija që do ta kisha të vështirë të futesha në këtë industri, veçanërisht duke menduar konkurrencën e këtushme. Për një vit pas studimeve nuk gjeta punë. Kështu prindërit më këshilluan të ndërroj drejtim karriere,duke studiuar për ekonomi”. Edhe pse mbaroi studime të dyta në ekonomi, aplikimet dhe kërkimet për punë vazhdonin të ishin në industrinë e medias. Nuk la producent pa i dërguar e-mail-e dhe pa e kontaktuar. Nuk la televizion pa dërguar CV. Prej më shumë se një viti aplikimesh dhe kontrolle e-mail-sh në çdo orë të ditës, se mos ndonjëri/a i ishte përgjigjur më në fund, zonja e quajtur Denise Kelly, producente në ITV i ofroi Enit një vend për të punuar në emisionin “Take me out”. Eni aty do të përshkruante një njeri të famshëm. Kjo ishte dhe pikënisja që i hapi rrugët 26-vjeçares për të punuar aty ku ajo kishte ëndërruar gjithmonë. “Për më shumë se një vit kam punuar vullnetarisht. Vetëm kështu mund të provoja që isha njeriu i duhur për këtë punë. Edhe pse e papaguar dhe me sakrifica, falenderoj prindërit e mi për mbështetjen. Veçanërisht gjatë asaj periudhe unë i gëzohesha vetëm faktit që punoja në media”. Më pas Eni punon në emisionin “Got to dance” në Sky One, ku i duhej të ishte gjithë kohës në lëvizje rreth Britanisë dhe Irlandës duke mbajtur audicione në Birmingam, Mançester, Glasgou, Dublin, Njukastëll dhe Londër. Gjatë kësaj kohe asaj i duhej të kujdesej për producentët, vipat dhe pjesëmarrësit. « Absolutisht e pëlqeja atë punë. Ishte gjithashtu një mundësi për të eksploruar Britaninë. Është një vend i mrekullueshëm, pavarësisht motit të lagësht». Kaq kishte ajo sa për të futur këmbët në media dhe pastaj emisionet e presin në radhë. Pasi eksploron Britaninë fillon të punojë në emisionin e shumëndërruar prej saj, «The X Factor ». Për atë ishte një ëndërr e bërë realitet. Më pas në “Britains got Talent”, në festivalin më të madh në botë, atë “Glastonbory Festival” në BBC, “Got to dance” në Sky One dhe “Big Brother” në Channel 5. “Në Big Brother” unë e pashë veten një shkallë më ngushtë me punën e ëndërruar. Atje punoja duke përzgjedhur pjesët më të mira të personave brenda shtëpisë. E kam bërë këtë punë për të paktën dy vjet. Kur “Big Brother” mbaroi ajo vazhdoi të angazhohet në role të tjera në Channel 4. Për momentin 26-vjeçarja punon në ITV në show-n e quajtur “Tipping point”. 13 “Edhe kur jam në punë unë s’pushoj duke treguar se sa e bukur është Shqipëria. Njëherë mora një kolegen time në Shqipëri. Ajo absolutisht e pëlqeu atë vend. Tani pjesa më e madhe e producentëve janë kuriozë të shkojnë dhe ta shohin Shqipërinë nga afër”. I pëlqen atmosfera në çdo program ku punon, sidomos kur ajo është në studio. Tek e fundit ka ëndërruar gjithmonë për këtë. “Është një ndjesi që nuk mund ta përshkruaj. Të them të drejtën s’më duket si punë, më duket më shumë si gallatë. Megjithatë ka raste që punojmë me orë të zgjatura nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 2 të mëngjesit pasardhës. Por e ndjej lodhjen vetëm kur godas shtratin( qesh)”. Me Enin takohem në London Bridge. Ecëm gjatë për të gjetur një vend të qetë, pa shumë njerëz, ku mund të pinim diçka e të bisedonim në qetësi, jo vetëm rreth materialit të intervistës, por edhe për pak kujtime të bukura fëmijërie. Jemi nga i njëjti qytet dhe, madje kishim jetuar në të njëjtën lagje. Ndajmë gjithashtu të njëjtin profesion. Teksa ajo më tregonteme dëshirën e madhe, gjithë çfarë kishte arritur të bënte dhe me sa shumë mund kishte ardhur deri këtu, po mendoja se fillimet e saj do kenë qenë të lehta përderisa ajo ruan ende kaq shumë energji. Në fakt fillimet e Enit dhe familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishin dhe aq të lehta. Ajo ishte vetëm 10 vjeçe atëherë. Nuk dinte asnjë fjalë anglisht, ashtu sikurse edhe familjarët e saj. Ia nisën çdo gjëje nga e para. Në fakt kjo nuk mund të të venitet lehtë nga kujtesa sado arritje të mëvonshme të të presin në karrierë. Ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Angli, por ajo më tregon se sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë ka mall për Shqipërinë.Nuk e besova, duke menduar se ajo tashmë ka çdo gjë këtu, familjen, shoqërinë, punën, çdo gjë. Në fakt Eni është shumë patriote, madje ajo, për t’i kujtuar vetes se nga vjen mban edhe një tatuazh, ku shkruhet “guri i rëndë në vendin e vet”. “Mirë, apo keq është vendi nga unë vij. Vetëm shpresoj që të vazhdojë të zhvillohet si vend, më mirë nga sa është bërë deri tani. Ai vend ka plot njerëz të talentuar, edhe këtu në Angli ka plot, por akoma mbeten për t’u zbuluar”, - vazhdon të më rrëfejë Eni me po aq dashuri dhe energji sa dhe në fillim kur më rreshtoi emisionet ku ajo kishte punuar, punë për të cilën tregonte se ndihej dhe krenare, dhe e privilegjuar. Sa herë që puna i jep asaj ditë të lira pushimi, ajo fluturon drejt Shqipërisë. Për fat të keq, jo në periudha vere, pasi është gjithmonë e zënë me programe. “Edhe kur jam në punë unë s’pushoj duke treguar se sa e bukur është Shqipëria. Njëherë mora një kolegen time në Shqipëri. Ajo absolutisht e pëlqeu atë vend. Tani pjesa më e madhe e producentëve janë kuriozë të shkojnë dhe të shohin Shqipërinë nga afër”, - më tregon më tej Eni. Dhe nga kjo kuptoj se Eni shfrytëzon edhe njohuritë nga ekonomia gjatë punës, duke iu nxitur endjen kolegëve producentë për të vizituar të mrekullueshmen Shqipëri të saj dhe timen. Sipas saj, për të kuptuar se si bota e sotme funksionon duhet medoemos që gjithsecili të ketë pak mendje biznesi dhe ekonomie. Tani për tani ajo ka si qëllim të marrë titullin “associate producer” për producentët e rinj. Ka ëndërr që në pak vite kohë të arrijë të ketë shown e saj duke u njohur kështu përfundimisht si producente ekzekutive. Këto janë planet e saj më shpejt të pritshme, meqenëse ajo është e mirëvendosur këtu bashkë me familjen, por nëse një mundësi e mirë pune të mirë do t’i jepet në Shqipëri, ajo është e gatshme t’i thotë “po” ofertës prej andej.“Ndoshta në edicionin tjetër të “Big Brother”-it atje”, - shton më tej. Pas gjashtë vite studimesh në degë të ndryshme, pas gjithë atyre e-mail-ve për të kontaktuar producentë, pas gjithë atyre muajve lëvizje nëpër Britani vullnetarisht, vetëm për të treguar se ajo e do atë punë dhe di ta bëjë, kush nuk do të kishte një mesazh për të dhënë dhe, kush lexues nuk do ta mirëpriste atë si shembull? “Është e vështirë shumë të fillosh punë në profesion sapo del nga fakulteti, sepse mungon eksperienca, por megjithëkëtë, sa më shumë mënyra provoni, më shumë mundësi do të keni. Gjithashtu, gjithmonë merrni në konsideratë këshillën e prindërve. Ata kanë një jetë të tërë eksperiencë që iu vlen”. Kështu e mbyll rrëfimin e saj 26-vjeçarja, Eni Doda. 14 iSMET kRASNIQI Të jesh ... “Freeman of the City” a AI ËSHTË SHQIPTARI I PARË I KOSOVËS që i dedikohet një titull i tillë. “Freeman of the City” është çmimi që ka marr Ismet Krasniqi duke u shndërruar kështu në një krenari për çdo shqiptar të Britanisë së Madhe. Njerëz të tillë kaq dinjitoz me të vërtet meritojnë nderime të cilat lartësojnë prestigjin sikurse dhe ndjenjën e patriotizmit bashkëkombës. Nuk mund të qëndrohet në heshtje përpara figurave kaq të nderuara. Është kënaqësi të shkruash e të dokumentosh vepra njerëzore pse jo edhe historike të komunitetit shqiptar në Britani. Krenaria që ndjen duke përshkruar këtë figurë është e papërshkrueshme. Këto shembuj shërbejnë për të treguar vlerat e vërteta të shoqërisë shqiptare dhe të shqiptarisë. Figura të tilla janë shembull për edukimin e brezave sikurse për të rritur ndjenjën e atdhetarizmit, bashkësisë si dhe të heroizmit. Ismeti u lind në Vranoc të Pejës ku dhe mbaroi arsimin elementar duke vazhduar më pas me arsimin e mesëm në Pejë dhe një pjesë në Prishtinë. Shumë herët ai kishte filluar një biznes privat në Kosovë deri në shpërthimin e luftës në Kosovë , kur situata u keqësua aq shuma sa u detyrua të rrokte armët dhe t’i bashkohet njësive vullnetare te lëvizjes Çlirimtare në fshatrat e Pejës. Angazhimi i tij gjatë luftës ka qenë në dy rrafshe. Në atë të furnizimit të njësive ushtarake të UÇK-së dhe civilëve të rrezikuar me ushqime dhe materiale të nevojshme dhe rrafshi tjetër që pasoi më vonë, angazhimi i tij në njësitë mbrojtëse deri sa u plagos gjatë luftimeve dhe në këto kushte ai u detyrua të braktisë Kosovën dhe erdhi në Londër në shtator të vitit 1998. Pas trajtimit dhe rehabilitimit mjekësor Ismeti nisi një jetë të re këtu në Londër, e cila u mbush sa me vështirësi të mëdha po aq edhe me suksese. Ismeti shprehet se “Duke përfituar nga përvoja që kishte pasur në biznes gjatë kohës në Kosovë, edhe në Londër pata fatin dhe shumë shpejt fillova me një biznes tjetër këtu, pasi Britania e Madhe është një vend i mundësive dhe kushdo që punon shumë mund të arrijë atë që aspiron. Në fillim mendoja që do të ishte e pamundur rinisja e një jete të re këtu e për më tepër të një biznesi sikurse kisha dëshiruar gjithmonë. Por shpresa sikurse vullneti për te realizuar dëshirat e ëndrrat nuk të lënë asnjëherë në baltë. Mjafton të kesh vullnet e aspiratë në jetë me punë e përpjekje arrihet çdo gjë”- 15 “... duhet që secili prej nesh të jetë shembull për familjen e vet shoqërinë dhe komunitetin tij, sikurse për kombin e tij. Duke menduar kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndosh e me vlera universale dhe të denjë”. shprehet ai i kënaqur nga arritjet e veta. Ismeti përshkruan ardhjen deri tek çmimi ai thotë se – “është falë këtij angazhimi dhe kësaj pune duke arritur që të krijoj kontakte të rëndësishme të cilat edhe më kanë mundësuar që të marr këtë titull, “Freeman of the City”, që ndonëse është tradicional dhe simbolik, ka një rendësi pasi isha shqiptari i parë i Kosovës që e kam marrë këtë titull”. “Freeman of the City” është një çmim që u dedikohet të gjithë atyre që punojnë shumë dhe që arrijnë të kuptojnë se Britania e Madhe është vend i mundësive dhe që duhet shfrytëzuar këto mundësi. Ai na këshillon duke na thënë : “Mos humbisni kurrë dëshirat dhe aspiratat vendosni objektiva pasi këtu ato mund të bëhen realitet. Ndonëse rruga për sukses të duket e gjatë edhe e mundimshme por gjithmonë kënaqësia e marrë nga rezultati si dhe ndjenja e realizimit është e pa krahasueshme. Ndjenja e përmbushjes së objektivave nuk ka fjalë ajo bën të harrosh çdo vështirësi të hasur sikurse çdo sakrificë edhe mundim”. Duke marrë shkas nga ky sukses këtë çmim Ismeti ia dedikon të gjithë atyre që kanë pasur një udhë- tim të gjatë dhe të mundimshëm deri këtu dhe që kanë arritur përtej ëndrrave të tyre prej punës së tyre. Padyshim se ai është një shembull i brezit të ri duke i inkurajuar të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre, por të punojnë fort pa u lodhur pasi nëpërmjet punës arrihet çdo gjë. Ismeti shton se, - “duhet që secili prej nesh të jetë shembull për familjen e vet shoqërinë dhe komunitetin tij, sikurse për kombin e tij. Duke menduar kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndosh e me vlera universale dhe të denjë”. Në mesazhin për shqiptarët e Britanisë së Madhe Ismeti thekson domosdoshmërinë e integrimit në shoqërinë britanike, “e cila ka qenë mjaft zemërhapur dhe posaçërisht për shqiptarët ka qenë shumë korrekte dhe mikpritëse. Shqiptaret duhet jenë krenarë dhe kurrë mos t’i humbin shpresat se një ditë do të arrijnë atë qe presin dhe dëshirojnë”. Natyrisht që nuk mund të hiqte vëmendjen nga mëmëdheu edhe pse në Londër. Nuk janë thjesht investimet në Kosovë apo Shqipëri por përpjekjet e vazhdueshme për të çuar në mëmëdhe investitorë britanikë, një mision që vazhdon, ashtu si edhe rrugëtimi i tij i suksesshëm. 16 Agim therÇaj Puna ta shpërblen mundimin o ‘ORIENTIMI NË KOHË DHE HAPËSIRË është një gjë e domosdoshme. Fillimi nuk ka qenë i lehtë dhe as pa peripeci. Kam tentuar, kam sprovuar, kam kaluar momente të vështira, jam zhgënjyer, por nuk jam dorëzuar. Pasi jam informuar mirë dhe kam njohur kërkesat e tregut jam specializuar në këtë profesion. Shkallët i kam ngjitur një nga një pa nxituar dhe me këmbë në tokë derisa kam arritur të drejtoj si menaxher në një nga kompanitë, më të mëdha dhe prestigjoze. Nuk mund të ngjitesh tek çatia pa ndërtuar mirë themelet!’ na thotë Agim Therçaj, pronar i një kompanie të suksesshme në Londër, ‘Balkan Build Ltd’. Erdhi në Britani si një emigrant i zakonshëm. Kishte prioritet pasi zotëronte dy gjuhë të huaja: gjuhën angleze dhe atë italiane. Që në kontaktin e parë përmes emocioneve të një emigranti që vjen nga një vend i vogël siç është Shqipëria, me një histori të gjatë e të dhimbshme diktature, izolimi e mohimi të të drejtave njerëzore, ka prekur dhe përjetuar vlerat e lirisë, të shtetit modern dhe funksionimit të ligjit. Në një periudhë të shkurtër, ka vërtetuar se në Britani ka hapësira të pakufishme për të realizuar ëndrrat, ku njerëzit trajtohen njëlloj pavarësisht ngjyrës, seksit, etnisë, racës, bindjeve, shkol- limit, pasurisë, etj. Sipas tij, miku më i madh për secilin në këtë shtet, është ligji, rregullat, normat, mjafton të jesh një qytetar i denjë dhe korrekt; dhe Mbretëria e Bashkuar është një tokë shterpe për veprimet ilegale dhe abuzive, por një tokë e begatë për konkurrencën e lirë dhe ekonominë e tregut. Kishte mbaruar studimet për anglisht në Shqipëri dhe këtu gradualisht e gjeti veten në botën e biznesit, në sektorin e ndërtimit. Emigrantet qe vinin synonin menjëherë për një punë dhe një shtëpi, çka binte ndesh me mundësitë dhe realitetin. Pasi edhe evropianët që kishin vite që ishin pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk jetonin në një shtëpi të tyren. I riu shqiptar, kuptoi se ato dhe shumë lukse të tjera mund të arriheshin vetëm nëpërmjet punës. Sidomos këtu ku jetonte, që puna asnjëherë nuk do ta humbiste rëndësinë e saj nëse zbatohej brenda kufijve ligjorë. Themelimi i një kompanie të suksesshme nuk ka qenë e lehtë, por me anë të punës, seriozitetit dhe përkushtimit, Agimi ka arritur të realizojë projektin që ka shpërblyer sakrificat e tij në jetë. ‘Personalisht nuk kam lakmuar asnjëherë pasurinë, makinat e shtrenjta, jetën luksoze. Mendoj se kam zgjedhur rrugën e duhur si shumë e shumë të tjerë, punën 17 ‘Secili prej nesh ka një fuqi të madhe në dore. Me punën dhe emrin tonë mund të ndërtojmë apo të shkatërrojmë çdo ditë, çdo orë e çdo çast. Ne krijojmë jo vetëm imazhin tonë, por edhe të familjes, zonës që i përkasim, pse jo edhe të vetë Shqipërisë.’ dhe vetëm punën. Për mua nuk ka orar kur bëhet fjalë për të realizuar një projekt, një kontratë apo një objektiv të caktuar. Urtësia popullore na sjell përvojën e brezave të skalitur në proverbin: “puna ta shpërblen mundimin”. Kush kupton dhe përqafon këtë filozofi e ka të garantuar suksesin.’ shprehet në mënyrë modeste Agimi. Ai veçon si një gjë pozitive, aftësinë e të punuarit dhe përshtatjes me grupin me të cilin punon, i cili ka synimin e përbashkët arritjen e më të mirës së mundshme. Pjesa më e madhe e të punësuarve në kompaninë e tij janë shqiptarë, por ka edhe rusë, polakë, bullgarë, rumunë, lituanez, anglez etj. Kur ka hapësira të ligjshme, Agimi përpiqet të kënaq kërkesat dhe interesat e bashkatdhetarëve. Pavarësisht se biznesi që ai drejton, është një ndër kompanitë që është marrë me projekte të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, z. Thercaj e konsideron më të vështirë ngritjen e një familje të shëndetshme se sa të një ndërtese. Familja është institucioni bazë dhe më i rëndësishmi, është guri i themelit të jetës dhe shoqërisë.. ‘Duhet të dish të edukosh dhe edukata më e mirë përcillet përmes shembullit të prindërve, përmes vlerave dhe normave morale që familja e shëndoshë shqiptare i ka në themel të saj. Vlerat tona të familjes na bëjnë krenar, dashuria dhe respekti i ndërsjelltë tek pjesëtaret e familjes, harmonia, përkushtimi, ngrohtësia,’ vazhdon më tej sipërmarrësi. Tashmë është një njeri i kompletuar në fushën e tij, por nuk e ka harruar atdheun. Për të atdheu është ‘gjithçka: e shkuara dhe e ardhmja, dhimbja dhe dashuria. Atdheu është gjëja që të mungon më shumë kur je larg. Atdheu është dheu yt që e vlerëson sa duhet vetëm kur je në dhe të huaj. Atdheu është ai që të bën borxhli të përjetshëm!’ Dhe kështu ndihet ai ndaj atdheut një borxhli, pasi dijet, edukatën i mori atje fillimisht. Identiteti, prejardhja shqiptare është ngulitur fort në personalitetin e tij dhe ndaj Agimi ndihet krenar dhe nuk gjen arsye apo argument që të mohojë origjinën. Ju drejtohet shqiptarëve kudo që ndodhen, që të mos e ndrydhin veten por të krijon mundësitë për të shpalosur aftësitë e tyre, që të jenë shembull për familjen, shoqërinë dhe pse jo edhe për kombin që ato përfaqësojnë: ‘Secili prej nesh ka një fuqi të madhe në dore. Me punën dhe emrin tonë mund të ndërtojmë apo të shkatërrojmë çdo ditë, çdo orë e çdo çast. Ne krijojmë jo vetëm imazhin tonë, por edhe të familjes, zonës që i përkasim, pse jo edhe të vetë Shqipërisë.’ 18 Naser BUZHALA “Lufta m’a ndërpreu ëndrrën në vendlindje. Unë e realizova atë në Perëndim” n NASER BUZHALA, DJALI NGA KOSOVA TREGON vështirësitë dhe fillimet e jetës në Angli. Si ia nisi çdo gjëje nga A-ja dhe rrugën ku shkeli për të realizuar ëndrrën e lënë në mes nga lufta në vendlindje. Ka më shumë se një dekadë që djali nga Kosova, Naser Buzhala punon në kryeqytetin perëndimor Londër si inxhinier ndërtimi. Ai tregon se ka punuar shumë për të arritur këtu ku është sot. Ia nisi çdo gjëje nga fillesa më elementare, çelësi i suksesit për të nuk ra nga qielli. “Kam punuar shumë, me orare të zgjatura natën nëpër restorante bashkë me time shoqe, Fatmirën. Ishte një periudhë e vështirë ekonomike, pasi veç jetesës dhe studimeve këtu, na duhej të investonim edhe në Kosovë për rindërtimin e shtëpisë së rrënuar dhe të djegur nga lufta. E kujtoj tani dhe do ta kujtoj për gjatë si një periudhë shumë të vështirë për ta përballuar financiarisht”. Ka ardhur në Britani, ashtu sikurse shumë bashkëkombas të tij në vitin 1998 për arsye lufte. Naseri ndërpreu studimet që ndiqte në Universitetin e Prishtinës në të njëjtën degë, atë të Inxhinierisë dhe Arkitekturës. Por edhe pse me brenga ikjeje nga vendlindja, për një arsye që askush nuk do ta dëshironte, edhe sikur t’i ofrohej vendi më i mirë në botë për të jetuar, Naseri tregon se në atë kohë shpresa për vazhdimin e studimeve nuk i ishte shuar. “Shpresa ime mori jetë, u bë fizike dy vite më vonë, pas ardhjes time këtu. Pasi në fillim ndoqa disa kurse të gjuhës angleze për ta përvetësuar atë në nivelin universitar. Pastaj u regjistrova në South Bank University, Londër në inxhinieri civile dhe dizenjim, ku studiova për tre vite”. Profesioni i tij shtrihet në një industri, që është direkt e lidhur me jetën e përditshme të njerëzve, gjë që do të thotë fat, sepse ka treg pune, na tregon Buzhala. Naseri merret me dizenjimin e çdo ndërtese, duke nisur nga shtëpitë, shkollat, spitalet, rrugët, urat e shumë të tjera, objekte këto të shtrira në të gjithë Britaninë e 19 “Kam punuar shumë, me orare të zgjatura, natën, nëpër restorante bashkë me time shoqe, Fatmirën. Ishte një periudhë e vështirë ekonomike, pasi, veç jetesës dhe studimeve këtu na duhej të investonim edhe në Kosovë për rindërtimin e shtëpisë së rrënuar dhe të djegur nga lufta. E kujtoj tani dhe do ta kujtoj për gjatë atë kohë, si një periudhë shumë të vështirë për ta përballuar financiarisht”. Madhe. Më e bukura e punës së tij është se projekte të tilla kanë realizuar edhe në Shqipëri, Kosovë, Izrael dhe Francë. Dhe sikurse i ndodh gjithsecilit të ketë një përshtypje të parë rreth diçkaje, apo rreth një vendi, ai tregon se përshtypjet e tij për Anglinë lidhen kryesisht me heterogjenitetin e popullsisë së këtushme. Ai s’e kishte menduar që nga vendlindja se Londra kryesisht, mund të kishte një diversitet kaq të madh të komuniteteve. Edhe ndërtesat, transporti e shërbimet në përgjithësi ishin ato që Naseri pa ndryshe këtu, krahasuar me vendlindjen e tij, Prishtinën. Z. Buzhala është i martuar dhe ka tre vajza. Për të e rëndësishme është që vajzat e tij, edhe pse të lindurae të rritura këtu, të kuptojnë prejardhjen e prindërve të tyre. Për Naserin trashëgimia e gjuhës te brezat e rinj dhe, jo vetëm, por edhe kultura jonë, traditat, respekti janë ato që tregojnë se ne vijmë nga Shqipëria, ndërsa i veçon si gjërat më të çmuara të fëmijërisë së tij në Kosovë. Dhe kur vjen koha ta pyesim se, çfarë është atdheu në një vend tjetër, që nuk është toka mëmë, por që të ofron të mira materiale dhe jetë më cilësore, përgjigjia lexohet në mimikën e fytyrës së Naserit, ashtu sikurse ka shumë gjasa të ndodhë me çdo njeri tjetër në një vend të huaj. “Atdheu është gjithçka për mua! Jetoj dhe veproj këtu në Britani, por me zemër jam në vendlindje. Gëzohem shumë kur dëgjoj për suksese atje, e lëndohem shumë për mossukseset.Me të mirat dhe të këqijat e veta, është vendi ynë. Atje ne peshojmë rëndë. Këtu jetojmë, por peshojmë shumë më pak”. Nga dashuria, apo malli për tokën mëmë ai shkon edhe pak më tej, duke treguar pakënaqësinë për zhvillimet ekonomike e kulturore në Shqipëri dhe Kosovë. Në këndvështrimin e tij si intelektual i diplomuar në Perëndim ai krahason me dobësi nivelin arsimor atje, si një arsimim i lartë pa vlera, i korruptuar. “Mesazhi im është direkt dhe kryesisht për më shumë bashkëpunim mes nesh, mes komunitetit shqiptar këtu. Bashkëpunim, që nis nga secili prej nesh si ndivid dhe pasohet nga shoqatat, që kanë më shumë mundësi ta realizojnë këtë marrëdhënie të mirë mes bashkëkombasve tanë. Si baba i tre vajzave do të shtoja një mesazhpër të gjithëbashkëkombasit e mi, të mos kursejnë në investimin për arsimimin e fëmijëve. Jemi popull i mençur e krenar,ta nxjerrim në pah këtë trashëgimi që na ka dhuruar fati”. 20 Sokol Cahani Të fillosh nga e para... i I VETËDIJSHËM PËR VËSHTIRËSITË E LARGIMIT nga vendlindja dhe ardhja në një shoqëri të panjohur, Sokol Cahani mbërriti në Londër në vitin 1995, pak kohë pasi kishte mbaruar studimet për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë. “Nuk erdha me mendjen për të punuar si aktor, -shpjegon ai, - pasi në këtë profesion gjëja kryesore është fjala, pra gjuha, dhe unë në atë kohë nuk e zotëroja gjuhën angleze.” Si të gjithë emigrantët e tjerë bën punë të ndryshme dhe njëkohësisht fillon të njihet me bashkatdhetarë të tjerë e të krijojë shoqëri të reja. “Atëherë komuniteti shqiptar ishte më i pakët dhe duke u ndodhur në një qytet të madh si Londra, me shumëllojshmëri kulturash, shoqërimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin ishte i natyrshëm e i domosdoshëm. Një nga pikat kryesore të takimit ishte lagjia Bayswater”. Sokoli rrëfen se mbresat e para nga Londra kishin të bënin me madhësinë e saj, popullsinë e përzier, si dhe kontrastin mes bukurisë dhe pastërtisë së zonave të pasura e ndërtesave të zymta dhe varfërisë në zona më pak të mirëmbajtura. “Më bëri gjithashtu përshtypje që gjithandej në Londër ka me të vërtetë shumë ndërtesa të stilit të vjetër dhe kur ua vura këtë në dukje miqve të mi, ata më thanë se anglezët janë fanatikë të ruajtjes së të vjetrës dhe kjo është një nga pikat më tërheqëse të Londrës dhe Britanisë së Madhe”. Pasioni... Por pasioni për artin dhe aktrimin nuk ishin mbyllur bashkë me diplomën e Akademisë në sirtar...”M’u desh të bëja shumë punë të ndryshme, - rrëfen, - por pas njëfarë kohe vendosa t’i kthehem ëndrrës time”. Për t’u kompletuar profesionalisht, meqë në Tiranë kishte studiuar kryesisht teatrin, frekuentoi disa kurse për aktrim ekrani. Më pas filloi bashkëpunimin me një agjent aktrimi dhe gjithnjë e më shumë u rritën angazhimet në projekte të kompanive angleze të produksionit dhe ato shqiptare. Tanimë në karrierën e tij shënohen tituj filmash të metrazheve të ndryshme, ku zakonisht atij i është dhënë roli kryesor. Sokoli veçon, si ndër më të rëndësishmit deri tani filmin “Besa” të regjisorit Astrit Hyka dhe “Krimet e një babai”, realizuar nga Ben Perry. Por edhe bashkëpunimet më të hershme me regjisorin Hyka në filmat “Kjo jetë” e “Varësja”, apo “Busulla” të drejtuar nga Bujar Alimani, e “To be or not to be” nga Valon Jakupaj, e të tjerë kanë qenë gjithashtu përvoja të çmuara, që e kanë themelosur emrin e tij në botën e aktrimit. Tani është duke përfunduar xhirimet e filmit “Jewel of the Balkans” me regjisor Richard Lipman, ku përsëri ai ka rolin e protagonistit. “Nuk ka qenë e lehtë, - thotë Sokoli, i cili ka dy djem, 21 Tanimë në karrierën e tij shënohen tituj filmash të metrazheve të ndryshme, ku zakonisht atij i është dhënë roli kryesor, si “Besa”, “Krimet e një babai”, “Kjo jetë”, “Varësja”, “Busulla”, “To be or not to be”, “Jewel of the Balkans”, etj, që kanë themelosur emrin e tij në botën e aktrimit. njëri 8 dhe tjetri 2-vjeçar, - pasi në të njëjtën kohë isha edhe prind, dhe të gjithë kryefamiljarët e dinë se sa e vështirë është të balancohet jeta familjare me detyrimet e punës” . Sipas tij, pa mbështetjen e familjes nuk do t’ia kishte dalë mbanë në këmbënguljen për realizimin e dëshirës së hershme të aktorit profesionist. Përcjellje vlerash... Çdo vit Sokoli kthehet me familjen në vendlindje për të pushuar dhe çmallur me të afërmit dhe shoqërinë. Por edhe për të brumosur te djemtë e tij ndjenjën e prejardhjes, identitetit dhe gjuhës shqipe. “Fëmijët e mi kanë lindur dhe po rriten në Londër, - thotë ai, - por ne flasim vetëm shqip në shtëpi. Çdo prind gjithmonë do më të mirën për fëmijët e tij dhe kjo nuk është e lehtë të arrihet, është një lloj profesioni më vete dhe nganjëherë dyshon, nëse po e bën siç duhet”. Ai arsyeton se në një metropol si Londra mund të ndeshësh njerëz të të gjitha kombeve, kulturave dhe mentaliteteve, por në çdo situatë duhen mbajtur parasysh vlerat që na dallojnë ne shqiptarëve. “Atdheu për mua është gjithçka, - thotë ai. -Në atë vend jam rritur e burrëruar. Vendlindja dhe origjina janë shumë të rëndësishme dhe nuk është e rastit që zakonisht këtu në Londër pyetja e parë që të bëhet është, “nga jeni ju?”. Dhe krenarinë për Shqipërinë ne duhet t’ua edukojmë edhe fëmijëve, bashkë me virtytet tona si, ndjenja për punën, ndershmëria, bujaria, rëndësia e fjalës së dhënë, respekti për të tjerët, veçanërisht për më të moshuarit. Si dhe përkrahja për ata njerëz, të cilëve nuk u janë ofruar shumë mundësi në jetë, duke ndjekur kështu shembullin e Nënë Terezës”. Në këtë aspekt, për aktorin shqiptar është për të ardhur keq që ndjenja e komunitetit dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve të Londrës nuk është në nivelin që duhet. “Kur kam ardhur unë këtu, 18 vjet më parë shqiptarët ishin më të pakët, por më të mbledhur, e tani, në vend që të ketë më shumë bashkëpunim, ka ndodhur e kundërta”. Shpesh ka recituar poezi të autorëve të njohur shqiptarë në koncerte e tubime dhe vëren se tani nuk është ajo gjallëri dhe ndjenjë afërsie e komunitetit si më parë. “Sido e kudo që të jemi,- përfundon ai, - ne shqiptarët në Britani nuk duhet të harrojmë njëritjetrin, nga kemi ardhur. Të mos harrojmë gjuhën dhe zakonet tona. Të duam familjen, që është baza e çdo gjëje e të respektojmë shtetin dhe ligjet e vendit këtu. Si dhe të studiojmë sa më shumë, sepse vetëm kështu mund të përparojmë në këtë vend ku jetojmë dhe vetëm kështu mund të bëhemi ambasadorë të mirë për vendin nga vijmë”. 22 Naim Hasani Ne Britani realizova endrren e jetes sime q QЁ NЁ FЁMIJЁRI DЁSHIRONTE TЁ BЁHEJ AVOKAT. I pёlqenin shumё filmat me policё, gjyqe, gjykatёs dhe avokatё e prokurorё. Tё riun, Naim Hasani duke u bazuar nё situatёn qё po kalonte atёherё Shqipёria, prindёrit e bindёn tё hiqte dorё nga kjo ёndёrr. Nisi studimet nё Fakultetin Ekonomik, dega ‘Menaxhim turizmi’ nё Universitetin e Korçёs. Pas mbarimimit tё studimeve nё 1997, i detyruar nga gjendja kaotike nё Shqipёri u largua prej saj. Zgjodhi tё jetonte pikёrisht nё Mbretёrinё e Bashkuar, pasi zotёronte gjuhёn angleze.‘Kur mbёrrita pёr herё tё parё nё Angli nё Janar tё vitit 1998, shkova tё jetoj nё Forest Gate, nё lindje tё Londrёs. Nё momenin qё zbrita nga treni dhe deri sa mbёrrita nё shtёpi, pashё vetёm pjestarё tё komunitetit Indian dhe asnjё lloj kombёsie tjetёr. Nisa tё dyshoja nёse isha nё Londёr apo diku tjetёr,’ na tregon pёrshtypjet e para Naimi. Mё vonё, ai kuptoi se kishte arritur nё njё kryeqendёr botёrore, nё njё qytet multikulturor ku pjestarё tё etniciteteve dhe kombёsive tё ndryshme jetojnё nё njё qytet tё madh dhe nё njё harmoni tё plotё. Pёr Naimin, kjo ёshtё njё veçori dhe pasuri pozitive dhe domethёnёse pёr qytetin dhe shtetin ku vazhdon tё jetojё dhe tё punojё si njё qytetar me tё drejta tё barabarta mes tё barabartёve, pavarёsisht origjinёs. Pas nje viti, qё shёrbeu nё pёrshtatjen me ambjentin, Naimi mendoi tё realizonte ёndrrёn qё e kishte braktisur mё herёt. Kёshtu, nё 1999 vazhdoi studimet nё Universitetin e Londrёs pёr drejtёsi. Pas 8 vitesh studimesh dhe trajnimesh, nё 2007 ai arriti ёndrrёn e tij mё tё madhe qё kishte pasur nё jetё. U bё avokat, zotёronte profesionin qё gjithmonё kishte ёndёrruar, profesionin qё ai e cilёson sa humanitar po aq edhe fisnik. Ëndrra e tij u bë realitet në vendin që ai e cilëson si strehën e mundësive të pashtershme, por është edhe vendi i përgjegjësive ndaj shtetit dhe respektit ndaj ligjit. Tani, ka studion ligjore ‘Oliver & Hasani Solicitors’ , njёkohёsisht ёshtё edhe Manaxher Konsulent nё firmёn mё tё madhe tё emigracionit nё Britani ‘Duncan Lewis Solicitors’ nё Harrow on the Hill, London. Naimi ёshtё mbikqyrёs nё kёtё firmё pёr njё numёr tё konsiderueshёm tё avokatёve qё praktikojnё Ligjin e sё drejtёs publike dhe Emigracionit. Falё punёs dhe dedikimit ndaj profesionit, ka arritur tё afirmohet qё 23 “... Tё jemi gjithpёrfshirёs, nёpёrmjet identitetit, punёs, pёrkushtimit dhe integrimit nё kёtё vend qё ёshtё simbol i drejtёsisё, kulturёs, edukimit dhe barazisё para ligjit, pamvarёsisht pёrkatёsisё etnike, fetare dhe nacionalitetit...” nё vitet e para tё karrierёs ligjore Na tregon pёr punёn e tij nё lidhje me bashkёkombasit e tij. Ka takuar dhe ndihmuar me mijёra shqiptarё nga tё gjitha trevat shqiptare, individ, familje, biznese e shoqata tё ndryshme dhe organizata qeveritare dhe jo-qeveritare, qё pёrfaqёsojnё komunitetin shqiptar nё Britani dhe nё Europё .Gjithashtu, ka pasur dhe vazhdon tё ketё njё bashkёpunim tё shkёlqyer dhe tё hapur e plotёsisht humanitar e profesional me pёrfaqёsitё diplomatike tё Shqipёrisё dhe Kosovёs nё Londёr. ‘Jam pёrpjekur tё kёshilloj dhe tё zgjidh problemet e shumё familjeve shqiptare, qoft nёpёrmjet fitimit tё lejes sё qёndrimit nё Britani, por edhe pёr problemet qё kanё me femijёt e tyre dhe brezin e ri qё ёshtё lindur dhe rritur kёtu nё Britani. Unё jam prind vetё dhe e di se ёshtё shumё e vёshtirё tё bёsh njё karrierё nё kёtё vend dhe t’i kushtosh kohёn qё duhet familjes’. Naimi veçon se sfida mё e madhe qё shqiptarёt duhet tё pёrballojnё ёshtё tё ruajnё dhe tё forcojnё identitetin e tyre kombёtar. Sipas tij, duhet pa frikё dhe me krenari tё themi se jemi shqiptarё dhe tё ruajmё e t’ju mёsojmё fёmijёve tanё, gjuhёn shqipe. Ёshtё krenar qё ёshtё shqiptar dhe ka konsiderata tё larta pёr atdheun. ‘Atdheu ёshtё vendi ku kemi lindur, vendi i tё parёve tanё dhe i fёmijёve tanё. Shpirti im ёshtё i lidhur nё mёnyrё tё pandashme me Shqipёrinё. Kёtё nuk kam asnjё rezervё ta shpreh nё çdo ambjent tё punёs sime. Fakti qё jam avokat dhe qё jam shqiptar, ёshtё njё vlerё nё formimin tim qё mё bёn tё ndihem i lumtur dhe me mё pёrgjegjёsi, pёr t’i shёrbyer kombit tim dhe komunitetit shqiptar nё Britani,’ shprehet avokati. Duke qenё se ka vite qё jeton dhe punon nё Britani, ai i njeh mirё problemet me tё cilat ёshtё hasur komuniteti shqiptar kёtu, di edhe arritjet dhe zhvillimet e kёtij komuniteti nё njё mjedis tё panjohur dhe krejt tё ri me kultura e tradita tё ndryshme nga Shqipёria. I bёn thirrje tё gjithё shqiptarёve tё Britanisё dhe kudo qё ndodhen tё jemi tё gjithё bashkё, njё komb, njё qёndrim nё çёshtjet madhore qё perballemi, nё ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonё kombёtar. Tё jemi gjithpёrfshirёs, nёpёrmjet identitetit, punёs, pёrkushtimit dhe integrimit nё kёtё vend qё ёshtё simbol i drejtёsisё, kulturёs, edukimit dhe barazisё para ligjit, pamvarёsisht pёrkatёsisё etnike, fetare dhe nacionalitetit. 24 Adrian ASLLANI Djali nga Ferizaj, arkitekt i suksesshëm në kryeqytetin britanik a ADRIAN ASLLANI ERDHI NË LONDËR nga lufta, por këtu gjeti edhe vendin e duhur për t’u bërë arkitekt, ëndërr me fillesa që në moshën 5-vjeçare. Momentet e para në kryeqytetin perëndimor Londër për Adrian Asllanin janë aq të bukura, thua se fati i tij kishte vendosur që në atë kohë për të pluhëruar çdo kujtim tjetër nga lufta në vendlindjen e tij, Kosovë. Adriani, asaj kohe vetëm 10 vjeç u vendos në Londër që nga fi llimet e tij të shpërnguljes nga Kosova. Ashtu sikurse ndodhi në atë kohë edhe me shumë bashkëkombas të tij në vitin 1999, vit i kujtimeve të këqija për Kosovën dhe Shqipërinë.. “Ishte natë e ftohtë dhjetori. Gjatë gjithë rrugës kisha fjetur. Kisha udhëtuar gjatë, bashkë me familjen. Kur u zgjova e pashë veten në Victoria Embankment, rreth lumit Tamiz. Errësira e natës thyhej dukshëm dhe bukur nga shkëlqimi i dritave në ikonat e Londrës si Big Ben-it, Teatrit Nacional, London Eye, OXO Tower. Ishte një imazh perfekt! As që e kisha imagjinuar më parë se do të gjendesha kaq afër kësaj panorame të mrekullueshme! E mbaj mend si një zgjim të bukur. Atë natë m’u duk një ëndërr, krahasuar me atë pamje që kisha lënë pas në Kosovë”. Dhe në fakt ishte vërtet vetëm një zgjim i bukur. Edhe pse vetëm 10 vjeç në një vend të huaj,e kishte të pashmangshme nisjen e çdo gjëje nga e para . Kthimi në kujtesë i vendlindjes, e lënë ashtu mes djegies e plumbave nuk ishte aq i lehtë të harrohej. Dhe vështirësia nis që me mosditjen e gjuhës, thelbësore për t’u përshtatur me jetesën dhe njerëzit e një vendi që nuk quhet mëmëdhe. Sot, pas më shumë se 15 vitesh, ai djali i atëhershëm 10-vjeçar është arkitekt i zoti. Është intelektuali, që besimin në vetvete dhe koncentrimin e mirë në rrugën për realizim të ëndrrave i ka çelës të suksesit. Adriani na tregon se që në fëmijëri, në vendlindje, pa ardhur ende në Londër kishte patur një dëshirë të pashprehur në fakt, të bëhej arkitekt. Edhe pse i vogël, krejt fëmijë, në kopësht asaj kohe, Adriani na tregon se e kujton veten si fëmijë kreativ. Edhe pse babai asnjëherë s’ka patur ndikim në zgjedhjen e profesionit të të birit, ai në fakt, beson Adriani ka qenë një shtysë e mirë, në heshtje ama, për profesionin e ardhshëm të të birit. Këtë e tregon duke sjellë në kujtesë se, si ai imitonte vizatimet e vështira të të atit kur ishte vetëm 5-6 vjeç. “Më kujtohen disa momente, ulur pranë babait tim. Isha 5-6 vjeçar dhe rrija pranë tavolinës së tij të vizatimit, në shtëpinë tonë ne Ferizaj, teksa ai projektonte vizatime të komplikuara të urave dhe shtëpive. Me shumë përqendrim unë mundohesha t’i kopjoja vizatimet e tij dhe t’ia tregoja më vonë. Besoj që ato vite kanë qenë edhe pikënisjet e para prej arkitekti”. Në dukje, nisje të hershme për profesionin e jetës prej të rrituri, por ja që historia e Adrianit më bind se mund të ndodhë edhe kështu: që 5-6 vjeçar të mos i ndahesh dëshirës për t’u bërë arkitekt. Duke patur zanafi llë skicimet e para, që ishin veçse imitime të punëve të të atit, Adriani iu përkushtua lëndëve të zanatit, si matematikës, fizikës, artit dhe informatikës teknologjike. Teksa Adriani rritej, paralelisht me të rritej dhe dëshira për t’u bërë vërtet arkitekt, tashmë dëshirë e artikuluar qartë. Gjatë studimeve ai është vlerësuar edhe me çmime për punë të bëra mirë në art dhe teknologji, ndër të cilat me dëshirë Adriani 25 « I them vetes shpesh, beso te vetja jote. Lër kohën e duhur për të bërë mirë gjërat që do. Mos ki frikë nga idetë e reja për t’i vënë në punë, lexo shumë dhe shfrytëzo edhe mundësitë që fati e rastësia nganjëherë të sjellin. Mund të ndodhë rrallë, por ndodh ». veçon çmimin e vendit të parë në East London, në projektin final të “GCSE Art and Design”, si dhe çmimin e projektit më të mirë në art dhe dizajn, “A level” për kolegjet në East London. Çmimet e marra që herët kanë qenë një shtysë e mirë për të vazhduar me po të njëjtin vullnet edhe studimet e larta në degën e arkitekturës në Universitetin e Grinuiçit, Londër. Megjithëse kjo s’do të thotë që Adriani s’ka punuar fort për ta përfunduar me sukses diplomimin. Suksesin e ka fortifikuar me seriozitetin dhe ndershmërinë që praktikon kur skicon e dizenjon projekte të mëdha e të rëndësishme. Dhe këto, sipas tij janë gjithçka për të qenë i suksesshëm në çdo profesion, jo vetëm në arkitekturë. “I them vetes shpesh, beso te vetja jote! Lër kohën e duhur për të bërë mirë gjërat që do. Mos ki frikë nga idetë e reja për t’i vënë në punë, lexo shumë dhe shfrytëzo edhe mundësitë që fati e rastësia nganjëherë të sjellin. Mund të ndodhë rrallë, por ndodh”. “Rastësia, mbret i botës” është e thënë e vjetër, që të rinj ambiciozë si Adriani mundohen t’ia dinë mirë kuptimin dhe vlerën. Adriani vazhdon të na tregojë për projektet që ka në dorë, të cilat nuk janë bashkëpunime të mëdha me shqiptarët që jetojnë në Londër. Por gjatë dy viteve të fundit, shton ai, teksa shfleton qindra foto vilash e ndërtesash moderne në kompiuterin e punës, ka realizuar projekte në Kosovë, Kret (Greqi), Londer, Manqester dhe disa vende tjera ne Britanin e Madhe. Ndër to veçon një pallat luksoz tetëkatësh në qytetin e tij të lindjes Ferizaj, projekt që pritet të niset në qershorin e vitit 2015. Atdheu për Adrianin është, jo vetëm një ndjenjë e fortë pa- triotizmi, por shumë më shumë se kaq. “Ndoshta nuk gjej fjalët e duhura për ta thënë saktë se sa shumë do të thotë atdheu për mua dhe gjithë gjeneratën time besoj, si brez i rritur në kohë të pushtimit, tortures dhe genocidit. Besoj se kjo e ka rritur më shumë ndenjën e patriotizmit te ne; më shumë se te çdo njeri tjetër për vendin e tij. Kosova për mua është vendi ku shpirti më çmallet mirë, është vendi ku marr energji të reja pozitive, është vendi im i lindjes. A mund ta kem më shumë se kaq? A mund ta dua më fort se kaq? » Nëse Kosova për djalin nga Ferizaj është vendi i burimit të energjive pozitive, Londra është vendi i çlirimit të këtyre energjive. Sipas tij, Londra mbetet vendlindja e dytë. Është vendi, ku nga mosha dhjetëvjeçare e deri më sot i bie të ketë kaluar më shumë se gjysmën e jetës. Është vendi ku bëri realitet ëndrrën e tij për të ardhmen. Është vendi, që edhe pse jo sa Kosova, por në doza më të vogla, i mungon kur është jashtë tij dhe jashtë Kosovës në të njëjtën kohë. « Kam kaluar shumë vite në Londër. Ndërsa vitet i lënë vendin njëri- tjetrit, dashuria për këtë vend tek unë rritet, sigurisht. Edhe pse jo sa Kosova, Londra është e bukur, është e admirueshme.Është shtëpia ime e dytë. Më mungon kur jam jashtë saj dhe jashtë Kosovës. Madje, e dini çfarë? Ju edhe mund të mos e besoni, por unë ndej mall sot për atë pjesë të lumit, ku dhe kur kam hapur sytë për herë të parë, ashtu i lodhur nga rrugëtimi i gjatë. Sa herë gjej kohë shkoj e bëj një shëtitje në atë pjesë. Më sjell në kujtime pamje të bukura dhe fillime të vështira, por ama dua s’dua ato janë tashmë pjesë e imja ». Si përgjithkënd tjetërruajtja e traditave është diçka e nevojshme per te mbrojtur identitetin personal. Por Adriani mendon qe esht pak me veshtir per ato gjenerata qe lindin e rriten jasht atdheut. « Për brezin tim traditat ruhen, sepse ne jemi lindur dhe kemi kaluar vite në vendlindje, i njohim traditat e vendit tonë, por për brezat e mëvonshëm, që lindin dhe rriten këtu më duket paksa e vështirë. Nëse ndodh, është një mrekulli ». Adrianit i pëlqen bashkëpunimi me bashkëkombasit e tij, dhe mundohet ne gjdo rast te krijon ndonje partnership/ ortakëri me bashkatdhetarët, si per biznes edhe per projekte personale. Por keto vitet e fundit edhe për arsyen se profesioni kërkon që ai të jetë gjithmonë në lëvizje duke mos i lënë kohë të mjaftushëm për bashkëpunime me bashkatdhetarët Shqiptarë të bashkuar, ruajtja e traditave të vendit, ndihma e pakursyer për njëri-tjetrin brenda dhe jashtë Kosovës e Shqipërisë si dhe mbrojtja e gjuhës shqipe, ky është mesazhi i përbashkët që arkitekti ambicioz, Adrian Asllani ka për veten dhe bashkëkombasit e tij kudo janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vende të tjera të botës. 26 Tomor Bahja Një barrister shqiptar në Londër s SUKSESIN E NJERIUT NUK E SHEH VETËM në atë çfarë ka përpara vetes por dhe sfidat që ka kaluar deri në momentin final. Realizimi i vetvetes është një ëndërr që nuk shteron pasi ke derdhur mund dhe djerse për të dhënë diçka objektive, për të përfaqësuar dhe ndihmuar me armën e fuqishme njerëzore që ka të bëjë me të drejtën dhe legjitimitetin e saj. E ka nisur rrugëtimin e tij me të papriturat dhe vështirësitë që emigracioni, toka e huaj ka. Por ka qëndruar i pa lëkundur! E ka vënë në sprovë veten se mund t’ia dalë mbanë. Zoti Bahja ka treguar se të jesh i zotuar për të ecur përpara , suksesi është i garantuar. Peshorja e Lavjerrësit emocional, thjeshtësia, serioziteti i Zotit Tomor Bahja tregojnë nivelin qytetërues dhe intelektual , të shqiptarit që di të mbaj afër dhe promovoj vlerë, jo vetëm profesionale por dhe kulturore më taban kombëtar. Në këtë udhëtim të gjatë dhe stërmundues u pa se valët e jetës janë në atë det ku jetojnë e mira dhe e keqja; detyra jonë është t’ia mposhtim vetes frikën dhe të shikojmë kahjet pozitive që posedojmë. Sidoqoftë kush më mirë se bashkudhëtari jonë do ta përvijonte këtë sakrificë njerëzore, që na e deshifron ashtu të thjesht, pa ndroje dhe komplekse sepse tek e fundi të gjithë i kemi lundruar këto ujëra. larg, shumë larg nga ku unë jetoja, jo se tani shëtit më pak, por tani pesha e halleve, profesioni, familja dhe fëmijët, më marrin pothuajse pjesën më të madhe të kohës, dhe kjo ma vështirëson, ose thënë shkoqur, ma zvogëlon hapësirën e këndvështrimeve medituese dhe krijuese. Meditimi dhe krijimi letrar mbeten miqtë e mi më të mirë dhe më vjen keq që më duhet t’i kushtoj kaq pak kohë. E ndjej si mungesë që nuk mund t’i kushtoj më shumë kohë poezisë dhe letrave në tërësi” – shprehet zoti Bahja Me tej zoti Bahja elaburon të kaluarën e tij duke shpalosur peripecitë dhe mungesat e pashmangshme. “ Kam pasur në përgjithësi, një fëmijëri të vështirë dhe shumë pak gjëra të bukura. Më kujtohen si tani që më është dashur të punoja qysh në moshë të vogël, kur isha 14 vjeç, për të ndihmuar sadopak familjen, në betejën e vështirë të mbijetesës njerëzore. Por në të njëjtën kohë, kam punuar gjithmonë në drejtim të pasurimit të dijeve te mija. Kam patuar një baba fantastik dhe një nënë të mrekullueshme, pavarësisht faktit se ishim të varfër, gjithnjë kanë ushqyer tek unë ndjenjën e krenarisë dhe te jetesës me punë të ndershme. Prindërit gjithmonë kanë edukuar tek unë ndjenjën e punës dhe të dijes, si e vetmja rrugë për të bërë diçka për veten dhe për të ndihmuar të tjerët. Unë jam munduar t’i vë në jetë këto mësime të çmuara të prindërve dhe mund të them se u jam shumë mirënjoPËRJETIMET E PARA NË BRITANI hës . Ata do të kenë gjithmonë një vend te veçantë në zemrën time. “Sapo shkela për herë të parë në ishullin britanik, nuk e di Kanë qenë të panumërta vështirësitë që kur erdha për herë por sikur përjetova një ndjenjë ngazëllimi të përzier me trish- të parë në Londër . Anglishtja ka qenë hallka më e vështirë e timin. Ndjeva ngazëllimin e arritjes në ‘tokën ë premtuar”, të fillimit, dhe kjo më detyroi t’u futesha studimeve qysh në ditët cilën të them të drejtën, kisha ëndërruar shumë ta shihja, por e para të mbërritjes në Londër. Fillimisht shkova në Hackney nuk kisha mundur ta prekja deri atëherë. Pashë kudo njerëz Community College për të studiuar Anglisht, dhe më pas në që na mirëpritën dhe na trajtuan si njerëz, pashë dhe kontak- East Ham College of Further Education për të perfeksionuar tova njerëz që na ndihmuan dhe na trajtuan me humanizëm. gjuhën. Në të njëjtën kohë, mora kontaktet e para me një grup Ksenofobia dhe racizmi ishin elemente të huaja për shoqërinë krijuesish lokale, Hackney Writers Group dhe vazhdova për angleze dhe kjo më dha forcë dhe kurajë për të bërë diçka për disa kohe të botoj disa nga krijimet në poezi dhe në prozë në veten në këtë udhëtim timin të paskajë. U ndjeva i trishtuar për revistën e përmuajshme që botohej nga grupi. Më vonë arrita atë çka kishe lënë pas. E ndërsa po mundohem të përtyp udhëti- të kem kontakte me Exiles writers Ink, një grup shkrimtaresh min e pafund në mendje me vjen romani magjepsës i Kamysë “I dhe poetësh nga vende të ndryshme të botës, që i bashkonte Huaji” dhe nuk di pse fillova të ndjehem i huaj në dhe të huaj, ideja e përbashkët e kundërshtimit të regjimeve totalitare dhe sikundër personazhi i Kamyse që ndjehej i huaj në vendin a dëshira për të shprehur mendimet e tyre, lirshëm. Aty nga tij.” Si çdo emigrant e ka shumë të vështire të ambientohet fillimet e vitit 2000, Zoti Peter Wilson, një Profesor i Univerme kozmopolitizmin Anglez. “ Nuk dija as edhe një fjalë ang- sitetit të Londrës Veriore (North London University). Tani lisht, nuk kisha një punë dhe ç’është më e rëndësishmja, më Universiteti Metropolitan i Londrës (London Metropolitan ishte vrarë shpresa. Kisha lëne pas nënën, motrat, vëllezërit, University), shfaqi një interes të veçantë për krijimtarinë time bashkëshorten dhe miqtë e mi të mrekullueshëm, si Sh. Çela, N, letrare. Me Zotin Wilson patëm një bashkëpunim të mirë deri Rusi, A. Hajro, N. Bleta, R, Skilja, H. Zane, A. Likaj, E. Osmani, aty nga mesi i vitit 2003, kur unë isha student në vitin e dytë etj. edhe pse isha fizikisht në Londër, mendja ime shëtiste diku të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Londrës Lindore 27 Unë e shoh Mbretërinë e Bashkuar si vendin ku bëhen realitet ëndrrat. Unë e realizova ëndrrën time, edhe pse isha shqiptar, jam dhe do të mbetem shqiptar. Ky vend nuk të diskriminon pse je shqiptar. Integrimi dhe asimilimi janë dy koncepte që përjashtojnë njëritjetrin. Unë i them po integrimit dhe jo asimilimit. (University of East London), e pata pothuajse të pamundur t’i kushtoja një kohë të veçantë krijimtarisë sime. Zoti Wilson u zhgënjye disi nga zgjedhja ime për të studiuar për drejtësi, sepse ai kishte dëshirë që unë të vazhdoja të shkruaja dhe të botoja sa më shumë që të ishte e mundur. Gjithsesi, unë i jam shumë mirënjohës mikut tim Anglez dhe gjithmonë do ta respektoj kriticizmin e tij konstruktiv. Mund të them që kam qenë dhe jam njeri që ushqen ambicie të mëdha për jetën. Por para se të shfaq një ambicie, përpiqem që të punoj fort për ta arritur atë. Kështu ka ndodhur gjithnjë me njerëzit që e duan punën dhe që punojnë shumë për të arritur objektivat e tyre, dhe rasti im nuk bën ndonjë përjashtim. Tashmë ambicieve të mia në fushën e letrave, u janë shtuar edhe ambiciet e arritjeve në fushën a drejtësisë dhe të jurisprudencës. Letërsia më ka ndihmuar për ta njohur më mirë botën në kontekstin abstraksionist, kurse drejtësia për ta kuptuar atë [botën që na rrethon].” PROFESIONI Në fakt, edhe pse e pohon se rastësia është ajo që e ka sjellë këtu ku është, Zoti Bahja ka treguar se me këmbëngulje dhe me pasion arrihet gjithçka. Më hollësisht ai na e shtjellon më poshtë: “ Studimi për drejtësi disi ka qenë i rastësishëm . Aty nga mesi i Gushtit të vitit 2002 shkova në Universitetin e Londrës Lindore, thjeshtë për të pyetur se cila ishin kriteret e pranimit, dhe se çfarë kushtesh duhej të plotësojë për të vazhduar studimet e larta në Londër. Atje u prita, shumë ngrohë, nga një profesor, emrin e te cilit nuk e mësova kurrë. Ai më ftoi ne Katedrën e tij; më pyeti se nga vija, dhe se cili ishte objektivi im? U përpoqa t’i shpjegoj zotërisë në fjalë, me Anglishten time të çal, se kisha dëshirë të studioja në Londër. Ai më pyeti për profesionin dhe unë i thashë se kisha qenë më parë gazetar dhe se do të kisha dëshirë të vazhdoja studimet për gazetari, nëse një gjë e tillë ishte e mundur. Vazhduam të bisedonim për mëse 30 minuta me Profesorin e Nderuar, dhe mund të them se u impresionua me njohuritë e mija në fushën e shkrimeve. Me tha, ne kemi një procedurë shumë të komplikuar për pranimet e reja, sidomos kur është fjala për student me moshë të madhe, siç jeni edhe ju, por në rastin tënd, ai me tha se duhej të bëhej një përjashtim. Si njeri i letrave dhe si njeri qe e njihja disi profesionin a gazetarit, Profesori i nderuar më bëri një nder të madh dhe më dërgoi te zyra e pranimeve ku më dha disa fleta të bardha dhe më kërkoi të përshkruaja aty rrugëtimin tim për në Londër. Pas një ore, me kujtohet si tani, arrita të mbush 15 faqe fletësh të bardha me historinë e trishtueshme të ardhjes sime në Londër. Sapo e lexoi, ai dhe komisioni i improvizuar prej 3 vetash, më thanë në çast, se e kisha fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Londrës Lindore, dhe se duhej tani të ndiqja të gjitha aktet e tjera procedurale për regjistrim dhe për të filluar studimet në mes të Shatorit të 2002. U ndjeva i befasuar nga mikpritja dhe kuraja që më dha profesori Anglez. Unë shkova për të marrë disa informata dhe përfundova student në dyert e Universitetit. Ishte dita më e lumtur e jetës sime. Mbeta pa fjalë. Kur shkova në shtëpi dhe i tregova bashkëshortes, ajo mbeti e shtangur. Si me the – arrite të pranohesh në Universitet? – Po i thashë. E ndërsa festonim këtë arritje, monumentale për mua, bashkëshortja ime hodhi një ide, “që do të kishte qenë më mirë sikur të kishe konkurruar për drejtësi, se sa për gazetari. Ti gazetar je – më tha bashkëshortja – dhe nëse vazhdon për drejtësi, ke dy shanse punësimi, ‘gazetar’ dhe ‘jurist’. Të them të drejtën, u ndjeva edhe i befasuar nga biseda, por edhe po më pëlqente ideja e vazhdimit të studimeve për drejtësi. I thashë bashkëshortes atë natë, se do të shkoja prapë të nesërmen dhe do t’i kërkoja atij profesorit të më ndihmonte të regjistrohesha për drejtësi, dhe jo për gazetari. Dhe kështu ndodhi. Të nesërmen, unë shkova tek Profesori dhe i thashë atij se kisha ndërruar mendje. Unë dëshiroja të studioja për drejtësi. Ai u befasua disi, por përsëri u tregua i gatshëm të më ndihmonte. Shihej qartë në sytë e tij, se ai ishte impresionuar me rrëfimin e jetës sime dhe thjeshtë donte të më ndihmonte. Ky ishte edhe fati im i madh. Tani së bashku me një koleg tjetër, ne kemi ngritur një dhomë te vogël (Barristers Chambers) në Wood Green(veriu i Londrës) dhe punojmë atje së bashku”. MARRËDHËNIET ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË BRITANI? Ka marrëdhënie shumë të mira me komunitetin Shqiptar që jeton në Londër. Merr shumë letra, telefonata dhe mesazhe të ndryshme prej tyre, shumica e të cilave lidhen me profesionin a juristit dhe problemet që ka komuniteti ynë në Londër dhe më gjerë. Do të dëshironte të shpenzonte më shumë kohë në dobi të komunitetit, por vështirësia e profesionit dhe orët e gjata të punës që i duhen të përballoj, nuk ia mundësojnë një gjë të tillë. Një këshillë ligjor dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët e Britanisë vjen nga Barristeri sa i sinqertë aq dhe kuptimplotë. “Respektoni rregullat dhe ligjet në vendin ku jetoni. Përpiquni të jeni shqiptarë në këtë vend të bekuar. Ky vend ua krijon këtë mundësi. Ne këtë vend racizmi dhe ksenofobia janë pothuajse të huaja. Unë e shoh Mbretërinë e Bashkuar si vendin ku bëhen realitet ëndrrat. Unë a realizova ëndrrën time, edhe pse isha shqiptar, jam dhe do të mbetem shqiptar. Ky vend nuk të diskriminon pse je shqiptar. Integrimi dhe asimilimi janë dy koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Unë i them po integrimit dhe jo asimilimit. Integrimi presupozon, respektimin e këtij vendi dhe ruajtjen e vlerave njerëzore, si gjuha, kombësia dhe feja, kurse asimilimi presupozon, harrimin e gjithçkaje që është shqiptare dhe kopjimin artificial të një qytetërimi tjetër...etj. Udhëtimi vazhdon!” 28 Thoma Simaku Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë t THOMA SIMAKU ËSHTË KOMPOZITORI SHQIPTAR, i cili karrierën e tij artistike e nisi në Shqipëri për ta vijuar më tej në botë anë e mbanë. Para se të vinte në Britaninë e Madhe, kishte mbaruar studimet për kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve (sot, Akademia e Arteve) në Tiranë dhe ishte vlerësuar me dy çmime kombëtare me veprat që kishte kompozuar si student; gjithashtu kishte dhe disa muzikë filmash, ku si film të pare veçon ‘Duaje emrin tënd’, që ishte shfaqur edhe në një festival ballkanik në Greqi. Në vitin 1991 merr vizën për të ardhur në Britani. Ishte i ftuari i shtëpisë botuese ‘Emerson Edition’, e cila sapo kishte botuar pjesën “Nokturn për klarinetë dhe piano”. Fillimi, edhe për kompozitorin Simaku nuk ishte i lehtë. Kishte problem me gjuhën angleze, të cilën u detyrua ta mësonte në mënyrë autodidakte. Dhe pas kësaj vijoi studimet në Universitetin e York-ut. ‘Në Angli, unë mora statusin e artistit, por për këtë m’u desh të prisja disa vjet dhe gjatë kësaj kohe kur shqyrtohej kërkesa ime nuk mund të lëvizja nga Anglia. Pikërisht në atë kohë më vdiq babai. Cilido që nuk merr pjesë në varrimin e babait të vet e ka një arsye të fortë – arsyeja ime ishte që unë nuk e dija që babai kishte vdekur. Nëna i kishte porositur të gjithë që të mos më tregonin, sepse ajo nuk donte që t’i ndërprisja studimet; nëse do të kisha ikur nga Anglia në kohën që kërkesa ime ishte në shqyrtim e sipër nuk mund të kthehesha përsëri!’, na tregon Thomai, si një ndër sakrificat më të mëdha që ka bërë në jetën e tij. Jeta është e ndërtuar mbi sakrifica, disa janë të mëdha e disa të vogla. Kompozitori shqiptar na tregon sesi mund të ndërtohet një familje e edukuar dhe me baza të forta. Për këtë ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm edhe e shoqja, Lindita. Ajo me zellin e mësueses dhe dashurinë e nënës i ka dhënë mësim piano të dy vajzave, Albës dhe Jonës, që kur ishin fare të vogla. Ato u rritën me muzikë, por profesioni i tyre është larg muzikës. Alba ka studiuar anglisht dhe frëngjisht, ndërsa Jona po studion gjuhën angleze. Alba sapo ka përfunduar master në ‘University College London’ . Punimi i saj i diplomës është mbi romanin ‘Shkaba’ të Ismail Kadaresë. Ajo krahason tre versionet: në shqip, frëngjisht dhe anglisht. Thomai është krenar për arritjet e vajzave të tij dhe krah kulturës angleze nuk lë mënjanë t’i edukojë ato edhe me kulturën shqiptare. ‘Mendoj që kuptimi dhe interpretimi i vlerave më të mira shqiptare fillojnë me gjuhën tonë të bukur shqipe. Nga ana tjetër, ne kemi zgjedhur të jetojmë në këtë vend, dhe mendoj që integrimi në shoqërinë angleze është po aq i rëndësishëm 29 Si kompozitor,‘mesazhi’ më i përshtatshëm që mund të jepja për shqiptarët nëpër botë, do të ishte me nota muzikore, dhe dëshira ime këtu është që t’i përshëndes lexuesit pikërisht me këngën ‘Moj e Bukura Moré’, të cilën e kam punuar më shumë dëshirë dhe emocion.’ sa dhe ruajtja e identitetit tonë,’ shprehet Thomai. Po bën rreth 14 vite që jeton në Britaninë e Madhe. Është njohës i muzikës botërore dhe ekspert në fushën e tij. Evropa, sipas tij është ‘shtëpia’ jonë e madhe. Do të dëshironte që të bëhej promovimi i kulturës sonë kombëtare në institutet kulturore në disa qendra të Europës. Një institucion i tillë do t’i bashkonte më tepër si artistët ashtu dhe komunitetet shqiptare. ‘Mendoj se çdo ‘qindarkë’ që shteti shqiptar mund investojë tani për kulturën kombëtare, antike dhe moderne, do të sillte të ardhura të majme për Shqipërinë Evropiane në një të ardhme jo të largët! Historia e muzikës na ka mësuar një gjë të ‘thjeshtë’, që rruga e suksesit ka qenë gjithmonë e vështirë; aq më tepër në këto kohë të ‘acarta’, kur konkurrenca është tepër e ashpër. Ka shumë kompozitorë, si nga Lindja ashtu dhe nga Perëndimi, por besimi që kam patur dhe bindja që kam në fuqinë shprehëse të muzikës mbeten për mua ‘çelësi i artë’ në rrugën që kam zgjedhur. Siç thoshte Konica, ‘muzika nuk është qejf, por është një fe!’’ thekson Simaku. Nga veprat që ka kompozuar këtu në Angli, veçon pjesën ‘Fluturimi i Shqiponjës’, e cila lindi nga proverba e lashtë shqiptare ‘Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë’. Kjo vepër është luajtur disa herë nga instrumentistë të nivelit ndërkom- bëtar, si në Angli, Amerikë, Itali dhe kohët e fundit edhe në Kinë. Gjithashtu, vepra më e fundit, premiera botërore e së cilës u dha më 26 nëntor 2014 (në të njëjtën ditë kur ‘Fluturimi i Shqiponjës’ e u ekzekutua në Pekin) në koncertin Notes on Albania, në Londër. Kjo vepër, e ekzekutuar nga violinisti i famshëm anglez Peter Sheppard Skaerved, është frymëzuar pikërisht nga tingujt e çiftelisë. Vihet re qartë, se kompozitori kulturën dhe traditat shqiptare, përpiqet t’i tejçojë e përcjellë anë e mbanë botës nëpërmjet artit të tij. Ja se çfarë është për Thoma Simakun, Shqipëria: ‘Atdheu është emër i përveshëm, dhe si i tillë nuk zëvendësohet me asgjë tjetër! Është vendi ku u linda dhe u rrita, ku mësova të flas dhe të këndoj, janë deti dhe lumenjtë, këngët dhe vallet, përrallat dhe proverbat, isoja dhe çiftelia – dhe kjo listë mund të shkonte gjatë! Por të gjitha këto, veç e veç, apo së bashku, kanë zënë vendin e tyre në ndërgjegjen time krijuese, dhe janë ‘përkthyer’ në rezonanca të veçanta muzikore. Si kompozitor,‘mesazhi’ më i përshtatshëm që mund të jepja për shqiptarët nëpër botë, do të ishte me nota muzikore, dhe dëshira ime këtu është që t’i përshëndes lexuesit pikërisht me këngën ‘Moj e Bukura Moré’, të cilën e kam punuar më shumë dëshirë dhe emocion.’ 30 Perparim Rama Mos u frikësoni nga ëndrat! e ERDHI NË MBRETËRINË E BASHKUAR në moshën 16 vjeçare për të pasur një jetë më të mirë nga ajo çfarë i ofronte Kosova e atëhershme. E dinte se për ta arritur këtë do të përballej me vështirësi. Biseda e parë në kufi me oficerin kufitar, e bëri të pranonte që nuk e kuptonte dhe nuk e fliste aq mirë gjuhën angleze. Ky është Përparim Rama. I lindur më 20 janar 1976 në Prishtinë. U rrit dhe u edukua nga një familje shembullore. Suksesin dhe arritjet ja atribuon asaj, veçanërisht babait Kadrush Rama, nënës Nazmije Rama dhe gjyshit Feriz Hoxha. Fëmijërinë e kaloi në vendin e lindjes, pastaj shkëputet prej saj duke shkuar me mijëra milje larg, në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Përparimit, gjeneza e stabilitetit të njeriut është fëmijëria. Që në fëmijëri, ai ka dëshiruar të ndjek rrugën e të atit, i cili ka qenë piktor dhe profesor në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Na thekson se gjithmonë ka patur dhe ka dashuri të madhe për artin, edhe pse i ati gjithmonë e ka nxitur drejt shkencës. Dashuria ndaj diçkaje nuk mund të shuhet aq lehtë, aq më tepër kur rritesh në familjen e artit. Profesioni me të cilin merret, pra arkitektura, është në shërbim të njeriut. Dhe njeriu është parametri kryesor me të cilin ai merret. Arkitektura na rrethon, me të jetojmë prej momentit kur zgjohemi deri në momentin kur biem të flemë. “Ndihem fatlum që kam kaluar shumë kohë edhe me gjyshin Feriz, i cili më ka dhënë baza të forta në shkencat natyrore, posaçërisht në matematikë”, na rrëfen Përparimi. Sipas tij, arkitektura ka qenë kombinimi perfekt i artit dhe i shkencës. Familja ka ndikuar në formimin e tij në art dhe shkencë, duke krijuar një arkitekt me kontribut në atdheun e tij si dhe në Mbretërinë e Bashkuar ku kreu studimet e mëtejshme. Ka mbaruar studimet e Arkitekturës dhe magjistraturën me Distinction. Ka formuar studion arkitektonike në Londër në vitin 2003. Si arkitekt që është, di ta menaxhojë edhe jetën e tij. “Jeta është përplot sfida. Fitoret i gëzoj dhe i ndaj me shoqërinë, ndërsa humbjet i marr si edukim. Ndonjëherë edukim është i lirë e ndonjëherë shumë i shtrenjtë, mirëpo gjithmonë mundohem të mësoj prej çfarëdo qe më bie jeta, dhe ta shoh pozitiven dhe të mirën, të mësoj në çdo situatë. Jam i hapur dhe mirëpres jetën, ashtu si vjen.”, na thotë Përparimi. Përkushtimi dhe dëshira për të bërë diçka për veten dhe vendlindjen e tij, ishin shtysat e fitores së çmimit të parë nga World Interiors News Award për dizajnim të bareve me projektin e Hamam Barit në Prishtinë. 31 “Çelësi i suksesit i arritjeve të mia është edukimi dhe zhvillimi i vetëbesimit i lidhur ngushtë me pasionin për atë me çfarë merrem. Këto më kanë dhënë bazën e fortë, vetëbesimin që gjithmonë të jem unë, origjinali i vetes sime e asnjëherë një kopje e dikujt tjetër” Ky çmim ia ka hapur rrugën karrierës së tij profesionale. Themeluesi dhe drejtori i 4M Group, Përparim Rama është përzgjedhur për t’u bërë vlerësues në konkursin prestigjioz 2014 WIN Awards. Ceremonia e konkursit prestigjioz 2014 WIN Awards do të mbahet në nëntor të këtij viti në Londër. “Çelësi i suksesit i arritjeve të mia është edukimi dhe zhvillimi i vetëbesimit i lidhur ngushtë me pasionin për atë me çfarë merrem. Këto më kanë dhënë bazën e fortë, vetëbesimin që gjithmonë të jem unë, origjinali i vetes sime e asnjëherë një kopje e dikujt tjetër,” thotë arkitekti Rama. Ai beson se kjo është mënyra më e mirë që ta njohësh veten dhe ta rrisësh veten. E për ta bërë këtë duhet që ta shohësh botën përtej perspektivës unike të vetes, që çdo njeri në botë e ka mundësinë që ta bëjë. Përparimi dhe bashkëshortja e tij Kristale ose siç ai e quan, dashuria e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, të një vajze. Ja si shprehet e shoqja për të: “Ai është heroi i dizajnit, shpirti i tij kreativ dhe sipërmarrës do të vazhdojë të vlerësohet edhe më shumë. Mburrem me Përparimin. Ky është një çmim shumë i rëndësishëm. Jam e lumtur dhe mburrem që kam qenë pjesë e proçesit dhe kam dhënë kontributin për të ndihmuar projektin e 4M GROUP të vlerësohet si një ndër dizajnet më të mira në botë.” Për të familja është mjaft e shtrenjtë. Ndaj për ta mbajtur atë në këmbë, veçon si vlera humanizmin, moralin, bamirësinë, respektin, optimizmin, zemërgjerësinë dhe të vërtetën. Të vërtetën nuk e konsideron vetëm si një vlerë të familjes, por edhe si karakteristikë të atdheut. Ai thotë modestisht,”Atdheu për mua është e vërteta. Atdheu është gjeneza e qënies sime. Prej atje fillon çdo gjë që jam unë.” Ardhja në jetë e princeshës me emrin mjaft të bukur Arra, u ka shtuar familjes Rama ambicjet të tjera në rrugën drejt suksesit. Mbështet bashkëpunimet mes shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe ai vetë është i hapur ndaj bashkëpunimeve. Në rrethet shoqërore njihet si një njeri veçse i shkolluar dhe i formuar, i sjellshëm dhe një ‘ambasador’ i shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ju bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mos frikësohen nga ëndrrat. Ai ëndërron që të ketë një familje të lumtur, të shëndoshë dhe të mbushur me përplot dashuri. Ëndërron që fëmijët të jetojnë në një botë të shëndoshë nga pasiguritë. Ëndërron që ëndrra e John Lenonit në këngën ‘Imagine’ të bëhet realitet dhe Energjia pozitive, paqja, dashuria dhe shëndeti të sundojnë mbi botën. Me anë të punës, edukimit dhe vetëbesimit realizohen ëndrrat.” Bëni të mira, ndihmoni, mendoni pozitivisht, besoni! Ju mundeni!” 32 arben kojqiqi Të rendësh drejt ëndrrës në metropolin britanik m MY JOURNEY ËSHTË NJË DËSHMI INTERESANTE e njerëzve që kanë shtegtuar jashtë trojeve të tyre. Secili nga ne e ka një histori më vete, që shtjellon ecejaket e ngjyrosura nga djersa e pluhurosur. Nga t’ia nisësh e të mbarosh rrugëtimin tonë. Ne vërtitemi pa reshtur, si një hije e diellit vjeshtak që për rroba ka gjethet e rëna, për mbuloj po ato, ....gjumi shpesh të del pa shijuar as në ëndrra frutat e këtyre pemëve gjetherëna; sidomos kur mendon se stinët janë të paparashikueshme, bjerrja e mendimeve sa vjen e shtohet. Bashkudhëtari ynë i radhës e ka përqafuar fatin e tij, e ka bindur udhëtimin e tij se do të triumfoi pavarësisht sfilitjes së tepruar të regjimeve totalitare, kohës së pa kohë... Ai arriti në Britaninë e Madhe në fillim të vitit 1998 dhe vendosi të mos dëgjonte asnjë sugjerim nga bashkatdhetarët e tij, që e sugjeronin të kthehej në Kosovë, apo të fillonte ndonjë punë në ndonjë restorant apo si taksist. Ishte i vendosur të ndiqte ëndrrën e tij për t’u bërë doktor, pikërisht këtu në metropolin britanik. Arben Kojqiqi ia nisi nga e para, nga gjuha angleze, për të arritur në majë, për t’u bërë doktor, në sajë të vullnetit dhe vendosmërisë për të ndjekur ëndrrën e tij. Po si nisi udhëtimi i tij në BM? Pas përfundimit të studimeve në Klyzh-Napoca të Rumanisë, filloi të punojë për farë kohe në Klyzh e pastaj edhe në Kosovë. Pasi gjendja në atë kohë nuk ishte e mirë dhe presioni në veçanti ndaj familjes së tij po shtohej dita-ditës, vendosi të largohet nga Kosova për në perëndim. Në fillim kishte marrë vizë studentore për në Austri, ku shpresonte të fillonte specializimin në kirurgjinë kardiake, mirëpo pas një qëndrim njëmujor dhe pamundësisë që të specializohej aty u largua për në Gjermani dhe një muaj më vonë mbërriti në Londër. Problemi i parë ishte gjuha. Gjatë studimeve kishte mësuar gjuhën gjermane (pasi vëllai ishte kirurg kardiak në Gjermani, shpresonte se aty do të mbërrinte edhe ai), dhe gjuhës angleze nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur, kështu që iu desh të fillonte nga e para, mësimin e gjuhës angleze. Fillimisht ndoqi një kurs të gjuhës në Hendon College, pas të cilit kaloi provimin IELTS në Uni- versitetin e Cambrixhit. Kjo i hapi rrugën që më pas të fillonte me provimet shtetërore të mjekësisë PLAB dhe të punësohej në Royal Free Hospital në fillim e pastaj në University College London. E gjithë kjo i mori jo pak kohë (2 vite të plota), mirëpo ishin vite që ia vlente të investonte për të ardhmen. Problemet financiare, kuptohet, në vitin e parë ishin serioze, por edhe ato u tejkaluan me të filluar punën në profesion, një vit në kirurgjinë kardio-torakale në universitetin e Oxfordit Tani ai është kirurg kardio-torakal, në University College London Hospital. Është specializuar në Londër dhe më pas ka punuar në Papworth Hospital, Cambridge University për një vit, në transplantimin e zemrës dhe të mushkërive si dhe në përdorimin e medical assist devices. Pas kësaj ka punuar për një vit në kirurgjinë kardio-torakale në universitetin e Oxfordit dhe më pas u rikthye në Universitetin e Londrës. Profesionin em jekut e ka trashëguar nga familja. Ai e zgjodhi mjekësin ndoshta më shumë për arsye të atit, të ndjerit Prof. Dr. Abedin Koiqiqi. Dëshira e tij ka qenë që vetë të studionte mjekësinë, mirëpo në ato vite, vitet ‘60–’70, nuk kishte fakultet të mjekësisë në Kosovë dhe, kuptohet, babai i tij nuk e kishte lejuar që ai të studionte në Beograd, nga frika se mos do ta humbiste djalin, kështu që ai studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Kjo ka ndikuar tek Abedini që t’i drejtojë fëmijët në studimin e mjekësisë (tani janë tre vëllezër që kanë studiuar mjekësinë dhe dy janë specialistë në kirurgjinë e zemrës, ndërsa i treti është në përfundim të specializimit po për zemër). Pra kjo më tepër ka qenë arsyeja pse e zgjodhi këtë profesion dhe kuptohet zgjedhja ka qenë mëse e drejtë. Nuk ishte e lehtë për Arbenin. Kur mbërriti në Londër kishte një qëllim, që sa më parë të fillonte të punojë në profesionin e tij. Kuptohet kjo nuk ishte e lehtë. Numri i shqiptarëve në atë kohë ishte i vogël dhe për fat të keq nuk kishte njeri të afërt 33 “... Vullneti për të arritur lart në profesion dhe në karrierë është më i fortë se të gjitha pengesat që mund t’ju dalin përpara. Të punosh çdo gjë vetëm për të fituar lekë, është e kotë dhe e përkohshme. Vendi ynë ka më shumë nevojë për njohuritë tuaja profesionale se sa që ka nevojë sot Britania dhe Evropa ...” që ta ndihmonte apo drejtonte mirë, përkundrazi këshillat e tyre ishin negative, si p.sh largohu nga Anglia se nuk ke gjasa të punosh në profesion etj. Atë kohë e dinte se disa shqiptarë që kishin studiuar mjekësinë punonin ose si taximetristë ose në restaurante dhe kjo nuk ishte një gjë e mirë as edhe për të. Përkundrazi duke i njohur aftësitë dhe vullnetin e tij, ai filloi të studiojë gjuhën dhe pastaj të kalojë provimet e mjekësisë. Pas 8 muajsh në Londër arriti që të marrë Clinical Attachment në spital, kuptohet pa pagesë, por kjo i ngriti vullnetin se njeriu mund të arrijë të punojë në profesionin e tij, përkundër peripecive të ndryshme dhe ajo çfarë dëgjonte ishte vetëm një histori e njerëzve të dështuar për fat të keq. Arben është rritur dhe edukuar në një familje ku atdheu ka qenë gjëja më e shenjtë. Babai i tij ka qenë shumë herë i kontrolluar nga policia serbe vetëm pse kishte vizituar Shqipërinë në vitet ‘70 dhe nga ajo kohë mendohej si njeri i rrezikshëm për pushtetin jugosllav. Edhe gjatë studimeve por edhe gjithë këto vite në Londër ai punuar me një qëllim, që një ditë të njëjtën punë të bëjë në vendlindje (nuk ka rëndësi në Kosovë apo në Shqipëri, pasi kjo për atë familjarisht Kosova e Shqipëria kanë qenë një dhe e vetme). Vetë Arbeni shprehet se “vendi ynë dhe populli ynë meriton atë çfarë sot kanë edhe popujt perëndimorë. Është shumë e dhimbshme të shohësh që edhe në këtë shekull shqiptarët bredhin poshtë e lartë Ballkanit dhe Evropës për të pas një ndërhyrje të suksesshme në zemër apo mushkëri. Kjo më ka bërë që atdheun ta kem në plan të parë dhe të vendosi të kthehem atje (Tiranë). Shpresoj që të paktën populli të përfitoj nga kjo.” Që në prilli 2013 kam lënë Universitetin e Londrës, dhe përkundër Ofertës që kishte në Universitetin e Oxfordit që të punoj si Consultant Cardiothoracic Surgeon, por Doktor Arbeni zgjodhi Shqipërinë dhe pikërisht spitalin Amerikan në Tiranë. Aty shkuan, së bashku me vëllain e madh të tij Doktor Besnikun ( nga Gjermania) ,me idenë që të bëjnë një qendër shqiptare të kardiokirurgjisë që të ofrojë për pacientet shqiptarë si çdo qendër në Britani apo Gjermani. “Mendoj që kësaj ia kemi arritur sepse sot në Tiranë i bëjmë të gjitha operacionet e zemrës dhe të mushkërive qe deri dje për këto operacione pacientet shqiptarë shkonin në vendet e huaja ku edhe nuk merrnin një trajtim adekuat” – shprehet dr. Arbeni. Tani është konsultant kirurg kardiotorakal, anëtar i plote i shoqatës evropiane të kirurgjisë kardiotorakale që nga viti 2007, anëtar i kolegjit mbretërorë të kirurgëve të Anglisë dhe Edinburgut, si dhe anëtar i shoqatës amerikane të kirurgjisë kardiotorakale. Por kjo ëndërr e kjo dëshirë e Arbenit përballet me një realitet tjetër në Londër. Arbeni mendon se “shqiptarët në Angli janë duke kultivuar vlerat e mirëfillta që na karakterizojnë si komb. Janë shumë arsye pse kjo është duke ndodhur, se në vend të parë duhet të mos harrojmë se në Britani shqiptarët si komb janë të vonë”. Numri më i madh i shqiptarëve në Londër erdhën gjatë viteve 90, dhe numri më i madh i tyre ishin në moshë shumë të re dhe të paformuar. Ndryshe nga disa vende të tjjera perëndimore në Britani nuk kishte një komunitet shqiptar që t’i priste këta të rinj dhe t’i drejtonte në rrugën e duhur. Për fat shumë të keq një numër shumë i madh i tyre filluan të merren me gjërat më të këqija. Kjo ishte jo vetëm nga ana e problemeve financiare që ata kishin por edhe nga shoqërimi me elementët më të këqijtë të popujve të tjerë prezent këtu. Mjerisht edhe kapaciteti i tyre intelektual ishte nën zero, ndaj nuk mund t’i bënin ballë këtij realiteti të ashpër të Britanisë. “Kjo bëri që britanikët, që deri dje nuk dinin asgjë për shqiptarët, - thotë Arbeni, - të shohin dhe të mësojnë vetëm gjërat më negative për ta. Imazhi për shqiptarët ishte shume i keq, çdo gjë shqiptar identifikohej me drogën, vjedhjen, prostitucionin etj. Unë ndoshta kam qenë shqiptari i parë në Britani që kam filluar të punoj në spital në atë kohë dhe kur më pyetnin se nga jam dhe u tregoja, shumë kolegë si për sarkazëm më thoshin po bordello të prostitucionit keni, po drogë shitni. Pra kjo ishte përshtypja e tyre për shqiptarët. Për fat të keq në përgjithësi një imazh i tillë vazhdon ende të ekzistoj në Londër”. Dy ambasadat shqiptare në Londër mund dhe duhet të bëjnë më tepër për të përmirësuar këtë imazh. Për Arbenin nuk është asnjëherë vonë që këta të rinj të arsimohen. “Vullneti për të arritur lart në profesion dhe në karrierë është më i fortë se të gjitha pengesat që mund t’ju dalin përpara. Pa një angazhim të madh, pa një punë të dyfishtë në krahasim me kolegët e tu vendas, nuk mendoj se do te keni sukses të madh në karrierë. Të punosh çdo gjë vetëm për të fituar lekë, është e kotë dhe e përkohshme. Ju dëshiroj të gjithëve suksese në jetë dhe në punë. Vendi ynë ka më shumë nevojë për njohuritë tuaja profesionale se sa që ka nevojë sot Britania dhe Evropa”, përfundon Arbeni, i cili sot nderon jo vetëm emrin e tij, por ermin e kombit, një shqiptar i suksesshëm që jeton e punon për mrekulli në profesionin human e të nderuar të mjekut. 34 Naim hajdarmataj Mes artit, biznesit dhe politikës n NAIM HAJDARMATAJ ËSHTË SHQIPTARI që arriti të kaloj nga arti në biznes dhe synon në të ardhmen edhe politikën. ëndrra e tij e fëmijërisë u realizua duke studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Atëherë nuk mendonte se do të shkëputej nga Shqipëria dhe do të shkonte shumë larg profesionit të tij. E gjen veten në Mbretërinë e Bashkuar, duke ja nisur çdo gjë nga e para. “A të vjen keq të të pyes, se ku bie Shqipëriaë “ Këto ishin fjalët e para që dëgjoi nga oficeri i emigrimit në aeroport me të mbërritur në Britani. ‘Nuk e harroj dot ndjesinë e keqe që m’u krijua dhe u ndjeva aq i huaj,’ na thotë Naimi. Kurrsesi nuk e mohoi origjinën, edhe pse për oficerin anglez, Shqipëria, ndoshta nuk ekzistonte në hartën e botës. Qëndroi aty për të kontribuar dhe për t’i treguar Britanisë dhe mbarë botës se shqiptarët vijnë nga një vend i vogël, por bëjnë gjëra të mëdha. Vend i panjohur, njerëz të panjohur, gjuhë angleze në nivelin fillestar, këto ndoshta shkaktojnë zhgënjime për të sapoardhurit. Me Naimin ndodhi e kundërta. Këto vështirësi i dhanë forcë e kurajo për t’ia dalë mbanë. Optimizmi dhe dëshira për të punuar ndikuan që nga muzikant një ditë ta gjente veten në një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar në Britaninë e Madhe. Fillesat i pati në një kompani si punëtor i thjeshtë, ku punoi me statusin e punëtorit vetëm për gjashtë muaj. Pas kësaj, u kthye në sipërmarrës duke shfrytëzuar hapësirat dhe mundësitë që të krijon shteti anglez. ‘Çelësi i suksesit tim është dëshira dhe ambicja për të arritur më të mirën. Është geni shqiptar i trashëgueshëm që të zgjon, vullneti dhe çfarë janë më e rëndësishmet, vlerat njerëzore,’ shprehet Naimi. U gjendt krejt rastësisht në botën e biznesit, por pati aftësinë e menaxhimit të kësaj mundësie. Ai shfrytëzoi një hapësirë që i dha mundësinë e një suksesi të madh si prodhues detergjentesh dhe sot mbulon një pjesë të konsiderueshme të Britanisë me prodhimet e tij. Pas suksesit të arritur në Mbretërinë e Bashkuar, investoi edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Për Naimin atdheu ka një rol të pazëvendë- 35 “Nëse do të arrijmë të njohim shijet e vlerave shqiptare do të arrijmë të thyejmë çdo rekord” sueshëm, atdheu është identiteti i tij. Me krenari na thotë,‘Atdheu është dinjiteti im, duke shtuar se në mërgim jemi një grimcë e shqiptarisë, në atdhe jemi gjithçka.’ Suksesin e tij ja dedikon shqiptarëve me të cilët bashkëpunon. është një urë lidhëse mes bashkëkombësave. Veçse një njeri i kompletuar nga ana profesionale, Naimi është edhe një familjar shembullor. Sipas tij, të jesh prind është shumë e lehtë, por të jesh prind i mirë është shumë e vështirë. Pa dyshim të gjitha vlerat e kanë vendin e vet, por ne duhet të dimë t’i përdorim ato në vendin e duhur dhe në kohën e përshtatshme. është babai i tre fëmijëve. I biri, Erigleni është 18 vjeç me rezultate të shkëlqyer në mësime dhe ka nisur studimet në degën Ekonomik në City University. Ka edhe dy vajza, Ena 16 vjeçe dhe Ejona 13 vjeçe. Që të dyja shumë mirë me mësime. Duke qenë i suksesshëm në botën e biznesit, aftësitë menaxhuese janë në zbatim edhe në jetën e përditshme. Përpos vështirësisë, arrin të menaxhojë punën dhe familjen. Kontribut të veçantë ka dhënë edhe bashkëshortja e shkolluar në degë ekonomike. Në këtë mënyrë kanë arritur një bashkërendim të suksesshëm të marrëdhënieve punë-familje. Mesazhi që dëshiron t’ju transmetojë shqiptarëve të Britanisë dhe në mbarë botën është që të besoni më shumë në vlerat e shqiptarëve dhe Shqiptarisë. “Nëse do të arrijmë të njohim shijet e vlerave shqiptare do të arrijmë të thyejmë çdo rekord”, thotë Naimi duke shtuar se këmbëngulja dhe thjeshtësia janë elementë që të sigurojnë suksesin, duke mos harruar se kudo që të jemi dhe në çdo kohë duhet ta shohim veten si shërbëtorë të kombit. Patriotizmi ka rrënjë të thella në personalitetin e tij. Nuk mund të mohojë se nëse nuk do të ishte rritur dhe edukuar në Shqipëri, ndoshta nuk do të kishte patur këto arritje në jetë. Nuk dëshiron që veprimtaria e jetës së tij të mbyllet me biznesin. Në të ardhmen dëshiron të hyjë në botën e politikës. Besimi në vetvete dhe përkushtimi ndaj diçkaje për të arritur suksesin e dëshiruar, janë shtysat që asnjëherë nuk e kanë braktisur. 36 gëzim alpion Objektiviteti është i shenjtë 14 14 VITET E PARA I KALON NË VENDLINDJEN E TIJ të dashur që nuk e heq nga mendja, në Dibër. Aty hodhi hapat e parë, u edukua dhe arsimua. U shpërngul në kryeqytet për të vazhduar studimet në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja ‘Asim Vokshi’ dhe pas kësaj në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën e gjuhës angleze. Bëhet fjalë për intelektualin shqiptar Gëzim Alpion. Studentit me rezultate të larta iu dha mundësia të studionte në Universitetin e Kajros në Egjipt në 1985 e më vonë studimet e nivelit Master në Durham të Britanisë së Madhe. ‘Në atë kohë ne shqiptarët ishim akoma një ‘specie’ e rrallë në Angli, veçanërisht në botën akademike angleze, kështu që ishte e natyrshme që njerëzit të reagonin me interesim kur mësonin se isha shqiptar. Më bëri përshtypje që në fillim kortezia që profesorët në Universitetin e Durhamit tregonin ndaj meje dhe vlerësimi ndaj studimit tim megjithëse edhe ata në fillim nuk e fshehën habinë se përse në shqiptar ishte i interesuar në shkrimtarët si James Joyce dhe D. H. Lawrence,’ na tregon Gëzimi për fillesat e tij në Britani. Doktorata nga Universiteti prestigjioz i Durhamit i mundësoi që në vitin 1997 të fillonte karrierën akademike në Angli. Si akademik në këtë vend kishte lirinë të përzgjidhte temat studimore për të cilat ishte i interesuar dhe të shprehej hapur për gjithçka si në botimet dhe në leksionet e tij, të cilat bazohen kryesisht në studimet që ka kryer në Angli për më se 20 vjet. ‘Ngarkesa e ulët e mësimdhënies më jep mundësi të merrem me studime që kërkojnë kohë dhe përkushtim. Për mua, është privilegj që ushtroj aktivitetin akademik në një institucion me reputacion ndërkombëtar si Universiteti i Birminghamit,’ thotë Gëzimi. Për të objektiviteti është i shenjtë, atë veçon si çelës të suksesit të tij. Studimet dhe leksionet e tij i bazon në arsye dhe jo në emocione, edhe pse thekson se studimet pa pasion janë studime pa jetë. E rëndësishme është që emocionet dhe pasionet nuk duhet të kompromentojnë integritetin dhe paanshmërinë e studiuesit dhe studimeve. Edhe pse ka mbi 20 vite që nuk jeton më në Shqipëri, ka tentuar të çojë dijet e tij në të mirë të komunitetit. Përkatësisht me anën e dy peticioneve që janë të ndryshme, por që janë në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bëhet fjalë për ‘Rrugën e arbërit’ dhe ‘Shenjtërimi i Nënë Terezës’. Rruga e Arbërit do të sjell më pranë Shqipërisë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë dhe Maqedoni. Po ashtu, kjo vepër do të na sjell më pranë etniciteteve dhe kombeve të tjerë në Ballkan dhe do të kontribuoj në integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në Komunitetin Evropian. 37 Rruga e Arbërit do të sjell më pranë Shqipërisë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë dhe Maqedoni. Po ashtu, kjo vepër do të na sjell më pranë etniciteteve dhe kombeve të tjerë në Ballkan dhe do të kontribuoj në integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në Komunitetin Evropian. kemi më shumë besim te fëmijët. ‘Fëmijët në emigrim kanë dy atdhe dhe dy kultura. Ky ‘dyzim’ nuk duhet interpretuar si krizë identiteti por si një avantazh. Ne duhet të respektojmë këtë përkatësi dyfishe të fëmijëve tanë pasi vetëm kështu i ndihmojmë ata të jenë qytetarë të mirë shqiptaro-britanik.’shton Gëzimi Thekson si thelbësore për shqiptarët e Britanisë investimin në arsimimin e fëmijëve dhe integrimin me dinjitet në shoqërinë britanike. Në lidhje me nismën për Nënë Terezën, Gëzimi është i sigurtë se një ditë do të shenjtërohet. Intelektuali shqiptar shprehet:‘Peticioni për ‘Shenjtërimin e Nënë Terezës’ është një nismë që synon të ndihmojë miqtë e Nënë Terezës në Selinë e Shenjtë që të intensifikojnë lobimin pasi askush nuk shenjtërohet pa një lobim të fuqishëm. Problemi ështeë se ky proçes, që u nis me entuziazëm nga miku i saj Papa Gjon Pali II, në shenjë mirënjohje për shërbimet që ajo i bëri Kishës dhe papatit te tij, u la pas dore pas vdekjes së tij në vitin 2005.’ Këto dy projekte janë shenjë që ai nuk e harron atdheun dhe ka një domethënie të veçantë për të. Atdheu për të është fëmijëria. ‘Lidhja me atdheun është më e ngarkuar emocionalisht, pasi vendi që kemi lënë pas nuk është në stadin e vendeve të zhvilluara ku operon një shtet efikas, siç shikojmë në vendet ku jetojmë. Kjo e bën lidhjen e diasporës me Shqipërinë më të komplikuar dhe disi të tensionuar,’ thotë z.Alpion. Ai suksesin dhe arritjet e tij ja dedikon bashkëshortes së tij Dashit, të cilën e cilëson si një shoqe dhe bashkëshorte ideale. Sipas tij, në emigrim prindi nuk duhet të harrojë se për fëmijët, të jetuarit në një vend të huaj paraqet sfida nga më të ndryshmet. Prindi ka të drejtë ta këshillojë fëmijën për shkollën dhe karrierën por jo të vendos për të. Në këtë drejtim duhet të Gëzim Alpion ka studiuar për BA dhe MA në Universitetin e Kajros dhe PhD në Universitetin e Durhamit në Angli. Aktualisht është sociolog në Departamentin Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare, Drejtor i Programeve të Kombinuara pranë Shkollës së Qeverisjes dhe Shoqërisë në Universitetin e Birminghamit, anëtar i Shoqatës Sociologjike Britanike (Grupit Studimor Weber), dhe anëtar i bordit të disa revistave shkencore, përfshirë revistën ‘Celebrity Studies’, që botohet nga Routledge. I specializuar për Modernizëm, Alpion boton kryesisht për sociologjinë e fesë, suksesit, mediave dhe nacionalizmit. Ai konsiderohet nga kritika si autori më autoritar për Nënë Terezën në gjuhën angleze. Librat e Alpion janë botuar në anglisht dhe italisht në Angli, Amerikë, Kanada, Itali, Indi dhe së shpejti në Irlandë. Studimet e tij janë botuar në disa revista të mirënjohura shkencore. Dy dramat e Alpion janë vënë në skenë me sukses në një numër qytetesh në Angli në vitin 2002, 2006 dhe 2008. Aktualisht, Alpion po studion errësirën shpirtërore të Nënë Terezës në kontekstin post-modernist. Botimet kryesore të Alpion janë: ‘Mother Teresa: Saint or Celebrityë’ (Routledge 2007; Routledge India 2008; Salerno Editrice 2008), ‘Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa’, (Transaction Publications 2011), dhe ‘If Only the Dead Could Listen’ (Globic Press, 2008). Shkrimet e tij për aspekte të ndryshme të politikës, kulturës dhe identitetit në kontekstin e Britanisë së Madhe, Ballkanit, Indisë dhe Lindjes së Mesme janë botuar në nje numër gazetash përfshirë ‘The Guardian’, ‘The Middle East Times’, ‘The Birmingham Post’, ‘The Hürriyet Daily News’ dhe ‘Hindustan Times’ 38 Nami llapi Nga llogoret e luftës së Kosovës në sfidën e biznesmenit në metropolin britanik p PADYSHIM QË JEMI NË LËVIZJE TË VAZHDUESHME, në mendime, në veprime, në kohë dhe hapësirë. Erërat e jetës sonë të mbartin ngado as arsyetimi i velave erëpërplasëse nuk premtojnë për të arritur ujërat e qeta. Njerëzit presin gjënë më të shtrenjtë me vite a mos dhe shekuj dhe nuk dorëzohen për sa kohë frymojnë së bashku me të drejtën. Luksi dhe rehatia nuk kanë vlerë personale, ato janë të mira të përbashkëta shoqërore Nëse liria, është edhe ajo një hallkë e shkëputur , në rrezik asimilimi jo vetëm atij të eliminimit të karakterit identifikues, përkatësisë dhe kulturës por dhe fizik, atëherë çka i ngelet njeriut për të plotësuar vetveten është zotimi dhe përballja me vetveten dhe forcën e erës. Rrugëtimi në jetën tonë është një luftë, edhe si një përpjekje për të siguruar mirëqenin e përditshme por dhe një luftë me gjithë kuptimin e plotë fjalës. Udhëtari ynë ishte përballur me këto luftëra që nga zanafilla e rinisë së hershme të tij e në vazhdim. U detyrua të ikte nga vendlindja tij për të siguruar jetesën dhe jetën e tij nga uzurpuesit e tokës dhe diellit dardan. Por ama iku jo për të mos u kthyer , iku me kokën pas në udhëtim e sipër ... Për më tepër ja se çna rrëfen për këtë udhëtim Nami Llapi: Për mua , si ish-ushtarin e UÇK-së, rikthimi në Britani ishte një peripeci që mund ta përshkruaj si një odise reale. Jam i martuar dhe kam 4 fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit. E teksa flitet shpesh për suksesin e njerëzve të ndryshëm jo domosdoshmërish duhet që ta lidhim atë me të ardhurat në vlerë paraje. E kam filluar me stërmundime të mëdha. Nga një punëtor lavazhi kam arritur këtu ku jam. Njeriu suksesin e tij e shikon në ardhmërinë e tij, tek familja, kujdesi për të, sigurimi i bazës jetësore , që padyshim është pentagrami ku ravijëzohen momente që tingëllojnë lumturi të paqtë. Unë menjëherë sapo mora vesh që po mobilizohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës pa pritur dhe pyetur njeri kam bërë plaçkat gati dhe jam nisur për në Shqipëri , ku jam stacionuar në Rragam të Tropojës, ku aty morëm dhe trajnimet dhe stërvitjet e duhura për të qenë gati për t’u përballur me armikun. Ka qenë një ndër momentet më të veçanta dhe më të paharrueshme për jetën time. Lufta e Koshares ka qenë dhe zona ku unë kam pasur nderin dhe privilegjin të luftoj krahpërkrah me Komandantët Shpend Shala, Isuf Haklaj, Xhevdet Sinani, (dy te fundit janë të vdekur mbas lufte), Sherif Shala komandant i policisë ushtarake, Xhafer Gashi, Hysen Berisha si Komandant i batalionit të parë, si dhe Rustem Berisha, Agim Ramadani, Sali Ceku, Fadil Hajdergjonaj, Abaz 39 Atdheu është gjithçka – është simbioza e lirisë dhe dashurisë njerëzore. Është padyshim stacioni ku gjen prehje , rehati dhe frymëmarrje të lirë. Thaci, Sheqer Maloku dhe shumë të tjerë që ndërsa i përmend këta emra, përjetoj momente emocinante dhe mallëngjimi. Me dukej se po fluturoja, e puthja emblemën e UÇK dhe doja që të dilja i vetëm në vijën e frontit dhe të konfrontohesha i pari me armikun! Jam rikthyer fitimtarë nga lufta heroike dhe e drejt që shqiptarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar e kishin ëndërruar prej dekadash. Ndërkohë kisha lënë “luksin” londinez duke marrë armën për liri. Desh Zoti dhe iu bashkova familjes i gjallë dhe fitimtar! Si një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej vitesh si shumë shqiptarë të tjerë jam larguar nga mëmëdheu për një jetë më të mirë. Sakrificat, peripecitë dhe përpjekjet, për të arritur një mëkëmbje tek kufijtë e normales, si çdo mërgimtarë tjetër m’u desh të përballesha me to, ishin një motiv më tepër për të sfiduar padrejtësitë. Në realitet iu përkushtova punës, asaj pune, ku lodhja fizike kishte bollëkun (bereqetin), shijen, kënaqësinë, virtytin, motivin dhe pa diskutim vitalitetin e qenies njerëzore. E kam filluar nga zeroja dhe tanimë kam ngritur një emër , e kam filluar i vetëm dhe tani numëroj mbi dyzet punëtorë në kompaninë time. e pagëzuar me emrin “INCURVE” ka marrë një format konkurrues . Këmbëngulja dhe iniciativa për të vepruar në një sektor të tillë ndërtimtarie, ka qenë çelësi i punës së palodhur . Kam arritur të mbledh afër vetes dhe të punësoj një numër të madh punëtorësh, ku 90 përqind e tyre janë shqiptarë nga të gjitha trevat. Menaxhimi profesional, punëtorët e kualifikuar në fushën e ndërtimit i ka dhënë një kredibilitet dhe emër të mirë kopanisë që unë drejtoj . Projektet e zhvilluara prej “INCURVE” janë një tregues model i sukseseve të arritura, pasiqë ato konkurrojnë bindshëm kopani me emër në Londër. Kompania është Bazuar në veri të Londrës. Padyshim unë krenohem për gjithçka kam arritur deri tani. Duke punuar ngushtë me klientët , me konsultime fillestare falas të zhvillimit dhe përfundimit të projekteve, kam arritur këtu ku jam dhe sot. Ne punojmë ngushtë me klientin, me arkitektë, projektues dhe surveyors charted, duke ofruar shërbime të plota të menaxhimit të projektit me një ekip të plotë , të aftë dhe të kualifikuar. Krenohemi me standardet tona të larta të mjeshtërisë dhe të shërbimit deri në përfundimin. Duke lënë të kënaqur të gjithë stafin e kompanisë dhe klientin padyshim si burimi bazë i kapitalit të biznesit Mundohem të jem i afërt me punëtorët dhe gjithë ekipin e kopanisë dhe komunikues, duke i trajtuar me respekt dhe dashamirësi , pasi janë njerëzit që kaloj një pjesë të konsiderueshme të kohës. Itinerari i punës time, padyshim është i ngjeshur, kjo s’do të thotë se familjen e lë pas dore. E gjej mundësinë për të dalë dhe për të shëtitur dhe vizituar vende të ndryshme. Kosova është vizita ime më e shpeshtë pothuaj çdo muaj që bëj vetëm apo së bashku me familjarët e mi. Gjithçka bëj dhe arrij nga mundi im ia dedikoj familjes sime. Gjithçka që nxjerr nga kjo punë i përkushtohet fëmijëve të mijë me qëllim që të rriten dhe edukohen pa stërmundime. Jam munduar të bëj diçka për të rimëkëmbur çka na ishte shkatërruar nga lufta duke hapur këtë kompani, për të siguruar jetën e familjes sime dhe të fëmijëve të mi. Ndjesitë më të lumtura që një njëri normal ka është padyshim vendlindja , atdheu ku na lindi dhe rriti. Atdheu është gjithçka – është simbioza e lirisë dhe dashurisë njerëzore. Është padyshim stacioni ku gjen prehje , rehati dhe frymëmarrje të lirë. 40 remzije sherifi Të lindësh për së dyti... n ‘NË VITET ‘90, PËR MË TEPËR SE NJË DEKADË të gjitha ëndrrat e mia isha e detyruar t’i mbylli në çelës. Jetoja me frikën se mos po i humbisja njerëzit, që i doja më shumë se veten. Dëshira dhe shpresa ime e vetme ishte para së gjithash t’i shoh fëmijët e mi duke u rritur.’ Kështu nis rrëfimin e saj Remzije Sherifi. U nis familjarisht për në Skoci, së bashku me 360 kosovarë të tjerë. Kjo gjë u bë e mundur në sajë të programit humanitar të Mbretërisë së Bashkuar në kohën e Luftës së Kosovës. Remzija na thotë se ishte një rrugëtim i gjatë dhe me plot ankth, por kur mbërriti në aeroportin e Glasgow mori më së fundi frymë lirisht. Ishte larg rrezikut për torturim, ekzekutim apo masakrim. Ajo e cilëson si ditë lindjen e dytë. Mbretëria e Bashkuar me mbështetjen e ofruar ju dhuroi një jetë të re familjes së Remzijes dhe shumë e shumë shqiptarëve të tjerë. Ajo filloi të merrte mjekimet e para, pasi vuante nga kanceri. I shpëtoi vuajtjeve të luftës së Kosovës, por nuk e dinte nëse do t’i shpëtonte luftës me kancerin. Ishte në listën e pacientëve që do të operoheshin dhe ajo po vuante shpirtërisht. E ndjente brenda vetes se kishte ende për të dhënë në këtë botë, ishte herët për të ikur…’Disa gjëra në jetë janë rastësi, por për realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve duhet forcë, energji pozitive e inspirim, ’ shprehet Remzija. Këto nuk i munguan Remzijes, dhe falë mbështetjes së familjes arriti të dalë me sukses nga operacioni. Jeta nuk të jep shanse të dyta në çdo kohë, ndaj ajo u motivua që të shfrytëzonte në mënyrë racionale çdo minutë. Nismat e para të punës së saj vullnetare ishin produksioni teatror me femijët kosovarë dhe u angazhua për të themeluar grupet e valltarëve. Këto ishin bazat e forta për themelimin e bashkëpunimit shqiptaro-skoces ‘AlbScott’. Mbi pesë vite punoi vullnetarisht kryesisht në shoqata e institucione joqeveritare për rininë dhe gratë në Scottish Refugee Coucil. Në sajë të eksperiencës që fitoi, sot është koordinatore e Maryhill Integration Network dhe ende koordinon ‘AlbScott’. Shkroi tekstet e skenarëve të 15 produksioneve teatrale të shfaqura në manifestimet dhe festivalet më prestigjoze në Skoci, si atë të Edinburgut ‘Go Dance Festival’, festivali i filmit dokumentar të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, trupa tashmë internacionale e valltarëve në bashkëpunim me ‘Barrowland ballet’ performuan në hapjen solemne për nder të nisjes së shtegtimit të stafetës së Mbretëreshës nëper shtetet e Comonwelth-it. Remzija, në bashkëpunim me Scotish Opera ka punuar në produksionin e operës “Anamchara”/”Këngët e Miqësisë” që u prezentua në Teatrin Mbretëror. Në bashkëpunim me Open Museums ka organizuar ekspozitën 1+1 : ‘Jetë dhe Dashuri’ që gjatë kësaj vere ishte e hapur në Galerinë më të vizituar në Skoci. Duke parë aktivitetet dhe eventet në të cilat ajo 41 ‘Atdheu është vendi ku më është robëruar shpirti... Atdheut i takon e kaluara ime, në Skoci po e jetoj të tashmen dhe mbetem me shpresë se në Kosovë do ta kaloj të ardhmen...’ shton Remzija. është patriote në shpirt dhe krenare që është shqiptare, ndaj ju bën thirrje shqiptarëve në mbarë botën të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që të jenë të suksesshëm. është kryesisht organizatore, kupton se Remzija nuk ka të ndalur. Ka koordinuar dhe është producente e publikimeve:”Second Home” antologji me prozë e poezi të autorëve ndërkombëtar që jetojnë në Skoci, “Heart of the Home” libri me përmbledhje të Recetave të gatimit nga 22 shtete duke përfshirë edhe nga trojet shqiptare, “The right to dream”,e shkruar nga poetët e rinj “Tiny Songbirds” përmbledhje dhe Cd me ninulla në gjuhë të ndryshme si dhe shqip. Gjithashtu është marrë me koordinimin dhe publikimin e “Shadow behind the sun” libër ky që u nominua për shpërblimin ‘Saltire Price”. Ka shkruar skenarin e dy filmave të shkurtër “Pa zgjidhje” e “Vendlindja të thërret” që u realizuan me shtëpinë kinematografike “Media co-op” e që patën jehonë në Skoci e më gjerë. Siç vërehet ajo nuk e harron gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Veç kësaj, në bashkëpunim me dizajnuesit në Glasgow të ‘School of arts’ që nga 2004 me dy grupet e grave që i koordinon “Oasis “ dhe “Mother Theresa” ka organizuar kurse për dizajnimin dhe qepjen e kostumeve tradicionale nga trevat shqiptare e vendeve të tjera të botës. Këto kostume u ekspozuan në ‘Kelvingrow Art Galery’, ‘Borrel colection.st’, ‘Mungos museume’ e galeri te tjera. U organizuan sfilada të shumta për të prezantuar thesarin e begatë të kostumeve shqiptare. Kontributi i saj në shoqërinë britanike u vlerësua. Për punën në fushën e zhvillimit shoqëror , të artit dhe kulturës është shpërblyer e nderuar në 2009 si kam- pione komunale (E përzgjedhur nga Evening Times), në 2010 me Champione championeve për Skocinë, në 2012 kampione në lëmin e artit e kulturës. Çmimi i fundit i 2012 për arritjet e komuniteteve në Skoci. Më 2013 mori çmimin ‘Gruaja Emigrante e vitit’. ‘Theksoj se këtu çmohen vlerat njerëzore, kontributi ynë edhe pse jemi në dhë të huaj! Për mua ishte nder , privilegj dhe surprizë e këndshme.,’kështu shprehet Remzija për çmimin e marrë. Ky çmim më vonë u pasua, nga një tjetër ‘Life time achievement Award”, të cilën ajo ja dedikon prindërve dhe motrës që nuk janë më si dhe familjes e nipave e mbesave: Rronit, Kanit , Gretës dhe Edës. Remzija ka publikuar autobiografinë “Shadow behind the sun” dhe më 2013 mori çmimin ‘Gruaja Emigrante e vitit’ në Mbretërin e Bashkuar. Remzija nuk është veçse një grua që ka arritur suksese në jetë, por ka edhe një familje të mrekullueshme. është nënë e tri djemve. Ajo e cilëson familjen si thesarin më të çmueshëm dhe më të shenjtë. Me mbështetjen e bashkëshortit, Remzija është përpjekur që kulturën angleze ta ndërthurrë me atë shqiptare, në mënyrë që fëmijët të merrnin një edukim të drejtë dhe të shëndetshëm, duke ruajtur gjuhën, bujarinë dhe fisnikërinë. Sipas saj, janë vlerat më të larta të kultivimit të përkatësisë dhe ndjenjës kombëtare. Atdheu për të ka kuptim multi dimensional. ‘Atdheu është vendi ku më është robëruar shpirti... Atdheut i takon e kaluara ime, në Skoci po e jetoj të tashmen dhe mbetem me shpresë se në Kosovë do ta kaloj të ardhmen...’ shton Remzija. është patriote në shpirt dhe krenare që është shqiptare, ndaj ju bën thirrje shqiptarëve në mbarë botën të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin që të jenë të suksesshëm. Suksesin, e arriti në saj të entuziazmit, pasionit dhe përkushtimit ndaj punës.‘Eksperenca dhe puna kolektive, respektimi dhe prania e mendimit të të tjerëve dhe padyshim vizioni largpamës. Inspirimi dhe drita në rrugëtimin tim kanë qenë fëmijët e mi. Merita të posaçme për këtë dhe i jam shumë mirënjohëse është përkrahja e pashoq e bashkëshortit tim.’ thekson Remzija. 42 Fasli ruçi Sinonimi i suksesit k KUR U GJEND NË LONDËR, asnjëherë nuk do ta kishte besuar se në vetëm pak vite do të arrinte të ishte, jo thjesht një ndër biznesmenët e suksesshëm, por që emri i tij do të ishte mëse i mirënjohur për dyqanet e shumta Britanike si furnizuesi i tyre me mobiljet e të gjitha llojeve. Metropoli Britanik ishte vendi ideal për rrugën e tij të suksesit. Hapësirat dhe mundësitë që t’i ofron Londra u shfrytëzuan më së miri prej tij. Arriti themelimin e një kompanie të suksesshme, në të cilën të punësoi jo vetëm bashkëatdhetarët shqiptarë, por dhe të huaj. Fasli Ruçin është e pamundur të mos e gjesh të zënë. Tavolina e tij e punës është e stërmbushur, me dokumente dhe kontrata që nga ato me Kinën e largët dhe deri tek kontratat me kompani të fuqishme, që marrin furnizime mobilierie prej tij. Përfaqësuesit e kompanive më prestigjioze kanë gjetur partnerin që u duhej, kompaninë e suksesshme që drejtohet nga një shqiptar i thjeshtë dhe tepër modest. Pas vite e vitesh në rrugën e suksesit natyshëm i kujtohen momentet e para që u gjet në Londër.“EU Furniture” ishte emri i kopanisë që ai ideoi ndërsa mori një vendim. Tani e tutje ai do punonte për veten e tij. Kishte fituar eksperiencën e nevojshme dhe diku në perëndim të Londrës hapi një dyqan të vogël ku shiste mobilje. Ai kujton momentet e para ndërsa mori këtë iniciativë. Gjithçka varej tek vullneti dhe përkushtimi i tij. Por një gjë e kishte të sigurtë. Do të punonte vetëm për veten e tij dhe nuk do të kishte më statusin e të punësuarit. Kishte shume besim në vetvete dhe nuk i mungonte kurajoja për të realizuar. Sfidat ishin para tij, por ishte ai që do t’i përballonte duke kultivuar aftësitë menaxheriale. Ishte ai dyqani i vogël, ku nisi rruga e tij drejt të qënurit biznesmen i suksesshëm. Shumë shpejt do të pasohej nga të tjerë derisa arriti në pak kohë që mbulonte jo më vetëm zonën perëndimore të Londrës por edhe më tej. Mprehtësia dhe vendosmëria për të qenë partner i besueshëm dhanë shumë shpejt frutet e tyre, duke e kthyer kompaninë e tij në një ndër kompanitë më të suksesshme. “Ndershmëria është çelësi i suksesit”, pohon ai duke treguar për sfidat që ka kapërcyer që nga marrëdhëniet me qytetarët e thjeshtë, kur ishte i vetëpunësuar, deri tek kontratat me kompanitë më prestigjioze britanike dhe jo vetëm. Në vetëm pak kohë ai arriti që të përmbush një pjesë të ëndrrës së tij, duke u zhvendosur nga një dyqan i thjeshtë, tek një ambient masiv ,një magazinë vërtet shumë e madhe ku mund të gjenden të gjitha llojet e mobiljeve. U shtua dhe numri i stafit, por Fasliu kurrsesi nuk mund të ndalonte me kaq. Hapi pikat e tij në disa 43 “Ndershmëria është çelësi i suksesit”, pohon ai duke treguar për sfidat që ka kapërcyer që nga marrëdhëniet me qytetarët e thjeshtë, kur ishte i vetëpunësuar deri tek kontratat me kompanitë më prestigjioze britanike dhe jo vetëm. Në vetëm pak kohë ai arriti që të përmbush një pjesë të ëndrrës së tij, duke u zhvendosur nga një dyqan i thjeshtë, tek një ambient masiv ,një magazinë vërtet shumë e madhe ku mund të gjenden të gjitha llojet e mobiljeve... vende të Londrës. Shërbimi që ai ofronte ishte absolutisht i pakonkurrueshëm dhe arriti që të bëhej furnizues jo vetëm i dyqaneve të shumta cep e cep të Londrës dhe nëpër qytete të tjera të Britanisë. Besueshmëria, korrektësia dhe shërbimi tepër profesional bëri që ‘EU Furniture’ lehtësisht të bëhej një nga furnizuesit e shumë këshillave lokale (council), kryesisht në Londrën perëndimore dhe më gjerë. Vit pas viti klientela vazhdonte duke u rritur, duke zgjeruar edhe gamën e ofertave dhe bashkëpunimin me kompani prestigjoze deri në Kinën e largët. Zgjerimi i biznesit të tij u arrit në saj të përkushtimit dhe angazhimit duke patur si pikësynim të qenurit më i miri i të mirëve. Profesionalizmi u kthye në rutinë dhe suksesi ishte i garantuar. Pyetjes se çfarë është atdheu për ty, mundohet t’i përgjigjet me gjënë e parë që i vjen ndërmend. “Kurrsesi nuk mund të rrija pa investuar në mëmëdhe”, na thotë Fasliu. Atdheu për të është gjithçka. Dhe jo vetëm që ndjehet krenar për çfarë është, por thekson se atje lindi dhe u rrit. Suksesin e tij ja dedikon prindërve, prej të cilëve mori vlerat më të mira njerëzore. Nuk janë të pakta rastet kur ai ka nxitur biznesmenë të fushave të ndryshme që të investojnë në Shqipëri. Fasliu shpreh shqetësimin e tij për pengesat që hasen kur dëshiron të investosh në mëmëdhe. ‘Janë 1001 arsye që mërgimtarët duhet të investojnë në mëmëdhe,-shton ai, jo thjesht në ndërtimin e shtëpive por edhe hapjen e bizneseve të reja, duke punësuar kështu qoftë edhe të afërmit e tyre.’ Në lidhje me nivelin e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe komunitetit, ai shprehet se ka një bashkëpunim mjaft të mirë dhe se thuajse të gjithë pronarët e lokaleve shqiptare furnizohen nga firma e tij. Me shumë finesë ai përpiqet të vejë theksin tek domosdoshmëria e bashkëpunimit mes shqiptarëve, pasi duke bashkëpunuar të gjithë dalin të fituar. Në bisedën me të mëson se ka ardhur koha që të mos përsëriten skena të tilla, kur një bashkëkombës për të njëjtin shërbim shkon tek një i huaj, i cili mund të jetë edhe më i shtrenjtë, apo një shërbim që ka cilësi të dobët, por që “i huaji” kishte një perceptim tjetër. Por tani kohët kanë ndryshuar dhe konkurrenca është ajo që përcakton suksesin. Në mesazhin e tij ai inkurajon shqiptarët që të punojnë për veten e tyre që të mos i druhen sfidave, por të besojnë në vetvete. Nëse ekziston vullneti dhe dëshira për të realizuar ëndrrën e tyre, nuk ka pengesë që mund ta ndalë. Ndërkohë ruajtja e gjuhës dhe traditave shqiptare janë aspekte që nuk duhet të neglizhohen në asnjë moment. 44 Shpend Gërguri Inxhinieria, dëshirë e fëmijërisë 16 16 VJEÇARIT JA RRËMBEU ZEMRËN Britania që në fillim. Gjendej në djepin e arsimit, i rrethuar nga një staf akademik që e inspiroi më tutje arsimimin e tij. Bëhet fjalë për inxhinierin Shpend Gërguri. Vitet e para i kaloi në Sëan School of English dhe Abacus College ku pati mundësinë të mbaroj me rezultate të shkëlqyera, në nivelin ‘A’ studimet me fokus në shkencat natyrore: kimi, fizikë dhe matematikë. ‘Ato kohëra kanë qenë mbresëlënëse se përveç faktit se fillova arsimin në Oxford krijova edhe shoqërinë time të parë me anglezët si dhe shqiptarët në Oxford,’ rikthehet pas në vite Shpendi. Dëshira për t’u bërë inxhinier i është rrënjosur që në fëmijëri, dëshirë që më vonë u shndërruar në udhëzues të fortë të karrierës së tij. ‘Gjyshi im i ndjerë ka patur prirje në inxhinieri dhe ka qenë person që për ato kohëra quhej inovator. Krijonte pajisje të përditshme praktike. Punëtoria e gjyshit tim ka qenë një vend i shenjtë për të, dhe përveç se ka qenë gjithmone mjaft i zellshëm ka qenë edhe pedant. Ai gjithmonë e dinte se cila vegël ku ndodhet dhe asnjëherë nuk mundeshim të mohojmë se kemi huazuar ndonjë mjet nga punëtoria e tij. Adhuroja të kaloja kohën e lirë me gjyshin në punëtorinë e tij,’flet plot dashuri për gjyshin dhe pasionin për inxhinierinë. Të qënurit i apasionuar pas profesionit të tij dhe këmbëngulja e pashterueshme për të arritur rezultate të larta, kanë qenë motivet që Shpendi sot është një profesor në Universitetin ‘Oxford Brooks’ në lëndën e Engineering Design. Si çelës të suksesit, ai veçon dedikimin në punë si dhe dedikimin ndaj suksesit të studentëve të tij. Pa dyshim, një profesor ndihet i plotësuar kur edhe studentët e tij, ecin në rrugët e suksesit. Nuk është e mjaftueshme të jesh i suksesshëm vetëm në shkollë, por mbi të gjitha në jetë. Përpos ndërtimeve inxhinierike, ai ka ndërtuar edhe një familje shembullore. Është babai i një vajze dhe ai ndihet i mrekulluar nga ndjesia e të qënurit prind. Ja se ç’na thotë:‘Unë mendoj se është kënaqësi të shohësh fëmijën tënd duke u rritur, duke qenë i pranishëm në momentet kur fëmija hedh hapat e parë, kur thotë fjalët e para, duke u përgjigjur pyetjeve ‘Pse’ dhe duke analizuar këndvështrimin e botës fëmijërore janë çaste magjepsëse.’ Sipas Shpendit, është fakt që fëmijët shqiptarë të cilët lindin dhe rriten në Britani shumë më shpejt përshtaten me mjedisin se të tjerët që janë rritur në Shqipëri. ‘Përderisa, ne si prind i kultivojmë vlerat dhe traditat tona në shtëpi, normal që do të ndikojë dhe tek femijët tonë në moshë të re dhe në këtë rast 45 ‘Le të investojmë në të ardhmen, edukimin dhe arsimimin e brezit të ri, pa harruar të kultivojmë vlerat pozitive të kombit tonë! Brezat e rinj, fëmijët tanë, janë ata që do të çojnë më tej vlerat tona kulturore dhe që në një ditë të afërt në kohë do të mund të kontribuojnë në mirëqënien e atdheut tonë dhe mirëmbajtjen e imazhit pozitiv shqiptar, jo vetëm në Britani por anembanë nëpër botë!’ theksin do ta kisha vendosur në edukatën familjare,’ shton ai. Edukata familjare është kyçe në përcaktimin e identitetit të gjeneratave të reja. Por veçon si vlera që duhet të kultivohen në çdo familje shqiptare: gjuha jonë është pasuria më e madhe, historia jonë, dashuria për atdhe. Atdheu për të është vendi të cilit i përket. Vendlindja është vendi ku është rritur dhe edukuar dhe ku ka kaluar një pjesë të jetës. ‘ Në vendlindje e ndjej veten të përmbushur në çdo aspekt, dhe të qenurit pranë rrethit të gjerë të familjes është një kënaqësi. Fakti që çdo rrugicë e vendlindjes është e lidhur me kujtimet e fëmijërisë më bën të ndihem i kënaqur dhe i plotësuar. Edhe se situata ekonomike ka qenë shumë e vështirë në atdhe, jemi rritur me shumë dashuri e përkujdesje duke na ushqyer gjithnjë e më shumë traditat dhe vlerat shqiptare. Këto tradita dhe vlera i mbartim dhe i zhvillojmë së bashku me komunitetin shqiptar në Britani si dhe në gjirin e familjes gjatë edukimit të brezit të ri. Atdheu është pjesë e pandarë në zemrën e secilit prej nesh pavarësisht arritjeve apo sfidave tona kudo nëpër botë. Për mua vendlindja ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë.,’ shprehet me ndjenja të fuqishme patriotizmi Dr. Shpend Gërguri. Edhe pse tashmë po kon- tribuon në një vend tjetër me dijet dhe njohuritë e tij, ai nuk e harron kurrë atdheun. Për të ngelet si gjëja më e shtrenjtë për të cilën ja vlen të krenohesh dhe të thuash me krenari ‘Jam shqiptar, vij nga Shqipëria.’ Kjo nuk e ka penguar aspak në arritjet e tij dhe në karrierën e suksesshme. I do bashkëatdhetarët e tij dhe bashkëpunon me ta, pavarësisht se thotë se ka mundësi për më tepër. Bashkëpunimi duhet të kultivohet edhe më shumë duke përfshirë edhe brezat e rinj. Janë ata që kanë nevojë për mbështetje dhe mbështetjen e duhur që të arrijnë të bëhen të suksesshëm, por asnjëhëherë arritjen e qëllimeve të tyre apo objektivave duke harruar prejardhjen, origjinën dhe vlerat të cilat mbartim ne si komb. Mesazhi që ju drejton shqiptarëve përmban humanizëm në brendësi: ‘Le të investojmë në të ardhmen, edukimin dhe arsimimin e brezit të ri, pa harruar të kultivojmë vlerat pozitive të kombit tonë! Brezat e rinj, fëmijët tanë, janë ata që do të çojnë më tej vlerat tona kulturore dhe që në një ditë të afërt në kohë do të mund të kontribuojnë në mirëqënien e atdheut tonë dhe mirëmbajtjen e imazhit pozitiv shqiptar, jo vetëm në Britani por anembanë nëpër botë!’ 46 Erion Alikaj Të jesh avokat në Londër e ERION ALIKAJ ЁSHTЁ I RIU SHQIPTAR qё njihet si avokat nё Mbretёrinё e Bashkuar. Me dëshirën për të siguruar një të ardhme dhe një jetë më të mirë u shpërngulën familjarisht me mijëra milje larg Shqipërisë. U gjend nё njё mjedis tё ri e tё panjohur pёr tё, qё nё fillim i dukej si njё ёndёrr. ‘Pёr mua ishte njё vend mahnitёs, nё krahasim me çfarё unё kisha parё mё parё, si nga transporti publik, autobuzat e kuq me dy kate dhe trenat nёntokёsor deri tek arkitektura e ndёrtesave,’ i rikthehet Erioni mbresave tё para qё i la ky vend. Me kalimin e kohës, u përshtat me mënyrës e jetesës, me idenë se tashmë jetonte në një vend me njerëz me kombësi të ndryshme dhe me një shtet me rregulla e ligje strikte. Britania – ëndërr, u shndërrua në realitetin ku ai jetonte çdo ditë. Mjedis i ri, jetë e re, gjuhë tjetër, por që shpejt u bënë pjesë e përditshmërisë së tij. Ai ndihet i privelegjuar qё ka jetuar dhe ёshtё shkolluar nё kёtё vend. Kёtё arritje ia dedikon prindёrve tё tij. Thekson faktin se pavarёsisht se ishin tё huaj, ai dhe familja e tij kanё patur tё njёjtat mundёsi pёr sukses si vetё Britanikёt. Ndihet i motivuar nga sistemi dhe mundёsitё pёr tё pёrparuar. ‘Nё krahasim me vende tё tjera tё botёs pёr mua ky ёshtё njё ndёr shtetet mё prestigjoze. Ka nje sistem shkollor tё pakrahasueshёm, shёrbimet shёndetёsore janё falas pothuajse pёr tё gjithё, krimi ose frika e krimit ёshtё relativisht e ulёt, sistemi ligjor ёshtё njё nga mё tё mirёt nё botё, pagesat mesatare janё disi mё tё larta, mundёsi tё mira punёsimi, sistem bujar i ndimave sociale pёr njerёzit nё nevojё, mundёsi tё pafundme pёr aktivitete sociale te çfarёdo lloji, njё jetёgjatёsi me mesatare mё tё lartё nё krahasim me vende tё tjera, dhe fakti qё akush nuk paragjykohet. Britania mё ka krijuar shumё mundёsi pёr sukses, dhe jam relativisht i kёnaqur me arritjet personale tё deri tanishme,’ shprehet avokati Alikaj. Qё nё fёmijёri ka dёshiruar tё bёhet avokat. Mёsimet e para i mori nё atdhe, pasi nё Britani erdhi nё periudhёn e adoleshencёs. Pas pёrfundimit tё studimeve pёr Drejtёsi nё Mbretёrinё e Bashkuar, ka punuar pёr disa kompani tё shquara. Sipas tij, tё arrish sukses nё profesionin e avokatit, duhet tё kesh besim tek vetja, pasion, dhe kёrkon pёrkushtim. Gjithashtu, ai meritat e arritjeve te tij ia dedikon edhe mentorit me eksperiencё te pakrahasueshme, z.Naim Hasani, njё avokat me diapason tё gjerё, i cili ka edhe studion e tij ligjore nё Londёr ‘Oliver & Hasani Solicitors’. Edhe pse ёshtё larguar nё moshё tё vogёl nga 47 “Le tё jemi njё komunitet i unifikuar dhe i integruar, e le tё behemi shembull pёr brezat e ardhshёm shqiptar si nё Britani dhe nё mbarё botёn. Shpresoj qё tё gjithё tё ruajmё vlerat e çmuara dhe tё vёrteta tё familjes shqiptare, qё janё njё pjesё e karakterit dhe personalitetit tonё.” Shqipёria, Erioni nuk e ka harruar origjinёn e tij. ‘Ёshtё vendlindja ime, ku hodha hapat e para, shpreha fjalёt e para, pёrjetova ndjenjat e para dhe ёshtё pjesё e identitetit tim, dhe pёrse jo kam nostalgji. Ёshtё ai vend ku m’u mёsua pёr herё tё parё fjala ‘ dashuri’ dhe them me plot bindje se ёshtё njё nga cilёsitё qё kombi ynё njihet se e zotёron dhe e jep me bujari. Prejardhja ime zё fill prej andej dhe kjo tregon se nuk mund ta braktis. Sado integrimit ne Britani, vetё fjala “Atdhe” meriton dhe ka vendin e vet nё zemrёn time,’ flet me ndjenja patriotike ndaj Shqipёrisё. Ndonёse vetё ende nuk ёshtё prind, ka konsiderata tё larta pёr familjen. Prindёrit e tij i quan tё veçantё nё çdo mёnyrё. Ka njё lidhje tё ngushtё shpirtёrore dhe emocionale me to. Ishin ata qё e sollёn nё njё mjedis perёndimor, qё mundёsuan edukimin dhe arsimimin e tij. Sakrificat e tyre, bёn qё ai tё rritej e tё edukohej e tё kishte njё profesion tё denjё pёr vetveten dhe komunitetin qё pёrfaqёson. Nё punёn e tij, ndeshet me probleme tё njerёzve me kombёsi nga mё tё ndryshme, si edhe shqiptare. Jep maksimumin e tij, pёr tё ndihmuar dhe tё arrijё sukses nёpёrmjet punёs sё tij. Erioni mendon se njё prej vlerave mё tё rёndёsishme pёr t’u ruajtur qё ka marrё ai ndёr vite, ёshtё vetё fjala’familje’. Si komb njihe- mi pёr marrёdhёniet e forta familjare dhe kjo vlerё e rёndёsishme, ai shpreson qё t’u mёsohet apo t’ju trashёgohet brezave tё ardhshёm. Erioni është shembulli i fëmijës që sakrificat e prindërve dhe dëshirat e tyre për t’i ofruar një jetë më të begatë, nuk i ka shpërdoruar. Ka vlerësuar çdo përpjeke të tyre dhe kjo pasqyrohet qartë në arritjet e tij në jetë dhe në fushën profesionale. Nё lidhje me bashkёpunimet e shqiptarёve me njёri–tjetrin, ai mendon se niveli i bashkёpunimit do tё ngrihet gradualisht nё tё ardhmen. Komuniteti shqiptar nё Britani, sa vjen dita – ditёs e po zgjerohet. Janё ngritur organizata e shoqata jo-qeveritare pёr lehtёsimin e integrimit tё shqiptarёve nё shoqёrinё britanike, duke mos harruar traditat dhe prejardhjen e tyre. Theks i veçantё i ёshtё vёnё gjuhёs shqipe, qё ёshtё mjeti identifikues i shqiptarёve kudo qё ndodhen. Mesazhi qё dёshiron t’ju pёrcjell shqiptarёve tё Britanisё e kudo ёshtё: “Le tё jemi njё komunitet i unifikuar dhe i integruar, e le tё behemi shembull pёr brezat e ardhshёm shqiptar si nё Britani dhe nё mbarё botёn. Shpresoj qё tё gjithё tё ruajmё vlerat e çmuara dhe tё vёrteta tё familjes shqiptare, qё janё njё pjesё e karakterit dhe personalitetit tonё”. 48 LUAN DRANGA dhe ... Udha e Dijes i IKJA! ISHTE E MADHE, E PANDALSHME, plot aventura. E uritur, e vendosur; ëndërrimtare për tu kthyer përsëri. Ikje për punë, arsimim, për të shpëtuar ,ikje për një jetë më të mirë. Rrugëtimi njeriut i gjarpëron pafundësisht duke stigmatizuar kohen që e vë në sfidë dhe dilemë. Shqiptarët kanë përvojën e ikjes, nga luftërat e njëpasnjëshme, kataklizmi piramidal i fajdeve, duke u dëbuar nga atdheu papandehur. Por, akoma deri me tani ikja nuk ka të ndalur, shkak varfëria; kushtet ekonomike tejet e të mjerueshme për një kategori të konsiderueshme. Arsyetimi i shendosh e mban atë në këmbë, të frymoj shpresë dhe vitalitet. E gjitha kjo përkthehet në sukses ndaj kësaj kohe të pakohë, kësaj nebuloze planetare. Kudo ku kanë shkuar kanë treguar se mbizotërojnë vlerat dhe atributet e një kulture të gjallë dhe pozitive. Në hallkat e këtij rrugëtimi jemi të gjithë me historitë, peripecitë, suksesin dhe gjurmët e pashlyeshme në mërgim. Shqiptarët e Britanisë janë një komunitet në rritje e sipër duke u rritur në të njëjtën kohe dhe ndikimi, si brendakomunitar ashtu dhe me gjerë. Do të ishte jo vetëm interesante por në të njëjtën kohë dhe një shembull frymëzues nëse mësojmë në rreshtat e “Udhëtimi im”, jetën e individëve të veçantë nga ikja deri në hierarkinë më të fundit të rrugëtimit . A nuk do të ishte një rast i vlefshëm për ta shkëmbyer me ju veprimtarinë e shqiptarit Luan Dranga? Me insistimin më të madh të tij dëshiron dhe kërkon që të punojmë e studiojmë sa më shumë, të mbrojmë vlerat e traditat shqiptare,dhe së bashku të ngremë sa me lart imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar por dhe në botë. Suksesi i tij është një nga rastet që personifikon shkallën e lartë të mendimit por dhe veprimeve intelektuale. Për të njohur kapacitetin dhe rrugën që ka përshkruar Zoti Dranga , i kërkuam që të na elaburoj gjithçka që ka hasur dhe kaluar gjatë gjithë këtyre viteve deri në Ishull. Si do ta përkthenim historinë e ikjes së tij nga Shqipëria? Historia e tij është një pjesëz si e mijëra emigrantëve të tjerë. Ëndrra për një jetë më të mirë e për të ndërtuar një familje të lumtur. “Nuk ka si vendlindja, si toka dhe njerëzit mes të cilëve je rritur. Nuk ka si atdheu e vatani yt që të thërrasin çdo ditë. Herët a vonë ne do të rikthehemi atje. Është çështje kohe”, - shprehet zoti Dranga Pasi përfundoi studimet në Shqipëri nuk u ndie i plotësuar. Gjendja në të cilën ndodhej vendi nuk të ofronte asgjë, as punësim, as shpresë e as perspektivë. Ndaj si mjaft të tjerë, edhe Luani mori udhën e mërgimit. “Nuk ishte një vendim i lehtë. Nga pas do të lija familjen time, njerëzit më të dashur e të shtrenjtë, do lija kujtimet që ende më mbërthejnë çdo ditë. Por shpesh jeta të vë para alternativave dhe shpesh ne jemi të kushtëzuar të vendosim jashtë dëshirës sonë” – vrazhdët shton ai . Me tone pikëllimi dhe vazhdon duke thënë se : “..dhe pse qëllimi i “Udhëtimi im”është që të përvijohet uria, pagjumësia , lodhja, rrëfimi manual e stërmundon dhe e plevitos mendjen e secilit dhe timen njëkohësisht ndaj është më e drejtë të kapërcejmë ato kodra dhe fusha, rrugë dhe shtigje të panjohura, pa i ndjerë e përmendur....” - Si u gjend Zoti Dranga para një realiteti tjetër nga ai që kishte lënë pas, në vendlindje? - Pas shumë e shumë mundimesh, në vitin 1999 arriti në Mbretërinë e Bashkuar. Kishte menduar se do ta kishte më të lehtë. “...Por jeta në kurbet nuk është siç mund ta kesh 49 Dëshira, vullneti, këmbëngulja dhe puna janë udhërrëfyesit e suksesit në jetë.Pa këto njeriu nuk mund të përparojë, nuk mund të çajë përpara drejt sfidave të jetës. Mjafton të bësh zgjedhjen e duhur,atë ku njeriu e gjen veten më së miri dhe padyshim që suksesi është i garantuar duke patur këto cilësi.. besuar. Ndaj, kur u ndesha në fillim me këtë realitet, u përballa me disa vështirësi që i ktheva në sfida. Fillimisht e kisha të vështirë të adoptohesha me gjuhën, me ushqimin, me klimën, me njerëzit (kot nuk thonë shqiptarët sillesh si anglez) e gjithçka tjetër. Në fakt vështirësia me të cilat haset çdo emigrant dhe dëshira e tij më e madhe është që të pajiset me dokumente të rregullta qëndrimi. Ato të japin siguri, mund të kërkosh punë pa pasur asnjë frikë, ndjehesh i barabartë dhe nis e realizon gjithë ëndrrat që ke pasur. Por të pajisesh me dokumente në Mbretërinë e Bashkuar është një odise më vete. Sepse duhet t’i përshtatesh legjislacionit, kërkesave, duhet të japësh prova që je i denjë për shoqërinë angleze, që je një qytetar me vlera dhe i përkushtuar ndaj punës, familjes e shoqërisë. Megjithatë, pas mjaft peripecish, unë arrita të pajisem me dokumentacionin e nevojshëm e tani jetoj me të gjitha të drejtat bashkë me familjen time. Kujtoj se në fillim e kisha mjaft të vështirë të gjeja një punë.” EMIGRIMI Në emigracion ka mjaft rëndësi solidariteti dhe “patriotizmi” siç shprehet Luani . Me shoqëri ,-,shton ai , shpesh ndihmonim njëri-tjetrin sa për të mbajtur “frymën gjallë”. Bashkë me ata ka punuar në punë mjaft të vështira, të cilat shpesh nuk i konceptonin në Shqipëri. Por një njeri që të jetë i suksesshëm në jetë duhet t’i vërë objektiva vetes. Ndaj nuk u tërhoq. Vazhdoi përpara. Më pas e ndjeu të domosdoshme të nis kursin e anglishtes. Me shumë përpjekje e punë arriti ta përvetësoj atë. Kapitalizmi të jep shanse të mëdha, thekson ai . Mjafton të kesh dëshirë të punosh, të studiosh, të këmbëngulësh, të kesh ide dhe të guxosh. Gjithnjë e kam dëshiruar edukimin. Ndaj pas disa vitesh punë, vendosa bashkë me një mikeshën time të hapnim një kolegj privat. Nuk është një sipërmarrje e lehtë. Por ne menduam se e gjithë bota sot është e orien- tuar drejt anglishtes, gjuhës universale në botë. Pastaj i gjithë planeti është në lëvizje. Jetojmë në një shoqëri globale. Kolegjin e pagëzuam me emrin “GLOBAL LONDON COLLEGE”. Kjo ishte një sipërmarrje sa e guximshme, aq edhe vështirë. Por e thashë edhe me lart. Me punë e përpjekje arrihet gjithçka. Pasi plotësuam të gjitha standardet e kërkuara u liçensuam nga Ministria e Arsimit (ISI) dhe nga UKBA (Home Office) si dhe British Council. Kolegji është një mundësi për gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Londër ose edhe ata që kanë dëshirë ta ndjekin nga Shqipëria apo Kosova. Kush ndjek dhe përfundon kolegjin tonë pajisen me diploma që njihen në të gjithë botën ose edhe mund të kryejnë masterin në UK. TË REALIZOSH ËNDRRËN! Tani mendoj se kam arritur atë që kam ëndërruar që kur isha fëmijë,- shprehet me entuziazëm Luani. Arsimi ishte ëndrra ime e parë. E për më tepër kur e arrin mijëra kilometra larg atdheut tënd, merr një rëndësi tjetër, me mjaft domethënie. Luani i përket atij brezi që kaloi vitet e vështira të tranzicionit. Nuk i harron ato vite që lanë boshllëqe të mëdha tek bashkëmoshatarët e tij. Ndaj dëshiron që të jap kontributin e tij , t’i ndihmoj që të arrijnë ato ëndrra e shanse që humbën atëherë, duke i ftuar që të rinisin ashtu si ai, pasi nuk është asnjëherë vonë. Kur bëhet fjalë për Atdheun nuk ka gjë që e zëvendëson. Të jesh larg tij e kupton se sa i rëndësishëm është. “Ne kemi fjalën e urtë e të bukur popullore me një domethënie të madhe ”Guri i rëndë në vendin e vet”. Ne përpiqemi ta mbajmë lart ndjenjën kombëtare këtu në mërgim. Por nuk ndjehemi mirë kur këto tradita e vlera nuk marrin rëndësinë e duhur në Shqipëri. Gjithsesi po vijnë kohë më të mira. Mbi të gjitha ne duhet të ruajmë historinë, kulturën, traditat, karakteristikat, cilësitë virtytet e racës sonë. Ne jemi ndër popujt më të vjetër në Evropë e në gjithë botën. Ne jemi pasardhës të ilirëve, kemi heronjtë tanë legjendarë, kemi memorien historike të gdhendur në çdo pëllëmbë të tokës sonë. Veç komunitetit, edhe shteti duhet të jetë më i ndjeshëm e të bëjë më shumë për çështjen kombëtare për ti dhënë vendit dinjitetin e merituar mes popujve të tjerë. Le të jemi ne bashkatdhetarët këtu në Britaninë e Madhe që të bëhemi protagonistë më shumë për atdheun tonë, të ngremë më lart imazhin e tij, të jemi ambasadorët e vendit tonë. Të promovojmë e ti dëshmojmë botës se si shqiptarët nuk ka. Se bijtë e shqipes janë vlera mbi këtë rruzull, se ne e meritojmë që të jemi pjesë e familjes së madhe Evropiane. “ Në përmbyllje për “Udhëtimi im”zoti Dranga shton aty ku ekziston dhe bëhet pjesë e jotja dëshira, vullneti, këmbëngulja dhe puna, do të të shërbejnë dhe do të bëhen udhërrëfyesit e suksesit në jetë. Pa këto njeriu nuk mund të përparoj , nuk mund të çaj përpara , përballë sfidave të jetës. Mjafton të bësh zgjedhjen e duhur ku njeriu e gjen veten më së miri, dhe padyshim që suksesi është i garantuar duke pasur këto cilësi... 50 Luljeta Nuzi Dritë shprese për komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar t TASHMË AJO ËSHTË NJË DRITË SHPRESE së bashku me shoqatën e themeluar prej saj në Mbretërinë e Bashkuar, por fillimet e saj kanë qenë të vështira. Edhe ajo ka patur frikë, është lodhur, është stresuar në ditët e para në Londër. Është zemëruar dhe inatosur ndaj institucioneve shtetërore, që mund t’ia kishin lehtësuar përballjen me një jetë krejtësisht të re. Këto janë përjetimet e para në Londër për Luljeta Nuzin. ‘Duke u përballur me vështirësitë e fillimit të jetës në një vend të huaj, ku nuk dija as gjënë më elementare gjuhën përjetova se sa të rëndësishme janë të pasurit e informacionit, krijimit të besimit, të qënurit mirënjohës për gjithçka dhe devotshmëria dhe përkushtimi për të përballur sfidat me të cilat jeta të përball pa fajësuar të tjerët. Ky udhëtim për të dalë nga kjo situatë u kthye për mua në mision për të ndihmuar këdo me të cilin unë bie në kontakt,’na tregon Luljeta. Edhe pse e diplomuar në degën e Inxhinierisë elektrike, sot ajo gjendet larg këtij profesioni. Ndoshta me ‘elektricitetin’ që ajo përcjell ju vjen në ndihmë njerëzve nëpërmjet shoqatës të komunitetit shqiptar në Londër ‘Shpresa Programme’. Është një ndër shoqatat që merret me shërbime dhe aktivitete të ndryshme, me karakter humanitar. Ka në fokus kryesor mësimin e të lexuarit, shkruarit dhe të folurit të gjuhës shqipe nga të rinjtë shqiptarë që kanë lindur në Britaninë e Madhe dhe përçimin e traditave, kulturës e zakoneve brez pas brezi. Gjithashtu veç aspektit që i përkon fushës së arsimit, i mëshon fort dhe problemeve sociale të familjeve shqiptare në emigrim: keqtrajtimi i bashkëshortëve, dhuna që ushtrohet, divorci, etj. Disa nga parimet bazë të ‘Shpresa Programme’ janë: Respekti për këdo pa dallim feje , orientimi seksual, prejardhje, çiltërsia, cilësia e lartë e shërbimeve, komunikimin dhe informacion aktual dhe i saktë. Luljeta është lidere e kësaj shoqate, që ka arritur deri në këto faza në saj të mbështetjes nga komuniteti dhe bashkëpunëtorë e vullnetarë të shumtë. Është fituese e disa çmimeve në saj të punës dhe përkushtimit që punohet për komunitetin shqiptar. ‘Detyra jote mbetet si t’i përballosh këto sfida dhe të dalësh fituese pa humbur mirësinë dhe çiltërsinë që të karakterizon,’ thekson ajo. Veçse një grua e suksesshme, ajo është edhe një nënë shembullore. Ka tre fëmijë përkatësisht të moshave 51 “Misioni i Shpresës është të mundësojë integrimin me dinjitet të komunitetit shqiptar në Britani ku një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar përçimin tek brezi i ri i gjuhës, kulturës dhe traditave tona. Ndërsa tek te rriturit, informacion, përkrahje ndihmë për ata që janë në nevojë, trajnim, punësim etj” 18, 15 dhe 7 vjeçare. Për të nuk është e rëndësishme të jesh e suksesshme në jetë, nëse nuk je një nënë e suksesshme. Roli i prindit në edukimin e fëmijës, sipas saj është i pazëvendësueshëm. Ja se si shprehet Luljeta:’Kam përjetuar shumë ndjesi në jetë: të jem motër për motrën dhe vëllain tim; të jem bijë me të cilën prindërit kënaqen për sjelljen dhe edukimin; të mbaroj shkollën me sukses; të njoh burrin ideal, të ndjehem e dashuruar dhe më pas të martohem me të; të filloj punë në profesion menjëherë pas shkollës; të jem teze, hallë, mbesë, kushërirë, mike. Kam takuar shumë njerëz të rëndësishëm madje një numër herësh edhe Mbretëreshën Elizabeth dhe ish kryeministrin Britanik Z.Toni Blair, por ndjesia më e bukur për mua ka qenë momenti kur unë kam sjellë në jetë fëmijët e mi. Në ato momente jeta ime ndryshoi. Para vetes tashmë ishin tre krijesa engjëllore të magjishme për të cilat unë isha mbrojtësja, edukatorja, shoku, isha gjithçka. Më gufon zemra nga prania e tyre, më punon mendja çdo minutë se si t’i përgatis ata për jetën, si të jem miku i tyre i ngushtë, si t’i bëj ata të lumtur’. Të njëjtat gjëra përcjell edhe në takimet mes grave të komunitetit shqiptar, se sa e rëndësishme është të jesh një prind i mirë. Sipas saj, duhet që fëmijëve t’i japim kohën dhe t’i dëgjojmë me kujdes si ankesat po ashtu edhe argumentet e tyre, të bëhemi shokë me ta dhe t’i kuptojmë, të vëmë ata në dijeni se si ne ndjehemi dhe çfarë janë pritshmëritë tona. Në këtë mënyrë edukohen breza që do të jenë jo vetëm shembull në Mbretërinë e Madhe, por edhe për atdheun tonë, Shqipërinë. Luljeta nuk ka harruar se dijet e para dhe hapat e parë i ka hedhur pikërisht në Shqipëri. Ndihet krenare se është shqiptare dhe kurrë nuk e ka fshehur një fakt të tillë. ‘Atdheu është vendi ku unë jam lindur; ku unë jam formuar; ku vlerat, parimet, historia mësohen jo vetëm nga librat e historisë, por jetohen dhe tregohen në çdo nivel; është vendi që më ka brumosur dhe frymëzuar me vetitë më të mira të mundshme. Në zemrën time, atdheu zë një vend të veçantë që më shkakton dhembje për gjërat e padrejta dhe lumturi të pamasë për sukseset apo fitoret,’ shprehet plot emocion Luljeta. Në Mbretërinë e Bashkuar kanë lindur disa organizata bamirësie në shërbim të komunitetit shqiptar, të cilat Luljeta nuk i sheh aspak si penguese, pasi sipas saj konkurrenca shërben për një qëllim të dobishëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve. Mesazhi që ajo dëshiron t’u përcjellë bashkëkombësve kudo që ndodhen në Britani, Shqipëri e më gjerë është: ‘Mirëinformohu, edukohu, puno dhe kontribuo më të mirën tënde, bëhu qytetar i nderuar i këtij vendi dhe ndero vendin tënd me sukseset dhe arritjet e tua! Mos vuaj në heshtje në këtë vend, nëse je një grua, fëmijë apo burrë i dhunuar, kërko ndihmë! Nëse je i abuzuar sepse ke orientim të ndryshëm seksual apo fetar, mos hesht kërko ndihmë!’ 52 Gjergji dhe poli shajko Familja dhe karriera ushqejne njera-tjetren g GJERGJI DHE POLI SHAJKO, dy intelektualët shqiptar e nisën karrierën e tyre nё atdhe dhe ndoqёn gjurmёt e suksesit nё Mbretёrinё e Bashkuar. Gjergji u diplomua nё Universitetin e Tiranёs nё degёn e Drejtёsisё dhe punonte nё Shqipёri avokat. Kur erdhi kёtu, nuk e braktisi drejtёsinё, por studioi nё nivelin Master dhe bёri kurse tё tjera pasunversitare pёrpara se t’i jepej mundёsia tё ushtronte profesionin e avokatit e tё hapte firmёn e tij private. Tani ёshtё pronar dhe drejtor i ‘Visa & Immigration UK’, njё firmё e sukseshme nё fushёn e ligjit tё emigracionit. Po ashtu edhe e shoqja, Poli ёshtё diplomuar nё Universitetin e Tiranёs, nё degёn e Gjuhёs Angleze nё vitin 1988. ‘Mund tё them se ishte kombinim i rastёsisё dhe mendimit pragmatik pёr zgjedhjet qё kemi bёrё. Pёrcaktimi i profesionit nё Mbretёrinё e Bashkuar kaloi nёpёr udhёkryqe. Fillimisht mendoja se ‘mёsuesia’ dhe ‘linguistika’ ishin pasioni dhe e ardhmja ime. Programi i Masterit ne Linguistikё nuk afronte me shume diapazon se ç’kisha arritur ne Shqiperi,’ shprehet znj.Shajko. Pas ardhjes kёtu, ka mbaruar me sukses dy programe pasuniversitare tё nivelit Master nё ‘Menaxhim Biznesi’ dhe ‘Burime Njerёzore’. Ajo mban titullin ‘Chartered Fellow of the Institue of Personnel and Development’. Pas njё pёrvoje tё gjatё prej 14 vitesh si Manaxhere e Burimeve Njerёzore nё sektorin e zhvillimit ndёrkombetar, tani punon si drejtoreshё e Burimeve Njerёzore nё Diocesen Oksfordit, qendra rajonale e Kishёs Anglikane pёr Oxfordshire, Berkshire dhe Buckinhamshire. Tё gjitha kёto, çifti Shajko nuk i arriti as pёr njё ditё, muaj apo vit, por pёr 21 vite… Nё fillim edhe ato ndiheshin tё huaj nё njё vend tё huaj, megjithёse kishin avantazhin e njohjes sё gjuhёs angleze. ‘U befasuam nga njё ambjent e kulturё qё ishte ndryshe nga ajo qё lamё pas. Politesa, mirёsjellja e individit nё çdo vend publik, korrektёsia nё takimin me zyrtarё apo kolegё; toleranca nё debatet politike; respekti dhe pёrgjegjёsia pёr njёri-tjetrin dhe ambjentin ishin dhe janё normё e ditёs. Kuptohet qё çdo ambjent i ri befason dhe ajo çka ёshtё e rёndёsishme ёshtё gjetja e resurseve tё brendshme pёr ta pёrballuar e pёr t’u pёrshtatur, gjё qё besoj ne e realizuam me sukses si familje,’ i rikthehet kujtimeve znj.Shajko. Gjergji dhe Poli nuk kanё vetёm njё punё dhe njё karrierё, por kanё edhe njё familje tё kompletuar. Janё prindёr tё 3 fёmijёve, vajzёs Fiona dhe dy djemve Joni dhe Lukas. Fёmijёt kanё qenё prioritet. Ndonёse, gjithmonё kanё punuar, nuk e kanё lёnё pas dore dhe nuk e kanё kёtё detyrё hyjnore. ‘Jemi krenarё pёr ta dhe ndihemi tё mrekulluar me çdo arritje tё tyren. Pёr ne e rёndёsishme ёshtё qё ata tё jenё 53 “Le tё integrohemi sa mё mirё nё kёtё shoqёri qё vendosёm ta quajmё ‘shtёpinё tonё’ e tё prezantohemi si komunitet me identitet e i maturuar, ku tё gjithё flasim me njё zё tё bashkuar pёr ato qё jemi krenarё apo na shqetёsojnё nё shoqёrinё e sotme angleze. E kur ёshtё fjala pёr tё ardhmen e kombit, të lëmë mënjanё krahinat, bindjet politike, partiake e fetare dhe tё veprojmё nё unitet nё emёr tё kombit shqiptar” tё lumtur e tё bёhen qytetarё tё denjё tё shoqёrisё ku jetojnё nga njёra anё, por gjithmonё duke ruajtur ‘respektin’ pёr ne si prindёr, pёr njerёzit tanё dhe vendin nga i cili vijnё,’ shprehet z.Gjergji. E ardhmja e kombit jane tё rinjtё, fёmijёt. Investimi pёr ta ёshtё gjёja mё sublime, mё e zgjuar e mё e garantuar qё bёjmё. Shton z.Gjergji, qё kurrё tё mos reshtim sё aspiruari, secili nga ne ёshtё njё dritё qё do tё ndizet e pёr kёtё ‘arsimim, arsimim, arsimim’; mёsoni e bёhuni tё ditur pasi dija ёshtё çelёs i suksesit dhe zhvillimit tё individit, familjes dhe njё kombi. Vazhdon mё tej duke na folur pёr fёmijёt znj.Poli, ‘Fёmijёt i kemi rritur me njё dashuri tё madhe pёr vendin dhe njerёzit tanё. Shkojnё shpesh nё Shqipёri, por e ardhmja e tyre nuk ёshtё atje. Njё pjesё e tyre ёshtё gjithmonё shqiptare dhe nё Shqipёri, por qё ata ta mendojnё njё te ardhme atje, progresi i Shqipёrisё duhet tё jetё me hapa tepёr tё mёdha. Kjo nuk do tё thotё qё ata tё mos jenё krenar qё janё shqiptarё.’ Pёr ta, familja ka patur dhe do tё ketё rol tё veçantё. E konsiderojnё ruajtjen e familjes si gjёnё mё tё çmuar; pa lёnё mёnjanё edhe pёrparimin e fёmijёve dhe integrimin e plotё tё familjes nё jetёn angleze. Pёr tё dy, familja dhe karriera shkojnё bashkё, ato ushqejnё njёra - tjetrёn. Suksesi i tyre si çift nё Mbretёrinё e Madhe, janё shprehje e pasionit dhe e pёrkushtimit ndaj punёs, dёshirёs dhe vendosmёrisё pёr tё qenё gjithmonё tё dobishёm nё shoqёri. Janё dedikuar pёr ta parё familjen tё integruar dhe tё suksesshme, dhe ja kanё arritur duke patur mbёshtjetjen e ndёrsjelltё nё çdo hap tё udhёtimit nё kёto 21 vite. Ata çdo gjё e kanё bёrё bashkё e nuk kanё parё mё mbrapa, kur diçka nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar. ‘Krijimi dhe suksesi i firmёs tonё familjare ‘Visa & Immigration UK’, ishte shperblimi i arsimimit nё Angli, vizionit tё Gjergjit, punёs sё palodhur, netёve pa gjumё e sakrificёs financiare. Sot, ndihemi krenarё qё kemi ndihmuar mё shumё se 3,000 individё e familje nga 111 vende tё botёs pёr tё qёndruar ligjёrisht nё kёtё vend e pёr t’u integruar ashtu si dhe ne,’flet plot admirim znj.Shajko. Duke qenё nё kontakt tё arritjeve tё kёtij çifti, secili prej nesh, arrin tё kuptojё mesazhet qё ata duan tё pёrcjellin tek shqiptarёt qё jetojnё nё Mbretёrinё e Bashkuar dhe kudo ndodhen. “Le tё integrohemi sa mё mirё nё kёtё shoqёri qё vendosёm ta quajmё ‘shtёpinё tonё’ e tё prezantohemi si komunitet me identitet e i maturuar, ku tё gjithё flasim me njё zё tё bashkuar pёr ato qё jemi krenarё apo na shqetёsojnё nё shoqёrinё e sotme angleze. E kur ёshtё fjala pёr tё ardhmen e kombit, të lëmë mënjanё krahinat, bindjet politike, partiake e fetare dhe tё veprojmё nё unitet nё emёr tё kombit shqiptar”, na pёrcjellin kёto mesazhe dy intelektualёt Shajko. 54 Luan xhixha Duajeni dhe ndihmojeni njëri – tjetrin! l LUAN XHIXHA ËSHTË 45 VJEÇARI nga Durrësi që nuk e braktisi profesionin e tij edhe pse u largua nga Shqipëria. Ka plot 16 vite në Britaninë e Madhe dhe gjithsesi kujton momentet e para kur u gjend n ishullin britanik. Fillimi ishte i vështirë si për këdo tjetër edhe për mua. Me aq njohuri të gjuhës angleze që kisha, nisa të njihesha me njerëzit dhe vendin. E dashurova Anglinë që në fillim. Mendova se ky do të ishte vendi ku unë do të mund të realizoja dëshirat e mia,’ na thotë Luani. Mbaroi studimet në vitin 1991 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në një nga degët e ekonomisë. Ishte i aftë në profesionin e tij, gjithashtu edhe i përkushtuar. Pavarësisht pengesave që u përball në një vend të huaj, ai arriti të specializohej në CIMA (Chartered Institute of Management Accounts). Në saj të investimeve për karrierën e tij dhe suksesit të arritur, hapi në vitin 1999 firmën e tij të quajtur ‘Albaccounting’. Kjo firmë ka për qëllim të merret me menaxhimin e financave të kompanive të mëdha, këshillime rreth shërbimeve të ndryshme, sistemet e taksave e shumë gjëra të tjera. Firma ndodhet në perëndim të Londrës, përkatësisht në këtë adresë: 84 Uxbridge Road, Ealing , W13 8RA. Ka një website të firmës: www.albaccouting.co.uk, në të cilën çdokush mund të shikojë se cilat janë shërbimet që ofrohen dhe mund të kontaktojnë nëpërmjet firmës, nëpërmjet emailit apo numrave të telefonit të vënë në dispozicion të klientëve. Ka përzgjedhur rreth vetes një staf të kualifikuar. Fokusi kryesor është kujdesi ndaj klientit. Klienti është ‘A-ja’ e kësaj firme. ‘ Për të qenë këtu ku jam sot, nuk ia kam dalë vetëm. Më kanë mbështetur dhe përkrahur familja ime, miqtë, shokët dhe bashkatdhetarët,’ shprehet modestisht z. Xhixha. Madje në firmën e tij ka të punësuar shqiptarë të suksesshëm në fushën përkatëse. Nuk është e lehtë të jesh drejtor i një firme e cila merret me menaxhimin e të ardhurave dhe financave. Normalisht, për të qenë i kompletuar në të gjitha drejtimet, duhet të dish edhe të menaxhosh jetën tënde. Të diturit sesi të shfrytëzosh mundësitë që të ofron jeta me ose pa qëllim, është një shenjë që ke prirje menaxhuesi. Shembull për këtë është Luan Xhixha. Përpos arritjeve profesionale, ai nuk e mohon origjinën dhe prejardhjen e tij. Është krenar që është shqiptar. ‘ Në Shqipëri, mora njohuritë e para në fushën në të cilën po korr sukses në Britani. Kështu, është e pamundur 55 “Duajeni dhe ndihmojeni njëri – tjetrin. Respektoni veten, tjetrin dhe punën tuaj. Përkushtohuni ndaj punës, që të merrni frytet e dëshiruara. Mos harroni se kush jeni dhe nga vini! Me vepra tregojini botës se kush janë shqiptarët dhe Shqipëria!’” që unë të harroj se vij nga Shqipëria. Asnjëherë nuk jam munduar t’a fsheh këtë fakt. Si shqiptarët, po ashtu edhe të huajt më përgëzojnë për arritjet e mia, duke mos u ndikuar nga prejardhja ime. Ata ndihen krenar që kanë një mik të suksesshëm dhe mbi të gjitha një mik besnik,’ na thotë Luani. Që në vogëli, rrinte me stilolaps në dorë dhe zhgarraviste çdo letër që i dilte përpara, ndonjëherë edhe muret. Kushedi se sa qortime e sa dënime ka marrë nga prindërit në atë moshë, ku mendohet se fëmijët shpalosin prirjet e tyre në mënyrë të pavetëdijshme. Kjo ishte një shenjë që ai do kishte një post, do të punonte në një zyrë dhe s’do të ndalonte së shkruari e së llogarituri. Po cili është çelësi i suksesit të Luan Xhixhës? ‘Shifrat janë gjëra që nuk mund të luash, janë fakte. Në matematikë një dhe një bëjnë dy. Duhet të jetosh në atë mënyrë dhe të ecësh në ato rrugë, në të cilat edhe në jetë ndiqet i njëjti parim dhe barazim se një dhe një bëjnë dy, nuk bëjnë një apo tre. Dinjiteti, besnikëria, përkushtimi ndaj asaj gjëje që duam, të punuarit fort për ta arritur mund t’i veçoja si shtysat që më kanë bërë të jem sot në këtë pozicion. Jeta është matematikë; veçse nuk duhet harruar se përtej shi- frave në jetë ka edhe ndjenja, ka edhe njerëz, të cilët nuk mund t’i llogarisësh vetëm si një numër më tepër në jetën tënde, në rrugën tënde. Kujdes të veçantë duhet të tregosh sidomos me familjen. Koha e duhur për të, themelin e shoqërisë, si dhe një ndër vlerat e çmuara të shqiptarëve,’ shpjegon Luani. Gjatë karrierës së tij, ka pasur kontakt me qindra mijëra njerëz. Shumica prej tyre shqiptar. Është përpjekur t’i ndihmojë dhe të bashkëpunojë me ta, kur janë krijuar mundësitë. Ka një numër të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Londër. Secili ka zgjedhur një mënyrë për të qenë dikushi. Në planet e së ardhmes ai mendon të hapë edhe ndonjë firmë të tillë si ‘Albaccounting’ në Shqipëri, pasi për të nuk është e rëndësishme vetëm të jesh i suksesshëm jashtë Shqipërisë. Investimi më i madh dhe më me vlerë, është kur kontribuon për atdheun tënd. Mesazhi që Luan Xhixha ju drejton të gjithë bashkëkombëseve kudo që ndodhen është: ‘ Duajeni dhe ndihmojeni njëri – tjetrin. Respektoni veten, tjetrin dhe punën tuaj. Përkushtohuni ndaj punës, që të merrni frytet e dëshiruara. Mos harroni se kush jeni dhe nga vini! Me vepra tregojini botës se kush janë shqiptarët dhe Shqipëria!’ 56 mustafa Ferati Atdhetar i vërtet është ai që ndërton dhe ndihmon vendin e tij... s SHQIPTARËT SHQUHEN PËR DINAMIZËM E GJALLËRI. Ata njihen për kërkues të kujdesshëm e me këmbëngulje të mundësive për të arritur realizimin vetëvetësor. Pavarësisht se kanë jo shumë vite që masivisht kanë emigruar në Britani, shquhen për shpirtin e sipërmarrjes, deri në caqe të pabesueshme. Shumica e atyre që kanë provuar të bëjnë tregti dhe kanë punuar për vete kanë arritur shumë. Ai është nga Mitrovica dhe është njëri nga më të suksesshmit shqiptar të Britanisë, shembull model, jo vetëm për ata që “u ka humbur rruga në oborr”, por edhe të atyre që aspirojnë në fushën e biznesit. Ndërsa vitet në Britaninë e Madhe vazhdojnë të rriten Mustafa kujton momentet e para kur nga fillimi i muajit Maj 1989 vendosi të niseshin për Angli së bashku me familjen e tij dhe kur filluam të bënin shumë punë të cilat edhe pse nuk ishin të përshtatshme, ne i bënin për të siguruar veten dhe një pjesë të hollash për familjen në Kosovë. Fillimisht filloi punën në fabrikën “Saint Martin” ku pas një kohe të shkurtër iu ofrua një punë të cilën e bënte mirë, dhe klientët mbeteshin shumë të kënaqur nga shërbimi që ofronte. Aty punoi për tre vite radhazi. Nuk e përbuzi vendin e punës në London United si shofer autobusësh, por pas kësaj kohe vendosi që të largohet nga kjo punë, duke menduar se ka mundësi dhe energji për të punuar edhe më shumë. Realisht, ashtu ndodhi, sepse pas kësaj ai vendos që të nis një biznes të ri krejt personal dhe të mbështetur në forcat e tij, të cilin e quajti “Luigi Auto Care UK Ltd” biznes i cili tashmë ka 16 punëtor, tre prej të cilëve janë shqiptar. Aktiviteti i tij privat filloi të ketë sukses gjë që e shtyu të mendoëj se këtij biznesi mund t’i shtohet edhe një biznes tjetër që do ta bënte edhe më të madh dhe më të begatshëm këtë kompani, që tashmë krahas të parës ka një emër tjetër, por që bashkëdyzojn si kompani motra “Asterion Motors”, por që kjo e fundit zhvillon tregtinë përmes shitblerjes së makinave. Edhe në këtë biznes Mustafa ka të punësuar pesë persona tre prej të cilëve janë shqiptarë. Ai beson se suksesi në këtë punë ka qenë sinqeriteti , shërbimi cilësor dhe besueshmëria që i ka dhënë klientit në çdo shërbim “dhe mbi të gjitha besimi në një Zot si mbështetja më e madhe për mbarësi” shprehet ai. Por, padyshim që biznesi do pasion dhe punë dhe normal që kjo nuk ka munguar nga ana e tij Kurrësesi nuk mund të harronte atdheun në asnjë moment, qëkur u gjend në ishullin britanik dhe duhej të ndihmonte të afërmit në Kosovë. Për Mustafën atdheu është Shumëcka! “ Atdhetar i vërtet është ai që ndërton dhe ndihmon vendin e tij sa herë që e lyp nevoja. Unë jam nga gjeneratat e para në Angli dhe që nga ardhja ime më 1989 jam përpjekur të bëj më të mirën 57 Zoti Ferati, si pjesë e biznesit shqiptar këtu në Britaninë e Madhe, dëshiron qe te gjithë biznesmenët të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, sepse kështu janë te bashkuar sikurse me pranë njeri tjetrit. Ne këtë mënyrë mund te mbrohen me shumë interesat tona shumë paleshe , të bashkuar ndihmojmë edhe komunitetin qofshin shqiptarët që janë këtu apo ata në vendlindje. për vendin tonë” shprehet ai duke shtuar se “ Atdheu është ideali më i shtrenjtë i një individi, është gjëja më e shtrenjtë që pavarësisht largësive dhe kilometrave një shenjë nga vendi ynë na bën që të emocionohemi në çdo kohë. Njeriu gjatë gjithë jetës së tij, me rritjen e përvojës praktike jetësore dhe me zgjerimin e dimensioneve të kulturave të ndryshme, e përsos dhe e ndryshon mendimin e tij për probleme të rëndësishme në jetë, shpesh duke shkuar edhe tek kundërshtimet që ai është i pakënaqur me atë që bëhet apo punohet në vendin e tij, por asnjëherë nuk ndjen dhe nuk duhet të ndjejë përbuzje për vendin në të cilin ka fëmijërinë, rininë dhe gjëra të tjera aq shumë të rëndësishme për të. Krahas kësaj atdhedashuria jonë pasqyrohet se sa shumë ne i edukojmë brezat e rinj, fëmijët tanë me kulturë kombëtare dhe dashuri të thellë për Shqiptarinë. Duhet bërë çdo gjë që brezi i ri të mos asimilohet e kultura jonë të trashëgohet brez pas brezi, me fjalë të tjera të jemi të papërtypshëm nga asnjë kulturë tjetër” Zoti Ferati, si pjesë e biznesit shqiptar këtu në Britaninë e Madhe, dëshiron qe te gjithë biznesmenët të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, sepse kështu janë te bashkuar sikurse me pranë njeri tjetrit. Ne këtë mënyrë mund te mbrohen me shumë interesat tona shumë paleshe , të bashkuar ndihmojmë edhe komunitetin qofshin shqiptarët që janë këtu apo ata në vendlindje. Zoti Ferati personalisht, është i angazhuar që nga fillimi ne bashkëpunimin paresorë ta keteme bashkëkombësit e tij,për vetë faktin se i lidh çdo gjë,ashtu si edhe shprehet NE JEMI NJË! Gjithashtu ka një bashkëpunim të shkëlqyer edhe me organizata të ndryshme shqiptare në Angli, e në veçanti bashkëpunim të shkëlqyer ka edhe më bashkësinë Kulturore-fetare Islame Shqiptare për të cilën është mirënjohës kontributit dhe afrimitetit që ka dhënë Z.shejh Zymer Salihu nga kjo bashkësi. Aktualisht në këtë bashkësi Zoti Ferati eshte në rolin e Kryetarit të bordit drejtues, rol të cilin e ka pranuar me shumë përgjegjësi e dëshirë dhe që e bënë vetëm për kënaqësinë e Zotit! Konkretisht kjo qendër kulturorofetare Qendra Kulturore-Muslimane Shqiptare këtu në Londër në bashkëpunim të ngushtë me organizatën bamirëse Muslim Aid ka në projekt ndërtimin e 40-100 shtëpive për jetimë e të varfër në trojet Shqiptare. Zoti Ferati shprehet me një mesazh për bashkatdhetarët e tij ku dëshiron ta përmbyll me sintagmën e njohur të Xhon Kenedit i cili më 20 Janar 1961 porositi popullin e tij me një kusht themeltar: “Mos pyet çfarë bëri vendi për ty, por pyet çfarë bën t’i për vendin tënd?” Kjo përgjegjësi sipas tij mendon se duhet t’i rëndoj cdo qytetari shqiptarë që jeton në çdo vend te globit! Zoti Ferati shton se është detyra e gjithsecilit prej nesh te ndërgjegjësohemi kudo qe ndodhemi brenda apo jashtë atdheut te kontribuojmë çdo ditë për të ardhmen e fëmijëve tanë,të rriten denjësisht duke paraqitur dhe mbartur vlerat kulturën gjuhën edhe historinë tone te lavdishme. Ai vazhdon më tej duke u shprehur me nota me te forta se është turp për këdo te mos mbarte vlerat e identitetit te tij ,duke mos njohur pranuar sikurse respektuar historinë është e barazvlefshme me mosrespektimin e vetvetes si individë. Zanafilla si edhe vazhdimësia i kane rrënjët te ngulura thellë ne histori. Zoti Ferati vazhdon se nuk do te kursehet ne asnjë moment te shprehë krenarinë e të qënit atdhetarë se vetëm ne këtë mënyrë ndien se jep kontribute te vyer për atdheun e tij të dashur. 58 YLLI ALLA Familja e shendoshe ne emigrim, produkt i vlerave shqiptare y YLLI ALLA, ËSHTË 40 VJEÇARI NGA LIBRAZHDI, që arriti t’i bëjë ballë vështirësive të jetës duke themeluar një kompani ndërtimi në Britaninë e Madhe. Pas qëndrimit për disa kohë në Greqi, në fushën e ndërtimit, merr rrugën drejt Britanisë. Punon për rreth katër muaj si një punëtor në një kompani ndërtimi. Duke parë mundësitë që të jep shteti për njerëzit guximtar dhe të vullnetshëm, u shkëput që aty për plane më të mëdha për veten. ‘Fillimi nuk ishte i lehtë, pasi kisha lënë familjen në Shqipëri dhe nuk kisha njohuri të gjuhës angleze,’na tregon z.Ylli. Motivet e largimit nga Shqipëria të Yllit, të një ish të persekutuari të regjimit komunist, ishin për të rimëkëmbur një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij. Objektivi kryesor fillestar ishte se si mund të përshtatej me ambjentin e ri, si mund të fitonte të ardhura për të ndihmuar familjen. Edhe pse nuk kishte një arsim përkatës dhe nuk kishte njohuri të gjuhës angleze, të cilën e përvetësoi shpejt, arriti të depërtojë në botën e biznesit. Sipas tij, të bësh biznes në Angli është shumë lehtë, mjafton dëshira dhe vullneti, si dhe përkushtimi. Në kompaninë e ndërtimit ‘D & R Building Ltd’ punësoi të njohur shqiptar të specializuar në fushën e ndërtimit, por edhe punëtor të tjerë të kombësive te ndryshme. Kompania ka një shtrirje në Londër, por edhe jashtë saj. Merret me ndërtime të reja dhe rikonstruktime. Është një kompani që nuk ka nevojë për reklamime, pasi ka kontaktet e saj, website-n e vet dhe e njohur për shërbimet mjaft cilësore që ajo ofron. Ylli veçse ka ngritiur një biznes, ka krijuar edhe një familje që mund ta quanim pa hezitim perfekte. Është babai i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve. Një familje me një raport të tillë çdokush do ta ëndërronte. Djemtë i ka të moshave 18 dhe një vjeç, ndërsa vajzat 13 dhe 9 vjeç. ‘Për të qënurit prind ka dy aspekte: të paturit vështirësi dhe mos të paturit vështirësi. Për mua nuk ka qenë e vështirë të jem një prind. Mendoj se nëse ke një jetë familjare dhe ke ndihmën e pazëvendësueshme të bashkëshortes, nuk është aspak e vështirë të jesh prind,’ shprehet biznesmeni Alla. Ai i vë rëndësi dialogimit mes prindërve dhe fëmijëve; jo-imponimit të dëshirave të prindërve tek fëmija, por arritja te një konsesus. Meritat e kësaj familjeje, Ylli ja atribuon bashkëshortes së tij që ka qëndruar më pranë fëmijëve në rritjen dhe edukimin e tyre. Tre fëmijët e mëdhenj vazhdojnë studimet këtu, dhe prindërit janë të kënaqur 59 Në jetë nuk është e rëndësishme vetëm karriera, por edhe familja. Karriera ndoshta edhe të braktis, ndërsa familja kurrë. Ajo është pranë jush në ditët e mira dhe të këqija. Ndërtoni familjen mbi vlerat shqiptare, kudo që ndodheni. Vlerat shqiptare janë trashëgimia që nuk do të ketë shterim nëse do të përçohen brez pas brezi. Dhe mbi të gjitha jetoni!’ nga arsimimi i tyre, por pa harruar vlerat shqiptare. Sipas Yllit, vetëm duke mbajtur si bazë vlerat shqiptare mund të kesh një familje, e mbi të gjitha një familje të shëndetshme. Krahas traditës e kulturës vendase, ata u kanë mësuar fëmijëve traditat e zakonet shqiptare, gjuhën tonë shqipe. ‘Arritja e suksesit me ndershmëri, në bazë të përgatitjes personale dhe profesionale, mbajtja e fjalës së dhënë, respektimi i tjetrit e shumë vlera të tjera janë thelbësore që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë duhet t’i dinë dhe të jenë të kompletuar,’ thekson Ylli. Domosdoshmërisht, duke u nisur nga këto vyrtyte, ndjenjat e atdhedashurisë janë të rrënjosura në personalitetin e Yllit. Edhe pse e braktisi atdheun para 17 vitesh, për një jetë më të mirë, ai nuk e ka harruar atë. Shkon shpesh në Shqipëri me familjen për të kaluar pushimet, për të shijuar bukuritë e vendit, por edhe për t’u çmallur me familjarët dhe të afërmit e tjerë. Atdheu për të lindja dhe rilindja e tij. Aty ka parë dritën e parë të diellit, aty ka mësuar mjaft gjëra, por aty ka gjetur shpresën se gjërat mund të përmirësohen, nuk ka vdekje pse gjërat nuk po shkojnë mirë, kështu le të rilindim. Shkëndijat e rilindjes kur njeriu gjendet poshtë shpirtërisht, i gjeti në Shqipëri, por ato e udhëzuan drejt Britanisë së Madhe. Ylli, mund të jetë një shembull për të gjithë ne, që mos të demoralizohemi kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ishin planifikuar. Në jetë ka rënie e ngritje, por kurrë dështim, nëse jemi të motivuar, kemi dëshirë për të punuar dhe vullnet për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat tona. Mesazhi që dëshiron të përcjell Ylli tek bashkëkombasit e tij kudo që ndodhen është i thjeshtë: ‘ Jini fleksibël. Për të arritur gjërat që dëshironi, nuk mund t’i arrini vetëm nëse do të punoni në vende me poste zyrtare. Unë e nisa rrugën time, si një punëtor i thjeshtë e sot jam drejtuesi i kompanisë sime. Ëndrrat në jetë realizohen me dëshirë, punë, durim dhe lodhje. Nuk ka kënaqësi më të madhe, të shijosh frytet e punës tënde! Dhe kjo të shijon më tepër kur je lodhur shumë për ta arritur! Por, për të arritur këtu mos nëpërkëmbni vlerat me të cilat jeni rritur dhe edukuar. Në jetë nuk është e rëndësishme vetëm karriera, por edhe familja. Karriera ndoshta edhe të braktis, ndërsa familja kurrë. Ajo është pranë jush në ditët e mira dhe të këqija. Ndërtoni familjen mbi vlerat shqiptare, kudo që ndodheni. Vlerat shqiptare janë trashëgimia që nuk do të ketë shterim nëse do të përçohen brez pas brezi. Dhe mbi të gjitha jetoni!’ 60 Admir hyka Mes muzikës dhe biznesit a ADMIR HYKA ERDHI NË LONDËR NË MOSHË KREJT TË RE. Vazhdoi studimet në muzikë dhe me punë e përkushtim u mor edhe me administrimin e bizneseve private. Sot Admiri vazhdon të ushqejë dashurinë e tij të hershme për muzikën dhe në të njëjtën kohë, të menaxhojë edhe biznese private, agjensi modelesh dhe pub-e. Thua vërtet që Admiri t’ia ketë dalë të mbajë katër kunguj nën sqetull paralelisht, sikurse ai pretendon? Në fakt ai e kishte menduar edhe vetë këtë gjë para se të vendoste të merrej me biznese private, por me punë ia ka dalë përdersia kam arritur deri këtu ku është sot. Me biznesin e pub-it filloi ngaqë kisha experiencë pune në bar dhe, për më tepër, kjo punë e tërhiqte. Ndërsa agjensinë e modeleve e nuhati si biznes pasi një shoku i tij kishte kohë që zotëronte një biznes të tillë dhe kishte mjaft sukses. Fakti që ai ka shumë lidhje me fotografë dhe modele nëpërmjet muzikës, e ndihmoi shumë në hapjen e agjensisë dhe krijimin e klientelës “Muzikën, normalisht, e dua më fort, - thotë Admiri, - ndërsa bizneset që janë dy pube dhe një agjensi modelesh më paguajnë faturat e kripura këtu.” Në fakt Admiri është krijues i grupit muzikor “Illirius”’. Ai ka studiuar muzikë në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë. edhe në Londër studimet i vazhdoi në muzikë, në Paddington College. Tani është krijuesi i grupit muzikor “Illyrius”, një shkrirje e muzikës kaliske, rokut dhe muzikës popullore. Grupi ka dy vajza që këndojnë, njëra mbulon pjesët klasike dhe tjetra ato popullore. Admiri luan në kitarë. Sapo kanë nxjerrë një album dhe një video. Para disa kohësh ishin të ftuar në festivalin e rokut në një festival në Suedi, një festivl muzike shumë i madh në Europë. Herë pas here janë të ftuar edhe në televizione e media të ndryshme në Shqipëri. Ndërkohë që më së fundi ai pati ftesë për pjesmarrje si i ftuar në X Factor në Shqipëri, një ftesë që erdhi nga Vera Grabocka, por për arsye të angazhmieve të tij nuk mundi të merrë pjesë. Për emrin e grupit muzikor zgjodhën një emër shqip, ilirët. s’ka domethënie tjetër. Një emër që u kujton vendlindjen, e cila, edhe pse është shumë i zënë me punë, gjen pak kohë sa për të mos e ndjerë mungesën e saj. “Atdheu im për mua është krenari dhe dashuri. Këtë jam munduar të shpresh përmes një kënge që realizova para dy vitesh.”, - thotë Admiri. Admiri e ka në plan të kthehet në Shqipëri në një të ardhme, por kjo varet nga rrethanat që do krijohen. Përveç muzikës agjensia e modeleve që menaxhon (www. imodellinglondon.co.uk) i merr shumë kohë. Kjo agjenci ka dy funksione: furnizimin me modele të cilat janë jo vetëm të tilla për catwalk, por edhe ata modele të tjera që shfaqin dhe talente të ndryshme në fushat të tilla si, këngë, aktrim, kercim dhe çdo talent tjetër që mund të kërkohet në botën e argëtimit. Mes klientëve që ka pasur bashkëpunim është edhe Nokia, ku modeli i kësaj agjencie Billy Wright https:// www.facebook.com/billy.wright.3762?fref=ts u prezantua 61 Këmbëngulja pasioni dhe puna e madhe, askush tjetër. Këta janë ata të cilët më kanë ndihmuar të mbaj katër kunguj nën sqetulla paralelisht edhe pse sipas popullit edhe dy nuk mbahen me shume sukses, dhe sara Clarke https://www.facebook. com/modelsaraclarke?fref=ts u paraqit në faqen e parë në Vogue magazine. Funksioni i dytë i agjensisë është që të krijojë portofol experience për modelet që duan të fillojnë karrierën në fushën e modelimit. Stafi i punës është i përbërë nga 12 persona. Puna ecën në këtë mënyrë pasi realizohen një photo-shoot me modelet i cili bëhet nga fotografë profesionalë, më pas krijon imazhin që i përshtatet më shumë modeles. Këtu fillon dhe ndihma që agjensia i ofron për modelet e rjea që e adhurojnë modelimin. Ka disa biznese nën administrim dhe mbi të gjitha me drejtime të ndryshme tregon që në Londër, veçanërisht, është e lehtë për të marrë iniciativa të tilla private. Admiri është person shumë iniciator, sidomos përsa i përket biznesit, megjithatë nuk mund të them se e ka pas çdo gjë të lehtë në fillimet e tij. “Kur ke biznesin tënd je gjithë kohës nën presionin e pyetjes se si do të shkojë puna, kudoqoftë i vendosur ai, në Londër apo diku tjetër jashtë saj. Por kur gjërat ecin mirë çdo lodhje tjetër, qoftë fizike apo mendore, justifikohet.” Këmbëngulja, pasioni dhe puna e madhe çelësi i suksesit të tij. Këta janë ato që e kanë ndihmuar të mbajë katër kunguj nën sqetulla, siç thotë edhe vetë me shaka, edhe pse sipas popullit edhe dy të tillë nuk mbahen. “Momentet e para që i kujtoj akoma janë, humori dhe sinqeriteti i popullit anglez, - thotë Admiri. Duke filluar nga treni që mora në Paris ku takova dy të moshuar anglez dhe hyra direkt në bisedë, te zyrat e emigracionit një punonjës që më bëri për të qeshur gjatë kohës që po prisja intervistën dhe për të vazhduar po me humor te puna që fillova pas një jave. Menaxheri im ishte aAnglez, tek i cili ekzistonte një sens humori që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë në vëndin tim. Më ka bërë shumë përshtypje kjo gjë,dhe për këtë më ka ngelur në mëndje.” Edhe pse që në fillim të riun shqiptar, në atë kohë vetëm 17 vjeç, e tërhoqi humori anglez, por Admiri i di mirë vlerat e vendit të tij. Për të do të ishte mrekulli që traditat e vlerat e popullit tonë të ruhen nga familjet shqiptare që jetojnë në Britaninë e Madhe. “Përsa i përket vlerave të një familje shqipëtare, mendoj që respekti dhe dashuria ndaj prindërve është ajo që duhet të ruhet me patjetër. Është mrekulli. Në këndvështrimin tim, fatkeqësisht do të thoja , këto vlera nuk janë shumë të pranishme në familjet Angleze edhe pse në dukje janë njerëz të gallatës dhe duket sikur e marrin jetën më lehtë në përgjithësi.” Bashkëpunimi mes shqiptarëve nuk është akoma në nivelin që duhet dhe se komunitetet e tjera janë më të avancuara në komunikim me njëri-tjetrin. Admirit i vjen keq se disa komunitete kanë stacionet e tyre televizive dhe shqiptarët nuk kanë as një stacion radioje. Si të gjithë edhe ai ka një mesazh për të gjithë shqiptarët: “shfrytëzoni në maksimum çdo mundësi që u jepet!” 62 ArIanit Dobra Shqiptari që jeton vetëm mes lulesh në Londër a ARIANIT DOBRA PREJ DISA VITESH ËSHTË PRONAR i dyqanit të luleve “Elisiana Florist” në Londër. Ai është i pari dyqan lulesh në Mbretërinë e Bashkuar, që ofroi shërbimin e shitjes së luleve nga Iphon-ët në të gjithë botën. Dobra tregon vështirësitë e viteve të para në Angli si emigrant, si dhe rrugën, nëpër të cilën shkeli në këto vite për të realizuar ëndrrën e tij. Kudo të jetonte, të ishte mes luleve dhe ngjyrave. Araniti erdhi në Angli në dhjetorin e vitit 1998. Ardhja dhe vendosja këtu nuk ishte e lehtë, ashtu sikurse për shumicën e shqiptarëve të ardhur në atë periudhë. Moti ishte i ftohtë, ashtu sikurse është Londra në ditë dhjetori. Vështirësi e prisnin përpara, të cilat duhet t’i përballonte vetë. “Ishte ditë e premte dhjetori. Bënte shumë ftohtë. Si e premte fundjave pub-et ishin plot.Në këto mbrëmje njerëzit e këtushëm celebrojnë për të hequr gjithë lodhjen e javës që lënë pas. Shihja të rinj, të cilët vishnin rroba të lehta me mëngë të shkurtra. Bëja shumë çudi se si ata nuk e ndjenin të ftohtin e janarit, ndërsa vetja ime, e veshur dhe e ngjeshur me rroba më dukej si e sapozbritur nga një vend, për të cilin këta njerëz ndoshta s’kishin dëgjuar (qesh)”. E kujt nuk do t’i dukej i ftohtë vendi i huaj në ditët e para të takimit me të? E mbi të gjitha, kur dhe stina e favorizon këtë ndjesinë e të ndjerit i huaj në atë pjesë toke që nuk është e jotja. Kishte vetëm një vit që kishte ardhur në Angli.Gjithmonë ishte në kërkim të një pune, jo në ndërtim, pastrim, apo restorante, sikurse shumica punonin në atë periudhë fluksi të rinjsh, të ardhur këtu për një jetë më të mirë nga ajo që kishin lënë në Shqipëri. Araniti donte të punonte mes lulesh. Dhe rastësia për të ishte vërtet mbreti i fatit . “Ishte viti 1999. Ditë e ftohtë shkurti. Një kushërirë imja lindi vajzë dhe për ta uruar u futa në një dyqan lulesh për të blerë një buqetë për të. Me një anglishte copë-copë po mundohesha t’i shpjegoja floristit, teksa ai përgatiste buqetën për kushërirën time, se unë dhe ai ndanim të njëjtin profesion. Në Shqipëri kjo ishte puna që kisha lënë. Duke më parë me dyshim në atë që po i tregoja ai më tha “ok , meqë ti je florist, pse nuk e përgatit vetë buqetën tënde”? Ky ishte dhe momenti që m’u dha për të vazhduar dashurinë time të hershme, të merrresha me lulet. Zotëria më ofroi të filloja punë që të nesërmen e asaj dite, e cila përkoi me fillimin e javës, e hënë”. Dhe kështu përralla, kështu e quan ai, mori jetë duke i dhënë më pas mundësinë e administrimit të dyqanit të luleve, “Deanes florist” për një perudhë 7-vjeçare. Edhe pse e kishte ushtruar këtë punë për disa vite në Shqipëri, në Londër nuk ishte dhe aq e lehtë të mbizotëroje tregun. “…. Ishte një punë që e doja në thelb dhe që vazhdoj ta dua po njësoj, por që nuk ishte aq e lehtë sa dhe duket nga vitrina e zbukuruar me lule shumëngjyrëshe”. I është dashur durim dhe këmbëngulje për t’i bërë vetes vend në këtë tregti, që në fakt, kërkon një mirëkomunikim dhe mirësjellje me çdo person që futet në dyqan, qoftë edhe për të parë të freskët lulen e preferuar. Për Aranitin lulja është luks. Njerëzit ushqehen, vishen dhe pastaj blejnë lule. Komunikimi duhet të jetë më i rafinuar se në çdo tregti tjetër dhe nevojitet profesionalizëm dhe ide në krijimin e buqetave sipas kërkesave të klientëve. 63 “Mentaliteti i shqiptarëve po ndryshon dhe po shoh që shqiptarët po frekuentojnë lokalet shqiptare përditë e më shumë. Kur klientët e mi pyesin, a më sugjeron ndonjë kameraman,restorant, apo parukier, në mendjen time gjithmonë tëparët janë emrat e shqiptarëve që punojnë në këto profesione“. Sipas tij puna me lulet është jo vetëm tregti shitjeje, ajo është art më vete. ”Detyra ime është t’u jap njerëzve gëzim, kënaqësi në raste gëzimesh: martesa, lindje, përvjetorë martesash, por këtë më duhet ta përcjell bukur edhe për raste hidhërimesh”, - tregon me pasion Araniti,ndërsa krasit dhe pastron disa nga vazot e luleve në një nga raftet e shumta në dyqanin e tij. Eksperienca e fituar këtu gjatë këtyre viteve dhe klientela ia bënë më të lehtë realizimin edëshirës z. Dobra për të patur nën menaxhim dyqanin e tij të luleve, të quajtur me emrin e vajzës, “Elisiana Florist”. Kështu buqetat me lule s’iu ndanë Aranitit edhe në kryeqytetin perëndimor, ëndërr që e sillte që nga Shqipëria: kudo ku të jetonte, të ishte mes luleve. Jo më si i punësuar, por si pronar i dyqanit shumë shpejt krijoi edhe websit-in www.flowersonline24.com me qëllim lehtësimin e shërbimeve për ata njerëz që donin të dërgonin lule në Shqipëri dhe Kosovë. Një hap ky i domosdoshëm për çdo lloj tregtie. “Kjo sot është vetëm një pjesë e suksesit, pasi pak më vonë ne u bëmë e para kompani lulesh në Mbretërinë e Bashkuar që krijuam në Iphone aplikimin androit, prej të cilit njerëzit në mënyrë më të lehtë mund t’i dërgonin nga telefoni lulet tona në të gjithë botën”. Sot “Elisiana Florist” është e mirëvendosur në treg dhe konkurron me kompani të tjera të kësaj natyre në vend. Araniti është i martuar. Prej më shumë se një dekade jeton në Londër bashkë me familjen. Të gjithë bashkë menaxhojnë edhe dyqanin e luleve dhe kontribuojnë, po të gjithë bashkë, për të zbukuruar e lulëzuar deri në detaje tavolinën, qoftë edhe në rastin më të vogël të një gëzimi familjar. Tashmë lulet janë të pandashme për familjen Dobra. Gjithmonë në një cep të rëndësishëm të dhomës gjen dhe ndjen aromën e buqetave të freskëta të luleve. Dhe si baba ai tregon se faktin e të qenit prind në emigracion e sheh më shumë të lidhur me praktikimin e gjuhës shqipe dhe trashëgimin e traditave shqiptare te fëmijët, të cilët janë të lindur e të rritur këtu në Angli. Si për çdo prind, meraku është te trashëgimia e gjuhës mëmë dhe zakoneve shqiptare. “Të jesh prind në një vend, që në fakt është vendlindja e fëmijëve, por jo vendlindja jote nuk është fare e lehtë. Jemi shqiptarë dhe si të tillë,për mua personalisht,si dhe shumicën e prindërve, besoj e shpresoj të jetë kështu, duam të trashëgojmë te fëmijët, jo vetëm traditat e zakonettona, që janë shumë të mira, por ç’është më e rëndësishme, gjuhën shqipe. Në shtëpinë time flasim vetëm shqip. Është mënyra më e mirë për t’i mbajtur fëmijët të lidhur me Shqipërinë dhe njerëzit atje. Jam i lumtur që djali dhe vajza ime flasin dhe shkruajnë shqip shumë mirë”. Edhe pse ditën e kalon mes lulesh dhe ngjyrash plot jetë, atdheu është për të një mall i rëndësishëm, në të njëjtën kohë i pazëvendësueshëm. Atdheu, sipas Aranitit, për ata që jetojnë jashtë tij është diçka e madhe. Është vendi i tyre, është toka mëmë. Ndoshta ato ditë dhjetori ai s’do të kishte ndjerë aq shumë ftohtë, po të kishte qenë në vendlindjen e tij.Ky detaj, sa për t’iu fiksuar në kujtesë si një ndër fragmentet e shumta të mbërritjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shton se i pëlqen ideja për një bashkëpunim të mirë mes komunitetit shqiptar këtu në Londër. Diçka është bërë në këtë drejtim, por ka akoma për të bërë, shpreson ai, duke shtuar se të gjithë duhet të kontribuojnë për të mbledhur në një të vetëm komunitetin tonë, për të qenë të bashkuar dhe unik në traditat dhe zakonet shqiptare,ashtu sikurse komunitetet e tjera këtu. “Mentaliteti i shqiptarëve po ndryshon dhe po shoh që shqiptarët po frekuentojnë lokalet shqiptare përditë e më shumë. Kur klientët e mi pyesin, a më sugjeron ndonjë kameraman,restorant, apo parukier, në mendjen time gjithmonë tëparët janë emrat e shqiptarëve që punojnë në këto profesione“. Ndërsa i lutem për një mesazh të fundit, pas disa orësh bisede me të, ai vazhdon: “Një fjalë e vjetër thotë : I joti mishin ta ha, por kockat t’i ruan . Me këtë dua të them se ne duhet të jemi më të afruar me njëri-tjetrin, duhet ta respektojmë, të flasim,të njihemi. Në këtë mes duhet kontributi dhe puna e shoqatave të ndyshme shqiptare. I uroj komunitetit shqiptar, bashkëkombasve të mi, jo vetëm në Londër, por kudo janë të vendosur në Mbretërinë e Bashkuarçdo të mirë, sukses në çdo vendimmarrje, a iniciativë private që ndërmarrin”. 64 Falenderojmë “Shpresa Programme” dhe “AN Contruction Solution LTD” që ndihmuan në publikimin e këtij botimi Prej 15 vitesh në shërbim të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe jemi mundur të krijojmë një platformë për të kultivuar vlerat tona më të mira që na karakterizojnë si komb, duke mundësuar integrimin me dinjitet në shoqërinë britanike. Misioni ynë i radhës është regjistrimi i gjuhës shqipe si GCSE Për realizimin e kësaj nisme është kërkuar nga institucionet britanike mbledhja e një fondi prej £100 000. Deri më tani janë mbledhur £70 000 paund Bëhu edhe ti pjesë e kësaj iniciative. Dhuro, Kontribuo: ADRESA: SHPRESA PROGRAMME MANSFIELD HOUSE, 30 AVENONS ROAD, PLAISTOW, E13 8HT TEL: 020 7511 1586 WWW.SHPRESAPROGRAMME.COM SHPRESAPROGRAMME@YAHOO.CO.UK A N Construction Solution Ltd Çdo mërgimtar është ambasador i vlerave shqiptare në botë dhe është obligim që gjithsecili prej nesh të përfaqësojë në mënyrën më të shkëlqyer vlerat shqiptare kudo që ndodhet. Nuk duhet të ndalemi asnjëherë së ndihmuari njëri-tjetrin dhe jemi të lumtur që kemi kontribuar në shumë aktivitete të komunitetit, ambasadës. Ndjehemi krenar që ndihmojmë edhe këtë projekt të “The Albanian”