Nacional
Transcription
Nacional
CMYK nacional BOTIM 1/ E Diel, I “NACIONAL GRUP” VITI II BOTIMIT, NR. 63 19 - 26 SHTATOR ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO nacional Gazetë javore, letrare, kulturore, politike 19 shtator 2010 Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: nacionalalbania@yahoo.com, bucpapaj@yahoo.com Deshmi për masakrat greke në Çamëri Si i analizonte CIA zhvillimet në Shqipëri, në rast të një grushti shteti Masakra në Çamëri në dritën e dokumenteve Si lindi CIA, platforma e saj antikomuniste Dossier nga Kastriot Dervishi Dossier nga Robert Papa faqe 16 faqe 10-11 E D I T O R I AL Intervistë me poetin Gjekë Marinaj, me rastin e 20-vjetorit të largimit nga Shqipëria Kur të vegjlit luajnë rolin e të mëdhenjëve Nga Nazmi Lukaj Njerëzit e mëdhenj të kombit e të penës janë bërë të tillë jo pse Zoti i ka krijuar të mëdhenj, por ata të tillë janë bërë me punën e tyre. Ata, madhështinë e vet, veç me punën e tyre, e kanë arritur edhe për një vyrtyt tjetër: kurrë nuk janë marrë me njerëzit e vegjël, të cilët, duke iu penguar madhështia e të mëdhenjve, gjithmonë kanë bërë përpjekje që madhështisë së tyre t’i dalin në pritë me vogëlsinë e vet njerëzore dhe shpirtërore. Duke vuajtur që janë të vegjël përballë të mëdhenjve... Marinaj: “Si i kapërceva telat me gjëmba” Në Në foto: Gjekë Marinaj BRENDËSI Gjakësi Tregim nga Anton Papleka faqe 20-21 Proza e Shahbaze Vishajt Faqe 9 Kritikë nga Prend Buzhala faqe 8 Ekzekutimi i martirëve të Plavës! Një varr për qenin Tregim nga Bahri Myftari Nga Gani Tërshnjaku faqe 6 faqe 9 “Aneksimi i tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër, me shtypje dhe terror ndaj shqiptarëve. Me masa të ndryshme të represionit, organet ushtarake serbe, shqiptarëve të kësaj ane ua mbyllën rrugët e tregjeve, sikurse në qytetin e Prizrenit, Tetovës, Dibrës, duke krijuar një situatë kërcënuese të mijërave jetëve nga uria.” Faqe 9 faqe 2-3 Intervistoi: Mujë Buçpapaj Toponimia shqiptare në Ballkan Kritikë nga Dr. Ledi Shamku - Shkreli “Nuk kam dyshuar kurrë tek poezia” faqe 14 Intervistë me poetin Jak Përpali Studiuesi Miftar Spahia Dossier nga Dr. Shefqet Hoxha faqe 22 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 12345678901234567890123456789012123456789012345678 faqe 5-15 Poezi nga: Haviz Shirazi, Hekuran Meçe, Tonin Alimhilli, Gëzim Llojdia, Myrvete Mehmeti, Sokrat Kotherja Nobelisti Uinston Çërçill Nga Egla Kokalari faqe 12 faqe 21 “Nacional” promovon librin “Piskamë e heshtur” të Tahir Bezhanit nacional INTERVISTË Intervistë me poetin Gjekë Marinaj, me rastin e 20-vjetorit të largimit nga Shqipëria 2/ E Diel, 19 shtator 2010 Marinaj: “Ju tregoj si i kapërceva telat me gjemba” Marinaj: “Fati më i madh i poezisë “Kuajt” ka qenë fakti se populli shqiptar pat shumë nevojë për një poezi të tillë dhe se ajo vinte nga unë; një malësor i panjohur dhe i papërlyer në privilegjet e kohës. Ngaqë nuk kishte arsye objektive të dyshonte tek unë, lexuesi gjeti durim ta interpretonte poezinë sipas dhimbjeve shpirtërore e fizike që ndiente. Ajo që gjendej përtej durimit të tyre për ta kuptuar ishte fakti se botimi i poezisë “Kuajt” nuk do të ishte i mundur pa guximin e Rudolf Markut, Skënder Buçpapajt, Ndoc Gjetos, Nasi Lerës etj. Unë e kam shkruar atë poezi i shtyrë kryesisht nga rebelimi shpirtëror. Ata e botuan te “Drita” të shtyrë edhe nga rebelimi intelektual. Rebelimi intelektual dënohej shumë më rëndë në atë kohë. Kështu, një meritë e madhe u takon atyre që e botuan atë.” fat të cilin nuk e gëzuan asnjë nga ata që kufiri shtetëror u kthye në kufi vendimtar të jetëndërprerjes së tyre. Nacional: Zoti Marinaj, njëzet vjet më parë, kapërcyet kufirin e telave me gjemba dhe shkuat në tokën e premtuar; në Amerikë. Si i kujtoni ato çaste, si e morët atë vendim? Nacional: Poezia “Kuajt” e botuar nga Ju në gazetën e shkrimtarëve “Drita”, që bërë e famshme për frymën disidente dhe nënkuptimet e drejtpërdrejta që përcillte, njëkohësisht duke ju afishuar ju si një kundërshtar të regjimit komunist, apo jo? Marinaj: Vërtet u bënë dy dekada nga origjina kohore e zgjatjes time nga Shqipëria për në Amerikë. Them “zgjatjes,” sepse duke u nisur nga një pikë simingle referimi, besoj se i kam qëndruar elastik kohës. Edhe kur ka ndodhur të epem, të tërhiqem apo të përkulem para ndonjë momenti të vështirë në jetë—gjithmonë kam gjetur forca në vetvete, të kthehem përsëri në gjendjen e mëparshme shpirtërore. Ato çaste mbeten sektorë informacioni në kujtesën time dhe kur u referohem më bindin se kushtet social-dinamike nëpër të cilat kam kaluar nuk më kanë shpërbërë, por ndërtuar si njeri. Ndërsa arsyetimi i marrjes së këtij vendimi mund të kërkohet tek ai kushtëzim i caktuar psikologjik që e aktivizon njeriun të harrojë ato që ka dhe të pushtohet nga një fiksim entimirist i cili të shtynë të mendosh se nuk ke asgjë të mirë për të humbur. Ndonëse jam protonist nga natyra dhe logjika, ky ka qenë një qëndrim pragmatik nga ana ime, sepse u përqendrova në rezultatet praktike dhe jo në praktikën e rezultateve të atyre që kisha. Po të mos kishin ndodhur ato që ndodhen, nuk do të isha sot në Amerikë. Larg saj, do të ishte e pamundur të jetoja këtë jetë që jetoj sot. Marinaj: Po. Fati më i madh i poezisë “Kuajt” ka qenë fakti se populli shqiptar pat shumë nevojë për një poezi të tillë dhe se ajo vinte nga unë; një malësor i panjohur dhe i papërlyer në privilegjet e kohës. Ngaqë nuk kishte arsye objektive të dyshonte tek unë, lexuesi gjeti durim ta interpretonte poezinë sipas dhimbjeve shpirtërore e fizike që ndiente. Ajo që gjendej përtej durimit të tyre për ta kuptuar ishte fakti se botimi i poezisë “Kuajt” nuk do të ishte i mundur pa guximin e Rudolf Markut, Skënder Buçpapajt, Ndoc Gjetos, Nasi Lerës etj. Unë e kam shkruar atë poezi i shtyrë kryesisht nga rebelimi shpirtëror. Ata e botuan te “Drita” të shtyrë edhe nga rebelimi intelektual. Rebelimi intelektual dënohej shumë më rëndë në atë kohë. Kështu, një meritë e madhe u takon atyre që e botuan atë. Nacional: Sidoqoftë, pas botimit të saj, veglat e diktaturës filluan gjuetinë e shtrigave ndaj jush. Si e kujtoni atë periudhë, përfshirë edhe klimën politike të kohës, dredhat politike të udhëheqësit komunist të kohës, si dhe padurimin e të rinjve si Ju për të prekur sa më parë lirinë? Nacional: Cilat ishin emocionet e lënies pas të një diktature komuniste e cila gjatë periudhës janar-shtator 1990 kishte pushkatuar në kufij rreth 150 shqiptarë të rinj, ashtu si Ju, në përpjekje për të dalë jashtë shtetit? Marinaj: Emocionet e asaj periudhe i kam projektuar brenda dy vizioneve të ndryshme të kohës. Pikëpamja ime e parë u bazua në preçizonin matematik dhe objektivitetin e realitetit, si një segment i pandalshëm që fillon tek pika zero dhe nuk ka kthim prapa. Kjo përkufizon përqendrimin tim intelektual dhe njerëzor tek ideja se e shkuara i përket së kaluarës dhe vetëm e tanishmja ka ekzistencë me parametra domethënës. Njeriu mund të ndryshojnë vetëm të tanishmen dhe të orvatet të projektojë të ardhmen. E kaluara është histori dhe duhet trajtuar si e tillë. Po të ecim me kokën të kthyer prapa forca e gravitetit dhe ligjet e orientimit do ndikonin në ekuilibrin tonë fizik, shpirtëror dhe intelektual. E kaluara na ofron privilegjin e mësimit të arsyeve, zhvillimeve dhe rezultateve të aksioneve të mëparshme. Detyra jonë është studimi i këtyre të dhënave dhe ndërmarrja e veprimeve në akord Marinaj: Regjimi i asaj kohe u zu i papërgatitur, natyrisht, për ta pranuar forcën shpresëdhënëse të poezisë “Kuajt” tek njerëzit dhe burimin e panjohur të autorësisë së saj. Të ndërgjegjshëm se, zakonisht, çdo ngacmim sjell një reagim, regjimi e pa poezinë time si një katalizator që mund ta shpejtonte revoltën e popullit kundër tyre dhe, që andej, edhe rrjedhën politike. Dënimi im ishte i pashmangshëm. me interesat humane—parandalimi i metodave që sjellin negativitet dhe përsëritja dhe avancimi i ideve që rezultojnë te vlershme. Kurse vizioni i dytë ka pasë një natyrë më subjektive për mua. Koha ecën me hapin e saj, por incidentet nuk qëndrojnë të distancuara në kujtesë. Përjetimet dhe observimet ekzistojnë të pashpërfytyruara, të gjalla dhe aktive, duke e injoruar filozofinë kohore dhe ndryshimet që mund të pësojnë fenomenet jetësore brenda saj. Edhe kur ndodh të ndjehem i montuar tek e tanishmja fizikisht, e kaluara luan rolin e saj dinamik në vetëdijen time, gjë që shpjegon edhe vendimin tim të vitit 1990 për ta ndryshuar formën, por jo esencën, e lidhjeve të mia me Shqipërinë, Nacional: Fiks dy dekada më vonë, Universiteti i Dallasit e përkujtoi arratisjen tuaj nga diktatura, në një mënyrë domethënëse, me një video të bazuar në poezinë tuaj “Kuajt.” Çfarë ishte kjo veprimtari? Marinaj: Pranë Universitetit të Teksasit në Dallas jam diplomuar me Bachelor of Arts in LiteraryStudies (Magna Cum Laude), me Master of 3/ E Diel, 19 shtator 2010 INTERVISTË Nacional: Nga Brruti i Malsisë së Madhe, pedagog në kolegjin elitar të Richland-it në Dallas, SHBA. Si ka rrjedhur jeta e Gjekë Marinajt gjatë këtyre 20 vjetëve? Jetë e lumtur! Padyshim e lumtur, por dhe e lodhshme, njëkohësisht. I jam nënshtruar një jetë tërësisht epistemologjike. Të fitosh njohuri dhe t’i vësh në funksion ato është një proçes i padukshëm që kthehet në adaptim. Gjithmonë jam përpjekur t’i aplikoj njohuritë e fituara në situata konkrete. Pastaj rezultatet e secilës përvojë, të dëshirueshme apo jo deri në fund të tilla, i kam trajtuar si njohuri të reja me implementim të mundshëm gjatë marrëdhënieve me situatën tjetër apo ambientin e ri në të cilin jam gjetur. Jam munduar seriozisht të mos i hipotekoj njohuritë si fenomene emblematike as në tekstet që kam lexuar as në ato që kam shkruar. Nacional: Prej disa vitesh jeni kthyer në një ambasador të kulturës dhe letërsisë shqiptare në SHBA, me përkthime, botime dhe prezantime të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në këtë metropol të kulturës botërore. Sa kohë ju kushton kjo ndërmarrje pasionate, disi idealiste apo patriotike? Marinaj: Të gjithë shkrimtarët janë ambasadorë të kulturës. Dashuria për atdheun dhe kulturën tënde është një privilegj që kërkon investime të mëdha në disa drejtime. Injorimi i vlerave kombëtare është investim i humbur jo vetëm për ne shkrimtarët por edhe për vendet në të cilat jetojmë. Nacional: Si një kundërshtar i diktaturës, cilat do të ishin këshillat tuaja për demokracinë shqiptare? Arts in Humanities—Studies in Literature, dhe jam aktualisht duke përfunduar Doktoraturën, pra ku jam kandidat për Ph.D (Doktor i Filozofisë) që së bashku do të thotë mbi dhjetë vjet jetë akademike në këtë institucion. Falë kësaj atmosfere, lindi edhe ideja e kthimit të poezisë “Kuajt” në këngë. Kur drejtoresha e departamentit të muzikës Prof. Kathryn Evans më tregoi rreth këtij projekti, iu luta të përdornin muzikën e shkruar nga i ndjeri Gjon Kapedani, që ma kishte dhenë si dhuratë në 2006 kur isha në Shqipëri. Aq u desh. Vargjet u adaptuan për këngën nga kandidati për çmimin Nobël në Letërsi Frederick Turner. Ato u kënduar nga tenori i njohur Prof. Hoyt Neal. Në piano luajti pianisti i famshëm Prof. Michael McVay. Kënga, që ka për mision celebrimin e 20 vjetorit të largimit tim nga Shqipëria për në Amerikë, është ilustruar me fotografi filmike që deri diku shpjegojnë historinë time gjatë kësaj kohe dhe arsyeve që më çuan deri në këtë vendim. Këtë pjesë të projektit e mbuloi mjeshtri i efekteve vizuale Robert L Williams. Producente e gjithë projektit është sopranoja e mirënjohur amerikane Prof. Kathryn Evans. Projekti është inçizuar në sallat e inçizimit dhe filmimit pranë Universitetit të Dallasit, në fillim të shtatorit, dhe mund të shikohet dhe dëgjohet në www.youtube.com, në faqen time elektronike të sponsoruar nga universiteti, www.marinaj.info ,si dhe në faqen elektronike të universitetit www.udt.edu . Nacional: A ju preki fakti që kolegët tuaj amerikanë kishin zgjedhur këtë mënyrë simbolike për të kremtuar rilindjen tuaj të dytë, siç mund të konsiderohet; 11 shtatori 1990? nacional Sepse demokracinë dhe komunizmin i ndanë një vijë shumë e hollë. Në parim, komunizmi nuk ishte asgjë tjetër veçse një skemë e dhunshme piramidale. Vetë komunistët e shihnin ardhjen e shembjes së sistemit të tyre. Ata vunë në qarkullim një diktaturë të jashtëzakonshme si “shpresë” për të blerë sa më shumë kohë në pushtet. Duke e bërë këtë shkatërruan, ose të paktën shfytyruan, gati gjithçka të rëndësishme në jetën e popullit shqiptar. Pas rënies së komunizmit erdhi Partia Demokratike. Deri në ’97, falë demokracisë, demokracia në Shqipëri u kthye në një skeme “demokratike” piramidale. Edhe demokratët duhet të kenë qenë të ndërgjegjshëm për shembjen e “fitimeve” të piramidave. Ata përdorën jo dhunën, por heshtjen, si “shpresë” për të blerë kohë në pushtet. Duke e bërë këtë, edhe ata shkatërruan, ose të paktën shfytyruan, gati gjithçka të rëndësishme në jetën e popullit shqiptar, përfshi këtu edhe shtëpitë e tyre, shumicën prej të cilave i kishin ndërtuar me gjak dhe djersë gjatë sistemit diktatorial komunist. Thënë ndryshe, demokracia është fati më i madh për popullin shqiptar. Por nëse ajo i trajton ish komunistët apo pasardhësit e tyre socialistë ndryshe nga ç’trajtohen demokratët apo mbështetësit e tyre, ai sistem, në opinionin tim, do të mbetet më afër komunizmit sesa demokracisë. Vuajtjet që kemi kaluar nën atë regjim nuk do ja dëshiroja as armikut më të madh e jo më vëllezërve e motrave shqiptarë. Demokraci do të thotë ta kuptosh, vlerësosh e nderosh secilin anëtar të shoqërisë për atë që bën sot jo patjetër për atë që ka bërë, apo mendohet të ketë bërë, para 20 apo 50 vjetësh.... Intervistoi: Mujë Buçpapaj Marinaj: Demokracia është shumë delikate. Ajo mbetet vetëm një emër nëse nuk është e drejtë se secilit qytetar për ta jetuar atë. Mungesa e sensivitetit ndaj konditave aktuale në intervenimet personale dhe sociale të njerëzve mund të sjellë rezultate kolatike për vendin tonë. Mendoj se demokracia e re shqiptare duhet të mësojë nga historia luhatëse e saj. Marinaj: Vërtet po. Amerika mund të jetë rilindja e dytë e të gjithë njerëzve që i pranojnë me ndershmëri oportunitetet që ajo të ofron dhe me dëshirën që të punosh, po me ndershmëri, për t’i bërë këto oportunitete të mundshme për të tjerët kurdo që të jetë e mundur. Kolegët dhe profesorët e mi janë indikativ i këtij realiteti të shenjtë. Në këtë pikë, fjalët e mia nuk mund të jenë kurrë të njëtrajtshme me atë që ndjej. Nacional: Ke bërë studime vërtet intensive. Nëse do të ishe i detyruar t’i përmbledhësh në më pak se njëzet fjalë mësimet më të çmueshme që ka fituar nga jeta juaj akademike, si do i përshkruheshe ato? Marinaj: Kam mësuar se si t’i identifikoj idetë e mira nga të këqijat dhe njerëzit e mirë nga ata të këqij. Karikatura: Prizëren Buçpapaj nacional 4/ E Diel, REPORTAZH 19 shtator 2010 Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Shkrimtarëve, 8-12 shtator në Mantova të Italisë Gjigandët në Festivalin letrar të Mantovës “Rreth 300 personalitete, shkrimtarë, intelektualë dhe artistë i dhane jetë 270 takimeve, bisedave, dëgjimeve.,Nga data 8 deri 12 shtator në Mantova të Italisë u mblodhën rreth sofrës, pikërisht shkrimtarët që janë pararoja e mendimit estetik e letrar dhe që sot në botë ngjallin debate e diskutime të shumta në qarqet letrare.” Nga Arjan Th. Kallço Pak kohë më parë në një artikull të shkruar gjatë përiudhës kur mendja kërkon çlodhjen, relaksin dhe largimin nga zhurma e jetës së përditshme në qytet, jepja edhe disa sugjerime rreth preferencave për librat që duhen marrë me vete nëpër valixhet e rënda të pushimeve. Edhe tash që jemi rikthyer në punë, në monotoninë e punës së përditshme, mjerë ai që nuk arrin të gjejë mënyra të tjera për ta mundur monotoninë, sidomos të provincave, i qëndroj edhe më fort idesë për të lexuar Nobelistët dhe gjigandët e letërsisë botërore, pasi një lajm i jashtëzakonshëm e përforcoi atë ide, një Festival në Itali ku u mblodhën rreth sofrës, pikërisht shkrimtarët që janë pararoja e mendimit estetik e letrar dhe që sot në botë ngjallin debate e diskutime të shumta në qarqet letrare. Mendoni sikur debate të tilla të gëlojnë edhe tek ne për veprat e shumta letrare që dalin çdo ditë tek ne, për natyrën e poezisë shqiptare të kohëve të fundit, me disa miq poetë si Spahiu, Çela, Leka patëm mundësi të këmbenim ndonjë mendim për to, për ndonjë mundësi takimi me gjigandët botërorë në Tiranë, tek ndonjë event si Poeteka apo ndonjë tjetër, për shterpësinë e kritikës së mirëfilltë letrare shqiptare të dy dekadave të fundit etj. Natyrisht evente më përmasa si të Mantovës nuk organizojmë dot, por nuk do të ishte keq që edhe shkrimtarë shqiptarë të merrnin pjesë në të, ndoshta ndonjë ftesë edhe mund të kishin trokitur diku tek adresa e ndonjërit prej tyre. Por duke lexuar për fatin tragjik të poetit Marko, që u nda nga jeta pak ditë më parë, ku pandjeshmëria e shtetit dhe e shoqërisë treguan një fytyrë të shpifur, besoj se edhe sikur ftesa të kishte mbërritur, do të refuzohej, për vetë kostot e larta të udhëtimit dhe qëndrimit për xhepat e tyre. Tjetër trajtim kishin më parë krofejtë e artit shqiptar që në gati 5 dekada na dhuruan perla të vërteta që edhe sot shkëlqejnë në galaktikën e madhe të kulturës sonë, sepse sot lakmia e shfrenuar për pushtet dhe para, e ka denigruar këtë kujdes. Më poshtë po sjell disa nga emrat e pjesëmarrësve në Mantova dhe më pas gjykoni edhe një herë për sugjerimet e mia verore dhe madhështinë e artit të quajtur letërsi, për rolin dhe natyrën e kulturës në shoqëri, për njerëzit që e krijojnë atë dhe për dashurinë e madhe që njerëzit duhet të tregojnë ndaj tyre. Jeta është peshorja e vërtetë e vlerësimit se kush e mëriton respektin dhe mirënjohjen. Ishin 300 personalitete mes shkrimtarëve, intelektualëve, artistëve që i dhane jetë 270 takimeve, bisedave, dëgjimeve që nga data 8-12 shtator në Mantova të Italisë, në edicionin e tij të 14-të, që është eventi kuturor ndoshta më i rëndësishmi i gadishullit. Vitin e kaluar morrën pjesë rreth 90 mijë qytetarë që dëgjuan shkrimtarë, poetë, studiues duke treguar se cilësia gjithmonë të shpërblen. Nëse revista Time i dedikon kopertinën një shkrimtari jo të lehtë, Jonathan Franzen , do të thotë se letërsia nuk është vetëm një joshëse e ditur, por një lëndë me aktualitet mbërthyes. Amos Oz Kur flet duket një gjysh që tregon histori. Ky është haraçi i një shkrimi të një romancieri, mes më të mëdhenjve të botës në dekadat e fundit që do të jetë ylli i vërtetë i Festivalit. Rithemeloi letërsinë izrailiane, por ndikoi mbi dy breza shkrimtarësh që kur botoi në vitin 1967 Majkëlli Im, një roman ku në dukje ka pak histori, si tek librat e Çehovit, në realitet përshkruhet me ndjeshmëri shkatërruese shpirti i një gruaje të re në Jeruzalem, që duke kërkuar kuptimin e jetës dhe emocioneve, prish martesën, ndërsa burri i saj është i paaftë të kuptojë palumturinë e tij. Jo rastësisht Oz e përcakton dashurinë si forma më radikale e egoizmit. Qysh atëherë tregon vetminë, ëndrrat dhe kamzhikimin e individit në qytetet e vogla të shkretëtirës. Azar Nafisi Lindi në Iran dhe që prej 13 vjetësh jeton në Amerikë, shkruan në anglisht. Libri i saj Të lexosh Lolitën në Teheran, u shit në 1.5 milionë kopje në botë. Libri bazohet tek përvoja si profesore në Iran dhe është një lloj himni ndaj forcës subversive të letërsisë që e bën të pamundur imagjinatën e një bote ndryshe. Vajzat me perçe lexojnë për Lolitën, Madam Bovarinë dhe për heroina të tjera në libra plot me eros, sikur të ishin në Paris apo Londër. Tek libri Gjërat që nuk thashë flet për një nënë të bezdisshme dhe totalitare. E zgjuar, shakaxheshë si pak shkrimtarë, kap lidhjen mes jetës së vërtetë, tregimtarisë imagjinare dhe politikës. Duke folur para publikut flet për një Iran kozmopolitan të dominuar nga femrat e forta. Frederick Forsyth Për lexuesit e librave me krime është një mit, për të tjerët është vetëm autori i librit Dita e Çakallit dhe Dosja Odessa ku vihet re një stil gazetaresk dhe pasion personal qysh kur një hetim në Biafra e detyroi të braktisë Bbc-në e deri tek libri më i fundit Afgani, analizë e pamëshirshme e dështimeve në luftën ndaj Al-Qaedas. V.S.Naipaul Një prej shkrimtarëve të mëdhenj të gjuhës angleze, Nobel 2001, me prindër indianë, jeton në Angli. Romancier, eseist, njeri antikonformist. Autor i kryeveprave si Një shtëpi për zotin Biswas dhe Besnikë deri në tepëri, shpesh thotë se nuk ka më shkrimtarë të mëdhenj. Edhe për Prustin thotë se është i mirë për europianët, por atë nuk e tërheq. Debatoi me një nobelist tjetër Derek Walcott, një poet që dikur e admironte. I akuzuar në një biografi se kishte keqtrajtuar gruan e parë dhe se kishte frekuentuar shtëpi tolerance, në publik thotë shpesh dhe me qejf gjëra çorientuese, politikisht jokorrekte, që të prishin qetësinë, por kurajoze. Dy vjet më parë e quajti Hay-on-Wye-in, nënën e të gjitha festivaleve të letërsisë një ngjarje të padobishme. Por me librin e ri Maska e Afrikës është në qendër të polemikave, i akuzuar për racizëm dhe se e sheh Afrikën si kosh plehrash. Zadie Smith Gjatë jetës si shkrimtare shumë e bukur sesa e zonja. Prej kohës së librit Dhëmbë të bardhë që autorja lufton rrezikun e getos, e përcaktuar si dive e librarive dhe jo autore e mirëfilltë. Megjithatë romanet e kësaj angloxhamajkjaneje që shkoi në Amerikë, epope të përditshme të heronjve dhe antiheronjve të një shoqërie e lodhur ndërraciale, flasin për botën e sotme si pak sociologë që ia kanë dalë mbanë. I pëlqejnë lexuesit, protagonistët e një pune që nëse bëhet si duhet, është po aq e vështirë sa të shkruarit. leximin e tij në heshtje. Kader Abdolah Shruan në holandisht, sepse e braktisi Iranin kur revolucioni i ’79 e transformoi në Republikë islamike. Mërgimtar i përhershëm në Vendin lakuriq, siç thotë ai, i rritur në një botë të kamufluar, në papastërtinë sensuale të grave të vendlindjes. Ka shkruar romane të jashtëzakonshëm : Shtëpia e xhamisë, Udhëtimi i shisheve, Portrete dhe një ëndërr të vjetër, Lajmësi etj. Sipas tij islamizmi është tridimensional me thellësinë, sensualitetin, zgjuarsinë dhe bukurinë, që fondamentalistët e kanë errësuar. Nuk e preferon fjalën Iran, por Persi. John Berger Romancier dhe eseist, poet dhe polemist, anglezi Berger filloi si kritik arti. Ka botuar Librin Dhoma e çiftit të Mantenjës, një rast për të takuar një autor kulti, fitues i shumë çmimeve që dhuron mrekulli në takimet e drejtpërdrejta. Laitmotivi i tij : sa thelbësor është “storytelling” që t’i japë një kuptim botës dhe jetës. Niccolò Ammaniti Prej 15 vjetësh si shkrimtar i ri, e braktisi llojin letrar, duke sjellë atë noir në nivelet e çmimeve. Është autor i shumë prej tyre, ka mbushur libraritë dhe kinematë, pasi subjektet e tij janë konkretizuar nga Rizi, Salvatores me filmat Festa e fundit e fundvitit, Unë nuk kam frikë apo çmimin Strega me librin Siç thotë Zoti. Donald Sassoon Anglez dhe italishtfolës i jashtëzakonshëm. Ka shkruar Kultura europiane, një ese’ e domosdoshme për faktin se romani ishte bazë e identitetit europian, një intuitë që e ndan edhe me sociologun e madh Zygmunt Bauman. Duke folur për evolucionin dhe bashkëjetesën të forma të ndryshme të shprehjes artistike, shpjegon sesi Kontinenti i vjetër është një ndërtim kulturor dhe jo etnik dhe fetar. Seamus Heaney Imagjinoni një mit të gjallë. I ulur aty, në skenë me të cilin do të mbyllet festivali. Poeti që fitoi Nobelin në vitin 1995, njeriun e aftë ta shndërrojë në poezi çdo ndjenjë, moment të jetës së përditshme dhe mbi të gjitha çdo tingull. Sepse poezia është si lentja e dylbisë që të ndihmon të fokalizosh botën. Por bota ndryshon, pasi të dëgjosh një poet të tillë, pasi të kesh dëgjuar Ne foto: (nga lart poshte)Shejmus Hini, Amos Oz, Frederick Forsyth, Azar Nafisi 5/ E Diel, nacional POEZI 19 shtator 2010 JETA Në rrugë të madhe Nga Hekuran Meçe Nga Tonin Alimhilli Ne lajmin e vdekjes Mos me shenoni vitet Ato pelegrin asket Me lodhen shume Gjith jeten i pata ne kurriz Tundimi njehere s’me tha -Hidhi n’ lum. s’qëndrojnë në yje janë motra me jetën. I mburrem moshës e gazit tim, kryelartë mes andrrash s’nalem deri n’amshim. TISI MASHTRUES PËR PAVDEKËSI Hana ende pa dorzu rruzullimin Te dita e re Gjithe naten nje siluete Mori n’pyetje fatin Tash len mrapa fshatin Epo ndalon hapin ?.te bregu. Shtjella te bardha Pezull mbi lum Vegim biblik Joshje misteresh n’amshim Krejt ja lehtesojne vendimin Ndaj vue nje shenje nen gure Pa medyshje n’mashtri u leshu Rrjella Fantazem me çarçafin e tisit mbulu Tinzisht shpejton vrapin Largohet ?.humbet Me vashen shtrengu Ne parzmen e vet. STOICIZEM Në parajsë,ferr a purgator Djaj,engjëj a perendi Nga e forta xhelozi Do më hudhin rreke hidhërimin Me ty terri as ferri S’do me ndjellin kah pendimi FSHATI I HARRUM Në fshatin e harrum Mes drizash,afer liqenit Fanar ish nje vashe Perendeshesë e bukurisë Djemët të paudhë At kand e pagëzuen Qëndra e gjithësisë OPTIMIZËM Shpend të hjedhun, të zgjuat mes lulesh, vallzor. Magjiplotë andrrat e mia më bajnë qiellor. Andrrat e mia të reja,të pastra fëmijë shëndetplotë ujë i kulluet në çdo stinë si sot. I prek, me to flas askush s’çuditet askënd s’gergas. Nuk fiken s’vyshken, as treten andrrat e mia Koha len gjurmë te ne, si akulli mbi shkambij dinakja na bren pa u ndie mblidhemi gëzojmë. Jo pak, ç’ka shkoi marrëzi. Vite nji grusht kjo jetë e jonë të vjen me plasë, si na skllavërojnë, tallen me ne përsëri i festojmë. VRASJET NË LUM Zgjimi i trandun pas andrrave zhurmë la motrat naive. Shpresën, pritjen ngule, N’breg të të mallkimit lum Pyesin e pyesin ai rend në punë të vet. Ah, predhat në ujë S’bajnë vrimë S’lanë gjurmë Krismat atë natë E gjama u ndi, Gjaku falas peshqve Po shpirtrat përse i fsheh ZHGËNJIMI Ne ishim miq, Disa u bënë “zotrinj” Tani presim në paradhomat e tyre Me frikën e mospërfilljes Dhe me dyshime. Ata fluturojnë kontinenteve, ne presim këtu. Imazhi i mollës së ndaluar Na përcillet në tru U bënë “zotrinj”, pra, Ne anonim mbetëm Tani shohim qiellin Ku ëndrrat tona Si flluska shumëngjyrëshe U tretën….. KOKË E RËNDË PËR TË DITURIT Të papunë, miqtë Më lanë në rrugë të madhe. Me sa duket dituria nuk vlen Ata që dje të paditur, të palarë e pa çorape, Sot si “sarahaçanë” shesin mend. Po nesër, nesër më thuaj çdo të ndodhë Në shpresë dhe alarm mendja më rri ngritur Shqipëria ime plot me”sarahaçanë”. ZINXHIR DRITE Atdhe! Shpell përshënditëse në kraharorin tim Dëshira marramëndëse…. Të kujtoj ty dhe bebëzat më zvogëlohen Tëmthat më rrahin deri në dhimbje Me zinxhirë prej drite Lidhur pas teje As unë nuk të iki dot, As ti nuk largohesh prej meje…… DITË NATA IME ZANËS Fantazi është lugina nga rrezet andrrimtare që i falë hana. Por ma e bukur stina, Kur te na vjen zana. Dhe lisat e vjetër Shitue nga rrufete Tinës tundohen Nga hapi i saj i lehtë. Ah kjo drenushe Flokët ngjyrë ari I zbresin nën gushë Shtati i derdhun Nën basmen e hollë Na tërboi krejt Ne djemve malsorë. Kur ikën zana n’vjeshtë nebulon vetmia Dimni kthetron bjeshkën Zemrat tona nostalgjia. Po s’erdh përsëri zana Këtu nuk kthehet as vera. Kështu mendojmë ne djemt, Psherëtimat tona Na i firon era. Në atë kohë dikush më tha: -I burgosur politik keni qënë ju? Të gjithë kemi qënë të burgosur Politikë-ia prita….! MARS 1997 Revolucioni askujt nuk i vlen, Kjo paçevurë që vret lirinë. Ai të poshtrit, vetëm shpërblen, Në mi gjirizi e kthen njerinë Më kot ata po na thonë Se liri për të gjithë dotë ketë E ndrydhën, e vranë, shpirtin tonë Të gjithë i lanë pa jetë. HIJE NË TERR Poetit Mujë Buçpapaj, të cilit ju bë atentat nga policia e shtetit nekomunist me 20 gusht 1997. Ish mbledhur vrerë Që derdhet udhëve në terr?! Ç’kërkojnë, Këto hije me maska?! Ç’ju ka humbur vallë…. Që djegin e vrasin të vdekur e të gjallë?! Natë për natë, Dalin e hyjnë prapë Si terri në natë…. DUKE NDJERË KËTË MARRËZI Të jetosh, të këndosh, nuk ia vlen Në ndyrësi dhe injorancë jetojmë. Atë që sot e ndërtuam, prapë se gjen Nesër vetë e prishim, e shkatërrojmë Vetëm herë-herë në këtë kaltërsi Dëgjohet një zë i mënçur, por i mekur Tek ai ka shkëndia të një zjarri të ri, Në vendin tonë, që gati ka vdekur. Duke ndjerë këtë marrëzi, këtë gjëmë Gruaja me trishtim, e lodhur dorën vë Mbi barkun e saj, tashmë të rëndë, Për të bota, është mbyllur atje. Gruaja që unë dua Nga HAFIZ SHIRAZI (1326-1390) Ngaqë gruaja të cilën e dua Jeton brenda teje, Unë i ngjitem trupit tënd sa më pranë Që të jetë e mundur Dhe mendoj për ty gjithë kohën, pelegrine e dashur. Ngaqë Ajo të cilën unë e dua është me ty Kudo që je ti, Hafizi do të jetë gjthmonë pranë teje. Nëse ti ndalesh ndanë meje, udhëtare, Me nurin tënd të ndritur plot Me hire, Buzët e mia mund t’i ndalja së vërsuluri dhe së nguturi Për t’u miqësuar me faqet e tua të kuqe, Por sytë e mi nuk mund ta fshehin më gjatë Faktin e pabesueshëm se cila Në të vërtetë je ti. Bukuroshja të cilën unë e dashuroj Ka ngulë tendën e saj mbretnore brenda teje, Prandaj unë do gjithmonë do ta ngjit zemrën time Sa më pranë shpirtit tënd Që të jetë e mundur. Përktheu Skënder Buçpapaj Në ç’ferr nacional PROZË Një varr për qenin Tregim nga Bahri Myftari Nuk ishte dëgjuar dhe nuk qe lexuar kund një kërkesë si ajo e Tom Palnikës.Ne shokët e tij që,sipas traditës patëm bërë 35 dhëmbëzimet në rripin e mezit,ato 35 dhëmbëzimet e famshme që nënkuptonin 35muaj të kryera deri atëherë të shërbimit ushtarak,pra ndërsa prisnim tërë ankth e në ethe të dhëmbëzonim të fundit, të 36’in, u shfaq Palnika me kërkesën e tmerrshme,se nuk donte të lirohej,se donte ta shtynte lirimin e tij.!!!Ne u tërbuam,neve na iku mendja!Mendoni , ne ushtarët e vitit të fundit,që ngryseshim dhe gëdhiheshim me ndjenjën përvëluese dhe me gëzimin e pakrahsueshëm të ditës së lirmit,ishim gati ta shqyenim Palnikën.Po sikur, marrëzia i tij të ishte një gjë e përgatitur,e gatuar enkas prej komandës a më lart e të na srvirej neve si një iniciativë që duhet ta përqafonim,se,me gjasë, nuk donoim të liroheshim,se për një arësye a tjetrën ishim të gatshëm të mbështesnim Palnikën,të mbështesmin iniciativën e këtij të çmenduri ! ..Ishim mbi njëqind djem në lule të moshës,në lule të rinisë që po plakeshim me vrap.!Tom Palnika mos e bëfsh pikën e hajrit!Palnika mos e gëzofsh kurrë ditën e lirimit.Tom Palnika mbetsh për jetë të jëtës ushtar!..Mallkimet shkuan drejt tij,si gurët e malit drejt e në thellësi të përroitÇdo kush që ka kryer shërbimin ushtarak në ushtrinë e vjetër e di fort mirë ç’të shkakton ora,dita tej përfundimit të shërbimit.Askush ndër ne,veç atij të marrit që e pati shpallur tashmë marrëzinë,s’po e duronte atë situat!Kërkesë si ajo, nuk guxon kush ta bëj sot,ta bëj në ushtinë e sotme që nuk zgjat më teper se 12 muaj dhe që e gjitha; me armatim e me ushtarë,nëse parakalon, nuk zgjat më tepër si një çerek ore.Kurse,në atë të djeshmen dhjetra e qindra mijëshe,ku kompanisë së fundit do t’i vinte radha pas njëzetë e katër orësh,ku dy vjet shërbim ushtarak,apo tre ishte një gjë normale,kërkesa u quajt,shkurt,punë e një të rrjedhuri,punë belegu.Megjithatë,edhe pse zjenim nga inati,edhe pse hodhëm mbi Palnikën gurë dhe drurë,kurkush nuk guxoi ta prek me dorë.Në qinçen që priste të lirohej,au,pa dyshim ishte ndër më të adhuruarit!Kjo u provua më së miri atë diytë që na erdhi urdhëri i lirimit,i cili,për fatin tonë nuk e mori në konsideratë atë palo kërkesë të shokut tonë...Kurrë,për shumë kohë, nuk u mor vesh pse e bëri ai atë kërkesë.Ç’e detyroi,cili e shtyu?! Ishte muaji i fundit dhe askush nga ne;as qejf, as guxim nuk kishte t’i vërtitej atij muhabeti.Po thagmat e tij nuk janë një e dy…Ishte i vetmi që i hante makaronat me sheqer dhe po i vetmi që moralin e asaj ushtrie se, je hero,nëse shpëton tankun dhe jo jetën tënde,e vuri në zbatim,e materializoi,siç thuhej ushtarakisht,në rastin më të parë,madje e vuri jetën në rrezik jo për të shpëtuar tankun,po një copë revole TT.Ishte një ditë me shi dhe Palnikës i duhej të kalonte lumin nëpërmjet pasarelës,katandisur si gojë pa dhembë,vetëm me dy fijet e çeliku.Poshtë,lumi të tmerronte,ai ishte vertet lumi i pa besë;dy orë më parë mund ta kaloje duke u hedhur gur më gur,ndërsa më pas,ujë që vërshonte dhe poplat e gurëve që binte me vete,të rrezikonin në çdo çast.Pikërisht, në një rast të tillë u gjet ai;rrëshqiti nga lart e, ndërsa duhet të bënte llogari kokën,i vajti mendja tek arma,të cilën,në rënie e sipër e hoqi nga brezi dhe e fluturuar në breg,vetë ra u shëmb,u zhyt,u dërmua..fati qe me të!..Ky ishte Tom Palnika,…prandaj,në hyrje të fshatit,kur pyeta për të,kishim mbi dhjetë vjet pa u takuar,një fqinjë i tij mu përgjig se Palnika pati shkuar të varroste qenin! Të varroste qenin!..Në të vërtetë, çudia qe atij tjetrit jo e imja.Për mua Palnika s’kishte për gjë të bënte të pa bërën!Tjetri,pasi u lodh së hetuari,ia pati:Shkoi të varros Feliksin!..Feliksin !Çishte ky?.Zenia me gojë e emrit,më futi frikën.Cili do të ishte?.Mos vallë me këtë emër do të kishte…Tjetri e pa që më mbertheu meraku,prandaj shpejtoi:Mos e vrit mendjen,më tha,Feliks është emëri i qenit,se ku ia pati gjetur atë emër,një zot e di,por kështë tamam kështu,Feliks, e quante..A e njeh mirë Tom Palnikën,vëlla?dhe sakaq më tregoi rrugën për në varreza..Ika.,Në varreza u takova me të.U puthëm,u përqafuam!Nuk më lëshonte,ja këtë mirësi njerëzore e kishte me thaës ai!..Me sa dukej aty përqak,ishte bërë një varrim me të gjitha nderet;lule,kurora,vegla pune,kanoç,gurë .. Palnika u shkëput prej meje dhe atje në krye të varrit vendosi një pllakë, ku pati gëdhendur emrin Feliks,lyer edhe me bojë të kuqe…Kur ma bënë dhuratë,kur ma dhuruan ,më dhuruan edhe emrin emrin.Ma.Këtë mirësi,mirësi të madhe,duatë them,ma bëri një gjeolog polak dhe une, për besë të të huaj,dhe në dëshirë të polakut këshu e thirra deri sa mbylli sytë.U kthye perballë meje e më përqafoi fort-fort.Më pas,pasi u çmallëm,zuri të më cyste:Ëhë ,jepi më tha,po budall paske mbetur,o i zi ,do më thuash! Nuk latë nofkë,sharje e mallkime ndaj meje,kur bëra atë kërkesën për zgjatje të shërbimit.Ishit vënë në garë kush e kush të më baltoste,njërës nga to, ia zbulova autorin,.ti ishe,..Qeshi me shpirt!Vetëm në qytetin tënd fyerjen,apo sharjen “beleg’e kanë në majë të gjuhës,a po gaboj? Thellë-thellë u dhashë të drejtë,vazhdoi,.për ushtarin,sidomos për ne që po i rrumbullakosnim tre vjet,edhe një ditë të ishte shtyrja,do të ishte e rëndë sa mali!..Nejse,por dhe ju,asnjëri prej jush,nuk mori mundimin të më pyeste,ç’më shtyu,ç’më detyroi që bëra atë kërkesë! Ja pra,mësoje;,në atë kohë pata rrëmbyer këtë zonjën që e kam për grua sot e gjithë ditën.Mirëpo, zjarri i dashurisë t’i bën llogaritë lëmsh.Im at nuk ma pranonte nusen në shtëpi,pa martuar të madhin ,thoshte,nuk mund të hyje nuse kjo karafilka jote.Vëllai i madh!Ishte hera e dytë që po dilte pengesë,herën e parë më mori të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë,nëse e mban mend se çishte një yçkël socialiste që i pengonte ndjekjen e universitetit dy vetë nga e njëjta familje,pra herën e parë shkollën e ja tani edhe martesën.Në të vërtet, bëhej fjalë për ato dreq shenjash që në paska si traditë,si zakon,se martesën prej të vërteti e pata bërë ndër livadhe,korije e pyjet e bekuar të kësaj ane.Atëherë zonja ime iu lut të vetëv.Bujrum ,i thanë atë,eja e ke shtëpin tënde,eja po pa atë,atë horrin,më fyen me fyen rëndë!Ashtu,iu kthye kjo imja,mësoheni,pra,mësoheni se fëmijën e atij horri e kam në barkun tim!.Shkurt,u vumë mes dy zjarreve!...Ku të përplaseshim?Na u gjendën tezet,hallat por…,deri kur?..Ky qe shkaku i kërkesës, dhe qe me emërin tim dhe qe për veten time!.Mëgjithëat,e lashë hallin mënjanë,dhe si ti,miku im,si dhe të tjerët nuk mund ta mohoni se edhe unë u gëzova ditën e lirimit Ishte ditë e bukur ajoQë në orët e parë të mbushte me dëshira e me mendime!Pas saj, unë do të isha vet zot,vetë shkop.Më ngjante sikur të kisha kapërcyer ylberin,po jo,jo per tu kthyer në grua,por nga djalë në burrë!.Plaku më tregoi derën,më vuri kufirin tek thana,ndërsa me ata të zonjës sim,me njerëzit e saj ,prap akull jam…Të ardhtë nga mos e pandehësh,thotë një fjalë e urtë,nuk dihet ç’të vjen po mua më erdhi një gjë e mire!Më erdhi vetë mbarësia.Ai polaku që 6/ E Diel, 19 shtator 2010 rroftë sa fushat e veta dhe sa mallet tona, më dhuroi Feliksin,po më dhuroi edhe një çadër, sa një guzhinë fshati..Feliksi mu bë shok, mik dhe vëlla Është qen rrace,rritur me qumësht nga barinjtë e Tomorrit,pikërisht këtë ia patën dhënë polakut qysh kur ishte këlysh,,..Po ne një sitiuat tepër të rëndë,kur nusja më dhuroi femijën e parë,dhe tani nga tre gojë u bëm katër, u detyrova ta nxjerr Feliksin në treg.Kush,cili nuk do ta merrte!?,Atë gjë aq fisnike që e pata rritur,siç thotë fjala me bukën e gojës,me frymën time.Kush do të kursehej,cili nuk do dëshironte ta kishte pronë,ta kishte mall të tijën.Në treg gjithë sytë hidheshin mbi të:qen sa një mëz,të shëndetshëm dhe me muskuj të bërë vija-vija si me shpatë..E këmbeva me tre kokë dele..Mos më pyet ç’ndjeva,e si e përjetova,mjafton tu tregoi se ,kur mu kthye pas dy javësh, kur mu kthye e mu hodh në qafë,u ula ne gjunjë e u përlota,më beso qava e vendosa të mos e bëja më atë gabim, qoftë dhe sikur vuajtja e mjerimi të më merrte shpirtin.Mirëpo ,çështë dëshira,para hallit!,Halli të shtje në det!E përsërita atë veprim prap me tre kokë.Blerësi ishte nga një zonë e largët.dhe unë e qava përfundimish Feliksin! Po nuk kaloi muaj dhe në një mengjes,ende pa zbardhur,ai u dha tek dera e çadrës duke na dhurua një gëzim që nuk e përshkruaj!.Fakti që nuk e humbem njëri- tjetrit as këtë radhë,as këtë radhë që,siçthotë fjala e pata shitur tre male kaptuar, më shtyu,më nxiti të provoja e të luaja një lojë me të.E nxora disa herë në treg po me të njëjtat kusht.I bindur tashme, se Feliksi,edhe në fund të botës të shkonte,prap do të kthehej .Kishim një mirëkuptim të plotë me çka po kurdisnim,një mirëkuptim pa folur,që dy njerëz edhe pse mund të flsin me orë,me ditë e me muaj nuk e arrijnë dot.Ai zbatonte detyrën e vet,e, kur bindej se tre delet e radhës i ishin bashkuar tufës në vathën tonë,u jepte këmbëve,bëhej erë,duke e braktisur një herë e mirë zotërine fundit!..Fal tij,shoku im i vjetër,tufa me tre dele të krimbura, u kthye shpejt në kope plot shëndet e begati.Është kontibuti i tij,që ti, atje në të hyrë të fshatit nuk u përballe me çadrën e polakut po me një shtëpi të vërtet prej guri dhe prej guri. ..Eja,eja,më tha duke pshehërëtir thellë,eja të të tregoj diçka.Më hapi rrugë e ,pasi u kthye në të djathtë, tregoi drejt një varr të vjetër:.është Palnikë edhe ai atje,është Palnikë,është varri i tim eti,vertet më nxori nga shtëpia,madje nuk më qasi fare,por ama përsëri mbetet im atë dhe unë mbetem mishi dhe gjaku i tij.Unë iu gjenda kur vdiq.Dha shpirt në krahët e mi!.E varrosa me të gjitha nderet e nderimet…Po këtij,këtij që mu gjetë në ditë rreziku,në ditët më të vështira të jetës sime,a nuk i takon një varr?Varri është fundi,është kapaku i një jete,dhe, për mendimin tim,i dashur miku im i vjetër,këtë privilegj nuk duhet ta ketë vetëm njeriu,.madje ka prej rracës sonë që pretendojnë,jo,or io,që kërkojnë, bile që në gjallje përmendore dhe monomente,filma dhe romane,unë për vete edhe një lopatë me dhe do t’ua kurseja,..po ç’ta zgjasim, e lëmë për herë tjetër filozofinë,përfundoi, dhe, sakaq,mori një tufë lulesh dhe vajti i vuri në varrin e sapo mbyllur.Mirë,shumë mirë,bëlbëzonte gati dhe i përlotur,fol,mu kthye,fol,pse nuk flet,ushtar?Ç’të flisja,çfarë mund t’i thosha unë atij njeriu, që pati mbetur po aq i befasishëm si dikur,vite të shkuara!.Mora edhe vetë një tufë me lule dhe bëra të njëjtën gjë që bëri edhe ai. 7/ E Diel, PERSONAZH Dirigjenti Rifat Teqja një nga ikonat e muzikës shqiptare 19 shtator 2010 nacional Profesori i përjetshëm i dirigjimit “Jeta profesionale e artistit dhe profesorit të madh Rifat Teqja, simbolizon rrugën mbi të cilën brezat që vijnë të mund të mësojnë artin e drejtimit muzikor, si një kontribut i çmuar për vendin dhe kombin.” Nga Lejdina Spathari Prof. Rifat Teqja i pagëzuar me titullin “Artist i Popullit”, është një ikonë e muzikës shqiptare. Vite të tëra ai iu perkushtua muzikës, jetoi me të, duke u bërë pjesë e jetës së tij, aq sa në çdo moment ai nuk mund të jetonte pa muzikën. Tek muzika ky artist i sofistikuar gjente frymëzimin në gjithë aktivitetin e tij. Mjeshtri Rifat Teqja me mbarimin e studimeve të larta dhe me pasionin e tij të madh si dhe punën e palodhur, filloi të punonte në T.O.B Tiranë. Puna e tij e përjetshme e bëri atë një dirigjent të madh. Në figurën e tij madhështore në drejtimin e orkestrës, ai shpalosi virtytet më të mira nga ana profesionale, duke dhënë një kontribut të madh në zhvillimin e muzikës shqiptare. Ne nxënësit e tij shikonim me admirim punën e pal- odhur të profesor Rifatit. Dhjetra koncerte e aktivitete artistike përbëjnë jetën e artistit të madh, po kështu edhe dhjetra medalje akorduar dirigjentit të famshëm dhe profesorit të palodhur. Rifat Teqja me pasionin e madh për muzikën u bë me të vërtetë një nga ikonat e muzikës shqiptare.Arti i tij komunikues me studentët si dhe me kolegët e tij, të befasonte e të jepte kurajë për të mësuar me vullnet të madh. Unë si studentja e tij, që isha më afër si edhe shumë të tjerë, e shikonim me admirim punën e palodhur të këtij artisti të talentuar. Qetësia me të cilin ai drejtonte dhe siguria pro- fesionale, ishin dy elementet bazë në të cilën ai manifestonte në çdo aktivitet artistik. Drejtimi i orkestrës me ato lëvizje të prera dhe tepër ritmike, me shikimin e thellë dhe dëgjimin e mprehtë, si përfshirjen e tij plotësisht në harmonizimin e veglave muzikore, ku dëgjohej një tingull i vetëm në gjithë ansamblin e veglave ku ai drejtonte. Stili i tij komunikues dhe drejtues në dhjetra aktivitete artistike, ku profesori zhvillonte, ishte i qartë dhe i kompletuar. Këto veprimtari ndiqeshin nga mijëra njerëz të apasionuar të muzikës, por edhe fansa të profesorit të shquar. Për ne studentët, e sidomos për mua, ishte me të vërtetë një thesar qënja studente e tij. Ai na mësoi artin e muzikës, kapercimin e pengesave, si dhe rrugët që duhet të kërkonim për të arritur suksesin. Metodat e mësimdhënjes si dhe interpretimi i tij, krijonin në formimin tone profesional një bazë të rëndësishme për konsolidimin tonë muzikor. Jeta profesionale e artistit dhe profesorit të madh Rifat Teqja, simbolizon rrugën mbi të cilën brezat që vijnë të mund të mësojnë artin e drejtimit muzikor, si një kontribut i çmuar për vendin dhe kombin. Shkrimtari Arif Demolli një zë origjinal i letërsisë shqipe Vdekja e Akanit “Arif Demollii për romanin “Të gjallët e të vdekurit e një fëmijërie” mori çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirava ka qafë të gjatë” mori çmimin letërar “ Vehebi Kikaj”. Është autor dhe bashkautor dhe i disa librave të leximit. Tregimet e tij janë përfshirë në panorama dhe në antologji të dryshme të prozës shqiptare.” Nga Ibrahim Hajdarmataj Shkrimtari Arif Demolli lindi me 2 maj 1949 në fshatin Murrizaj (Gllogovicë), Komuna e Prishtinës, ku mori mësimet e para. Në Prishtinë mbaroj filloren, normalen dhe fakultetin filozofik (degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe). Një vit punio si arsimtar, pastaj iu përkushtua Gazetarisë. Punoi në “Botën e re”, Televizionin e Prishtinës dhe në reviztat “Fjala” dhe “Pionieri”, kurse tash punon në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.Shkruan kryesisht prozë, për fëmijë e për të rritur. Merret edhe me përkthimet letrare. Vepra e fundit e shkrimtarit eshte romani “Vdekja e Akanit”, i cili eshte pritur mire nga kritika letrare. Per kete veper akademiku Sabri Hamiti ka thene: “VDEKJA E AKANIT” ka një njësi stili dhe kuptimi. Në nismën lidhet në temën publike të vrasjes së Akanit, i cili është konsideruar si mashtrues dhe hajnë, prishës i urdhërit të Zotit, dhe kështu ka ndihmuar për humbjen e Izrealitëve në Aj, në rrugën e tyre pushtuese. Autori me tekstin origjinar sheh një intrige: Akani nuk vritet se është mashtrues, por pse është individualitet që nuk e do dhunën, nëse nuk mund ta kundërshtojë hapur, atij i krijohet intriga nëpërmjet shpifjes dhe organizohet ndëshkimi “popular” pikërisht për të ngjallur zemërimin e masës në pushtime të reja. Në këtë pikë shtrohet raporti masë-prijës, dhunë-humanitet, indivit-pushtet dhe teksti merr karakter alegorik e simbolik dhe largohet nga kuptimi i tekstit original. Formula e vjetër shpërndërrohet dhe aktualizohet. Antiheroi biblik, Akani, bëhet hero bashkëkohor, proçesi i tij u ngjan proçeseve të kohëve të vona… jon situatë të re arketipore/arketip të ri, duke e ndërtuar të dhënë biblike për Akanin. Teksti i personazhit të ides autoriale.” Ndersa Dr. Fehmi Cakolli tha:- Fiksioni dhe fakcioni askund nuk bashkëveprojnë si në këtë roman. Fiksioni ka detyrë të flasë autori, kurse fakcioni ka për qëllim të metaforizojë dhe të simbolizojë gjithë tekstin biblik në një tekst letërar të veçantë tekstor dhe proçedurial. Arif Demollii për romanin “Të gjallët e të vdekurit e një fëmijërie” mori çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirava ka qafë të gjatë” mori çmimin letërar “ Vehebi Kikaj”. Është autor dhe bashkautor dhe i disa librave të leximit. Tregimet e tij janë përfshirë në panorama dhe në antologji të dryshme të prozës shqipëtare. Ndersa Dr. Rifat Ismajli eshte shprehur :-” Romani “Vdekja e Akanit” është një vepër e mllefit të papërmbajtur për vdekjen e sëmirës, e ideales. Është vepër e mllefit krijues, që vjen e shtohet sa herë që përsëriten fatkeqësit e jetës kombëtare, të kushtëzuara nga raportet e ndërlikuara historike dhe gjëndja e ulët e ndërgjegjës njerzore.” Dr. Kujtim Rrahmani shton:”Parë si ekspozicion, teksti i këtij romani me shumçka i përmbush të gjitha parimet Aristetoliane të tragjedisë. Ndërsa në kuptim, del tragjedi që e përcjell gjithmonë e jetë vetë historinë.”Dr. Kujtim M. Shala:”Teksti i Demollit e kualifikon situatën e personazhit biblik në situatë të përhershme të personazhit idealist. Është tekst që kri- VEPRAT QE KA BOTUAR: Ballkonet e një Qyteze”, tregime “Vdekja e Akanit”, roman “Ante Portas”, tregime “Si mbetën gjallë shqipëtarët”, tregime “Ora e fundit”, drame Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërije”, roman “ Shkulësit e përjetshëm” tregime “Pëllumbat e kujtimeve”, tregime “Lushi si askushi”, tregime “Njeriu i Blertë”, roman “Kur je më i vogëli”, tregime “Dodona dhe balona”, ilustracion “gjëegjëza” “Shkronjat dhe predhat”, tregime “Princesha fisnike”, pjesë teatrala “Libër larush”, poezi “Lushi në kopshtin e magjepsur”, novela “Pse gjirafa ka qafë të gjatë”, përralla “Fara magjike”, përralla dhe tregime “Lushi në botën shkrimore”, ilustracion Shqip-norvegjisht: “Historia e gjirafës” “ Të rrosh në drurin e përbashkët “Mrika bëhet motër “Lushi kampion” “Fatkeqësia e sajë” 8/ E Diel, nacional KRITIKË Për librin “Shtrezë në vetulla” botoi “FAIK KONICA”, Prishtinë, 2010 19 shtator 2010 Lirika, çelës në qafë të gjarprit Së këndejmi, poezia e Shahbazes vë një dialog ndërtekstor me këto sfera, me rrjedhat fabulative personale e kolektive, me referenca nga sferat e mësipërme. Poezia është i tërë universi i saj, zemra e saj (“Yllin në zemër/ Univers, në kosmos”). Nga Prend BUZHALA Lirika e Shahbaze Vishajt është këngë e periudhave tona tragjike dhe post/ tragjike. Mirëpo poeten, së pari, e përcjell një ëndërr e fshehur e një yll; ajo e vëren yllin e saj të poezisë, një yll të pashuar, kaq i njënjëshëm - nga universi për në zemër, që i ligjëron së brendshmi metaforat dhe figurat e parapëlqyera e mandej ai i bëhet një zë që i ligjëron nga fshehtësitë e thënies poetike. Nuk ka poet që nuk i ka misteret e veta, ekzistenciale e krijuese, ëndrrën e vet të fshehur, me të cilën shtegton e shtegton me plagomat e pritjes, kurse shqiptimi i këtij zëri teksa shfaqet i lagur, plagosshëm... Dhe kur e heton misterin e këtij zëri, nuk ke se si të mos e shqiptosh edhe forcën e inspirimit dhe shprehjen ekspresive tronditëse të një përjetimi burimor: të flet zë i lagur nga zemra e fshehur E kur bëhet këngë e hapur, korpusi ndërtekstor i lirikës së Shahbazes lëviz në mes të raporteve të ndërliqshme kundruall historisë sonë tragjike, qenies e qenësisë ekzistenciale të njeriut të këtij mjedisi, kundruall fryteve të kulturës dhe të mitit. 1. Rrjetëzimet asociative-semantike të këngës Së këndejmi, poezia e Shahbazes vë një dialog ndërtekstor me këto sfera, me rrjedhat fabulative personale e kolektive, me referenca nga sferat e mësipërme. Poezia është i tërë universi i saj, zemra e saj (“Yllin në zemër/ Univers, në kosmos”). Nëse ndodh të jemi pa poezinë, atëherë nuk do ta kemi as historinë, as kulturën e as mitin: krejt të tjerat në rruzull e tek njeriu janë një bosh, një mosqenie, një greminë. Tashmë poetja Shahbaze Vishaj e ka krijuar profilin e saj krijues dhe lakorja e lirikës së saj gjithnjë shkon në ngjitje, në vertikalet e pjekurisë emocionale të fjalës, gjithnjë zhytet në thellësitë e labirintet e jetës, me pemën e saj të pjekur e të shkundur sa e sa herë, ëndrrës: “të flasim për dashurinë/ dhe pemën e ëndrrës/ jeta ka shumë labirinte.” Kaq e kaq sinonime, rrjetëzime semantike asociative, merr ky përjetim burimor i poezisë; ajo shfaqet në leksemat figurative, si varg, poezi, thënie, zë, lirikë: - si varg (kur vargu ngacmon heshtjen, vargjet e mbuluara nga pluhuri i kohës, më rrethuan në arenën e vargut, Nga thellësi e zemrës të nxjerr vargu im, vargjet pikojnë gjak, për një varg vdiset, jetën e lidhe me vargje etj etj); - si poezi (sytë e poezisë sime qanë, te Qafë e Prushit qante qielli për poezinë e ndarë, shoqe mike poezia, emblemë e poezisë etj); - si thënie - flet, thotë (mërzia flet, çdo pikë shiu flet për zemrën e ndarë, të flasim për dashurinë, zemra përmallshëm flet me ty, e në fjalët pathënë tani pena flet, etj); - si zë (trishtim i zëshëm, më lë zë i trishtë, zë i vargut tënd jeton, zëri i trimërisë, vargjet pa zë, vargjet që krijuam bashkë do t’i lexosh pa zë, të flet zë i lagur i zemrës së fshehur etj); - si lirikë (Me sytë tu thur vargun lirik, lirika ime sonte m’i puthi buzët shkrumb etj). Poetja e ndien poezinë, në radhë të parë, si art, e përjeton një situatë shpirtërore, të projektuar sipas pikësynimit estetik. Ajo e ndien, e jeton dhe e përjeton situatën e tillë. E ndien në sferat e epërme, irracionale, në vegime, dhe, së andejmi, e zbret në rrafshin e projektimit emocional e intelektual: e në ballë/e pafjetura fjalë/(…)/ fjalët më mbeten në fyt/për ty ëndrra ime e mbyllur/(...) / për çfarë të shkruaj sonte/kur vargu ngacmon heshtjen/ Vetë qenia njerëzore është një tërësi situatash të tilla, tejet komplekse. Prandaj secila poezi është një situatë e tillë më vete, një proces në lëvizje, një dinamikë e jetës. Poezia i aspiron këto caqe të larta: jetën e lidhe me vargje/ pa vargun tënd/ s’ka kuptim poezia Vargjet e tilla janë shqiptim i këtij burimi, i këtij inspirimi, janë fluturime imagjinatave të artit, janë invencion dhe poetikë e imagjinatës. Thurjet lirike jetojnë në “fjalët e thëna”, jetojnë “për lotin e dashurisë/ e fjalët nga zemra”. Të kënduarit është vetë “poezia (lule) kurorë”. 2. Semantika e plagës, lulja e hapur e lirikës Secila poezi, fillimisht, përbën një tekst e mandej kjo lirikë bëhet - atdhesi, dashuri, ëndërr, liri, tragjikë, përkushtim. Kujtim. me rrënjët e shtëpisë kujtimi ruan themelet Kurse shpirti, pra poezia, kujtesa dhe poezia, jetojnë brenda nesh dhe gjenden brenda qenies sonë. Tutje lulëkuqet rriten me emrat tanë, me ëndrrat e me atdheun. Lulja është ai simboli i lashtë i të bukurës, përsosmërisë, lulëzimit, rritjes. Mbi të gjitha, simbol i bukurisë. Mandej një “lule e heshtjes/ i jep jetë kujtimit”. Kjo lule e hapur për të gjithë ne, aspak e mbyllur brenda qenies së vet, e këndon tipin e poezisë së hapur. Në tri ciklet e para “Plagë kohe”, “Plagët e kallura” dhe “”Portë e dhembjes”, të librit “Shtrezë në vetulla”, li- rika shtrihet së jashtmi, kah historia, tragjikja nacionale, miti, kujtesa; poezia më nuk ligjëron për botën e brendshme të folëses lirike, nuk është ligjërim i një subjekti, po i shumë subjekt-objekteve, kur poezia hibridizohet, si do të shprehej Bahtin. Lirika e tillë nuk rri i veçuar a e pashoqëruar me subjekte, ngjarje, bëma... të fton ta hedhësh shikimin së jashtmi, kah hapësirat e pamatshme të atdheut, kah kohët e mitit apo kah ato historike, kah bëmat sublime apo kah emblemat e qenies sonë. Dy ciklet e para e kanë të përbashkët njësinë kuptimore -figurative plagë. Edhe cikli i tretë “Portë e dhembjes” përafrohet si kapitull tragjik më vete i kësaj tërësie poetike e ku këndohen, me nota paladike, figurat sublime të idealitetit tonë nacional e krijues ((Dr. Ibrahim Rugova, Ushtari i Atlantikut, Mikut tim poet, (Lasgush Poradeci, poeti Din Mehmeti, Luftëtarët e lirisë, Gonxhe Bojaxhiu, Agim Deva, Legjendari i Dukagjinit). Posi te Jezusi, protagonistët lirikë të këtij libri preken nga Shigjeta e Shenjtë, nga e cila shkaktohet plaga e shenjtë, vuajtja e shenjtë... Shigjeta e Shenjtë, si një elipsë arti, e kësaj plage, shtrihet nëpër të gjithë ciklet. Rrjeta asociative zgjerohet me figurat tjera, si zemër, dhembje, vuajtje, gjak etj. Zemra dhuron sakrificën e saj pa kushte...për lirinë dhe dashurinë. Dhuron etikën sublime të jetës. Kudo gjendet fjala zemër (aty ku gjendet qendra simbolike e të gjitha ndjesive, lumturisë dhe hidhërimit, por edhe si vatër simbolike e dashurisë, guximit etj). Zemra bëhet simbolikë e ndjenjave tona, figurë e moralit jetësor, figurë e besimit të thellë e të devotshëm... Folësja lirike ende numëron pika gjaku nëpër damarët e prerë të vetëflijimit sublim, kurse nga vargjet ende pikon gjak, tutje plagës i ka hije qëndisma me gjak lirie; mandej poetja, shqiptueshëm, na i jep dy vargje antologjike, që shënjojnë mitin tonë të kryengritjeve, të kryengritjeve të shpirtit, të zemrës e të alemit e polemit tonë: për çelësin në qafë të gjarprit gjaku më fryhej Këtë ndjesi, së thelli, mund ta shqiptojë vetëm gjuha e poezisë. Libri nis me “hartën e zemrës” për të ligjëruar për këto të vërteta të epërme të qenies sonë, të vetvetes, identitetit: në hartën e zemrës sate flet loti, malli, dashuria, zjarri në pentagramin e thyer te jetës sime Për poeten, poezia ka trupin e saj, pra strukturën e saj, por ka edhe shpirtin e saj, siç janë shkronjat: (“Me sytë tu/ thur vargun lirik/ çdo shkronjë më dhemb”). Kujtesa dhe shkrimi janë një, përbëjnë një njësi, një gjë-temë të vetme, një të qenë të pandashme, një lidhje të ngushtë ndërmjet figurashtemash-gjërash... kujtimi, që takohet me kullën, fjalën, lumin, valën 3. Nunosja lirike e erosit, vetmia e vetmisë E kur është e mbyllur, kjo lirikë bëhet intime, flet për plagët personale, për lëndimet e vetmisë e të pritjes, për ëndrrat që nuk u vunë në jetë. Atëherë ndodh të këputet mu në mes, aty ku gëlojnë mëkati, e keqja, mërzia... këputet vetë bukuria, çfarë na sugjeron tufëza poetike e ciklit “Ti lumi im”. Është ajo situatë poetike-shpirtërore, kur folësi lirik mbyllet brenda vetes. Prandaj të duket sikur edhe poezia merr trajtë të mbyllur, nga pak hermetike, e shqiptuar si puro-lirikë. Te tipi i këndimit të tillë poetik ka vetëm dy subjekte,Ajo/Ai, gjithnjë në kontekstin e erosit: Ti/Orfe/emrin e Artemidës/do ta shikosh brenda kllapave Forma e tillë e mbyllur, intime, e kërkon të orientuarit në vetvete, tek vetja, kurse një Unë në këtë cikël (e folëses lirike) del e dyfishuar - si një qendër e universit (“Yllin në zemër/ Univers, në kosmos”). Teksti i tillë, krejt personal, pleks lirizmin, intimen, një nunosje emotive, të sinqertë: si Gjëmim kënge, Baladë dashurie, Zog i ëndrrës. Situatat e tilla shfaqen si dashuri e heshtur, lot i dashurisë, mall që gërryen shpirtin, dhomë memece, botë gënjeshtare, çast që kafshon, vargje pa zë, e, mbi të gjitha, si vetmi e vetmisë. Së këndejmi, nuk ka se si tipi i këndimit të tillë lirik, të mos e strukturojë realitetin tonë artistik krejtësisht të ndryshëm nga realja, figurat poetike na dalin mbireale (surrealiste), fantastike (“brenda shpirtit/ rritet loti/ e bëhet lum”; “merrmë në zemër/ të lahem në Liqenin e jetës”; “e fjalët i mbyll/ në dhomën memece”; “Edhe kur mungon/ flet hija jote”; “sytë e heshtjes”; “kutia e harresës” etj). Nga prizmi i tillë, Shahbaze Vishaj na del poete e sojit të krijueseve kokëfortë, që e konsiderojnë se Veta e Parë, një Unë, është e domosdoshme për poezinë. Pa këtë vete personale poezia as që mund të ekzistojë! Kështu është menduar që në lashtësi, kështu mendon edhe kjo poete, e kësaj lagjeje të ortodoksisë lirike. Lirika, e ruan kështu amshueshmërinë e vet, e projektuar nëpërmes fokusit sensual, sensitiv, emotiv; ky është një diskurs erotik – një Unë me Tjetrin ose pa Të; mandej shfaqet diskursi intelektual – folësja 9/ E Diel, 19 shtator 2010 nacional ESSE Debati Kur të vegjëlit e luajnë rolin e të mëdhenjve “Ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin për të panjerëzishëm. Kur antikombëtari e akuzon kombëtarin për antikombëtarizëm. Kur kiçletrari gërmazet duke pohuar se posedon vlera të larta artistike. Kur hiq politikani, thotë se është politikan, e ata që janë të dëshmuar, nuk dinë gjë…” Nga Nazmi Lukaj Njerëzit e mëdhenj të kombit e të penës janë bërë të tillë jo pse Zoti i ka krijuar të mëdhenj, por ata të tillë janë bërë me punën e tyre. Ata, madhështinë e vet, veç me punën e tyre, e kanë arritur edhe për një vyrtyt tjetër: kurrë nuk janë marrë me njerëzit e vegjël, të cilët, duke iu penguar madhështia e të mëdhenjve, gjithmonë kanë bërë përpjekje që madhështisë së tyre t’i dalin në pritë me vogëlsinë e vet njerëzore dhe shpirtërore. Duke vuajtur që janë të vegjël përballë të mëdhenjve, të vegjëlit gjithmonë kanë sulmuar të mëdhenjtë për gjërat e vogla. Se të vegjëlit ngjiten si rriqërat pas vogëlsirave të të mëdhjenjve. Ndërsa të metat e mëdha të vetat kurrë nuk i kanë pasur parasysh. Sikur ato për ta kurrë nuk kanë ekzistuar. Edhe pse për të gjithë kanë qenë botërisht të njohura. Dhe pikërisht për t’i mbulur të metat e veta të mëdha, kanë atakuar të mëdhenjtë. P.sh., në fushën kombëtare kanë pasur njëqind të meta. Kjo s’u ka penguar, dhe kanë dashur të nxjerrin të meta të tilla tek ata që s’e kanë pasur asnjë të tillë. Të vegjëlit në fushën e letërsisë, që kanë krijuar vepra të pavlera, kur kanë folur për letërsinë, kanë trumbetuar më të madhe ndonjë të metë fare të vockël në veprat e nivelit të lartë artistik të shkrimtarëve të mëdhenj. Se të vegjëlit shumë shpejt i hetojnë gjërat e vogla. Për arsye se gjërat e vogla ua mundëson t’i vërejë më shpejt se të mëdhenjtë -vogëlsia e tyre. Në jetën politike, ata që s’ua mban mend kush kurrë ndonjë sukses politik, u vërsulen atyre që kanë shënuar suksese të mëdha në këtë fushë. Të vegjëlit, edhe kur rastësisht marrin ndonjë post që s’përputhet me vogëlsinë e tyre, sillen si mbretër. Më lehtë është të flasësh me kryetarët e shteteve, se sa me ta. Se vogëlsia i bind se janë shumë të mëdhenj. Po ashtu, edhe në gazetari ndodh kjo: do hiq gazetarë, duke e parë se u mungon afiniteti për të qenë të nivelit të gazetarëve të mëdhenj, u turren atyre si qentë. Veç që nuk bëjnë: Ham!Ham! Për t’u bërë të mëdhenj, shpifin gjithçka. E bëjnë këtë edhe për një arsye tjetër: kanë krijuar rrejshëm emër në gazetari, dhe sapo ta shohin se janë larg afinitetit të të mëdhenjve, ia nisin ham-hameve të tyre, për t’i eliminuar nga konkurrenca. Ham-hamet kurrë s’i ndalin. Se qysh kur ia kanë nisur këtij profesioni, shkallëve të tij janë ngjitur me ham-hame. Në të gjitha periudhat, me ham-hame, janë mbajtur në gazetari. Ham-hamet s’i ndalin, deri në frymën e fundit të jetës. Siç nuk e ndalin as qentë turrin, kur njerëzit ikin prej tyre. Kjo ngjet edhe në shkencë. Edhe…Edhe në vetë jetën e përditshme. Prandaj, ndodh që ai që kurrë s’ia mban mend kush një bëmë të mirë për kombin(ose kush s’e ka vënë kurrë në shpatull të pulës për këtë çështje)-ta atakojë rëndë kombëtarisht tjetrin, që tërë jetën e ka vënë në shërbim të tij. Ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin për të panjerëzishëm. Kur antikombëtari e akuzon kombëtarin për antikombëtarizëm. Kur kiçletrari gërmazet duke pohuar se posedon vlera të larta artistike. Kur hiq politikani, thotë se është politikan, e ata që janë të dëshmuar, nuk dinë gjë… Kur, me një fjalë, askushat, duke dashur të bëhen faktorë të mëdhenj, ngjiten pas vogëlsirave të të mëdhenjve, dhe ato duan t’i bëjnë të mëdha, duke u dhënë epitete negative, sipas qejfit të tyre, sipas mendjes së tyre idioteske, për xhelozi etj. Mirëpo të vegjëlit, sado që duke dashur të bëhen të mëdhenj në përpjekjet e tyre për t’u marrë me të mëdhenjtë, opinioni i mban mend hiq më shumë se 24 orë. Dhe, për kaq kohë, do ta shprehë ohin e vet për mjerimin njerëzor të tyre. Për mjerimin shpirtëror të tyre. Dhe qeshin me përpjekjet e tyre si me Don Kishotin. Të këtillët, për opinionin mbesin donkishota, ashtu si janë në të vërtetë. Këtë të vegjëlit nuk e dinë. Prandaj, pasi t’i sulmojnë të mëdhenjtë, të vegjëlit sillen si të ishin edhe vetë të tillë. Se të vegjëlit nuk kanë asnjë fije ndërgjegje. Për shkak të kësaj mungese që kanë, nuk e masin fjalën fare. Ofendojnë, denigrojnë…gjithçka bëjnë duke pandehur se opinioni do t’u thotë: “Aferim, valla, shkatërruar e keni filanin!”. Por, s’u thotë kush, se opinioni i njeh të mëdhenjtë, ashtu siç i njeh të vegjëlit. Prandaj, të vegjëlve kurrë s’ju jep rëndësi se ç’thonë. Të mëdhenjve, opinioni gjithmonë ua vlerëson me respekt angazhimin e madh në fushat ku kanë vepruar e veprojnë. Të vegjëlit nuk ndalen vetëm me kaq: kur nuk i lavdëron askush për atakimet që ia bëjnë të mëdhenjve, mbledhen e me shpirtin e vogël sa të miut, i vazhdojnë ham-hamet për të mëdhenjtë. S’merret vesh kush hamamkos më tepër prej tyre. Në anën tjetër, të mëdhenjtë vazhdojnë punën, pa u marrë për asnjë çast me të vegjëlit. Se ata nuk janë edhe rastësisht të mëdhenj. Por, edhe janë të vetëdijshëm se “qentë nuk bën bën të gjuhen me gurë kurrë, se humbin kohë dhe nuk e realizojnë misionin që ia kanë parashtruar vetes në të gjitha lëmenjtë”. Se të mëdhenjt prej të vegjëlve i dallon, përveç punës, edhe vetëdija dhe shpirti. Të mëdhenjve u ka ardhur gjithmonë keq për të vegjëlit. Dhe u vjen gjithmonë pse janë të vegjël. Vogëlsinë e tyre e përjetojnë me dhimbje. E zhurmën që e bëjnë të vegjëlit, e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë si një krrokamë që shfaqet dhe zhduket. Jo se përpiqen ta zhdukin vetë. Por atë krrokamë e zhduk opinioni, se e di se të mëdhenjtë janë të mëdhenj. Se e di se vetëm të mëdhenjtë mund t’i kontribuojnë kombit në të gjitha fushat. Për të vegjëlit, opinioni është i vetëdijshëm se ata s’kanë takat, as nuk dinë t’i ndihmojnë këtij. Madje, nga padija, sado që shpirti mund t’ua dojë kombin, i bëjnë dëm. Se nuk dinë. Zoti i mëshiroftë edhe të vegjëlit! Së paku, që t’ua zgjojë vetëdijen që ta kuptojnë se janë të vegjël. Shumë të vegjël përballë të mëdhenjve… Për librin “Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan”, të Begzad Baliut Fjalët janë edhe më të qëndrueshme se gurët “Në këtë vepër studiuesi Begzad Baliu ka trajtuar problemin e standardizimit të toponimisë së Kosovës, duke e parë atë si një dukuri historike. Autori i këtij libri është onomasticien. Ai sjell disa koncepte të tij mbi standardizimin e toponimisë në Ballkan si rrjedhojë e kërkimeve historike, gjuhësore e kulturore. Autori ka sjellë një sintezë, e cila në të ardhmen mund të përdoret si një material shumë i rëndësishëm për të nxjerrë përfundime që kanë të bëjnë me çështje gjuhësore, kulturore, etnolinguistike dhe madje politike.“ Nga Dr.Ledi Shamku-Shkreli Do të flas shkurt, pasi punimi që sot kam ëndjen dhe përgjegjësinë të paraqes. Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, meriton të ketë dëgjues me interes të freskët dhe ky interes duhet të shkojë tek autori i tij, Begzad Baliu. Meriton përqendrim ky punim, pasi ai ngacmon njëherësh dy vlera njerëzore: dijen dhe vetëdijen. Dija kërkon vëmendje, kurse vetëdija lyp vetëdijesim, dhe pikërisht këtij vetëdijësimi, jetik sot për gjendjen tonë, dua t’i mëshoj në fjalën time. Male të banuara prej shekujsh dhe ndër shekuj të përshkruara; vise (apo vêse – homazh Çabejt për këtë fjalë) v êse pra, që sot, paçka se në heshtje tekanjoze, janë skena të mundimeve njerëzore, të atyre njerëzve që aty deshën të punonin, të strehoheshin ase të mbijetonin. Shpesh thuhet se këta njerëz nuk na lanë ne pasardhësve dëshmi të shkruara që të ushqenin kujtesën dhe kulturën dhe qytetërimin e tyre. A thua dëshmi të tilla priten me u gjet veç të shkruara, veç në libër apo “në berk”? Etnia jonë, në orvatje për t’u orientuar në hapësirë, për të sunduar e përdorur truallin, u dha emra trojeve. Maja, pllaja, liqêj e lumej, shêna, theqafje, forcé e mandej kështjella, zona ndeshtrashash e zona të kultivuara, morën ksisoj nga një cilësi, dhe gjithë së bashku përftuan: nomen omen – thonin të lashtit. Me fjalë të thjeshta, skatragjyshët tanë thanë dikur: “Ti ujë vrulltak ke me u quejtë Lumbardha (apo Bistricë?!), mballomë e mbrapsht kjo e dyta. Punimi i Begzad Baliut na e ftillon mjaft mirë këtë ontogjenezë). E mandej ti tokë që si për habi shfaqesh kaq e shtrirë fill pas një mali e buzë një deti, kë me e quejtë Fushëgjanë (siç e pat ndi ndër malsorë të zbritun Gazulli ynë) (apo quhet Velikapolje a Velipojë?! Le të pyesim studiuesin Baliu)”. Kështu pra i emërtuar një nga një trojet e veta, e fill pas kësaj i emnuan , i thirrën për emër. Dhe qysh nga ai moment lumi e fusha e mali e gjithçka tjetër , u bënë të afërt për ta ; nuk ishin më pjesë e natyrës së huaj e anonime , por u bënë domen i hapësirës vetanake. U bënë pra truall i kësaj bashkësie. Ja pra që emërvendet për shekuj u shndërruan në rojtarë të kohës së shkuar, të kujtesës së ngjarjeve vendase, të sakrificës e të mundit të njerëzve që s’do ta shohin kurrë veten të cilësuar në librat e historisë, porse ciceronet e tyre të sotëm vijojnë me qenë toponime. Të tjerësosh ciceronët domethënë të tjetërsosh historinë. Me të drejtë Çabej thoshte se toponimet janë pasuria më e çmuar që ka sot gjindja shqiptare. Ky studim i Begzadit u kushtohet, madje u përkushtohet këtyre ciceronëve. Dhe mundohet të hedhë dritë si mbi tanësinë, ashtu edhe mbi grimasat e tyre. Me tanësi kam parasysh atë sistem binar diakronik që pranëvë toponimin zyrtar dhe atë popullor, që rreket të gjejë pikëpremjen mes mitit dhe shkencës, duke i lënë natyrisht edhe mitit edhe shkencës vendin e vet. Dhe ky punim e ofron bukur mirë këtë vlerë. Me fjalë të tjera, unë gjykoj se autori i tij për këtë çështje i përmbahet metodës së lëvdueshme që themeluesi i toponomastikës shqiptare, dom Nikoll Gazulli, e formuloi qartë duke thënë se “dieja mbi emna vendesh e mbi fise të Shqipënisë sodë mbështetet ndë gojëdhanë (folklore) por me Toponomastikës, mund të ket nji perforcim të mjaftueshëm”. Ndërsa me grimasa kam parasysh vëmendjen e veçantë që zënë në këtë studim fjalëformimi i toponimeve, prapashtesat e tyre si dhe homogjenizimi përfundimtar që u jepet – punë mjaft delikate kjo e fundit, për të cilën Baliu nënvizon me të drejtë se “duke qenë toponimi i ndërtuar mbi një strukturë shumështresore gjuhësore dhe jogjuhësore, ai nuk përputhet domosdo me gjuhën letrare, as kombëtare”. Dhe në fakt, po të shihet sot me sy kritik e rivlerësues homogjenizim i toponimisë në Shqipëri, vërejmë se sanksionime ke qenë kanë disociuar sintagma të përngjitura prej dorës së kohës e mandej i kanë rrafshuar ato si bie fjala Vadêjsi u bë Vau i Dejës, duke rishfaqur nyjën, duke lakuar veç e veç gjymtyrët e sintagmës e duke asgjësuar hundoren. Pra duke fshirë në çast kujtesën e shekujve, pasi Deja nuk është më Deja dhe nuk ruan më asnjë continuum me Danjën e kahmotçme . Patriotizmi i shëndetshëm që përshkon gjithë studimin e Begzad Baliut, përveçse nga kriteret e qëndrueshme shkencore, sigurohet në dorë të parë edhe nga bërthama filozofike e punës së tij. Kjo bërthamë lidhet me konceptimin progresist që ai sjell për rëndësinë e qëmtimit dhe rindërtimit të toponimeve tona. Dhe kjo rëndësi nuk i blatohet më vetëm qerthullit tonë të ngushtë kombëtar, por, duke cituar autorin “gjithë këtë pasuri gjuhësore, kulturore dhe historike ne do t’ia falim një ditë Europës së re, pasi ajo është simotra etnokulturore e antikitetit evropian”. Kjo do të thotë të punosh njëmend për të ardhmen. Historia e gjuhëve dhe kulturave është historia e integrimit të tyre. * Qendra e studimeve albanologjike, Tiranë nacional 10/ E Diel, DOSSIER 19 shtator 2010 Si i analizonte CIA zhvillimet në Shqipëri, në rast të një grushti shteti të suksesshëm Si lindi CIA, plaforma e saj antikomuniste “...Truman bisedon me këshilltarin e tij, Risemman dhe diskuton, gjatë, krijimin beftë të CIA-s.18 janar. Urdhri ekzekutiv u shndërrua në një letër instruksioni për Sekretarin e Luftës dhe atë të Marinës. Letra, teknikisht, nuk themelonte CIA-n, por autorizonte 3 sekretarët: Të Luftës, Shtetit dhe Marinës, të formonin një Grup Qendror Spiunazhi, nën mbikëqyrjen e një drejtori të Spiunazhit Qendror dhe të ndihmonte autoritetin e Spiunazhit Kombëtar ( NIA) ( Po aty) Kishte lindur CIA, kjo kështjellë e luftës kundër perandorisë së djallit të kuq, komunizmit, të drejtuar nga Moska, por që kishte kërrusur edhe Tiranën.” Nga Robert Papa Shtypi amerikan nuk e harron Shqipërinë “Në fund të fundit, Shqipëria mbetet një vend primitiv, i distancuar nga Rusia nga toka dhe deti. Por, për shkak se jugosllavët dhe grekët duket të paaftë për të arritur një marrëveshje, qeveria e dobët kukull e këtij vendi me shumë mundësi do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi. Nga informacione konfidenciale, atje po ndodh një maskaradë e vjetër ballkanase. Misione sekrete të çdo fuqie thuhet se vijnë vërdallë nëpër fshatra, secili i angazhuar me intriga të veçanta. Ndër këto misione sekrete thuhet se gjenden mes të tjerash dhe operativë të CIA-s. Kjo ndodhte dhe në të shkuarën në Ballkan, ku mbreti rrëzonte diktatorin dhe regjenti pasonte tiranin, megjithatë sot piketat janë aq të larta sa një gabim do të ishte i pakorrigjueshëm. Për sa i përket ndihmës së dy vendeve fqinje, mua më duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të këmbëngulin ende në një marrëveshje greko-jugosllave, që do ta shndërronte secilin nga vendet më të forta për ti rezistuar Moskës. Që të dyja këto shtete kanë popuj krenarë dhe të ndjeshëm për një sërë arsyesh ndaj një ndërhyrjeje amerikane. Por të lejosh përplasjet e së shkuarës të qëndrojnë në mes të rrugës si pengesë për të arritur edhe një marrëveshje sado të vogël, është një marrëzi e pakonceptueshme që i hap rrugë katastrofës, kur kjo e fundit nuk është e nevojshme. (Athinë, 17 tetor 1950, Washington Post, ribotuar te Ballkan)Gjatë Luftës së II Botërore, Gjeneral Majori Reinhard Gehlen, ishte pjesë e Shtabit të përgjithshëm, dhe drejtoi Njësinë Lindore të Ushtrive të Huaja. Gehlen filloi të mendojë të dorëzohej te amerikanët nga vjeshta e vitit 1944. Nga fillimi i marsit 1945, një grupim i oficerëve të tij, hodhën në mikrofilma zotërimet e tyre në Bashkimin Sovjetik. I paketuan filmat në vazo të çelikta dhe i varrosën në Alpet austriake. Uashingtoni nuk i kishte djegur urat me Berlinin. (Në vitin 1991, Departamenti Amerikan i Drejtësisë, deklasifikoi dokumente sekrete që tregonin se 300 kompani amerikane, vazhduan biznesin në Gjermani edhe gjatë Luftës së II Botërore. Më 22 maj, 1945, Gehlen dhe oficerët e tij madhorë, iu dorëzuan CIC (Korpusi Anmerikan i Kundërzbulimit). ( Federation of American Scientists, 26 nëntor, 1997) U formua Gehlen Organization, në fakt ishte paraardhësi i Shërbimit Sekret të RFGJ-sh, BNDF- e njohur, formalisht, në vitin 1956, dhe e drejtuar nga Gehlen, deri sa doli në pension, në vitin 1968. Gehlen Organization , filloi në vitin 1945, me 350 agjentë, që ishin liruar nga kampet e internimit dhe u vendosen në Malet Spessart në Gjermaninë Qendrore. Kur stafi shkoi 3500 vetë, Gehleni e spostoi qendrën afër Pullach, në jug të Munihut, me emrin e pafajshëm, “ South German Industrial Development Organization.“ Nga fillimi i viteve 50-të, organizata kishte 4000 specialistë spiunimi ne Gjermani ( shumica ish- nazistë dhe SS) i dhe 4,000 spiunë në kampin socialist të bllokut sovjetik. propagandën e zezë kundër komunistëve ( Ngrica. R.Papa. fq 48) Truman ishte aktiv. Një mbrëmje i telefonoi sekretarit të Departamentit të Bujqësisë, për të dërguar më shumë grurë në Itali. CIA e dërgoi grurin në Itali dhe e shpërndau me makina që kishin stampat e partisë kristian demokrate. Kristian demokratët fituan 307 vende nga 574. Sekretari i Shtetit, kërkon një plan kundër komunistëve në Europë. Truman urdhëroi CIA-n të ishte aktive në:“propagandë, luftë ekonomike, sabotazhe, masa evakuimi, mbështetje të rezistencës, gueriljeve dhe mbështetjen e elementeve anti-komunistë.“ ( Po aty) Si e analizonte CIA gjendjen në vitin 1952 dhe zhvillimet e mundshme në Shqipëri, në rast të një grushti shteti të suksesshëm ! Në vitin 1949, CIC e kaloi kontrollin e Gehlen te CIA. Agjentët e tij, rekrutuan dhe trajnuan agjentë nga Europa Lindore dhe i dërguan në operacione klandestine. Në vitet 50-të, CIA u përpoq për një grusht shteti në Shqipëri dhe Gehlen rekrutoi emigrantë shqiptarë në Egjipt, Greqi dhe Itali, duke i stërvitur në Qipro dhe Maltë, por afro 500 agjentë të tij u kapën dhe u vranë. Me operacionin “ Sunrise“, afro 5000 anti- komunistë nga Europa Lindore dhe Rusia, u trajnuan për misione operacionale në kampin e Oberammergau në vitin 1946, nën komandën e gjeneralit Sikes dhe gjeneralit SS Burckhardt. Amerikanët tmerrohen nga torturat e sigurimit shqiptar, ndaj“sabotatorëve“ të Maliqit. Vezë të ziera, shkulje të thonjve, thyerje kockash. Të gjitha këto tortura, mizore, diplomati amerikan në Tiranë , Henderson, ia raporton Uashingtonit. Sipas raportimeve të Hendersonit, që i kam gjetur në vitin 1997 në arkivat e departamentit, regjimi komunist, kërkon të ndyjë emrin e Misionit Amerikan në Tiranë, sikur, gjoja, kishte organizuar dështimin e tharjes së kënetës së Maliqit. Ai njofton se : “ Hoxha don të justifikojë dështimin e tharjes së kënetës.“( Ngrica. R.Papa, fq 123) Hoxha tregohet inatçor, por mbase realist. Me çdo kusht, synohet që Fultz të mos lejohet të largohej nga Shqipëria, sepse shpallet i padëshirueshëm. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Moskë, i famshmi, Kenan, njofton Departamentin Amerikan të Shtetit se “ Bashkimi Sovjetik, po luan prapa skenave në Shqipëri.“ (Po aty) Fultz ishte agjent i OSS. Truman, nuk kishte besim te spiunazhi, ndaj vendosi ta shkrinte OSS, me urdhrin ekzekutiv 9621. Degën e Kërkimeve dhe Analizave e kalon te Departamenti i Shtetit, ndërsa Spiunazhin Klandestin, e çon te Departamenti i Luftës. Presidenti Truman, i shkruan sekretarit Byrnes: “Ju jeni përgjegjës për ngritjen e një grupi ndërdepartamentesh, për të krijuar një program të huaj“( R.Papa .Ngrica, fq 124) Në dhjetor të vitit 1944, Drejtori i FBI-së, i përjetshmi kontradiktor, Hoover, kishte propozuar, pa droje, një Sistem Spiunazhi Ndërkombëtar, nën drejtimin e hekurt të FBI-së. Pas vendimit të Trumanit, për tí hapur rrugë krijimit të CIA-s, Hoover, kërkoi që në Amerikën Latine të ngarkohej vetëm FBI-ja dhe jo CIA e ardhme. Truman nuk ishte dakort. ( Po aty) Sekretari, Byrnes, ishte veprues, jo vetëm me Moskën, por dhe me Tiranën. Ai, pati një rol, jo të vogël ,në krijimin e CIA-s. Në janar të vitit 1946, kthehet nga një vizitë në Moskë dhe pranon urdhrin e presidentit për krijimin e CIA-s. 6 Janar. Byrnes, takon nënsekretarin e Luftës, Royall, në apartamentin e tij në Hotel Shoreham. 12 janar.Truman bisedon me këshilltarin e tij, Risemman dhe diskuton, gjatë, krijimin beftë të CIA-s.18 janar. Urdhri ekzekutiv u shndërrua në një letër instruksioni për Sekretarin e Luftës dhe atë të Marinës. Letra, teknikisht, nuk themelonte CIA-n, por autorizonte 3 sekretarët: Të Luftës, Shtetit dhe Marinës, të formonin një Grup Qendror Spiunazhi, nën mbikëqyrjen e një drejtori të Spiunazhit Qendror dhe të ndihmonte autoritetin e Spiunazhit Kombëtar ( NIA) ( Po aty) Kishte lindur CIA, kjo kështjellë e luftës kundër perandorisë së djallit të kuq, komunizmit, të drejtuar nga Moska, por që kishte kërrusur edhe Tiranën. Truman, njihet si themeluesi i CIA-s dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Aksioni i parë klandestin i CIA-s, urdhëruar nga presidenti, ishte Italia. Trumani i trembej një fitoreje të komunistëve në prill 1948. CIA dhe NSC , përpiluan, kujdesshëm, një plan aktiv propagande kundër komunistëve, pasi presidenti firmos një luftë psikologjike. CIA, mes ligjeve të kongresit, u ngarkua për aksion dhe mori 10 milione dollarë për fushatën elektorale në Itali. Disa milionë dollarë, iu dhanë, në mënyrë sekrete, kryeministrit de Gaspari, për të financuar kristian demokratët. Disa milionë dollarë shkuan për fushatën e medias, që të hapnin “1. Në Shqipëri ka pakënaqësi në masë të gjerë ndaj regjimit aktual. Edhe brenda vetë qeverisë dhe Partisë Komuniste Shqiptare ekziston një humbje besimi në terma afatgjatë të regjimit,si dhe një ndjenjë në rritje e pasigurisë personale. 2. Aktiviteti i rezistencës në Shqipëri është shtuar gjatë vitit të kaluar,pjesërisht si rezultat i aktivitetit në rritje nga elementët e emigruar,disa prej të cilëve të mbështetur nga qeveritë perëndimore. Zërat dhe raportet për plane përmbysjeje të regjimit të Hoxhës kanë qarkulluar gjerësisht. Pjesa më e madhe e shërbimeve të inteligjencës europiane, përfshirë ato të BRSS dhe Shqipërisë, janë të ndërgjegjshëm për lidhjet e emigrantëve me qeveritë përëndimore dhe me shumë mundësi besojnë që është në zhvillim e sipër ndonjë lloj plani për përmbysjen e regjimit të Hoxhës. 17. Çdo regjim i ri në Shqipëri, pavarësisht nga lidershipi i tij, orientimi apo mbështetja nga jashtë,do të përballej me probleme të brendshme të konsiderueshme,por jo edhe të pazgjidhshme. Nëse lidershipi i ri do të ishte i fortë dhe kompetent,njerëzit në përgjithësi do ta përkrahnin atë. Regjimi i ri do të kërkonte jo vetëm mbështetje politike dhe ushtarake,por gjithashtu edhe mbështetje të vazhdueshme ekonomike nga Perëndimi,me shumë mundësi nga Shtetet e Bashkuara. Nëse fuqitë kryesore perëndimore, dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, do të shpallnin dhe përmbushnin synimin për t’i siguruar mbështetje politike dhe ekonomike regjimit të ri, mbështetja popullore në Shqipëri do të ishte e pritshme gati me siguri. 18. Pak kohë pas instalimit të regjimit të grushtit të shtetit, orientimi i tij i saktë politik do të varej nga personalitetet që do ta kontrollonin atë dhe nga marrëdhënia e tyre me Perëndimin. Siç u përmend edhe më sipër, Jugosllavia, Greqia dhe Italia do të përpiqeshin të gjitha të fitonin ndonjë lloj pozicioni të veçantë ose dominance. Grekët me shumë mundësi, do të donin një status special për Epirin e Veriut. Italianët ndoshta do të kërkonin rivendosjen e disa prej koncesioneve të tyre ekonomike të paraluftës dhe gjithashtu, një rivendosje graduale të pjesshme të influencës së tyre politike të paraluftës. Jugosllavët 11/ E Diel, 19 shtator 2010 do të mundoheshin të infiltronin, dhe mundësisht ta dominonin regjimin. Regjimi i ri, si të gjithë regjimet e mëparshëm të Shqipërisë, do të kishte nevojën e mbështetjes dhe mbrojtjes aktive të një fuqie më të madhe. Sjellja e saktë e tre fqinjëve të Shqipërisë do të ndikohej nga gjerësia e zotimeve të Shteteve të Bashkuara kundrejt regjimit të ri.“ (Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Arkivi Shqiptar, nr. 1-2, Viti VII, 2009, Tiranë) Thuajse, 500 prej atyre që desantuan , u vranë nga forcat shqiptare të ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve. Nga forcat e Sigurimit, u vranë rreth 1700 vetë. Grupi i fundit zbarkoi në Shqiperi në 1 majin e 1953. Në krye ishte, “ Robin Hudi“ shqiptar, Hamit Matjani, pa dyshim me heroiku nga desantët.. Edhe Matjani ra në gracken e radio-lojës së Sigurimit, e realizuar pas tradhëtisë së ish-desantëve të kapur më parë Zenel Shehu e Xhaferr Mema. Ka dokumente nga arkivat, ku Qazim Mulleti i drejtohet Hamit Matjanit të mos pranoni të dilinin në male se kjo ishte “ vetvrasje“. Ish-drejtori enigmatik i CIA-s, William Colby, do shkruante se : “operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare kishin infiltruar në organizatat kaotike të emigrantëve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës se grupeve, pothuajse, që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin, me parashutë”. Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja . Kishte rrjedhje informacioni edhe nga mjediset Komiteteve të emigracionit shqiptar në Rome. Deshtimin, mbase e pershpejtoi edhe vdekja e me tradhëti në 3 tetorin e 1949 e kreut të “qeverisë shqiptare në mergim”, Mid’hat Frasheri. Rreth vdekjes mister ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nëpermjet ilaceve apo gazit nga agjentët e KGB-së). Nga të arratisur në New York, mësova se kafen e fundit, Frashëri e ka pirë me Abaz Ermennjin. Ai u gjend i vdekur nga një atak zemre, kur Kim Filbi udhëtonte për në New York me anijen “Coronia”. Në kampin e emigrantëve politikë në Itali, amerikanët i kërkuan Qazim Mulletit, tù fliste disa shqiptarëve që do hidheshin si desantë kundër Hoxhës. Pas takimit, Mulleti është mbajtur 3 muaj në burgun e kampit. Pse?! Ish-prefekti i Tiranës, familja e të cilit, deri në vitin 1949, ishte mbajtur në Tiranë, falë lidhjeve me Myslym Pezën, pasi i kishte pyetur nga ishin, dhe kur kishte mësuar se ishin të gjithë katundarë, shumica injorantë, u ka thënë: “Shkoni e dorëzohuni dhe shkoni te familjet tuaja. Po të dojë Anglia dhe Amerika ta heqë Hoxhën dërgon forcat e veta e jo ca katunarë si ju.“ ( Intervistë me nipin e Mulleti, Tanush Mulleti, Fokus nga Robert Papa) Kur familja e Qazim Mulletit, u internua në kampet e Lushnjës, Mulleti ka dërguar njerëz për të marrë djalin dhe gruan, por e shoqja nuk linte dot të jemën, sidoqoftë, Mulleti, gjithmonë u ka dërguar ndihma. Si ishte e mundur? Vallë, a i dimë të gjitha lidhjet e Hoxhës me Romën?! Enigmat mbesin të thekshme, të mjegullta, të largëta dhe të ftohta. Varri i Mulletit është në Vatikan. A duhen kthyer eshtrat e tij në Atdhe?! Djaloshi që luftoi me armë ndaj serbëve, por edhe që mbajti rendin në Tiranë, duke mos dorwzuar asnjë hebre, e duke shpëtuar shumë komunistë, që i detyronte të dilnin në mal, pasi merrnin një letër nga ai, i niste te vëllai i Myslym Pezës, mik i hershëm i Mulletit. Me letrën e tij, shpëtuan nga Ramiz Alia deri te Abdyl Këllezi. CIA punonte, dhe punon e veshur gjoja si zyrtar politik, në zyrat e USIA apo edhe Qendrat e Kulturës Amerikane.me petkun diplomatik. Zakonisht, 25% në çdo ambasadë janë punonjës të CIA-s. “Sot e gjithë Bota e di, si asnjëherë më parë,si Qeveria dhe Korporatat e SHBA-së , kanë ndërhyrë në mënyrë sekrete, pas vendimit për të korruptuar politikanët dhe të promovojë represion politik.“ ( Punët e Ndyra të CIA në Europën Perëndimore. Agges and Wolf, f 17) DOSSIER Sipas, këtyre dy ish-zyrtarëve të CIA-s, Agjencia ka mbi 5000 oficerë të specializuar në drejtimin e operacioneve klandestine. Nga 5435 punonjës të Departamentit të Shtetit nëpër botë, 25% e tyre janë agjentë të CIA-s. “Personelit të CIA-s , nëpër botë, gjithmonë, iu jepet grada e Zyrtarit të Shërbimit të Huaj në rezervë (FSR) ose staf oficer (FSS).(Po aty, f.31) Ja si e përshkruajnë , me detaje dhe pa sekrete, dy ish- zyrtarët, e “ penduar“ të CIA-s , se si vepronte, fshehtas dhe me ngulmim pasionant, Agjencia, sa e famshme, aq dhe e frikshme: “Figura çelës, së paku në sensin operues ne infrastrukturat e CIA-s; janë të njohura si Shefi i Stacionit (COS). Zakonisht, e vendosur brenda godinave të Ambasadave të SHBA, duke krijuar dhe shpërndarë një infrastrukturë në vendin e caktuar. Ndikimi i CIA me partitë politike, shoqatat civile, grupet e studentëve, shtypin, ushtrinë dhe agjencitë e tjera qeveritare, mund të përshkruhen si puna kryesore e shefit të stacionit në Qendër... në shumë vende personeli i CIA gjendet ne seksioni “ politik“ të Ambasadës. Në Gjermani, veprimtaria e CIA,-s, bashkohet midis bazave ushtarake dhe zyrave diplomatike. Në disa vende, ku situata politike ka mundësi shpërthyese, një zyrtar i CIA, mund të instalohet si Ambasador.“ ( Po aty, fq 46-7) CIA, me çdo kusht, donte të fitonte Luftën e Ftohtë, qoftë edhe me veprime klandestine, apo edhe vrasje. Qëllimi, justifikon mjetin, ishte thelbi i çdo lëvizje, e sakaq, ka përdorur njerëz nga të gjitha kategoritë. “ Në Azore, ashtu si në Portugali, në Kishën Katolike, partitë politike, madje edhe në Forcat e Armatosura, CIA dhe satelitët e saj, punojnë të krijojnë mjaft kaos për të justifikuar një përpjekje nga të ashtuquajturit, të moderuar, për të marrë qeverinë revolucionare... Nga 50 punonjës civilë në Misionin Amerikan në Portugali, rreth 10 janë të CIA. Jo më pak se 10 të tjerë, punonjës në Lisbonë dhe qytete të tjera... Pa dyshim, zyrtarët e CIa-s në Ambasadat e tjera të SHBA, si në Paris, Madrid dhe Londër, kanë personel të caktuar për operacionin portugez.“ ( Po aty, f 66-7) Ish –zyrtarët e CIA-s, përshkruajnë se si vepron CIA, se si hyn te sindikatat e deri te falsifikimi i lajmeve dhe blerja e gazetarëve: “ Fushatat e Propagandës janë qendrore për të gjitha operacionet politike të CIA. Këto fushata, përgatisin opinionin publik, duke krijuar frikë, paqartësi, dhunë, ndarje dhe dobësim. Gazetat, radio, televizioni, pikturat në mure, posterat, fletët fluturuese, dokumentet e flasifikuara, të gjitha- CIA përdor shumë teknika të ndryshme.“ ( Po aty. Fq 71) Në dhjetor, të vitit 1975, vritet në rrugët me kthina të Athinës, diplomati enigmatik amerikan, Richard Welch, i cili ishte ndihmësi special i ambasadorit të SHBA-së në Greqi. Organizata 17 dhjetori e vrau, pasi kishte marrë vesh, se ishte zyrtar i CIA-s. Ai ishte sekretar i Parë i Ambasadës, por në fakt, sipas Agge dhe Wolf, ishte shefi i Stacionit të CIA-s në Athinë. I famshëm, mbetet rasti i Marchettit Marchetti botoi një artikull më 3 prill 1972, “ The CIA: The President´s Loyal Tool.“. Ndodhi me detaje, shpjegonin se agjencia kishte drejtuar aksione klandestine dhe se grupet e sindikatave dhe të rinjve ishin mbushur me të infiltruar të CIA-s. Marchetti po kërkonte një botues. Drejtori i CIA-s, William Colby i kërkoi Gjykatës Federale të detyronte Marchettin të dorëzonte dorëshkrimet për një censurë nga agjencia. Shtëpia e Bardhë e dërgoi në gjyq Marchettin, duke kërkuar t´i censuronte të drejtat e tij nga Amandementi i Parë i Kushtetutës. Prokurorët, cituan Aktin e Sigurisë Kombëtare 1974, akt që mbron burimet e spiunimit nga mos publikimi i pa autorizuar. Gjyqtari Albert Bryan thirri më 18 prill Marchettin dhe gjyqi nisi me 15 maj. . Karamessines ishte dëshmitari kryesor i agjencisë, duke thënë se dorëshkrimet e Marchettit do të komprementonin operacionet e kundërzbulimit. Si shembull , ai solli emrin e agjentit të CIA-s, i cili ishte instrumental në kapjen dhe ekzekutimin e Che Guevarës në Bolivi, megjithatë, Karamessines , nuk foli për dy njësitë sekrete MHCHAOS dhe “Plumbers.” Bryan , pranoi se censura ishte një pjesë e kontratës me agjencinë. Marchetti u detyrua tí dorëzonte gjithë dorëshkrimet për censurë te CIA. Marchetti apeloi. Ai tregoi se CIA kishte hequr 339 pjesë të librit të tij, duke pranuar që keto të ishin, 168 pjesë të hequra. Në apel, CIA fitoi dhe me votat 6-3, Gjykata Supreme refuzoi ta pranonte çështjen. nacional CIA ka vepruar, së tepërmi, dhe justifikueshëm, në Itali. Në vitet 50-të, ka shpenzuar 30-50 milionë dollarë në vit, por edhe më shumë , të financonte programet e saj klandestine në Itali, për të mos lejuar komunistët të vinin në pushtet. Sipas një interviste të Viktor Markettit, Ndihmës i Drejtorit të CIA-s, botuar në Panorama më 2 maj, 1974, lufta kishte qenë , as e thjeshtë ,por as e lehtë. Sipas Markettit, “ Politika e CIA-s, gjithmonë, ka qenë financimi e të gjitha partive kundërshtare të komunizmit dhe së pari,partinë Kristian Demokrate“ ( f 169) Pyetjes së gazetarit, se si do të reagojë CIA, sikur Italia të shkojë majtas. Marketti i përgjigjej: “CIA, gjithmonë, ka një plan të gjendjes së jashtëzakonshme“ Pyetje:Një grusht shteti të ngjashëm, se ai që solli në fuqi kolonelët në Greqi me ndihmën e CIA-s, a është kjo e mundshme edhe në Itali? Përgjigje: Natyrisht! Pyetje: Shumë , në SHBA, besojnë se veprimet e CIA-s janë për të përhapur demokracinë. Përgjigje: Me këtë motivim, ne shkuam të shtojmë pushtetin e qevrisë së korruptuar në Vietnamin e Jugut dhe Korenë e Jugut. Po, ne kemi synuar të eksportojmë demokracinë, por kemi eksportuar fashizmin, në vend të saj. Demokracia, është si një besim fetar. Ajo nuk mund të imponohet. Ajo mund të shpërndahet te ata që duan ta praktikojnë. Një ditë, unë i kuptova këto gjera, ndaj vendosa të largohesha nga shërbimi Sekret.‘( Po aty fq 172-3) Është e njohur, praktika e CIA-s, për të blerë gazetarët dhe gazetat me famë, për të fabrikuar lajme false. Prej kohësh, Rojter, ka qenë nën ndikimin e CIA-s. Lajmet false botohen ne një gazetë dhe pastaj iu jepen gazetave të tjera, duke pasur si burim, gazetën e parë, ose kryesisht, Rojterin, dhe kësisoj, bëhet fakt, diçka e rremë. A nuk nisi më 1997, gjithçka në Vlorë, sipas një lajmi nga Rojter, se SHIKU do hynte natën me dhunë të studentët? A nuk u hap lajmi i rremë se Ambasada e SHBA-së në Tiranë , do hapte dyert dhe ambasadorja simpatike, aq kundërshtare, haptas, ndaj Berishës së ngurtë, zonjusha elegante Lino doli në TV për ta përgënjeshtruar? Vijon në numrin e ardhshëm CMYK nacional 12/ E Diel, NOBELISTË 19 shtator 2010 Winston Churchill, britaniku më i famshëm i të gjitha kohrave Winston Churchill (Çmimi Nobel në Letërsi, më 1953) “Dy nga veprat e tij më të famshëm, të botuara pas qeverisjes së tij si kryeministër, që i dha famë ndërkombëtare, ishin libri i kujtimeve gjashtë-vëllimësh „Lufta e Dytë Botërore“ dhe „Historik i popullit anglishtfolës“, një libër historik katër-vëllimësh që mbulon periudhën nga dyndjet e Cezarit në Britani (55 p.e.s) deri në fillim të Luftës së Parë Botërore(1914).“ Sir Winston Leonard Spencer Churchill (30 nëntor 1874-24 Januar 1965) ishte një politikan britanik dhe burrë shteti i njohur për rolin e tij në Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga udhëheqësit e mëdhenj në kohë luftrash. Shërbeu si kryeministër dy herë (19401945 dhe 1951-1955) . Përveçëse një burrë shteti dhe orator, Churchill ishte edhe një oficer në ushtrinë britanike, historian, shkrimtar, dhe artist. Deri më sot, ai është i vetmi kryeministër britanik që ka marrë Çmimin Nobel në Letërsi dhe personi i parë që do të njihet si një qytetar nderi në Shteteve të Bashkuara. Gjatë karrierës së tij të ushtrisë, Churchill ishte dëshmitar i veprimeve ushtarake në Indi, Sudan etj. Ai u bë i famshëm si një korrespondent lufte dhe përmes librave bashkëkohorë përshkroi betejat. Gjithashtu shërbeu për pak kohë në ushtrinë britanike në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, në krye të Batalionit të 6-të, në forcat mbretërore Fusiliers.Në qëndër të skenës politike, për pesëdhjetë vjet me radhë, ai mbajti shumë qëndrime politike dhe poste qeverisëse. Para Luftës së Parë Botërore, ai shërbeu si Kryetar i Bordit të Tregtisë, Sekretari i Brendshëm dhe Komandant i forcave detare, si pjesë e qeverisë Liberale Asquith. Gjatë luftës, ai vazhdoi të shërbente si komandant i forcave detare deri në betejën e katastrofike Gallipoli, e cila shkaktoj largimin e tij nga qeveria. Ai u kthye si Ministër i Municioneve, Sekretari i Shtetit për Luftën, dhe sekretari i shtetit për Ajrin. Në vitet ndërmjet luftrave, ai shërbeu si Kryetar i Thesarit në qeverinë konservatore.Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua përsëri Komandant i forcave detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 maj 1940, ai u bë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe e udhëhoqi Britaninë drejt fitores. Churchill kishte rënë në sy për fjalimet e tij, të cilat u kthen në frymëzim të madh për popullin britanik, si dhe për forcat aleate.Pasi Partia Konservatore humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë kreu i opozitës. Në 1951, ai përsëri u bë Kryeministër, para se të dilte në pension në 1955. Pas vdekjes së tij, Mbretëresha e nderoi me një funeral të lartë Shtëror. Familja dhe fëmijëria Lindur në familjen aristokratike Spencer, Winston Leonard Spencer Churchill, ashtu si babai i tij, përdori mbiemrin Churchill në jetën publike. Parardhësi i tij George Spencer kishte ndryshuar mbiemrin në Spencer-Churchill në 1817, kur u bë Duka i Marlborough , për të nënvizuar prejardhjen nga John Churchill, Duka i parë i Marlborough. Babai Winstonit, Zoti Randolph Churchill, djali i tretë i John Spencer-Churchill, Duka i shatatë Marlborough, ishte një politikan, dhe nënën e tij, Zonja Jennie Jerome, ishte e bija e një amerikani milioner Leonard Jerome. Lindi më 30 nëntor 1874, dy muaj para kohe, në Pallatin Blenheim në dhomën e gjumit. Churchill kishte një vëlla, John SpencerChurchill .I pavarur dhe i pabindur nga natyra, Churchill nuk mësonte shumë, gjë për të cilën dënohej. Ai ishte arsimuar në tre shkollat e pavarura: Shkolla e Shën Gjergjit në Askot, Berkshire, e ndjekur nga Shkolla Brunsëick në Hove, pranë Brighton, dhe në fund nga 17 prill 1888 shkolla Haroë, ku filloi karrierën e tij ushtarake. Brenda pak javëve pas regjistrimit në shkollë, ai u bashkua me Korpusin e pushkëve të shkollës. Ai mori vlerësime të larta në anglisht dhe në Histori dhe ishte kampion i shkollës skermë.Vizitohej rrallë nga nëna e tij (Zonja Randolph Churchill) dhe shkruante letra asaj duke i kërkuar ose të vinte në shkollë ose ta lejonte atë që të shkonte në shtëpi. Marrëdhënia e tij me babain ishte e largët. Njëherë u shpreh se ata mezi flisnin me njëri-tjetrin. Për shkak të mungesës së kontaktit të prindërve, ai u afrua shumë me kujdestaren e tij, Anne Elizabeth Everest, të cilin e thërriste “Gua e vjetër”. Babai i tij vdiq më 24 janar 1895, vetëm 45 vjeç, duke e lënë Churchill me bindjen se edhe ai do të vdiste i ri. Kështu duhet të lërë shenjën e tij në botë shumë shpejt. Vështirësia në të folur Autorë të ndryshëm në vitet 1920-1940 kanë përmendur vështirsinë në të folur të Churchill dhe ai e tha se kishte “një pengesë në të folur”, të cilin ai vazhdimisht ka punuar për të kapërcyer. Protezat e tij ishin projektuar posaçërisht për të ndihmuar të folurin. Pas shumë vitesh, ai më në fund deklaroi, “Nuk kam më pengesë në të folur”. Qendra Churchill, megjithatë, kategorikisht mohon pretendimin se Churchillit i merrej goja, duke konfirmuar se ai e kishte të vështirë shqiptim shkronjës “S” dhe fliste një “fëshfërimë” ashtu si edhe babai i tij. Fëmija i tyre i parë, Diana, ka lindur në Londër në 11 korrik 1909. Pas shtatzënisë, Clementine u zhvendos në Sussex për të rimarrë veten, ndërsa Diana qëndroi në Londër me dadon e saj. Më 28 maj 1911, fëmija i tyre i dytë, Randolph, lindi në 33 Eccleston Square. Fëmija i tyre i tretë, Sarah, lindi më 7 tetor 1914 në Admiraly House. Lindja u shoqërua me ankth për Clementine. Ëinston ishte dërguar në Antëerp nga Qeveria për të “shtypur rezistencë e qytetit beleaguered” pas lajmit se këto të fundit donin të dorëzimin e qytetit. Clementine lindi fëmijën e saj të katërt, Marigold Frances Churchill, më 15 nëntor 1918, katër ditë pas përfundimit zyrtar të Luftës së Parë Botërore. Në ditët e para të gushtit 1921, fëmijët e Churchillit iu besuan në një kujdestareja frënge në Kent të quajtur Mlle Rose. Clementine, ndërkohë, udhëtoi për në Eaton Hall për të luajtur tenis me Hugh Grosvenor, me Dukën e dytë të Ëestminsterit dhe familjen e tij. Ndërsa ishte nën kujdesin e Mlle Rose, Marigold kishte një të ftohtë, por u raportua se ishte shëruar. Sëmundja progresoi pa thuajse asnjë shenjë, u shndërrua në septicemi. Pas këshillave nga një pronare, Rose dërgoi njoftim për Clementine. Megjithatë sëmundje u kthye fatale më 23 gusht 1921, dhe Marigold u varros në Varrezat e Gjelbëta në Kensal tri ditë më vonë. Më 15 shtator 1922 lindi fëmija i fundit I Churchillit, Maria. Një muaj më pas, Churchills bleu Chartëell, e cila do të jetë shtëpia e tij deri sa vdiq në 1965. Churchill si artist, historian, dhe shkrimtar Martesa dhe fëmijët Churchill u takua me gruan e tij të ardhshme, Clementine Hozier, në 1904 në një ballo në Creëe House, një shtëpi aristokratësh. Në 1908, ata u takuan përsëri në një darkë të organizuar nga Zonja Shën Helier. Churchill e gjeti veten ulur pranë Clementine, dhe së shpejti ata filluan një romancë të përjetshme. Ai i propozoi Clementine gjatë një feste në Pallatin Blenheim më 10 gusht 1908, në një tempull të vogël të Dianas. Më 12 shtator 1908, ata u martuan në St. Margaret’s, Ëestminster.Kisha ishte e mbushur plot. Në mars 1909, çifti u shpërngul në një shtëpi në 33 Eccleston Square. Winston Churchill ishte një artist i kompletuar dhe gjente një kënaqësi të madhe në pikturë, veçanërisht pas dorëheqjes së tij si Komandant i forcave detare në 1915. Ai gjeti një strehë në art për të kapërcyer shenjat e depresionit, ose siç e quante “ Qeni i zi “, nga e cila vuajti gjatë gjithë jetës. Ashtu siç ka thënë Ëilliam ReesMogg, “Në jetën e tij, ai vuajti nga ‘qeni i zi” i depresionit. Në peisazhet e tij dhe librat e tij nuk ka asnjë shenjë të depresioni “. Churchill u bind dhe u mësua të pikturonte nga miku i tij artist, Pali Maze, të cilin e takoi gjatë Luftës së Parë Botërore. Maze ishte një ndikim të madh në pikturën e Churchill dhe u bë një shok i përjetshëm pikture. Ai ishte i njohur për tablotë e tij impressioniste e peisazhet, shumë nga të cilat janë pikturuar, gjatë pushimeve në jug të Francës, Egjiptit apo Marokut. Ai vazhdoi hobin e tij gjatë gjithë jetës dhe pikturoi qindra piktura, shumë prej të cilave janë të demostruara në studion e Chartëell si dhe në koleksionet private. Shumica e pikturave të tij janë me bojra vaji dhe karakterizohen nga peisazhet, por gjithashtu ka piktuaruar një numër skenash të brendshëme dhe portrete. Për shkak të kufizimeve të qarta kohore, Churchill u përpoq të pikturonte vetëm një pikturë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai e përfundoi pikturën nga kulla e Taylor Villa në Marrakesh. Pavarësisht nga fama e tij gjatë gjithë jetës dhe origjinën nga klasa e lartë Churchill gjithnjë luftoi për të mbajtur të ardhurat e tij në një nivel që t’i përshtateshin nivelit të jetesës të tepruar. Deputetët para vitit 1946 kanë marrë vetëm një rrogë nominale (dhe në fakt nuk kanë marrë asgjë, deri në Aktin e Parlamentit 1911), shumë prej antarve të parlamentit kishin profesione të dyta nëpërmjet të cilave nxirrnin paratë për të jetuar.Të ardhurat e Kryeministrit Churchill vinin pothuajse krejtësisht nga librat dhe nga artikujt e gazetave dhe revistave. Më i famshmëmi nga artikujt e gazetave është ai që u shfaq tek “Evening Standard“ duke paralajmëruar rritjen e pushtetit të Hitlerit dhe rreziku i policëve SS. Churchill ishte gjithashtu një shkrimtar pjellor. Shkroi një novelë, dy biografi, tri vëllime me kujtime, dhe historitë e shumta që bëjnë pjesë në artikujt e gazetave. Ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi në 1953 “për përshkrimet historike dhe biografike si dhe për oratori të shkëlqyer në mbrojtjen e vlerave të larta të njeriut”. Dy nga veprat e tij më të famshëm, të botuara pas qeverisjes së tij si kryeministër, që i dha famë ndërkombëtare, ishin libri i kujtimeve gjashtë-vëllimësh „Lufta e Dytë Botërore“ dhe „Historik i popullit anglishtfolës“, një libër historik katër-vëllimësh që mbulon periudhën nga dyndjet e Cezarit në Britani (55 p.e.s) deri në fillim të Luftës së Parë Botërore(1914). Nderimet Përveç nderimit me funeralin e Shtetit, Churchill mori një gamë të gjerë çmimesh dhe dekoratash të tjera. Për shembull, ai ishte personi i parë që ishte bërë Qytetar Nderi e Shteteve të Bashkuara. Në 1945, Churchill është përmendur nga Halvdan Koht si një nga shtatë kandidatët e duhur për çmimin Nobel në Paqe, nominimi shkoi në Cordell Hull. Churchill ka marrë çmimin Nobel në Letërsi në 1953 për veprat e tij të shumta të botuara, sidomos për librin me gjashtë-vëllime mbi Luftën e Dytë Botërore. Në një sondazh të BBC-2002 mbi “100 Britanikët më të mëdhenj”, ai u shpall “Më i madhi nga të gjithë ata” bazuar në rreth një milion vota nga shikuesit BBC. Churchill u vlerësua edhe si një nga udhëheqësit më me ndikim në historinë nga “Time” . Churchill College, Cambridge u themelua në vitin 1958 në nder të tij. Përktheu: Egla Kokalari CMYK 13/ E Diel, REKLAMA 19 shtator 2010 nacional SHITET Restoranti është në gjëndje pune në këto momente, është funksional. Restorant KAMOMIL Adresa : Shkëmbi i Kavajës, Plazh, Durrës, në bregun e detit. 1. Restorant + guzhine = 470 m2 2. Verande = 200 m2 TOTAL = 700 m2, Çmimi 750 000 euro. a) Restoranti ka të drejtën të përdori 30 çadra plazhi në bregun e detit. b)Parkingun e ka të siguruar. c)Mbi restorant ndodhet hotel KAMOMIL, katër kate, 24 dhoma, kapacitet 85 deri 100 shtreter. Gjate muajve te veres hoteli është i prenotuar nga shtetas nga Kosova. Gjithashtu shitet : Pishina dimërore, në katin e parë, me pamje nga rruga nacionale, e papërfunduar aktualisht, me mundesi për tu transformuar në disko, dyqane, ose supermarket. Pishina ka avantazhin që mund të lidhet shumë lehtë me restorantin, pasi ndodhen në të njejtin kat. pishina dimerore = 250 m2 cmimi 250 000 euro. Ju mirëpresim Cel: 067 30 78 201 Bledar Barmeta Shitet tokë tek Gjiri i Lalsit Tek Gjiri i Lalsit, shitet një tokë me sipërfaqe 12.000(dymbëdhjetëmijë) m2. Toka kufizohet me rrugën e asfaltit, si dhe me pishat buzë detit. Ajo shtrihet në një një nga zonat më të bukura të perlës së Adriatikut, siç konsiderohet sot Plazhi i ri i Gjirit të Lalsit. Plazhit më të preferuar, qysh prej dy vjetësh, të banorëve të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Toka është me tapi, si dhe e miratuar nga KKRRTSH-ja. Për më tepër informacion thirrni: 068 20 30 617 14/ E Diel, INTERVISTË 19 shtator 2010 Poeti Jak Përpali rrëfen rrugën e tij krijuese dhe mbresat nga takimi me Kadarenë në 1985 nacional Nuk kam dyshuar kurrë tek poezia “Ka qenë konferenca e Pestë Kombëtare e Talenteve të Reja në Durrës, në tetor 1985, e cila vazhdoi dy ditë, në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Diskutimet, mesa di unë, ishin të planifikuara përpara dhe secili e merrte fjalen sipas një rregulli të paracaktuar. Por midis atyre qe e morën fjalën, veçoi Isamil Kadarenë. Pasi vlerësoi arritjet në letersi, mbaj mend se kritikoi ashpër redaksitë për burokracinë e tyre, për pengesat që nxirrnin përballë krijuesve, duke thënë se i ka zënë myku. Në sallë ra një heshtje e thellë. Nexhmije Hoxha dhe Foto Çami që i kishim përballë, kishin ulur kokat dhe ndiheshin jo mirë.Ne ishim të emocionuar dhe, pasi mbaroi Kadareja, filluan pëshpërima dhe krijuesit vështronin njëri - tjetrin si të trullosur. Pa vonuar, u ngritën dhe e kritikuan Kadarenë drejtperdrejt dhe tërthorazi për fjalën që mbajti .Si dolëm në pushim, ai po ecte i vetmuar dhe në heshtjen e tij e shoqëruam për një fotografi, ishim një grup krijuesish të rinj, në këtë mënyrë ne deshem t’i jepnim mbeshtetjen tonë.” Nacional: Zoti Përpali, diçka për ëndrrën tuaj poetike, si lindi së pari në pavetëdijen tuaj krijuese?... J.Përpali: Nuk ka një çast “big beng” kur tek krijuesi vjen orakulli dhe i thotë se ti ke lindur për t’u bërë poet. Është një sistem ndjesishë, përjetimesh dhe vlerash që më shumë se thuhen e pranohen, nënkuptohen. Ti shkrihesh dhe identifikohesh me to dhe kështu lind magjia e të shkruarit. Fillimisht kanë qenë këngët e Eposit të Kreshnikeve të treguara nga pleqtë dhe të kënduara nga lahutarët e vendlindjes, që më kanë ushqyer me një pathos tundues, herë të fshehtë e herë të hapur. Vendlindja ime është edhe djepi i eposit tonë, ndaj nuk mund të mos ndikonte në formimin tim poetik. Duke u rritur fillova të mbledh botime të ndryshme që të vjetrit i mbanin në sënduqe, botime të hershme që me ngjanin misterioze dhe më ngjallnin kureshtje te madhe, duke më emocionuar së tepërmi. Ishte një botë fantastike, me norma e kode kalorsiake, që më zgjonin përfytyrime të gjalla dhe emocionuese. Pa filluar të mesoja alfabetin, unë kisha ndier në shpirt magjinë e këtyre këngëve dhe kujtoj se mendoja se të shkruarit ishte e thjeshtë, do të më duhej më së shumti të mesoja t’i shkruaja këto këngë me dorën time. Prej femijërie më mbeti në mendje vaji i Ajkunes dhe sot prap mrekullohem prej madheshtisë së atyre vargjeve dhe shpesh në rruge duke ecur më ngjallen së brendshmi dhe i pëshperis me vete: “Tu shoftë drita ty moj hënë /pse s’ma çove atë natë një fjale /në Lugje të Verdha kisha dalë/për me hy në varr me djalë…” Është një vajtim biblik, i denjë për në enciklpoeditë më të përzgjedhura të ritit zakonor botëror. Një nënë që vajton të birin, ndryshe nga vajet e zakonta që vijne pas humbjes së njeriut të dashur. Një vaj me përmasa kozmike, nëna i drejtohet një planeti tjetër, duke e mallkuar pasi ajo e ka parë krimin dhe nuk ia dha lajmin e kobshëm. Kjo botë e thellë që bart eposi kishte frymëzuar edhe këngëtarët e mëvonshëm dhe deri në ditët e sotme në kenget e atyre trevava vjen ajo frymë. Kështu besoj se prej aty të ketë gjetur edhe brenda meje shtratin fryma e krijimit. Nacional: Treva juaj është një vend ku kanë lindur dhe janë formuar poetë që si të thuash kanë formuar një shkollë të tyre poetike, mjaft të rëndëshsishme në letrat shqipe… J.Përpali: Ka qënë fat që kur fillova të shkruaj kishin mbirë si lisat tre poetë tropojanë: Ndoc Papleka, Skender Buçpapaj, Hamit Aliaj, të cilët ishin individualitete të veçanta në poezinë shqipe, çka e kuptova më vonë, duke këmbëngulur në hulumtimin e çdo poeti të rëndësishëm. Kjo trio poetike më dha zemër dhe lexoja krijimtainë e tyre, duke u kthyer shumë herë në çdo poezi. Mendoj se ata dhe poetë të tjerë me një stof të përndritur poetik, jo vetëm të kësaj treve, por dhe më gjërë, kanë ndikuar mjaft në rrugëtimin tim poetik. Në foto: (nga e majta në të djathtë), lart: Spase Thanasi, Ismail Kadare, Jak Përpali, Anastas Kondo, një student. Poshtë: një student, Mujë Buçpapaj, Marash Mirashi Nacional : A mendoni se krijuesi i vërtetë ka diçka të brendshme të lindur dhe ndërkohë ndikohet nga faktorë të tjerë siç gjykoni per ndikimin tek ju të Eposit?… J.Përpali: Natyrisht që fara e krijimit mbillet aty ku gjen shtrat dhe del në krye kur gjen mundësinë për të çarë koren e sipërme, por derisa të ngjitet në krye krijimit i duhet të endet nëpër labirinthin e mistershëm të shpirtit, siç enden ujërat nëpër shtresimet e thella të tokës dhe, sa më i thellë të jete pusi i nëndheshëm i krijuesit, aq më shumë mbledh ujë dhe aq më lart do të ngjitet krijimi i tij. Per ta thënë më theksuar, poeti lindet me një “sëmundje” ndjeshmërie të lartë, të cilën përpiqet ta shërojë. Por, sa më shumë kohë që kalon, ai kupton se kjo ndjeshmëri është kthyer në sistem jo vetëm poetik, por përshkon gjithë qenien e tij dhe raportet që e karakterizojnë… Nacional: A ju kujtohen fillimet, krijimet e para?... J.Përpali: Jo nuk më kujtohen, pasi fillimisht kam shkruar thjeshtë se e kam ndier dhe jo për të botuar dhe as për t’i ruajtur, ndaj edhe nuk i kam kushtuar vëmendje ndonjë krijimi që e hidhja në ndonjë fletore apo edhe në faqet e brendshme të librave që lexoja. Ndaj edhe i kam humbur, pa ndonjë dhimbje. Nacioanl: Kur keni filluar t’i ruani krijimet tuaja? J.Përpali: Të qënurit apo jo poet është një dyshim që të mundon së tepërmi për një kohë të gjatë. Dhe siguria vjen ngadalë, ose nuk vjen kurrë. Kështu unë kam filluar t’i ruaj krijimet kur kam menduar se patjetër me duhet të shkruaj. Pasi kam botuar librin e parë që e kisha gati në vitet studentore “E dashur nuk të kam harruar”. Megjithëse qe një libër pa kurrfare cilësie botimi, i shtypur me plot gabime gjuhësore, u shit shpejt dhe pas disa kohësh nuk kisha asnjë kopje. Por për shumë vite nuk kisha dëshirë të shkruaja dhe isha i penduar që e kisha nxjerrë edhe atë libër, por ngushëllohesha se mendoja të humbte dhe të mos mbetej edhe neper duart e lexuesve, pasi edhe në biblioteke nuk ishte, për faktin se botuesi nuk i kishte shënuar të dhenat që duhen për ta depozituar në bibliotekë. Edhe kur ndodhte që ndonje mik të me prezentonte si poet, nuk ndihesha mire. Edhe sot ky prezentim nuk më pelqen, kur takohem së pari me krijues apo të njohur të rinj. Për mua poezia bart një lloj vetmie dhe njëfarë heshtjeje. Eshtë një kërkim brenda vetes dhe nuk ka të bëjë aspak ose ka të bëjë fare pak me të tjerët. Një lëndë e çmuar, kur është e vërtetë, duhet të vije ngadale dhe pa bujë.. Nacional: Cili është krijimi apo botimi që ju ka dhënë më shumë kurajë? J.Përpali: Po, kanë kaluar shumë vite kujtoj: Ka qenë konferenca e Pestë Kombëtare e Talenteve të Reja në Durrës, në tetor 1985, e cila vazhdoi dy ditë. U zhvillua në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Diskutimet, mesa di unë, ishin të planifikuara përpara dhe secili e merrte fjalen sipas një rregulli të paracaktuar.Thuajse nuk kishte asgjë ndër ato mendime që shfaqnin diskutantët për të të mbetur në mendje, gjithcka që thuhej bluante brenda një rrethi të mbyllur dhe për ne të rinjtë nuk ishte se po dëgjonim diçka qe na ngjallte kureshtje.Midis atyre qe e morën fjalën, veçoi Isamil Kadarenë. Pasi vlerësoi arritjet në letersi, mbaj mend se kritikoi ashpër redaksitë për burokracinë e tyre, për pengesat që nxirrnin përballë krijuesve, duke thënë se i ka zënë myku. Në sallë ra një heshtje e thellë. Nexhmije Hoxha dhe Foto Çami që i kishim përballë, kishin ulur kokat dhe ndiheshin jo mirë.Ne ishim të emocionuar dhe, pasi mbaroi Kadareja, filluan pëshpërima dhe krijuesit vështronin njëri tjetrin si të trullosur. Pa vonuar, u ngritën dhe e kritikuan Kadarenë drejtperdrejt dhe tërthorazi për fjalën që mbajti .Si dolëm në pushim, ai po ecte i vetmuar dhe në heshtjen e tij e shoqëruam për një fotografi, ishim një grup krijuesish të rinj, në këtë mënyrë ne deshem t’i jepnim mbeshtetjen tonë. Si mbaroi kjo konferencë dhe u ktheva në Fakultet shkrova një poezi të titulluar “Koha”, e perfshiva në një cikël me poezi dhe e dërgova në redaksine e gazetës “Drita”. Cikli u botua i pjesshëm disa muaj më vonë, ndersa kjo poezi u botua me 23 tetor 1987 në gazeten “Drita”. Nuk e prisja për vetë faktin se mund të gjykohej e mjegullt, por unë ashtu e kisha ndier dhe as që doja ta ndryshoja. Atë kohë, redaktor i poezisë ishte R. Marku, një poet i talentuar dhe i guximshëm dhe, me sa e kam njohur, në gjykimet e tij ishte nje intelektual vizionar dhe poet me shpirt të lirë.Pas botimit të asaj poezie, Rudolfi më tha se dikush i kishte tërhequr vëmendjen. Ndërsa kur jam kthyer në vendlindje, disa miq te mi më kanë pyetur, pasi ju kishte bërë përshtypje jo vetëm poezia, por dhe fakti se si kishte mundësi që ishte botuar. Nacional: Ju jeni ekonomist dhe punoni në administratë në këtë profesion, si ndiheni dhe si e harmonizoni krijimtarinë tuaj me profesionin, a pengojnë njeri – tjetrin? J.Përpali: Kam mbaruar shkollën e mesme në qytetin e Shkodrës, këtë e quaj fat, pasi sado që regjimi komunist e kishte gërryer thelle qytetin epiqendër të veriut në shpirtin e saj, duke i shkulur lisa të mëdhenj të kulturës së ketij kombi, prapseprape në atë qytet shpirti i lirisë ndihej më shumë se kudo tjetër dhe gjurmët e kulturës së hershme shkodrane jo vetëm që nuk ishin fshirë, por reagonin fort për të shperthyer. Ndërsa, pasi mbarove shkollen e mesme pyjore në qytetin e shkodres edhe fakultetin natyrisht që nuk e zgjodha unë. Asokohe pakkush mund të zgjidhte degen ku kishte prirjet, keshtu që mbeta gjithmone në një profesion që nuk ka lidhje me shpirtin krijues se paku gjykoj per natyren time. Ndoshta ka krijues që një profesion i tillë nuk i merzit, ndërsa për mua eshte e rende të punoj aty ku nuk kam asnjë deshirë, ku asgjë nuk më ngroh. Por tek e fundit, krijuesit nuk i ka kush borxh pse ndihet i detyruar të jetojë me një punë që nuk i pershtatet. Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me vete natyren time të shkujdesur qe nuk shkon në harmoni me kufizimet e administrates. Nacional: Keni botuar në gazetën “Nacional” poemën “Baladë per vendlindjen”, përshkrimi i njeriut dhe bukurive natyrore është me ndjenja të forta, ndërkohë që atje keni kaluar vetëm fëmijërinë… Vijon në faqen 17 15/ E Diel, POEZI 19 shtator 2010 nacional Tek e fundit Përcëllim Ah sikur te mundja! vjeshtë Nga Gëzim Llojdia Nga Myrvete Mehmeti Shën Mëria është agimi ynë, Gjethe floriri në Kunjovë, kjo vjeshta e fundit më tremb humbet argjendi , pikon loti, dridhem i pashpresë. Tej në rrëzë të borshe , dallgëzuar vendi i shenjtë, Shën Mëria është agimi ynë, cullufja e kësaj hëne më step. Atje zgjimi dhe rrezja e çmendur, e veriut dhe e thëllimit thjeshtër, lutemi te Shën Prokopi në Gjomit, -Zot na e beko të tjera vjeshtë. E lindur në Mitrovicë në vitin 1970, poetja Myrvete Mehmeti jeton në Norvegji ku punon si përkthyese. Ajo është moderatore dhe menaxhere në radion “Zëri i Mitrovicës” në Suedi. Në Prishtinë ka botuar librin poetik “Aty ku janë të ngujuara lumnitë”. S’ DUHET..? ..a thua s’duhet me shkue deri në palcë t’zemërdiellit, e deri n’shkrumb t’buzëve dashtja me shpërthye? Dhimbja eme, do shtri n’altar, e krahu i bardhë n’flatrim. Po ky asht shorti em. Gështenj’ e rreshkun nëpër duer; digj’ e ambël. ..vjen tue mi hukatë duert, e më thue: - Nuk duhet! Po unë s’di ndryshe, (e ti për vete s’di). Letër për Amanden AQ SHUMË TË PATHËNA Për pak bëhet muzg në Kunjovë thëllimi ka rënë në shtegun e dhirtë as sonte s’vij ,mos pritë .Më mbyti trishtimi. Ku ishe ,çfarë bëre ? Preva ca degë me koçimare. Shkova deri te qisha e vjetër . Qimiteri kishte rënë. Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi ! Kryq në mes të udhës një breshkë. Çfarë shkrove gjithë javën poet? Vetëm një letër. E postova në E-mailin e vjetër. Mbusha ujë gurre me kotruve . Kujtimi yt mu fanit. Parfumi më mbyti . As sonte s’vij ,mos pritë . Të të citoj një reshtë me pyete :Muzg lugjesh mes nesh . Ende di t’i mbyll sytë e t’i jap formë hijes së hirtë. Në Goronec, në lëpushka flinin kuajt e egër Ehuu! Sa herë brenda çastit harroj, se hijet veç me veten flasin. Janë veç fjalët ato që dot s’t’i ribëj, e sa u munguaka frymëdhënia... Faqekuqja ka dalë në pemishte , i fanitet në ëndër një kopsht me pjeshkë, në Goronec , në lëpushka flinin kuajt e egër , në ç’fushë të madhe i ka vjelë shegët ? Di t’i pikturoj sytë, hundën e buzët, me bulëzat e gishtrinjve. Madje përkryer... Këmbëkryqesh, po aq i bukur, kundruall meje, dhe më dëgjon gjatë deri në orët e vona. Aq shumë të pathëna, e të pabëra rrëshqasin nëpër ty. Këndellen sytë blu, e njomen buzët e rreshkuna dielli. Dhe ah! Sa munguaka njeriu për të gjallë... ERZ’ MALI Ti se di o mik , si flenë vajzat në Goronecë, -Ti se di o mik , si flenë vajzat në Goronecë, flok-shpupurishurat në vjeshtë, trazimi ma mbulon trupin e brishtë. -Shikoji me sy , hesht dhe mos i prek. ..e po që vjen, e lehtas si fërfërimë n’fije bari, aromë livadhi bjen. Merr e le mall, si erzë mali. M’rrëshqet kah sytë dhe jo që shkon, se këtu aromë behari mbet aq sa t’shprushen edhe retë e majit. Nga Sokrat Kotherja URREJTJET, NDASITË Urrejtjet, ndasitë Janë shtatore ligësie Janë merimanga Janë qënie errësire Urrejtjet, ndasitë-kalorës Të pushtetit egërsirë Janë sfinksa pa formë Larg tyre,s’ka më mirë AKROPOLI I madhërishëm,hijerëndë I vrarë nga mijëvjeçarët Por fron i denjë Për njerëzit e mëdhenj Filozofët,dijetarët E gjithë bota nga poli në pol Përkulet e menduar para tij Unë nga vendi i shqiponjave Them me plot gojë: -Sikur të ringrihej përsëri...... NGA PIREU PER NE VLORE M’u duk shumë e bukur Rruga me traget Nga Pireu për në Vlorë Më gëzuan zogjtë,lulet Befas më preku në sup Si flutur,një dorë.... Prekja e lehtë Në mendime më vuri Kthej kokën,ç’të shoh?! Sikur më shikonte ajo... E madhja artiste Melina Mërkuri SOKRATIT Sokratit të madh të Greqisë I flas unë,adashi i tij Nga kërthizë e Shqipërisë I dashur,i ngrohtë Eshtë zëri i tij dhe sot Sikur fryn zefir mbi botë Mesazhet e tij Të shprehura siç dinte ai Kanë ëmbëlsirë dhe tani Ai na flet përherë Le të hapen krahët e lirisë Siç hapen lulet në pranverë Në trup e shpirt e ndiej Po,vargojtë e tiranisë Do t’i flakim tej,tej,tej..... nacional DOSSIER 16/ E Diel, 19 shtator 2010 Deshmi për masakrat greke në Çamëri Masakra në çamëri në dritën e dokumenteve “Masakra në Çamëri”, i autorit Kastriot Dervishi, botim i shtëpisë botuese “55”, sjell dëshmi të të mbijetuarve dhe dokumente arkivore mbi masakrën çame në vitet 1944 -1945. Duke shfrytëzuar arkivat e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Arkivit Qendror të Shtetit, autori Kastriot Dervishi na jep një përmbledhje prej 235 faqesh, të atyre materialeve, që na e japin qartazi se çfarë ka ndodhur në Çamëri.” Ndonëse autori ofron informacion të përgjithshëm mbi krahinën e Çamërisë, pretendimet greke dhe fillimet e përndjekjeve në këtë krahinë, në faqet e këtij libri flitet kryesisht për ngjarjet e viteve 1944 - ’45. Ishin vitet kur kulmoi përndjekja ndaj popullsisë çame, me qindra vrasje dhe shpërnguljen me dhunë të popullsisë. Autori anashkalon çdo lloj komenti në lidhje me këto materiale, duke e lënë lexuesin të dalë vetë në përfundime. Për të futur lexuesin në një rrjedhë normale të leximit, libri hapet me disa informacione enciklopedike rreth Çamërisë, të marra nga Fondi nr.200 ( Instituti i Studimeve Shqiptare ) i Arkivit Qendror të Shtetit. Në të ofrohet një informacion mbi vendndodhjen gjeografike, etimologjinë e emrit Çamëri dhe ngjarjet më kryesore që lidhen me këtë krahinë, që nga islamizimi, sundimi nga Ali Pashë Tepelena, përfshirja në pretendimet e “Megalo Idesë”, mbetja jashtë kufirit shqiptar, etj. më tej vijojnë pjesë studimesh nga autorë të ndryshëm për Çamërinë, duke përfshirë këtu pjesë nga Enciklopedia e Sami Frashërit, apo mendime të Lord Bajronit. E më tej vijojnë dokumente nga arkivat shqiptare që dëshmojnë për masakrat në Çamëri, duke nisur me vrasjet e para në qytetin e Paramithisë në 27 qershor 1944, për të vijuar me Filatin në muajin gusht e për të vijuar me kalvarin e emigrimit drejt Shqipërisë, ku shumë të mbijetuar vdiqën gjatë rrugës nga uria, të ftohtët e sëmundjet. “Sot populli çam paraqet një numër prej afro 18 mijë vetë. Pra një e pesta humbi nga masakrimet dhe vdekjet që u ndoqën në emigrim”, - shkruhet në dokumentet e Ministrisë së Brendshme. Me t’u vendosur në Shqipëri, e cila e sapodalë nga Lufta Antifashiste po kalonte një periudhë të vështirë ekonomike, përfaqësues të popullsisë çame nisën njëra pas tjetrës memorandume e letra drejtuar organizmave të huaja, si Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleatë në Londër, Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Sekretarit të Shtetit në Uashington DC, etj, ku kërkojnë riatdhesimin sa më të shpejtë, shpërblimin për humbjet, gëzimin e të gjitha të drejtave demokratike, si dhe gjykimin dhe dënimin e të gjithë përgjegjësve të kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Por nuk mungojnë edhe raportet e pushtetit popullor shqiptar mbi gjendjen e popullsisë çame, që me gjithë fatkeqësinë e kësaj të fundit, nuk e shihnin dot jashtë ngjyrimeve politike. “Përsa i takon gjendjes politike mund të themi se ndër ta është bërë fare pak punë politike. Ata kanë kuptuar deri diku vijën e drejtë të Frontit tonë Popullor, por nuk janë në gjendje të rezistojnë para korrupsionit që mund të bien nga njëri çast në tjetrin. Koshienca revolucionare i mungon krejt. Janë shumë të shtypur. Tani në kohët e fundit klika e vjetër tradhtare ka lëshuar një shumicë parullash si p.sh: “Kur s’na mban dot Shqipëria le të na dërgojë në Turqi…” porsa i takon ngjarjeve të brendshme politike ata thonë, që çdo gjë është në interes të popullit, por neve nuk po shikojmë gjë. Simpatizojnë shumë Turqinë dhe e quajnë si një fuqi të madhe, ndërsa për bashkimin Sovjetik nuk kanë ndonjë simpati. Flasin mirë sidomos për amerikanët”. Kjo është një pjesë nga raportimet e kohës. Ndërsa në një procesverbal të mbledhjes së Byrosë Politike të PPSH-së në 25 mars të 1949 flitet për pastrimin e popullsisë çame nga ele- shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista. Komisioni: Ismail Halili, Dine Mani, Ferik Meço, Idriz Bajram, Mehlika Meti Delvinë më 27 shkurt 1947 menti reaksionar. Në fjalën e vet Mehmet Shehu thotë se nuk e kanë nën kontroll masën çame dhe se është e nevojshme dërgimi mes tyre i njerëzve të partisë. “Këtu kuptohet se sa larg është partia jonë nga këto masa. E rëndësishme është të veprohet me këta armiq të reaksionit, pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë partie, që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë. Këta të përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp”, - thotë Shehu. Më tej, gati gjysma e librit ofron dëshmi rrëqethëse të së mbijetuarve, që kanë parë me sytë e tyre t’u vriten të afërmit. Dëshmi për vrasje masive nëpër xhami, brenda shtëpive dhe përdhunime të grave dhe vajzave. Libri ofron statistika të së vrarëve, grabitjeve, dëmeve, si dhe lista e të gjithë fshatrave në krahinën çame, sipas përbërjes etnike. Më poshtë do të japim disa prej dëshmive të dokumentuara botuar në këtë libër: Dëshmi të të mbijetuarve Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të gjitha anët Spatarin. Të premten pas dreke në orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund. Në mëngjesin e ditës tjetër grumbulluan të gjithë popullin tek xhamia e fshatit, nga ana tjetër ushtarët filluan të grabisin e të çnderojnë gratë, vajzat e plakat. P.C 50 vjeçe mbasi e çnderuan dhe i morën paratë, i prenë flokët, veshët, e vranë në bahçen e saj, tek guri i Muçes. Në shtëpinë time qe familja e Sako Banushit nga Skopiana. Mbasi çnderuan gratë, i shpuan me thikë dhe në fund i vranë. Burrat që i kishin mbledhur në xhami, i shpunë në shtëpinë e Kocanit në Filat, ku i vranë në një gropë në fushën e Filatit… Dervish Sulo nga Spatari * * * Më 18 shtator 1944 ikëm nga Filati dhe vajtëm në katundin Spatar, atje erdhën ushtarë zervista dhe më morën burrin pas tre ditë bashkë me gra të tjera shkuam në Filat për të parë burrat të cilët ndodheshin në burg . Në këtë kohë na vënë edhe neve burg ku na lanë një natë. Tjetrën ditë na morën dhe na shpunë në ikotrofie dhe burrat na i vranë në fushë të Filatit. Midis të tjerëve ishte edhe burri i jem Barjam Azemi vjet 48 edhe kunati tim Lahe Halil Azem. Në burgun tonë të grave zervistat zgjidhnin gratë që u pëlqenin dhe i ç’nderonin. Për këtë vrasje dhe ç’nderime kaq ç’njerëzore kërkojmë nga ai komision që të shkojë në vend dhe të hetojë përsa sipër. Shabane Azemi - Delvinë më 26 shkurt 1947 * * * Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth këtyre ngjarjeve të tmerrshme. Fatime Prenjo - Delvinë më 26 shkurt 1947 * * * Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit 1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave, baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe vajzat tona pësuan ç’nderimet më ç’njerëzore, emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona nuk përshkruhen. Ne nuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të kombeve të bashkuara repartet tona partizane dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për * * * Unë Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944 kur hynë ushtarët e Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç, na burgosën në ikotrofio të Filatit ku nga uria vdiëq mëse 70 gra e çiliminj sepse racioni bukës që na jepesh ishte vetëm 50 gram në ditë. Këtu pashë me sytë e mi të torturoheshin pa mëshirë shumë gra nga zervistat dhe midis të tjerave gruan e Sherfi Sulejmanit 50 vjeçare e cila vdiq nga druri si dhe nanën e Hate Hallunit nga Filati. Mua më rrahën personalisht me kamxhik. E shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën 12 vjeç dhe këtu i vdiqën 6 fëmijë një e quajtur Merushe nga Dovani u burgos me 3 çiliminj dhe doli vetëm. 50 ditë na mbajtën në ikotrofio dhe pastaj na përcollën për në Koske pasi na morën të gjitha plaçkat që kishim me vete. Në Koskë, ushtarë të Zerves ç’nderuan 10 gra, nuse dhe vajza nga konaku ku isha vetë. Nga këto e shoqja e Xhelo Galbaqit së bashku me mbesën dhe të reja të tjera nga Varfanji e Lopësi. Kërkoj që komisioni të shkojë në krahinat e Çamërisë dhe të hetojë rreth sa thash më sipër. Melika Met Sali -Sarandë më 27 shkurt 1947 * * * Unë Idriz Bajrami nga Karbunari Çamërisë vërtetoj se në shtator të 1944 trupat e Zervës të komanduara nga kolonel Kamara dhe nënkolonel Kranja hynë në fshatin tonë dhe vranë nanën time Luftie Bajrami vjeç 60 me 5 gra të tjera Mehani Isufi së bashku me nusen e djalit Saja (Gjylsim Vehipin) Kadrije Hamdinë dhe nanën e Simo Dodit nga Paramithia. Me këtë rast ushtarët zervista vranë 39 persona në fshatin tonë gra pleq dhe fëmijë, ndër të cilët Osman Pasha, Neime Rexhepi, Kadrie Metushi me 3 vajzat dhe të vjehrrën Mine Jahja, Zeqir Duli, Hajrije Xhemo dhe të bijën Mate, Fatime Xhaferin me dy të bijat, Dul Mellija, Shaqire Abedini, Sherif Feimi, Ramadan Jasini, Haxhi Aliago, Isa Omer, Hamide Husnija, Hajredin Mane, Haneme Tahire, Hasije Alush, Zubo Shpata e të tjerë të ndjekur nga trupat e Zervës dhe që strehoheshin në Karbunarë. Janë vrarë 6 veta në Kardhiq: Xhafer Lushi së bashku me gruan dhe me djalin Tafil Isai, Hadër Bazi dhe Lako Kasemi. Për këto krime të shëmtuara të kryera ndër fshatare të pafajshëm kërkoj që komisioni të shkojë në vende të Çamërisë për të hetuar të vërtetën mbi barbarizmat e pa mëshirshme të kësaj ushtrie. Idriz Bajrami - Sarandë më 27 shkurt 1947 17/ E Diel, INFO 19 shtator 2010 Presidenti Topi, dekoron me Urdhrin “Nderi i Kombit”, shkrimtarin Mitrush Kuteli Mitrush Kuteli “Nderi i Kombit” Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”, Dhimitër Paskon (pas vdekjes), i cili me pseudonimin Mitrush Kuteli u bë një ndër letrarët më të dashur për lexuesin shqiptar anembanë botës. Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar me këtë rast në Presidencë, ishin të pranishëm ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, shkrimtarë, përkthyes, studiues e akademikë të njohur në fushën e letërsisë shqipe, familjarë, miq e të afërm, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Topi ia dorëzoi urdhrin e lartë Pandeli Paskos, djalit të shkrimtarit të madh. Me anë të Urdhrit “Nderi i Kombit”, Pres- identi Topi shprehu vlerësimin dhe nderimin më të lartë të shtetit shqiptar për “personalitetin e shquar në lëvrimin e artit poetik dhe modernitetin e prozës shqipe, mjeshtrin e përkthimit të kryeveprave të letërsisë botërore në gjuhën shqipe, kritikun me stil dhe këndvështrim origjinal në trajtimin e shumë dukurive letrare”,Në emër të familjarëve dhe të afërmve të Dhimitër Paskos, të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti djali i tij, Pasko, i cili ndër të tjera shprehu mirënjohjen e thellë për këtë nderim të lartë që “i dha fund odisesë së dekorimit të Kutelit, çfarë është dëshiruar shumë nga populli dhe sidomos nga intelektualët e Pogradecit, të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”. Proza e Enrieta Sinës (II) Lirizmi është tipar themelor i prozës së saj,një lirizëm i ngrohtë,transparent,që frymon përmes dramave njerëzore të cilat mbillen aty këtu nga sjelljet e çuditshme të njerëzve. Nga Qazim D. Shehu Proza e Sinës duke kapur situate morale nuk i vendos personazhet në një skemë të caktuar,përkundrazi ata ose ndihen të vetëmjaftueshëm, ose tentojnë të thyejne këto kuadrate, apo skema morale,duke u ndeshur me sfida të fatit apo të njerëzve pa moral.Realiteti isotëm shqiptar është në kërkim të vëtvetes,herë herë mbushet me konvulsione të idhta,,sepse humanizmi,drejtësia janë në një bankoprovë ekzistenciale.Në tregimin Gruaja me faqe të prerë, jepet një feksje delirante e këtij realiteti,ku një gruaje në spital nuk i paguhen ilaçet,atëhere gjendet dikush që e ndihmon.Me një stil të rrjedhshëm e me pak faqe autorja ka ditur të japë përmes ballafaqimit artistik evidentimin e humanizmit në shoqërinë tonë, edhe kur mendohet se ai është zhdukur.Këto dukuri zbulohen në mjaft tregime si Burri me biçikletë,Gjelbërim i Vijon nga faqja 14 J.Përpali: Veç fëmijerisë, në vendlindje kam kaluar edhe tre vite pas mbarimit të Fakultetit, por ajo qe një periudhë gati dëshpërimi, sepse isha në moshën që ndieja tashmë rrënimin e jetës, por kjo është një periudhë e shkuar. Fëmijeria ishte tjetër gjë, njihnim vetëm atë botë dhe legjendat dhe mbi çdo frymzim mbeten rrënjët, prej aty nis lënda që të endet nëper trup dhe në shpirt, aty krijohen ndjesitë e para. Dhe fakti që treva ime ishte një pllajë gjigande midis malesh dhe pyjesh ku rridhnin ujëra të shumtë dhe ne fëmijët nuk kishim kufizime të bridhnim gjithandej, pa drojen e kurrfarë pushteti, për faktin se edhe familjet tona nuk kishin lidhje me administratën e kohës, ndaj edhe nga prindërit nuk kisha kurrfarë ndikimi që të ndjenim asnjë lloj ngrirje, ishte një fat i madh. Pra u rritëm edhe më të lirë, pavarsisht nga ngrirja e kohës, që nuk takohej askund në shpirtin dhe psiqikën tonë të mbushur me frymë tjetër. Nacional: Para nëntëdhjetës, a keni patur vështërsi për të botuar? Për librin”Trëndafila të ftohtë” thyer,etj.Përvijimi artistik i realitetit përmes dramave të vockla,përmes një subjektiviteti që objektivizohet pa shkak ose jo,vihet në tabela jetësore të mbushura me tradhti, makutëri, neglizhencë,moskuptim, delirantizëm, kokëfortësi ,etj.Autorja nuk operon me gjuhën e trashjes së groteskut,ajo përdor kontrastin dhe ballafaqimin,duke i implikuar ndjesitë e personazheve përmes situatave domethënëse.Në këtë rrjedhë proza e saj operon me mjete të thjeshta,ku linja rrëfimore ecën drejt në një frymë lirike..Lirizmi është tipar themelor i prozës së saj,një lirizëm i ngrohtë,transparent,që frymon përmes dramave njerëzore të cilat mbillen aty këtu nga sjelljet e çuditshme të njerëzve. Personazhet vijnë nga ambiente të ndryshme, brenda e jashtë Shqipërisë.Ata nuk vihen në prova ekzistenciale,sepse edhe dramat që mbartin nuk janë të natyrës të tilla,por ata gjatë rrugës zbulojnë sjelljen e njëri-tjetrit e për këtë arsye nuk kanë mundësi të modifikohen,por mbajnë qëndrim të natyrës etike,morale,ideore.Në këtë mënyrë zhvillimet e tyre nuk ecin në kthesa të papriturash të mëdha,që devijohen në konflikte të thella,por janë kthesa të lehta,ballafaquese.Në shumë tregime jepet portreti I femrësnënë,vajzë,grua,në ballafaqim me bashkëshortin, të fejuarin, etj. Edhe pse femra trajtohet në mjedise familjare,shoqërore,në kohën e sotme ose në ndonjë retrospective jo të largët,autorja ka ditur të japë me detaje të thjeshta botën e saj shpirtërore,që përshkohet nga përkujdesja, ngrohtësia,dhimbsuria,,brishtësia,kthjelltësia mendore.Zakonisht nëpër tregime apo romane femra “masakrohet” duke iu përcaktuar një fat i thyeshëm ,duke i mbajtur këto tipare autorja i jep femrës vitalitet,çka e bën atë të gjendet shpesh në ballë të furtunave morale.Poetika e tregimeve sjell një joshje leximi duke mos synuar metafizikën e shpirtit njerëzor po konkretësinë e saj e në këtë kuptim pa rënë në një realizëm të ashpër arrin të krijojë një frymë besimi në bukurinë dhe universalen e shpirtit njerëzor.Në fund a nuk është kjo përditshmëria njerëzore në kohën e sotme kur individi kërkon tu largohet nacional kokëçarjeve me dilem a për për të shikuar jetën e vet brenda një indiferentizmi modern? Lineariteti i rrëfimit ndërtohet me një thyerje të lehtë, ndërsa toni rrëfimtar herë i ngjet poezisë,tregimi Harromë vetëm harromë,herë bëhet i shtruar me reflekse malli e brenge,tregimi Nëna ime,bëhet gjykues në tregiminTë jetosh ndryshe,,lirik intim;Belbëzime në shtrat,,etj.Ky ton rrëfimtar rrjedh natyrshëm në varësi të temave dhe subjekteve, nuk është i njëtrajtshëm , i sforcuar ,çka tregon se autorja zotëron një përvoje jot ë pakët në lëvrimin e prozës pa synuar ta elaborojë prozën në skema dhe ide të sforcuara, po t a shkrifëtojë atë përmes përjetimeve të thithura nga afria me realitetin.Suksesi i një narratori mbetet kur shkruan mbi temat e veta,pa rënë pre e modeleve dhe e arketipave letrarë.Origjinaliteti në kapjen e temës,mbajtja e rrjedhës së subjektit, ndërtimin e personazhit,aftësia për të ruajtur masën rrëfimore , është padyshim shenjë talenti për kete autore.Densiteti i rrëfimit sjell këshërinë e leximit ,po kështu qërimi i fabulës nga ngjashmëritë,vjen nga përjetimi i atyre çka thuhet. Proza e saj duke qenë pranë botës së njeriut si tentativë për afirmim, bëhet bartëse e mesazheve të shumta,që trokasin pa bujë e zhurmë,transmetuar thjesht,përmes një analitike psikomotorike të shpirtit njerëzor.Edhe pse nganjëherë personazhet bien në pozicione të një banliteti gri,ku intoksikimi shkallëzohet në varësi të rrethanave dhe sfidave që sjell përpara jeta dhe fati, individi e gjen shpëtimin estetik në bukurinë që ka jeta, në pafundësinë e zgjedhjeve që ajo jep.Duke i kompozuar subjektet thjesht,si një rrëfim pa distancë kohore,sikur gjithçka ka ndodhur dje ose po ndodh sot,autorja arrin të kumtojë me vërtetësi,natyrshmëri, çka tregon se stërvitja e dorës përmes një pune të vazhdueshme është jetike për një shkrimtar.Me librin me tregime”Trëndafila të ftohtë”Enrieta Sina shënon një ngjitje estetike në krijimtarinë e saj,po njëkohësisht bën një vend të dallueshëm në listën e shkrimtareve femra, gjithnjë duke u profilizuar me emrin e vet. J.Përpali: Fakti që kur desha të botoja në gazeten “Drita” aty gjeta të ndjerin Teodor Keko dhe pas tij erdhi Rudolf Marku më hapën rrugën e botimit të tre cikleve, por edhe ato nuk i botuan lehtë, pasi nuk i kishin duart e lira.Kujtoj një përpjekje të Skënder Buçpapajt, pasi ishte afirmuar si poet i talentuar për të ndikuar të botoja edhe te “Zëri i rinisë”. Dhe i tha S. D, si redaktor i letërsisë te kjo gazetë, të cilit i dërgova një cikël, por edhe pse i pëlqyen dhe më premtoi, ato nuk dolën në shtyp. Një dite e takoj dhe e pyes dhe mbaj mend që m’u pergjigj: “I kam dërguar në kolegjium, por nuk e di përse nuk janë botuar”. Më shoqëroi për tek sekretari i kolegjiumit dhe e pyeti për ciklin tim; ai nxorri nga një sirtar poezitë e shtypura dhe i vuri përpara. “Dëgjo, - më tha, - këto janë shkruar me mjeshtri dhe frymëzim, por u mungon tematika e kohës. Në ato moment, pas një debate, i thashë se këtu nuk do të sillja kurrë më poezi. Por, megjithë largësinë nga ajo kohë, prezentimi i krijuesve edhe sot vjen permes klaneve dhe miqësive. Dhe mendoj: Pse vallë kaq droje për t’i lënë burimet të rrjedhin dhe përpiqen për t’i shmangur, sikur nuk i vënë re dhe nuk e mendojnë se burimet e vërtetë e gjejne patjetër lumin. Më tepër gjen shkrime vlerësuese që nuk thonë asgjë qe përputhet me vlerat e librit për të cilin flitet dhe lexuesi e ka të vështirë të qartësohet për të shijuar vlerat. Nacional: Si gjykoni për rrethanat e jetës së poetit, çfarë ndikimi kanë në ecurinë e tij krijuese? J.Përpali: Së pari poeti jeton në një shoqëri ku ka detyrimet e tij si çdo qytetar, në çdo kohë, ndërkohë ka edhe një ngarkesë më “teper’, që i duhet ta bart si një rrasë të rëndë guri, e cila i qëndron mbi krye e për te tjeret nuk duket, por atij i peshon pashmangshëm. Dhe nuk ka kujt t’i kërkojë ndihmë perveç vetes. Përpiqet ta zbresë dhe të ulet e të pushojë mbi rrafshin e saj dhe herë e zbret e çlodhet mbi të e herë e bart. Është si pishat që rriten në faqet e larta të maleve, që i ngulin rrënjët fort në të çarat e shkëmbinjve për të perballuar stuhitë e shirave dhe dëborerat e rënda. Por edhe midis këtyre drurëve të fuqishëm, ndonjërin e godet rrufeja pabesisht dhe ndodh ta ndez flakë deri në rrënjë. Fati është më i fortë se talenti, qofte edhe gjenial. Poetit nuk i premton koha të jetë shumë i kujdesshëm në jetë dhe kjo ndodh t’i kthehet në ortek e t’ia thyejë krahët.Apo t’ia këput nga trungu… Intervistoi: Dukagjin Hata nacional DOOSIER Romani “Novruzi” i Mehdi bej Frashërit, pikëpyetjet e një injorimi ideologjik 18/ E Diel, 19 shtator 2010 Nevoja e rishkrimit të historisë së letërsisë (II) “Në roman trupëzohen edhe linja të tjera, shtresime të reja ideore e përmbajtësore, që e begatojnë dhe e ngrisin më lart artistikisht. Autori i rritur dhe i edukuar në një familje të njohur intelektuale e mbi të gjitha kombëtare, nuk ka mundur assesi t’u shmangët detyrave atdhetare dhe drojës nga kafshimi i fqinjve përreth, veçmas Greqisë, ku që atëherë paraqitej armike e përbetuar e shqiptarëve, prandaj do të shkruajë.” Dr. Xhavit Aliçkaj Ky roman ka dy shtylla kryesore ideore e përmbajtësore: dashurinë ndaj Atdheut dhe luftimin apo akuzën ndaj zakoneve tona të egra, siç është gjakmarrja, ndërsa rreth atyre si një linjë romantike e shumë tërheqëse është dashuria, tri të dashurat e Nevruzit. Ka edhe pjesë të tjera me interes që e begatojnë përmbajtjen : si përshkrimi i dokeve e i zakoneve, si të dhëna etnografike, prekja në plagën e kurbetit, zënkat e inatet etj. Romani, edhe pse i ndarë në kaptina me emërtime të veçanta, në aspektin përmbajtësor ruan unitetin e ngjarjes, sado që heroin kryesor e end bukur shumë nëpër botë: Shqipëri, Selanik, Stamboll, Rusi, Rodos dhe prapë e kthen të vdesë në Atdhe, pa e lejuar zakoni i kohës që t’i japë rrjedhë tjetër. Duke u përqëndruar shumë në Nevruzin, nuk arrin t’i karakterizojë personazhet e tjera në shkallë tipizimi. Por në përshkrimin e tipareve të Nevruzit mpleks karakterin tipik të shqiptarit kombëtar dhe moral. Në emër të çështjes kombëtare, të emancipimit kombëtar dhe kulturor, heroi i veprës lë anash çdo rast dashurie, martese me vajza të pasura jashtë atdheut, sepse shpirtërisht dhe emocionalisht ishte i lidhur me truallin e të parëve, me Shqipërinë. Kur e lexojmë këtë vepër dhe përshkrimet e bukura për atdheun, ku vihen në pah vetëm anët e mira që të bëjnë për vete, të përshkruara me tone lirike, të bëhet se po i lexon vargjet e Naim Frashërit nga “Bagëti e Bujqësija”: “ Shqipëria plakë gjithënjë e re si një nuse e bukur është, atë e kanë uruar Perënditë, është në projtjen e jetësishme të Dodonës e të Baba Tomorit, ajo sa bij i ka dhënë historisë së botës, veç mjerë trathtarët që i dalin të pa besë kësaj zonje. Helm i huaj i deh, prandaj trathëtojnë, se s’dinë se ç’bëjnë”. (f.166). Nëpërmjet Nevruzit autori shpreh idealin e vet kombëtar, dashurinë, por edhe brengën për fatin e Shqipërisë; në rrjedhë të ngjarjes rrokën pjesë të ndieshme e thelbore, të cilat fërkohen, madje shumë ashpër për trojet tona, për ekzis- tencën e popullit tonë. Nëpër rrugëtimet e tij jashtë atdheut do të mësojë për kurtha e pabesi që i janë bërë këtij populli, në mos më herët, së paku nga Traktati i Shën Stefanit e këndej, ku Bullgaria, Serbia e Mali i Zi, siç thotë autori, “ madhëroheshin me dëm të Shqipërisë”. Më tutje do të shkruajë: “Traktati i Shënjt Stefanit u prish me ndihmën e Inglizit po kjo nuk e ndaloi kongresin e Berlinit më 1878 t’i japë Malit Zi, Gusinjën dhe Plavën, Trepshinë dhe Kuçinë; Greqisë Janinën gjer në Kallama. Këto vendime e pikëlluan Ajazë, se merreshin vënde të Shqipërisë e i ipeshin armiqëve pa besë, pa mëshirë e pa drejtësi”. (f.160). Duke ndjekur fatin e atdheut në rrjedhat politike ndërkombëtare dhe mospërfilljen e tyre ndaj Shqipërisë e shqiptarëve porosit: “Shqiptarët të hapin sytë, Kuvent’i Berlinit, pjesërisht ( Partiellement) po e ndan Shqipërinë, po s’u bashkuam për të qëndruar kundra Malit Zi dhe Greqisë, disa copa të Shqipërisë do të shkojnë; o t’u rimë kundrë me armë në dorë, mundt që t’i shpëtojmë”.(f.163). I brengosur për rrezikimin e njëmendtë të trojeve shqiptare, Ajazi vendos të kthehet në atdhe pas trembëdhjetë vjetësh rrugëtimesh, luftërash për të huajt, ngritjesh e zbritjesh, dhe vinte i ngritur, i shkolluar, me gradë koloneli, për ta bashkuar tërë popullin aq të ndarë, toskë e gegë, myslimanë e të krishterë për të mbrojtur “copat e mëmëdheut, nga dor’e armiqvet”. Duke ndjekur fatin e Ajazit na ballafaqon me fatin e mjerë të shumë shqiptarëve, që sikurse sot, edhe atëherë e shumë më herët ishin të shkapërderdhur botës së gjerë si të varfër e të injoruar, të ndjekur e të përbuzur, për ta mbajtur shpirtin gjallë dhe për t’i bërë një krah ndihme famijles së vetmuar e të largët. Në mesin e tyre kishte mjaft që kishin ikur nga zënkat dhe vrasjet me njëri-tjetrin, që edhe sot, sado që e quajmë veten të përparuar e të ngritur, nuk po mund heqim dorë syresh. Që në Selanik takon shqiptarë moshash të ndryshme nga 17-50 -vjeçare të radhitur si ushtar mercenarë, që vriteshin dhe luftonin për interesa të huaja, ose të pranonin çdo punë që u afrohej, e që më parë, me hir e pahir, të mësonin gjuhë të huaja “ Na shqiptarët kemi edhe brengë tjetër, që jemi të shtërnguar të mësojmë në gjuhë të huaja...”(f.89).Në përshkrimin fizik të Ajazit, atë e paraqet shumë të bukur, shtatlart, gjakëmbël e gojëmbël, pra racën e bukur shqiptare, që kjo bukuri do t’i sjellë peripeci të këndshme e të pakëndshme. Megjithëkëtë, sado që të takohet me vajza shumë të bukura, me gjithë dashuritë e simpatitë e ndërsjella, autori e bën heroin ta ruajë moralin kombëtar dhe dashurinë e sinqertë ndaj atdheut dhe bukurosheve shqiptare. Në takimin romantik në anijen e bukur “ ku ...fryente një erëz’ e hollë, i merte fijet e flokve t’Adelinës ja shpinte në faqe Ajazit”, sado ajo bijë e një tregtari të pasur që mund të bënte të lumtur për gjithë jetën, nuk ia then mendjen: “O, vashë! nuk e di ti, se zëmëra është e ruajtur për një bukuri të maleve të Shqipërisë; atje ku rinë Perënditë, atje ku është nderi dhe sedra, e zëmëra ime sa të jem jashtë do të jetë e mbyllur”. (f.101). Po këto ndjenja do t’i ruajë e frenojë para vajzës tjetër shumë të bukur, të jashtëzakonshme, për çka e kishte grabitur vetë mbreti, para Lejlasë, për të cilën e rrezikon jetën për ta shpëtuar, e me të cilën ka mundur të largohet dhe të çojë jetë të lumtur në pasurinë e saj. Me të përcjellur në anije, ku i ndërrojnë kujtimet, ky asaj dy fotografi e ajo një tufë flokësh, ia thotë edhe këto fjalë: “ Të dy bashkë në Shqipëri s’ vemi dot, se dor’e Sulltanit dhe atje na harin, unë në Kafkasje s’vij dot, trupi im, shpirti im është i Shqipëris, s’është imi”|. (f.130). Ose : “Ç’të bëj Zonjushë ! të mos ishte atdheu m’i math, m’i lartë na dashuria dot’e quaja vehten fatbardhë tuke bashkuar shortet t’ona të dy...”(f.134). Kështu autori e përforcon tabanin kombëtar te romani me lidhje shpirtërore e fizike të heroit me të, qoftë edhe me shënjë jetë “...trupi ynë, është një copë prej këtij atdheu: dhe në vdekshim për të s’bëjmë gjë të tepërt”. Prandaj, nga përmbajtja nuk kemi si të mos e pranojmë këtë si roman patriotik. Edhe fjalët e fundit të Zehrasë së bukur, e cila e deshi me zemër e shumë sinqertë Ajazin, siç e deshi edhe ky,e që fati nuk i lejoi të bashkohen,lënë në letrën si testament janë: “ ... do të bëhem theror i dashurisë, se pa dashuri s’ka Shqipëri, pa Shqipëri të lirë e të qetë, tamam Shqipëri, nuk mund të ketë dashuri e jetë të lumtur, siç pa një dashuri të vërtetë e të sinqertë ndaj saj, nuk mund të bëhet e tillë çfarë e duam ne. Në roman trupëzohen edhe linja të tjera, shtresime të reja ideore e përmbajtësore, që e begatojnë dhe e ngrisin më lart artistikisht. Autori i rritur dhe i edukuar në një familje të njohur intelektuale e mbi të gjitha kombëtare, nuk ka mundur assesi t’u shmangët detyrave atdhetare dhe drojës nga kafshimi i fqinjve përreth, veçmas Greqisë, ku që atëherë paraqitej armike e përbetuar e shqiptarëve, prandaj do të shkruajë: “ ... ajo është armiku i kombësisë s’onë, erdhi Greku, shkoi nderi, shkoi gjuha, shkuan zakonet fisnike të Shqipërisë”. (f.192). Krahas armikut të jashtëm, Shqipërinë e rrezikonin ngatërresat e pandërprera të shqiptarëve ndërmjet vete, që përfundonin me pasoja të mëdha. Kjo do të jetë shtylla e dytë në të cilën mbështetet përmbajtja dhe qëllimi i të shkruarit të saj. Që në fillim i hetojmë shenjat e para të zënkave e të cmirave te shqiptarët, të cilat do ta përmbyllin veprën me përfundim tragjik e që lexuesi do të ndahet shumë i nevrikosur. Këto e mundojnë autorin, këndej me gojën e personazheve i paralajmëron dhe i dënon. Me të përcjellë të Nevruzit për në dasmë e ëma e këshillon të ketë kujdes: ,,Biri im Shqipërinë, nakari dhe zihjet e gjaku e kanë prishur gjithmonë; në dasmë ka dish farë soj njerës...”(f.35) Ose edhe Muçja, qehajaj besnik i tij, i porosit Rapon e Fejzon të kenë kujdes për Nevruzin se “Shqipëria plakë zihjet në thua i ka” (f.36). Fatkeqësisht, në këtë pikëpamje pak ka ndryshuar jeta jonë e brendshme dhe mbetet edhe më tutje aktual mendimi i autorit se nakari, cmira, gjaku dhe armiqësitë e prishën nderin tonë. Në gjirin e këtyre veseve e dobësive tona në vepër hetohet edhe tradhtia që nuk ka munguar në momentet më të ndjeshme. Janë raste të rralla kur i kemi tradhtuar të huajt e bukur të shpeshta njëri-tjetrin. Mu në oborrin mbretëror ku i prin fati Ajazit të punojë e ku ishin edhe dy shqiptarë, për shpëtimin që i bën Lejlasë, një vajze të njomë e të ndershme të futur si qengjin në lukuninë e ujqërve, njëri prej këtyre shqiptarëve për pak të holla e tradhton! 19/ E Diel, DOSSIER nacional Opoja e Prizrenit, mbrojtja e kufijve të Shqipërisë nga pushtimi Serb më 1913 19 shtator 2010 Ekzekutimi martirëve të Plavës “Aneksimi i tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër, me shtypje dhe terror ndaj shqiptarëve. Me masa të ndryshme të represionit, organet ushtarake serbe, shqiptarëve të kësaj ane ua mbyllën rrugët e tregjeve, sikurse në qytetin e Prizrenit, Tetovës, Dibrës, duke krijuar një situatë kërcënuese të mijërave jetëve nga uria.” Nga Gani Tërshnjaku* Avdurrahmon Piraj (imam i fshatit), Kurt Syla, Mehmet Velia, Batjar Piraj, Tahir Piraj. Megjithëse se këta në shenjë kompromisi e armëpushimi kishin ngritur lartë një peshqir të bardhë (leckë e bardhë) si flamur paqeje, serbet nuk e respektuan këtë sinjal kompromisi. Ata hapën zjarr. Tahir Piraj e kishte djalin Dërvishaliun që ishte kryengritës “komit” dhe pjesëmarrës në kryengritjen shqiptare në “Qafën e Llopshnikut”. Tahir Piraj u rikthye menjëherë mbrapsht, para se serbët të hapnin zjarr, ngase kishte drojën se djali i tij ishte kryengritës dhe serbët mund ta dinin këtë. Në ato momente derisa ushtarët serb hapnin zjarr, aty kishin rënë dy viktimat e para: Kurt Syla dhe Batjar Piraj. Avdurrahmon Piraj (imami i fshatit) plagoset dhe duke u zvarritur që të pijë ujë të arat e Hulajve (mbi Mullirin e Merxhon Cenajt) qëllohet sërish nga plumbat e serbëve dhe vritet. Po aty vitet edhe Mehmet Velija.4 Foto: Qafa e Llopushnikit aty ku u zhvillua beteja shqiptaro - serbe 1913 Ngjarjet lokale të ndritura por dhe vuajtjet, sulmet e shkatërrimet nga pushtuesit e huaj janë vulë historike ndër shekuj e fshatit Plavë të Opojës. Shikuar në retrospektivë Plava dhe Opoja si trevë simbolizon vet jetën shqiptare: me lindje, ngritje, rënie nga pasojat e luftërave 1912, 1913 e deri më 1999 ku ushtria serbe në vazhdimësi ka vrarë shqiptarë të kësaj ane, sikurse në gjithë Kosovën e më gjerë. Më 1913 serbët ekzekutuan 46 martirë të Plavës së bashku me 6 të tjerë nga Breznja. Bazuar nga dëshmitë gojore, ky ishte viti më fatligë në historinë e Plavës dhe Opojës. Më 22 mars 1913 konferenca e ambasadorëve në Londër padrejtësisht vendosi që Rrafshi Dukagjinit, Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë t’iu bashkëngjiten Serbisë dhe Malit të Zi. Jashtë Shqipërisë mbeti edhe Prizreni, Opoja, po ashtu dhe fshati Plavë që kufizohet me kufirin shqiptaro-shqiptar, përkatësisht me Pobregun (Kukës). Aneksimi i tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër, me shtypje dhe terror ndaj shqiptarëve. Me masa të ndryshme të represionit, organet ushtarake serbe, shqiptarëve të kësaj ane ua mbyllën rrugët e tregjeve, sikurse në qytetin e Prizrenit, Tetovës, Dibrës, duke krijuar një situatë kërcënuese të mijërave jetëve nga uria. Beteja e “Qafës së LLopushnikut” (Opojë) me “Serbinë e Parë” Në gusht të vitit 1913 kryengritësit Qazim Lika, Kadri Shahini, etj, merreshin me organizimin e kryengritjes për të sfiduar ushtrinë serbe (që në popull njihet si “Serbia e Parë”). Kjo lëvizje e armatosur shqiptare kishte karakter spontan, dhe në muajin shtator mori përmasa të gjëra sidomos në Dibër, zonë me të cilën Opoja kishte marrëdhënie intensive tregtie, miqësore, etj. Kryengritja, për pak ditë u përhap në Rrafshin e Dukagjinit. Forcat shqiptare sulmuan Gjakovën dhe Prizrenin. Në këtë kryengritje u rekrutuan dhe fshatarët nga Opoja, sikurse nga Plava, Breznja, dhe fshatrat e tjerë, nga krahina e Lumës. Në krye të kryengritësve ishte Qazim Lika (hero kombëtar) dhe Kadri Shahini (hero kombëtar), varri i të cilit gjendet edhe sot në Bjeshkën e Buçes, i rregul- luar me një gurë të gdhendur dhe me mbishkrim në alfabetin turk1. Beteja e këtyre kryengritësve me forcat serbe u zhvillua të “Qafa e Llopushnikut”, në territorin e Plavës. Kryengritësit kishin rezistuar dhe në fund ishin tërhequr. Në këto luftime, forcat serbe në fushë betejë lanë të vrarë. Fshatarët e Plavës të organizuar natën në fshehtësi kishin kryer pastrimin e terrenit nga kufomat e ushtarëve serbë, që të mos zbuloheshin nga forcat serbe që ishin në një distancë jo shumë të largët. Fshatarët e kishin bërë pastrimin e zonës, ngase kishin menduar se ushtria serbe të mos rikthehej në territorin e Plavës, e të mos i shihte kufomat e ushtarëve serb. Ndërsa, serbët kishin të dhëna, se mungonin ushtarët e tyre dhe e dinin se në fshat kishte kryengritës shqiptarë. Kur serbët kishin depërtuar nga bjeshka “Shtava” e fshatit Blaq dhe nga bjeshka e “Stronës” së fshatit Buçe kishin pushtuar fshatrat e Opojës dhe Gorës, dhe ato lëviznin në këtë zonë2. Sipas dëshmive gojore, mitralozat serb dëgjoheshin tek shtinin mbi kryengritësit shqiptarë nga ana e “Shtavës” së Blaqit dhe nga ana e “Stronës” së Buqës. Në një rast tre kryengritësit e armatosur nga Plava: Dervishali Piraj, Islam Lepraj dhe Abaz Lepraj, nga vendi i quajtur “Loma e Spahisë” kishin shtirë me pushkë në kryeushtarakun serb “Naqellnik” Bogdanin, i cili ishte komandant dhe udhëheqës i administratës ushtarake serbe që ishte vendosur në fshatin Vraniç të Gorës. Kjo kishte ndodhur të vendi i quajtur “Larëza”, në drejtim të fushës së “Dubravës”, derisa “Naqellniku” ishte duke shkuar me kalë nga Dragashi në drejtim të fshatit Buçe, të cilin plumbat e qëlluan vetëm në “shinjall” (mantel – uniformë ushtarake)3. Në këtë sulm “Naqellniku” shpëtoi pa plagë. Por i mllefosur dhe i frustruar shumë nga ky guxim i fshatarëve kryengritës, ai dha urdhër ushtarak për t’i arrestuar një numër burra të fshatit. Dhe për këtë shkak, një grup fshatarësh nga Plava duke e ditur se kjo ushtri do të sulmonte fshatin, u përpoqën që të bëjnë një marrëveshje nga distanca me ushtrinë serbe. Fshatarët u nisen drejtë vendit “Të Rrihna” e fshatit Renc, ku ushtria serbe ishte e stacionuar në istikame. Serbët menjëherë hapën zjarr nga të gjitha armët në drejtim të grupit të fshatarëve që përbëhej nga: Burrat e Plavës u kapën rob të “Kroi i Kisës” (Koretnik) Në anën tjetër burrat kryengritës të Plavës të organizuar kishin vendosur që në fshehtësi ta braktisnin fshatin dhe të largoheshin në mal mbi Plavë.5 Nuk ishin edhe aq të armatosur. Gjatë rrugës për në Malin e Koretnikut, patrulla ushtarake serbe e armatosur, duke patrulluar në terren, në vendin e quajtur “Kroi i Kisës”, të Lugina e Bjeshkës së Rapçës (Koretnik), i zbulon se aty ishin burrat e organizuar dhe të arratisur të Plavës6. Të cilët burra nën kërcënimin e armëve serbe u kapën rob. Ishin 46 burra nga Plava dhe ë të tjerë nga fshati Brezne.7 Të gjithëve ju vendosen pranga në duar dhe këmbë. Ashtu të lidhur dhe të robëruar, gjatë rrugëtimit për në fshatin Pobreg (Shqipëri), Deston S. Tërshnjaku, u thotë burrave të Plavës që t’i kundërvihen patrullës ushtarake serbe, në mënyrë metaforike, me fjalët:”Hajde ta korrim tërshanën” (hajt të kacafytemi dhe t’i mbysim këta ushtarët serbë”). Por burrat duke shpresuar se do të lirohen, nuk e dëgjuan Deston Tërshnjakun. Ndër këta burra ishin dhe tre fëmijë të moshës 10-12 vjeç: Sallah Cenaj, Osman Tërshnjaku dhe Xhemshit Tërshnjaku. Duke rrugëtuar të robëruar, një oficer serbë urdhëron që të lirohen këta fëmijë, të cilët prano- hen në familjen Ramadan Selmanit në Pobreg. (Kjo familje kishte bashkëpunuar me ushtrinë serbe në atë kohë). Pas një jave Ramadan Selmani, e porosit qiraxhiun nga fshati Kërstec i Gorës, z. Bilbilin e Kërstecit, që këta fëmijë t’i dërgojë në Plavë. Fëmijët e kalojnë një natë të Bilbili në Kërstec dhe të nesërmen dërgohen në shtëpitë e tyre në Plavë). Burrat e Plavës të lidhur e të zënë rob, nën tytat e armëve dhe nën mbikëqyrjen e ushtrisë serbe dërgohen nga Pobregu për në fshatin Zhur, e prej andej për në Prizren. Rrugës për në Prizren ja del të ikë Abaz Lepraj (një kryengritës që qëlloi me armë kryeushtarakun “Naqellnik Bogdanin”) edhe pse ishte i plagosur. Në përpjekje e sipër për të ikur në lumin Bistrica në Prizren vritet edhe Nesim Bojaxhiu. Kur këta burra të robëruar arrijnë në Prizren “Naqellnik” Bogdani urdhëron që ata të dërgohen në fshatin Vraniç të Gorës, ku ishte e vendosur qendra e organeve administrative serbe për Opojë dhe Gorë. Fshatarët duarlidhur nën tytat e armëve dhe nën kontrollin e serbëve vazhdojnë rrugën për në Vraniç8. Ekzekutimi martirëve të Plavës Atë ditë fshati Plavë kishte mbledhur të gjithë pasurinë e florinjtë. Kishin grumbulluar ë0 lira të kuqe floriri për të paguar ushtarët serb dhe kështu për t’i liruar burrat që ishin pengje të robëruara. Kryeplaku (myftari) i fshatit Kasom Bojaxhiu së bashku me katër kryepleq (azap) të lagjeve, lirat e floririt i dërgojnë në Vraniç për t’ia dhënë “Naqellnik” Bogdanit, e që ky t’i liroj burrat e Plavës. “Naqëllnik” Bogdani e kundërshton këtë ofertë, duke pyetur se kush ishin ata burra që kishin hapur zjarr kundër tij. Por që nuk e kishte marrë përgjigjen nga fshatarët. Burrat e arrestuar urdhërohen të hapnin një varr të madh në zonën e Mullinjve të Vraniçit, pranë lumit poshtë fshatit. Dhe posa e gropojnë, burrat radhitën përreth gropës dhe pushkatohen që të gjithë, përfshirë këtu edhe kryeplakun e Plavës dhe katër kryepleqtë e lagjeve (Tërshnjaku, Hulaj, Piraj, Bojaxhiu). *Kandidat për master në gazetari në Universitetin e Prishtinës Foto: Varri masiv i Brrutit aty ku u vranë burrat e Brrutit me 1913 nacional 20/ E Diel, PROZË 19 shtator 2010 G Gjakësi JAKËSI Tregim nga Anton Papleka Meqenëse kishte mbetur në shtëpi vetëm me një vajzë dhjetë vjeçe dhe me një djalë shtatë vjeç, herë pas here Galan Prruku dilte nga dhoma e zjarrit dhe shkonte te frëngjitë që binin nga ana e oborrit. Nga ato të çara të ngushta, ai përlante me sy oborrin e rrethuar nga një avlli e lartë, e ndërtuar me trungje drurësh, të çara me sëpatë. Pahisore të tilla që të zinte syri pothuaj te të gjitha shtëpitë e asaj krahine malore, shërbenin për t’u mbrojtur nga lukunitë e ujqve që në dimër zbrisnin deri në katund, dhe nga ndonjë keqbërës. As te majat e hunjve të mprehtë e të nxirë që të kujtonin dhëmbët e një përbindëshi, as te ndonjë e çarë e ngushtë që hapej midis tyre, Galani nuk vuri re ndonjë tytë pushke apo ndonjë kokë njeriu të mbështjellë me tallagan. Mirëpo ai nuk kishte nevojë të shihte shenja të tilla për t’u bindur se njeriu që kërkonte ta vriste, ndodhej diku aty rrotull, i platitur pas pahisores së lartë, apo i strukur në zgërbonjën e ndonjë druri të moçëm. Sa herë që fërfllaza turrej nëpër frëngji, e shoqëruar nga fishkëllimat e saj të kobshme dhe nga shtjellat e borës së imët, Galanit i dukej sikur ajo rribë e acartë ishte fryma e armikut të tij që priste rastin ta vinte në shënjestër e ta godiste me plumb. Makthi i vdekjes që nuk i ndahej ditën as natën, kishte zënë fill në një dasmë ku Galani ishte grindur me një malësor nga katundi fqinj. Disa ditë pas kësaj degame me fjalë, kundërshtari i tij i kishte zënë pritë në një grykë mali. Me të dëgjuar fishkëllimën e plumbit që i kishte kaluar pranë kokës, Galani ishte rrëzuar pas një guri, kishte drejtuar armën dhe kishte qëlluar disa herë, derisa e kishte lënë të vdekur në vend malësorin që kishte dashur ta vriste. Megjithëse e kishte marrë vesh se ai që kishte zënë pritën dhe kishte qëlluar i pari, kishte qenë vëllai i tij, Mushak Dushkaja i kishte çuar fjalë Galan Prrukut se i kishte borxh gjakun e vëllait, se nuk kishin besë me njëritjetrin. Po bëheshin tre vjet që Galan Prruku nuk e kishte kapërcyer qoftë edhe një herë të vetme avllinë e lartë, të ndërtuar me trungje të çara, që nuk kishte shkuar te ndonjë i afërm apo dashamir për të marrë pjesë në dasma dhe në gëzime. Madje gjatë këtyre tre vjetëve, tepër të rralla kishin qenë ato raste kur ai kishte dalë jashtë derës së kullës së gurtë për të hedhur disa çapa në oborr, për të shijuar kënaqësinë e të ecurit në qiell të hapur. Ai e kishte të qartë se përtej perimetrit të ngushtë të kullës së tij të gurtë, për të fillonte mbretëria e vdekjes. Galanit i kishte ardhur keq që fati e kishte futur në armiqësi me Mushak Dushkajen, i cili ndryshe nga i vëllai, nderohej nga gjithë krahina për trimërinë dhe për urtësinë e tij. Me ndërmjetësimin e miqve të përbashkët, i ngujuari ishte përpjekur të bënte pajtimin e gjakut, duke pranuar të paguante shumën e parave të përcak- tuara nga kanuni. Mushaku ishte përgjigjur se të vëllanë nuk mund t’ia ngjallnin as të gjitha paratë e botës, prandaj nuk do të pranonte që gjaku të paguhej me para. Tri vjet rresht, ditën e natën, në mot me shi e me borë, me acar që të ngrin gjakun e me vapë përvëluese, Mushaku ishte sjellë si ujk i uritur rreth kullës së njeriut që i kishte vrarë të vëllanë. Megjithëse e dinte se në ç’rrethana kishte ndodhur vrasja, se gjakësi i tij nuk ishte as ngatërrestar, as i dhunshëm, prapëseprapë zëri i gjakut dhe urdhri i dokes së lashtë kërkonin me ngulm prej tij vetëm një gjë: të shtrinte përdhé të vdekur njeri- që vinte nga thellësitë e qenies së tij, i thoshte se shkaktar i robtimit të atyre njerëzve që nuk i kishin asnjë faj të drejtpërdrejtë, ishte ai, Mushak Dushkaja, i cili sillej me pushkë në dorë rreth kullës së tyre si një ujk i uritur, me sy të përgjakur. Veç kësaj, fati i rëngë i gruas dhe i djalit të Galanit i kujtonte Mushakut fatin e gruas dhe të fëmijëve të vet, të cilët kishin pak a shumë të njëjtën moshë. Qëkurse Mushaku kishte filluar të ndiqte armikun e tij për ta vrarë, të gjitha punët e shtëpisë kishin rënë mbi kurrizin e gruas e të fëmijëve. Jo vetëm ditët e javët, por edhe muajt e vitet kishin kaluar pa ndodhur ajo e Mushakut që ishte platitur rrëzë avllisë, i ndërprenë zërat e gruas dhe të djalit të madh të Galanit, të cilët po ktheheshin nga mulliri me një kalë të ngarkuar me miell. Gruaja e tërhiqte nga freri kalin që çapitej në borën e ngrirë, kurse djali e ndiqte nga pas, sikur rrinte gati ta mbante, po të rrëshqiste. Me t’u afruar tek avllia, gruaja i thirri vajzës që të hapte derën. Edhe kësaj here, sapo hynë në oborr, të sapoardhurit i vunë derës llozin e trashë. Meqenëse gruaja dhe djali i kishin duart e mardhura, Mushaku mbajti shpresë se Galani do të dilte nga kulla për t’i ndihmuar që të shkarkonin un që i kishte vrarë të vëllanë. Tre vjet rresht kishte pritur me padurim që t’i jepej mundësia për të vënë në jetë atë shestim që ishte bërë synimi i vetëm i jetës së tij. Një mundësi e tillë do të kishte qenë dalja e armikut të tij në oborr ose lënia hapur e derës së avllisë dhe e derës së kullës së gurtë. Po të kishte ndodhur një gjë e tillë qoftë edhe një herë të vetme, në kohën që ai sillej rreth e rrotull me pushkë në dorë, do të ishte turrur si shakullimë brenda në kullë, do të kishte hyrë kthinë në kthinë, derisa do të ishte gjendur përballë vrasësit të vëllait, të cilit do t’i kishte drejtuar armën, pastaj do të kishte tërhequr gacëkeqen… Mirëpo ky çast i përfytyruar me dhjetëra e me qindra herë nuk kishte ardhur. Galani nuk kishte dalë në oborr jo vetëm gjatë ditës, por as në netët me hënë, kurse gruaja dhe fëmijët e tij asnjëherë nuk e kishin harruar hapur derën e kullës së gurtë dhe derën e avllisë… Duke parë gruan e Galanit dhe djalin e tij dymbëdhjetëvjeçar se si robtoheshin për të përballuar punët e shtëpisë, për të mbjellë e për të korrë arat, për të ruajtur e për të ushqyer bagëtitë, një pjesë e qenies së Mushakut ndiente një keqardhje të pashpjegueshme. Në raste të tilla, një zë që ishte ravijëzuar kushedi sa herë në trurin e Mushakut: ai zgjaste tytën e pushkës nëpër një të çarë midis hunjve të avllisë, tërhiqte gacëkeqen. Ky veprim shoqërohej nga një krismë e fortë arme dhe nga klithma e një njeriu që plandosej në mes të oborrit të kullës… Edhe sa kohë do të zgjasnin ky përgjim dhe këto shestime që ia kishin sjellë shpirtin në majë të hundës?! Askush nuk mund t’i jepte një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Vetëm për një gjë ishte i bindur Mushak Dushkaja: armiku i tij nuk shkelte lehtë në dërrasë të kalbur… Megjithëse e kishte të qartë këtë gjë, malësori nuk mund të hiqte dorë nga marrja e gjakut. Nga ana tjetër, sa më shumë që kalonte koha, ai mendonte se kjo armiqësi mund t’i shkatërronte të dy familjet. Sapo të bëhej për të mbajtur armë, djali i madh i Galanit do të ngujohej në kullë bashkë me të atin, kurse djali i madh i Mushakut do të bashkohej me të atin për të marrë gjakun. Më vonë, këtë fat do të kishin edhe djemtë më të vegjël. Kur merrej me përsiatje të tilla, Mushakut i ngjethej mishtë, por ai e quante veten krejt të pafuqishëm për të ndryshuar doket që i kishin vendosur të parët. II Aty nga mbarimi i pasdites, mendimet thasët me miell e t’i futnin brenda. Ai përsëriti me mend thënien e moçme: “Ç’sjell sahati, s’e sjell moti!… Mirëpo, me sa duket për armikun e tij as sot nuk kishte ardhur ai çast që i thonë sahati i lig ose ora e zezë!Galani nuk e nxori kokën jashtë derës së kullës. Me duart e mardhura që mezi u bindeshin, gruaja dhe djali i tij u detyruan të shkarkonin kalin dhe t’i futnin brenda thasët me miell. Ata shkundën borën e ngrirë që u ishte ngjitur pas opingave e çorapeve, hoqën gozhupët prej lëkure dashi, gunat e leshta dhe u afruan te vatra. Gruaja vuri në zjarr një kusi me ujë. Me të vluar ujët, filloi të zinte brumin e bukës. Atë çast, kali që kishte mbetur në oborr shkrofëtiu e hingëlliu. Si gjë e gjallë që ishte, edhe ai kishte të ftohtë, prandaj duhej të futej në katua. Për të mos nxjerrë jashtë fëmijët, gruaja iu lut të shoqit ta fuste kalin brenda. -Nuk mund të dal në oborr, se më vret gjakësi! – tha prerazi Galani. -Çfarë gjakësi në këtë cingërimë?! – u çudit gruaja. – Kot thonë bota se je trim! Si tutet burri me dalë në oborr e me e shti kalin brenda?! -O, nuk mund ta nxjerr këmbën jashtë dere se asht hasmi kah ruen mbas avllie e më vret! A do të ta provoj se asht kështu siç po të them unë? -E si do ta provosh?! -Do ta provoj fare lehtë, - tha Galani, i cili u ngrit nga vendi, hapi kanatin e një dritareje që binte nga oborri, futi kokën në dritare dhe thirri: -O Mushak Dushkaja! -O, çka po thue more?! -A po mërdhin? -Qe besa, jam ba akull! -A po vjen mbrendë me u nxehë? Ca se kjo pyetje e zuri në beft, ca se po i ngrinte gjaku nga të ftohtit e madh, Mushaku u përgjigj: -Në ma çelësh derën, pasha Zotin po! Pa pushkë në krah, Galani shkoi te dera e avllisë, tërhoqi llozin dhe e hapi kanatin. Nëpër mugëtirën e muzgut u ravijëzua silueta e Mushak Dushkajës. Opingat, tirqet e leshta dhe tallagani i tij ishin mbështjellë me borë të ngrirë. Nga mustaqet e gjata, i vareshin heje akulli. Ata u shikuan sy ndër sy, pastaj ecën njëri pas tjetrit pa folur. Kur mbërritën në dhomën e miqve, Galani i tha bujtësit: -A po ma dorëzon pushkën? -Po… - u përgjigj Mushaku pa u mëdyshur. Kur e preku atë armë që kishte në fole fishekun, me të cilin do ta vrisnin, Galanit iu drodh dora, megjithatë ai shkoi në fund të dhomës ku ndodheshin gozhdët e armëve dhe e vari në afërsi të pushkës së tij. Mushaku hoqi opingat e tallaganin, pastaj u afrua te vatra ku sapo kishin ndezur zjarrin gruaja e Galanit. I ulur në një postajë me lesh një pëllëmbë të gjatë, përballë flakëve që lodronin në vatër, ca nga ca bujtësit nisi t’i shkrinte gjaku, t’i ndiente të tijat gjymtyrët e kallkanosura. Ai drodhi një cigare në kutinë e duhanit që i dha Galani, e ndezi me një gacë që e mori me mashë dhe zuri ta thithte me babëzi. -Qysh e do kafen? – e pyeti i zoti i shtëpisë. -Njëherë due me hangër bukë se gjithë ditën e lume kam ruejtë mbas avllisë sate pa shti gja në gojë! Nuk munda ta përtypja bukën që kisha me vete, se ishte ngri e ishte ba akull… Pasi u poq buka e sapogatuar, e zonja e shtëpisë u shtroi në sofër bukë të ngrohtë dhe fasule të ziera me mish të thatë. Rrallëherë në jetën e tij, Mushakut i kishte shijuar aq shumë një haje sa ajo që hëngri atë natë dimri. Pas darke, Galani poqi një xhezve me kafe dhe e hodhi në dy filxhanë, njërin nga të cilët ia vuri përpara bujtësit, kurse tjetrin e mbajti për vete. Duke gjerbur kafen, ata folën për dimrin e rëndë të këtij viti, për borën e shumtë që kishte rënë dhe për acarin e madh që vazhdonte qysh prej disa ditësh. Kur mbaroi së piri kafenë, Mushaku deshi të ngrihej në këmbë për të mbathur opingat, por nuk lëvizi nga vendi. Ai heshti një copë herë duke vështruar prushin që mbushte vatrën. I zoti i shtëpisë e kuptoi se ai po bluante me mendje diçka, prandaj nuk e trazoi. 21/ E Diel, Duke e thyer heshtjen që e mbështillte si një koracë akulli, më në fund Mushaku tha: -Nuk po më duket punë me mend që sonte të eci disa orë nëpër borë të ngrirë për të vajtur në shtëpi. Ma mirë po rri këtu. Galani e vështroi në sy, por nuk foli. Ai mori disa copa dru dhe i vuri në zjarr. Pak më vonë, i tha bujtësit: -Kur të duesh, po biem e flemë. -Pse nuk jam i lodhur, nuk rri asnjë minutë pa u shtri! – tha Mushaku. Galani i tha të shoqes të sillte rroba gjumi për dy veta. Nga turra e druve që ndodhej në mesore, mori një trung të madh dhe e vuri mbi urët që po digjeshin. Kur gruaja mbaroi së shtruari, bujtësi dhe i zoti i shtëpisë u shtrinë për të fjetur në të dy anët e vatrës. Pak më vonë, rënkimit të një krimbi që po digjej në thellësi të trungut të vënë në zjarr, iu shtuan edhe gërhitjet e dy burrave që i zuri gjumi. III Heshtja që ra atë natë në dhomën e pritjes, nuk u pëlqeu aspak dy pushkëve që ishin varur në gozhdë, disa pëllëmbë larg njëra-tjetrës. Sikur të donin të zëvendësonin fjalët e njerëzve që po flinin, ato filluan ta cytnin shoqja-shoqen me fjalë: Pushka e Mushakut: - Kjo që ndodhi sonte është vetëm një rastësi, një shkelje e rregullt. Çdo njeri ka ndonjë çast dobësie. Shumë-shumë, ky armëpushim do të zgjatë derisa të zbardhë drita. Pa kaluar shumë kohë, tim zoti do t’i vijë mendja në vend dhe do t’i kujtohet gjaku që ka për të marrë. Do ta tërheqë gacëkeqen, baruti do të ndizet flakë dhe ti do të mbetesh pa zot. Do të mbetesh vejushë si ato gratë, të cilave u vritet burri dhe nuk mbarsen më. Edhe ti nuk do të mbarsesh më me barut e me plumba nga duart e Galan Prrukut! Pashka e Galanit: Hesht, ndjellazezë! Përpiqu ta harrosh të keqen qoftë edhe për një natë!… Pushka e Mushakut: Edhe sikur ta harroj unë, nuk do ta harrojë imzot. Sapo të zgjohet nesër, do të pendohet për zemërbutësinë që ka treguar sonte, do të pranojë se kjo ka qenë një lajthitje e çastit dhe do të kthehet në udhën e drejtë! Pushka e Galanit: T’u thaftë goja, t’u thaftë! E di mirë për ç’udhë të drejtë e ke fjalën! Ty të rri mendja gjithmonë te vdekja… Pushka e Mushakut: Qoftë unë, qoftë ti, për këtë punë jemi bërë: për të vrarë! Për të marrë sa më shumë jetë njerëzish… Prandaj na thonë armë. Në një këngë që këndohet në këto anë, një malësor kuvendon me armën e tij dhe i thotë: “Moj mauzere, mori Zanë,/ Të ap mish sa të duesh me ngranë!…” Fara jonë do të zhdukej nga faqja e dheut, në qoftë se gjakësit ose njerëzit në përgjithësi, do të flinin pranë njëritjetrit, siç po flenë sonte dy zotërit tanë! Pushka e Galanit: Sa e ligë që je! Pushka e Mushakut: Qenkam e ligë, ngaqë them të vërtetën?!… Edhe në qoftë se armët janë mizore apo të idhta, siç i quajnë banorët e këtyre anëve në këngët e tyre, ato janë të këtilla, sepse kështu i kanë bërë njerëzit. Dhe kështu do të jenë gjithmonë. Sa të ketë njerëz dhe armë. Pushka e Galanit: Hesht se më lod- nacional PROZË 19 shtator 2010 he! Përpiqu ta mbyllësh gojën e të flesh një copë herë. Pushka e Mushakut: Sonte nuk kam gjumë. Kam dëshirë të rri zgjuar gjithë natën. Të pres se çfarë do të bëhet. Kam parandjenjën se do të ndodhë diçka që ty nuk ta pret mendja. Ajo që na kanë parë sytë deri tashti, duhet të ketë qenë një lojë, një dredhi. Malësorët nuk thonë kot se nata e gjatë e dimrit është plle. Domethënë është e mbarsur me shumë të papritura. Një gjë është e sigurt: nata është e pabesë. Mjerë ai që i ka besuar natës kur ka pasur pranë armikun e tij! Është ngrysur dhe nuk është gdhirë. Për të vërtetuar këto që sapo thashë, mund të përmend me dhjetëra ngjarje. Ma ndien zemra se kështu do të ndodhë edhe sonte, në këtë kullë guri. Dikujt do t’i verbohen sytë nga flakët e pushkës dhe nuk do ta shohë me ta agun e dritës… Pushka e Galanit: Qepe gojën, shtrigë! Përpiqu të flesh. Të harrosh disa çaste kobin, vrasjen, vdekjen!… Pushka e Mushakut: Të harroj vrasjen dhe vdekjen?!… Po të bëja kështu siç thua ti, unë nuk do të isha më pushkë, por do të isha pushkallë, lodër fëmijësh. Më mirë të më përpijë zjarri, sesa të katandisem në një gjendje të tillë!… Atë çast, nga pylli që rrethonte kullën e gurtë, u dëgjua një ulërimë e zgjatur ujqish. Pushka e Mushakut: A e dëgjon këtë ulërimë?! Gjithkush e di se me një ulërimë të tillë, ujqit ndjellin kob. I detyron dot ujqit të mos ulërijnë?! Aq mund t’i detyrosh edhe armët të heshtin. Sa të ketë ujq në këtë botë, do të ketë edhe ulërima. Po ashtu, sa të ketë armë, do të ketë krisma dhe vrasje… Pushka e Galanit: Qoftë mallkuar kjo natë që më duhet ta kaloj pranë teje!… Ti vazhdo të llomotitësh sa të duash por unë nuk do të të kthej më përgjigje. Madje do t’i zë veshët dhe do të përpiqem të fle… IV Pas disa minutash, ulërimat e ujqve heshtën. Ato ua lanë vendin zhurmave të erës së akullt që përplasej pas mureve dhe trungjeve, që turrej me vrull në çdo zgavër a mazgallë që i dilte përpara. Në të zbardhur të dritës, vrulli i erës ra. Mbi shtresën e trashë të borës së ngrirë, nata zuri të rrëshqiste ngadalë si një gjarpër i zi, i plagosur që synon të struket në thellësi të shpellave të nëndheshme. Gjelat që nuk pushonin së nxituri njëri-tjetrin me këngët e tyre nga shtëpia në shtëpi dhe nga lagjja në lagje, dukej sikur bënin çmos ta përzinin sa më shpejt gjarprin e zi të natës, duke e çukitur me sqepat e tyre të mprehtë… Kur i hapi sytë në kthinën ku kishte depërtuar drita e agullimit, Galani vuri re se bujtësi flinte ende. Pas rravgimeve nëpër borë e cingërimë, pas gjumit të pakët që kishte bërë duke u mbledhur kruspull nëpër mullarë bari e nëpër skuta, nata e mbrëmshme kishte qenë për të një nga rastet e rralla kur kishte mundur të flinte, i çliruar nga ankthi se duhej të vriste dikë apo duhej të ruhej që të mos e vrisnin. Meqenëse trungu që kishte vënë në zjarr, ishte djegur i tëri, i zoti i shtëpisë e hapi derën me kujdes, për të mos e zgjuar bujtësin, mori në mesore një krah dru të çara dhe i vuri mbi prush. Zjarri u gjallërua përsëri. Galani mbushi me ujë xhezven e kafes dhe e vuri te shpuza e nxehtë. Kur hapi sytë, Mushaku vështroi rreth e rrotull me habi, derisa u kujtua se ku ndodhej. Ai u ngrit në këmbë, u vesh dhe u ul pranë zjarrit. Galani i vuri përpara filxhanin e mbushur me kafe. Pasi mbaruan së piri kafet, e zonja e shtëpisë u solli për të ngrënë. -Bukë nuk do të ha, - tha Mushaku. – Nuk e kam zakon të ha bukë kaq herët… -Pasha të madhin Zot, pa hangër bukë, nuk do të dalësh nga dera e kësaj shtëpie. Kur të hash bukë, atëherë shko ku të kesh punën tande. Ca për të mos i rënë ndesh betimit të të zotit të shtëpisë, ca ngaqë e dinte se duhej të ecte disa orë nëpër borë e cingërimë për të mbërritur në katundin e tij që ndodhej në shpatin tjetër të malit, Mushaku lau duart dhe hëngri. Gjatë të ngrënit, ai përtypej më ngadalë sesa zakonisht. Ishte e qartë se po bluante me mendje diçka. Kur u largua nga tryeza, bujtësi bëri urimin tradicional: -U shtroftë për të mirë dhe t’u rrittë bereqeti! Pasi lau duart, u ul te postaja prej lëkure ogiçi dhe drodhi një cigare, të cilën e ndezi dhe e thithi disa herë. Ai e vështroi në sy të zotin e shtëpisë dhe i tha: -Merr vesh, o burrë i dheut! Që tre vjet të ndoqa, të ruajta ditë e natë, por nuk të zuna kurrkund me të vra. I lashë pas dore gruen, fëmijët e punët e shtëpisë. Gjatë kësaj kohe, edhe ti mbete i ngujuem brenda. Ashtu si grueja dhe fëmijët e mi, edhe grueja e fëmijët e tu janë robtue në punë për të mbajtur frymën gjallë…E di se ti nuk e ke vra me dëshirë tim vëlla, por të ka zanë rreziku i zi. E kam pleqnue këtë punë me veten time dhe e kam nda mendjen me u pajtue me ty. Të qoftë falë gjaku sot e treqind vjet! Tash e mbrapa dil e puno pa droje, se je në besën time. Edhe unë do të kthehem në shtëpi e do të merrem me punët që i kam lanë pas dore… Kështu, kam shpresë se nuk do të na shuhen shtëpitë… Megjithëse nuk kishte asnjë pikë dyshimi për çiltërinë dhe besnikërinë e bujtësit të tij, Galani i tha: -Paç faqen e bardhë e t’u rrittë ndera, o Mushak Dushkaja! Kur ta hapa derën mbramë, këtë gja nuk e bana që të ma falje gjakun, por e dija se je burrë i mirë e i besës. Ma trim je ti që po ma fal gjakun mue, sesa unë që e pata rrezik me u vra me tand vëlla. Meqenëse e gjykove me e mbyllë këtë të keqe që u ka ndodhë të dy familjeve tona, ti dil e merr shokët e tu, kurse unë po mbledh shokët e mi. Kur të doni me ardhë, unë ju pres për drekë në shtëpinë time… Mushaku vuri pushkën në krah, veshi tallaganin dhe doli nga kulla e gurtë e Galan Prrukut. Bora e ngrirë kërciste nën këmbë. Nga degët e drurëve dhe nga strehët e gurëve, vareshin heje të gjata akulli. Era që kishte zënë të frynte përsëri, e ngrinte si shtjellë borën e imët dhe ia përplaste fytyrës. Tashti që kishte hequr dorë nga mendimi për të vrarë, Mushakut i dukej sikur kishte shkarkuar nga supet një barrë të rëndë. Ai i hidhte hapat më me siguri mbi shtresën e trashë të borës, e cila në vendet me lagështirë ishte shndërruar në akull… “Nacional” promovon librin me poezi, “Piskamë e heshtur” të poetit Tahir Bezhani Liria si një piskamë “Të gjithë diskutanët vlersuan shtepinë Botuese “Nacional” si dhe drejtuesin e saj Flamur Buçpapaj, si një institucion i rëndësishëm komëbtar komunikimi dhe promovimi të vlerave kombëtare në letërsi dhe arte. Ata falenderuan familjen Buçpapaj për shndërimin e mediave të tyre shumë cilësore si: ”Radio Nacional, Shtepia Botuese “Nacional” dhe gazeta e parë eletronike “VOAL-Zeri shqipaterve: www.voal-online.ch ), si një pikë takimi të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Çameria dhe Diaspora, me synim forcimin e vlerave kombëtare dhe bashkimin kombëtar.” Shtepia Botuese “Nacional” organizoi të shtunën 18 shtator prezentimin e librit me poezi “Piskamë e heshtur të poetit nga Gjakova Tahir Bezhani. Veprimtaria u mbajt në sallën e madhe të konferencave të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe morën pjesë shkrimtarë, artistë, studjues dhe kritikë të njohur të letërsisë, si dhe studentë dhe profesorë të universitetve të Tiranës. Promovimi u ndoq nga shumë media të shkruara dhe elektronike të Tiranës, të cilat transmetuan lajme për veprimtarinë. Promovimin e hapi poeti, përkthyesi dhe studjuesi i letërisë Mujë Buçpapaj, i cili trajtoi veçori të poezisë së Tahir Bezhanit, parë një një rrafsh më të gjërë të letërsisë shqipe. Ai e çmoi poetin nga Gjakova si një zë autentik dhe me vlera të shkollës poetike të Gjakovës, të udhëheur nga Din Mehmeti, Ali Podrimja etj.Poeti Hamit Aliaj redaktor dhe shkrues i parathënjes së librit, u ndal të disa momente të vecanta historike mes Gjakovës dhe Tropojës, duke veçuar faktin se në këto dy qytet, pavarësisht ndarjes nga njëri tjetri për gati 50 vjet, janë zhvilluar dy shkolla poetike të nivelit europian të cilat takohen në vlera, motive dhe në mënyrën e të shprehurit. Siç tha ai edhe Tahir Bezhani është një zë i spikatur, i kësaj treve poetike të mirënjohur në të gjithë kombin. Kritiku ddhe poeti Qazim Shehu bëri në trajtim interesant të gjuhës poetike te Bezhanit, duke u ndalur tek figuracioni, fjalori dhe sendertimi letrar, duke e vlerësuar si një laborator interesant krijues dhe plot origjinalitet. Kryetari i Klubit letrar Gjon Nikollë Kazazi Muharrem Kurti i bëri një veshtrim të gjërë poezisë së Bezhanit, duke dalë në konkluzion se ai është një nga zërat autoritarë të poezisë bashkokore të treves poetike të Rrafshit të Dukagjinit. Prof. Sejdi Berisha i Universitetit të Pjeës, foli për stilin poetik të Bezhanit, duke marrë në shyqrtim, figuracionin, ligjerimin e brendshëm, nëntekstet dhe mesazhet e poezisë së Bezhanit, të cilat sipas tij janë mjete të fuqishme kur vihen në penën e poetit të sofustikuar Bezhani. Prof Skender Hoxha trajtoi veçori artitike të poezisë së Tahir Bezhanit, duke nxjerrë në pah vlera të qendrushme të kësaj poezie. Kryetari i Klubit letrar të Tropojës Lulzim Logu bëri një shqyrtim rigoroz të nëntekstëve poetike dhe funksionalitetit të figuracionit metaforik të Tahir Bezhanit, duke i vlerësuar ato të arrira dhe domethënëse. Shkrimtari çam Bedri Myftari tha se qysh kur kishte qënë vetëm 5 vjeç në shtepinë e tij të madhe në Filat të Camerisë, ishe rritur me emrin e Kosovës në gojë. Ai tha se “fati tragjik na bashkon me shumë ne çamëve dhe kosovarëve.” Bedriu duke kujtuar femijërinë e hershme në Filat, tha se nder vargjet e para që kishte mësuar ishin: “ Shqipëria kuq e zi me Kosovë e me Cameri.” Myftari lavdëroi punën e Bezhanit si të arrirë dhe plot figuracion të mprehtë dhe spontan. Studjuesi i letërsisë dhe përktyesi i mirënjohur Periki Jorgoni bëri një trajtim të gjatë të shkollës poetike të qarkut të Gjakovës duke filluar nga Podrimja deri tek poetja e talentuar Gentiana Ramadani. Ai veçoi Tahir Bezhanin si një poet të tensionev të brendshme dhe dhimbjeve të heshtuara. Poeti dhe kritiku Demir Gjergji, redaktor i radio Tiranës, foli për frymën e poezisë së Beazhanit e cila sipas tij është moderne dhe e kursyer. Poeti Azem Baliaj foli për prurjet e reja të poezisë shqipe duke u ndalur në shkollën poetike të Gjakovës dhe Vijon në faqen 22 22/ E Diel, nacional IN MEMORIUM Spahia idealisti dhe intelektuali me personalitet të papërkulur 19 shtator 2010 MIFTAR SPAHIJA – THAÇI (1914-2005) “Ky lumjan i shkolluar e mjaft i ditur, i formuar në Universitetin e Torinos në krahët e profesor Bartolit, me titull “Dottore in Lettere”, nuk u mposht nga vështirësitë e vuajtjet nëpër male dhe nga travajet familjare (djegia e shtëpisë nga komunistët, internimi i familjes dhe vdekja e vajzës kërthinjë në kampin e Beratit), por as nuk u lpê nga joshja e krokodilëve të regjimit për t’u dorëzuar. Ai punoi per çeshtjen kombetare, shkroi letersi dhe punoi si profesor universiteti në SHBA.” Nga Prof.as.dr. Shefqet Hoxha Kisha dëgjuar ndonjëherë gjatë viteve të diktaturës emrin e Miftar Spahisë, jo për mirë, sepse e patën strupulluar në anxhikun e “armiqve të popullit” dhe qe i lëqitur nga regjimi komunist për të mos vënë kurrë më këmbën në atdheun e tij. Në atë listë të zezë qenë edhe lumjanë të tjerë, ndër ta edhe Muharrem Bajraktari, Tahir Kolgjini, Lutfi Spahiu…, por proçeset demokratike e dogjën këte listë mëkatarësh pa mëkate, shembën kapërceret që pengonin bijtë e mallëzuar të nënës Shqipëri të kthenin dalë. Pra, nuk e njihja, nuk e kisha parë ndonjëherë Miftarin dhe as dija se me se ishte marrë gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore; emri i “armiqve” n’atë zamane ishte tabú dhe me ta merreshin vetëm dhëmbët e mprehtë të diktaturës së kuqe. Pas asaj here Miftar Spahija nuk prani së ardhuri nga Nju Xhersi, ku kishte ngrehur kortroflen që nga viti 1956; vinte për t’u çmallë me të vetët edhe me “gurë e druj” në Kolesjan e në Lumë. Miftarit i interesonin zhvillimet politike dhe demokracia që kishte nisur të pipzojë, vinte, pse i kopte zemra… Por kurrë nuk erdh duarthatë: na pruri Hasimen, romanin e tij të parë, pastaj Arbanët e Curranët, Taf Bardhetin e në vazhdim një tubë letrash e memorandumesh rreth Kosovës që ua kishte dërguar të mëdhajve të botës: Bob Dole, Alfons d’Amáto, Bill Klinton, Tom Lantosh, Xhon Mejxhër, Fransua Miterán, Felipe Gonzales, Boris Jelcin, Al Gor, Suzana Anjeli etj., që i botoi me titullin “About Kosova” e, së fundi, edhe Met Malushin. Vetëm një herë erdh pa libra nën sjetull, sepse kishte marrë për dore një bashkëkatundar të sëmurë, shok idealesh, që kthehej për t’u ngujuar përjetësisht pranë varrit të nënës. Por po mbushen plot pesë vjet që s’e kemi Miftarin në kolir të odës, na ka lënë të varfër, na u shua ai yll i shqiptarizmit larg atdheut, më 9 nëntor 2005, në orën një pas mesnate. Ishte kënaqësi kur bisedoje me Miftarin. Në pamje s’ta mbushte syrin, por, kur uleshe rrafsh me te, të nginte me fjalë e këshilla, të hutonte me dijet që zotëronte, të cilat i shpalonte lirshëm në “okol të burrave”. Miftar Spahisë ia pat veshkur zemrën malli, i cili – siç shkruan tek Albanët e Carranët, ia kishte shtrydhë lëngun e gjallnisë, e kishte bërë si të ndërkimë. Ai i kishte dashur prindët, veçanërisht nënën, ndaj është shprehur për te: “Në terr të natës u kthehshem prap te ato vjetët e ambla të cullnisë; te ato vjet kur sheh vetëm lule. Te ato vjet kur andrrat janë realitete. Veç në këte mënyrë e ndiejshem se jam me nanën… Avulli i gojës së saj më ngrohte; flegët e saj më kilzojshin; duart e saj m’ipshin siguri; e nijshem vedin si ai zogu në puplat e skllukës. Dojshëm me qenë e me metë gjithmonë zogth në gji të saj…”. Si prind, ai kushedi sa herë e kishte kujtuar Kadishen njomzake që iu tret në kampin “Murat Çelebi”; si bashkëshort, ai s’e kish harruar kurrë gruan e tij të bukur e të besës, që iu shkri si qiriri larg tij… I pat dashur Kolesjanin, Lumën, Shqipërinë; i pat venruar me mend nga vendi i të mirave të botës.Miftar Spahija qe një antikomunist me prirje monarkike. Për te “Partia komuniste qe murtaja e Shqipnisë e vorri i Kos- përmbajtje e në formë. Po vepra që e shënjon prof. Miftar Spahinë jo vetëm si korife i Lumës (Hasan Hasani), po edhe si “Korife të politikës dhe të diplomacisë së nacionalizmit shqiptar” (Abdi Baleta), është tabu e letrave dhe e memorandumeve “About Kosova”, që u botua në vitin 1998. Ky libër dëshmon se autori qe një njohës i shkëlqyer i trevës së Kosovës, i historisë, i pasurisë shpirtërore e materiale të saj dhe i përpjekjeve të pandalura të kosovarëve për t’u çliruar nga zgjedha e huaj, osmane e sllave. Ai i pat përcjellë ngjarjet e Kosovës me shumë vëmendje e me shumë dhimbje, së pakut ato të 20-viteve të fundit para shpalljes së pavarësisë (1999), por edhe i pat mbështetur fuqishëm, duke ndërhyrë me letra, memorandume, ligjërata, traktate tek udhëheqësit më të fuqishëm të globit. Njohja me këto materiale dëshmon se Miftar Spahija i ka dashur me loçkë të zemrës e me shpirt Kosovën dhe popullin e saj dhe ka luftuar për ta si më i miri dhe më i përkushtuari bir i shqipes në mërgim. Dha zoti dhe Miftar Spahija e pau Kosovën të lirë, siç e ëndërronte, por dëshirën e tij për një Shqipëri etnike, Krijuesi do tua plotësojë pasardhësve të tij. Për vlerat që bartte, prof. Miftar Spahija, është shpërblyer pas vdekjes, ndonëse pak, me Medaljen e Artë të Shqiponjës, shoqëruar me motivacionin “Idealistit dhe intelektualit me personalitet të papërkulur, që gjithë jetën ia kushtoi zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare dhe fitores së demokracisë.” ovës”. Me komunizmin qe parë hanëjashtë që në bankat e shkollës, se pat mësues të ditur e atdhetarë të vlertë: Veniamin Dashin, Anton Krajnin, Karl Gurakuqin, Mirash Ivanajn…Idetë komuniste i pat pështyrë deri sa dha frymën e fundit, por e kish mtuar se komunizmi është i gjallë ende në Shqipëri.Miftar Spahija pat provuar edhe burgun, edhe kampet e përqendrimit të Italisë fashiste, por, më pas, pat nderin të përfshihej në tubën e mësuesve që punuan me përkushtim në gjimnazin shqiptar të Prishtinës së bashku me Imer Berishën e Gjergjevikut të Pejës, luftëtarin e etur për Shqipërinë etnike që u vra nga sllavokomunistët në malet e Kosovës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore qe nëprefekt në Rahovec e në Gjilan dhe punoi me përkushtim për sendërtimin e administratës shqiptare e të hapjes shkollave shqipe në Kosovë. Pikërisht për këte veprimtari të zellshme atdhetare dhe për pikëpamjet e shprehura antikomuniste e antisllave, sllavokomunistët, kinse shqiptarë, pasi përgjakën Lumën në shtator 1944, deshën të përgjakin edhe Miftar Spahinë, por ky burrë i zgjuar dhe me nuhatje mbathi opingat dhe ngjeshi armët për t’u ndeshur dhëmb për dhëmb me Kulshedrën e Kuqe. Për dy vjet me radhë u ra kryq e tërthuer maleve, tëbanave të malësorëve lumjanë e të viseve përreth së bashku me nacionalistë e antikomunistë të devotshëm, ndër ta edhe Muharrem Bajraktari, ndjekur këmba-këmbës nga njësitet speciale dhe hafijet e Sigurimit e të Oznës. Ky lumjan i shkolluar e mjaft i ditur, i formuar në Universitetin e Torinos në krahët e profesor Bartolit, me titull “Dottore in Lettere”, nuk u mposht nga vështirësitë e vuajtjet nëpër male dhe nga travajet familjare (djegia e shtëpisë nga komunistët, internimi i familjes dhe vdekja e vajzës kërthinjë në kampin e Beratit), por as nuk u lpê nga joshja e krokodilëve të regjimit për t’u dorëzuar. Në ato ditë kritike për fatet e atdheut provoi se “nacionalizmi shqiptar “s’diti me besue, s’diti me u besatue, s’diti me u bashkue”, prandaj, më 20 gusht 1946 iu bashkua shpurës së 56 nacionalistëve e antikomunistëve dhe i la dhimshurisht lamtumirën familjes, Kolesjanit të dashur, Lumës besnike dhe Shqipërisë së mjerë dhe u nis për Greqi, duke humbur gjatë rrugës 21 shokë. Prej këndej kaloi në Itali e më pas në SHBA, ku punoi derrnisht dhe pa prâ për çështjen shqiptare, veçanërisht për çlirimin e Kosovës martire, derisa dha shpirt në një spital të atjeshëm. Në SHBA shpaloi aftësitë pedagogjike si profesor universiteti, dëshmoi dell letrari të spikatur dhe shpirt gjuhëtari, duke vijuar me tezën “Elemente të huaj në gjuhën shqipe”, që e pat mbrojtur në Torino. Aftësitë e profesorit lumjan si gjuhëtar i pat vënë në spikamë Arshi Pipa, kur qe shprehur: “Shqipja paraqitet në tri forma – në gjuhën kombëtare, pra të gjitha dialektet në gjendjen që janë, në gjuhën e shkërdhyer letrare dhe në gjuhën e Miftar Spahisë”. Krijesa gjuhësore e Miftar Spahisë mbështetej te purizmi i tejskajshëm dhe te krijimi i fjalëve të reja në bazë të gjuhëve klasike, të cilat i zotëronte mirë.” Vepra letrare e Miftar Spahisë përbëhet nga tri romane e një novelë, por është stërmadhe në faqe e në tematikë dhe formon një të tërë në Vijon nga faqja 21 posaçërishtt të veçorive të Bezhanit si poet i kësja treve. Nuredin Lusha studjes dhe mbledhes i foklorit tha se takime të tilla duhet të kete më shumë, pasi kjo rrit shkembimin e ideve dhe krijmtarisë. Momente kenaqesie dhe emocinesh krijuan në sallë edhe intepretimet e poetës Vjollca Tytyni, njëkohëisht gazetare e njohur nga Gjakova si dhe aktorit të mirënjohur të Qendres Nderkomëbatre të Kulturës Arbnori” Tiranë, Mina Koxhaku. Ata sollen me hijeshi dhe forcë shprehese disa nga poezitë e Tahir Bezhanit, duke fituar duartrokitjet e të parnishmeve. Të gjithë diskutanët vlersuan shtepinë Botuese “Nacional” si dhe drejtuesin e saj Flamur Buçpapaj, si një institucion i rëndësishëm komëbtar komunikimi dhe promovimi të vlerave kombëtare në letërsi dhe arte. Ata falenderuan familjen Buçpapaj për shndërimin e mediave të tyre shumë cilësore si ”Radio Nacional, Shtepia Botuese Nacional dhe gazeta e parë eletronike “VOAL-Zeri shqipatrve: ëëë-voal-online.ch ), si një pikë takimi të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Çameria dhe Diaspora, me synim forcimin e vlerave kombëtare dhe bashkimin kombëtar. Tahir Bezhani në mbyllje të veprimtarisë falenderoi të gjithë të pranishmit, miqtë dhe dashamirësit e tij dhe në mënyrë të veçantë shtepinë botuese “Nacional” dhe familjen Buçpapaj per mundësinë e promovimit të autorëve nga Kosova në Tiranë. Në fund për të parshimit u dha një koktej. 23/ E Diel, nacional ZBAVITJE 19 shtator 2010 Parashikime... Shpjegime... Gjuha e panjohur e fjalëve në ëndrrat Nga Elisabeta (Mato )Skëndaj Frikë -Vështirësi të pa pritur, si shmangesh dot. -Ke frikë-Kujdes një sekret që ruan dikush mund të të kërcënojë. -Frikësohesh-Mos u beso të panjohurve. -Ke një parandjenjë frike-Shqetësohesh për një person të familjes. Film -E sheh-Rikujton një periudhë të kënaqshme të jetës tënde në një grup shoqërie të vjetër. -Filmon-Përgatitu për të mbrojtur veten në një analizë pune. Fustan -E vesh-Grindje e mos marrëveshje me njerëzit e familjes, për të Mbrojtur marrëdhëniet në çift. -Fustan bojë qielli-Debate dhe sqarime situatash që përfundojnë në mire kuptim për ti. -E mban në dorë-Tërhiqu nga një debat , mund të përfundosh në grindje duket si i rastësishëm por është i provokuar. -Fustan i ngushtë-Të thërrasin si dëshmitar , mundohu ti rrëshqasësh, përballjesh mund të implikohesh keq. -Zhvesh një fustan-Del nga situatat e ndërlikuara të deri tanishme. Një jetë e re fillon për ti. -Fustan i grisur nusërie-Një martesë që prishet , s’ka rikthim si çift. -Fustan nusërie-Së shpejti do të të ftojnë në një ceremoni martese. -Fustan i verdhë-Zemërim, sherre. Momente që rrezikojnë marrëdhëniet në çift, por që janë kalimtare. -Ngrohesh me gaz-Të krijohen mundësi përfitimi në lek. Futesh -Në një dhomë-Bën jetë të kufizuar. -Futesh në një kopsht me pemë frutorë-E ardhme e bollshme. -Kopsht me lule -Lumturia synon. -Futesh në një zyrë-Zgjidh së shpejti një ngatërresë dokumentesh ligjore. -Në det -Bën një udhëtim të shpejtë jashtë vendit ku jeton. Gazet -E lexon -Një ndryshim i një ligji , ose riorganizimi i një aktiviteti bëjnë të mundur aprovimin e një varianti pune për ju, në punën ekzistuese. -E gris-Konflikt tifozësh. Përmbaj emocionet e tua. -Ta sjellin-Dhuratë e pa pritur nga një person shumë i dashur. -E sheh –Dëgjon një lajm të gëzuar. Fytyrë -Njohje e re. -Sheh fytyrën në pasqyrë-Njih më mirë veten. -Dy fytyra -Sjellje e pakontrolluar në një ambient që të ul reputacionin . Gdhihet -Një fillim i ri , punë , shkollë, diplomim, fejesë apo martesë , lindje etj. -Je jashtë, e sheh si gdhihet-Vlerësohesh merr një çmim ,të besohet një një mision politik nga shteti , përfaqëson shtetin në art kulture,dhe shpërblehesh. Zë një vend të merituar në sporte të ndryshme etj. Furrë -Furrë pjekje-Punë e lodhshme me shpërblim të mirë. -Shitje buke -Të ardhura mbi baza pronësie që shpërdorohen pa rregull. Gaz -I ndjen erën-Ruaju nga një kurth mbas shpine ,e di por e nënvleftëson. -E ke në bombol gazi-Je duke u marrë me punë të pista prit pasojat . -E hedh-Korrigjon sjelljet e së shkuarës. Gishta - Sheh gishtat e dorës-Familje e gëzuar -Sheh gishtin tregues-Je i veçantë. Në familjen ku jeton të respektojnë. -Sheh gishtin e mesit-Shpëtoni me shumë zgjuarsi nga një kurth që ju ju përgatit dikush në punë. -Sheh dorën tënde të mbledhur grusht-Keni gjithnjë besim në veten tuaj. Në Sistemin tonë diellor vetëm në Tokë ka qenie inteligjente Planeti ynë, Toka, dhe e ardhmja e saj (II) “Toka është djepi i njerezimit, por njeriu gjithmonë nuk mund të jetojë në djep.” Konstantin Ciolkovski(Baba i kosmonautikës) Mr.Sahudin M. Hysenaj, astronom Sipas gjendjes agregate, tokën e ndajmë në litosferë, shtresën e ngurtë, e cila përmban masën kryesore të planetit, hidrosferë, shtresen e lëngët, e cila mbështjellë rreth 70 % të sipërfaqes dhe atmosferë shtresa e gazët që mbështjell tërë planetin. Litosfera menjëherë pas formimit të saj nuk ka qënë e trashë, ka qenë mjaft e paqëndrueshme. Dikund rreth para 3.8 miliardë vjetwve është formuar lehtë korja e fortë prej graniti, gjatë kësaj kohe planeti ka pasur mbështjellësin ajror dhe hidrosferën. Atmofera atëherë ka qënë kryesisht e përbërë nga gazi karbonik, azoti dhe avulli i ujit. Atëherë oksigjeni ka qënë në masë të vogël. Fillimisht oksigjeni ka filluar të rritet si rezultat i fotodisocijimit të ujit dhe mëpastaj nga aktiviteti i fotosintezës në organizma të thjeshtë, si algjet e kaltërta dhe të gjelbra. Sidoqoftë, brendia e tokës është e studiuar shumë më pak krahasuar me atmosferën, sepse me brendinë nuk ka kontakt të drejtpërdrejt.Para 600 milionë vjetwve në tokë ka pasur disa lëvizje të pllakave kontinentale, më mirë se në ditët e sotme shumë më vonë është paraqitur superkontinenti – Pangeja, ky ka ekzistuar para 200-300 miliardë vjetwve. Më pas është shpërbërë në pjesë, nga të cilat janë formuar kontinentet e ditëve të sotme. Toka ka fushë magnetike dhe vepron si magnet në polet magnetike. Fusha magnetike e tokës ndikon në grimcat e elektrizuara. Fusha në fjalë i detyron grimcat e elektrizuara të lëvizin sipas vijave të forcave të saj. Mu për këtë, grimcat e elektrizuara i afrohen gjithnjë sipërfaqes së tokës në zonat polare. Gjatë shpërthimeve kromosferike, grimcat e ngarkuara largohen nga dielli në hapësirën kozmike. Një pjesë e tyre, arrin edhe në tokë, duke e ndryshuar fushën magnetike të saj me. Me një fjalë, shkaktojnë turbullira në fushën magnetike të tokës, dhe ia ndërrojnë veçoritë e saj. Kanë ndikim të drejtëpërdrejt në busull, pengojnë bindshëm në radiolidhje dhe shkaktojnë shkëlqim polar, të cilin edhe mund ta vrojtojmë dhe fotografojmë. Çfarë e pret tokën në të ardhmen ? “ Toka rrezikohet nga shumë faktorë.Toka seriozisht rrezikohet nga trupat e jashtëm qiellorë, që vlen t’i përmendim asteroidët, si trupat më me potencial që një ditë edhe të na shlyejnë nga sipërfaqja e dheut. Madje nuk jemi të qetë edhe nga trupat e tjerë të vegjël qiellorë. Sipas gjeologëve, e keqja më e madhe vjen nga vetë brendia e tokës. Për një të ardhme jo të largët, toka do të ndahet përgjysmë. Ky është vetëm fillimi se rreziqet që na kanosin ne, janë në seri si ngrohja globale, fusha e gravitetit të tokës po dobësohet etj. etj. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta presim epilogun përfundimtar “ Toka do të ftohet gjer në atë shkallë që konveksioni në pelerinë e mëpastaj lëvizja e kontinenteve, formimi i maleve, shpërthimi i vullkaneve, dridhja e tokës (termetet) gradualisht do të dobësohen dhe do të ndalen. Fati i mëtutjeshëm i tokës do të varet nga temperatura mesatere gjatë vitit. Nëse temperatura zbret në mënyrë të konsiderueshme, oqeanet do të ngrihen dhe tokën do ta mbulojë korja prej akulli. Nëse temperatura rritet, uji do të avullohet dhe do të zbulohet rrafshi i sipërfaqes së planetit, kështu që në të dyja rastet do të jetë e pamundur të ekzistojë jeta në tokë. Shqetësuese janë edhe të ashtuquajturat vrimat e ozonit. Fjala është për zvogëlimin e koncentrimit të molekulave të ozonit O3 në atmosferë mbi pole, veçanërisht mbi polin jugor. Bashkëveprimi i ozonit me rrezet ultraviolete me energji të madhe që vjen nga dielli çon gjer te zvogëlimi i forcës. Kur është fjala për vrimat e ozonit, unë kësaj radhe do t’u gëzoj juve, lexues të dashur, për faktin se shtresat e ozonit po përmirësohen. Definitivisht kemi shenja të shërimit të ozonit. Më në fund një lajm i rrallë, por ekstra i mirë, sa i përket klimës në planetin tonë. Marrëveshjet ndërkombëtare të vitit 1987, për ndalimin e përdorimit të agjentëve kimikë që dëmtojnë ozonin, po japin efekte pozitive:Rhënë më mirë: ka shenja që shtresa e ozonit në atmosferë po rritet, edhe pse ka pak mundësi që ajo ta arrijë nivelin para vitit 1980, ku, për herë të parë, u diktua që vërtet shtresa e ozonit po hollohet. Marrëveshja kryesore që ndalon përdorimin e këtyre substancave, quhet Marrëveshja e Montrealit. Aty u specifikuan rregulla të rrepta për përdorimin e të ashtuquajturve Cfe – klorofluorokarbure, që zakonisht përdoren si gaz ftohës nëpër frigoriferë e kondicionerë dhe në tretës. Megjithatë, proçesi i shërimit të ozonit mund të jetë vetëm në fazën e tij më fillestare nëse punët shkojnë mirë dhe nuk ndërpritet në të kundërtën sigurisht se neve do të rrezikohemi shumë nga rrezet radioaktive.