Informacione për të kthyerit „Kosova“

Transcription

Informacione për të kthyerit „Kosova“
Të lëvizësh i lirë në Evropë
IN FOR M ACIONE PË R T Ë KT H YE R I T
Kosova
Bundesagentur für Arbeit
Zentrale Auslandsund Fachvermittlung (ZAV)
Përmbajtja
Të lëvizësh i lirë në Evropë............................................................................................................................. 3
Këshilla të dobishme për punëtorë – mbi tregun e punës dhe mbi kushtet e punës............................. 4
Zhvillimet në tregun e punës - Rrogat, tatimet dhe kontributet sociale Kërkimi i punës dhe kandidatura - Kontrata e punës - Përkrahja financiare
Rruga deri te ndërmarrja ime...................................................................................................................... 10
Përgatitjet - Format ligjore – Sistemi i tatimeve – Themelimi i ndërmarrjes - Përkrahja financiare
Sigurimi social............................................................................................................................................... 14
Rregullat kalimtare - Pensioni gjerman - Sigurimet sociale në Kosovë
Ardhja në Kosovë.......................................................................................................................................... 17
E drejta për qëndrim – Kërkimi i banesës – Dispozitat doganore dhe importuese
Nëse shpërngulet edhe familja................................................................................................................... 20
Shërbimet për familjet - Anëtarët e familjes në moshën pensioniste –
Përkujdesi në moshën parashkollore - Arsimimi shkollor
Shkollimi dhe aftësimi profesional në Kosovë.......................................................................................... 22
Shkollimi profesional – Aftësimi i mëtejmë profesional
Studimi në Kosovë........................................................................................................................................ 24
Universitetet – Kandidatura - Financimi i studimeve
Nëse nuk më ecin punët si duhet............................................................................................................... 26
E drejta për qëndrim – Ndihma financiare gjatë papunësisë – Llogaritja e pensionit –
Sigurimi shëndetësor - Ndihma për të kthyerit
Informimi dhe këshillimi.............................................................................................................................. 29
Zyrat për këshillime në Gjermani - Zyrat për këshillime në Kosovë – Informacione tjera
Lista e kontrollit............................................................................................................................................ 32
Vërejtje mbi lexueshmërinë e teksteve
Me qëllim të thjeshtësimit të lexueshmërisë, në tekst do të përdoret vetëm forma e gjinisë mashkullore. Mirëpo, pohimet
vlejnë si për burra ashtu edhe për gra.
MBI BOTUESIN
Botues
Agjencia Federative për Punë (Bundesagentur für Arbeit)
Zyra Qendrore për Ndërmjetësim Ndërkombëtar të Ekspertëve (ZAV)
Redaksia
BW Bildung und Wissen Verlag und Software GmbH dhe
Marion Rang (Zyra Qendrore për Ndërmjetësim Ndërkombëtar të
Ekspertëve), përgjegjëse
Përkthimi gjermanisht - shqip
Bislimi & Berishaj, Linkenheim-Hochstetten, Stuttgart
Shtëpia botuese
BW Bildung und Wissen Verlag und Software GmbH, Nürnberg, www.bwverlag.de
Fotografitë
Titulli: Dave Long/iStockphoto, Fq.4: BW Bildung und Wissen Verlag und
Software GmbH, Fq.10: Sandra Hoever, Fq.14: Kzenon / Fotolia, Fq.17: JCB
Prod / PantherMedia GmbH, Fq. 18: Wavebreak Media ltd / PantherMedia
GmbH, Fq.20: tunart / iStockphoto, Fq.22: Markus Hansen / PantherMedia
GmbH, Fq. 24: Wavebreakmedia ltd / PantherMedia, Fq.26: Kerstin Röcker
/ PantherMedia GmbH, Fq.29: Yuri Arcurs / PantherMedia GmbH, Fq.32:
Andres Rodriguez / PantherMedia GmbH, Fotografi tjera: private.
2
Shtëpia botuese “BW Bildung und Wissen Verlag und Software GmbH”
falënderon të gjithë personat, ndërmarrjet dhe institucionet që i kanë vënë
në dispozicion fotografitë e tyre pa pagesë.
Të gjitha të drejtat mbrohen. Ribotimi – qoftë edhe i pjesshëm – lejohet
vetëm me pajtim të botuesit dhe vetëm duke e cituar burimin.
Ekzemplarët porositen te
Bundesagentur für Arbeit
Geschäftsstelle für Veröffentlichungen
BA-Service-Haus
Regensburger Straße 104-106
90478 Nürnberg
Telefoni: +49 (0) 180 / 1002699-01*
Telefaksi: +49 (0) 180 / 1002699-55*
E-Mail: service-haus.bestellservice@arbeitsagentur.de
*Çmimi për thirrje nga telefoni fiks 3,9 ct/min; Çmimet për thirrje nga
telefoni mobil deri 42 ct/min.
Dërgesa e publikimeve të shtypura kushton paushal 2,50 Euro.
Shkarkimi (falas)
www.ba-bestellservice.de
Aktualizuar në
Nëntor 2011
Të lëvizësh i lirë në Evropë
Çdo i pesti banor në Gjermani e ka prejardhjen nga një vend
i jashtëm. Nga 15.7 milionë njerëz me prejardhje imigrimi,
8 milionë prej tyre janë në pronësi të pasaportës gjermane,
më shumë se 7 milionë e kanë një shtetësi të huaj. Shumë
të huaj kanë ardhur në Gjermani me qëllim që të jetojnë dhe
të punojnë vetëm një kohë të caktuar këtu. Shumica prej
tyre kanë qëndruar më gjatë se që kishin planifikuar. Për
pjesën më të madhe të këtyre njerëzve, Gjermania është
bërë atdheu i ri apo i dytë i tyre.
habitur që mund të lind dëshira për tu kthyer në atdhe dhe
për të filluar aty një jetë të re. Dëshira për tu kthyer mund të
merr trajta konkrete, posaçërisht atëherë, kur në Gjermani
përballeni me vështirësi të vazhdueshme për të gjetur një
vend pune, ashtu që çështja e kthimit shtrohet gjithnjë e më
shpesh - të qëndrosh apo të shkosh? Kjo paraqet fillimin e
një procesi të vështirë, gjatë të cilit duhet të peshohen me
kujdes përparësitë dhe mangësitë, dhe i cili përmbyllet me
një vendim të caktuar.
Shumica e të huajve dhe imigrantëve të natyralizuar kanë
ende lidhje të ngushta me atdheun e tyre të vjetër. Ata,
atdheun e tyre e njohin nga përvojat e veta që i kanë bëra
atje, janë rritur aty dhe i kultivojnë kontaktet me anëtarët
e familjes dhe me shokët e tyre. Prandaj, nuk është për tu
Me këtë broshurë, ne dëshirojmë t’ju mprehim vëmendjen
kah perspektivat dhe problemet specifike si dhe t’ju
përkrahim me informata plotësuese e oferta tjera
këshilluese, në mënyrë që të sillni vendimin, i cili ju
përshtatet më së miri.
Kosova - shteti më i ri në Evropë
PAVARËSIA E MBIKËQYRUR
Parlamenti Kosovar e ka shpallur Republikën e Kosovës si
shtet të pavarur më 17 shkurt 2008. Deri tani (tetor 2011)
pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 85 nga 193 shtete
anëtare të Kombeve të Bashkuara. Shtetet tjera, mes tyre
edhe pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian (Spanja,
Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia) e konsiderojnë
pavarësinë e shpallur si joligjore duke bërë me gisht kah
rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara, e cila është ende
në fuqi. Në këtë rezolutë, Kosovës i është garantuar një
autonomi esenciale dhe vetëqeverisje brenda kufijve të
ish RFJsë, derisa statuti i ardhshëm i Kosovës sipas së
drejtës ndërkombëtare ka mbetur i padefinuar.
Në anën tjetër, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të
Bashkuara në den Haag ka vendosur më 22 korrik 2010
që Kosova e pavarur nga Serbia nuk e shkel të drejtën
e përgjithshme ndërkombëtare. Është e vërtetë që ky
vendim nuk ka karakter juridik detyrues, mirëpo atij i është
kushtuar domethënie e madhe politike për ardhmërinë e
Kosovës. Megjithatë, vala e madhe e njohjeve të Kosovës
si shtet i pavarur, ashtu siç ishte pritur, deri tani ende nuk
është ngritur.
Shpalljes së pavarësisë i kanë paraprirë negociatat
shumëvjeçare ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe
serbëve, të cilat në fund kanë dështuar. I dërguari i
Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari e ka përpiluar
planin për një pavarësi të mbikëqyrur të Kosovës, i cili
është pranuar në kushtetutën kosovare, e cila është në
fuqi që nga qershori i vitit 2008. Në kushtetutë, Kosova
është definuar si „shtet demokratik i të gjithë qytetarëve
të vet“, i cili i respekton të drejtat e pakicave dhe të drejtat
njerëzore. Rajoneve me shumicë serbe u garantohen
të drejtat autonomie. Mirëpo, edhe pas shpalljes së
pavarësisë, bashkësia ndërkombëtare për shumë çështje
e flet fjalën e fundit. Kështu, përfaqësuesi i Bashkimit
Evropian është i autorizuar ta bëjë pezullimin e ligjeve dhe
shkarkimin e politikanëve. Bashkimi Evropian, në kuadër
të EULEXit, është duke i mbajtur aktualisht rreth 1.700
prokurorë, gjykatës, policë dhe zyrtarë të administratës në
Kosovë, të cilët duhet ta ndërtojnë, organizojnë, përkrahin
dhe mbikëqyrin shtetin juridik. Me këtë, ata i kanë marrë
përsipër ato funksione, të cilat më parë kanë qenë nën
kompetenca të Administratës së Kombeve të Bashkuara
në Kosovë (UNMIK). UNMIK është edhe më tutje prezent
në Kosovë, mirëpo me një mision të reduktuar shumë,
dhe është bashkëbisedues për serbët, të cilët nuk i njohin
vendimet e institucioneve kosovare. Siguria në vend
garantohet nga trupat ndërkombëtare të KFORit, të cilat
veprojnë nën udhëheqjen e NATOs.
Komisioni Evropian, Kosovën e vlerëson si kandidat
potencial për pranim në Bashkimin Evropian. Mirëpo,
thuaja se është i pamundur fillimi i negociatave për
pranim, përderisa Kosova nuk është njohur ende si shtet i
pavarur nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.
3
Këshilla të dobishme për punëtorë – mbi tregun e punës dhe mbi kushtet e punës
Këshilla të dobishme për punëtorë –
mbi tregun e punës dhe mbi kushtet e punës
Tregu i punës në Kosovë është relativisht i vogël. Nuk është
lehtë të gjesh një vend pune, sepse ekonomia, e me këtë
edhe tregu i punës, janë duke u përtërirë shumë ngadalë.
Vendi lëngon edhe më tutje nën pasojat e vonshme të luftës.
Bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje është shumë pak i
zhvilluar, dhe, për shkak të infrastrukturës së mangët, është
shumë vështirë të kaplohen tregjet rajonale. Mirëpo, ka
edhe lëmi, në të cilët kërkohen punëtorë. Prandaj, edhe Ju
si i kthyer në atdhe keni shanse të mira, veçanërisht atëherë
kur me vete nga Gjermania sillni shkollimin tuaj të mirë
profesional, njohuri të gjuhës ose përvojë shumëvjeçare nga
punësimi i Juaj në Gjermani.
ZHVILLIMET NË TREGUN E PUNËS
Kriza ekonomike dhe financiare e viteve 2008-2009
Republikën e Kosovës nuk e ka prekur në ndonjë masë të
madhe. Në krahasim me vendet në rajon, Kosova në vitin 2010
„Në Kosovën e dobët ekonomikisht duhet të
kryhet ende shumë punë për rimëkëmbje.
Ekspertët e kualifikuar kanë perspektiva të mira,
pos tjerash në sektorin e ndërtimtarisë.”
Dilek Wüst, këshilltare e EURES-it dhe ndërmjetëse për punësim e ZAV-së
4
e ka pasur rritjen më të madhe ekonomike prej rreth 4,5 %
të brutoprodhimit shoqëror. Mirëpo, kjo rritje nuk mjafton që
Kosova t’ju bashkëngjitet vendeve fqinje në masë të duhur.
Përkundër ndihmës së madhe ndërkombëtare dhe angazhimit
ndërkombëtar pas përfundimit të konfliktit të armatosur në
vitin 1999, Kosova mbetet njëri prej rajoneve ekonomikisht
më të pazhvilluara të Evropës juglindore. Brutoprodhimi
shoqëror për kokë banori në vitin 2010 ka qëndruar te 1.996
Euro (Gjermania: 30.473 Euro), mirëpo deri në vitin 2014 do të
duhej të ketë ngritje deri në 2.412 Euro.
Fusha e shërbimeve sjell 65 % të brutoprodhimit shoqëror,
derisa industria vetëm 18 %. Sipas statistikave më të reja
të Bankës Botërore, bujqësia me 12 % e mban një pjesë
të lartë të brutoprodhimit shoqëror. Sipas ekspertëve,
pikërisht kjo fushë e ekonomisë ofron mundësi për luftimin
e papunësisë në Kosovë. Shfrytëzohet më pak se gjysma e
potencialit të ekonomisë bujqësore. Në këtë mënyrë, Kosova
me prodhime të veta nuk i mbulon më shumë se 30 % të
nevojave ushqimore.
Rreth 50 % të brutoprodhimit shoqëror zyrtar realizohet në
tregun e zi të punës. Aty, shumë vende të punës ndahen
vetëm nëpërmjet raporteve farefisnore ose nëpërmjet të
njohurve. Si pasojë e kësaj, në tregun kosovar të punës
ofrohen shumë pak vende të lira nëpërmjet tenderimeve.
Numri i të papunëve
Papunësia e lartë në Kosovë paraqet njërën prej sfidave më
të mëdha për zhvillimin shoqëror-ekonomik të vendit.
Shkalla zyrtare e papunësisë qëndron te rreth 45 %. Papunësia
i prek më së shumti gratë dhe të rinjtë nën moshën 25 vjeçare.
Për këtë grup të popullsisë, ekspertët nisen prej një shkalle
të papunësisë prej mbi 70 %. Kjo shifër është veçanërisht
alarmuese kur kihet parasysh që popullsia e Kosovës është
më e reja në Evropë - rreth gjysma e popullsisë kosovare
është nën moshën 25 vjeçare.
Mirëpo, shumë kosovarë janë të punësuar në të zezën. Të
dhëna të sakta në lidhje me numrin e madh të të punësuarve
në të zezën, posaçërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme si dhe në bujqësi, nuk qëndrojnë në dispozicion.
Prandaj, ekspertët mendojnë që papunësia në Kosovë
realisht qëndron nën 45 %.
Lëmit në rritje dhe profesionet e kërkuara
Përkundër gjendjes së vështirë ekonomike, Kosova është
duke përparuar drejt ekonomisë së tregut. Ndërmarrjet
shtetërore janë privatizuar, dhe janë ndërtuar uzina të reja
për prodhim. Krahas kësaj, ekziston edhe një sistem bankar
i zhvilluar mirë, brenda të cilit në ndërkohë veprojnë para
së gjithash filialet e bankave evroperëndimore. Përpos në
tregti dhe në zanatet e hotelerisë dhe gastronomisë, fuqia
punëtore e kualifikuar kërkohet edhe në lëmit vijues:
Industria e përpunimit të drurit: Mungesa e punëtorëve të
kualifikuar mirë është njëra prej arsyeve që mallrat e drurit
të përpunuara paraprakisht duhet të blihen shumë shtrenjtë.
Përpos kësaj, kërkohen edhe drejtues të prodhimit, të cilët i
plasojnë prodhimet kosovare në tregjet e huaja.
Teknologjia e informatikës dhe e telekomunikacionit: Për
shkak të numrit në rritje të ndërmarrjeve të reja në vend,
numri i ekspertëve të kualifikuar në lëmin IT do të duhej të
rritej gradualisht. Po ashtu, parashihet zgjerimin i ofertave
për shërbime në E-Government.
Ndërtimtaria: Kërkohen punëtorë të kualifikuar mirë
posaçërisht për ndërtimet e brendshme (instalues të
ngrohjes, instalues të pajisjeve sanitare dhe elektroinstalues,
Portret i punëmarrëses Vjollca Racaj, Drejtoreshë e “Diakonie Training Center” në Mitrovicë
Me vendosmëri drejt cakut
Pas një qëndrimi të shkurtë në Suedi, Vjollca Racaj kishte
ardhur në moshën 16 vjeçare së bashku me prindërit e saj
në Beckum në Nordrhein-Westfalen. Si pasojë e luftës në
Bosne, Familja Racaj kishte vendosur ta lëshon atdheun
e vet, tash Republika e Kosovës, dhe të jetojë te farefisi i
saj në Gjermani.
Vjollca Racaj, pas përfundimit të studimeve në drejtimin
“Komunikimi në Shëndetësi” në Universitetin Bielefeld,
nuk kishte mundur të gjejë vend pune të përshtatshëm
me kualifikimin e saj, kështu që në vitin 2009 kishte
vendosur të kthehej në Kosovë. “Unë jam kthyer me
të pritura pozitive. Në Gjermani, atëkohë nuk ka pasur
perspektiva të mira profesionale për mua. Pasi që isha e
detyruar t’i financoj studimet e mia me punë të ndryshme
krahas studimeve, studentët tjerë e kishin marrë diplomën
shumë më herët se unë - dhe shumë punëdhënës kërkonin
bashkëpunëtorë më të ri se unë.“ Me përkrahje të familjes
së saj, ajo e ndiente veten të sigurt për t’i dalë ballë fillimit
të ri në Kosovë.
Pasi që kishte arritur atje, tre muajt e parë kishte banuar
sërish te prindërit e saj në Pejë, të cilët ishin kthyer në
Kosovë në vitin 2000. Kur babai i saj kishte dëgjuar në
radio mbi ofertën për vend pune, të cilin e ka tani vajza
e tij, mirëpo në veri të Kosovës, ai i kishte dhënë guxim
vajzës për të kandiduar për këtë vend pune. „Në fillim unë
doja të gjeja më me dëshirë një vend pune në Prishtinë,
mirëpo oferta për punë më përshtatej si është më së miri.
Dhe, së fundi, unë udhëtova deri
në Mitrovicë për ta dorëzuar
personalisht kandidimin tim.“
Puna si Drejtoreshë e Qendrës
së Shkollimit Profesional për të
Ri dhe të Rritur i pëlqen shumë,
edhe pse ajo mbanë shumë
përgjegjësi. Njëra prej sfidave
më të mëdha për Vjollca Racajn
qëndron te mënyra e punës në
Kosovë. „Kolegët e mi më thonë
shpesh që kam qëndrim „gjerman“ ndaj punës. Për shkak
të luftës, qendra e vëmendjes është zhvendosur nga puna
kah familja. Njerëzit kanë filluar tek vonë dhe gradualisht
të koncentrohen me tërë qenien e tyre në profesion.”
Edhe pse ambientimi i saj pas disa vitesh në Gjermani
nuk ka qenë i lehtë, ajo sheh një përparësi të madhe për
të kthyerit, të cilët e kanë këtë përvojë ndërkulturore. Të
dy mentalitetet mund ta plotësojnë mirë njëra tjetrën. Në
Kosovë, mirësjellja dhe bujaria kanë vlerë shumë të madhe.
Po ashtu, edhe respekti ndaj udhëheqësve në punë është
shumë i rëndësishëm. „Në anën tjetër, në Gjermani kam
mësuar të punoj me përgjegjësi, dhe tu rrekem punëve që
më janë ngarkuar në mënyrë të strukturuar.“
Qëllimi i saj si personalitet udhëheqës është “t‘ju tregoj
njerëzve që mund t‘i arrijnë qëllimet e tyre kur sjellin
durim dhe vendosmëri.“
5
Këshilla të dobishme për punëtorë – mbi tregun e punës dhe mbi kushtet e punës
axhustator, shtrues të dyshemeve, bojaxhi) dhe për
inxhinierinë civile. Sipas vlerësimeve të Agjencisë Kosovare
për Promovimin e Investimeve, gjatë viteve të ardhshme
duhet të ndërtohen edhe 50.000 banesa të reja, e po ashtu
edhe infrastruktura përkatëse (rrugët, çerdhet, shkollat,
objekte për kalimin e kohës së lirë etj.).
Përpos kësaj, në planifikim e sipër janë edhe projekte të
mëdha për ndërtimin e autostradave. Mes tjerash, pritet edhe
fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë - Shkup. Parashihet
që punët të fillojnë në fund të vitit 2012 dhe të përfundojnë
pas tri vitesh.
Furnizimi me energji dhe ujë: Projektet në sektorin e
energjetikës bëjnë pjesë në investimet më të rëndësishme
që janë planifikuar për vitet që vijnë. Këtu para së gjithash
bën pjesë ndërtimi i termocentralit „Kosova e Re” dhe
rehabilitimi i termocentralit „Kosova B“. Pos kësaj, është
planifikuar që nevojat energjetike të vendit të mbulohen
gjithnjë e më shumë nga burimet e ripërtërishme të
energjisë. Me hidrocentralin e planifikuar në Zhur në rajonin
e Dragashit, Qeveria e Kosovës tanimë synon zbatimin e një
projekti konkret.
Pos kësaj, punëtorët e kualifikuar në sektorin e xehetarisë
dhe të përpunimit të lëndëve të para kanë perspektiva të
mira për punësim.
SA JANË TË LARTA RROGAT, TATIMET DHE
KONTRIBUTET SOCIALE?
Rrogat dhe pagat
Nëse keni vendosur të ktheheni në Kosovë, atëherë duhet
të informoheni rrënjësisht mbi mundësitë e punësimit si dhe
mbi të ardhurat atje.
Rrogat dhe pagat janë dukshëm më të ulëta se ato në
Gjermani. Të ardhurat mujore në vitin 2010, në sektorin e
regjistruar, kanë qëndruar mesatarisht te 280 Euro neto. Në
Prishtinë dhe në qytetet tjera më të mëdha paguhen rroga
më të larta se sa nëpër fshatra. Fitimi më i mirë realizohet
në lëmi të bankave dhe të ndërtimtarisë si dhe te organizatat
ndërkombëtare, pjesërisht edhe në sektorin publik (p.sh.
në uzinat e energjetikës dhe të ujit si dhe në ndërmarrjet e
telekomunikacionit). Sipas studimeve të Kosovo Remittance
2010, të ardhurat mujore mesatare të një familjeje kosovare
(rreth 5 persona) qëndrojnë te 442 Euro.
Tatimet dhe kontributet sociale
Të ardhurat vjetore deri në 960 Euro nuk i nënshtrohen tatimit.
Kush fiton mes 961 dhe 3.000 Euro, paguan për shumën që
qëndron mbi 960 Euro tatim prej 4 %, kush fiton deri 5.400
Euro paguan 8 % tatim për shumën që i kalon 3.000 Euro
si dhe shtesën prej 81,60 Euro. Për të ardhurat vjetore mbi
5.400 Euro paguhet tatim prej 10 % për shumën që e kalon
vlerën prej 5.400 Euro si dhe shtesa prej 273,60 Euro. Detaje
6
tjera në lidhje me këtë mund të merrni te Entet Kosovare
për Punësim dhe te Administrata Tatimore e Kosovës (www.
atk-ks.org).
Të gjithë punëmarrësit i nënshtrohen obligimit për sigurim
pensionist. Si punëmarrësit ashtu edhe punëdhënësit i
paguajnë nga 5 % të rrogës mujore bruto në sigurimin
pensionist. Të dy palët mund të paguajnë vullnetarisht shuma
më të mëdha, dhe atë deri në 15 % të të ardhurave mujore
bruto (shih për këtë edhe „Sigurimet sociale në Kosovë“,
fq. 16). Nga pagat nuk tërhiqen kontributet për sigurim
shëndetësor.
SI MUND TË GJEJË PUNË?
Është e rëndësishme që të jeni vetë aktiv, kur bëhet fjalë për
kërkim të një vendi pune në Kosovë: Kërkoni sistematikisht
konkurse për vende të lira pune në gazeta dhe në internet,
drejtojuni personalisht ndërmarrjeve, të cilat janë me interes
për Ju. Sa më shumë mundësi të shfrytëzoni, aq më i madh
është shansi që të gjeni një vend pune, i cili i përshtatet sa
më mirë interesave dhe nevojave tuaja.
Përkrahje nga Agjencia Federative për Punë
Ju mund të filloni që në Gjermani të kërkoni një vend pune
në Kosovë. Këshillat mund t‘i merrni në Zyrën Qendrore
për Ndërmjetësim Ndërkombëtar të Ekspertëve (ZAV) të
Agjencisë Federative për Punë. Nëpërmjet Zyrës për Informim
të ZAV mund të kontaktoni drejtpërdrejtë me telefon dhe me
E-Mail me këshilltarët – shërbimet këshilluese për Ju janë
falas (Tel.: 0228/7 13-13 13; E-Mail: zav@arbeitsagentur.
de). Ekipi i Zyrës për Informim ju qëndron në dispozicion prej
të hënës deri të premten prej ora 8 deri ora 18.
Kërkimi i vendeve të punës në Kosovë
... nëpërmjet Enteve për Punësim
Një pikënisje e parë dhe e rëndësishme për të kërkuar punë
janë Entet rajonale të Punësimit. Aty mund të kuptoni se cilat
dokumente janë të nevojshme për tu lajmëruar si i papunë
ose për të kandiduar me sukses. Për fat të keq, Entet për
Punësim ndërmjetësojnë një numër relativisht të vogël të
vendeve të punës. Shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme i
shmangen ndërmjetësimit të papunëve nëpërmjet Enteve për
Punësim, me qëllim të ikjes nga obligimet tatimore, kështu që
diku vetëm 8.000 vende të lira pune ofrohen mesatarisht nga
këto institucione. Megjithatë, ju do duhej të regjistroheni aty
në çdo rast, sepse vetëm atëherë e keni mundësinë të merrni
pjesë në kurse për kualifikim të mëtutjeshëm. Poashtu, për
marrjen e ndihmës sociale duhet të jenë të regjistruar si të
papunë të gjithë anëtarët e familjes të moshës madhore.
... nëpërmjet gazetave ditore
Të gjitha gazetat ditore kosovare më të mëdha (Koha Ditore,
Kosova Sot, Epoka e Re, Lajmi, Gazeta Express, Zëri, Bota
Sot) e kanë një faqe të posaçme me oferta të vendeve të
lira të punës dhe me kërkesa të vendeve të punës. Mund
t‘iavlen për Ju, sikur ta porositni një shpallje aty dhe ta lexoni
faqen me shpallje. Shpalljet mund t‘i gjeni edhe në gazetën
me shpallje “Oferta Suksesi”, e cila del çdo javë. Porositja e
një shpalljeje në këtë gazetë nuk kushton asgjë.
... nëpërmjet shpalljeve në internet
Oferta për vende të lira pune në internet gjeni në faqet e
internetit www.ofertapune.com dhe www.njoftime.com.
Është për tu preferuar edhe www.kosovabiz.com, nën
rubrikën „Shpallje/Falas“ dhe „Oferta pune“. Shkoni te
faqet, te të cilat mund të gjeni oferta për vende të punës ose
ku mund ta porositni një shpallje për kërkesë pune. Mirëpo,
bazat e shënimeve të faqeve të internetit janë shumë shpesh
të pa aktualizuara, të vjetërsuara dhe u destinohen para së
gjithash personave me kualifikim më të lartë.
… me vetiniciativë: Kandidimi pa shpallje të vendeve të
lira të punës
Nëse e dini saktësisht se në cilin lëmi dëshironi të punoni, ia
vlen të kontaktoni drejtpërdrejt me ndërmarrjet interesante
- edhe nëse ato aktualisht nuk kanë shpallur vende të lira
pune. Shumë vende të lira pune zihen nëpërmjet kontakteve
personale - ato nuk shpallen në asnjë gazetë. Më së miri është
të thirrni njëherë në firmën që ju intereson, të prezantoheni
vet, kualifikimin dhe dëshirën tuaj dhe të pyetni se a qëndron
interesi parimor për kandidimin tuaj.
Para së gjithash, ndërmarrjet e mëdha kanë më shpesh
interes të madh për kosovarë që kanë jetuar kohë të gjatë
jashtë vendit. Kjo vlen posaçërisht për ndërmarrjet, të cilat
bashkëpunojnë me partner të vendeve të huaja dhe që janë
të interesuara për përvojë ndërkombëtare dhe gjuhë të huaja.
Po deshët të kandidoni me vetiniciativë te ndonjë ndërmarrje
gjermane ose gjermane-kosovare, drejtojuni për informata të
para dhe për kontakte personale selisë kryesore në Gjermani.
Kandidimin tuaj me shkrim nisjani pastaj drejtpërdrejt selisë
së ndërmarrjes në Kosovë.
Në faqen e internetit www.kosovabiz.com mund t‘i shihni
ndërmarrjet e radhitura sipas lëmit dhe rajonit. Aty, krahas
adresës mund ta gjeni edhe profilin e ndërmarrjes. Në bazë
të këtyre informatave mund ta formuloni më saktësisht letrën
për kandidim dhe të përgatiteni më mirë për prezantimin tuaj
personal në ndërmarrje.
Informatat mbi ndërmarrjet gjermane në Kosovë dhe mbi
partnerët bashkëveprues lokal mund t‘i merrni nëpërmjet
Përfaqësisë së Ekonomisë Gjermane (Repräsentanz der
Deutschen Wirtschaft) në Maqedoni (http://mazedonien.
ahk.de).
Kandidimi
Për kandidim ju preferojmë dokumentet vijuese: Letra,
jetëshkrimi dhe referencat, p.sh. nga shefat e mëhershëm
ose profesorët e universitetit. Dokumentet, b.fj. dëftesat,
vërtetimet mbi praktikumet dhe shkresa tjera të ngjashme
mund t‘i bashkëngjitni letrës suaj. Njoftohuni qysh më herët
te ndërmarrja se a duhet t‘i dërgoni të gjitha dokumentet.
Shpesh është e mjaftueshme nëse i merrni ato me vete për
bisedën prezantuese. Për të kandiduar për një vend pune në
Kosovë, duhet t‘i veni në dukje përshtatshmërinë dhe aftësitë
tuaja dhe të theksoni se, për ç‘arsye bashkëpunimi Juaj është
i dobishëm për ndërmarrjen në fjalë. Shkresa nuk do duhej të
ishte më e gjatë se një faqe. Jetëshkrimi duhet të jetë i qartë
dhe i lexueshëm mirë. Të dhënat kryesore janë: Të dhënat
personale (Emri, datëlindja, vendlindja, gjendja familjare,
adresa, telefoni), shkollimi dhe kualifikimi profesional,
njohuritë e gjuhëve të huaja dhe përvoja profesionale. Hiqni
dorë nga përmendja e aktiviteteve të lira; kjo vlen si diçka
joserioze.
Përmendni në kandidimin tuaj edhe emrat e personave, të
cilët ju kanë preferuar, si dhe numrat e tyre të telefonave dhe
adresat kontaktuese. Lutni këta paraprakisht që të qëndrojnë
në dispozicion për biseda telefonike me punëdhënës
potencial në Kosovë. Personat e përmendur nga Ju duhet t‘i
vërtetojnë njohuritë dhe vetitë e Juaja personale, të cilat i
keni përmendur në shkresën dhe jetëshkrimin tuaj. Do duhej
të jepen dy deri pesë referenca ose persona kontaktues.
Nën faqe të internetit www.agef.net (>AGEF Kosovo >
Arbeitsuchende) mund ta gjeni një broshurë kandidimi
në gjuhën shqipe në format PDF. Aty gjeni këshilla se çka
duhet të keni parasysh gjatë përpilimit të jetëshkrimit tuaj
dhe letrës përcjellëse dhe si duhet të silleni gjatë bisedës
prezantuese.
Biseda prezantuese
Me rastin e një kandidimi në Kosovë, biseda personale ka
dukshëm më shumë rëndësi se dokumentet me shkrim.
Lidhjet personale luajnë një rol të rëndësishëm. Si i kthyer,
në këtë aspekt, ndoshta ju kundrejt kandidatëve vendor keni
disa mangësi, sepse kontaktet tuaja në vend ndoshta nuk
janë aq të mira si ato të një kandidati lokal. Në anën tjetër,
përparësitë tuaja qëndrojnë në përvojën e gjatë jashtë vendit
dhe në njohuritë e mira të gjermanishtes. Bindëse për shefin
tuaj është para së gjithash renomeja e lartë e shkollimit tuaj
në Gjermani, p.sh. në disa profesione teknike.
Shkoni i përgatitur mirë në bisedën prezantuese. Punëdhënësi,
në këtë bisedë, dëshiron të nxjerrë nga ju se cilat janë
„Të kthyerit nga Gjermania kanë përparësi në
tregun e punës: Nëpërmjet veprimtarisë së tyre
profesionale në një vend industrial, ata kanë
mbledhur njohuri të rëndësishme profesionale,
të ashtuquajtura hard skills. Përpos kësaj, me vete sjellin
po ashtu edhe aftësi tjera me vlerë, si p.sh. aftësi për
organizim dhe punë ekipore, të njohura edhe si soft skills,
gjë që punëdhënësit kosovar dinë ta vlerësojnë lartë.“
Gerd Müller, këshilltar mobiliteti i ZAV
7
Këshilla të dobishme për punëtorë – mbi tregun e punës dhe mbi kushtet e punës
aftësitë dhe kompetencat tuaja, për ç‘arsye interesoheni Ju
për ndërmarrjen e tij, si dhe sa jeni kreativ dhe sa keni aftësi
për tu inspiruar. Natyrisht që ai përpos kësaj përpiqet t‘i gjejë
dobësitë tuaja, dhe ndoshta edhe do t‘ju pyet se si do të
silleshit në ndonjë situatë të caktuar krize.
Mos e hapni Ju bisedën e pagesës. Nëse punëdhënësi ju
pyet mbi mendimin tuaj përkitazi pagesës, Ju do duhej të
orientoheni sipas pagesave të rëndomta në vend, e jo sipas
pagesave në Gjermani.
Njohja e kualifikimeve profesionale
Shkollimi dysor që praktikohet zakonisht në Gjermani mësimi në një punëtori ose në një uzinë dhe paralelisht me
këtë ndjekja e një shkolle profesionale - është i njohur në
Kosovë dhe vlerësohet lartë. Kandidatët me një shkollim
profesional në Gjermani kanë gjasa të mira për një vend pune
si ekspert. Po ashtu, edhe përvoja praktike shikohet me sy
të mirë. Diplomat gjermane njihen në Kosovë zakonisht pa
ndonjë vështirësi.
Kompetencat për njohjen e diplomave gjermane profesionale,
përfshirë këtu edhe diplomën për mjeshtër, qëndrojnë te
Ministria për Arsim, Shkencë dhe Teknologji (www.mashtgov.net). Nëse jeni lajmëruar si i papunë, kërkesën për
njohjen e kualifikimit tuaj mund ta shtroni në Ministrinë
e Punës dhe Mirëqenies Sociale (http://mpms.rks-gov.
net). Njohja e diplomave universitare nga Gjermania është
vetëm çështje formale. Megjithatë, ju këshillojmë që para
se të ktheheni në Kosovë ta bëni vërtetimin e diplomës suaj
në Gjermani. Për këtë gjë duhet t‘i drejtoheni sekretariatit
të universitetit, në të cilin i keni përfunduar studimet.
Sekretariati ja çon dokumentet zyrës kompetente. Ju vetë
nuk mund të kontaktoni direkt me këtë zyrë.
KONTRATËS SË PUNËS I KUSHTONI VËMENDJE TË
VEÇANTË!
Raportet e punës dhe punësimit drejtohen edhe më tutje
nëpërmjet „Essential Labour Law in Kosovo“, lëshuar
qysh më herët nga administrata e Kombeve të Bashkuara
(UNMIK). Ky ligj nuk zbatohet te raportet e punësimit me
UNMIKun, KFORin si dhe misionet zyrtare dhe të organizatave
ndërkombëtare qeveritare, të cilat janë aktive në Kosovë.
Në krahasim me Gjermaninë, e ligji i e punës në Kosovë është
shumë i favorshëm për punëdhënësit. Largimet nga puna, të
kushtëzuara nga zhvillimet në ndërmarrje, janë të ndërlidhura
me afate relativisht të shkurta dhe me kompensime të ulëta.
Dispozitat thelbësore janë:
Portret punëmarrësi Ilmi Abazi, kuzhinier nga Majanci, komuna e Besianës
Duhet të keni durim
Ilmi Abazi ka ardhur në Gjermani në fillim të luftës në ish
Jugosllavi, ndërsa Gelsenkirchen ju kishte bërë tri vite me
radhe shtëpia e tij. Në këtë qytet të krahinës së Rurit, ai
kishte gjetur punë në një ndërmarrje kopshtarie. Në vitin
2001, pas përfundimit të luftës, ai u kthye në vendlindjen
e tij Majanc në verilindje të Kosovës.
Edhe pse ishte kthyer te familja e tij, rifillimi në Kosovë
ishte një kohë e vështirë për te. „Njerëzit, në atë kohë
kanë qenë ende nën ndikim të fortë të përjetimeve të
luftës, dhe në popullatë zotonte një atmosferë e pasigurt
dhe e dyshimtë. Në Gjermani e kam pasur ndjenjën që më
kishin pranuar shumë mirë, ndërsa në Kosovë në fillim ka
qenë vështirë të lidh shoqëri të reja.“
Edhe në aspekt profesional, fillimi kishte kërkuar shumë
durim nga ai. Dy vitet e para pas kthimit kishte mbetur i
papunë. Njohuritë e fituara gjatë punës së tij si kopshtar
në Gjermani, ai nuk kishte mundur t‘i zbatonte, sepse pas
luftës nuk kishte mundësi punësimi në këtë lëmi. „Kjo
është duke u zhvilluar tek tani. Shanset më të mira për
të kthyer i shoh në gastronomi dhe në ndërtimtari. Këtu
ofrohen më së shumti vende të punës, dhe pagesa është
zakonisht më e mirë se në lëmit tjerë.“
8
Ilmi Abazi ia ka arritur
të gjej një punë të re në
gastronomi. „Kam qenë
i regjistruar në APPK në
Prishtinë, në Agjencinë
për Përkrahje të Punësimit
në Kosovë.
Këshilltari
përgjegjës për mua më
ka ndërmjetësuar për një
aftësim
të
mëtejshëm
profesional, pas të cilit jam
kualifikuar për profesionin
e kuzhinierit.“ Gjatë masës së aftësimit profesional,
Abazi kishte mbledhur njohuri teorike profesionale dhe
kishte bërë edhe një praktikë në një restorant. Pronari i
restorantit i kishte ofruar një vend të përhershëm pune
pas përfundimit të masës kualifikuese. Tani, Abazi punon
si kuzhinier në një piceri në Prishtinë.
E çmon shumë kohën e kaluar në Gjermani: „Atje kam
mbledhur përvojë me vlerë, e cila tani është duke më
ndihmuar në Kosovë. Për shembull, shefi im është shumë
i kënaqur me përpikërinë time dhe gatishmërinë time
për angazhim në punë. Një dëftesë pune nga Gjermania
e lehtëson në përgjithësi rihyrjen në jetën profesionale
kosovare.“
• Koha e punës: Zakonisht 40 orë në javë; koha ditore e
punës nuk guxon t’i kalojë 12 orë. Për punëmarrës nën
moshën 18 vjeçe, koha javore e punës kufizohet në 30
orë. Secili punëmarrës në një vend të plotë pune ka të
drejtë për pushim të paguar prej 30 minutash në ditë.
• Mosha e punës: 15 deri 65 vjet (vlen si për gra ashtu
edhe për burra)
• Koha e provës: Deri në 6 muaj. Gjatë kohës së provës,
afati për largim nga puna qëndron te 7 ditë.
• Afati për largim nga puna: Varësisht nga kohëzgjatja
e marrëdhënieve të punës (6 muaj deri 2 vite, 2 deri 10
vite, më shumë se 10 vite), punëdhënësit kanë afat për
largim nga puna prej 30, 45 ose 60 ditë kalendarik. Te
kontratat e afatizuara, punëdhënësi duhet ta informojë
punëmarrësin 30 ditë kalendarik para kalimit të kontratës
në lidhje me fundin e raportit të punës.
• Pushimi vjetor: Së paku 4 javë brenda një viti kalendarik,
pavarësisht prej asaj se a bëhet fjalë për një vend
pune me orar të plotë apo jo të plotë. Varësisht prej
kohëzgjatjes së punësimit në ndërmarrje, punëmarrësi ka
të drejtë për pushim plotësues. Çdo 5 vjet ju pranohet një
ditë më shumë.
• Vazhdimi i pagesës së rrogës në rast të sëmundjes:
Brenda një viti, vazhdimi i rregullt i pagesës së rrogës
(100 %) deri në 20 ditë. Kur bëhet fjalë për aksidente në
vend të punës dhe për sëmundje të shkaktuara në punë,
paguhet (maksimalisht) 70 % e rrogës prej ditës së 11të e
deri në ditën e 90të.
• Pushimi i lindjes: 12 muaj. Shtatzënat nuk guxojnë të
punojnë më shumë se 40 orë në javë.
Këshilli Ekonomik dhe Social e definon rrogën minimale, e
cila aktualisht qëndron te 170 Euro në muaj për një javë
pune 40-orëshe. Orët tepricë kompensohen me një shtesë
prej 20 %, kohët e punës mes ora 22 dhe ora 5 me një shtesë
prej 30 %.
Mirëpo, këto rregulla shumë shpesh nuk zbatohen fare dhe
qëndrojnë vetëm në letër. Te një papunësi prej rreth 45 %,
gatishmëria e punëmarrësve për t‘i kërkuar të drejtat e tyre
është shumë e ulët.
A DO TË KEM PËRKRAHJE FINANCIARE?
Në rast të kthimit në Kosovë, nuk do të keni përkrahje
financiare nga agjencia vendore për punësim. Që nga 1 janari
2009, ndihmat u paguhen vetëm të kthyerve në një vend
anëtar i BE ose i Hapësirës Ekonomike Evropiane.
Nën rrethana të caktuara, ju mund të merrni përkrahje
financiare për kthimin tuaj nëpërmjet asociacioneve
vendore humanitare, entit për çështje sociale ose nëpërmjet
programeve përkrahëse specifike të republikave gjermane
(p.sh. Baden-Württemberg). Mirëpo, nuk e keni të garantuar
të drejtën ligjore për një përkrahje të tillë. Para se të
ktheheni, është mirë të informoheni te zyra kompetente
për këshillim të qytetit tuaj mbi mundësitë eventuale për
përkrahje.
Përkrahje nëpërmjet Organizatës Ndërkombëtare për
Migracion (IOM)
Organizata Ndërkombëtare për Migracion (www.iom.
int/germany) e përkrahë kthimin vullnetar në vendlindje
nëpërmjet programeve REAG (ndihmat plotësues për
udhëtim) dhe GARP (ndihmat për start). Mirëpo, ndihma të
tilla u jepen vetëm të kthyerve, të cilët nuk lënë mëdyshje
për kthim të sërishëm në Gjermani. Rrethi i personave që
ka të drejtë për këto programe përfshinë para së gjithash
azilkërkuesit, azilkërkuesit e refuzuar, refugjatët e njohur,
refugjatët e luftës dhe të luftës civile, viktimat e prostituimit
të detyruar ose të trafikimit me njerëz, si dhe të huaj tjerë (me
të drejtë për këto shërbime sipas § 1 të Ligjit mbi Shërbimet
ndaj Azilkërkuesve).
Ndihma në kuadër të këtyre programeve kap fillimisht
shumën prej 400 Euro për secilin të rritur dhe 200 Euro
për secilin fëmijë nën moshën 12 vjeçare. Përpos kësaj,
kompensohen shpenzimet e udhëtimit dhe ndihmat tjera për
udhëtim me shumë prej 200 Euro për të rritur/të ri dhe 100
Euro për fëmijë nën moshën 12 vjeçare. Romët dhe Serbët
marrin ndihma për fillim në shumë prej 750 Euro për të rritur
dhe 375 Euro për fëmijë. Informata më të afërme mund
të merrni te IOM ose te zyrat për këshillimin e refugjatëve
të asociacioneve humanitare. Kërkesa shtrohet vetëm
nëpërmjet një enti komunal ose republikan (Enti për të Huaj,
Enti Social), si dhe nëpërmjet asociacioneve humanitare ose
zyrave të specializuara për këshillim.
Përkrahje
nëpërmjet
Qendrës
për
Migracion
Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM): Programi “Kthimi i
ekspertëve”
Ekspertët kosovarë që dëshirojnë të kthehen dhe të ushtrojnë
veprimtari interesante me karakter të zhvillimit politik, mund
t‘i drejtohen edhe Qendrës për Migracion Ndërkombëtar
dhe Zhvillim (CIM) në Frankfurt. Për këta persona, CIM ofron
shërbime në kuadër të programit „Kthimi i ekspertëve” (www.
cimonline.de).
9
Rruga deri te ndërmarrja ime
Rruga deri te ndërmarrja ime
kryej? Prej nga e siguroj kapitalin tim
fillestar? Pikënisjet vijuese ju ndihmojnë
që të informoheni në këto lëmi.
CILAT PËRGATITJE DUHET TË BËHEN
PARA SE TË NISET PUNA?
Suksesi i themelimit të ekzistencës suaj
varet në masë vendimtare nga lëmi, në
të cilin dëshironi ta filloni veprimtarinë
tuaj të pavarur afariste. Parimisht vlen:
Shanset tuaja rriten, nëse ofroni prodhime
dhe shërbime të llojit të ri dhe inovative,
të cilat nga tregu kosovar deri tani nuk
janë mbuluar fare ose pamjaftueshëm.
E ndieni veten të nxitur ta ndiqni rrugën tuaj, jeni i gatshëm
të merrni përsipër shumë përgjegjësi? Jeni qe një kohë të
gjatë i papunë dhe doni më në fund t‘i rrekeni një veprimtarie
që ka kuptim për Ju? Atëherë do të ishte mirë të mendoni se
mos ndoshta është më mirë të punoni si i pavarur.
Mirëpo, nuk është imtësi ta udhëhiqni një ndërmarrje, edhe
nëse bëhet fjalë për një ndërmarrje me një person - si
themelues i ekzistencës suaj duhet t‘i përballoni me mjeshtëri
një numri të madh sfidash, me të cilat si punëmarrës nuk
ballafaqoheni asnjëherë. Është e qartë që duhet ta zotoni
profesionin tuaj posaçërisht mirë, mirëpo duhet edhe t‘i
rregulloni aktet burokratike, ta ruani mbikëqyrjen mbi
kontabilitetin tuaj, t‘i bleni mallërat, t‘i gjeni furnitorët, të
bëni reklamë për prodhimet tuaja, të përfitoni dhe t’i mbani
konsumatorët dhe ndoshta të punësoni bashkëpunëtorë.
Është posaçërisht e rëndësishme që ta organizoni mirë veten
dhe ndërmarrjen tuaj: Studime të shumta kanë dëshmuar
që një ndërmarrje dështon herët, kur i mungon organizimi
ose kur është e organizuar keq. Prandaj, që në fillim duhet
të mendoni sinqerisht se a i mishëroni vetitë personale që
janë të nevojshme për ta ngritur dhe për ta udhëhequr një
ndërmarrje.
Para se të bëheni i pavarur, duhet të mblidhni njohuri nga
shumë lëmi. Si mund të krijoj ide për ndërmarrjen time? Cila
formë e ndërmarrjes më përshtatet mua më së miri? Cilat
dokumente më duhen dhe cilat akte burokratike duhet t‘i
10
Edhe pas valës shumë euforike në fushën
e ndërtimtarisë, e cila e kishte kapluar
vendin menjëherë pas luftës, ekziston
edhe më tutje nevoja për banesa të reja,
për ndërtesa me zyre ose hapësira për
shitje. Krahas ngritjes së ndërtesave,
perspektiva të mira ofron edhe inxhinieria
civile, posaçërisht ndërtimi i rrugëve.
Sukses premtojnë po ashtu edhe sektori
energjetik dhe hidroenergjetik si dhe përpunimi i drurit. Kjo
vlen edhe për lëmin e informatikës dhe telekomunikacionit
(shih në lidhje me këtë edhe „lëmit në rritje“, fq. 5) dhe
bujqësia. Këtu duket të jenë gjasat më të mëdha për rritje në
të ardhmen. Për të kthyerit është interesante edhe mundësia
e angazhimit si përfaqësues i ndonjë ndërmarrjeje të huaj
ose themelimi i një Joint Venture në Kosovë.
Kush më ndihmon mua gjatë planifikimit?
Nëse parimisht keni vendosur për veprimtari afariste të
pavarur, atëherë preferohet patjetër përpilimi i një plani
ekonomik. Ky plan ju ndihmon që t’i bëni vetes të qartë
synimet dhe qëllimet tuaja, të mendoni mbi gjendjen në treg
dhe mbi konkurrencën, t‘i llogaritni shpenzimet dhe nevojat
financiare, me një fjalë: Ta përpiloni një koncept dhe t‘i
vlerësoni si shanset ashtu edhe rreziqet. Ç’është e vërteta,
kjo do t’ju kushtonte pak mund, mirëpo në aspektin afatgjatë
ia vlen sido që të jetë. Përpos kësaj, plani ekonomik ju duhet
edhe për t’i shtruar kërkesat tuaja para institucioneve dhe
bankave për subvencione dhe kredi.
... në Gjermani
Në www.existenzgruender.de (>Publikationen) gjeni
broshurat, si p.sh. „Ndihmë për start - Rruga e suksesshme
kah afarizmi i pavarur“, të cilat ju ndihmojnë të mendoni
mbi të gjitha çështjet e rëndësishme. Krahas kësaj, shkollat
e mirënjohura „Volkshochschule“ ofrojnë në shumicën
e qyteteve gjermane kurse përgatitore për themelues të
ekzistencës me çmime të ulëta.
Zyra Qendrore për Ndërmjetësimin e Informatave për
Avansimin e Kthimit (ZIRF, https://milo.bamf.de) e ka
zhvilluar së bashku me ZIRF-Counselling një program, i
cili informon të kthyerit mbi infrastrukturën ekonomike në
vendin destinues, mbi tregun e punës dhe mbi tema tjera. Ju,
këtë program, mund ta shfrytëzoni vetëm me ndërmjetësim
të ndonjë zyre për këshillim, siç është enti për të huaj, enti
social, ndonjë asociacion humanitar ose një organizatë
joqeveritare. Bashkëpunëtorët e këtyre institucioneve, sipas
kërkesës suaj, kontaktojnë me ZIRF. ZIRF është i pajisur edhe
me një shërbim telefonik për pyetje të përgjithshme të të
kthyerëve (Tel.: 0911/9 43 43 33). Nëpërmjet këtij shërbimi
telefonik mund të porositni pa pagesë material informativ
mbi Kosovën.
Germany Trade and Invest (www.gtai.de) ju ofron pa pagesë
informata mbi procesin e privatizimit dhe mbi mundësitë
e investimeve në Kosovë. Ndërmarrjen Germany Trade
and Invest mund ta porositni ta bëjë një hulumtim të gjerë
mbi shanset e ndërmarrjes suaj në tregun kosovar. Këtij
hulumtimi i prinë referenti kompetent për vendin përkatës,
ai kushton 25 Euro për çdo gjysmë ore të filluar. Referentët
kompetent, për vendet përkatëse, i përmbledhin informatat
në lidhje me bazat juridike ose dispozitat ligjore doganore.
Me dëshirën tuaj, ata ju ndërmjetësojnë edhe adresat e
partnerëve potencial afarist.
... në Kosovë
Oda Ekonomike e Kosovës, www.oek-kcc.org, ose www.
odaekonomike.org, ofron seminare për themelimin e
ndërmarrjes. Është me rëndësi që të informoheni te ai repart,
i cili është kompetent për vendbanimin tuaj të ardhshëm.
Sepse, kushtet kryesore për themeluesit e ekzistencës
ndryshojnë varësisht nga rajoni dhe nga përkatësia
minoritare, për të cilët nën rrethana të caktuara ka programe
të veçanta.
Në faqet e Investment Promotion Agency of Kosovo (www.
invest-ks.org), krahas informatave mbi Kosovën si vend
ekonomik dhe si cak i investimeve gjeni edhe udhërrëfyes
me këshilla për themelimin e ekzistencës, të cilin mund ta
shkarkoni në format PDF: > Publications > Kosovo Investors
Guide, aktualizimi i fundit: maj 2011. Këto informata vihen në
dispozicion edhe në faqet e internetit të Economic Initiative
for Kosovo (www.eciks.org). Kjo organizatë jokomerciale
e ka hapur përfaqësinë e Promotion Agency of Kosovo për
shtetet gjermanofolëse në Vjenë (www.ipak-vienna.org).
Përpos kësaj, Agjencia e Përkrahjes së Punësimit në Kosovë
me seli në Prishtinë ofron këshillime për themelues të
ekzistencës. Nën www.appk.org gjeni krahas shpalljeve për
vende të lira pune edhe informata aktuale mbi kualifikimet e
mëtutjeshme dhe mbi masa tjera për kualifikim.
Ndërmarrësit e ri dhe punëtorët fillestar, të cilët mund ta
dëshmojnë përfundimin e studimeve dhe që dëshirojnë ta
themelojnë ndonjë ndërmarrje të vogël deri të mesme, mund
t‘i drejtohen organizatës Business Start-up Centre of Kosovo
(www.bsckosovo.org). Kjo qendër, në bashkëpunim me
institutin Riinvest (www.riinvestinstitute.org), ofron informata
dhe seminare për punëtorë fillestar dhe për akademikë të ri,
të cilët dëshirojnë të fillojnë si afarist të pavarur.
CILAT JANË FORMA JURIDIKE?
Themeluesit e ekzistencës, të cilët dëshirojnë ta themelojnë
në Kosovë një ndërmarrje si i vetëm apo me një partner,
vendosin zakonisht për format vijuese juridike, të cilat pak a
shumë ekzistojnë edhe në Gjermani.
Tregtar i vetëm: Ai përgjigjet me tërë pasurinë e tij private.
Kjo formë e themelimit të ndërmarrjes përzgjidhet më së
shpeshti në Kosovë, më shumë se 95 % të ndërmarrjeve janë
të regjistruara si tregtar të vetëm.
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK): Kur bashkohen më
shumë persona me qëllim të themelimit të një ndërmarrje,
atëherë e zgjedhin shpesh këtë formë të ndërmarrjes.
Aksionarët duhet ta paguajnë një kapital minimal. Aktualisht
shuma e këtij kapitali qëndron te 1.000 Euro. Një përparësi e
rëndësishme për aksionarët: Përgjegjësia e tyre kufizohet me
shumën e kapitalit të deponuar, respektivisht me shumën e
ngarkesës së borxhit, me të cilin marrin pjesë në ndërmarrje.
Përpos kësaj janë të mundëshme edhe forma tjera, si
p.sh. shoqëria kolektive, shoqëria komandite ose shoqëria
aksionare.
Shumica e ndërmarrjeve zejtare janë të
kënaqura me gjendjen e tyre afariste.
KLIMË E PËRSHTATSHME PËR THEMELUES TË
EKZISTENCËS.
Nëpërmjet ndihmave ndërkombëtare, në Kosovë janë
rrënjëzuar principet e ekonomisë së tregut. Kosova
sot e ka një nga sistemet më liberale të tregtisë në
botë. Klima për themelues të ekzistencës është e
përshtatshme. Pengesat burokratike janë relativisht të
ulëta.
Në dallim prej Gjermanisë, në Kosovë ka shumë afarist
të pavarur, të cilët punojnë në ndërmarrje me nga
një person ose në ndërmarrje familjare. Ndërmarrjet
zejtare janë zakonisht ndërmarrje familjare, në radhë të
parë punëtori automekanike, zdrukthëtari, rrobaqepësi,
mishtore, salone frizerësh dhe argjentari. Shumica
e themeluesve të ekzistencës në fushën ekonomike
të zejtarisë e përshkruajnë situatën e tyre afariste si
të mirë deri të kënaqshme. Mirëpo, duket që tregu
në këtë lëmi është i ngopur. Ai që e ka ndërmend të
bëhet afarist i pavarur në lëmi të zejtarisë, është mirë
të kërkojë zbrazëtira në treg.
11
Rruga deri te ndërmarrja ime
SI FUNKSIONON SISTEMI TATIMOR?
Sistemi tatimor në Kosovë është ende shumë i ri. Aktualisht
nuk ka ende ligj tatimor të kodifikuar njëtrajtësisht, mirëpo
vetëm rregullore të ndryshme. Tatimet kryesore janë: Tatimi
mbi të ardhurat personale, tatimi i korporatave, tatimi mbi
vlerë të shtuar, tatimi në burim, taksat doganore, akciza dhe
tatimi mbi pronë.
Kur bëhet fjalë për zbatimin e tatimeve, rendi ligjor kosovar
dallon në mes të tatimit mbi të ardhurat e personave
natyror dhe tatimin e korporatave për persona juridik.
Në kuadër të tatimit mbi të ardhurat për persona natyror,
të ardhurat vjetore deri 960 Euro janë të liruara prej
tatimit. Kush fiton mes 961 dhe 3.000 Euro, paguan
për shumën që qëndron mbi 960 Euro tatimin prej 4 %,
kush fiton deri 5.400 euro i paguan 8 % për shumën që
i kalon 3.000 Euro dhe shtesën prej 81,60 Euro. Për të
ardhurat vjetore mbi 5.400 Euro paguhet tatim prej 10
% për shumën që e kalon vlerën prej 5.400 Euro si dhe
shtesa prej 273,60 Euro.
Që nga 1 janari 2009, për të gjitha ndërmarrjet e regjistruara
në Kosovë vlen tatimi gjeneral i korporatave prej 10 % („flat
tax“). Ndërmarrjet, të cilat e tejkalojnë kufirin e qarkullimit
vjetor prej 50.000 Euro janë të obliguara të mbajnë
kontabilitet të gjerë.
Tatimi në vlerë të shtuar qëndron te 16 % dhe vlen si për
importe, ashtu edhe për prodhime që sajohen dhe tregtohen
në Kosovë. Për mallrat e importuara, tatimi në vlerë të
shtuar duhet të paguhet qysh në kufi. Prodhime të caktuara
bujqësore dhe makina të caktuara janë të liruara nga tatimi.
Informata të gjera mbi lartësinë dhe zbatimin e të gjitha llojeve
të tatimeve ju ofrojnë faqet e internetit të Odës Ekonomike
(www.oek-kcc.org respektivisht www.odaekonomike.org).
Aty mund të informoheni mbi kushtet e lehtësimeve tatimore
ose mbi lirimet nga tatimi.
SI MUND TA THEMELOJ NJË NDËRMARRJE?
Nëse dëshironi të bëheni afarist i pavarur, duhet të informoheni
me kujdes në lidhje me bazat ligjore në vendbanimin tuaj të
Portret Themelim i ndërmarrjes Abit Asllani, avokat i pavarur në Mitrovicë
Pa pengesa deri te avokatorja ime
Abit Asllani ka jetuar mbi tetë vite në „atdheun e dytë“
të tij në München. “Në këtë kohë kam kryer punë të
ndryshme, për shembull si punëtor në pastrim, pastaj edhe
si kujdestar shtëpie. Në Gjermani nuk mund të punoja dot
si avokat, sepse më mungonte licenca.“
Në verë të vitit 2001 u ktheva në Kosovë. „Si refugjat
politik nga konflikti i Kosovës, për mua dhe familjen time
ka qenë gjithmonë e qartë që do të kthehemi në atdheun
tonë posa të jetë e mundur.“ Planet e tija për tu bërë
afarist i pavarur kanë lindur tek më vonë. Asllani kishte
punuar në fillim si jurist për një organizatë humanitare me
seli në Zvicër, pas kësaj e kishte mbajtur vite me radhë
pozitën e lartë të një këshilltari juridik në Legal Office
të Qeverisë së Përkohshme Kosovare. „Në fund më lindi
ideja ta hapë avokaturën time. Falë veprimtarisë sime për
Qeverinë e Përkohshme, unë kisha në dispozicion mjaft
kapital fillestar për ta paguar qiranë për zyrat e mia afër
gjyqit në Mitrovicë.“
“Përndryshe, nuk kam pasur pengesa të mëdha gjatë
rrugës sime kah pavarësia afariste.” Pas kalimit të
suksesshëm të provimeve të ndryshme, pas përfundimit
të studimeve të drejtësisë, dhe pas regjistrimit të tij në
Odën e Avokatëve të Kosovës, Abit Asllani tanimë e ka
marrë licencën e tij për avokat. Mirëpo, atij i ka munguar
një zyre për këshillime, e cila do t‘i kishte ndihmuar gjatë
financimit të pavarësisë afariste: „Pas përfundimit të luftës
12
nuk ishte ende e mundur të
gjej përkrahje nga shteti.
Strukturat përkatëse nuk
ishin ndërtuar ende. Prandaj,
unë e kam organizuar të
tërën vet.“
Asllani vlerëson që dhuntia
për klientët është njëra prej
kompetencave vendimtare
për këshilltar juridik në
Kosovë. „Klientët duhet ta
kenë ndjenjën që problemet e tyre trajtohen me seriozitet
dhe që marrin këshilla profesionale dhe serioze. Po ashtu
është i rëndësishëm edhe përpunimi i shpejtë i lëndëve.“
Në ndërkohë, ai gëzon renome të mirë si jurist i të drejtës
penale, dhe e ndien veten të integruar në tërësi në atdheun
e tij kosovar. Përvojat e tija në fillim të veprimtarisë
i përshkruan kështu: „Pas kohës që e kam kaluar në
München, jam mësuar prap të ec në këmbë.” „E ndieja
veten si të isha në një vend të huaj.“ Mirëpo, vendimi i tij
për tu kthyer i është shpaguar me sukses në profesion dhe
me një kënaqësi të madhe personale: „Këtu ekziston një
nevojë e madhe për këshilla juridike. Ne jemi një shoqëri
e re dhe dinamike, e cila dëshiron të vendos standarde të
reja. Vullneti për tu ngritur më këmbë ndihet gjithkund.
Njëkohësisht, në shumë lëmi zoton edhe më tutje një
pasiguri. Në aspektin njerëzor, mua më bëjnë para së
gjithash përshtypje përzemërsia e ngrohtë dhe sinqeriteti.“
ardhshëm. Rregullat për themelues të ekzistencës i gjeni mes
tjerash në faqet e Odës Ekonomike të Kosovës www.oek-kcc.org,
respektivisht www.odaeonomike.org. Aty mund të kuptoni po
ashtu se cili institucion i mban kompetencat për zejet përkatëse.
Si vendasit ashtu edhe të huajt, të cilët duan të themelojnë
një ndërmarrje në Kosovë, duhet t‘i drejtohen Agjencisë
për Regjistrim për ta regjistruar ndërmarrjen e tyre (www.
arbk.org). Kjo agjenci është institucioni kompetent për
regjistrimin, respektivisht shuarjen e ndërmarrjeve, për
lëshimin e dokumenteve pas themelimit të ndërmarrjes dhe
për pranimin e raporteve financiare vjetore. Ajo është nën
ombrellën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Në faqen e agjencisë nuk i gjeni vetëm informatat se cilat
dokumente ju duhen për tu bërë afarist i pavarur. Aty mund
t’i shkarkoni të gjithë formularët në formë elektronike dhe t’i
plotësoni online.
Për regjistrim ju duhet formulari përkatës i plotësuar, një
kopje e pasaportës suaj ose të letërnjoftimit tuaj, kontrata
e qirasë për lokalet afariste dhe, varësisht nga forma e
ndërmarrjes, një dokument themelimi. Nëse e dërgoni një
përfaqësues tuaj për ta bërë regjistrimin, atij duhet t’i jepni
me vete një autorizim të lëshuar dhe nënshkruar nga ju.
Për themelimin dhe regjistrimin e një ndërmarrjeje duhet të
paguhen taksat. Lartësia e këtyre taksave varet nga forma
ligjore e ndërmarrjes.
Regjistrimi i një shoqate aksionare, shoqate me përgjegjësi
të kufizuar ose të një shoqate komanditësh kushton 20 Euro.
Tregtarët e vetëm regjistrohen pas pagesës së taksës prej 5
Euro.
Shpenzime tjera mund të shkaktohen për administratën
publike, për noterin, për përkthimet, taksat e avokatëve etj.
Qeveria kosovare i ka definuar vetëm gjashtë pika për të
themeluar një ndërmarrje në Kosovë.
•P
agesa e kapitalit të duhur minimal
•P
agesa e taksave për regjistrim
•R
egjistrimi i ndërmarrjes
•K
ërkesa për lejen komunale
•R
eferimi i numrit tatimor nëpërmjet administratës
tatimore kosovare
•R
eferimi i numrit tatimor për TVSH nëpërmjet
administratës tatimore kosovare
Sipas të dhënave të Economic Initiative for Kosovo, themelimi
i ndërmarrjes zgjatë 23 ditë, derisa të jenë kryer të gjithë
hapat e duhur.
A DO TË KEM PËRKRAHJE FINANCIARE?
Kreditë në Kosovë, në dallim nga ato në Gjermani, janë
shumë të shtrenjta. Edhe kreditë shumë të vogla kushtojnë
„Përparësitë e themelimit të ndërmarrjes në
Kosovë: Shpenzimet administrative janë të
vogla, brenda një kohe shumë të shkurtë është
e mundur të bëhesh afarist i pavarur.
Varësisht nga fusha e veprimtarisë, 48 orë mund të jenë
të mjaftueshme për hapje të ndërmarrjes. Për përkrahje të
themelimit të ekzistencës në sektorin e bujqësisë, shteti jep
ndihma për fillim dhe kredi më të lira.”
Bedri Xhafa, Drejtor i APPK
(Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë)
pjesërisht deri në 14 %, kësaj i shtohen sigurimet e larta,
derisa afatet për kthimin e kredive janë shumë të shkurta.
Kur bëhet fjalë për shuma të vogla, të cilat janë të nevojshme,
është mirë që fillimisht të përpiqeni t‘i gjeni huadhënësit në
rrethin tuaj farefisnor ose shoqëror.
Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE, www.efse.lu)
me seli në Luxemburg u jep kredi bankave dhe institucioneve
mikrofinancuese me pozicionim vendor dhe rajonal në Kosovë,
në mënyrë që këto tu vejnë në dispozicion ndërmarrjeve të
vogla dhe amvisërive kredi të vogla. Kredi me kushte të mira
për ndërmarrje të vogla (mikrokredi) japin edhe European
Bank for Reconstruction and Development (EBRD, www.
ebrd.com) si dhe në Gjermani Kreditanstalt für Wiederaufbau
(KfW, www.kfw-entwicklungsbank.de). Mirëpo, këto kredi ju
nuk i kërkoni direkt te EFSE ose te KfW, mirëpo te bankat
lokale në Kosovë, p.sh. te Raiffeisenbank, Kasabank ose New
Bank of Kosovo.
EBRD e ka një përfaqësi në Prishtinë. Kreditë e EBRD i kërkoni
direkt në këtë bankë ose te bankat lokale. Formularin për
kërkesën për kredi te EBRD mund ta plotësoni online në
faqen www.ebrd.com.
Që nga viti 2003, ProCredit Bank Kosovo (PCB, www.
procreditbank-kos.com) ju ofron ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme kredi për themelim dhe ngritje të biznesit,
për pajisje të ndërmarrjes, kredi të shpejta për blerje të
ngutshme, dispokredi me qëllim të garantimit të likuiditetit,
mirëpo edhe për investime afatgjata. Është qëllim i bankës t’i
përkrah ndërmarrjet në lëmi më të ndryshme, për tu krijuar
atyre shanse më të mira në treg.
Kredi mund të merrni po ashtu edhe te disa organizata
mikrokreditore jokomerciale si p.sh. FINCA (www.finca-ks.
org), KEP Trust (www.keponline.net) ose Beselidhja Zavet
Microfinance (www.bzmf.org). Punëtorët fillestar është
më së miri t‘i drejtohen BSC Kosovo (www.bsckosovo.
org). Informata të gjera mund të gjeni te Association of
Microfinance Institutions of Kosovo (AMIK, www.amik.
org).
Nën kushte të caktuara, Agjencia “Support Agency of Kosova”
(SME, www.sme-ks.org), në kuadër të projektit “BusinessPlan”, u ofron ndërmarrjeve të vogla deri të mesme përkrahje
financiare për realizimin e idesë së tyre afariste.
13
Sigurimi social
Sigurimi social
Sistemi i sigurimit social në Kosovë është ende në ndërtim
e sipër (shih më shumë fq. 16). Për ju, si i kthyer, është
posaçërisht e rëndësishme të kuptoni se cilat rregulla
vlejnë për kohën fillestare dhe çka ndodhë me të drejtat
pensioniste, të cilat i keni fituar si pagues i kontributeve në
Gjermani. Për çështjet e sigurimit social duhet të mblidhni
patjetër këshilla nga ekspertët. Informatat e para mund t‘i
mblidhni nëpërmjet Zyres për Informim të ZAV nën numrin e
telefonit 0228/7131313 dhe këshilltarëve, të cilët mund t‘ju
tregojnë se kush janë bashkëbiseduesit e përshtatshëm për
këshillime të gjera dhe juridikisht të detyrueshme te Entet e
Sigurimit Social.
KU JAM I SIGURUAR NË KOHËN FILLESTARE?
Mbrojtja në rast të sëmundjes
Sigurimi juaj shëndetësor përfundon automatikisht menjëherë
pas çlajmërimit të vendbanimit tuaj në Gjermani. Është e
rëndomtë që, si gjest i vullnetit të mirë, afati ju vazhdohet
për një muaj. Brenda këtij muaji, sigurimi juaj shëndetësor
14
ju ofron shërbimet e veta, edhe pse nuk jeni duke qëndruar
më në Gjermani.
Për pensionistët ka një përjashtim. Nëse jetoni në Kosovë
dhe merrni pension gjerman, atëherë mund të qëndroni
edhe më tutje i siguruar në sigurimin ligjor shëndetësor
në Gjermani. Mirëpo, nuk keni të drejtë të merrni pension
plotësues nga sigurimi pensionist kosovar ose ta bëni
kërkesën për këtë pension. Detajet në lidhje me këtë i merrni
te sigurimi i juaj ligjor shëndetësor, ku keni qenë së fundi
i siguruar në Gjermani, si dhe te Zyra Lidhëse Gjermane
„Krankenversicherung - Ausland (DVKA) në Bonn (www.dvka.
de).
Sigurimi ndaj papunësisë
Nëse merrni në Gjermani ndihma për shkak të papunësisë,
të ashtuquajturat “Arbeitslosengeld I” ose “Arbeitslosengeld
II”, këto ndihma nuk mund t‘i merrni tutje në Kosovë. Sipas
marrëveshjes mbi sigurimin ndaj papunësisë ndërmjet
Gjermanisë dhe ish Republikës Socialiste Federative të
Jugosllavisë, ekziston parimisht mundësia e një zbatimi
reciprok të kohës së sigurimit. Mirëpo, pasi që në Kosovë nuk
ka sigurim ndaj papunësisë, aty as nuk mund të realizohen
të drejtat për shërbimet përkatëse e as të zbatohen. E drejta
për ndihma ndaj papunësisë pushon zakonisht për gjashtë
muajt e parë të mungesës suaj në Gjermani. Pas kësaj kohe,
ajo shuhet së bashku me statutin tuaj të qëndrimit. Kjo nuk
vlen në rastin kur Ju me entin për të huaj kompetent në
Gjermani jeni marr vesh për një opsion kthimi. Më shumë në
lidhje me këtë mund të mësoni në fq. 26.
ÇKA DO TË NDODHË ME PENSIONIN TIM GJERMAN?
Nëse keni vendosur të ktheheni, atëherë është çështje e
rëndësishme sigurimi i të drejtave tuaja pensioniste në
Gjermani. Informata të gjera mbi pagesën e një pensioni
gjerman në Kosovë mund të merrni nga enti i juaj për sigurim
pensionist. Se cili ent është kompetent për Ju, kjo qëndron në
librezën tuaj të sigurimit pensionist. Adresat i gjeni në www.
deutsche-rentenversicherung.de
(>Versicherungsträger).
Përndryshe, ndihmë për më tutje mund të kërkoni nga
Sigurimi Pensionist Gjerman (Deutsche Rentenversicherung).
Telefonin për shërbime falas mund ta thirrni në tërë territorin
gjerman në numrin 0 800-10 00 48 00. Orari është të hënave
deri të enjteve nga ora 7.30 deri ora 19.30 dhe të premteve
nga ora 7.30 deri ora 15.30.
Njohja e kohës së sigurimit
Marrëveshjet ndërmjet Enteve të Sigurimit Pensionist të ishJugosllavisë dhe Gjermanisë ju garantojnë që kontributet
tuaja të paguara në sigurimin pensionist nuk ju humbin pas
kthimit tuaj në atdhe.
Ndërmjet Republikës Federale Gjermane dhe ish Republikës
Socialiste Federative të Jugosllavisë është mbyllë një
marrëveshje në vitin 1968 mbi Sigurinë Sociale, e cila vlen
tutje edhe për Kosovën. Kjo kontratë përmban rregulla të
rëndësishme për sigurimin pensionist ligjor. Megjithatë,
është e rëndësishme që të informoheni te enti juaj i sigurimit
pensionist në Gjermani, para se të ktheheni në Kosovë,
se si janë të rregulluara të drejtat tuaja pensioniste. Me
këtë rast, ju mund të verifikoni se a është regjistruar me të
vërtetë e tërë koha e sigurimit tuaj. Mund të kërkoni në çdo
kohë informata mbi konton tuaj të sigurimit. Nëse keni qenë
ose jeni ende i siguruar te „Deutsche Rentenversicherung
Bund“ (www.deutsche-rentenversicherung-bund.de) ose
te „Knappschaft Bahn-See (www.kbs.de)”, atëherë duhet
t’i drejtoheni entit kompetent përkatës. Nëse keni qenë
ose jeni ende i siguruar te ndonjë ent rajonal i sigurimit,
atëherë duhet t‘i drejtoheni pavarësisht nga vendbanimi i
Juaj i fundit në Gjermani entit rajonal të sigurimit Bayern
Süd (www.deutsche-rentenversicherung-bayernsued.de), i
cili është kompetent për të gjitha shtetet e dalura nga ish
Jugosllavia. Posa të jeni larguar për Kosovë, preferohet ta
njoftoni entin tuaj të sigurimit në Gjermani mbi adresën tuaj
në Kosovë.
Kërkesa për pension
Nëse keni punuar në Gjermani dhe keni paguar kontribute
për sigurimin pensionist ligjor, të cilat nuk janë kompensuar,
atëherë, në bazë të marrëveshjes mbi sigurimin social të vitit
1968, pason pagesa e pensionit gjerman në Kosovë në shumë
të plotë. Kjo rregull vlen pavarësisht nga ajo se a e mbani
pasaportën gjermane apo pasaportën e atdheut tuaj. Mirëpo,
pagesa e pensionit nuk pason automatikisht. Kur ta keni
arritur moshën pensioniste, duhet ta shtroni kërkesën për
pension te sigurimi pensionist, i cili është kompetent për ju.
Ligji gjerman kërkon përkitazi të drejtës për një pension
moshe jo vetëm mbarimin e moshës 65 vjeçare, mirëpo edhe
plotësimin e kohës së pritjes prej pesë vitesh. Koha e pritjes
do të thotë që të drejtën për pension e keni fituar vetëm
atëherë, nëse keni paguar pesë vite me radhë kontribute në
sigurimin pensionist. Koha e pritjes vlen edhe për pension
invalidor dhe pension të pasardhësve. Sipas të drejtës
gjermane, koha e pritjes prej pesë vitesh plotësohet me
mbledhjen e kohës së sigurimit gjatë punës suaj në Gjermani
dhe gjatë punës suaj në Kosovë, ose në ndonjë pjesë tjetër
të ish Jugosllavisë; kusht është që këto kohë të mos bien mbi
njëra tjetrën.
Sipas Marrëveshjes mbi Sigurinë Sociale së vitit 1968,
kërkesa për pagesën e pensionit mund të bëhet te njëra prej
filialeve të Administratës Pensioniste të Kosovës.
Mirëpo, kërkesën tuaj për pension gjerman mund ta bëni edhe
në Ambasadën Gjermane në Prishtinë (www.pristina.diplo.
de) ose në njërën prej konsullatave të Republikës Federale
Gjermane. Përpos kësaj është e mundur që kërkesën ta bëni
direkt te një ent i sigurimit pensionist në Gjermani.
Nëse i drejtoheni sigurimit pensionist në Gjermani, duhet
ta jepni numrin tuaj të sigurimit, në mënyrë që ta evitoni
zvarritjen e procedurës. Nëse nuk keni numër sigurimi,
atëherë duhet ta njoftoni sigurimin mbi datën dhe vendin
e lindjes, si dhe, nëse e keni në dispozicion, mbi numrin e
lëndës të „Deutsche Rentenversicherung Bund“.
Informata tjera për tërheqje të pensionit gjerman jashtë
vendit ju ofron broshura „Rente ohne Grenzen - Arbeiten im
Ausland“ (www.deutsche-rentenversicherung.de> Formulare
und Publikationen > Broschüren und Gesetzestexte >
Ausland). Në të njejtën adresë mund ta gjeni edhe broshurën
e preferueshme „Arbeiten in Deutschland und im Kosovo“.
Pensioni „Riester-Rente“
Mund ta merrni me vete jashtë Gjermanisë edhe pensionin
tuaj të ashtuquajtur „Riester-Rente“. Mirëpo, subvencionet
15
Sigurimi social
e paguara nga shteti duhet t‘i paguani prapa. Kjo do të thotë
që, po qe se ju paguhet pensioni në Kosovë, atëherë zbatohet
vetëm pjesa e financuar nga vet ju në shumën e pensionit
mujor. Për kthimin e subvencioneve shtetërore tanimë të
paguara në dobinë tuaj, mund të kërkoni një shtyrje të afatit
pa kamatë deri në fillim të pagesës, d.m.th. deri sa ta arrini
moshën pensioniste. Në këtë rast, ju hiqen secilin muaj nga
15 % të pensionit tuaj gjerman - derisa ta ktheni në tërësi
subvencionin shtetëror.
Mirëpo, nëse megjithatë ktheheni prapa në Gjermani, atëherë
shuma e mbetur, të cilën do të ishte dashur ta paguani ju
prapa, mund t'ju falet sipas kërkesës. Informata në lidhje
me pensionin "Riester-Rente", se sa është e leverdishme
ta merrni me vete jashtë Gjermanisë, mund të merrni te
sigurimi juaj. Pasi që në këtë rast bëhet fjalë për një agjenci
private të sigurimit, e cila i ndjek edhe interesat e veta
përfituese, preferohet që të këshilloheni dhe të informoheni
nga një institucion i pavarur, sikur që është enti për sigurim
pensionist ligjor.
Pagesa e pensionit jashtë vendit
Pagesa e pensionit gjerman në Kosovë është parimisht e
mundshme. Pagesa mund të bëhet si në një xhirollogari në
Kosovë ashtu edhe me çek. Shpenzimet që dalin nga hapja
e xhirollogarisë suaj jashtë vendit, nga transferimi i parave
jashtë ose nga prerja e çekut për pagesë, duhet t’i bartni vet
ju.
Nëse keni pyetje tjera në lidhje me të drejtën pensioniste
ose sociale në Kosovë, drejtohuni më së miri me shkrim
Administratës Pensioniste të Kosovës në adresën Rruga
Pashko Vasa / Baraka Nr. 1, 10000 Prishtinë, duke dhënë
me këtë rast numrin tuaj të sigurimit.
CILAT SIGURIME SOCIALE EKZISTOJNË NË KOSOVË?
Sistemi i sigurimeve sociale në Kosovë është në ndërtim e
sipër. Punëmarrësit janë aktualisht të obliguar të paguajnë
vetëm kontribute për sigurim pensionist. Nuk ekziston
ndonjë sigurim shëndetësor ose i papunësisë. Furnizimi me
shërbime sociale, me të cilat jeni mësuar në Gjermani, në
Kosovë thuaja se nuk ekziston fare.
Informata të gjera mbi shërbimet sociale shtetërore i gjeni
te Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (http://mpms.
rks-gov.net).
Sigurimi shëndetësor
Në Kosovë nuk ka sigurim ligjor shëndetësor. Pacientët duhet
të paguajnë një shtesë për kontrollet mjekësore. Ministria e
Shëndetësisë e ka përpiluar një listë çmimesh me shtesat, të
cilat duhet t‘i paguajnë pacientët për kontroll mjekësor dhe
për barëra. Listën mund ta gjeni te spitalet ose te poliklinikat.
16
Trajtimi i sëmundjeve kronike, si p.sh. Diabetes mellitus, është
falas. Personat me të meta, invalidët e luftës, pensionistët,
fëmijët dhe pranuesit e ndihmës sociale janë të liruar nga
obligimi për pagesën e shtesave. Dokumentin e nevojshëm
për këtë e lëshon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
ose Drejtoria për Çështje Sociale të vendbanimit tuaj. Mirëpo,
këto rregulla vlejnë vetëm për poliklinikat publike dhe për
spitalet. Nuk ekziston ndonjë rregullim i çmimeve për mjekët
privat dhe për barnatoret. Furnizimi themelor ambulant është
i siguruar nëpërmjet të ashtuquajturave shtëpi të shëndetit,
të cilat i ofrojnë këshillimet e para dhe disa trajtime më
të lehta. Mirëpo, furnizimi mjekësor në përgjithësi mbanë
deficite me shenja serioze. Ka shumë pak personel mjekësor,
teknika mjekësore është në të shumtën e rasteve e vjetërsuar
dhe furnizimi me barëra i pamjaftueshëm. Në ndërkohë ka
edhe disa klinika private me mjek, të cilët janë të shkolluar
në Evropën perëndimore. Ofertat për furnizim aty janë më të
mira, mirëpo trajtimi është shumë i shtrenjtë.
Posaçërisht për trajtimin e çrregullimeve posttraumatike,
nën të cilat lëngojnë edhe më tutje shumë kosovarë, nuk
ofrohet ndonjë psikoterapi. Në vend të kësaj, këto pengesa
trajtohen shpesh me barëra.
Sigurim i i papunësisë
Në Kosovë nuk ka sigurim ligjor ndaj papunësisë. Ai që e
humb vendin e punës, mund të shtrojë kërkesë për ndihmë
sociale pas lajmërimit të tij si i papunë. Mirëpo, pagesa e
ndihmës sociale është e nyjëzuar me një numër të madh
të kushteve, të cilat sjellin deri te ajo që vetëm një numër
i vogël i të papunëve merr ndihmë sociale. Kërkesën tuaj
për ndihmë sociale ja drejtoni Qendrës për Punë Sociale në
administratën kompetente komunale.
Sigurimi pensionist
Të gjithë punëmarrësit, afaristët e pavarur, zejtarët e vegjël
dhe ndërmarrësit tjerë janë të obliguar që një pjesë të të
ardhurave të tyre ta ndajnë për arkën pensioniste. Kontributi
obligues qëndron te 10% i të ardhurave mujore bruto, me
ç’rast punëmarrësit dhe punëdhënësit marrin pjesë secili
me gjysmën e kontributeve. Kontributet e paguara në arkën
pensioniste mund të zbriten nga tatimi mbi të ardhura. Të
drejtat për pension realizohen pas mbushjes së moshës
65 vjeçare dhe pas punësimit prej së paku 25 vitesh. Nëse
nuk keni punuar ndonjëherë, atëherë paguhet një pension
minimal, i cili orientohet në shumën e ndihmës sociale.
Aktualisht në Kosovë nuk ka sigurime pensioniste private,
siç njihen ato nga Gjermania. Mirëpo, punëmarrësit dhe
punëdhënësit mund ta paguajnë vullnetarisht një kontribut
më të lartë në arkën pensioniste dhe në bazë të kësaj të
merren vesh për një pension më të lartë. Për këtë kontribut
vullnetar është vendosur një kufi maksimal, i cili shtrihet te
15 % të rrogës mujore.
Ardhja në Kosovë
Para se të ktheheni në vendlindjen tuaj të vjetër, me
siguri dëshironi të dini se sa do t‘ju kushtojë doganimi dhe
transportimi i gjësendeve tuaja shtëpiake, se ku të kërkoni
banesë, ose se a duheni ju dhe anëtarët e familjes suaj të
keni leje qëndrimi dhe leje të punës. Përgjigjet kryesore do
t‘i gjeni në faqet në vijim. Shtetasit gjermanë që jetojnë në
Kosovë mund t‘i drejtohen Ambasadës Gjermane në Prishtinë
(www.pristina.diplo.de) për çfarëdo pyetjesh që kanë lidhje
me çështjet administrative.
banuar atje (p.sh. certifikata e lindjes, libreza familjare). Nuk
ka fare rëndësi që ndoshta ndërkohë keni marrë shtetësinë
gjermane ose ndonjë shtetësi tjetër.
CILAT JANË KRITERET LIGJORE PËR PAJISJE ME LEJE
QËNDRIMI?
Leja e qëndrimit për të cilën nuk paguani taksa qitet si vulë
në pasaportë ose lëshohet si vërtetim i veçantë dhe vlen
90 ditë. Nëse e keni ndërmend të vendoseni në Kosovë
përgjithmonë, brenda kësaj periudhe mund të aplikoni për
marrjen e letërnjoftimit kosovar pranë Administratës së
Qarkut që është përgjegjëse për vendbanimin tuaj.
Më së miri është që pa u nisur në Kosovë ta parashtroni
kërkesën për pasaportë në Ambasadën e Kosovës në Gjermani
(www.ambasada-ks.net/de/). Me këtë pasaportë, ju dhe
anëtarët e familjes suaj mund të udhëtoni për në Kosovë pa
pengesa dhe të vendoseni përgjithmonë kudo qoftë në vend.
Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me letërnjoftimin e vjetër
jugosllav (ose me kopjen e tij), me dokumentin e udhëtimit të
UNMIK-ut ose me ndonjë dokument tjetër i cili dëshmon që ju
ose prindërit tuaj e keni prejardhjen nga Kosova ose që keni
Nëse ju ose anëtarët e familjes suaj jeni me prejardhje nga
Kosova, por nuk keni dokumente për ta dëshmuar këtë gjë,
për ju vlejnë rregullat e njëjta për të hyrë në Kosovë sikur për
qytetarët e huaj, e kjo do të thotë që duhet të kërkoni leje
qëndrimi.
Qytetarët e huaj që nuk kanë prejardhje kosovare e që
dëshirojnë të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në Kosovë janë
të detyruar që lejen e qëndrimit ta vazhdojnë në Komandën
Qendrore të policisë në Prishtinë më së voni 15 ditë para
skadimit të saj.
17
Ardhja në Kosovë
Pensionistët që kanë qenë në punë të përkohshme në
Gjermani nuk kanë probleme me leje të qëndrimit. Këta
i takojnë grupit të vetëm të personave të cilët mund të
qëndrojnë edhe në Kosovë edhe në Gjermani. Pensionistët
mund të qëndrojnë gjashtë muaj në vit në Kosovë dhe gjashtë
muaj në Gjermani. Për Gjermani atyre u duhet vizë, por atë
zakonisht e marrin pa problem.
Si të gjej punë?
Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të vendosen dhe të
punojnë kudo në vend. Ky parim vlen edhe për personat me
shtetësi gjermane të cilët janë në gjendje të dëshmojnë që
janë me prejardhje nga Kosova. Nëse nuk keni dëshmi të
cilat vërtetojnë prejardhjen tuaj nga Kosova dhe nëse as
ju as ndonjë anëtar i familjes suaj nuk jeni të përfshirë në
Regjistrin Qendror Civil, do të konsideroheni qytetar i huaj.
Nëse jeni qytetar i huaj dhe dëshironi të punoni më gjatë
se tre muaj në Kosovë, ju nevojitet leja e punës të cilën
mund ta kërkoni pranë Qendrës Rajonale të Punësimit që
është përgjegjëse për vendbanimin tuaj. Kërkesës duhet t‘ia
bashkëngjitni lejen tuaj të qëndrimin, kontratën e punës, një
dëshmi që vendbanimin e keni në Kosovë, nga një vërtetim
nga vendlindja juaj dhe nga Kosova që nuk jeni përndjekur
as dënuar penalisht, si dhe një dëshmi që keni sigurim
shëndetësor.
Ç‘është libreza e punës?
Libreza e punës ju duhet në rast se keni qenë i punësuar
dhe i mbuluar nga sigurimi social në ish-Jugosllavi dhe nëse
keni grumbulluar të drejta nga sigurimi social. Në këtë librezë
janë ngjitur pullat e sigurimit social ose janë vulosur fushat
e viteve dhe muajve. Libreza e punës shërben si dëshmi e
të drejtave të grumbulluara nga sigurimi social, prandaj këtë
duhet ta kërkoni pranë administratës komunale të vendit ku
do të punoni. Libreza e punës ka qenë e barazvlefshme me
dëshmitë gjermane të sigurimit social. Dëshmitë (bashkë me
përkthimin e vërtetuar) ju duhen edhe nëse doni të dëshmoni
kohën sa keni qenë i punësuar dhe i mbuluar nga sigurimi
social në Gjermani.
SI TË GJEJ BANESË?
Shumica e njerëzve në Kosovë kanë banesë ose shtëpi
të veten. Nëse nuk keni shtëpi dhe nuk keni mundësi të
banoni te farefisi ose te miqtë tuaj, ndoshta do ta shqyrtoni
mundësinë që përkohësisht të merrni banesë ose shtëpi me
qira. Në qytetet e mëdha si Prishtina, Prizreni, Ferizaj ose
Gjilani, banesat janë të shtrenjta sepse nuk ka mjaft sosh.
Një banesë me tri dhoma në Prishtinë kushton prej 300 deri
në 500 euro. Nga ana tjetër, në komunat fshatare gati që nuk
18
do kush banesa me qira, kështu që për këto rajone nuk ka të
dhëna as mbi lartësinë e qirasë e as mbi numrin e banesave
që jepen me qira. Për banesa me qira nuk është e thënë që
duhet të paguani depozitë, por shpesh kërkohet që qiranë
ta paguani paraprakisht për një deri në tre muaj. Banesat
kryesisht jepen me qira të mobiluara ndërsa kontratat e
qirasë janë të afatizuara, prandaj nuk është fare e vështirë të
gjeni banesë me qira edhe vetëm për një kohë të shkurtër.
Kompanitë ndërmjetëse të patundshmërive si komision
zakonisht kërkojnë qiranë e një muaji.
Në Kosovë është më lirë të ndërtosh shtëpi se në Gjermani.
Para se të merrni kredi, gjeni ndonjë ndërmarrje ndërtimore
që nuk kërkon ta bëni pagesën para se të kryhen ndërtimet.
Në Kosovë është gjithashtu e zakonshme që shtëpitë të
„Ofertat për banesa në Kosovë janë të
mjaftueshme. Në dallim nga Gjermania,
shumica e banesave në Kosovë ofrohen për
blerje e jo për dhënje me qira. Pasi që nuk ofrohen
në ankand të gjitha objektet e lira, është mirë t’i pyetni
shokët dhe të njohurit se mos kanë dëgjuar për ndonjë
banesë të përshtatshme për Ju.“
Vjollca Racaj, Drejtoreshë e „Diakonie Training Center“ në Mitrovicë,
Kosovë
ndërtohen në disa faza. Nëse doni të merrni banesë me qira,
ofertat dhe adresat e shumicës së kompanive ndërmjetëse
do t’i gjeni në adresën www.patundshmeri.com. Shpallje
banesash me qira botojnë edhe gazetat ditore, fletushka
javore “Oferta Suksesi” dhe faqja www.kosovabiz.com.
Kërkesës për lirim nga detyrimi i doganimit duhet
bashkëngjitur: Letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes për të
gjithë anëtarët e familjes; një vërtetim nga zyra e të huajve
mbi vendbanimin e pandërprerë dhe të vazhdueshëm në
Gjermani me kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë muajsh;
një certifikatë çlajmërimi nga Gjermania ku shënon që
ktheheni në Kosovë.
Nëse gjatë hyrjes në Kosovë keni me vete më shumë se
10.000 euro, të hollat duhet t’i lajmëroni në doganë. Nëse
nuk i përmbaheni këtij ligji, mund të gjobiteni deri në 20 për
qind të vlerës së të hollave që nuk i keni lajmëruar.
Hollësitë për ligjet dhe taksat doganore mund t’i gjeni te
www.dogana-ks.org.
ÇFARË RREGULLASH VLEJNË PËR DOGANAT DHE
IMPORTIN?
Ekzistojnë lehtësime të shumta për personat që kthehen në
vendlindje dhe e zhvendosin vendbanimin e tyre në Kosovë.
Këto lehtësime mund t’i shfrytëzoni edhe nëse ju ose familja
juaj ndërkohë e keni marrë shtetësinë gjermane. Mirëpo
për t’i shfrytëzuar ato, duhet të keni qenë me vendbanim të
përhershëm jashtë Kosovës së paku për dymbëdhjetë muaj.
Personat që kthehen në vendlindje dhe që i plotësojnë
këto kushte kanë të drejtë t’i marrin me vete në Kosovë pa
doganë të gjitha gjësendet për përdorim vetjak nëse ato janë
blerë gjashtë muaj para kthimit në Kosovë. Nga ky parim
përjashtohen prodhimet alkoolike, cigaret dhe prodhimet e
duhanit, automjetet komerciale si dhe makinat prodhuese
dhe lëndët e para për prodhim. Për importin e automjeteve
vlejnë rregulla të posaçme doganore. Automjetet që janë më
të vjetra se tetë vjeç (vjetërsia llogaritet nga data e regjistrimit
të parë) parimisht nuk mund të importohen në Kosovë.
Nëse e parashtroni një kërkesë te Drejtori i përgjithshëm i
Doganës së Kosovës, ka mundësi që nga detyrimi i doganimit
të lirohen edhe gjësende të tjera që konsiderohen të
domosdoshme për themelimin e një biznesi në Kosovë.
Mësojeni patjetër shqipen
KURSE VERORE FALAS NË UNIVERSITET
Nëse e keni ndërmend të qëndroni më gjatë dhe të
integroheni në Kosovë, pa e mësuar shqipen nuk do
t’ju ecë puna mirë. Nëse nuk e flisni mirë shqipen, do
të përballeni me një sfidë të madhe sepse shqipja nuk
është gjuhë që mësohet lehtë. Megjithatë është mirë të
provoni t’i mësoni së paku gjërat themelore. Universiteti
i Prishtinës për qytetarët e huaj organizon kurse verore
dyjavore të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe.
Kursi dhe banimi janë falas. Hollësitë lidhur me datat
e kurseve i jep Fakulteti i Filologjisë (http://filologjia.
uni-pr.edu). Në qytetet e mëdha të Kosovës ka shkolla
gjuhe të cilat në të shumtën e rasteve përqendrohen
edhe në nevojat e qytetarëve të huaj. Nëse e keni
ndërmend ta mësoni shqipen qysh në Gjermani, pyetni
te Shkollat popullore [Volkshochschule] (www.vhs.de)
se a organizojnë kurse të tilla. Për të mësuar gjuhën
vetë, ka edhe libra mësimorë.
19
Nëse shpërngulet edhe familja...
Nëse shpërngulet edhe familja...
Nëse shpërnguleni në Kosovë me familje, në të shumtën e
rasteve nuk do të keni probleme me lejen e qëndrimit: Farefisi
ka të drejtë të vendoset kudo në Kosovë. Prapëseprapë,
shpërnguljen duhet ta planifikoni mirë. Ndoshta për shembull
partneres ose partnerit tuaj i duhet ta lërë punën që të vijë
me ju në Kosovë, ndërsa fëmijët tuaj duhet të mësohen edhe
me programet e reja mësimore edhe me bashkënxënësit
në shkollën e re. Të gjitha këto gjëra janë të vështira dhe
shpesh shkaktojnë ngarkesa dhe tensionime të mëdha.
Prandaj është mirë që para se të merrni vendimin se a doni
të shpërnguleni, të bisedoni hollësisht me anëtarët tuaj të
familjes. Ndoshta është mirë që njëherë të shkoni vetë në
Kosovë. Familja pastaj mund të ju ndjekë sapo ta keni kaluar
fazën provuese në ndërmarrjen tuaj të re ose sapo të jeni i
sigurt që doni të rrini atje.
Nëse nëna ka qenë e punësuar para lindjes, ajo ka të drejtë
të marrë 12 muaj pushim amësie. Gjatë gjashtë muajve të
parë të pushimit të amësisë punëdhënësi paguan 70 për
qind të pagës mujore bazë. Në tre muajt vijues të pushimit
të amësisë shteti paguan 50 për qind të rrogës mesatare në
Kosovë. Tre muajt e fundit të pushimit, nëna nuk merr ndihma
të tjera. Në Kosovë nuk ka ndihma shtesë për fëmijë. Mirëpo
ato familje që kanë shumë fëmijë dhe që janë në gjendje të
dobët, zakonisht marrin ndihma dhe mbështetje sociale.
SI QËNDRON PUNA ME PENSIONISTËT?
ÇFARË NDIHMASH MERR FAMILJA?
Anëtarët e familjes që kanë paguar kontributet e sigurimit
pensional në Gjermani, mund të kërkojnë që pensioni i
cili është mbledhur nga kontributet e tyre në Gjermani t’u
paguhet në Kosovë muaj për muaj. Për më shumë hollësi,
shih fq. 16.
Shumica e fëmijëve në Kosovë sot linden në klinikat e
maternitetit. Lindja e fëmijës duhet t‘i njoftohet zyrës së
gjendjes civile të vendit ku është lindur fëmija më së largu
15 ditë pas lindjes.
Në Kosovë nuk ka sigurim të posaçëm social të përkujdesjes
së pleqërisë dhe paaftësisë. Personat që kanë nevojë për
përkujdesje marrin ndihma nga fondi i Ministrisë së Punës
dhe Mirëqenies Sociale
20
A EKZISTON PËRKUJDESJA PËR FËMIJËT E MOSHËS
PARASHKOLLORE?
Përkujdesja e fëmijëve në Kosovë ndryshon shumë në varësi
nga vendbanimi. Ajo kurrsesi nuk mund të krahasohet me
përkujdesjen që ekziston në Gjermani ose në shtetet e tjera
të Evropës Perëndimore.
Posaçërisht në rajonet fshatare nuk është e zakonshme
që fëmijët të shkojnë në çerdhe. Për fëmijët përkujdesen
anëtarët e tjerë të familjes. Ndërsa në qytete ka si çerdhe
publike ashtu edhe çerdhe private fëmijësh. Sistemi
parashkollor kosovar ndahet në tri shkallë:
• Foshnjoret (për fëmijët e moshës një deri në dyvjeçare)
•Ç
erdhet (për fëmijët e moshës tre deri në katërvjeçare)
•P
arashkolloret (për fëmijët e moshës pesëvjeçare)
ÇKA DUHET TË DINI PËR SISTEMIN SHKOLLOR?
Shkolla fillore dhe shkollimi i mëtejmë
Ndryshe nga Gjermania, të gjithë nxënësit vijojnë së bashku
të njëjtën shkollë fillore nëntë vjet me radhë. Më pas rrugët
ndahen: Disa fëmijë e lëshojnë shkollën dhe kërkojnë punë
ose fillojnë të punojnë në biznesin familjar. Disa të tjerë
kalojnë në shkolla të mesme të cilat janë njëkohësisht
shkolla profesionale. Ndërsa të tjerët vijojnë gjimnazin dhe
pas katër vjetësh mbarojnë maturën e cila u mundëson të
regjistrohen nëpër shkolla të larta.
Përgjegjëse për regjistrimin e filloristëve janë Drejtoritë
Komunale për Arsim. Aty mund t’i merrni edhe listat
e shkollave që gjenden nën kompetencën e drejtorisë
përkatëse. Me kërkesë të prindërve, drejtoritë për arsim
mund të lejojnë që nxënësi të vijojë një shkollë tjetër nëse
kjo shkollë është më afër vendbanimit të tyre sesa shkollat
që gjenden nën kompetencën e drejtorisë përkatëse. Në
Kosovë nuk ka provime pranuese për regjistrim në shkollat
fillore. Në provim pranues nuk kanë nevojë të hyjnë as
fëmijët që kthehen në Kosovë nga Gjermania apo nga ndonjë
vend tjetër i Evropës Perëndimore. Mbështetur në të dhënat
e institucioneve shkollore, njohja e klasave të kryera jashtë
vendit nuk është fare problematike dhe është më tepër
formalitet, kështu që fëmijët e personave që kthehen në
vendlindje mund të kalojnë në klasën tjetër pa ndërprerje.
Sidoqoftë, fëmijët duhet të paraqiten personalisht në shkollë.
Aty pastaj vendoset se a mund ta vijojë fëmija atë shkollë
dhe nëse po, cilën klasë. Për fat të keq, këtë gjë nuk mund ta
rregulloni nga Gjermania.
Hollësitë lidhur me sistemin shkollor i jep Ministria e Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë (www.masht-gov.net).
Shkollat ndërkombëtare
Gjimnazi Loyola në Prizren administrohet nga gjermanët
dhe është themeluar sipas shembullit gjerman. Është fjala
„Të kthyerit do duhej të mendojnë se si do të
ec puna për secilin nga anëtarët e familjes në
Kosovë - duke filluar nga fëmijët parashkollor,
mbi bashkëshortin e deri te gjyshi e gjyshja: Në
cilën çerdhe ose në cilën shkollë do t’i sjell fëmijët e mi? E
gjej dot një vend pune për bashkëshortin tim? Si qëndron
puna me pensionin e prindërve të mi? Nëse nuk sqarohen
të gjitha këto pyetje qysh në fillim, mund të shfaqen
probleme të ndryshme. Prandaj, është e rëndësishme që
t’i shfrytëzoni të gjitha ofertat për këshillim sa jeni ende në
Gjermani.“
Gerd Müller, këshilltar mobiliteti i ZAV
për gjimnaz privat klasik të njohur nga shteti që vijohet prej
klasës së gjashtë, me një konvikt për vajza dhe një tjetër për
djem. Mësimi paguhet, ndërsa kandidatët duhet të hyjnë në
provim pranues (www.alg-prizren.com/deutsch).
Në Prishtinë dhe rrethinë ekzistojnë disa shkolla
ndërkombëtare ku mësimi zhvillohet kryesisht në gjuhën
angleze dhe shqipe, e pjesërisht edhe në gjuhën turke
(mësim fetar islam). Edhe në këto shkolla mësimi paguhet.
Në American School of Kosova (ASK) fëmijët dhe të rinjtë
mësojnë prej çerdhes e deri sa ta marrin diplomën për
high-school. Mësimet zhvillohen në gjuhën angleze. Pos
shqipes, këtu mësohen edhe gjuhët e huaja si gjermanishtja,
frëngjishtja dhe italishtja (www.askosova.org).
Në Mehmet Akif College (International School of Prishtina)
programi mësimor për nxënësit e huaj i përgjigjet
programeve mësimore angleze, ndërsa programi
mësimor për nxënësit vendor i përgjigjet programeve të
Ministrisë së Kosovës për Arsim, Shkencë dhe Teknologji.
Mësimet zhvillohen në gjuhën angleze, shqipe dhe turke,
por mësohen edhe gjermanishtja dhe italishtja (www.
mackosova.com).
Njohja e dëftesave shkollore gjermane
Për t’u regjistruar në shkollë duhet t’i sillni dëftesat
shkollore gjermane të fëmijës suaj së bashku me
përkthimin e tyre të vërtetuar. Dëftesat shkollore është
mirë t’i përktheni te ndonjë përkthyes gjyqësor në
Kosovë, sepse përkthimet e vërtetuara nga Gjermania
zakonisht nuk pranohen. Nëse nuk mund të gjeni zyre
përkthimesh, pyetni ndonjë noter ose avokat në Prishtinë
ose në ndonjë qytet tjetër në Kosovë. Shumica e
noterëve bashkëpunojnë me përkthyes, sepse në Kosovë
nënshkrimi i përkthyesit duhet çdo herë të vërtetohet
nga noteri. Te noterët mund të bëni edhe fotokopje të
dëftesave dhe dokumenteve tjera dhe ti vërtetoni ato.
Këto shërbime janë me pagesë.
Hollësitë e nevojshme lidhur me ndërrimin e shkollës i jep
drejtoria për arsim e komunës në të cilën doni të vendoseni
në Kosovë.
21
Shkollimi dhe aftësimi profesional në Kosovë
Shkollimi dhe aftësimi profesional në Kosovë
SI ËSHTË I ORGANIZUAR SHKOLLIMI PROFESIONAL?
Sistemi i shkollimit profesional në Kosovë nuk mund të
krahasohet me sistemin dysor të Gjermanisë. Shkollimi
praktik nëpër ndërmarrje nuk ekziston. Sidoqoftë, ka
përpjekje që ndërmarrjet private të përfshihen më shumë në
shkollimin profesional.
Të rinjtë mund ta vijojnë shkollën e mesme profesionale pasi
të mbarojnë shkollimin e detyrueshëm fillor që zgjatë nëntë
vjet.
Përgatitja profesionale në Kosovë zakonisht zhvillohet në
shkollat e mesme që gjenden në të gjitha qytetet e mëdha.
Për t’u regjistruar në shkollë profesionale duhet të aplikoni në
shkollën përkatëse dhe ta sillni me vete dëftesën për kryerjen
e klasës së nëntë. Pos lëndëve themelore që mësohen edhe
22
në shkollat e përgjithshme, në këto shkolla mësohen edhe
aftësitë praktike profesionale. Profesionet janë shpesh
shumë të larmishme. Ka shkolla ku mësohen profesionet
e kamerierit, kuzhinierit, rrobaqepësit, axhustatorit,
elektricistit, mekanikut, salduesit dhe zdrukthëtarit. Mësimi
praktik zhvillohet në punëtoritë e shkollës të cilat pjesërisht
kanë pajisje të varfër.
Disa profesione nga sektori i shëndetësisë – p.sh. infermierët
ose asistentët teknik-mjekësor – mund të mësohen vetëm
në qytete ku ka edhe spitale të mëdha (p.sh. në Prishtinë,
Mitrovicë, Pejë, Ferizaj, Prizren).
Numri i nxënësve që mund të regjistrohen është i kufizuar
në të gjitha shkollat profesionale: Të gjithë kandidatët
duhet të hyjnë në provime pranues. Edhe nota mesatare
dhe notat e fituara në lëndët profesionale ndikojnë shumë
në vendimin e shkollës. Pra, nëse dikush dëshiron të bëhet
mekanik, notave në lëndët e shkencave natyrore u jepet më
shumë rëndësi se notave në lëndët e shkencave shoqërore.
Sistemi i shkollimit profesional ndahet parimisht në tri
shkallë:
•N
ë shkallën 1 (2 vjet) mësohen kualifikimet themelore të
profesionit, me të cilat mund të punësoheni si punëtor
profesional gjysmë i kualifikuar.
•N
ë shkallën 2 (1 vit shtesë) e cila është vazhdim i shkallës
1 mësohen njohuritë dhe aftësitë që veçojnë punëtorin
profesional me kualifikim të plotë.
•N
ë shkallën 3 (1 vit shtesë) qëllimi është të arrihet
pjekuria për shkollimin e lartë që mundëson regjistrimin
në universitet dhe që është parakusht për aftësimin e
mëtejmë për teknik.
ÇFARË MUNDËSISH KA PËR AFTËSIM TË MËTEJMË?
Sistemi i aftësimit profesional për të rriturit në Kosovë ende
gjendet në fazën fillestare. Themelet ligjore janë vënë me
Ligjin për shkollimin e të rriturve të datës 25 prill 2006.
Në bazë të këtij ligji, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë (MASHT) – në rast nevoje duke bashkëpunuar
me ministritë e tjera – mund të themelojë shkolla publike
për aftësimin e të rriturve. Themelimi i shkollave private
„Deri tani ka pak të papunë të regjistruar, të cilëve
u ndërmjetësojmë masa të aftësimit të mëtejmë
profesional. Dy përqind të të regjistruarve mund të
gjejnë vend në njërën prej tetë qendrave shtetërore
për trajnim, që gjinden tani në Kosovë, për ta mësuar aty
njërin prej 60 profesioneve. Në lëmi të shkollimit, shanset për
pranim janë më të mira. Të rinjtë përgatiten për profesionin
e zgjedhur dhe për studime në 100 shkolla për arsimim
profesional dhe shkolla të mesme.”
Bedri Xhafa, Drejtor i APPK (Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në
Kosovë)
Shërbimi ushtarak
nuk është i detyrueshëm
SHËRBIMI USHTARAK
Nëse keni fëmijë të moshës së përshtatshme për
shërbim ushtarak, është me rëndësi ta dini që shërbimi
ushtarak në Kosovë nuk është i detyrueshëm. Forcat
e armatosura kosovare ushtarët e vet i rekrutojnë
nga radhët e vullnetarëve. Të rinjtë kosovarë që kanë
mbushur 18 vjet mund ta paraqesin kërkesën për t’u
pranuar në forcat vullnetare ushtarake të FSK-së.
për aftësimin e të rriturve gjegjësisht të institucioneve për
aftësim është gjithashtu i mundur, por ato së pari duhet t’i
licencojë MASHT. Në bashkëpunim edhe me ministritë e
tjera, MASHT, për institucionet publike të aftësimit përpilon
programe për aftësimin e të rriturve dhe për përgatitjen e
tyre të mëtejme profesionale. Hollësitë për shkollat dhe
programet gjegjëse për aftësim të mëtejmë i jep kjo ministri
(www.masht-gov.net).
Nëse lajmëroheni i papunë në Kosovë, keni të drejtë të
merrni pjesë në masat që organizojnë në rast nevoje Qendrat
Rajonale të Punësimit. Në këtë rast mund t’ju duhet të
mësoni edhe ndonjë profesion tjetër që është i kërkuar në
tregun e punës.
Hollësitë lidhur me masat e shkollimit që zhvillohen nga
organizatat qeveritare dhe joqeveritare i jep Divizioni i
Aftësimeve Profesionale i Ministrisë së Punën dhe Mirëqenies
Sociale (http://mpms.rks-gov.net).
Mundësi tjetër ofrojnë kurset në kuadër të projektit “Arsimimi
i të Rriturve në Kosovë – ARrK”. Ky projekt është themeluar
me mbështetjen e Institutit për Bashkëpunim Ndërkombëtar
të Asociacionit Gjerman të Shkollave Popullore (IIZ/DVV)
dhe funksionon sipas shembullit të shkollave popullore në
Gjermani. Hollësitë rreth kurseve dhe mundësive të aftësimit
të mëtejmë jepen në faqen e ARrK-së (www.arrk-ks.net).
23
Studimi në Kosovë
Studimi në Kosovë
Në krahasim me grupet e tjera shoqërore, papunësia e
personave që kanë kryer shkollimin e lartë nuk është e
madhe. Kështu për shembull, në gusht të vitit 2011, prej
335.700 personave të regjistruar të papunë, vetëm 4.050
kishin të kryer shkollimin e lartë. Kjo do të thotë që studimi
mund t‘jua zgjerojë dukshëm perspektivën profesionale në
Kosovë. Gjatë studimit do të njoftoheni me shumë kolegë,
ekspertë dhe profesorë të cilët më vonë mund t‘ju ndihmojnë
të hyni në jetën profesionale – qoftë duke ju dhënë këshilla
dhe informacione, ose duke ju rekomanduar te partnerët e
tyre në ekonomi.
Gati të gjitha kurset mësimore zhvillohen në gjuhën shqipe.
Duke u orientuar në procesin evropian të Bolonjës, shkollat
e larta në Kosovë tanimë kanë kaluar në sistemin me titujt
bachelor, master dhe doktor. Qëllimi i procesit të Bolonjës
është që programet dhe rezultatet studimore të bëhen të
krahasueshme anë e mbanë Evropës. Në kuadër të këtyre
programeve të reja studimore, modulet e veçanta vlerësohen
me pikë të cilat thuhet që janë të krahasueshme me sistemin
evropian të kredive ECTS. Programet studimore duhet të
përmbyllen brenda një afati të caktuar dhe me një numër
të caktuar pikësh të quajtur Credit Points. Titulli bachelor
fitohet pas tre ose katër vjetësh, ndërsa ai master pas një
ose dy vjetësh më shumë. Studimet për doktoratë zakonisht
zgjasin tri vjet. Megjithatë duhet theksuar që shkollat e larta
në Kosovë nuk janë pjesë e komunitetit të Bolonjës, kështu
që kurset dhe titujt nuk njihen automatikisht.
24
CILAT JANË UNIVERSITETET KRYESORE?
Në Kosovë ekzistojnë dy universitete shtetërore: I pari është
Universiteti i Prishtinës, ndërsa i dyti, prej nëntorit të vitit
2010, Universiteti i Prizrenit. Në 17 fakultetet e Universitetit
të Prishtinës (www.uni-pr.edu) – në mes tjerash në filozofi,
drejtësi, ekonomi, shkenca natyrore, teknologji dhe
arkitekturë, mjekësi, bujqësi, gjeologji, shkenca edukimi, art
– janë të regjistruar më se 37.800 studente dhe studentë.
Universiteti i Prishtinës gjatë pushimeve organizon një
akademi verore ndërkombëtare në të cilën ligjërojnë edhe
mësimdhënës nga universitetet perëndimore.
Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit (UPPZ, www.uppz.
net) është themeluar në vitin 2010 nga Ministria e Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë me qëllim të zhvillimit të
shkollimit të lartë në Kosovës. Në qytetin e dytë të Kosovës
për nga madhësia, programet e gjashtë fakulteteve (në mes
tjerash: gjuhë e letërsi gjermane, ekonomi e ndërmarrjeve,
dizajn softuerik dhe drejtësi), i vijojnë më se 3.000 studentë.
Pos kësaj, në Kosovë veprojnë edhe disa universitete
private. Nam të mirë ka Universiteti Amerikan i Kosovës
(www.aukonline.org), megjithëse pagesat për shkollim këtu
janë shumë të larta (5.800 euro në vit). Të gjitha kurset
mbahen në gjuhën angleze. Edhe Universiteti AAB (www.
aabriinvest.net) i cili bashkëpunon me universitete të
shumta, në mes tjerash me Bremen dhe Sarajevë, është i
rekomandueshëm. University for Business and Technology
(www.ubt-uni.net) përqendrohet në veçanti në shkencat e
ekonomisë.
SI TË REGJISTROHEM?
Parakusht për t’u regjistruar në cilindo universitet apo shkollë
të larta në Kosovë është matura që merret me mbarimin
e gjimnazit, ose diploma e shkallës së 3. (klasa e 13.) për
mbarimin e shkollës së mesme. Përderisa matura mundëson
studimin në të gjitha degët, nxënësit që kanë kryer shkollën
e mesme mund të studiojnë vetëm ato degë që janë të
ndërlidhura ngushtësisht me përgatitjen e tyre profesionale.
Nëse ju ose fëmijët tuaj e keni arritur shkallën e pjekurisë
për shkollim të lartë në Gjermani (“Abitur”, “Fachabitur”,
“Fachhochschulreife”), këto dëshmi njëherë duhet t’jua
njohin në Kosovë.
Numri i vendeve të lira për studim është i kufizuar në të gjitha
degët dhe bazohet në sistemin e notave mesatare, prandaj të
gjithë kandidatët duhet të hyjnë në provimet pranuese. Nëse
doni, mund të aplikoni njëkohësisht për më shumë se një
degë studimore. Aplikimin e shumëfishtë e mundësojnë edhe
universitetet duke i caktuar provimet për degë të ndryshme
në data të ndryshme.
Provimet pranuese në degët shoqërore përmbajnë pyetje që
kanë të bëjnë me dijen e përgjithshme. Në degët e shkencave
natyrore ose në mjekësi duhet të jepet edhe një provim tjetër
pranues që përmban pyetje me të cilat provohen njohuritë
profesionale në degën përkatëse studimore.
Njoftimet më të reja mbi ecurinë e regjistrimit në Universitetet
e Prishtinës dhe të Prizrenit, mbi provimet pranuese dhe
kufizimet e zbatueshme për kandidatët që në vend të gjimnazit
kanë mbaruar shkollën e mesme profesionale, jepen në www.
uni-pr.edu gjegjësisht në www.uppz.net. Në Universitetin e
Prishtinës provimin pranues mund ta lajmëroni edhe online
nëpërmjet faqes së Internetit.
Për t’u regjistruar duhet t’i dorëzoni dëshmitë vijuese në
sekretarinë e universitetit gjegjës: Dëftesat origjinale mbi
kryerjen e shkollës së mesme ose dokumentet e vërtetuara,
nëse shkalla e pjekurisë për vijimin e shkollimit të lartë
është arritur jashtë Kosovës; dëftesën origjinale të pjekurisë
për vijimin e shkollimit të lartë; certifikatën e lindjes;
letërnjoftimin; një fotografi pasaportash; dëshmi të tjera që
mund të kenë ndikim pozitiv në regjistrim.
Në rrethana të caktuara mund të kërkohen edhe dokumente
të tjera. Për këto duhet të interesoheni konkretisht te
universiteti gjegjës.
SI TA FINANCOJ STUDIMIN?
Në dy universitetet shtetërore pagesa për shkollim është
50 euro për një semestër, që është bindshëm më pak se te
universitetet private.
Nëse dëshironi që studimet e rregullta t‘i kryeni në Gjermani
ndërsa në Kosovë të vijoni vetëm një pjesë të studimeve
tuaja, mund të aplikoni te Shërbimi Gjerman për Shkëmbim
Akademik (DAAD) i cili jep bursa me kohëzgjatje të
kufizuar për vizita studimore në Kosovë. DAAD u jep bursa
afatshkurtra edhe studentëve kosovarë të cilët dëshirojnë
të vijojnë kurse gjuhe ose kurse të tjera studimore në një
universitet gjerman. Për hollësi të tjera vizitoni www.daad.
de.
Shumë punëdhënës, e posaçërisht administrata publike dhe
shtetërore, i ndihmojnë punëtorët e vet me shtesa financiare
për programet studimore pasuniversitare ose duke ua marrë
përsipër të gjitha pagesat për shkollim.
Kërkimet shkencore në Kosovë
BURSAT PËR STUDIME TË RREGULLTA DHE
PASUNIVERSITARE
Me përjashtim të studimeve të gjuhës shqipe si dhe
të mundësive dhe kufizimeve që ofrojnë organizatat
ndërkombëtare, Kosova tani për tani nuk është vend
i përshtatshëm për punë kërkimore akademike. Me
gjithë ligjet ekzistuese për mbështetjen e kërkimeve
shkencore, nuk ekzistojnë as mjete të mjaftueshme
financiare e as nuk ka mjaft personel me aftësim të mirë
akademik për t‘i shoqëruar programet bashkëkohore
të kërkimeve shkencore. Për ta bërë më tërheqëse
veprimtarinë kërkimore-shkencore në Kosovë, kohëve
të fundit kanë filluar të ndahen çmime për studiuesit
më të mirë kosovarë.
Sidoqoftë, fondacionet dhe organizatat ndërkombëtare
në bashkëpunim me universitetet lokale përpiqen
ta çojnë përpara veprimtarinë kërkimore-shkencore
në Kosovë. Të njëjtën gjë synojnë edhe një numër
i madh fondacionesh gjermane që ndan bursa. Me
to mbështeten para së gjithash punimet kërkimoreshkencore në sektorin e demokratizimit, drejtësisë dhe
të drejtave të njeriut.
Në vijim adresat e fondacioneve: Friedrich-EbertStiftung, Zyra në Prishtinë, Mujo Ulqinaku 4/10, p.n.
10000 Prishtinë, www.fes-prishtina.org; KonradAdenauer-Stiftung, Zyra e jashtme për Maqedoni
dhe Kosovë në Prishtinë, www.kas.de/mazedonien;
Heinrich-Böll-Stiftung, Zyra rajonale për Evropën
Juglindore në Beograd: Dobracina 43, 11000 Beograd,
Serbi, www.boell.rs; Robert-Bosch-Stiftung GmbH,
Stuttgart, www.bosch-stiftung.de.
Për bursat e hapura për studime të rregullta dhe
pasuniversitare njoftojnë edhe universitetet në Kosovë.
Nëse doni, mund të lajmëroheni edhe drejtpërdrejt te
ndonjëri prej fondacioneve të lartpërmendura.
25
Nëse nuk më ecin punët si duhet
Nëse nuk më ecin punët si duhet
Nëse jeni përgatitur për sfidat e mundshme para se të
shpërnguleni në Kosovë, gjasat janë të mira që do të
rehatoheni edhe me punë edhe me jetesë.
Mirëpo nëse nuk ia dilni të rehatoheni në Kosovë, ju dhe
familja juaj mund të ktheheni përsëri në Gjermani, por vetëm
nëse i respektoni disa afate dhe nëse i plotësoni disa kushte.
Për ta lënë të hapur këtë mundësi, është e nevojshme
t‘i rregulloni disa gjëra para së të shkoni në Kosovë. Për
shembull është mirë të informoheni sa më hollësisht për
të drejtat dhe detyrimet tuaja në Gjermani. Sepse mund të
ndodhë që si pasojë e largimit nga Gjermania t‘i humbni të
drejtat që i keni dhe kështu ta vështirësoni ose madje ta bëni
të pamundur kthimin tuaj në Gjermani.
CILAT JANË KUFIZIMET LIGJORE PËR LEJEN E
QËNDRIMIT?
Nëse qëndroni më shumë se gjashtë muaj jashtë vendit, leje
qëndrimi gjerman zakonisht bëhet i pavlefshëm. Mirëpo Ligji
gjerman për imigrim ju mundëson të kërkoni nga zyra për të
26
huaj që t‘jua zgjasin këtë afat nëse i plotësoni disa kushte të
caktuara.
Nëse keni qëndruar së paku 15 vjet në mënyrë të ligjshme
në Gjermani, gjasat janë të mira që ju (dhe bashkëshorti/-ja
juaj) keni leje qëndrimi të përhershme. Leja e qëndrimit nuk
bëhet e pavlefshme nëse i keni të siguruara mjetet e jetesës.
E njëjta vlen edhe nëse jeni të martuar me shtetas/-e
gjerman/-e. Në këso rastesh, zyra për të huaj mund t‘jua
zgjasë afatin e zakonshëm gjashtëmujor brenda të cilit keni
të drejtë të ktheheni përsëri në Gjermani.
Ju lutemi merruni vesh patjetër me zyrën për të huaj para se
ta lëshoni vendin dhe kërkoni t‘jua vërtetojnë me shkrim që
„leja e përhershme e qëndrimit vazhdon të vlejë“.
Të rinjtë kanë lehtësime gjatë kthimit
Leja e qëndrimit ju takon edhe nëse e keni shtetësinë
kosovare dhe si i mitur keni jetuar në mënyrë të ligjshme në
Gjermani. Në këtë rast duhet t‘i plotësoni kushtet vijuese: Së
pari, para largimit nga Gjermania, duhet të keni jetuar tetë
vjet në mënyrë të ligjshme në territorin e RF të Gjermanisë
dhe të keni vijuar shkollën gjashtë vjet me radhë në territorin
e RF të Gjermanisë. Së dyti, mjetet e jetesës duhet t‘i keni
të siguruara ose nga puna juaj ose nëse dikush obligohet
t‘jua sigurojë ato. Së treti, kërkesën për lëshim të lejes së
qëndrimit duhet ta keni shtruar pasi të keni mbushur 15 dhe
para se të keni mbushur 21 vjet, si dhe pa u bërë pesë vjet
prej që jeni larguar nga Gjermania.
Me leje qëndrimi keni të drejtë të punoni. Nëse keni mbaruar
shkollë në Gjermani, zyra për të huaj mund të heqë dorë
pjesërisht nga kushtet e lartshënuara. Dhënia e lejes së
qëndrimit mund të mos pranohet nëse nuk ka kush të
përkujdeset për të miturin në Gjermani.
Humbja e shtetësisë gjermane
Që nga 1 janari 2000, në Gjermani ekziston një situatë e
re ligjore në lidhje me shtetësinë. Sipas kësaj, ju e humbni
automatikisht shtetësinë gjermane nëse e pranoni shtetësinë
kosovare. Edhe po ta keni ende pasaportën gjermane, me
pranimin e shtetësisë kosovare Ju, në shikim juridik, jeni i
huaj. Për qëndrim të mëtutjeshëm në Gjermani, ju duhet leja
për qëndrim dhe e drejta për punë.
Në mënyrë që të mos vjen deri te humbja e shtetësisë
gjermane, duhet paraprakisht ta merrni nga ambasada
gjermane ose nga konsullata kompetente gjermane një të
ashtuquajtur leje për tejmbajtje. Në procedurën përcjellëse
duhet ta prezantoni besueshëm faktin që keni edhe më tutje
lidhje me Gjermaninë. Skemën e kësaj situate juridike mund
ta shkarkoni nga faqja e internetit e Bashkësisë së Punës
të Këshillave të të Huajëve Hessen - Këshilli Republikan i të
Huajve (www.agah-hessen.de) ose nga faqja e Entit Federativ
Administrativ (www.bva.bund.de).
Ligji mbi Imigrim u mundëson ish shtetasve gjerman që të
vijnë sërish deri te një status legal të qëndrimit për Republikën
Federale Gjermane. Ky status është njëkohësisht parakusht
për marrjen e pasaportës gjermane, nëse natyralizoheni
sërish. Edhe sipas § 38 të Ligjit për Qëndrim, nën parakushte
të caktuara, keni të drejtë ligjore për një titull qëndrimi (Leje
për vendosje ose leje qëndrimi.) Si ish shtetas gjerman, nuk
ju duhet leje e veçantë për punë.
Njoftohuni te Zyra për Integrim e qytetit tuaj në lidhje me
mundësitë që i keni. Hapi i ardhshëm është që t'i drejtoheni
administratës së qytetit ose të rrethit të vendbanimit tuaj
gjerman, t’i njoftoni ata në lidhje me mundësinë e humbjes
të shtetësisë gjermane dhe ta shtroni kërkesën për një
titull qëndrimi, i cili ju jep edhe të drejtën e punës. Me
këtë rast, Ju duhet ta dëshmoni shtetësinë tuaj gjermane
të deritashme - për shembull me dokumentin gjerman të
natyralizimit.
Posa të keni ardhur sërish te një titull i mjaftueshëm i
qëndrimit, atëherë edhe për Ju ekziston mundësia parimore
që ta fitoni përsëri shtetësinë gjermane. Enti për Çështje
të Shtetësisë, i cili është kompetent për vendbanimin tuaj
(Administrata e qytetit ose rrethit) ju njofton se a janë
të plotësuara në rastin konkret parakushtet ligjore për
natyralizim.
KUR MË TAKOJNË NDIHMAT E PAPUNËSISË?
Nëse ktheheni përsëri në Gjermani brenda afatit të lejuar
për kthim dhe nëse në fillim jeni i papunë, shteti gjerman në
rrethana të caktuara mund t‘ju japë ndihmat e papunësisë.
Për të marrë këto ndihma, duhet të dëshmoni që brenda
dy vjetëve të fundit para se ta parashtroni kërkesën, keni
paguar së paku një vit kontribute në sigurimin e papunësisë.
Nëse para se të shkoni në Kosovë keni marrë ndihma të
papunësisë në Gjermani, ndihmat që ju takojnë e që nuk i
keni shfrytëzuar ende, mund t‘i shfrytëzoni brenda afatit
katërvjeçar duke u nisur nga dita kur e keni fituar këtë të
drejtë.
Për të mos e humbur të drejtën për t‘i marrë ndihmat e
papunësisë (brenda afatit katërvjeçar), duhet medoemos t‘u
përmbaheni hapave në vazhdim: E para: Është e nevojshme
që – para se të largoheni dhe të shkoni në Kosovë – së pari
të lajmëroheni si i papunë në Gjermani, të shtroni kërkesën
për të marrë ndihmat e papunësisë dhe të dëshmoni që
po kërkoni punë. E dyta: Nëse nuk gjeni punë dhe nëse
vendosni të largoheni dhe të shkoni në Kosovë, duhet të
shkoni përsëri në agjencinë gjermane të punësimit dhe të
çlajmëroheni. Në këtë mënyrë mund t‘i pezulloni ndihmat
tuaja të pashfrytëzuara të papunësisë. E treta: Nëse ktheheni
në Gjermani para skadimit të afatit katërvjeçar (Kujdes: një
gjë e tillë është e mundur vetëm nëse i plotësoni kushtet
ligjore për lejen e qëndrimit dhe nëse përsëri kërkoni punë),
duhet të shkoni përsëri në agjencinë tuaj të punësimit dhe të
lajmëroheni i papunë. Në fund mund ta parashtroni kërkesën
për t‘i marrë ndihmat tuaja të pashfrytëzuara të papunësisë.
Nëse para shkuarjes në Kosovë nuk keni parashtruar
kërkesë për „Ndihmat e papunësisë I“ në Gjermani, atëherë
në rastin tuaj vlen afati dyvjeçar. Kjo do të thotë: Në mënyrë
që t‘ju takojnë ndihmat e papunësisë, është e nevojshme që
brenda dy vjetëve të fundit të keni qenë së paku një vjet i
punësuar me sigurim social në Gjermani. Këtu pra, afati që
keni në dispozicion për të kërkuar ndihmat e papunësisë në
Gjermani, është shumë më i shkurtër se katër vjet (në të
shumtën e rasteve vetëm disa muaj). Kjo vlen edhe për afatin
brenda të cilit duhet të ktheheni nëse doni përsëri të kërkoni
punë në Gjermani dhe njëkohësisht të merrni ndihmat e
papunësisë. Pyetni patjetër te agjencia juaj e punësimit në
Gjermani se sa kohë ju mbetet më së shumti për t‘u kthyer
27
Nëse nuk më ecin punët si duhet
dhe se cilave afate duhet t‘u përmbaheni. Përndryshe do ta
humbni të drejtën tuaj që t‘i merrni Ndihmat e papunësisë I.
Kur është fjala për Ndihmat e papunësisë II, do t‘ju duhet
dosido ta shtroni përsëri kërkesën, sepse këto ndihma
bëjnë pjesë në ndihmat sociale dhe ato çdo herë marrin
parasysh rrethanat tuaja konkrete të jetesës. Kur ta
parashtroni kërkesën përsëri, do të shqyrtohet: Përse
është ndërprerë puna në Kosovë? Çfarë të ardhurash dhe
çfarë pasurie keni?
Edhe një këshillë e rëndësishme: Nëse kërkoni punë në
Kosovë ose nëse jeni punësuar por nuk jeni i sigurt se a do të
mund të rehatoheni atje, mund të siguroheni edhe më tutje
vullnetarisht pranë sigurimit gjerman të papunësisë. Duke i
paguar kontributet e sigurimit, e fitoni të drejtën që në të
ardhmen t‘i merrni ndihmat e papunësisë në Gjermani.
SI QËNDRON PUNA ME PENSIONIN TIM?
Nëse keni punuar në më shumë se një shtet – shembull në
Gjermani, në Kosovë dhe në Austri – do të merrni pension
nga secili shtet ku keni qenë të siguruar më shumë se një
vit. Secili shtet është i detyruar t’jua paguajë pensionin për
ato periudha kohore në të cilat keni qenë i punësuar atje.
Për përllogaritjen e pensionit mblidhen të gjitha periudhat
kohore gjatë të cilave keni qenë i siguruar (krahaso kapitullin
“Sigurimi social”, shiko fq. 14-16).
A MUND TË KTHEHEM TE SIGURIMI I VJETËR
SHËNDETËSOR?
Sigurimi shëndetësor është i ndërlidhur me vendbanimin tuaj.
Pra, nëse largoheni dhe çlajmëroheni në mënyrë të ligjshme
28
nga Gjermania, do të pushojë edhe sigurimi juaj gjerman
shëndetësor. Mirëpo nëse doni, mund t’i parashtroni kërkesë
sigurimit tuaj shëndetësor që anëtarësia juaj të pezullohet.
Gjatë kësaj periudhe do të paguani një kontribut më të
vogël sa për ta mbajtur gjallë anëtarësinë tuaj në arkën e
shëndetit. Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe nuk keni të drejtë
t’i shfrytëzoni shërbimet e arkës së shëndetit. Nëse më
vonë ndodh që të ktheheni në Gjermani, kontributi juaj do
të përllogaritet rishtazi dhe ju do të keni përsëri të drejtë t’i
shfrytëzoni shërbimet e zakonshme.
Se çfarë mundësish ekzistojnë në rastin tuaj – pra, se sa gjatë
dhe sa duhet të paguani për ta mbajtur gjallë anëtarësinë –
varet nga ajo se sa gjatë keni qenë i anëtarësuar në arkën
gjermane të shëndetit. Pos kësaj, arkat e shëndetit nuk
janë të detyruara t’ju regjistrojnë si anëtar i pezulluar. Flisni
prandaj me kohë me referentin e arkës suaj të shëndetit për
mundësinë e pezullimit të anëtarësisë suaj.
KU TË DREJTOHEM PËR NDIHMË NËSE KTHEHEM NË
GJERMANI?
Pyetjeve të përgjithshme që kanë të bëjnë me riintegrimin
tuaj në Gjermani do t’u përgjigjen të ngarkuarit për integrim
dhe për të huaj. Ata kanë zyra jo vetëm në rrafshin federal
dhe në rrafshin e republikave federale, por edhe në
komuna të shumta. Adresat e përfaqësuesve që mund t’i
kontaktoni do t’i gjeni zakonisht në prezantimet në Internet
të republikave federale, për shembull në adresën www.
baden-wuerttemberg.de. Listën e të gjithë të ngarkuarve për
integrim dhe për të huaj në rrafshin federal dhe në rrafshin
e republikave federale mund ta shkarkoni nga adresa www.
bundesregierung.de (Seksioni: Integrationsbeauftragte >
Länderbeauftragte).
Informimi dhe këshillimi
ME KË MUND TË KËSHILLOHEM NË GJERMANI?
Zyra qendrore për ndërmjetësim ndërkombëtar të
ekspertëve (ZAV)
Pikënisja e parë në çështjet e integrimit në punë është qendra
informative e Zyrës qendrore për ndërmjetësim ndërkombëtar
të ekspertëve (ZAV) që është pjesë e Agjencisë Federale të
Punësimit. Me qendrën informative mund të kontaktoni nga
telefonia fikse gjermane në numrin e telefonit 0 228/7 13
13 13. Ekipi i qendrës informative ju qëndron në dispozicion
nga e hëna në të premten prej orës 8 deri në 18, dhe mund
t’ju dërgojë edhe materiale informative ose t’ju lidhë në
rast nevoje me ndonjë këshilltar. Pyetjet me e-mail mund t’i
shtroni në adresën zav@arbeitsagentur.de.
Ambasada e Republikës së Kosovës
Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin mund t‘i
drejtoheni nëse keni pyetje lidhur me leje qëndrimin në
Kosovë, me ligjet doganore ose çështjet tjera konsullore
(Wallstraße 65, 10179 Berlin, Tel.: 030/240 47 69-0, e-mail:
embassy.germany@ks-gov.net, www.ambasada-ks.net/de).
Zyra qendrore për shkëmbim informacionesh për
ndihmë personave që kthehen në vendlindje (ZIRF)
Zyra qendrore për shkëmbim informacionesh për ndihmë
personave që kthehen në vendlindje (ZIRF, https://milo.
bamf.de, shërbimi telefonik 0911/9 43 43 33) ju ofron
informacione të përgjithshme rreth gjendjes në Kosovë si
dhe të dhëna të hollësishme mbi programet e ndryshme për
personat që kthehen në vendlindje.
Caritas dhe Diakonie
Caritas dhe Diakonie si asociacione sociale të kishave u
qëndrojnë gjithashtu në dispozicionin personave që kthehen
në vendlindje dhe u ofrojnë atyre mundësinë e këshillimit
individual. Adresat e zyrave qendrore të cilat pastaj do t‘ju
orientojnë te zyrat rajonale për këshillime do t‘i gjeni te www.
caritas.de dhe www.diakonie.de.
Organizata për mirëqenien sociale të punëtorëve (AWO)
„Heimatgarten“
Heimatgarten është projekt i Organizatës për mirëqenien
sociale të punëtorëve që ndihmon mërgimtarët gjatë
kthimit vullnetar në vendlindje. Aktivitetet e organizatës
Heimatgarten në Kosovë përfshijnë në radhë të parë
mbështetjen dhe planifikimin e kthimit si dhe gjurmimin
e mundësive individuale për kthim dhe riintegrim (www.
heimatgarten.de)
29
Informimi dhe këshillimi
Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM)
IOM ndihmon mërgimtaret dhe mërgimtarët që duan të
kthehen vullnetarisht në vendlindje gjatë organizimit të
udhëtimit dhe në rast nevoje u ndërmjetëson atyre ndihma
për riintegrim. Pos kësaj, IOM ofron edhe këshillime për
mundësitë e kthimit vullnetar si dhe njofton për gjendjen në
vendlindje (www.iom.int/germany).
Raphaels-Werk
Raphaels-Werk është shoqatë kishtare me 16 këshillimore
në qytete të ndryshme gjermane dhe me këshillime online
nëpërmjet Internetit. Bashkëpunëtorët e Raphaels-Werks
i këshillojnë njerëzit që duan ta zhvendosin vendbanimin
e tyre jashtë vendit, qoftë përgjithmonë ose përkohësisht.
Hollësitë e tjera dhe mundësitë e kontaktit me këshillimore i
gjeni te www.raphaels-werk.de.
Asociacioni i familjeve dhe çifteve dykombëshe
Çiftet me kombësi të përziera mund t’i drejtohen për
këshillime Asociacionit të familjeve dhe çifteve dykombëshe
(www.verband-binationaler.de).
ME KË MUND TË KËSHILLOHEM NË KOSOVË?
Në Kosovë nuk ka rrjet gjithëpërfshirës këshillimoresh për
çështje sociale dhe ligjore si në Gjermani. Për çështjet e
lejes së qëndrimit ose të drejtës së punës mund t’i drejtoheni
administratave komunale ose Odës ekonomike. Gati në çdo
komunë veprojnë organizata joqeveritare (OJQ) të cilat mund
të ofrojnë edhe këshillime për të drejtat e njeriut, të drejtat
pronësore ose edhe për çështjet e themelimit të bizneseve
dhe të kredive të vogla. Organizatat vijuese janë të thelluara
në çështjet e personave që kthehen në vendlindje:
Organizata për mirëqenien sociale të punëtorëve (AWO)
“Heimatgarten” Prizren
Aktivitetet e organizatës Heimatgarten përfshijnë në
radhë të parë mbështetjen dhe planifikimin e kthimit si
dhe gjurmimin e mundësive individuale për kthim dhe
riintegrim. Këtu përfshihen tema të ndryshme si banimi,
shkollimi, vendi i punës ose përkujdesja shëndetësore.
Në kuadër të këshillimeve për personat që kthehen në
vendlindje, të cilat organizohen në grup ose veç e veç,
ata njoftohen përgjithësisht për strukturat e shoqërisë
kosovare, për autoritetet shtetërore dhe për pikat ku mund
të drejtohen. Pos kësaj, organizohen edhe kurse përgatitëse
se si të kërkoni punë ose kurse të gjuhës amtare, si dhe
ju drejtojnë te zyrat kompetente si për shembull te entet
e punësimit ose te institucionet arsimore. Kontakti: AWOHeimatgarten Prizren, Asdreni 36, 20000 Prizren, Tel.:
+381 (0) 29 623 445, Mobil: +381 (0) 44 254 229, e-mail:
bobaj@heimatgarten.de, www.heimatgarten.de, Seksioni:
Heimartgarten weltweit > Kosovo.
30
Qendra për personat që kthehen në vendlindje „URA 2
– Die Brücke“
Edhe projekti i kthimit „URA 2“ i cili është themeluar nga
Enti Federal për Migrim dhe Refugjatë (www.bamf.de) dhe
administrata e disa republikave gjermane ofron masa të
ndryshme për integrim, përkujdesje dhe mbështetje të
kosovarëve që kthehen në vendlindje. Kushdo që kthehet në
vendlindje mund ta shfrytëzojë këshillimin social ose në rast
nevoje edhe këshillimet psikologjike pas kthimit në vendlindje.
Personat që kthehen në vendlindje nga republikat federale
Baden-Württemberg, Niedersachsen dhe Nordrhein-Westfalen
pos kësaj mund të shfrytëzojnë edhe ndihmat e menjëhershme
për gjetje të banesës, për blerje të mobilieve ose të barnave të
domosdoshme, si dhe të marrin pjesë në projektet e aftësimit
profesional dhe mbështetjes së punësimit, ose në trajnime për
themelim të biznesit. Kontakti: Qendra për kthim „URA 2 – Die
Brücke“, 269 Rr. Andrea Gropa 7, 10000 Prishtinë, Tel.: +381
(0) 38 22 37 70, e-mail: ura.kosovo@gmail.com.
Organizata për mirëqenien sociale të punëtorëve (AWO)
Nürnberg
Qendra për ndihmë personave që kthehen në vendlindje e
Organizatës për mirëqenien sociale të punëtorëve Nürnberg
në Prishtinë ofron këshillime sociale, ndihmë individuale
(p.sh. për të sëmurët dhe pleqtë), kurse gjuhe ose kurse
orientuese për personat që kthehen në vendlindje dhe për
familjet e tyre si dhe për personat që jetojnë në Kosovë.
Hollësitë e tjera për projektet që organizohen në Kosovë i jep
Organizata për mirëqenien sociale të punëtorëve Nürnberg
në Gjermani. Kontakti: AWO Nürnberg, znj. Martina Sommer,
Tel.: 0911/27 41 40 11, e-mail: martina.sommer@awonbg.de, www.awo-nuernberg.de, Seksioni: Organisation >
Migration und Integration.
INFORMACIONE TË NDRYSHME
Ambasada Gjermane në Prishtinë, Azem Jashanica 17,
Arberia/Dragodan, 10000 Prishtinë, Tel.: +381 (0) 38 2545
00, www.pristina.diplo.de
Mund të informoheni po ashtu edhe te Organizata
Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kosovë (Tel.: +381 (0)
38 249 042/041, e-mail: iomprn@iom.int, www.iomkosovo.
org). Pos në Prishtinë, IOM i ka zyrat e veta edhe në Pejë,
Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Graçanicë.
Një organizatë që ka shumë informacione të dobishme për të
kërkuar punë është edhe Grupi Joqeveritar i Punës Entwicklung
und Fachkräfte gGmbH (AGEF) [Zhvillimi dhe Ekspertët], dega
në Prishtinë. Atje mund të merrni vlerësime për tregun e
punës dhe gjithashtu të këshilloheni nëse kërkoni punë: AGEF
Kosovo, Rr. Andrea Gropa p.n. 38000 Prishtinë, Tel.: +381 (0)
38 24 34 74, e-mail: info@appk.org, www.agef.net.
EURES – Portali evropian mbi lëvizshmërinë në profesion
Në portalin EURES mund të gjeni lehtë dhe shpejt informata
mbi vende të lira pune dhe oferta për shkollim në 31 vende
evropiane. Njoftime me interes për Ju mbi jetën dhe punën
jashtë vendit, sie dhe shumë informata tjera mund të gjeni në
http://ec.europa.eu/eures.
Bursa e punës në adresën www.arbeitsagentur.de
RRUGË TË REJA NË KËRKIM TË VENDEVE TË PUNËS
Kërkim pune i shpejtë, me komfort dhe fleksibilitet maksimal:
në bursën e aplikimit dhe të vendeve të lirë në adresën
www.arbeitsagentur.de mund të gjeni vendin e punës që ju
përshtatet.
Këto janë përparësitë tuaja:
• Bursën mund ta shfrytëzoni nëpërmjet Internetit nga çdo
vend i botës, 24 orë në ditë
• Kërkimi është i thjeshtë dhe i shpejtë, qoftë në Gjermani,
qoftë jashtë vendit
• Bursa përmban oferta të shumta të vendeve të lira të
punës
• Nëse doni, ofertat e reja të punës mund t'ju vijnë çdo ditë
nëpërmjet e-mailit
• Administrim individual i profilit aplikues dhe përfundim i
saktë i kërkimit
• Përpilim dhe administrim i lehtë i aplikimit
• Agjencinë e punës dhe punëdhënësin mund ta njoftoni
drejtpërdrejt
• Profilin aplikues mund ta publikoni edhe në bursat tjera
31
Bëjeni listën – Çka duhet pasur parasysh para kthimit në Kosovë?
Bëjeni listën – Çka duhet pasur
parasysh para kthimit në Kosovë?
CILAT DOKUMENTE MË NEVOJITEN?
¨Për të hyrë në Kosovë: letërnjoftimi ose pasaporta e vlefshme,
¨Leja e qëndrimit dhe leja e punës: Nëse nuk keni pasaportë kosovare, kërkesën duhet ta parashtroni
në Ambasadën kosovare në Gjermani (shih adresën në fq. 29)
¨Bashkëshortit ose partnerit tuaj gjerman dhe fëmijëve të tij/saj u nevojiten edhe leja e qëndrimit dhe
leja e punës.
¨Ka mundësi që do t’ju duhet edhe një leje e posaçme për të kryer profesionin tuaj (mjek, mami,
avokat, inxhinier, etj.).
¨Përkthimet e vërtetuara të dëftesave tuaja të shkollimit dhe të punës
¨Përkthimi i dokumentacionit tuaj të përgatitur për të aplikuar për punë
CILAT GJËRA DUHET T’I RREGULLOJ PARA SE TË NISEM?
¨Njoftohuni hollësisht për tregun e punës, se si të kërkoni punë, gjegjësisht se si të themeloni një
biznes në fushën tuaj, si dhe për formalitetet që nevojiten për një gjë të tillë.
¨Njoftojini autoritetet e vendit tuaj që po shpërnguleni. Këtu bëjnë pjesë: Arka e shëndetit, sigurimi
pensional, qendrat që ofrojnë ndihmë për familje, administrata tatimore, agjencia e punësimit.
¨Përkujdesuni që (së paku përkohësisht) të gjeni banesë dhe të keni mjete të mjaftueshme financiare
për disa muajt e parë.
¨Njoftohuni se a ju duhet leje për të marrë me vete diçka në Kosovë, p.sh. automjetin tuaj ose
gjësendet tuaja shtëpiake, si dhe sa të holla mund të keni me vete gjatë hyrjes në Kosovë.
¨Njoftohuni paraprakisht se çfarë kushtesh ligjore duhet të plotësoni që të ktheheni përsëri Gjermani
dhe të qëndroni këtu.
32