Letra e Gjalle Nr 17

Transcription

Letra e Gjalle Nr 17
letra e gjallë
Christian Magazine of Kosova Protestant Evangelical Church
Revistë e Përkohshme e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës
Viti X, Nr.17, Dhjetor 2007-Mars 2008, Prishtinë; Çmimi: 2 €; 250 Lek.; 120 Den.
10 vjet letra e gjallë
| Si festohet Krishtlindja nëpër botë? | Një letër nga
Jezusi | Opera “Scanderbeg” e A. Vivaldit | Vallet e
moçme shqiptare | Intervistë: Georges Houssney |
Zhvillimi fizik i fëmijëve prej antikës - sot | Kryqëzimi i
babilonizmit | Dashuria në Bibël dhe Kuran | Libri “95
Tezat e Luterit” | I papërshtatshmi dhe i bezdisshmi! |
2000 Vjetori i Krishterimit te Shqiptarët
Mbi ‘letrën e gjallë’
letra e gjallë është revistë e përkohshme ungjillore,
e cila përgatitet dhe shtypet në Prishtinë.
Letra e gjallë është organ i Kishës Protestante
Ungjillore të Kosovës.
Numri i parë i revistës ka dalë në dhjetor të vitit
1997.
letra e gjallë
Qëllimi i saj është:
2
1. Të dëshmojë ungjillin e Krishtit te shqiptarët.
2. T’i inkurajojë të krishterët në besimin e tyre si
dhe rritjen e kishave protestante te shqiptarët.
3. Ta informojë opinionin e përgjithshëm me vlerat
dhe me kulturën krishtere shqiptare.
4. Të sjellë frymë lirie, dashurie, shprese dhe
bukurie në mesin tonë.
10 Vjetori letra e gjallë!
letra e gjallë
Revistë e Përkohshme Ungjillore
Viti X, Nr.17, Dhjetor 2007-Mars 2008
Prishtinë
Organi:
Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës
“Ju jeni letra e jonë, e shkruar në zemrat tona, e lexuar
nga të gjithë njerëzit, duke qenë manifestuar se jeni
një letër e Krishtit, e hartuar me anë të shërbesës
sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me Frymën e
Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por mbi
rrasa të një zemre mishi”. 2Kor.3:2-3
Botuesi
Shtëpia Botuese
TENDA
Kryeredaktori
Dr. Femi Cakolli
Redaksia
Bekim Beka, Blerina Jashari, Hilki Berisha,
Muzafer Ramiqi, Qefsere Nishevci
Disenji dhe realizimi kompjuterik
Tomor Rudi
Shtypi
Shtypshkronja “DinOr&Multi Graphics” Prishtinë
Distribues për Kosovë: Rilindja
FJALËT E PARA
Tirazhi
1000 ekzemplarë
Copyright © TENDA
Rreptësisht ndalohet emetimi i plotë apo i pjesshëm në çfarëdo forme
të teksteve dhe të fotove të kësaj reviste pa lejen e botuesit!
PËRMBAJTJA
4
5
6
7
8
9
10
11
12
14
16
18
20
21
22
23
24
26
28
29
30
32
34
36
38
39
40
41
42
44
46
47
48
Krishtlindja në 74 gjuhë
Si festohet Krishtlindja në Amerikë?
Fara e Mirë
Një letër nga Jezusi!
Perëndia vallëzon!
Histori e shkurtër e krishterimit në Kosovë
Dritarja?!
Si festohet Krishtlindja në botë!
I papërshtatshmi dhe i bezdisshmi
Bibla është Fjala e frymëzuar e Perëndisë
Prezantim kishe...
Intervistë: Georges Houssney
Një festë e harruar!
Dëshmi besimi: Gëzime
Dëshmi besimi: Driton
Dëshmi besimi: Esmeralda
Për fëmijë...
Roli i edukimit të fëmijëve
Rregulla për shkrimin e artikullit
Vallet e moçme shqiptare!
Nuk debatohet rreth gjinisë!
Opera “Scanderbeg” e A.Vivaldit
Kryqëzimi i babilonizmit
Dëshmi besimi: një arab
Dashuria në Bibël dhe Kuran
Libri “95 Tezat e Luterit”
Lutu-lexo-shkruaj-boto-shpërndaj!
Përvjetor: Letra e Gjallë
Letrat e lexuesve
Faqja e minuar
Poezi
Marketing
Enciklopedia e Biblës/ Letrapress
Ky numër i ri i revistës ungjillore “letra e gjallë” del në
shenjë të dy ngjarjeve të mëdha të këtij fund-viti. Ngjarja e parë është 10 vjetori i themelimit të Shtëpisë
Botuese TENDA, dhe së bashku me këtë po ashtu
edhe 10 vjetori i daljes së “letrës së gjallë”, kurse ngjarja e dytë është Krishtlindja. Përpara dhjetë vjetësh,
e që nuk janë shumë, gjendja e Kosovës, dhe e shqiptarëve në përgjithësi ka qenë krejt ndryshe nga kjo e
sotmja: Kosova ishte nën pushtimin serb, kurse
Shqipëria nën një anarki sociale dhe shtetërore, dhe
kështu fatet dhe ndjenjat ishin frikë, shashtrisje, ishte
një kapkokë. Edhe gjendja e kishës ungjillore mes
shqiptarëve sigurisht se ka qenë shumë ndryshe: e
vogël, me zë të pa dëgjuar, e trembur, me mungesa të
mëdha. Nën këto kushte filloi që të dalë “letra e
gjallë”, dhe se numri i parë i saj doli më 20 dhjetor
1997, për festën e Krishtlindjes.
Për dhjetë vjet i kemi nxjerrë vetëm 17 numra të kësaj
reviste, dhe kjo nuk do të thotë shumë, dhe i bie diçka
më tepër se për çdo 6 muaj nga një numër të përgatitur, kuptohet dikur me vetëm 16 faqe dhe tani në 48
faqe.
Besoj se e veçanta e “letrës së gjallë” në gjithë publicistikën shqiptare është mesazhi dhe lloji i saj.
Rëndësia kryesore e vazhdimësisë së kësaj reviste
është se përmes ecjes dhe daljes së saj forcohet, argumentohet dhe zhvillohet dëshmia e pranisë së komunitetit protestant në Kosovë.
Editorial
letra e gjallë
Adresa:
P.Box 168
10000 Prishtinë, KOSOVË
e-mail: tenda_al@yahoo.com
3
Aktualitete
Afrikaans: Geseënde Kersfees
African/Eritrean/Tigrinja: Rehus-Beal-Ledeats
Albanian: Gëzuar Krishtlindja
Arabic: Milad Majid
Argentine: Feliz Navidad
Armenian: Shenoraavor Nor Dari yev Pari Gaghand
Azeri: Tezze Iliniz Yahsi Olsun
Basque: Zorionak eta Urte Berri On!
Bengali: Shuvo Naba Barsha
Brazilian: Feliz Natal
Breton: Nedeleg laouen na bloavezh mat
Bulgarian: Tchestita Koleda;
Tchestito Rojdestvo Hristovo
Catalan: Bon Nadal i un Bon Any Nou!
Chinese: (Cantonese) Gun Tso Sun Tan'Gung Haw Sun
Chinese: (Mandarin) Kung His Hsin Nien bing Chu Shen Tan
(Catonese) Gun Tso Sun Tan'Gung Haw Sun
Corsian: Pace e salute
Croatian: Sretan Bozic
Czech: Prejeme Vam Vesele Vanoce a stastny Novy Rok
Danish: Glædelig Jul
Dutch: Vrolijk Kerstfeest en een Gelukkig Nieuwjaar!;
Zalig Kerstfeast
English: Merry Christmas
Eskimo: (inupik) Jutdlime pivdluarit ukiortame pivdluaritlo!
Esperanto: Gajan Kristnaskon
Estonian: Ruumsaid juulup|hi
Ethiopian: (Amharic) Melkin Yelidet Beaal
Farsi: Cristmas-e-shoma mobarak bashad
Finnish: Hyvaa joulua
Flemish: Zalig Kerstfeest en Gelukkig nieuw jaar
French: Joyeux Noel
Galician: Bo Nada
Gaelic: Nollaig chridheil agus Bliadhna mhath ùr!
German: Froehliche Weihnachten
Greek: Kala Christouyenna!
Haiti: (Creole) Jwaye Nowel ose Jezusit Edo Bri'cho o Rish
D'Shato Brichto
Hebrew: Mo'adim Lesimkha. Chena tova
Hindi: Shub Naya Baras
Hungarian: Kellemes Karacsonyi unnepeket
Icelandic: Gledileg Jol
Indonesian: Selamat Hari Natal
Iraqi: Idah Saidan Wa Sanah Jadidah
Irish: Nollaig Shona Dhuit, ose Nodlaig mhaith chugnat
Italian: Buone Feste Natalizie
Japanese: Shinnen omedeto. Kurisumasu Omedeto
Korean: Sung Tan Chuk Ha
Lao: souksan van Christmas
Latin: Natale hilare et Annum Faustum!
Latvian: Prieci'gus Ziemsve'tkus un Laimi'gu Jauno Gadu!
Lettish: Priecigus Ziemassvetkus
Lithuanian: Linksmu Kaledu
Low Saxon: Heughliche Winachten un 'n moi Nijaar
Macedonian: Sreken Bozhik
Maltese: IL-Milied It-tajjeb
Manx: Nollick ghennal as blein vie noa
Maori: Meri Kirihimete
Norwegian: God Jul, ose Gledelig Jul
Pennsylvania German: En frehlicher Grischtdaag un en hallich
Nei Yaahr!
Philipines: Maligayan Pasko!
Polish: Wesolych Swiat Bozego Narodzenia;
Boze Narodzenie
Portuguese: Feliz Natal
Romanche: (sursilvan dialect): Legreivlas fiastas da Nadal e
bien niev onn!
Rumanian: Sarbatori vesele ose Craciun fericit
Russian: Pozdrevlyayu s prazdnikom Rozhdestva is Novim
Godom
Serbian: Hristos se rodi
Slovakian: Sretan Bozic ose Vesele vianoce
Scots Gaelic: Nollaig chridheil huibh
Slovak: Vesele Vianoce; A stastlivy Novy Rok
Slovene: Vesele Bozicne Praznike Srecno Novo Leto;
Vesel Bozic in srecno Novo leto
Spanish: Feliz Navidad
Swedish: God Jul and (Och) Ett Gott Nytt År
Tagalog: Maligayamg Pasko; Masaganang Bagong Taon
Thai: Sawadee Pee Mai or souksan wan Christmas
Turkish: Noeliniz Ve Yeni Yiliniz Kutlu Olsun
Ukrainian: Srozhdestvom Kristovym ose Z RIZDVOM HRYSTOVYM
Urdu: Naya Saal Mubarak Ho
Vietnamese: Chung Mung Giang Sinh
Welsh: Nadolig Llawen
Gëzuar Krishtlindja
letra e gjallë
në 78 gjuhë
4
Zgjodhi dhe përgatiti: Muzafer Ramiqi
Amerikë
Shën Nikolla ka lindur, është sajuar në Amerikë, më 1860. I
është vënë ky emër dhe kishte mjekër të bardhë dhe bark të
madh. Shën Nikolla (Santa Claus) në gjuhën holandeze është
emër për Shën Nikollën, Sintaklaas. Ky karakter u bë i njohur
më 1809, nga novelisti Irving Uashingtoni i cili shkroi për të, në
një nga novelat e tij. Në fillim ai nuk kishte rroba të kuqe, pinte
duhan me llullë dhe fluturonte me karrocën e tij por pa drerët.
Më 1863 ai kishte rroba të kuqe, llullën, drerët e tij dhe sajën.
Sot festimi i Krishtlindjes në Amerikë dallon nga shteti në shtet
dhe dallimi mes nacionaliteteve të ardhura po bëhet edhe më
madh.
Në Pensilvani, moravianët ndërtojnë pejsazhe dhe i lënë nën
bredh, derisa vendet të banuara nga gjermanët japin dhurata
nga Belsnickle, (një lloj xhuxhi) i cili i rrah ata me shkopin e tij
nëse ata sillen keq. Evropianët e hershëm, kanë sjellë me vete
edhe traditat e tyre në ShBA. Disa nga ata, sidomos ata që
janë në jug, i dërgojnë përshëndetje njëri tjetrin duke gjuajtur
me armë zjarri dhe duke ndezë fishekzjarre. Kjo ende festohet
ne Havaje.
Në Alaska, një yll në një maje shkopi bartet nga dera në derë,
duke u ndjekë nga njerëzit e Herodit, që mundohen ta kapin
yllin. Dyert janë të dekoruara me ananas si shenjë mikpritje.
Djemtë dhe vajzat me fenerë bartin një figurë ylli nga dera në
derë. Ata këndojnë këngë të gëzueshme të krishtere dhe
shpesh i ftojnë të ngrëjnë darkë.
Në Uashington D.C., një pemë (bredhë) spektakulare me
shumë drita ndizet kur presidenti e shtyp një buton.
Në Boston, festat me këngë janë të famshme. Ata shoqërohen
nga zile dore.
Në Nju Orleans (New Orleans), një dem i madh parakalon
nëpër rrugë dhe është i dekoruar më ashe (degë të një bime)
dhe kordele që i lidhen për brinjë.
Në Arizonë, mbahet rituali meksikan i quajtur Las Posadas. Ky
ritual paraqet kërkimin e Marisë dhe Jozefit për një dhomë në
bujtinë. Familjet luajnë rolin e tyre duke e vizituar njëri tjetrin
nëpër shtëpitë e tyre.
Në Havaje, Krishtlindja fillon me ardhjen e Anijes së
Krishtlindjes, edhe Babadimri vjen në anije atje.
Në Kaliforni, Bababimri vjen në një anije po ashtu.
Shtëpitë amerikane dekorohen me gjethe myshku, dhe gjethe
tjera, si dhe kanë bredhin që dekorohet me drita elektrike,
shirita dekorues, topa dekorues dhe shirita që bëhen me
popcorn si dhe sheqerka laramane në formë.
Në Kolorado, një yll shumë i madh vendoset në bjeshkë dhe
mund të shihet nga një largësi disa kilometërshe, përderisa në
Betlehem, të Pensilvani, ndizet një yll në fillim të dhjetorit.
Amerikanët me origjinë polake në Natën e Krishtlindjes hedhin
kashtë në dyshemenë e kuzhinës dhe nën tepih për të
simbolizuar shtallën dhe grazhdin. Kur e përgatisin tavolinën
për bukë, ata i lënë dy karrige të lira, një për Marinë dhe një për
Jezusin foshnje në rast se këta do të trokisnin për të kërkuar
strehë.
Në Filadelfi, një procesion i quajtur mummers parade parakalon
gjatë tërë ditës me bendet muzikore, valltarët dhe njerëz në
kostume.
Janë dy vende për Babadimrin në Amerikë, njëri është në
Torrington, të Konektikatit, ku Babadimri dhe ndihmësit e tij
japin dhuratat. Vendi tjetër është Uilmington, Nju Jork, ku
gjendet një fshat për Babadimrin dhe drerët e tij.
Në Arizonë, ata i ndjekin traditat meksikane Las Posadas.
Familjet luajnë pjesë me karaktere të Marisë dhe Jozefit duke
kërkuar vend. Ata formojnë një procesion dhe vizitojnë miqtë
dhe fqinjët e tyre, ku mund të shohin djepin e Lindjes se
Krishtit. Në Nju Meksiko, njerëzit ndezin qirinj në pako letrash
të mbushura më rërë në rrugët dhe kulmet për të ndriçuar
rrugën Jezusit foshnjë.
letra e gjallë
Si festohet Krishtlindja në
Zgjodhi dhe përgatiti: Muzafer Ramiqi
5
FJALA E ZOTIT THOTË
FARA E MIRË
Perëndia i ka paracaktuar të gjitha
Mbajtja e kryqit pas Jezusit
Pastaj Jezusi thirri turmën dhe i tha: “Kush do të vijë
me mua, duhet të heqë dorë nga vetja dhe nga dëshirat
e tij egoiste. Ai duhet të mbajë kryqin e tij e të vij pas
meje. Dhe pikërisht kush dëshiron të shpëtojë jetën e
tij duhet të humbasë atë. Dhe kush e humb jetën e tij
për shkakun tim dhe për shkak të shpalljes së lajmit të
mirë, do ta shpëtojë. Çfarë i vlen njeriut, në qoftë se
fiton të gjithë botën, por humb jetën e vet? Me çfarë
mund ta riblejë atë? Njerëzit e këtij brezi fajtor, nuk
duan t’ia dinë për Zotin. Kush nuk guxon të ndërhyjë
për mua e për mësimin tim, as unë, Biri i njeriut, nuk do
të ndërhyj për të para Gjyqit, kur të vij me madhështinë
e Atit tim bashkë me engjëjt tjerë”. Mt.8:34-38
letra e gjallë
Frika dhe besimi
6
O Zot! Mos më ke harruar përgjithmonë? Edhe sa kohë
do të fshihesh? Edhe për sa kohë do të më mundojnë
hallet; për sa kohë do më brejnë shqetësimet? Edhe
për sa kohë duhet të më mundojnë armiqtë e mi?
Më shiko përsëri, o Zot! Jepmë përgjigje, o Perëndia
im! Bëj dritë përsëri para syve të mi, që të mos
zhdukem në natën e vdekjes! Ndryshe, armiqtë e mi do
të thonë: “Atë e hoqëm qafe”!, e do të ngazëllohen për
rrënimin tim.
Por unë mbështetem në besnikërinë tënde;
ngazëllohem për ndihmën tënde. Me këngën time do të
falënderoj, o Zot, sepse ti u solle me kaq mirësi ndaj
meje. Ps.13.
Gjithçka që ndodh në tokë ka kohën e vet të caktuar
nga Perëndia: lindja dhe vdekja, mbjellja dhe shkulja,
vrasja dhe shpëtimi i jetës, shembja dhe rindërtimi,
qarja dhe qeshja, vajtimi dhe kërcimi, quarja e
dashurisë dhe mosquajra e dashurisë, puthja dhe
mosputhja, gjetja dhe humbja, mbajtja dhe hedhja,
grisja dhe qepja, heshtja dhe të folurit. Dashuria ka
kohën e vet si dhe urrejtja, lufta dhe paqja. Pred.3:1-8.
Prejardhja e tundimeve
Secili të gëzohet kur vihet në provë dhe t’i qëndrojë
asaj, sepse Perëndia do t’ia japë kurorën e fitimtarit,
jetën e përjetshme që u premtoi të gjithë atyre që
duan.
Kur dikush bie në tundim, të mos thotë: “Perëndia bëri
që unë të bie në tundim”. Perëndia nuk mund të jetë i
tunduar për të keq dhe nuk tundon asnjeri. Janë
dëshirat egoiste ato që e joshin dhe e lidhin njeriun. Kur
tërhiqet nga tundimi, lakmia e tij mbarset njëkohësisht
dhe lind mëkati. E kur të rritet mëkati, ky e çon në
vdekje. Jak.1:13-15.
Jezusi është Mesia
Këtu është fjala për lajmin që shpallim ne: për
Perëndinë vlen para se gjithash besimi te Mesia.
Prandaj në qoftë se ti pranon me gojë: “Jezusi është
Zot”, dhe në qoftë se me gjithë shpirt beson se
Perëndia e ka ringjallur nga të vdekurit, atëherë do të
shpëtosh. Kush beson me gjithë shpirt në Mesinë,
shpallet i pafajshëm. Rom.10:8-10.
Pasi Ai e ka ditëlindjen
Një letër nga Jezusi!
Të dashurit e mi,
Më vjen mirë që së paku një herë në vit, disa njerëz
mendojnë për mua. Siç e dini festimi i ditëlindjes sime
filloi shumë vite përpara. Në fillim njerëzit duket se arrinin
të kuptonin dhe të ishin falënderues për gjithçka që kisha
bërë për ta, por sot duket sikur askush nuk e di arsyen
pse festojnë. Familje dhe miq mblidhen së bashku dhe
argëtohen shumë, megjithatë nuk e dinë pse festojnë.
Më kujtohet se si vitin e kaluar u bë një aheng shumë i
madh për nderin tim. Tryeza e darkës ishte shtruar me
ushqime nga më të shijshmet me pite, fruta, arra dhe
çokollata. Dekorimi ishte i mahnitshëm dhe kishte shumë
dhurata të mbështjella për bukuri. Mirëpo, a dëshironi të
dini diçka? Unë nuk isha ftuar! Unë isha mysafiri i nderit
dhe ata kishin harruar të më çonin një ftesë. Ahengu po
bëhej për mua, mirëpo kur dita e madhe erdhi, mua më
lanë jashtë, ata më përplasën derën mu në fytyrën time
... dhe unë, unë kisha shumë dëshirë të isha me ta dhe të
haja me ta...
Në të vërtetë, kjo nuk më befasoi aspak, sepse këto vitet
e fundit, të gjithë ma mbyllin derën. Përderisa nuk isha
ftuar, unë vendosa të futem në shtëpi fshehurazi dhe pa
bërë zë. Unë hyra brenda dhe qëndrova në një qoshe. Të
gjithë po pinin; disa prej tyre ishin dehur, po tregonin
shaka dhe po qeshnin me çdo gjë. Ata po kalonin një kohë
të madhërishme. Për të arritur kulmin, një njeri i madh dhe
i shëndoshë, i veshur i tëri në të kuqe dhe me një mjekër
të madhe dhe të bardhë hyri në dhomë dukë bërtitur hoho-ho! Ai dukej krejt i dehur. Ai u ul në kanape dhe fëmijët
u turrën drejt tij duke thënë “Baba Dimri, Baba Dimri” ...
thuajse e gjithë festa po bëhej për nderin e tij!
Në mesnatë në orën 12 të gjithë njerëzit filluan të
përqafohen; unë i zgjata krahët me shpresë se ndonjëri
do të më përqafonte ... dhe e dini çfarë ... as edhe njëri
nuk më përqafoi. Papritmas të gjithë filluan t’i
shkëmbejnë dhuratat. Ata i hapën ato një nga një me
pritje shumë të larta. Kur të gjitha u hapën, shikova nëse
kishte një dhuratë për mua.
Si do të ndiheshit ju sikur në ditëlindjen tënde çdonjëri të
merrte dhurata dhe ti të mos merrje as edhe një? Vetëm
atëherë e kuptova se unë isha i padëshiruar aty dhe
qetësisht ika nga ajo shtëpi.
Çdo vit bëhet më keq. Njerëzve thjesht u bie ndërmend
të hanë dhe të pinë, dhuratat dhe ahengjet, mirëpo
askush nuk kujtohet për mua. Dua që këtë Krishtlindje ti
të më lejosh të hy në jetën tënde. Dua që ti ta kuptosh
faktin se afërsisht para dy mijë vjetësh unë erdha në këtë
botë të jap jetën time në kryq për ty që ti të
shpëtoheshe. Sot, unë dua që thjesht ti ta besosh këtë
gjë me gjithë zemrën tënde.
Dua të ndaj diçka me ty. Përderisa shumë njerëz nuk më
kanë ftuar në ahengjet e tyre, unë kam vendosur të
organizoj ahengun tim, një aheng grandioz që askush nuk
e ka imagjinuar. Do të jetë një aheng spektakular.
Akoma jam duke u marrë me përgatitjet e fundit. Sot
kam filluar të shpërndaj shumë ftesa dhe këtu është edhe
një ftesë për ty. Do të doja ta dija nëse do të marrësh
pjesë në mënyrë që të bëjë një rezervim për ty dhe të
shkruaj emrin tënd me shkronja të arta në librin tim të
madh të mysafirëve. Vetëm ata, emrat e të cilëve janë
në librin e mysafirëve, do të jenë të ftuar në aheng. Ata
që nuk i përgjigjen ftesës, do të ngelen përjashta.
Përgatitu sepse kur çdo gjë të jetë gati, ti do të jesh
pjesë e ahengut tim të madh!
Mirupafshim së shpejti.
Të Dua!
Jezusi
P.S. Lexojua këtë letër të dashurve tuaj para
Krishtlindjes.
Autori: Anonim
Përktheu: Blerina Jashari
letra e gjallë
Siç edhe e dini ditëlindja ime po afrohet. Çdo vit bëhet
një festë për nderin tim dhe mendoj që edhe këtë vit
festa do të përsëritet. Gjatë kësaj kohe shumë njerëz
janë duke blerë dhurata, janë duke bërë shumë lajmërime
në radio, reklama në televizion, dhe në çdo pjesë të botës
çdo njeri është duke folur rreth ditëlindjes sime që po
afrohet.
7
Doktrinë
Perëndia
vallëzon
letra e gjallë
Rev. Brett D. Bower
Bashkësia Ungjillore “Ringjallja”, Gjilan
8
sa të fillosh të vallëzosh si vorbull ere.” Ky varg thotë:
“Perëndia do të ngazëllehet deri në atë pikë sa do të filloj
të vallëzoj si një tornado për popullin e Tij dhe se do të
lëshojë gjithashtu britma gëzimi.”
Uh! Perëndia më befasoi me këtë të vërtetë për Vetën e
Tij. Perëndia është duke më thënë mua, dhe ty gjithashtu
nëse je fëmija i Tij, “Kur mendoj për ty, fëmija im,
mbushem përplot me emocione të mëdha! Sapo të shikoj
unë ngazëllehem për ty! Jam aq i ngazëlluar sa që
ngrihem dhe filloj të vallëzoj dhe të këndoj për ty!”
Unë ende jam duke zbuluar thellësinë
e karakterit të përsosur të Perëndisë,
dhe gjithashtu se si në vërtetë ai
lidhet me mua - krijesën e Tij. Kohë
pas kohe, Perëndia më zbulon se
pikëpamjet e mia për Të janë në fakt
të gabueshme dhe jo të plota. Ku
mund të gjej një të vërtetë në lidhje
me Perëndinë në një botë që themelon të vërtetën me
vetëvendosje? Në Bibël. Bibla është një dhuratë shumë
e bukur dhe që Perëndia e ka zgjedhur me shumë kujdes
të madh për ne! Ai e zbulon të vërtetën e
pandryshueshme për Veten e Tij dhe mënyrën se si Ai na
sheh neve.
Disa njerëz e shikojnë Atin Qiellor (Perëndinë) ashtu siç
ata e shikojnë atin e tyre tokësor. Shpeshherë kjo ka
qenë e vërtetë për mua. Unë e dua babin tim dhe ai është
një at i mrekullueshëm. Por ai RRALLË ndonjëherë është
ngazëllyer për mua. Kështu, për mua është e vështirë ta
shoh Atin Qiellor duke kërcyer poshtë e lartë me
ngazëllim vetëm për mua dhe për atë se kush jam. Është
më e lehtë ta shohësh Perëndinë si Mbret. Apo
Perëndinë si Krijues. Apo Perëndinë si Shpëtimtar dhe
Zot. Por me të vërtetë është shumë e vështirë për mua
të imagjinoj Perëndinë që vrapon rreth një qarku, duke
vallëzuar nga kënaqësia që ka për mua. Por kjo është e
vërtetë! Perëndia e tha këtë në këtë varg! Po, Perëndia
fizikisht nuk vallëzon sepse Ai është Frymë. Por Perëndia
ka emocione. Dhe gjen kënaqësi në popullin Tij. Perëndia
ngazëllehet me të madhe. Kështu vallëzon Perëndia.
Kohët e fundit, lexova një devocion për një varg në Bibël.
Perëndia e përdori këtë varg për të pastruar dhe për të
korrigjuar vizionin tim për Të dhe se si Ai më sheh mua.
Vargu është nga Dhiata e Vjetër, nga libri i Sofonisë.
Sofonia ishte një profet i Perëndisë rreth vitit 630 para
Krishtit. Në atë kohë, populli i zgjedhur i Perëndisë, dhe
kombet përreth, ishin konsumuar nga korrupsioni dhe
mëkati. Dhe ata nuk donin të pendoheshin dhe të
ktheheshin tek Perëndia. Perëndia e donte popullin e Tij
dhe Ai dëshironte që ata të rrinin besnik me Të. Dëshira
e Tij ishte që ata ta përjetonin Atë dhe bekimet e Tij
plotësisht. Kjo është arsyeja përse Perëndia e dërgoi
Sofoninë, lajmëtarin e Tij, për t’i paralajmëruar ata.
Është një film i vjetër që quhet “Kënga e Jugut.” Një
verë, prindërit e Gjonit të vogël e morën atë dhe e çuan
në fermën e gjyshit. Gjoni mendoni se po shkonte në
pushime me prindërit e tij. Por pastaj Gjoni e kuptoi që
prindërit e tij ishin duke u divorcuar. Prindërit e tij e lanë
në fshat dhe ikën. Ata kurrë nuk do të ktheheshin më për
ta marrë atë. Mirëpo një njeri me emrin Xhaxhi Remus u
bë shok me Gjonin dhe ia ktheu gëzimin sërish atij.
Xhaxhi Remus i tregonte Gjonit përralla për një
personazh të quajtur Lepuri Brer dhe “Vendin e tij të
buzëqeshur”. Vendi i buzëqeshur i lepurit ishte një vend
i veçantë dhe sa herë që ai shkonte atje, lepuri mbushej
plot qeshje dhe me gëzim.
Sofonia i solli popullit të Perëndisë një mesazh sa të
fuqishëm aq edhe të dashur nga Perëndia. Ai u tha atyre
që ata do ta ndjejnë dorën shfarosëse të korrigjimit të
Perëndisë. Megjithatë, në një kohë në të ardhmen, në
besnikërinë e besëlidhjes së Tij, Perëndia edhe një herë
do të derdh bekimet e Tij mbi ta.
Tek Sofonia 3:17, Sofonia flet për të ardhmen e premtuar
të Perëndisë të mbushur me gëzim dhe shpresë: “Zoti,
Perëndia yt, në mes teje është i fuqishmi që shpëton. Ai
do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e tij do
qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma
gëzimi”
A mund të mendoni për “vendin tuaj të buzëqeshur”?
Mund të jetë një person, një kujtim, një pushim, apo edhe
një vend.
Në rreshtin e fundit, Sofonia thotë që Perëndia “do të
gëzohet [për popullin e Tij] me britma gëzimi!” Fjala
“gëzim” është një fjalë plot jetë. Një përkthim shpjegues
i kësaj fjale do të ishte: “Të ngazëllehesh deri në atë pikë
Sa herë që kthehesh atje, ti e di se ai do të të sjell
kënaqësi të madhe. Të bën të buzëqeshësh. Vetëm kur
mendon për të, ti mbushesh me shpresë dhe ngazëllim!
Nëse ti je një fëmijë i Perëndisë, me anë të besimit në
Jezus Krishtin, Krijuesi Qiellor ju sheh juve si “Vendin e
Tij të Buzëqeshur!” Ti je burimi i gëzimit dhe qeshjes së
Tij! Ti e mbush Atë me kënaqësi. Ai vallëzon me ngazëllim
sepse ti i takon Atij. Kur jeta është e vështirë, është e
vështirë të jesh i gëzuar dhe të këmbëngulësh për ta
ndjekur Jezusin. Duke ditur këtë të vërtetë për Perëndinë
dhe si më sheh Ai mua, jam i inkurajuar të ngazëllej në
Të. Ai është duke më buzëqeshur. Përderisa Perëndia
mendon për mua, Ai është edhe duke vallëzuar në qiejt!
Histori krishterimi
Histori e shkurtër
e krishterimit
protestant në (1941-2007)
Kosovë
Shkruan: Dr. Femi Cakolli, pastor
- Kësaj periudhe i paraprijnë të gjitha ato zhvillime
ungjillore që ndodhën në Kosovë që ishin si reflektim
dhe kujtesë e periudhës paraprake.
- Çdoherë krishterimi shqiptar selinë e kishte pasur në
Shqipëri (Durrës, Shkodër, Korçë etj.), por vetëm
parafillimi i periudhës postkomuniste bëri që selia e krishterimit shqiptar të jetë në Kosovë, në Prishtinë
qoftë për atë katolik ose edhe protestant.
- Prej vitit 1941-1946 ka dëshmi se një grup ungjillorësh
ishin takuar në podrumin e Shkollës së Mesme “Sami
Frashëri”, në Prishtinë.
- Deri në vitin 1965 thuhet se kanë ekzistuar tri kisha
protestante në Prishtinë. Ishte një kishë metodiste
përballë Kuvendit të Prishtinës; një kishë tjetër ungjillore në rrugën “Morava” afër parkut të qytetit; dhe një
kishë tjetër afër Shkollës Teknike.
- Në vitin 1967 një predikues malazez baptist hap një
kishë në Pejë me emrin “Shtëpia e Lutjes” dhe kjo
kishë kishte shqiptarë, serbë, boshnjakë dhe
malazezë, kurse kisha botonte libra në gjuhën serbe
dhe shqipe. Kjo kishë është mbyllur në vitin 1999, si
pasojë e luftës.
- Në vitin 1975 Prishtina vizitohet nga një misionar anglez.
- Në vitin 1978 në Kroaci mbahet një ungjillëzim i madh
me predikuesin më të njohur amerikan Bill Graham
dhe atje del në pah vendi i Kosovës dhe i Shqipërisë
që të predikohet sërish ungjilli.
- Në vitin 1979 i pari kosovar, që dihet në historinë moderne të Kosovës, që u bë protestant ishte Nikë Krasniqi. Kthimi i tij u bë në Pulë kur ishte ushtar.
- Në vitin 1980 Prishtina vizitohet nga një çift (quhet
Piter Kuzmiq) misionarësh slloveno-kroat.
- Në vitin 1982 vijnë disa studentë amerikanë dhe anglezë misionarë në Prishtinë dhe në Gjakovë.
- Në vitin 1984 fillon që të takohet grupi i parë ungjillor
në Prishtinë.
- Më 1985 zyrtarisht hapet kisha Protestante me emrin
Bashkësia e Popullit të Zotit.
- Deri në vitin 1991 sa nuk hapet Shqipëria kishte
ndoshta më shumë se 30 “misionarë”, dhe pastaj ata
shkojnë atje, edhe disa kosovarë. Ungjilli fillimisht në
Shqipëri shkoi prej Kosove.
- Prej vitit 1991 pastor i kishës së Prishtinës ishte Anton
Krasniqi.
- Në vitin 1992 kisha në Prishtinë mbetet në duar
(zemër) dhe udhëheqje vetëm të besimtarëve vendorë, dhe këtë vit kisha e Prishtinës s’kishte më
shumë se 10 besimtarë shqiptarë.
- Më 1992 hapet kisha e dytë në Prizren, pastaj një vjet
më vonë në Gjakovë, pastaj më 1994 në Prishtinë
hapet edhe një kishë tjetër protestante me emrin
“Bashkësia Ungjillore e Mesisë”.
- dhe deri në vitin 1999 kishte 7 kisha ungjillore në
Kosovë; me një anëtarësi deri në 300 persona.
- Deri tash (2007) në Kosovë funksionojnë 42 kisha
protestante me një anëtarësi deri në 2500 persona.
- Kishat dhe bashkësitë protestante të Kosovës janë të
organizuar në një ombrellë që quhet “Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës”, me seli në Prishtinë.
- Në korrik të vitit 2006 me vendimin e Kuvendit të
Kosovës dhe me nënshkrimin e PSSP miratohet Ligji
mbi fetë dhe Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës
njihet si një bashkësi fetare zyrtare dhe e barabartë
me bashkësitë tjera fetare në Kosovë.
- Me këtë shkrim po e përmbyllim historinë e shkurtër të
krishterimit shqiptarë që e kisha prezantuar në katër
vazhdime (antika, mesjeta, romantizmi, modernja)
letra e gjallë
- Krishterimi shqiptar gjatë kohës së komunizmit mbeti
që të zhvillohej kryesisht në Kosovë, Itali dhe Amerikë,
kurse figura kryesore u bë Nëna Terezë.
9
Fefleksion
Dritarja
Ky është një shkrim që ia vlen të lexohet nga të gjithë;
do ju merr vetë 30 sekonda për ta lexuar atë dhe për të
ndryshuar mënyrën e të menduarit.
letra e gjallë
Dy burra të sëmurë rëndë, ishin vendosur në të njëjtën
dhomë në spital. Njërit i lejohej të ulej në shtrat nga një
orë çdo pasdite në mënyrë që t’i thahej uji që i mblidhej
në mushkëri. Shtrati i tij ishte pranë dritares së vetme të
dhomës. Burri tjetër ishte i detyruar të rrite shtrirë i
kthyer në shpinë për gjatë tërë kohës. Këta dy burra
flisnin pa pushuar gjatë të tërë ditës. Ata flisnin për gratë
10
dhe familjet e tyre, shtëpitë e tyre, punët e tyre,
përfshirjen e tyre në shërbimin ushtarak, për vendet ku
kishin qenë me pushime. Çdo pasdite kur ky burri pranë
dritares duhej të ngrihej dhe të ulej, ai shfrytëzonte rastin
për t’i përshkruar shokut të tij të dhomës gjithçka që ai
mund të shihte jashtë dritares. Burri që ishte në shtratin
tjetër filloi të jetojë sepse gjatë këtyre periudhave
njëorëshe bota e tij zgjerohej dhe gjallërohej nëpërmjet
gjithë aktivitetit dhe ngjyrave të botës që ndodhej
përjashta. Dritarja ishte përpara një parku me një liqe
shumë të bukur. Patat dhe pulëbardhat luanin në ujë
përderisa fëmijët lundronin anijet e tyre prej lodre. Të rinj
të dashuruar ecnin krah për krah në mesin e luleve
përplot me ngjyra prej ylberi. Dru të mëdhenj dhe të
vjetër zbukuronin pejsazhin, dhe një pamje e vijës qiellore
që mbulonte qytetin mund të vërehej nga distanca. Teksa
burri pranë dritares përshkruante gjithë këtë në detaje
të hollësishme, burri në shtratin tjetër do t’i mbyllte sytë
e tij dhe të përfytyronte pamjen piktoreske. Një pasdite
të ngrohtë burri pranë dritares përshkroi një paradë që po
kalonte atypari. Edhe pse burri tjetër nuk mund ta
dëgjonte bendin muzikor – ai mund ta shihte atë me anë
të syve të mendjes teksa zotëriu pranë dritares e vizatoi
atë me fjalë përshkruese.
Ditët dhe javët kaluan. Një mëngjes kur infermierja erdhi
të sillte ujë që ata të laheshin, ajo pa trupin e pajetë të
burrit pranë dritares, i cili kishte vdekur në paqe gjatë
kohës kur po flinte. Ajo u pikëllua dhe i thirri njerëzit e
tjerë të spitalit që ta merrnin trupin. Sapo iu duk e
përshtatshme, burri tjetër kërkoi që të ndërronte shtratin
dhe të shtrihej pranë dritares. Infermierja me kënaqësi i
ndërroi shtratin, dhe pasi u sigurua që burri ishte rehat
ajo doli nga dhoma. Ngadalë, me dhimbje, ai u ngrit me
vështirësi duke u mbajtur në njërin bërryl sa për t’i
hedhur një vështrim të parë botës përjashta. Më në fund,
ai do të kishte fatin e gëzuar që të shihte çdo gjë me sytë
e tij. Ai u mundua ngadalë për të parë se ç’kishte jashtë
dritares pranë atij shtrati. Përballë dritares ishte një mur
bosh. Njeriu e pyeti infermieren se çfarë do ta ketë
detyruar mikun e tij të dhomës që kishte vdekur, të
përshkruante aq gjëra të bukura jashtë dritares.
Infermierja pastaj u përgjigj duke i thënë se ai burri tjetër
kishte qenë i verbër dhe se nuk mund të shikonte as edhe
murin. Ajo tha, “Mbase ai thjesht dëshironte të të
inkurajonte ty.”
Epilogu: T’i bësh të tjerët të lumtur, pavarësisht nga rrethanat e tua, nuk ka lumturi më të madhe. Të ndash pikëllimin,
është gjysmë pikëllim, por kur lumturia ndahet, atëherë ajo dyfishohet. Nëse dëshiron të ndihesh i pasur, atëherë
numëroji gjërat që ke dhe që nuk mund t’i blesh me para. E sotshmja është një dhuratë, andaj në gramatikë e quajmë
prezenti (në anglisht prezent do të thotë dhuratë)
Përktheu: Blerina Jashari
Kuriozitete
Betlehem
Në Betlehem, qyteti ku ka lind Jezusi, thuhet afër Kishës
së Lindjes së Krishtit, i cili vend shkëlqen nga flamujt dhe
dekorimet për çdo Krishtlindje. Në natën e Krishtlindjes
vendasit dhe vizitorët mblidhen në turma përreth portës
së kishës bile hipin edhe mbi kulme vetëm e vetëm për të
parë këtë ngjarje të rrallë vjetore. Pason një paradë e
policëve dhe e kalorësve me kuaj arab. Pas tyre shkojnë
kalorës veç e veç duke mbajt nga një kryq dhe duke u
ulur me këmbë hapur në një kalë ngjyrë të zezë sterrë,
pastaj vijnë njerëzit e kishës dhe zyrtarët e qeverisë.
Vargani solemn hyn në dyert dhe e vendosë një
shëmbëllim të Fëmijës së Shenjtë në Kishë. Aty janë disa
shkallët dredharake që shpijnë në një shpellë ku vizitorët
gjejnë një yll të argjendtë që shënon lindjen e Jezusit.
Shtëpitë e të krishterëve ngjyrosen me një kryq në dyer.
Dhe çdo shtëpi para tregon një skenë grazhdi. dhe
Gjithashtu një yll vendoset lart në sheshin e qytezës.
Betlehemi edhe pse vendlindja e Krishtit ai sot banohet
me shumicë myslimane, kurse kisha atje drejtohet nga
palestinezë të krishterë.
Si festohet Krishtlindja në:
Rusi
Në Rusi, festivali religjioz i Krishtlindjes është
zëvendësuar me një Festival Dimri por atje shihen se disa
tradita ende janë ruajtur në disa pjesë të vendit. Në
Rusinë tradicionale në këtë kohë njerëzit luten dhe
agjërojnë, ndonjëherë deri në 39 ditë, deri më 6 janar, në
natën e Krishtlindjes kur ylli i parë i natës duket në qiell.
Pastaj fillon darka me dymbëdhjetë gjella për nder të
çdonjërit nga dymbëdhjetë apostujt – peshk, supë gjedhi
ose Borsch, lakër të mbushur me mel, fruta të thata të
ziera dhe shumë lloje tjera. Nëpër dysheme dhe në
tavolina shpërndahet kashtë për të nxitur kuajt që të
hanë për t’u rritur më shumë deri në festën tjetër dhe
njerëzit bëjnë zhurma të ndryshme për t’i nxitur pulat që
të bëjnë më shumë vezë. Në ditën e Krishtlindjes,
këndohen himne dhe këngë të gëzueshme krishtere.
Njerëzit mblidhen në kisha ku më parë janë dekoruar
bredhat me lule e ngjyra të ndryshme e që i quajnë Jellka
(Yelka ). Darka e Krishtlindjes përfshin shumë lloj të
mishrave – mishi i patës dhe derri mëndak janë ndër më
të shpeshtat. Babushka është një figurë tradicionale
Krishtlindjeje që u jepet fëmijëve si dhuratë. Emri i saj
(Babushka) do të thotë gjyshe dhe legjenda thotë se ajo
nuk shkoi me njerëzit e ditur të shoh Jezusin vetëm se
ishte shumë ftohtë. Por ajo u pendua që nuk shkoi dhe i
hyri punës që t’i nxehte ata rrugës dhe e mbushi shportën
me dhurata. Ajo kurrë nuk e gjeti Jezusin, dhe për këtë
ajo viziton çdo shtëpi duke u lënë dhurata fëmijëve të
mirë.
Roli i Babadimrit paraqitet përmes Dedushka Moroz ose
Gjyshi i Krishtlindjes.
Si festohet Krishtlindja në:
Australi
Në kohën e Krishtlindjes në Australi shpesh moti është i
nxehtë. Përderisa hemisfera veriore është mesi i dimrit,
australianët piqen në diell të nxehtë. Shpesh deri ne 30
gradë Celsius. Për ushqim tradicional përgatitet mishi i
qurës, mish i tymosur dhe mish derri. Për desert puding
i kumbullave i djegur në flakë ku është futur një monedhë
ari dhe ai që e gjen besohet se do të ketë fat. Dhe
palaçinka. Turistët zakonisht shkojnë të drekojnë në një
lokal në plazh “Bondi Beach” në Sidnejin Lindor. Shumica
shkojnë për piknik, ose në basene ose luajnë krikët dhe
aktivitete tjera. Çdo natë të Krishtlindjes duke iu
falënderuar motit të mirë mbahet që nga viti 1937, Carols
by Candlelight (Këngët e gëzueshme nën dritën e qiririt,
ku marrin pjesë me mijëra njerëz dhe këndojnë të gjithë
së bashku dhe ndezin shumë qirinj. Australianët vendosin
kudo të ashtuquajturat Christmas Bush ( Shkurret e
Krishtlindjes), një bimë vendore me gjethe të kuqe në
formë luleje.
Atje Babadimri arrin me dërrasë surfi ose me anije.
Si festohet Krishtlindja në:
Turqi
Në Turqi lejohet me ligj që të praktikohet festimi i
Krishtlindjes. Posaqërisht atje eksiton një qytezë e vogël
që e festojnë këtë festë. Në qytezën Demre, ku lindja e
Shën Nikolas (Santa Claus – Baba dimri) festohet çdo
vit përgjatë një feste tri ditore në fillim të dhjetorit. I
lindur afër qytetit Patara, Shën Nikolla kujtohet jo vetëm
si kryepeshkop i njohur turk por edhe për mirësinë e tij
ndaj fëmijëve.
Përgatiti: Muzafer Ramiqi
letra e gjallë
Si festohet Krishtlindja në:
11
Lutja dhe lutësi
E papërshtatshmja
dhe i bezdisshmi
letra e gjallë
Shkruan: Ylli Doçi
Instituti Jeta e Re, Tiranë
12
Pse më duket barrë të shkoj në një ditë
lutjeje? Pse më duket humbje kur
mendoj për një ditë të tërë në lutje dhe
më kujtohen të gjitha gjerat që kam lënë
pa bërë akoma që nga muaji i kaluar?
Pse më duket e mërzitshme të kaloj një
ditë në lutje, ose të paktën më e
padobishme se sa të merrem me një gjë
tjetër si shkrimi i letrës se lutjes ose përgjigja e disa emaileve?
Si është e mundur që mund të duket me më shumë vlerë të
rrish gjithë natën zgjuar duke luajtur a duke kërcyer në një
dasmë, por disi e panevojshme të rrish zgjuar për lutje deri
në mëngjes? Për të fituar një shumë lekësh duket e lehtë të
sakrifikosh një natë gjumë, por për t’u lutur pse u dashka të
torturohemi pa gjumë?
Unë kam nxjerre ca vëzhgime për lutjen nga Luka 11:1-13.
Sa herë jemi ndjerë sikur nuk dimë të lutemi kur e
krahasojmë veten me disa të tjerë? I ke kërkuar Zotit
seriozisht të të mësojë si të lutesh ashtu siç duhet? Jezusi
duket se nuk befasohet nga kjo kërkesë. Duke mësuar mbi
lutjen së pari Jezusi dha një shembull të thjeshtë por plot me
parime themelore që kanë mbetur të paharrueshme për
mijëra vjet: Ati ynë... emri ... mbretëria... vullneti... në qiell
dhe në tokë... buka e përditshme... fal si falim ne fajtoret
ndaj nesh... jemi të dobët ndaj s’duam të dukemi trima për
t’u provuar në tundime (Luka 11:2-4).
Jezusi ilustron natyrën e lutjes dhe domosdoshmërinë e
lutjes me një histori nga jeta.
Për të na mësuar Jezusi na kërkon të përdorim pak
imagjinatën tonë: “Një person, ja zëre se je ti, i shkon në
shtëpi në mes të natës një shokut të vet t’i kërkojë një
nder...” Imagjino këtë situatë: Një miku yt i çmuar, që ka
bërë aq shumë për ty, sot ka ardhur i rraskapitur tek ti dhe
pa ndihmën tënde ka marrë fund, por ja që sot ti nuk ke
asnjë mundësi ta ndihmosh me forcat e tua.
Ai ka nevojë për një shumë parash që nuk është tepër e
madhe por unë thjesht nuk kam mundësinë për ta ndihmuar
në këtë kohë. Kjo veç është një kohë e kritike për të. Tani ai
ka nevojë serioze dhe, në fakt disa të tjerë që nuk i ka aq
shokë sa unë, tashme i kanë huazuar shumën relativisht të
vogël të parave kurse unë, shoku i tij i ngushtë, nuk i gjej
dot aq para? Unë do të mbetesha vërtet i turpëruar nëse
nuk do të gjeja një zgjidhje për këtë. Problemi që kam unë
është se më vjen turp t’i kërkoj këtij shokut tjetër një shumë
të tillë, jo kushedi, duke nxjerrë në pah që unë jam aq “i
varfër”. Personi në historinë ilustruese të Jezusit ishte
tamam në një situatë të tillë kur duhet të bënte diçka nga
halli, dhe ajo që duhet të bënte ishte e pakëndshme; duhej
t’i lutej dikujt duke e vënë në siklet edhe këtë tjetrin. Ai
duhej ta përulte vetën duke u bërë i bezdisshëm me
komshiun apo bukëpjekësin e lagjes, apo shokun e shkollës
siç është rasti im, duke i kërkuar një gjë pa të cilën do të
turpërohej më keq.
Nuk mund të lutesh tamam nëse nuk ndjen “parehatësinë”
e një nevoje që të ngre nga gjumi në mes të natës. Po ti vëlla
a ke një hall që s’i bën dot derman pa i rënë në qafe dikujt
tjetër duke treguar dobësinë tënde? Po ti motër e ndjen
parehatësinë e ndonjë nevoje sot? A jeni në atë pikë kur e
keni ndarë mendjen se duhet të bëheni të bezdisshëm me
lutjen tuaj? Nëse jo, kam frike se kot shkon në kohën e
lutjes.
Lutja është fryti i hallit. Për mendimin tim një person që nuk
ka hall dhe vjen e të troket në derë në mes të natës është
budalla. Lutja është një vepër që duhet të duket si vepër
budallai me ndryshimin që është vepër e njeriut në hall. Në
historinë e Jezusit hallexhiu e mori atë që deshi megjithëse
ishte komplet e papërshtatshme ta ngrinte burrin e botës
nga krevati. Në fakt Jezusi e thekson në maksimum
papërshtatshmërinë e lutjes së hallexhiut. Duket sikur
Jezusi do të nënvizojë që lutja duhet të jetë e
papërshtatshme apo sikletuese për objektin e lutjes.
Është interesante sa efektivitet ka papërshtatshmëria e
kërkesës së nevojtarit në atë që sa më e papërshtatshme aq
më efektive është. Në fakt sa më e papërshtatshme të jetë
aq më shtrëngues është vendimi për t’i hequr qafe me
plotësimin e kërkesës. Mendoj se lypsarët më efektivë janë
ata më të paturpshmit që nuk të shqiten pa e marrë lekun.
Ne mund të na pëlqejnë ata lypsaret që largohen kur u thua
me mirësjellje “jo” por ata janë më budallenj se ata
kokëfortët.
Jezusi duket se vlerëson si pozitive dhe madje të
domosdoshme paturpësinë kokëfortë të përsëritjes së
lutjes. Nëse je një lypës dhe e ke hallin aq të madh sa të
dalësh për të lypur do të ishte budallallëk të përpiqesh të
jesh i pabezdisshëm, sepse nga vetë përkufizimi lypja është
bezdisëse. Nëse do vish për t’u lutur nga halli duke pranuar
të bëhesh i bezdisshëm nuk ka kuptim të thuash do bëhem
i bezdisshëm vetëm një herë. Ndoshta shumë lutje që bëhen
vetëm një herë janë aq të parëndësishme sa nuk ia vlen të
bëhesh i bezdisshëm as për herë të parë dhe një mësim i
Jezusit këtu mund të jetë: Mos të të gënjejë mendja se do
marrësh gjë duke ruajtur “dinjitetin” e të pabezdisshmit
sepse të pabezdisshmit nuk janë lutës të vërtetë por vetëm
aktorë dinjiteti. Lutësi i vërtetë është i bezdisshmi dhe lutësi
fitimtar është i “bezdisshmi më kokëfortë dhe i paturpshëm”
që nuk heq dorë nga përsëritja e lutjes se
“papërshtatshme”.
Ju lutem mos më akuzoni mua për këtë zgjedhje të fjalëve
për lutësin si “i bezdisshmi apo i paturpshëm” dhe për lutjen
si “lypje” sepse kështu foli Jezusi në këtë histori. E vërteta
është që nëse duam të mësojmë si të lutemi duhet të
kuptojmë që lutja në vetvete është një vegël shtytëse siç
është lypja e lypësve të paturpshëm me rezultat të provuar
që nuk varet nga mirësia e personave që plotësojnë
kërkesën e lypësit (Luka 11:8). Si zbatim të kësaj historie
Jezusi na thotë një urdhërim: “Unë po ju them lypni dhe do
t’ju jepet, kërkoni dhe do të gjeni, trokitni dhe do t’ju hapet”
(Luka 11:9-10).
Çfarë duhet më shumë se urdhërimi i mbretit për të qenë
Për më tepër Jezusi vë në dukje që Perëndia është Ati ynë
dhe mezi pret të na japë atë që është e mirë për ne (Luka
11:11-13) në kontrast me ngurrimin e burrit në historinë
ilustruese. Përveç gatishmërisë theksohet edhe mundësia
apo aftësia që Ai ka t’i përgjigjet çdo lutje duke thënë
shprehimisht “kushdo që lyp… kërkon… troket do të
marrë”. Jezusi këtu thekson që lutja do të plotësohet pa
asnjë hije pasigurie. Ai gjithashtu na siguron që Zoti është
më i mirë se çdo plotësues lutje kështu që garancia e
plotësimit është në maksimum. Megjithatë dallohet një
problem i parashikuar në këtë proces që e bën Jezusin të
inkurajoje këmbënguljen. Është e rëndësishme të veçojmë
në këtë pikë dallimin e një progresioni këmbëngulje në lutje
që supozon që nuk do mjaftojë ta bësh kërkesën një herë
apo dy (lypni, kërkoni, trokitni).
Ç’do të thotë kjo? Çfarë problemesh parashikon Jezusi që
duket se nënkuptohen në thirrjen për këmbëngulje? Ai e
dinte që do kishte “heshtje” në procesin e lutjes që do të
kërkonte këmbëngulje të vështirë. Ai e dinte që nëse besimi
ynë nuk do kishte këto deklarata të qarta të Tij mbi natyrën
e Perëndisë dhe lutjes këto “heshtje” do të na dekurajonin
deri në moslutje. Pra kot hyn në lutje ai që nuk beson se
Perëndia është Ati ynë dhe i plotfuqishmi i gatshëm me
dëshirë të plotësojë çdo kërkesë të fëmijëve të tij. Ai e dinte
që përtacia jone shpirtërore do të vinte maskën e
“nënshtrimit ndaj vullnetit të Zotit duke thënë se nuk është
në vullnetin e Tij të na japë atë që po i kërkoj” dhe do të na
bënte të pushonim lutjet duke mos marre atë që donim.
Pse Zoti, zgjedh të mos e plotësojë kërkesën me të parën?
Çfarë arsyesh mund të ketë heshtja e Perëndisë? Çfarë
nënkuptohet këtu, mundësia apo domosdoshmëria e
“heshtjes” në procesin e lutjes? Heshtja e Perëndisë në
veshët e lutësit e ilustruar nga mosngritja menjëherë e
babait në shtrat me fëmijët, duhet të sigurojë një mundësi
tjetër për një përpjekje më të madhe siç duket nga rritja e
intensitetit të përpjekjes nga “pyet” tek “kërko” tek “trokit”.
Mohimi në vend që të tulate ose asgjësojë dëshirën duhet
të mobilizojë energjitë dhe të ripërtërijë pasion më të madh.
Është si puna e dashurisë, kur vajza duket sikur nuk po ia var
djaloshit, ai duhet të mbledh forca të reja për përpjekje më
të mëdha, por nëse heq dore ai thjesht tregon se nuk është
material “pushtuesi.”
Ndoshta në këmbëngulje lutësi tregon ç’material është ose
bëhet materiali që duhet të jetë, por ky nuk ka pse të jete
thjesht një proces trajnimi. Kur vajza nuk pranon propozimin
me herën e parë nuk e ka me qëllimin që të forcojë
këmbënguljen e djalit, por po tregon seriozitetin e çështjes
sipas kuptimit të saj. Procesi i lutjes me dinamikat e tilla
është pjesë e procesit serioz të shenjtërimit që përfshin
procesin e rritjes se besimit dhe karakterit. Si rezultat i kësaj
të vërtetë del se nëse akoma e dëshiron një gjë, nëse akoma
ke hall, duhet vazhduar lypja, kërkimi dhe trokitja sepse
lutësi ose do të marrë atë gjë, ose nuk do ta dojë më atë gjë
(si rrjedhim halli do jete zgjidhur në mendje duke marrë
mendjen e Krishtit dhe dëshirat e tij). Ne vetëm duhet të
bëhemi aq të mençur sa të dallojmë nëse po i mbushim
mendjen vetes që nuk e duam atë gjë, apo vërtet nuk e
duam.
Sa e vështirë është të dimë në vetminë e zemrës sonë nëse
vërtet e duam apo jo një gjë? Nëse nuk duhet ta duam atë
gjë dhe Zoti e bën të qartë (jo duke mos e plotësuar me
herën e parë apo të dytë, por nga fjala dhe vullneti i tij i
shprehur në Fjalën e Tij) atëherë ne duhet të lutemi që të
mos e duam atë gjë që Zoti të na japë dëshirat e zemrës
sonë. Prandaj është e nevojshme që kur jemi në lutje të kemi
edhe Fjalën e Perëndisë me vete, fizikisht një Bibël në dorë
por edhe vargjet e ndryshme në mendje dhe në gojë gjatë
lutjes.
E di që mund të duket punë e ngatërruar kjo çështja e
heshtjes dhe e shqyrtimit të zemrës sonë, por fatmirësisht
Zoti ka siguruar për këtë problem intelektual të shenjtërimit
tonë. Në fund të pasazhit tonë tek Luka, Jezusi thotë: “Ati i
shenjtë do t’ju japë Frymën e Shenjtë atyre që ia lypin”
(Luka 11:13). Jezusi duke e ditur këtë vështirësi në lidhje
me lutjen na mëson se ka edhe një element tjetër të
rëndësishëm në jetën e lutësit, jeta e brenda-banuar dhe e
mbushur me Frymën e Shenjte që arrihet me besim të
shprehur me lutje për të pranuar drejtimin nga Fryma e
Shenjte sipas vullnetit të tij.
Se sa e rëndësishme është që ne ta kemi Frymën e
Perëndisë na e sqaron Pali tek Romakët 8:9, 26-27: “Nëse
Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish por
në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk e ka Frymën e
Krishtit nuk është i tij.... Po ashtu, edhe Fryma na ndihmon
në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në
lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne
me psherëtima të patregueshme. Dhe ai që heton zemrat e
di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për
shenjtorët sipas Perëndisë.”
E. M. Bounds shkruan diku: “Përparimi deri në realizimin
përfundimtar të punës së Perëndisë në këtë botë ka dy
parime bazë – Aftësinë e Zotit për të dhënë si edhe aftësinë
e njeriut për të kërkuar. Dështimi në secilën prej këtyre të
dyjave është fatal për suksesin e punës së Perëndisë në
tokë. ... Por aftësia e Zotit për të bërë dhe për të dhënë nuk
ka dështuar kurrë dhe nuk mund të dështojë; ndërsa aftësia
e njeriut për të kërkuar mund të dështojë dhe shpesh
dështon. Prandaj përparimi i ngadalshëm që po bëhet drejt
arritjes së botës për Krishtin varet edhe nga kërkimi i
kufizuar i njeriut. ... Kisha në gjunjë do të sillte qiellin në
tokë”.
Nëse realiteti i lutjes është ky atëherë ejani dhe ta bëjmë siç
duhet këtë punë përcaktuese për Mbretërinë e Perëndisë.
letra e gjallë
në lutje vazhdimisht? Nëse Mbreti i Universit na nxit të
lutemi, madje na urdhëron, si mund të jetë lutja një gjë pa
ndikim? Edhe sikur çdo gjë, duke përfshirë edhe lutjet, të
ishte e përcaktuar nga fillimi, prapë s’do të kishte problem
me lutjen time për të dërguar 50% të stafit shqiptar jashtë
Shqipërisë si misionarë në të korrat botërore. Nëse Ai ka
përcaktuar që unë të bëj këtë lutje dhe Ai gjithashtu ka
përcaktuar edhe përgjigjen e lutjes, është njësoj si të kishte
përcaktuar që unë të jetoj deri kur kjo të ndodhë që
gjithashtu nënkupton që unë do të marr frymë deri në atë
kohë. Kjo nuk përjashton faktin që unë kam pjesën time në
marrjen e frymës çdo ditë deri në atë kohë. Kështu duket se
Jezusi thotë mos u merrni me çështje përcaktimi, ti lutu dhe
do të marrësh. Ai flet me autoritet absolut.
13
Biblicistikë
Bibla
Fjala e frymëzuar
e Perëndisë
Shkruan: Pastor Driton Krasniqi
Bashkësia e Zotit Jezus, Gjakovë
Kur i referohemi Biblës si libër i frymëzuar, i referohemi
faktit se Perëndia në mënyrë hyjnore kishte influencuar
mbi autorët njerëzorë në atë masë që ata të shkruajnë
Fjalën e Perëndisë.
letra e gjallë
Shtrirja e frymëzimit
14
Në 2 Timoteut 3:16, 17, Fjala e Zotit, Bibla, dëshmon për
vetën e saj si është e frymëzuar nga Perëndia. Termi
“frymëzim” (theopneustos) në shkrimin origjinal, pra, në
gjuhën greke, kur përkthehet paraqitet si një togfjalësh
që tekstualisht do të thotë “Perëndia fryu”. Aty ku Bibla
pohon të jetë e frymëzuar, ne e kuptojmë sikur të ketë
dalë nga vetë goja e Perëndisë.
Sot fjala “frymëzim” e ka humbur fuqinë e saj të plotë
dhe një mori domethëniesh janë ndërtuar rreth saj. Çdo
poet ose kompozitor thotë se ishte “frymëzuar” që të
shkruajë. Përveç kësaj edhe për atletët thuhet se kanë
treguar performanca “frymëzuese”. Kjo fjalë gjithashtu
është përdor në kontekst të mendjes ose emocioneve,
deri tek një nivel i lartë i ndjenjave ose i aktiviteteve.
Por, në kontekstin biblik, Perëndia Frymë e Shenjtë
influencoi autorët për të regjistruar atë që Perëndia e
kishte thënë. Në 1 Korintasve 14:37, Pali shkruan:
“Gjërat që po ju shkruaj janë urdhëresa të Perëndisë”.
Pali ishte i vetëdijshëm se ishte sikur një laps në dorën e
Perëndisë së Gjithëpushtetshëm. Jeremia dëshmon se
“Perëndia ia vendosi fjalët në gojën e tij” (Jeremia 1:9).
Por, Bibla nuk është fjalë e Jeremisë, e Palit, e Pjetrit
etj., sepse ata nuk ishin reporterë okularë të lajmeve të
cilët japin interpretime personale të ngjarjeve, dhe as që
ishin sekretarë që të shkruanin gjithçka që Perëndia u
diktonte, por, siç paraqitet tek 2 e Pjetri 1:20, 21;
“...njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë
nga Fryma e Shenjtë”.
Megjithatë, asnjëra prej këtyre përshkrimeve nuk
përputhet saktësisht me konceptin biblik. Fjala “Perëndia
fryu” është shprehje e konceptit të “nxjerrjes së frymës”
nga ana e Perëndisë. Është vënie e theksit mbi atë se
Shkrimi nuk është diçka mbi të cilin kishte fryrë Perëndia;
por përkundrazi, Bibla kishte dalë jashtë gojës së
Perëndisë.
Përkufizimi i frymëzimit
Frymëzimi duhet përkufizuar me kujdes të shtuar, sepse
siç u theksua më lartë, kuptimi i saj mund të ndryshojë
varësisht prej botëkuptimeve të njerëzve në botë. Disa e
kanë përkufizuar “frymëzimin” si mbikëqyrje e Perëndisë
ndaj autorëve njerëzorë të Shkrimit në mënyrë që ata
duke e përdorur personalitetin e tyre individual - e kanë
hartuar dhe regjistruar pa gabime zbulesën e Tij dhënë
njeriut me fjalët e shkruesve të parë”.
Kur i referohemi marrëdhënies udhërrëfyese që Perëndia
kishte me autorët njerëzorë, mbikëqyrja gjithmonë ka
qenë e përfshirë në mënyrë që Fryma e Perëndisë ta
garantojë saktësinë e gjërave të shkruara. Ata ishin të
përfshirë në mënyrë aktive duke përdorur personalitet,
prapavitë dhe punët e Perëndisë në jetët e tyre.
Për dallim nga pretendimet e besimeve myslimane kur
supozohet se Kurani ishte diktuar nga Qielli në gjuhën
arabe, librat e Biblës zbulojnë një tjetër kontrast në stilin
dhe gjuhën e përdorur si dëshmi se autorët nuk ishin disa
robotë automatikë. Por, ka edhe të tilla raste, siç është ai
në Eksodin 20:1, ku lexojmë: “Perëndia i foli të gjitha këto
fjalë”.
Frymëzimi i Biblës është influenca e mbinatyrshme mbi
Çfarë është Fjala e frymëzuar e Perëndisë
Kisha Protestante për dallim nga Kisha Katolike Romane
i ka pranuar si Shkrim të Shenjtë 66 libra të Biblës.
Koleksioni i disa shkrimeve të lashta hebreje kryesisht i
njohur si apokrifa (latinisht: librat e fshehur), janë
refuzuar nga Kisha Protestante dhe tradita hebreje si
libra të frymëzuar në mënyrë hyjnore. Në mesin e
arsyeve, tri mbesin kryesoret pse Kisha Protestante nuk
i pranon këto libra si Fjalë të frymëzuar të Perëndisë:
- Ato nuk janë përdorur nga Jezusi dhe as nga kisha
e hershme;
- Ato kurrë nuk ishin cituar si Shkrim i Shenjtë, sepse
kurrë nuk i kishin takuar Kanonit hebraik të
Shkrimeve të Shenjta;
- Ato nuk ishin shpallur si autoritative deri në Koncilin
e Trentës më 1456 pas Krishtit.
Përmbyllje
Mësimi i Biblës në origjinalin e saj ka qenë i
pagabueshëm, pa lëshime, dhe rrjedhimisht autoritativ,
dhe si i tillë ka qenë faktor madhor në teologjinë
krishtere, etikën dhe interpretimin e përvojës krishtere.
Ky mësim i krishterë ka qenë ndoshta më përcaktues se
asnjë tjetër në kontekst të formulimit të besimit të
krishterë.
Prova më e fuqishme e frymëzimit të Biblës është
dëshmia e Jezus Krishtit. Fakti se ai i përdori argumentet
e Tij duke i formuluar fjalët në mënyrë precize në pajtim
me Fjalën e Perëndisë dëshmon për pikëpamjen e tij të
lartë për Shkrimet.
Për arsye se Perëndia është gjithëfuqishëm, i
gjithëdijshëm dhe krejtësisht i përkryer, natyrisht se edhe
Fjala e Tij do t’i ketë po të njëjta atribute.
Bibla është libri më i shitur i të gjitha kohërave. Mbi 2.5
miliardë kopje janë shtypur nga viti 1816 dhe është
përkthyer në mbi 2000 gjuhë të botës. Fakti që Bibla
është një përmbledhje e 66 librave të ndryshëm, të
shkruar nga më se 40 autorë të ndryshëm; përgjatë
periudhave të ndryshme kohore prej më tepër se 1600
vjet, përbën dëshmi të pamohueshme për autenticitetin
e saj. Uniteti fondamental dhe jetëgjatësia historike janë
provë në vete. Sot, Bibla mbetet udhërrëfyes për stilet
jetësore të miliona njerëzve përgjatë rruzullit tokësor!
Autori është kandidat për Master në Teologjinë
Protestante pranë Universitetit të Uellsit.
letra e gjallë
autorë të shenjtë nga Fryma e Perëndisë, për arsyeje të
së cilit shkrimeve të tyre u jepet besueshmëria e plotë
hyjnore. Ai është mbikëqyrje e Perëndisë Frymë e
Shenjtë mbi autorët dhe rrjedhimisht, Bibla përmban
autoritet dhe vërtetësi hyjnore, dhe si e këtillë është e
liruar nga çdo gabim ose lëshim.
Pagabueshmëria e Shkrimeve është dëshmi se Bibla
është vetë Fjala e Perëndisë dhe kjo është e vërteta
(Shih Gjoni 17:17; Psalmi 119:160). Pagabueshmëria e
Biblës përfshin pamundësinë për ndonjë gabim doktrinar,
faktik ose etik. Me tjera fjalë, çdo deklaratë e Biblës
është e vërtetë, pavarësisht nëse Shkrimi është duke
folur rreth asaj që duhet besuar (doktrinës) ose mënyrës
së të jetuarit (etikës).
Prandaj, frymëzimi i Fjalës së Perëndisë është influenca
e Frymës së Shenjtë në mënyrë të mbinatyrshme mbi
shkrimtarë të Shkrimit të Shenjtë që në mënyrë të saktë
ta shkruajnë zbulesën, duke e kompletuar kështu Fjalën
e Perëndisë.
15
Prezantim kishe
B.U.M. 1995
B.U.M. 2006
ID e kishës:
B.U.M.
Rregullorja e BUM-it quhet:
Parimet themelore të Kishës.
Emri i plotë:
Kisha Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”
Rradha:
kisha e katërt protestante-ungjillore në Kosovë.
Data e themelimit:
16 tetor 1994
Pastor i kishës:
Dr. Femi Cakolli
Adresa:
rr. Nazim Gafurri nr. 66, 10000 Prishtinë, Kosovë
Këshilli i Kishës:
F. Ibrahimi, F. Jashari, A. Zefi, Sh. Zogaj, B. Jashari dhe
N. Bytyqi
Vizioni:
Ungjillizim, dishepullim, mbjellje kishash, publikime,
kujdes social.
Motoja e kishës:
Miq për Perëndinë-Dritë për popullin-Uratë për
Mëmëdhenë (marrë nga Gjerasim Qiriazi)
Lutjen e shpëtimit në BUM e kanë bërë:
242 veta
Të pagëzuar me ujë:
149 veta
letra e gjallë
Vijues në shërbesa:
75 veta
16
Ekipi i punës:
G. Aliu, F. Ibrahimi, V. Bytyqi, Sh. Zogaj dhe B. Jashari
Kisha bijë:
Bashkësia Ungjillore “Ringjallja” në Gjilan
Grupe besimtarësh:
Kamenicë, Komoran, Hajvali
Shërbesat:
Shërbesa e të Dielës; Studim Bible; Takim i Lutjes; Takimi
i të rinjve; Takimi i Fëmijëve; Takimet e Motrave; Shkolla
e të Dielës
Gjatë një viti kthehen në besim:
12-20 persona
Projektet:
Shtëpia Botuese “Tenda”; Libraria BUM-COM, Prishtinë;
Ringjallja, Gjilan; Qendra Maranata, Drenas; Fëmija i
Krishtlindjes OCC, Studio incizimi, Kripë e Dritë
(humanitar) etj.
Denominacioni:
Kishë Ungjillore jodenominacionale
Projektet e mëdha humanitare:
Para luftës në Prishtinë BUM i ka ushqyer mbi 300
Në marrëdhënie dishepullimi:
mbi 30 persona.
B.U.M. Shërbesë adhurimi
B.U.M. Pagëzimi me ujë
B.U.M. Shërbesë fëmijësh
B.U.M. Studim Bible
familje; gjatë luftës në Kosovë Kisha jonë i ka ushqyer mbi
6000 persona refugjatë në Maqedoni; pas luftës për një
vit i ka ushqyer mbi 1000 familje; dhe mbi 2000 familje
me veshmbathje; në vitin 1999 ka shpërndarë 70.000 kuti
dhuratash për nxënësit e disa komunave të Kosovës etj.
Prona:
BUM-i ka 11 ar tokë në qytetin e Prishtinës dhe
përbrenda disa vitesh do të ndërtohet qendra e Kishës.
Shërbime:
Ndaj kishave, misioneve dhe grupeve të tjera në Kosovë,
Shqipëri, Amerikë, Britani të Madhe, Afrikë të Jugut,
Turqi dhe Zvicër: me të gjitha botimet tona, me
predikime, me dëshmi, me përvojë, duke dërguar individë
ose grupe për ndihmë misionimi.
Kërkesë për besim:
Nëse ju jeni një person që doni të bëheni i krishterë, këtë e
garanton edhe Ligji në Kosovë, dhe po ashtu edhe Deklarata
Universale Mbi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut miratuar nga
OKB, dhe ju mund të vendosni kontakte me ne.
Studentë të rregullt për studime jashtë vendi:
3 persona
Partnerët e Kishës:
HI, AEM, CMA, FEC, HCCh
Persona me status misionari të huaj në BUM:
Asnjë!
Statusi:
BUM është kishë lokale dhe është një nga anëtarët
themeluese të Bashkësisë Fetare
“Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës”.
Orari i punës dhe orari për kontakte:
Gjatë gjithë javës kisha jonë është e hapur për të gjithë.
Kërkesë për literaturë:
Po ashtu nëse ju jeni një person që do të kishit dëshirë që
vetëm të pranoni botimet tona duke përfshirë Ungjillin e
Jezus Krishtit dhe shumë dëshmi të tjera nga të krishterë
kosovarë, atëherë na kontaktoni neve dhe ne do t’iu
dërgojmë materiale me anë të postës ose ndryshe.
Kërkesë për mbështetje financiare:
Nëse juve iu duket se ne po bëjmë një punë të duhur, të
drejtë, atëherë edhe ju mund të kontribuoni me ndihmat
e juaja financiare.
Kërkesë për mbështetje frymore:
nëse ju jeni një person ose një familje me probleme të
ndryshme familjare, sociale dhe shëndetësore atëherë
mund të na kontaktoni dhe ne do t’iu vizitojmë dhe do të
lutemi për ju në emër të Jezus Krishtit i cili edhe sot
shëron dhe i cili edhe sot ka fuqi të ndërhyjë për
ndryshimin e jetëve, dhe po ashtu mund t’iu japim
këshilla nga Fjala e Gjallë e Zotit Perëndi - Bibla.
letra e gjallë
Plane të ardhshme 5 vjeçare:
Rritje e kishës; mbjellje kishash; ndërtesa; shtim
botimesh; hapje e librarive të tjera; hapje e qendrave;
misionim jashtë Kosove etj.
Kontakte me imell:
messiahchurch1994@yahoo.com
17
Intervistë me Georges Houssney
shtatzënë dhe për shkak të luftës fillimisht shkuam në Egjipt, e
më vonë në Amerikë. Mirëpo unë ende kthehem shpeshherë në
Liban pasi atje ende e kam shtëpinë, kurse xhaxhai im është
një pronar i shumë tokave atje. Tani fëmijët e mi jetojnë në
Liban.
Legj: Po ju tash çka shërbeni?
Xhorxhi: Prej muajit maj të vitit 1990 unë dhe gruaja ime e filluam një organizatë që e quajtëm Horizons International, dhe
tash është bërë një organizatë krishtere e njohur në Amerikë,
e sidomos shumë e njohur mes të krishterëve që shërbejnë ose
që punojnë në vendet arabe, përkatësisht myslimane. Udhëtoj
shpesh duke i ndihmuar kisha të shumta lokale, duke mbajtur
seminare se qysh të ungjillizohen myslimanët dhe si të dishepullohen ata pastaj kudo por kryesisht nëpër Lindjen e Mesme,
në Afrikë, Amerikë, ish republikat myslimane sovjetike etj.
Legj: E si filloi organizata?
Xhorxhi: Paj në Amerikë në ka fundi i 80-ve, e veçanërisht në
vitet 90-ta, filluan që të vijnë shumë arabë myslimanë, edhe
pjesë të tjera, që të punojnë ose që të jetonin në Amerikë dhe
kështu mendova se ata do të kishin nevojë që ta dinin se çfarë
me të vërtetë besojnë të krishterët.
ZOTI
MË KA DHËNË
SHUMË DËSHMI PËR
KOSOVËN
Legj: Kush jeni ju?
Xhorxhi: E ju kush jeni?! Letra e gjallë, e di! Jam pra Georges
Houssney, kam lindur në Liban, në një familje arabe ortodokse.
Jam i martuar dhe i kam katër fëmijë. Jam drejtor i organizatës
ndërkombëtare Horizons International. E dua shumë Kosovën
dhe shqiptarët. Kam ende plisin që ma kanë dhënë të krishterët
shqiptarë të Kosovës, dhe kur ma dhanë si dhuratë në majin e
vitit 1994, më thanë se do të quhesh Gjergj, dhe pastaj mora
vesh për heroin kryesor të shqiptarëve që quhet me këtë emër,
pra Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
letra e gjallë
Legj: I lindur në Liban, por ti je jeton në Amerikë?
Xhorxhi: Vendi im në historinë e vet ka pasur shumë telashe
nga fqinjët dhe është sulmuar shumë herë. Kështu ndodhi edhe
disa herë gjatë rinisë sime, dhe në vitin 1982 pasi më ishte djegur shtëpia ime disa herë vendosëm që të vijmë në Amerikë,
megjithëse si refugjat kuptohet.
18
Legj: Si ndodhi kjo krejt?
Xhorxhi: Para se të shkoja në Amerikë unë isha njëri ndër të
rinjtë arabë të rrallë në Liban që e dija shumë mirë gjuhën angleze, dhe kështu isha kontaktuar nga një Shoqëri Biblike për
të filluar përkthimin e Biblës nga gjuha angleze në atë arabe,
dhe kështu edhe ndodhën kontaktet e para, dhe gjithë zgjati
disa vjet. Kurse pastaj unë në ndërkohë u takova me personin
e jetës sime Joy, dhe u martuam me të, e ajo pastaj mbeti
Legj: A ishin të hapur ata myslimanë që të dinin se kush është
Krishti?
Xhorxhi: Në përgjithësi deri sa nuk ndodhi revolucioni islamist
në Iran në krye me Homeinin, myslimanët ishin shumë të hapur
në dëgjimin e ungjillit, dhe me një fjalë ata ishin më sekularë
sesa që janë sot. Ky trend ka bërë që herë të ngrihej dhe herë
të bie.
Legj: Çfarë roli sheh se ka Horizons International?
Xhorxhi: Pasi e di se shumica e myslimane në botë janë shumë
të interesuar që ta njohin krishterimin këtu mendoj se është roli
ynë parësor. Për shumë shekuj ata kanë qenë të privuar që të
mësojnë Biblën dhe krishterimin. Për shkak të globalizimit, dhe
qasjes në internet, tash ka më shumë mundësi për ta që të
hapen mendjet e tyre, që të ikin ata nga kutia islame. Ne ekzistojmë që t’iu ndihmojmë edhe atyre që janë sekretë si ish myslimanë. Unë kam një rrjet shumë të gjerë pastorësh,
ekspertësh, punëtorësh që kanë qenë dikur ish-myslimanë, dhe
ne sot po merremi me organizimin e shumë seminareve, kurseve, konferencave, shkollave që njerëzit të pajisen me njohuri
dhe me përvojë sidomos nëse ata janë duke shërbyer në mesin
e myslimanëve ose që e kanë lënë islamin, dhe se besoj se do
ta kemi shpejt një seminar edhe për rajonin e Ballkanit.
Legj: Kush të ftoi në këtë rajon të Europës?
Xhorxhi: Në të vërtetë, ishte vera e vitit 1993 kur u ftova prej
një pastori maqedonas që shërbente në Kishën ungjillore në
Shkup, dhe ai quhej Dimitrije Popadiq, dhe ai më ftoi në këtë
rajon për t’u mësuar atyre pak lidhur me islamin. Këtë person
e takova fillimisht në një konferencë në Amerikë.
Legj: Por pastaj në Kosovë si dëgjuat dhe kur erdhët?
Xhorxhi: Kurrë në jetën time s’kisha dëgjuar për Kosovën derisa
erdha në Shkup, dhe megjithëse në seminarin e kishës në
Shkup po mësonim diçka për islamin ata m’i prezantuan disa të
krishterë shqiptarë nga Kosova të cilët vinin nga familje myslimane, dhe për mua kjo ishte një gëzim i madh që mund t’i
takoja për herë të parë një grup shumë të mirë të krishterësh
nga Kosova, dhe ata pastaj më bën një ftesë që ta vizitoja Prishtinën, dhe kjo ndodhi në majin e vitit 1994.
Legj: Ne nuk dimë për ndonjë person ndërkombëtar (misionar)
Legj: Si ka qenë Kosova shpirtërisht atëherë?
Xhorxhi: Kisha ishte shumë e re, por me shumë potenciale që
të rritej, dhe dëgjova thirrjen e Zotit për të ndihmuar në këtë
rritje, dhe prej asaj dite edhe sot e bëj. Më kujtohet ende ajo
zymtësia e jetës kosovare nën serbë.
Legj: Çfarë është përvoja e juaj në Kosovë?
Xhorxhi: Kosovarët duken se janë shumë intelektualë dhe me
mendje të hapur, dhe ata po kërkojnë për ndryshime të atmosferës politike, kulturore dhe fetare. I shoh këta njerëz me shumë
optimizëm.
Legj: Mirë, si të ndodhë kjo?
Xhorxhi: Është bindja ime se krishterimi ka kontribut më të
madh që të sjellin jetë, duke prezantuar moral dhe reforma shpirtërore, dhe ndryshime pozitive në Kosovë duke iu referuar
demokracisë dhe lirisë së fjalës. Krishterimi historikisht është
suksesi i botës perëndimore. Krishterimi jep dinjitet për gratë
dhe për pakicat tjera që nuk janë si shumica me bindje dhe kulturë.
Legj: Anët e dobëta dhe të forta të kishës së Kosovës?
Xhorxhi: Forca e kishës së Kosovës janë të rinjtë, dhe që kanë
shumë dëshirë që të rriten. Dobësia është mungesa e përkushtimit dhe e qëndrueshmërisë. Mungesë tjetër është ndoshta
ndikim i islamit që ndikon kulturalisht që efekton trajtimin e
gruas sipas mësimeve kuranore, ose rolit të saj në islam dhe
në vend të kësaj do të ishte ma mirë që të mësonin nga Krishti
i cili tha se nuk ka dallim mes burrit dhe gruas. Bibla duhet të
njihet më shumë nga të krishterët që të ndikojë në jetën e tyre.
Kam vërejtur se këtu nuk lexohet shumë dhe mendoj se kjo
është prapavijë e islamit sepse islami nuk pret që njerëzit të
jenë studiozë dhe që të kenë pyetje lidhur me religjionin e tyre.
Të krishterët janë të nxitur që të jenë studiues të Biblës që ta
kuptojnë parimet biblike të jetës, në mënyrë që të dalin në
shesh anët e dobëta të shoqërisë, kishës, krishterimit etj. Islami sipas natyrës së tij nuk është progresiv ashtu qysh është
krishterimi. Islami i thërret njerëzit që të kthehen që ta mirëmbajnë traditën dhe madje të kthehen në nivelin e shoqërisë
arabe të shek. VII., dhe kjo përbën një ndikim që shoqëria mos
të jetë progresive.
Legj: Sot flitet shumë edhe nga të krishterët dhe myslimanët se
ka konvertime të mëdha nga këto kampe. Sipas jush cili është
vëzhgimi i juaj?
Xhorxhi: Pas vitit 2001 dhe ngritjes së terrorizmit ka një rritje
të madhe të konvertimit nga islami tek krishterimi. Myslimanët
po bëhen edhe më shumë të paraqitur për natyrën e tyre të
vërtetë. Normalisht se ka edhe individë që kthehen në islam,
por jo grupe të mëdha pa u përdorur dhuna ose imponimi.
Legj: Edhe një herë pra, thuhet se edhe shumë të krishterë
bëhen myslimanë?
Xhorxhi: Po ka të tillë, por kurrë nuk është numri i madh, dhe se
ata që bëhen myslimanë zakonisht bëhen përmes martesave
me myslimanë, dhe kjo në fillim bëhet për shkak të lirisë dhe injorancës së shumë të krishterëve që nuk janë të themeluar në
besim.
Legj: Sa larg është islami prej krishterimit doktrinalisht?
Xhorxhi: Islami është një përzierje e judaizmit, krishterimit, paganizmit, dhe filozofisë greke! Krishterimi s’ka të bëjë me judaizmin si religjion, normalisht se ka të bëjë me Dhiatën e
Vjetër, por besimi ynë qëndron mbi një person dhe jo mbi histori të tjera.
Legj: Po ku ka elemente pagane në islam?
Xhorxhi: Është për shembull guri në Qabe, dhe njerëzit që shkojnë atje dhe e puthin.
Legj: Ti je një arab dhe çfarë mund të na thuash për stilin dhe
poetikën e Kuranit?
Xhorxhi: Krahasuar me arabishten moderne Kurani është
klasike, dhe ka një nivel shumë më të lartë poetik, por duke e
krahasuar me letërsinë e shek. XVII gjuha ishte e zakonshme në
Arabi, dhe është inferiore po ashtu lirika e Kuranit krahasuar
edhe me veprat e kohës së Kuranit. Pra gjuha e Kuranit gjatë
kohës së Muhamedit ishte inferiore ndaj librave të tjera, sepse
letërsia arabe kishte rregulla shumë strikte ndaj rimës dhe
masës (metri), dhe Kurani ka rimë të mirë por e ka shkelur
parimin tjetër që s’e ka metrin.
Legj: Pse një mysliman bëhet i krishterë?
Xhorxhi: Islami nuk i mbulon nevojat e plota shpirtërore të
njerëzve, dhe se aty ka Ligj (Sheriat). Praktika islame është
shtypëse dhe nuk kërkon ndryshimin e zemrës. Ti je mysliman
nëse i zbaton disa rregulla, kurse krishterimi ofron intimitet
sikurse mes atit dhe birit me Perëndinë e gjallë, dhe kërkon
ndryshim mendor dhe emocional.
Legj: Ju përveç se jeni në teolog jeni edhe psikolog. Kam një
pyetje të thjeshtë: pse njerëzit gënjejnë?
Xhorxhi: Sepse imagjinata dhe realiteti nganjëherë tek disa persona bëhen njësoj, dhe kur atyre u mungon realiteti atëherë
bazohen tek imagjinata dhe kështu edhe gënjejnë? I vëreni
fëmijët kur duan diçka me doemos, ata megjithëse funksionalisht i kanë të ngatërruara këto veprime, për shkak se janë
fëmijë, kur provon që t’i krijosh një realitet imagjinar atëherë ai
qetësohet.
Ta zëmë se ai ka dëshirë të hip në aeroplan, dhe ti do të improvizosh diçka të këtillë, dhe pastaj fëmija do të besojë se ai
vërtet ka qenë në aeroplan. Por edhe kur rriten njerëzit mbetet
në ta kjo “fëmijëri”. Ata janë të sigurt se po gënjejnë por në
brendi kanë nevojë për ta plotësuar një realitet i udhëhequr nga
imagjinata. Andaj mund të përfundojë se vetëm fryma dhe fuqia
e Jezus Krishtit mund ta çlirojë plotësisht njeriun nga irealiteti,
nga gënjeshtra, në realitetin dhe vërtetësinë e tij.
Legj: Në fund të dhjetorit do të festojmë 10 vjetorin e daljes
së letrës së gjallë...
Xhorxhi: Jam shumë i gëzuar që për këto 10 vjet ka vazhduar
që të dalë para lexuesve shqiptarë në Kosovë kjo magazine
ungjillore, edhe pse deri tash zë i vetëm, por shumë
domethënës për ata që kanë prirje për shkrime, si dhe që e ka
pasur një rol të rëndësishëm në informimin sa të të krishterëve
po aq edhe jo të krishterëve me ungjillin dhe gjërat tjera krishtere. Andaj shumë urime, punë të mbarë dhe bekime.
letra e gjallë
që ka qenë kaq i përkushtuar Kosovës dhe kishës këtu për një
periudhë të gjatë, pa ndërprerje, si ka ndodhur kjo?
Xhorxhi: Do t’ua them shumë shkurt. Unë e dua Kosovën, dhe
ajo është në zemrën time, dhe kudo që shkoj në Amerikë ose
jashtë saj unë flas për të, dhe shpeshherë ndodh që kurrë
njerëzit, qofshin ata të krishterë ose myslimanë, politikanë ose
artistë nuk kanë pasur rastin që të dëgjojnë për këtë vend dhe
për këta njerëz këtu. Disa nga dëshmitë e mia më të mëdha
kanë të bëjnë me Kosovën dhe me njerëzit që unë iu shërbej.
Shpeshherë e kam parë dorën e Perëndisë duke vepruar në
jetën time për këtë vend, dhe shpeshherë Perëndia më ka folur
gjëra të cilat kanë të pabesuara dikur edhe për të krishterët,
edhe për misionet edhe për të tjerët. Mua Zoti më ka thirr me
shërbye në Kosovë, dhe këtë e bëj, dhe se e njoh kishën e këtij
vendi prej asaj kohe kur ishte vetëm dy-tri kisha jo më shumë.
19
Meditim
Përkujtim për një kremtë të harruar shqiptare!
Përse o bir, përse?!
Festa e dushkut
Shkruan: Marsela Dani
Shkruan: Femi Halimi
Bashkësia Ungjillore “Ringjallja”, Gjilan
Lot të vrarë tokën po e mbulojnë.
Gjunjët e këputur pranë teje po qëndrojnë.
Jam këtu bir, po ti ku je?
Nëna ka ardhur për ty të të shoh.
Dy metra thellë je futur nën dhe.
Dua të të shoh... dua të të prek..
Përse bir i nënës... përse?
letra e gjallë
Shumë nëna kanë humbur në jetë bijtë e tyre për arsye
nga më të ndryshmet. Ato qajnë e vajtojnë çdo ditë
sepse vetëm ato e dinë se çka do të thotë të humbasësh birin tënd, pasi ato mes dhimbjeve të mëdha e
sjellin në jetë një krijesë të re. Me vuajtje dhe
mundime e rritin. Dhe në fund e humbasin! Në zemër
të plagosur dhe sy të përlotur ato përtypin çdo ditë
dhimbjen që kanë në shpirt. Ato nuk pushojnë kurrë
së thëni: përse bir i nënës, përse! A nuk do të donin
ato që ishin pranë fëmijëve të tyre derisa ato të rronin?
Njeriu vetë e vendos rrugën e tij. Përpara tij shtrohen
rrugë të ndryshme dhe njërën ai e zgjedh të cilën e
pëlqen. E nëse ajo është e gabuar ai vetë do të merr
ndëshkimin e fajit të tij. Ndërsa nëna, lotët e hidhërimit.
20
Me miliona njerëz ikin çdo ditë nga kjo botë e përfundojnë në ferr. Ata nuk dinë se ka një Perëndi, një At
qiellor që i do ata me një dashuri të pamasë. Nënat
varrosin bijtë e tyre, dhe gjithçka për to atje përfundon
tek varri. Po Perëndia? Ai është i detyruar t’i sheh të
gjitha krijesat e tij kur mundohen në zgjedhjet e tyre
dhe në flakërimet ndëshkuese. Përse duhet të ndodh
kështu për çdo ditë? Përse duhet Ai ta durojë këtë
vuajtje kaq të madhe për shkak të zgjedhjes sonë?!
Njeriu nuk duhet të përfundojë nën flakërime, sepse
Biri i dikujt u kryqëzua, vdiq për ne. Unë për vetën
time kurrë s’do ta lë më që Krijuesi im të pijë akoma
lotët e hidhërimit për mua. Kam bërë vendosjen që e
kënaq dhënësin e jetës sime. Po ti?
Era e Dushkut njihej në popull, si ngjarje e madhe me
jetën në natyrë (bimët) - si rënie e dushkut në mbrëmjen e 9 nëntorit dhe daljen e dushkut sërish më 9 prill.
Kjo ditë ishte gjithmonë e saktë, përveç rasteve të
thatësive të mëdha, kur ngjarja e madhe vinte me
ndërrimin e parë të motit.
Këto dy ditë 9 nëntori dhe 9 prilli që pasojnë në
mbrëmjen me stuhi të madhe e reshje të furishme për
disa orë, në popull festoheshin me një rit të jashtëzakonshëm. Ato mbrëmje festohej me ushqime, pemë,
pije dhe këngë e vallëzim. Mbi të gjitha ishte pjesa e
Lojës –Plaku dhe Plaka (në nëntor), kur në kulm të festës, hynin brenda një plak e një plakë, të thyer krejt
me moshë, me shkopinj, të veshur trash dhe duke u
tërhequr rëndë. Ata përshëndeteshin me të gjithë
brenda dhe me zotimin se do të ktheheshin sërish në
pranverë më 9 prill të rinj dhe të fuqishëm!
Dëshmi besimi
DASHURI QË S’I PËRNGJAN ASKUJT!
Shkruan: Gëzime Aliu
Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Prishtinë
Mbasi mbarova shkollën e mesme pata provimin për t’u
pranuar në fakultet. Për mua ishte shumë me rëndësi
dhe doja me çdo kusht ta jepja provimin, mbi të gjitha që
të ishte babai im i kënaqur me mua. Dhe një natë
përpara provimit rashë në gjunjë dhe thash: Zot nëse ti
vërtet ekziston unë do ta jap këtë provim. Ndodhi që unë
kalova dhe u pranova në fakultet. Nuk kam ditur çka të
thosha në ato momente, por e di se kam thënë “Zot
faleminderit”.
Dy muaj më vonë takova një vajzë me të cilën biseduam
dhe ajo me ftoi të shkoja në një takim për studentë. Ajo
më pëlqeu shumë, nuk e di pse, por ajo ishte ndryshe.
Atë ditë shkova në takim dhe tema ishte ”Dashuria”. U
mahnita sepse nuk ngjante aspak me atë dashurinë që
unë po mendoja. Pas takimit shkova në shtëpi dhe
mendova shumë gjatë sa që nuk më zinte gjumi. Pas dy
ditësh atë e ftova për kafe dhe më bënin përshtypje
shumë gjëra: dashuria e saj, kujdesi, respekti, e shumë të
tjera. Aty filluam të flasim më shumë për Zotin, për
dashurinë e tij për ne.
Aty e kuptova se mua më mungonin këto gjëra e që në
fakt kisha shumë nevojë. Ajo po e lexonte një broshurë
bashkë me mua dhe për një moment u ndalem aty. Ishte
një lutje. Ishte një lutje pendimi. Ajo më pyeti se a e
shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde? Unë i thash
po. Dhe në atë moment më ranë lotët. Zemra ime filloi të
lirohej, ndjeja kënaqësi, paqe, dashuri. Shkova në shtëpi
dhe iu tregova se e kisha pranuar Jezusin në jetën time.
Babai më tha “je çmend” dhe se “ke nevojë për
psikiatër”. Ai më porositi pastaj “vazhdo me fakultetin
dhe mos të dëgjoj më këso gjërash”.
Shkova në dhomë dhe kam qëndruar zgjuar gjatë tërë
natës. Në mëngjes shkova në një takim të lutjes dhe
përgjatë gjithë takimit qaja. Ata ishin lot gëzimi. Këtu filloi
jeta ime e re. Atë gjë që unë kisha nevojë, qe nuk e kisha
përjetuar asnjëherë Zoti e bëri në mua dhe më mbushi.
Vërtet ne kërkojmë mbështetje, përkrahje nga njerëzit,
por është vetëm Jezus Krishti Ai që e plotëson dhe na
mbush.
letra e gjallë
Unë jetoj në Prishtinë, dhe studioj fakultetin juridik.
Rrjedh nga një familje me traditë myslimane. Nuk isha
edukuar në atë frymë që t’i kushtoja rëndësi fesë islame
sepse shkolla duhet të ishte parësore në jetën time.
Ashtu edhe ndodhi, isha njëra ndër nxënëset më të mira,
dhe e përfaqësoja shkollën nëpër radio dhe nëpër
seminare të ndryshme.
21
Dëshmi besimi
AI M’I MBUSHI
ZBRAZTËSITË E JETËS SIME
Shkruan: Driton Zogaj
Bashkësia Ungjillore e Mesisë, Prishtinë
letra e gjallë
Unë vij nga Drenica. Në familjen time kurrë njëherë nuk
është fol për Zotin. Asnjëherë nuk kam dëgjuar nga
prindërit apo nga të afërmit e mi se ky është Zoti.
Asnjëherë askush nga familja ime nuk me ka treguar
diçka për Zotin. Familja ime tradicionalisht i takon besim
islam, por në familjen time të ngushtë dhe të gjerë
gjithmonë ka qenë e pranishme fryma atdhetare.
Prindërit më shumë më kanë edukuar për historinë e
popullit shqiptar dhe se si duhet të jemi vigjilent ndaj
pushtuesve. Si i ri jam rrit në këtë frymë dhe s’kam
menduar ndonjëherë se kam nevojë për Zot. Gjatë rinisë
time gjithmonë i kam bërë gjërat që më kanë pëlqyer dhe
që më kanë dhënë kënaqësi, por prapëseprapë diçka më
mungonte në jetën time. Kisha një boshllëk që unë nuk
munda ta mbushja kurrë dhe nuk dija se me çka ta
mbushja këtë zbraztësirë.
22
Ishte viti 1998 kur në Kosovë filloi lufta dhe na u desh të
largohemi nga shtëpia jonë në një shtëpi tjetër në
Komoran. Një ditë për vizitë erdhi vajza e xhaxhait tim
nga Prishtina dhe pa pritmas ajo filloi që të fliste për
diçka që unë kurrë më parë nuk e kisha dëgjuar për këtë
emër. Ajo filloi të më tregojë për Jezusin. Ajo më tha se
ne kishim nevojë më së shumti për Zotin. Më tregonte
për mrekullitë e Jezusit dhe se ne kemi nevojë për Të;
dhe si Ai është Shpëtimtari; e se ai na i falë mëkatet
tona; se ai është Zoti i cili erdhi në tokë që ta merr
dënimin që ne kishim për ta marrë; se ai pagoi për
mëkatet tona; se ai falë; se ai na bashkon me Atin
Perëndi. Dhe ajo më pyeti nëse e pranojë këtë Zot dhe
Shpëtimtar. Dhe mua këto gjëra më mahniten; me
pëlqyen shumë; mu duken të mira sepse ishte hera e
parë që po dëgjoja diçka të tillë. Ajo pastaj më dha një
Bibël që fliste për jetën dhe veprën e Jezusit. Unë fillova
ta lexoj. Katër ungjijtë mu duken shumë interesant dhe u
mrekullova nga gjithë veprat e Tij; nga gjithë ajo që Ai
bëri, por nuk e kuptoja ende mirë pse iu desh e gjithë kjo;
pse iu desh të dënohej me vdekje kur ai nuk kishte bërë
asgjë të keqe dhe në atë moment më erdhi keq për
Jezusin dhe thash me veten time: si është e mundur të
kryqëzohej një person që s’kishte bërë asnjë të ligë, por
në fund e pashë se ai u ringjall, dhe kjo më bëri të ndihem
mirë. E gjithë kjo për mua ishte një triller i vërtetë sepse
ende s’i kuptoja gjërat mirë; ende nuk munda të kuptoja
se a është e gjithë kjo e vërtetë. Ky Jezus ma kishte
prekur zemrën time dhe më kishte prekur historia e tij.
Pastaj vazhdova me të vjetrën dhe në një farë mënyrë e
harrova Zotin. Gjithë kjo sepse qëllimi im ishte diçka
tjetër, që të bëhem ushtar i UÇK-së, të shkoj në luftë, të
luftoj për lirinë e vendit tim. Vendosa të shkoj në luftë. I
mora disa gjëra të mia dhe i vendosa në një çantë dhe e
mora edhe Biblën. Nuk kisha kohë ta lexoja ngaqë qëllimi
im ishte realizuar: u bëra ushtar kjo atëherë më dukej
hapi më i rëndësishëm në jetën time. Por tani në
momentet më të vështira gjatë luftës kur pothuajse të
gjitha shpresat ishin shuar më ishte kujtuar Jezusi dhe
thash nëse ky është Zot dhe Shpëtimtar lë të na
shpëtojë. Iu luta me një zë të lartë dhe i thash nëse ti
Jezus je Zot Shpëtimtar na shpëto nga kjo lufte dhe
ndërhyjë. Dhe me të vërtetë Ai iu përgjigj lutjeve të mija
sepse pas pak kohësh lufta mbaroi.
Pas luftës fillova ta lexoj Biblën dhe fillova t’i kuptoj
gjërat më mirë, kështu një ditë erdhi përsëri për vizitë ai
personi që më kishte folur për Zotin dhe më tha: “A ke
dëshirë që ta pranosh Jezusin në jetën tënde”. Unë i
thash po. Pastaj ajo me ftoi në një shërbesë për Zotin që
mbahej në Prishtinë. Në fund të asaj shërbese drejtuesi
i takimit bëri thirrje se a ka dëshirë dikush që ta pranojë
Jezusin në jetën e tij, dhe unë u ngrita në këmbë, si një
ushtar, dhe dola përpara njerëzve dhe e pranova Jezusin
në jetën time.
Tash u bën tetë vjet që besoj e Jezusin dhe gjatë këtyre
viteve Ai ka qenë për mua çelësi i jetës sime sepse tek Ai
gjej zgjidhje, tek ai kam gjetur hirin e vërtetë, dashurinë,
paqen, faljen, drejtësinë, gëzimin dhe lumturinë, me të
vërtetë qe tetë vjet Zoti ka qenë qëllimi i jetës sime dhe
do të jetë për jetë të jetëve. Ai e mbushi atë zbraztësirë
që e kisha në jetën time dhe për mua ky është hapi më i
rëndësishëm në jetën time sepse të jetosh me Zotin
është gjëja më bukur në këtë jetë. Ata që e kanë pranuar
e dinë se si është të jetosh me Zotin Jezus, por ata që
nuk e kanë pranuar mund ta bëjnë tani dhe le te ecin me
Zotin. Ai na do të gjithëve pa marrë parasysh se kush
jemi dhe nga jemi sepse para tij jemi të barabartë.
Jam i gëzuar shumë se tani unë jam ushtar i Krishtit.
Skicë jete
AI NA MBART
ME DUART E TIJ!
Shkruan: Esmeralda Rrustemi
Bashkësia Ungjillore “Dyert e Hapura”, Gjilan
E vogël isha, por kuptoja. Ndjeja vuajtjet.
Ndjeja trishtimin. Ndjeja çfarë do të thotë
të jesh e varfër. Ndjeja dhembjet që më
shoqëronin gjatë gjithë kohës. Dhembjet
e shpirtit.
Vitet kalonin dhe unë rritesha dalëngadalë
(rritesha si rritesha). Babai im i shkretë, dhe që
mbetet përsëri i shkretë, pasi ai ishte një burrë,
për më tepër një prind. Nuk kisha menduar kurrë se
nëna do të më braktiste dhe që babai do të më vdiste
shumë shpejt.
Kisha tetë vjet kur më vdiq babai im i dashur, atëherë kur
kisha nevojë më së shumti për baba. Por ishte Dikush
tjetër që i kishte këto punë dhe që i udhëhiqte gjërat në
jetë. Ai ishte kujdesur për mua që në bark të nënës sime.
Nuk mendoja kurrë se unë do të bëhesha ndonjëherë
“njeri”, se do të kisha shtëpi, një familje, një ngrohtësi
me familje e njerëz të afërt. Pastaj se do të njihesha me
një shok shumë të mirë gjatë jetës sime, që kohë të gjatë
kishte qenë me mua dhe më kishte ruajtur me
dashamirësi dhe mirësi.
Por çdo ditë e urreja nënën time që më mungonte e që
nuk vinte tek unë. Vitet kalonin dhe zemra ime venitej në
pritje të diçkaje të pacaktuar. Por një ditë erdhi çasti kur
u takova me nënën time! Trishtimi, ankthi e tmerri më
kishin pushtuar zemrën. Ndjeja diçka të re në prani të saj
dhe një ringjallje të çuditshme në shpirt. Megjithatë nuk
mendoja kurrë që do të mund ta falja dhe për më tepër
ta doja. Por me ndihmë të Zotit dhe të familjes ku unë
jetoj u bë. Unë arrita ta falja dhe ta doja me gjithë shpirt.
Sepse edhe s’ka gjë të pamundur për Perëndinë tonë të
Shenjtë! Ai është besnik gjithmonë dhe mbajtës i
premtimit. Gjithmonë na mban dhe ne nuk mund të dimë
punët e tij kurrë, si punon Ai. Por vonë në jetën tonë
kuptojmë se Ai paska punuar dhe na paska bartur gjatë
jetës me duar të fuqishme dhe në të sigurt. Prandaj i
falem Zotit tonë të Shenjtë dhe Lavdia qoftë për të
përjetë.
letra e gjallë
Nuk dija se për mua ka një plan që më përcjell përgjatë
jetës si një mister i një mrekullie. Nuk e dija se për mua
ka një shpresë. U njoha me shokun tim, Perëndinë! U
njoha me Familjen time të re dhe unë u bëra anëtare e
kësaj Familje të Shenjtë! Perëndia u kujdes për mua duke
më dhuruar një familje te re ku ndihesha që nga fillimi
mjaft e lumtur. Më dha një nënë dhe një baba të ri. Më
dha vëllezër, motra e shoqëri pakufi. Gjithçka që më
kishte munguar, tani e kisha me bollëk. Mbi të gjitha e
kisha Jezus Krishtin!
23
Për fëmijë
Ilustrimi: Fidan Bejtullahu
Roli i edukimit të fëmijëve
plotësuar nevojat dhe domosdoshmërinë e ekzistencës.
Edukimi në përgjithësi tek shoqëritë primitive ishte me
karakter praktik sepse vetë jeta e tyre varej nga puna
(sigurimi i ushqimit, strehimit, mbrojtja nga egërsirat si
dhe komunikimi me njëri-tjetrin). Edhe pse vetëdija e tyre
ishte e nivelit shumë të ulët ata nuk pushuan së përdoruri
shkathtësitë e tyre motorike, gjë që ndikoi dukshëm edhe
në ndërtimin dhe zhvillimin vetëdijes së tyre. Zhvillimi dhe
përdorimi i lëvizjeve fizike ndikoi që truri i tyre të përjetojë
një fazë më të përparuar për një jetë më normale dhe për
kalimin e njerëzimit nga një shoqëri primitive në atë
skllavopronare.
Zhvillimi fizik
i fëmijëve
prej kohës antike e deri sot
letra e gjallë
Shkruan: Arlinda Beka
Kisha Baptiste “Shpresa e Re”, Prishtinë
26
Zhvillimi fizik është ndër faktorët më të
rëndësishëm për zhvillimin normal të
fëmijëve. Fëmijët, komunikimin e parë
me botën dhe me njerëzit e bëjnë
nëpërmjet lëvizjeve të tyre. Prandaj të
rriturit (prindërit, kujdestarët apo
mjekët) përqendrohen të shohin nëse
fëmija do të lëvizë menjëherë pas
lindjes, që të përcaktojnë nëse është i shëndoshë. Pas
kësaj faze fëmijët me anë të lëvizjeve shprehin ndjenjat,
dëshirat dhe kërkesat e tyre. Prandaj, këto lëvizje njihen si
“gjuha e bebeve”. Është e rëndësishme se prej cilës kohë
daton edukimi fizik tek fëmijët. A ekziston një histori për
këtë çështje apo kjo i përket vetëm studimeve
bashkëkohore? Edukimi i fëmijëve në përgjithësi dhe
edukata fizike në veçanti në shoqërinë e parë primitive,
lidhet shumë ngushtë me jetën e vetë njeriut, andaj në fillim
ishte vetë natyra ajo që i ofronte edukim njerëzimit, për t’i
Edhe pse kjo shtresë ishte më e përparuar nga e para në
aspektin e punës fizike nuk dallonte shumë. Dallimi i
vetëm ishte ndarja e shoqërisë në klasa: në skllevër dhe
në pronarë të tyre. Këta të fundit planifikonin që zhvillimet
përreth tyre të bëhen nëpërmjet shkathtësive fizike të
skllevërve. Zhvillimet senzo-motorike ndikonin që njeriu të
jetë më i fortë fizikisht dhe të jetë më i aftë mendërisht.
Në këtë periudhë përveç ushtrimeve bazike rëndësi të
veçantë kishin edhe zhvillimi i muskujve fine. Edhe pse nuk
e kanë pasur për qëllim zhvillimin e edukimit fizik, të
arriturat e asaj kohe nëpërmjet punës fizike i mundësuan
njeriut një shkallë më të lartë dhe më precize të zhvillimit
të fizik të tij. Burim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e
ushtrimeve fine (muskujve të vegjël të duarve) ishte edhe
përdorimi i shkrimit (hieroglifëve) dhe i tërë procesi deri
tek zbulimi i saj (prerja precize e palcës së bimës në
shtresa shumë të holla, lëmimi i kësaj shtrese, dhe
gdhendja e tyre). Kjo e arritur i përket me shumë popullit
egjiptas. Ngjashëm me popullin egjiptas ishin edhe
sumerët, indianët, kinezët etj.
Në kohën antike edukimi fizik i fëmijëve filloi të bëhet më
i diferencuar. Tek kultura greke rëndësi shumë e madhe u
kushtohej edukimit të fëmijëve e sidomos të djemve duke
e përfshirë edhe edukimin fizik. Ideali i edukatës në Athinë
ishte ideja e njeriut të përkryer e cila përfshinte trupin,
mendjen dhe karakterin. Nëpërmjet lojërave të ndryshme
ata fillonin t’i edukonin fizikisht fëmijët, të cilët pastaj
dërgoheshin për edukim të mëtutjeshëm në palestra me
qëllim të zhvillimit të trupit, forcës, elasticitetit dhe të
ruajtjes së një shëndeti të mirëfilltë. Ushtrimet më të
preferuara në këto vende ishin: ushtrimet gjimnastikore,
kërcimi, vrapimi, hedhja e diskut, mundje, hedhja e shtizës,
noti etj.
Edhe Sparta shquhej për edukim fizik të fëmijëve madje
këta edukonin të dy gjinitë paralelisht. Edukimi fizik i
fëmijëve femër-mashkull fillonte shumë herët dhe motivi
që i udhëhiqte për këtë ishte të rrisnin fëmijë të shëndoshë
dhe të aftë për mbrojtjen e shtetit të tyre. Roma, me një
kulturë të lartë e përparoi edhe më tepër zhvillimin fizik të
fëmijëve sepse sipas tyre të jesh një njeri i plotë duhet t’i
kesh të theksuara: trimërinë, urtësinë dhe drejtësinë.
Vetëdijesimi i njerëzve që të edukonin fëmijët edhe në
aspektin fizik mori përmasa shumë të mëdha. Prej kohës
në kohë ato bëheshin më të theksuara dhe më të
domosdoshme për një fëmije të shëndetshëm dhe me një
Rëndësi të veçantë edukimit fizik i dhanë edhe pedagogët
klasikë: Komenski, Ruso, Didro, Frebeli, Montesori etj.
Sipas Montesorit edukimi fizik ishte me karakter të
domosdoshëm sepse sipas saj ”shkathtësitë e lëvizjes
kryhen bashkë me atë të vrojtimit, shkathtësia e të
vepruarit bashkë me atë të dallimit dhe kuptimit. Prandaj
qëllimi nuk është vetëm të konstatosh dhe të mësosh, por
të fitosh sundimin mbi trupin tënd dhe mbi sendet, si dhe
të bësh të mundur që fëmija të zhvillojë trupin e vet”.
Filozofia montesoriane mbi ushtrimet fizike ishte sikurse
një seri ushtrimesh që tentojnë të ndihmojnë zhvillimin
normal të lëvizjeve fiziologjike siç janë të ecurit,
frymëmarrja, të folurit.
T’i inkurajojmë tek fëmijët, këto lëvizje që janë të
dobishme njëkohësisht edhe shumë të thjeshta por që
kanë rëndësi të madhe në jetë si p.sh. veshja-zhveshja, të
mbërthyerit e kopsave, lidhja e lidhësve të këpucëve si
dhe bartja e topit, kubit etj. Ushtrimet fizike sipas
Montesorit ndahen në gjimnastikën e lirë; ku hyjnë lojëra
të thjeshta si p.sh. marshimi, ecja nëpër një vijë të
vizatuar në tokë që konsiderohej si litar dhe kalimi sa më
preciz i tij, gjimnastika edukuese siç ishin lëvizje të
ndryshme të koordinuara me qëllim p.sh. krasitja, ujitja e
bimëve të ushqyerit apo hedhja e misrit për pula etj. si dhe
gjimnastika respiratorike ku ky lloj gjimnastike ndihmonte
organet e frymëmarrjes, artin e frymëmarrjes,
shkathtësinë e të folurit bukur etj. Ndërsa sipas Frebelit
ushtrimet janë pjesë e lojës dhe këto duhet të përcilleshin
me muzikë.
Sa i përket kohës bashkëkohore zhvillimi i shkathtësive
fizike të fëmijëve është një element thelbësor në korrikulat
e edukimit parashkollor. Studimet e fundit theksojnë që
edukimi fizik është i rëndësishëm sa edhe ai psikik. Këto
të dyja zhvillohen në mënyrë paralele mirëpo dallimi në
mes tyre është se gjërat e para që ne vërejmë janë
dallimet fizike p.sh. shumë shpejt dallohet kur fëmija
papritmas bën një lëvizje duke u shtrirë prej barkut në
shpinë apo papritmas qëndron në këmbë pa u mbajtur etj.
Qëllimi i edukimit fizik është që së pari fëmija të rritet i
shëndoshë dhe të arrijë t’u përshtatet kushteve të jetesës,
të njihet më trupin e tij, të arrijnë të gjejnë zgjidhjen e
problemeve të caktuara, të jenë të aftë të marrin pjesë në
lojëra të ndryshme, të zotërojë lëvizjet bazike, të zhvillojë
shkathtësitë psikomotorike, të mësojë ekuilibrin, të
zhvillojë sistemin e frymëmarrjes, atë kardiovaskular, etj.
Fëmijët duhet të kenë zhvilluar aftësitë për të kontrolluar
lëvizjet e tyre me qëllim që të kryejnë shumë nga detyrat
që duhen gjatë ditës si në shtëpi ashtu edhe në
institucionin parashkollor. Për këtë arsye në ambientet ku
ndodhen fëmijët e moshës së hershme dhe parashkollore
duhet pajisur dhe të planifikohen mënyra të ndryshme që
të inkurajojnë zhvillimin fizik dhe që ndihmojnë fëmijët të
ndihen të sigurt për aftësitë e tyre. Ambientet apo
mjediset, si dhe një planifikim i përshtatshëm për moshat
e fëmijëve ndihmon zhvillimin fizik të tyre, por është mirë
që të jemi të kujdesshëm sepse zhvillimi fizik është një
proces dhe fëmijët do të fitojnë kontrollin e lëvizjeve të
tyre në faza të ndryshme, p.sh: disa fëmijë janë në gjendje
të kapin dhe të hedhin topin shumë shpejt derisa disa të
tjerëve iu duhet më shumë kohë, ndihmë dhe mbështetje.
Nëse ne nuk u kushtojmë vëmendje moshës, pjekurisë dhe
aftësive të fëmijëve atëherë ai shumë shpejt mund të
humb vetëbesimin dhe të heqë dorë.
Sipas studimeve të tashme ushtrimet dhe një dietë e mirë
(mënjanimi i ëmbëlsirave dhe yndyrave në sasi të mëdha)
janë baza e një stili jetësor të shëndetshëm në fëmijëri por
edhe në vitet e mëvonshme. Fëmijët e vegjël janë
natyrshëm të prirë të jenë aktiv, prandaj është shumë e
nevojshme që ne të kontribuojmë në ushtrime fizike sepse
përmes ushtrimeve fizike ka shumë përfitime emocionale
dhe sociale dhe nëse fëmijëve iu duket argëtim dhe ju
pëlqen, ata lehtë mund të krijojnë pikëpamje pozitive
lidhur me këtë. Në fëmijërinë e hershme ushtrimet fizike
mund të bëhen më shumë nëpërmjet lojërave p.sh. “sillet
ujku nëpër pyje”. Nga kjo lojë mund të përfitojmë një
qëndrueshmëri e cila buron nga kënaqësia dhe fëmija nuk
është i vetëdijshëm për këtë. Roli i prindërve ose i
edukatores është i domosdoshëm në këtë rast sepse iu
ndihmojnë fëmijëve të kuptojnë lodhjen, p.sh. duke i
thënë: vendose dorën në gjoks dhe shiko sa shpejt merr
frymë ose vendose dorën në ballë dhe shiko se sa je
djersitur etj. Kjo gjendje përveçse i ndihmon fëmijëve të
çlodhen, ajo u ndihmon atyre edhe të kuptojnë se kur
zemra iu rreh më shumë apo më pak, do të dinë edhe
shkakun e djersitjes.
Aktivitetet fizike mund të kryhen edhe në ambiente të
mbyllura edhe të jashtme. Shumë nga ambientet e
brendshme mund të krijohen p.sh. duke i shtyrë anash
karriget, tavolinat dhe hapësira që krijohet brenda dhomës
dhe mund të shfrytëzohet për realizimin e ndonjë vallëzimi
apo të ndonjë drame, të cilat mund të zhvillojnë tek fëmijët
vetëdije të lartë, ndërsa aktivitetet e jashtme kanë efekte
më të shumta në zhvillimin dhe edukimin e shumëfishtë të
fëmijëve. Jashtë mund të zhvillohen lojëra dinamike, dhe
të ngadalshme, por që kanë efekte shumë të mëdha, p.sh.
ngasja e biçikletës është një aktivitet që i mundëson
fëmijës të zhvillojë aftësinë për një ekuilibër dhe të
përfitojë mundësi për të kontrolluar trupin e tyre.
Përveç ushtrimeve bazike, rëndësi të madhe u kushtohet
edhe ushtrimeve të muskujve fine (ose muskujve të vegjël
të duarve, gishtërinjve), p.sh. prerja më gërshërë apo
vizatime të ndryshme jo vetëm që iu ndihmon fëmijëve në
zhvillimin e muskujve të vegjël por edhe i kënaq dhe i
argëton ata pamasë. Gjatë këtyre ushtrimeve bëhet edhe
koordinimi i lëvizjeve dorë-sy, e cila ndikon në zhvillimin e
saktësive tek fëmijët dhe krijimi i aftësisë që fëmija të
përballet me një jetë mjaft dinamike që dinë ta krijojnë
vetëm ata. Përkundër të gjitha këtyre studimeve dhe
analizës që përmenda më lartë, ne nuk duhet harruar se që
nga krijimi jemi të lirë dhe këtë liri na ka dhënë Perëndia,
prandaj le të jemi model për fëmijët tanë që ata të jetojnë
dhe të lëvizin të lirë. Vetëm kështu ata do të mund ta
kuptojnë të vërtetën që ndodhet në ne, e vërteta se
Perëndia na krijoi sipas shëmbëlltyrës se vet dhe Ai na
krijoi të lirë.
letra e gjallë
edukatë të mirëfilltë.
27
Disa rregulla teknike dhe profesionale për
përgatitjen
e shkrimit
Ndërmjet çdo fjale përdor vetëm një fushë distancë, dhe
kurrë dy ose tri.
Teksti gjithmonë le të jetë në Align left
Kur ta fillosh kryerreshtin e ri, mos përdor distancorin,
apo tabin, por vetëm shkruaj.
Pas çdo kryerreshti përdor një shkallë pushimoreje
Shkruaje njëherë artikullin dhe pastaj mendo për titullin
e artikullit ose edhe ndërtitujt.
Kur të citosh ndonjë autor, shëno edhe emrin e tij.
Mos shkruaj artikull më shumë se një faqe, veçanërisht
nëse je një fillestar.
Shkruaje artikullin, dhe tërhiqu prej tij 3-5 ditë para se ta
dorëzosh – për ta parë edhe disa herë.
Para se ta kesh dorëzuar diskutoje shkrimin me dikë për
korrigjim apo plotësim, dhe mundësisht ia lexon vetës se
si tingëllon krejt shkrimi yt.
Çdoherë të jesh origjinal, pra vetja e jote, krijo stil tëndin;
nëse i konsulton modelet e të tjerëve le të shërbejnë ata
qysh dhe çka mos të gabosh dhe jo të imitosh.
Artikulli gjithmonë të ketë temën bosht.
Mos shkruaj në mënyrë religjioze: duke përdorur shpesh
emrin e Zotit, duke sjellë dogma; shqyrto, analizo, heto
paradokset, kundërshtitë, krahasimet etj.
Shkruaj për atë temë që e di më së miri, dhe konsultohu
me burime të tjera
Rrini me njerëz të ndryshëm, lexoni libra të ndryshëm,
sepse frymëzohuni më lehtë për tema të ndryshme,
regjistro koncepte, pastaj shkruaj ato ditë.
Artikulli duhet të sjellë: mësim, besim, informim,
hulumtim, analizë, pasion, ndijim, dilema, përgjigje
Struktura e artikullit: hyrja (kjo pjesë është tërheqja),
zhvillimi, përfundimi.
Përdor gjithmonë shkronjat diakretike shqipe: ë, Ë, ç, Ç
(dhe jo zëvendësim)
Shkruaj artikullin me fontet Times New Roman, 12
pikësh, normal (jo bold, jo italike, jo underline)
Nëse përmend ndonjë citat, plotësisht, atëherë përdor
thonjëzat
Shkrimin nëse dorëzohet me internet gjithmonë dërgoje
me attachment
Mos shkruaj mbi 10 rreshta pa pasur një pushimore, apo
një kryerresht.
letra e gjallë
Mos shkruaj fjali të gjata.
28
Gjithmonë-çdoherë-gjithsesi-patjetër të përdorësh
fjalorët për qëllime drejtshkrimi, kuptimi, sinonimie etj.
Llojet e artikujve: edukativ, biblik, artistik, shkencor,
dëshmi besimi, argëtues, enciklopedik etj.
Nxit të tjerët që të shkruajnë dëshminë e tyre: kush janë,
çka bëjnë, çfarë kanë besuar, si kanë dëgjuar për
Krishtin, si janë bindur, sa janë të kënaqur dhe sa ka
ndryshuar jeta e tyre (një faqe shkrim)
Nëse ti je një fillestar në shkrime atëherë vetë fillo që ta
shkruash dëshminë tënde dhe organizoje këtë ne tri
pjesë: si ke dëgjuar për Krishtin; si ishte jeta e jote pa
Krishtin; si është jeta e jote me Krishtin.
Bë jetë edhe terreni, sepse gjen tema dhe portrete
njerëzish që të tjerët nuk i shohin, ose i interpretojnë
ndryshe.
Njih folklorin shqiptar, fjalët e urta, shprehjet e moçme
Përdor më shumë sinonime dhe antonime në shkrime.
Lexo veprat më të mira letrare në gjuhën shqipe dhe disa
kryevepra të tjera nga letërsia botërore.
Pas çdo shenje të pikësimit gjithmonë përdore një fushë
distancë, dhe kurrë dy ose tri (rradhor)
Në shkrimet joartistike shkruaj çdoherë vetëm me
vërtetësi, me dobi dhe me bukuri për të tjerët.
Kulturë autoktone nga Malësia e Karadakut
e moçme shqiptare
Shkruan: Femi Halimi
Bashkësia Ungjillore “Ringjallja” Gjilan
Në mes të dy luftërave botërore 19181941 mixha Halim, vëllai i gjyshit tim,
kishte pasur një shitore me mallra të
përziera në Zhegër - një vendbanim log për gjithë Malësinë e Karadakut.
Kishin qenë ata pesë vëllezër nga
Selishta afër Stubllës, lagjja e
Halimëve, nga Seferi. Tregtia, si
gjithmonë, krijon njerëz të fuqishëm dhe autoritarë. Të
gjithë vëllezërit e kishin mbajtur shitoren tok. Pastaj
gjyshi Elezi kishte qenë mjek në zë. Jetullahu e kishte
mbrojtur Malësinë. Kurse Hajra e Uka kishin mbajtur
shtëpinë – Odën - në zë asokohe.
Ditët i kalonin pas punëve e në mbrëmje ishte kënaqësia
e odës! Aty mblidheshin i madh e i vogël në ndejë. Aty
luhej e këndohej. Këngët kreshnike, lojërat e mahitë
s’kishin të sosur. Këndimi fillonte herët para darke. Pastaj
hanin darkën dhe pushonin një kohë. Dhe vinin vallet e
lojërat! Valltarë në zë nga kahmos vinin në odë, për të
luajtur, për të treguar dijen dhe aftësitë në vallëzim.
Instrumentet muzikore asokohe ishin lahuta, meshnica,
Vallet, të moçmet, luheshin, edhe Duarplot! Që do të
thotë se valltarët mbanin në duar, a krahaqafë a bashkë,
armë, vegla, artizanate, prodhime, enë, kostume, endje,
maska etj. Tjetër veçori ishte vallëzimi i grave tok me
burrat. Gratë shpesh kishin ndonjëra autoritet më të
madh se shumë burra valltarë në zë! Një veçori edhe më
e theksuar ishte, si kryesorja, lidhje simbolike e vallëzimit
e lojërave me Besimin në Zotin e Shenjtë! Të tilla ishin
thuajse të gjitha vallet. Veçmas vallja e Shën Mërisë, ose
e Ngrykut - një grua me një fëmijë ngryk. Ose vallja e
Shën Gjergjit - loja deri në vdekje për të mos dhënë
shkopin, trastën dhe brezin. Ose vallja e Lamnajave bekimi i prodhimeve të para të fushës. Ose vallja e
Dushkut - bekimi i pjellorisë, bimëve të fushës dhe
dushkut të ri!
Kryevalle te burrat ishte vallja e Thirrjes për luftë, kurse
te gratë, vallja e Shën Mërisë. Këto valle luheshin në
përmbyllje. Ishin porosi e fuqishme, falënderim Krijuesit
dhe Mbrojtësit tonë, Zotit të Shenjtë, Atit tonë. Ishte
falënderim Atit tonë, për jetën me paqe e begati dhe
përkushtim me përulje njeriu mirënjohës, përkujtues i
devotshëm për të gjitha të mirat që Ati ynë bën për ne.
Për fat të keq, për shkaqet që i dimë, por edhe për
shkaqet që nuk po i dimë, këto valle janë lënë e harruar
krejt. Ka shkaqe po duam t’i dimë, por disa edhe nuk po
duam t’i dimë. Ndërkohë sapo kishte pas përfunduar
Lufta e Dytë Botërore, pushteti popullor(!) kishte e
ndaluar Odën e Halimëve. Kishte mbytur me torturë.
Kishte internuar (mbytur njësoj) Jetullahun e Elezin.
Hajra kishte ikur në Uglar dhe kishte vdekur në rrugë një
ditë pazari në të kthyer nga Gjilani, nga pelimi. Kurse
Uka kishte pësuar trandje në shpirt dhe kishte humbur
mendjen. Pushteti popullor(!) i shuajti dhunshëm,
dhembshëm, sikur shkelet me këmbë, një ditë në
errësirë, në mënyrë që mos të ketë më kush të dëshmojë
për Dritën dhe për Gëzimin!
letra e gjallë
Vallet
brini, fyejt, çiftelitë dhe defet. Lodra e surla nuk kishte
pasur asokohe! Repertori i valleve ishte mbi 30 sosh, që
tashmë janë lënë e harruar krejt. Ishin vallet rituale të
stinëve, vallja e Nuses, e Shën Mërisë, e Shën Gjergjit,
e Lamnajave, e Brymës, e Dushkut, e Mërgimit, e Bilbilit,
e Hutave, e Vekut, e Thirrjes ose e Kushtrimit etj. Vallen
e fundit më 1932 naqellniku i Zhegrës e kishte pas
ndaluar përgjithmonë, ani se atë e luanin edhe më tutje,
tinëz. Këtë valle tripjesëshe, - pjesën e saj të dytë - e
luajti edhe gjatë kohës së monizmit, derisa mundi të
vallëzojë, Hajriz Demiri, nga fshati Demiraj, që ishte një
person karizmatik i kohës. Ai në dasmë thirrej
posaçërisht për të vallëzuar me këtë valle, që çonte
peshe gjithë të pranishmit, të mëdhenj e të vegjël, burra
e gra! Ai vallëzonte duke ecur nëpër supe të të
pranishmëve të ulur në rend të Odës. Pastaj duke kaluar
sup më sup të njerëzve të ngritur. Pastaj ecte murit.
Dikur ia jepte edhe tavanit! Duhej të ishin të fuqishëm
dy vallëtarë ndihmës, për ta mbajtur e ndihmuar xha
Hajrizin, deri në delir!
29
A duhet të heshtë gruaja?
NUK IA VLEN TË DEBATOHET
RRETH GJINISË
Kjo temë e kësaj bisede dhe shumë të tjera të ngjashme
nuk duhet të ripërtërihen asnjëherë. Duhet të kuptosh se
kufizimi i rolit të femrës në shërbesë është e metë
kulturore e jo rezultat i mësimit biblik. Është e vërtetë që
Pali ka çka të thotë për veprimet e grave si në kishë,
ashtu edhe jashtë saj, sikur se u drejtohet edhe burrave.
Në letrën e tij drejtuar Timoteut, ai thotë:
letra e gjallë
Dua pra që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar
të pastra, pa mëri dhe pa grindje. Në mënyrë të njëjtë dua
që edhe gratë të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti
dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë a me rroba
të shtrenjta. Po me vepra të mira, si u ka hije grave që i
kushtohen perëndishmërisë. Gruaja le të mësojë në
heshtje dhe me çdo nënshtrim. Nuk e lejoj gruan që të
mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në
heshtje. Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.
Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në
shkelje. Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë,
në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në
shenjtërim me modesti. (1Timoteu 2:8-15)
30
Ky pasazh shpesh është përdorë për t’i bërë gratë të
heshtin dhe të shmangin ndikimin e tyre në kishë, por ne
duhet së pari t’i kuptojmë disa gjëra për të cilat flet Pali,
e jo të mundohemi t’i zbatojmë në praktikë. Së pari, ai
është duke folur për karakteristika kulturore dhe si ato
ndërhyjnë në ndërtimin e karakterit të krishterë. Pali e bën
të qartë se principet si modestia, hijeshia, perëndishmëria
janë të pakufizuara në kohë dhe duhet të aplikohen nga
të gjitha gratë. Nuk është e thënë që gratë sot nuk mund
t’i rregullojnë flokët e tyre, të bartin stoli margaritarësh
apo rroba të shtrenjta. Shumë nga ne e dimë që karakteri
nuk formësohet si pasojë e këtyre karakteristikave
femërore. Unë kam parë shumë gra të pamoralshme të
cilat vishen si murgesha. Të tjerët na shikojnë se si dukemi
dhe formojnë një mendim se kush mund të jemi, por sytë
e Perëndisë janë shumë më të mprehtë dhe Ai shikon si
duket zemra.
Megjithatë, modestia që nuk komunikohet lehtë përmes
një kodi të veshjes vërehet si nga i drejti, ashtu edhe nga
mëkatari. Edhe pse rrobat nuk e bëjnë një femër,
megjithatë ato herë pas here mund të japin një shije të
pasigurisë dhe ndjeshmërisë së tyre. Ajo që e bën femrën
t’i përcaktojë kufijtë e gardërobës së saj nuk është
standardi i atyre me të cilat punon apo shërben, por
përpjekja për shenjtëri personale. Sinqerisht, mendoj se
kufijtë e shenjtërisë personale përcaktohen nga gjendja e
zemrës tënde për Zotin dhe se si ti dëshiron ta prezantosh
Atë.
Problemi i grave në kishë dhe ajo që disa i mendojnë si
forcë e heshtur thuajse është hipokrizi. Si mund një grua
të hesht nëse këndon në kor? Cila kishë nuk e lejon një
femër t’i këndojë vargjet e një himni? A është kjo një
heshtje e vërtetë? Si mund një grua të ketë ndikim në
financat e bashkësisë, në planin mësimor, të shkruajë
vargje dhe t’i këndojë ato, t’i përgatitë skeçet dhe t’i
realizojë ato, e pastaj t’i thuhet se gjinia e saj e ka të
ndaluar të flas? Në fakt çeku i saj flet, rroba e saj e korit
flet, mësimi dhe shkrimi i saj flasin. Nëse fjalët e Palit do
të merreshin fjalë për fjalë nga shoqëria jonë atëherë një
grua në kishë do të duhej të heshtte gjithherë.
Mendoni që një grua ka bartur mesazhin e parë se Krishti
është ringjallur nga të vdekurit. Ajo e dha lajmin para tërë
burrave. Një grua tjetër vrapoi nga pusi i ujit dhe iu
dëshmoi burrave samaritanë se një njeri i kishte thënë asaj
gjithçka ajo kishte bërë. Një grua e barti Krishtin Fëmijë,
Kontributet e grave janë të shumtë dhe të shumëllojshëm.
Ato kanë vallëzuar nëpër skena, na kanë mbështetur gjatë
luftërave, na kanë edukuar nëpër universitete dhe na kanë
frymëzuar me këngët e tyre. Nëse gratë do të heshtnin, ne
do të privoheshim nga kënaqësia e të dëgjuarit zërin e
Mahalia Jackson nëpër kishat tona. Ne nuk do
kënaqeshim me poezitë e Maya Angelou. Nëse gratë do të
heshtnin, orkestra e kulturës sonë do të ndalonte dhe
kreativiteti i botës sonë do të vyshkej... dhe Shpëtimtari
ynë i ngjallur ende do të ishte i pashpallur nga varri i tij.
Pavarësisht nga shtypja e grave, kisha ka vazhduar të
shërohet nga Katherine Kuhlman, është prekur nga Aimee
Semple McPhersons, është ushqyer nga Nëna Terezë dhe
është rilindur nga Jackie McCulloughs, është mësuar nga
Marilyn Hickeys dhe udhëzuar nga Joyce Mayers. Oh,
shikoni se çfarë do të humbitnim po t’i bënim motrat tona
dhe nënat tona të heshtnim – do të humbitnim aq shumë
mrekulli!
Pra, këndo o shterpë, siç thotë Isaia. Profetizoni ju bija,
siç thotë Joeli. Tani po vjen një gjeneratë e re e meshkujve
të edukuar të cilët e mirëpresin një ringjallje të grave
udhëheqëse. Sikur se Debora, e cila ishte e ulur me
këshillin e gjyqtarëve të Izraelit dhe ishte e aftë ta
udhëhiqte popullin në një betejë, tani edhe ti duhet të jesh
gati të na udhëheqësh aty ku të mundësojnë dhuntitë e
tua. Prediko Fjalën, shtype Fjalën dhe dërgoje me postë
elektronike. Bëj çfarë të duash, vetëm mos qëndro e
heshtur! Ne duhet të dëgjojmë nga ti dhe një ditë kur do
t’i mënjanojmë gjërat fëmijërore ne do t’ju kërkojmë të
falur për gjërat që ju kemi bërë t’i përjetoni. Ndoshta,
dënimi ynë do të jetë humbja e fjalëve dhe zërave
ngushëllues gjatë fatkeqësive. Apo ndoshta dënimi është
me këngët të cilat nuk janë kënduar, predikimet që nuk
janë thënë dhe shumë qytete të humbura të cilat do të
arriheshin nëse një grua nga mesi ynë do të fliste.
Kultura zhvillohet dhe ndryshon gjersa rrethanat kërkojnë
përgjegjësi të reja dhe koha jep një perspektivë të qartë
për vendimet tona në të kaluarën. Gjatë viteve të fundit
kemi parë Papa Gjon Palin II duke kërkuar falje në mënyrë
publike për mos përgjigjen e Vatikanit në lidhje me
holokaustin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Liderët e Lidhjes Baptiste Jugore kanë kërkuar falje
publike që denominacioni i tyre e ka përkrahur skllavërinë
gjatë Luftës Civile të vendit tonë. Duke shikuar prapa,
është shumë e lehtë dhe e qartë t’i shohim gabimet tona,
qoftë në mënyrë pasive duke e lënë padrejtësinë të
veprojë, ose duke marrë pjesë në mënyrë aktive në
padrejtësi. Kultura jonë për gratë e shekullit XX dhe XXI
është zhvilluar në mënyrë marramendëse. Kisha në
mënyrë të ngadaltë po i përgjigjet këtyre lëvizjeve sizmike
të cilat e kuptojnë vitalitetin dhe fuqinë e veçantë të gruas.
Prandaj, këndo motër dhe mos hesht më kurrë!
Marrë nga “God’s Leading Lady” - T.D. Jakes
Përktheu: Fitore Jashari
letra e gjallë
i cili, në fakt sipas Ungjillit të Gjonit ishte Fjala e
mishëruar. Po, gratë kanë vendosur themelin e besimit
tonë, por nuk është vetëm kaq. Si do të ishte shkenca sot
pa një grua si Marie Curie? Si do të ishin lëvizjet për të
Drejtat Civile pa një pioniere si Sojourner Truth? Si do të
ishte mjekësia sot pa kontributin e Elizabeth Blackwell,
gruaja e parë që fitoi titullin mjekësor në SHBA dhe e bëri
themelimin e spitalit të parë amerikan (1857) me personel
të përbërë nga gratë?
31
Politika mund të shlyejë memorien për artin
OPERA
“SCANDERBEG”
E ANTONIO VIVALDIT
Shkruan: Ennio Stipçevic
Që ekzistojnë fragmente të ruajtura të operës
‘‘Scanderbeg’’ të Antonio Vivaldit kam dëgjuar para 15
vjetësh për herë të parë derisa po përfundoja studimet në
Akademinë muzikore në Zagreb. Me rastin e një vizite të
albanologut dhe mikut të shtëpisë sonë Vinko Malaj që i
bëri babait tim ma dhuroi një ekstrakt nga studimi i tij, në
të cilin përshkruhej në mënyrë koncize mbi fragmentet e
operës së Vivaldit, deri atëherë pak të njohura. Ky studim,
edhe pse i shkruar në gjuhën italiane dhe në gjuhën
shqipe, kishte mbetur i panjohur për opinionin dhe
literaturën muzikologjike, ashtu si edhe fragmentet nga
opera ‘Scanderbeg’. Aty bëhej fjalë për fragmentet fare
të panjohura nga një operë e Vivaldit. Disa vite më vonë
botova një studim më të gjerë në një revistë të
specializuar italiane, duke kontribuar që opera
‘Scanderbeg’ definitivisht të përfshihet në begatinë
referative ndërkombëtare të Vivaldit .
Ajo që më befasonte para pesëmbëdhjetë vitesh, akoma
paraqet një mister: për çfarë arsye Vivaldi i hyri një pune
të tillë, për ta shkruar një operë mbi Skënderbeun. Të
shohim se ç’na thotë kurrikulumi jetësor dhe profesional i
Vivaldit mbi fortunën e pazakontë të operës Scanderbeg.
letra e gjallë
Antonio ka lindur më 4 shkurt 1678 në Venedik dhe ka
32
ngelur përjetë i lidhur për lagunën e qytetit të lindjes. Si
dhjetëvjeçar filloi të luajë në violinë në orkestrën e kishës
Shën Marku, kurse pas radhitjes futet në përbërjen
Seminario musicale dell’Opsedale della Pieta. Kur erdhi
në Opsedalle si mjeshtër i violinës, orkestri dhe kori i
vajzave të internatit arritën nivel profesional brenda disa
vitesh, duke i tejkaluar kufijtë e Serenssimes në fillim të
shekullit. Por përpos shkëlqimit të gurtë baroken të fundit
të kishës Opsedale bënte funksionin primar edhe më tej:
ishte ndër katër institucionet më të rëndësishme kulturore
dhe politike të Venedikut. Në Opsedale della Pieta, kishin
të vendosur shëtitoren më të njohur të Venedikut Riva
degli Schiavoni, ku takoheshin fatet e pafat, aty
përkujdesej për fëmijët jolegjitim, jetimët, fëmijët e
luftëtarëve të vrarë në luftërat e ndryshme. Midis
luftërave të shumta që bënte në atë kohë më të
përgjakshmet ishin ato kundër Turqisë. Një prej simboleve
evropiane të rezistencës ndaj rrezikut turk ishte Gjergj
Kastrioti, princi shqiptar nga familja Kastrioti.
Kur Vivaldi e mori ofertën nga Teatro della Pergola në
Firencë, që për sezonin 1718 ta komponojë operën mbi
Skënderbeun, ishte ky një provokim personal i posaçëm.
Ai zaten deri atëherë kishte botuar disa opuse me muzikë
instrumentale, të cilat i siguruan reputacion ndërkombëtar,
Së shpejti bëhet personazh i adhuruar ndër krijuesit
literarë dhe të artit figurativ, të pamfleteve politike dhe
simbol i luftës kundër rrezikut osman. Humanisti dhe
historiani i njohur shkodran, Marin Barleti, profesor në
Dubrovnik, Breshë dhe Padovë në librin ‘De vita et gestis
Scenderbegi’ (Romë,1508-1510) ofron një monografi
bazë, një përshkrim literar i cili ka përjetuar disa ribotime.
Përkthimi i këtij bestselleri në gjuhën kroate i botuar në
Zagreb më 1743 i përkushtohet banit kroat Karl Baqanit,
dhe jo rastësisht vetëm disa vite pas paqes së
Pozharevcit, kur u rivendos kufiri në lumin Sava. Që
Skënderbeu të jetë futur thellë në kujtesën popullore edhe
në hapësirën kroate dëshmon edhe Andrija Kaciq Mioshiq,
në ‘Bisedat me mbretër, banë dhe vitezë sllavë’ trimit
shqiptar i përkushton mbi shtatëdhjetë faqe. Populli
‘slovin’ ka qenë posaçërisht i sensibilizuar për tregimet
dhe legjendat mbi turqit, ndërsa në Evropë ‘Arapi i zi’
shihej me një sy tjetër.
Po si pra rastisi që Vivaldi të shkruajë një operë mbi
Skënderbeun?
As literatura profesionale e vjetër e as ajo më e reja nuk
japin një përgjigje eksplicite mbi këtë çështje. Scenderbeg
sikur është një vrimë e zezë në veprimtarinë e Vivaldit,
andaj duhet të përvjelën mëngët dhe me durim të madh të
hulumtohen burimet. Në bibliotekën nacionale të Torinos,
në kuadër të përmbledhjes së pasur ‘Raccolta Mauro Foa
e Renzo Giordano’ është varrosur autografi i Vivaldit me
gjashtë fragmente nga opera ‘Scanderbeg’, me dy recitale
dhe katër arie, përpos fragmentit të parë, të gjithë numrat
e tjerë janë aty. Nga akti i tretë nuk është ruajtur asgjë.
Edhe pse nga ky material vështirë që mund të
rikonstruktohet dramaturgjia muzikore e operës, por
gjithsesi mund të kënaqeni në shijimin e artit të Vivaldit.
Libreton e ‘Skenderbeut’ e ka nënshkruar Antonio Salvi,
njëri ndër protagonistët e reformës libretiste të shekullit
XVII.
Në teatrin e Pergolës janë bërë të gjitha përgatitjet me
kujdes. Teatri u mbyll në vitin 1712 për restaurime, ndërsa
për sezonin e vitit 1718 u zgjodhën emra të njohur. Publiku
vendor tanimë e njihte dhe e respektonte Salvin, por
Vivaldi po paraqitej për herë të parë në Firencë me operën
Scanderbeg. Tema që kishte të bënte me princin shqiptar
dhe rezistencën ndaj turqve ishte zgjedhur enkas.
Premiera ishte caktuar për 25 maj 1718 duke u dhënë 18
herë deri më 15 gusht. Mbi suksesin e operës dëshmojnë
kronikat firencase dhe historianët e lashtë. Ajo u hoq
papritmas nga repertoari, edhe pse Salvi dhe Vivaldi
bashkëpunuan edhe në tri raste tjera, por nuk u morën më
me tekstin e Salvit, respektivisht me tregimin mbi
Skënderbeun.
Salvi sikur edhe në libretët tjerë tragjikomikë përpiqet të
mos largohet nga faktet historike. Kështu edhe në
parathënien e këtij libreti nuk harron të përmendë
shkodranin Marin Barleci. Tregimin historik e pasuron me
ndodhi dashurie, xhelozie, tradhtie dhe skenave barokene
të protagonistëve. Në një studim recenzencë muzikore të
inspiruar nga ikonografia e Erwin Panofskit, tipologjia e
tiranit Sulltan Amurat nga Opera Scanderbeg krahasohet
me tiparet dekadente të Saturn-Kronos, i cili në momentet
e shkatërrimit i bashkon mëkatet e njerëzimit, si emblemë
e së keqes. Libreti i Skanderbegut përputhet në mënyrë
solide në produksionin libretas të Salvit, ndërsa muzika e
Vivaldit, edhe pse e ruajtur në fragmente, lehtë mund të
njihet për virtuozitetin dhe motoriken instrumentale.
Mbetet pyetja lidhur me arsyet estetike të largimit nga
repertoari të një opere aq të suksesshme. Vërtet këtu nuk
duhet kërkuar sqarime.
Dikur pata fat të gjej një tekst të panjohur të operës
Skanderbeg të Vivaldit në bibliotekën e Institutit të
Gjermanistikës në Romë. Ky libret ishte përgatitur për
shfaqjen e operës në Sienë në sezonin veror të vitit 1718.
Kishte plane që hiti nga Firenca të paraqitet edhe në
Sienë, por që kurrë nuk kishte ndodhur. Historia na mëson
që kur mungojnë gjurmët, dokumentacioni dhe
argumentet, dyshimi bie mbi gishtërinjtë e gjatë të
politikës. Duke filluar nga mesi i vitit 1716 Serenissima
ishte disa herë në luftë me turqit. Betejat zhvilloheshin në
det dhe në tokë, pra edhe në viset kroate. Më në fund më
21 maj 1718 u nënshkrua paqja në Pozharevc, kurse
vetëm katër ditë më vonë hapet sezoni i ri në Teatro della
Pergola të Firencës me operën Scanderbeg. Deri pak më
parë temat e mirëpritura me tematikë antiturke,
përnjëherë ishte më pak interesante, ndoshta edhe e
padëshirueshme për shkak të kujtesave antagoniste, të
cilat duhej sa më parë të harroheshin. Kështu si duket e
pësuan Salvi dhe Vivaldi, që opera e suksesshme
Scanderbeg të gjykohet për harresë. Vetë vendosja dhe
largimi i operës në teatrin firentinas ishte së pari me
motive politike, harresa ishte e përgatitur rrënjësisht,
kështu që opera mbeti me shekuj e harruar edhe për
njohësit më të mirë të veprimtarisë së Vivaldit.
Nëse luftërat na kanë mësuar diçka në hapësirën tonë dhe
në hapësirat që na rrethojnë, kujtesa është e dobët dhe
pabesueshme. Opera Scanderbeg e Vivaldit është fshirë
rrënjësisht nga memorja, ashtu siç di ta bëjë vetëm
politika. Gjashtë fragmentet të ruajtura vështirë që ta
mundësojnë depërtimin në bukurinë e veprës. Këtu edhe
politika është e pafuqishme.
Përktheu: Nebi Jashari
letra e gjallë
por si kompozitor operash kishte marrë vetë disa porosi
nga teatrot lokale venedikase. Tregimi mbi princin shqiptar
kishte marrë konotacione të posaçme politike në fillim të
shekullit XVIII. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu /1403-1468/
u morr qysh në moshën tetëvjeçare dhe u detyrua të
përqafojë islamin, në mënyrë që pas arratisjes nga sarajet
e Sulltanit të kthehet në Shqipëri dhe të vendoset në
Krujë. Në fillim Murati II e pranoi si Princ Shqiptar të
atribuar, por së shpejti shqiptarët vërsulen në sulme për
çlirim, të udhëhequr nga princi i ri. Pas sukseseve fillestare
kundër ushtrisë fuqiplote turke, më 1445 u mund dhe u
detyrua të kërkojë shpëtim në Itali. Pason episodi në
Napoli, ku shpallet udhëheqës i ushtrisë Aragonase
kundër Anzhujve, në mënyrë që në luftën mletako-turke
rishtas të mbrojë Krujën (1466-1467) dhe shkurt pastaj të
vdes. Ishte një ndër luftëtarët e fundit të suksesshëm për
lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, duke u përpjekur pa
sukses të pengojë depërtimin e islamit ndër shqiptarët.
33
Mbi vizatimet e prof. Agim Rudit
Agim Rudi / Temë biblike / Njerëzit e hutuar, të humbur, pa udhërrëfyes
Vizatim / Dimenzionet: 70x100 / Teknikë e kombinuar
Cikli i vizatimeve të Agim Rudit “Temë biblike” publikohen për herë të parë ekskluzivisht
për 10 vjetorin e daljes së revistes “letra e gjalle”. Përdorur me lejen e autorit.
KRYQËZIMI
I BABILONIZMIT
letra e gjallë
Shkruan: Dr. Femi Cakolli, pastor
34
Në vizatimet e ciklit “Tema biblike” të autorit prof.
Agim Rudi kryesisht dominon apersonaliteti
portretizues. I vetmi portret, personalitet, i cili
shfaqet në vizatimet e këtij autori është ai i Jezus
Krishtit, dhe me këtë akt piktori përçon mesazhin
sa artistik po aq edhe biblik se vetëm ky personalitet dallohet prej të tjerëve, dhe kështu është i
vetmi i shenjtë, dhe i vetmi që dallohet mes
njerëzve, sepse Ai nuk ishte vetëm njeri. Përmes
apersonalizimit në fakt prezantohet çdonjëri prej
nesh, p.sh. ata që e ngritën Kullën e Babelit ose
edhe ata që e kryqëzuan Krishtin. Apersonalizimi në
këto vizatime efekton realitetin shpirtëror se njerëzit
janë të zhveshur nga çdo gjë. Ata janë lakuriq. Ata
s’kanë asgjë në duart e tyre përveç shenjave të
gjakut dhe të krenarisë së kotë. Kështu në këtë
cikël ndërtohet edhe mesazhi se kush e kryqëzoi Krishtin. Përgjigja është se këtë e bëri çdonjëri prej
nesh, dhe po ashtu këtu sendërtohet koloriti i kontrastit: natyra e jonë profane kundrejt natyrës
hyjnore të Krishtit.
Një tjetër element dominant në këto vizatime është:
pluhuri, mjegulla, retë, dhembja, rënia, mëkati,
shtegu i humbur, turma të mallkuara e të çmendura,
që çirren, janë të uritur, që nuk flasin mes vete, janë
të lodhur, të zhgënjyer, bartës të dështimit dhe të
dhembjes etj. Turma çdoherë është në lëvizje, dhe
ky është një mesazh biblik që thotë se njeriu është
refugjat, i dëbuar, i huaj, pra i ekzilosur në këtë tokë
sa shpirtërisht po aq edhe trupërisht. Njerëzit në
këto piktura nuk komunikojnë me dikë, e as nuk i
drejtohen njëri-tjetrin, sepse ata pas babilonizmit
(ngatërrimit) ata humbin gjuhën e tyre unikale, dhe
tash nuk dinë të komunikojnë, sepse çdonjëri flet
një gjuhë ndryshe. Pra me fjalë të tjera këtu përfitohet pejsazhi i kalimit prej unikales në diversitet.
Elementi i tretë, dhe më i rëndësishmi në vizatimet
e prof. Rudit është Kulla e Babelit dhe Kryqi. Babeli
këtu na kujton se njeriu çdoherë dëshiron që të jetë
njericentrik, kurse kryqi edhe pse me vdekje, edhe
pse si fakt është po njericentrizëm, pesha biblike e
kryqit është kundërpesha e Babelit, pra ajo është
kristocentrizëm. Kryqi është kristocentrizëm.
Kështu fuqizohet koncpeti i kontrastit edhe më tej:
njericentrizmi (babeli) dhe kristocentrizmi (kryqi).
Njericentrizmi është i ndërlikuar, kurse kristocentrizmi është i thjeshtë. Babeli, i paraqitur në këto
vizatime, megjithëse ishte një refuzim i Hyjnisë,
njeriu gjoja sikur iu hakmor Zotit me kryqin, pa e
ditur se kryqi paraqet dashurinë dhe shpengimin e
njeriut, kurse për autorin ky quhet civilizim. Civilizimi në tokë, sipas piktorit, është për të shkuar lart,
sigurisht jo rrugës spirale të Babelit, por përmes një
rruge tjetër. Prandaj prof. Rudi çdoherë vë në pah
se drejtimi i lëvizjes së njerëzve është i kundërt,
larg, prej Kullës së Babelit.
Madje në një vizatim autori e sheh kryqin në Babel,
dhe Babelin në kryq. Kulla e Babelit shihet edhe në
Betlehem. Autori realisht e sheh Kullën e Babelit
çdokund, bile edhe pse ndodh Përmbytja ose
shkatërrimi i çdo gjëje, ajo nuk ka arritur që ta rraf-
Agim Rudi / Temë biblike / Ndërtimi i Babilonit
Vizatim / Dimenzionet: 70x100 / Teknikë e kombinuar
shojë atë, dhe këtu është kuptimi simbolik se
dëshira e njeriut mbeti po ajo që ishte para kataklizmës. Përfundimisht Babeli, duke qenë në maje të
çdo pikture, pothuajse në të gjitha vizatimet,
prezanton vizionin e njeriut dhe veprën e tij,
përkatësisht privimin nga ky vizion dhe nga kjo
vepër.
Shqiptarët hetohen në dy piktura, dhe përmes kësaj
pjesëmarrje identifikohet edhe prania e popullit tonë
në lavdi dhe në turp. Trashëgimia gjenetike është
rënia e njeriut. Mëkati i Adamit dhe i Evës është
skicuar jo si shkelje individuale e njeriut por si
shkelje e tërë njerëzimit, përkatësisht prishja e fatit
të tij.
Përfundimisht nga pikëpamja ideore dhe tematike
vizatimet e prof. Agim Rudit, edhe pse të profilizuara si “tema biblike”, këto në esencë përbëjnë
një kontemplacion sinergjik i ndërthur në këtë kontrast ideor që e përbën vlerën finale të krijimit të tij
artistik shprehur me këto fjalë konceptuale: babilonizimi i kryqëzimit dhe kryqëzimi i babilonizmit
arkaik dhe modern.
Dhjetor 2007, Prishtinë
letra e gjallë
Agim Rudi / Temë biblike / Pas turmës
Vizatim / Dimenzionet: 70x100 / Teknikë e kombinuar
35
Dëshmi besimi
DUKE QENË ARMIK I KRISHTIT
PËR T’U BËRË MIK I TIJ
letra e gjallë
Unë kam qenë një mysliman shumë i devotshëm i lindur
dhe rritur në Arabinë Saudite. Për 20 vjet të jetës sime
kam praktikuar mësimet e islamit në Arabi në çdo aspekt
të jetës sime. Këto mësime nënkuptonin besimin që islami
ishte religjioni përfundimtar në botë dhe i vetmi i
pranueshëm në botë; që ishte rruga për t’u shpëtuar; se
ata që nuk e pranonin islamin si besim janë të dënuar për
ferr dhe adhurimi dhe veprat e tyre nuk do t’i shpëtojnë
deri sa ata nuk e pranojnë Allahun dhe Muhamedin si të
dërguarin e tij; që shpëtimi për myslimanët është nëpërmjet veprave dhe nuk është i garantuar me përjashtim të
atyre që vdesin në emrin e Allahut; se myslimanët janë më
superior ndaj të tjerëve; se të gjithë jomyslimanët konsiderohen të pafe, përfshirë edhe të krishterët; që Jezus
Krishti është vetëm njeri dhe profet i Allahut, i cili nuk ka
vdekur kurrë në kryq dhe nuk është ringjallur por që është
ngritur në qiej për t’u shpëtuar nga përndjekësit e tij dhe
do të vijë në mbarim të botës për të restauruar islamin si
religjion të vërtetë, për ta vrarë antikrishtin dhe për t’i konvertuar të krishterët në islam. Por gjëja më imponuese me
të cilën jam rritur ka qenë URREJTJA. T’i urrej të gjithë
ata që nuk e adhurojnë Allahun dhe besojnë islamin, përfshirë të krishterët dhe hebrenjtë.
36
Rreth moshës 12 vjeç, kisha mësuar përmendsh gati gjysmën e Kuranit. Qëllimi im ishte ta mësoja të tërin sepse
thuhej që mbajtja mendsh i mbulonte mëkatet dhe të lante
gjynahet. Kur i bëra 15-të isha i gatshëm të vdisja në
rrugën e Allahut së bashku me një grumbull të rinjve që
po shkonin në Afganistan për të luftuar Bashkimin Sovjetik së bashku me Osama Bin Ladenin (i cili ishte hero
për ta në atë kohë). Nuk ishte kërkesa e familjes sime për
të qëndruar arsyeja pse nuk shkova, sepse e dija që shpërblimi që ofrohej të vdisje në rrugën e Allahut ishte
garanci për parajsë me të gjitha mëkatet që do ishin të
falura, por më tepër ishte fakti që ndërsa po rritesha fillova
të deshifroja gjuhën e Kuranit shumë më mirë dhe brenda
saj pash mesazhet e urrejtjes që nuk i kuptoja dhe nuk më
pëlqenin aspak. Nuk mund të besoja që Perëndia mund të
urrente krijesën e tij për faktin që ata nuk e pranonin atë.
Mendova që Perëndia do të duhej të ishte mbi këtë dhe
më i madh se kjo. Por t’i ndaje këto mendime apo dyshime
që kisha me të tjerët mund të më shkaktonte shumë
kokëçarje dhe do ta rrezikonte sigurinë time (sepse dënimi për dyshim dhe blasfemi kundër Allahut ishte vdekja).
Pasi mbarova studimet në Arabinë Saudite unë doja të
vazhdoja me studime pasdiplomike në një vend perëndimor, por kisha një dilemë. Dilema ishte se islami i mësonte
njerëzit të mos i bëjnë shok të krishterët. Megjithëkëtë në
vitet e vonshme të tetëdhjetave unë arrita në një vend
perëndimor dhe isha i mbushur me frikë dhe siklet që do
duhej të kisha punë me të krishterët, por pavarësisht nga
kjo e dija që ishte e domosdoshme për të ndjekur studimet
më të larta.
Pas rreth një muaji në konviktin studentor, unë fillova të
ndjeja nevojën të bëhesha më i afërt me kulturën dhe
mënyrën e jetesës së vendit në të cilën isha. Gjatë kësaj
kohe dëgjova për një program që u ndihmonte studentëve
të huaj të bashkoheshin me familjet e këtij vendi që të mësonin më tepër për kulturën dhe jetën . Shumë pak e dija
që kjo ishte një shërbesë e krishterë. Kështu që u nënshkrova për këtë program; një vendim që do të ndryshonte
rrjedhën e jetës sime përherë. Pas dy jave gati më vonë,
një çift i ri nga programi më kontaktoi dhe kjo ishte familja
e caktuar të punonte me mua. Dhe për gati shtatë muajt
e ardhshëm, kjo familje më dëshmoi DASHURINË që i
tejkaloi plotësisht pritjet e mia, DASHURI të cilën nuk e
kisha përjetuar as nga njerëzit e mi myslimanë. Vonë gjatë
atij viti kjo familje më ftoi në shtëpinë e tyre për darkë
dhe ishte atëherë kur kuptova që kjo familje ishte e krishterë sepse më pyetën nëse mund të luteshin dhe unë i
dëgjova lutjet e tyre. Më duhet ta pranoj, zemra ime u fundos. Kurrë se kisha kuptuar që të krishterët ishin të
mbushur me një DASHURI të tillë dhe të mos urrejnë
sikurse besimi im më dukej mua. Është për t’u përmendur,
kjo familje kurrë nuk e kishte ndarë ungjillin me mua; por
më saktë e dëshmuan dashurinë e Krishtit me anë të
veprimeve të tyre. Po atë ditë, unë dola nga shtëpia e tyre
me dyshime të mëdha për besimin dhe mësimet e mia. U
Disa vite më vonë pas diplomimit, iu bashkova një kompanie lokale dhe atje takova edhe një zotëri të rilindur të
krishterë, i cili ishte një model i të jetuarit të krishterë. Isha
shumë i impresionuar me besimin e tij; ecjen; gëzimin;
paqen dhe dritën që po shkëlqente nga ai. Ai ishte pas
asnjë dyshim, ndryshe nga të gjithë të tjerët. Dhe kur më
ftoi në shtëpinë e tij për darkë, vura re që edhe fëmijët
dhe gruaja e tij ishin plotësisht të njëjtë si ai. Ata ishin të
njëjtë me familjen që kisha takuar në kolegj. Ishte pikërisht
atëherë kur nuk mund ta mbaja më kureshtjen dhe e pyeta
pse ishte kaq ndryshe nga të tjerët. Ai pastaj vazhdoi të
ndante dëshminë e tij me mua dhe më tregoi që ishte i krishterë i rilindur. Kjo ishte si rezultat që ai kishte pranuar
Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar dhe u bë ai që ishte pa
asnjë përpjekje nga ana e tij. Ndonëse, sikurse familja e
mëparshme, ai asnjëherë nuk e ndau Ungjillin me mua dhe
sërish u dashurova me Krishtin i cili i ndryshonte këta
njerëz.
Që nga ky moment e tutje, Zoti lejoi që unë të kaloja një
numër të sprovave dhe rrethanave në jetë nëpërmjet të
cilave u bëra shumë i interesuar për të ditur më shumë
rreth tij. Në vitin 2001, vendosa të shkoja në një kishë të
krishterë (kundër çdo gjëje që më kishte mësuar besimi
im dhe kundër të gjitha mundësive sepse një mysliman i
vërtetë nuk do të shkonte kurrë në një kishë të krishterë).
Pas 6 muajve dhe pas studimeve të Ungjillit të Gjonit në
kishë çdo të diel, unë mësova kush ishte Krishti.
Në atë vit, pas asnjë hije të dyshimit, e pranova Krishtin
si Zot dhe Shpëtimtar. Duke qenë armik i Krishtit dhe i krishterimit në përgjithësi, për t’u bërë një krishterë i rilindur
që do të bënte çmos për t’i shërbyer Perëndisë. Dhe për
disa muaj dhe me anë të sprovave në jetë, arrita të kem
një marrëdhënie personale me Zotin; të varem plotësisht
nga ai dhe ta përjetoj tërësisht në jetën time. Gjatë kësaj
kohe ai e shpalosi madhështinë e mahnitshme të tij ndaj
meje në mënyrë të tillë që kurrë të mos e mohoj dhe
dyshoj. Që atëherë, jeta ime ka ndryshuar përjetë dhe
unë nuk jam më ai që kam qenë dikur.
Ju lutem keni parasysh që mesazhi i Ungjillit nuk është
ndarë kurrë me mua gjatë tërë kohës së hulumtimit tim
dhe as që e kisha dëgjuar në tërësi deri pas pranimit të
tij. Momenti kthyes në jetën time ka qenë thjesht aksioni
i DASHURISË nga dy familje të krishtera që shkëlqenin
dritën e Krishtit, sikurse ishin urdhëruar nga ai tek Mat.
5:16 “Ju jeni drita e botës... Andaj le të shndritë drita juaj
para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej”. Nëpërmjet veprimeve të
tyre të dashurisë arrita ta njoh Krishtin dhe nëpërmjet
dashurisë së tyre, Ati ynë në qiell është përlëvduar dhe do
të vazhdon të jetë i tillë. Ne shpesh mund të mos e shohim
thjeshtësinë e ungjillit, që DASHURIA ishte urdhëresa më
e madhe e dhënë nga Krishti. Ne harrojmë që mesazhi
është KRISHTI dhe jo KRISHTERIMI, që ne jemi mesazhi
në mënyrën se si e prezantojmë Krishtin tek të tjerët dhe
kjo mund të bëj ndryshim të thellë në jetët e atyre që na
shikojnë, sikurse ndodhi edhe me mua kur isha duke i
vështruar ata po ashtu.
Miq, në qoftë se nuk keni bërë një vendim në jetën tuaj
për të njohur Krishtin dhe ta pranomi si Zotin dhe Shpëtimtarin tuaj, si të vetmin Perëndi të vërtetë, unë lutem që
do ta bëni këtë që sot. Në momentin që e bëni këtë, ju do
të filloni një rrugëtim që do të ndryshojë rrjedhën e jetës
suaj, por e vetmja mënyrë për ta pranuar është, t’i bëni
rezervimet e juaja me Krishtin në këtë moment, sepse jeta
është shumë e shkurtër dhe ne nuk kemi kontroll ndaj asaj
çfarë mund të na ndodh në sekondën tjetër.
Paqja e Perëndisë ju bekoftë ju dhe familjet tuaja.
Mutee’a Al -Fadi
Përktheu: Hilki Berisha
letra e gjallë
zotova ta hulumtoj krishterimin për të kuptuar më tepër
për këtë Jezus që bënte aq ndryshim të thellë në jetën e
dikujt, që ofronte gëzim dhe paqe që nuk i kisha parë më
parë dhe që ishte burimi i dritës që shkëlqente nga ta.
37
Dashuria në Bibël dhe në Kuran
DASHURI
lavdërohen (S.31:18; 57:23); të shfrenuarit (S.28:76);
jobesimtarët (S.30:45); asnjë tradhtarë e bukëpërmbysë
(S.22:38); gënjeshtarët e mëkatarët (S.4:107).
E PAKUSHTËZUAR
SI QENKA KJO???
Sipas sures 85:14 “Ai është që falë mëkatet, është i
dashur”. Por ndaj kujt Perëndia është i dashur? Siç vihet re
më lart ndaj kategorisë së njerëzve që bëjnë mirë, që pendohen, që besojnë, që e duan atë, që luftojnë në rrugën e tij
por kurrsesi jo ndaj mëkatarëve, ndaj atyre që e teprojnë,
gënjeshtarëve e mendjemëdhenjve. I dashur ndaj të devotshmëve, i padashur ndaj jobesimtarëve!!! Çfarë tregon kjo?
Që dashuria e Perëndia e shfaqur në Kuran ndaj njerëzve
është e pakushtëzuar? Absolutisht jo! Nuk mund të jetë
dashuri e pakushtëzuar përderisa dashuria e Perëndisë
është seleksionuese për kategori të caktuara njerëzore. Ajo
është dashuri e kushtëzuar. Nuk mund të jetë kjo dashuria
AGAPE për të cilën Jezusi ka urdhëruar (Mat. 5:44-46),
“Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni
mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe ju përndjekin, për të qenë bij të Atit tuaj, që është
në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe
mbi të këqijtë, dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të
padrejtët. Sepse po të doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi do të keni? A nuk bëjnë kështu edhe tagrambledhësit?”
Është tendencë e vazhdueshme e apologjetikëve islamikë
në përgjithësi por edhe këtu në Kosovë në ueb-sajtet antikrishtere, për t’i atribuuar këto karakteristika të dashurisë
së pakushtëzuar AGAPE, Perëndisë së manifestuar në
Kuran. Por asnjë varg nga ato më lart nuk e dëshmon këtë.
Është me të vërtetë interesant fakti që edhe në mesin e
nëntëdhjetë e nëntë emrave të Allahut nuk haset emri
dashuri asnjëherë. Andaj, nuk është aspak etike dhe në
natyrën e Perëndisë sipas Kuranit të thuhet që dashuria e tij
është e pakushtëzuar përderisa determinizmi i tij shpesh
përcakton fatin e përjetshëm të njeriut (S. 16:93 “Sikur të
dëshironte Allahu do t’ju bënte një popull, por Ai e lë të
humbur atë do dhe e udhëzon tjetrin që do, e patjetër do të
përgjigjeni për atë që vepruat”). Gjithsesi, nuk është tendenca këtu për të diskredituar një sistem besimi, por për të
theksuar natyrën e ndryshme të Perëndisë sipas Biblës dhe
Kuranit dhe në veçanti dashurinë e pakushtëzuar të tij, e cila
është cilësi karakteristike vetëm për Perëndinë YAHVEH të
shfaqur në Bibël.
Tek Romakëve 5: 6-9 thuhet: “Sepse, ndërsa ishim akoma
pa forcë, Krishti vdiq në Kohën e tij për të paudhët. Vështir
se vdes dikush për një të drejtë; mbase ndonjë do të guxonte për një njeri të mirë. Por Perëndia e tregoi dashurinë
e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti
vdiq për ne. Shumë më tepër tani, duke qenë të shfajësuar
në gjakun e tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të
tij”. Vetëm tre kapituj më vonë pikërisht në këtë libër
(Rom.8:35-39) thuhet: “Kush do të na ndajë nga dashuria e
Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të
zhveshurit, a rreziku, a shpata? ... Në të gjitha këto gjëra
ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.
Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as
pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e
ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë krijesë tjetër,
nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që
është në Jezus Krishtin, Zotin tonë.” Pra le të më thotë
ndonjëri nëse kjo nuk është dashuri e pakushtëzuar atëherë
çfarë është!!!
Shkruan: Hilki Berisha
Bashkësia Besëlidhja Ungjillore, Prizren
letra e gjallë
Nëse të krishterët do të ishin pyetur se
cila është karakteristika kryesore e
natyrës së Perëndisë, shumica e tyre do
të ishin përgjigjur pa ndonjë hezitim
“DASHURIA”. Po të njëjtën pyetje nëse
do t’ua kishim adresuar myslimanëve, ka
shumë mundësi që përgjigja të jetë “ALLAHU AKBAR”, pra Allahu është më i
madhi, Allahu është i Gjithëfuqishmi. Përgjigjet janë të
ndryshme, jo se këto nuk janë të vërteta por që theksojnë
specifikat kryesore të Perëndisë të zbuluara sipas librave të
tyre të shenjtë.
Për të krishterët Perëndia është dashuri që e dëshmoi këtë
në të dërguarit e Birit të tij për shlyerjen e mëkateve të
njeriut dhe për të jetuar nëpërmjet tij. Ata e duan Perëndinë
sepse Perëndia i deshi i pari edhe atëherë kur ata jetuan në
injorancë dhe mosbindje ndaj tij. Perëndia i do njerëzit aq
shumë sa që u dha privilegjin të quhen bij të Perëndisë. Ai
u dha atyre jetë të re dhe siguri të përjetshme në të jo sepse
e merituan atë por sepse Perëndia duke qenë dashuri dërgoi Birin e tij që askush të mos humbasë por të gjithë të gjejnë shpëtimin në të. Të kam dashur me dashuri të
përjetshme, të kam tërhequr me dashamirësi thotë Perëndia
i Biblës. Andaj, nuk është për t’u hamendësuar që përgjigja
e të krishterëve do ishte dashuria që rrjedh nga vetë fakti se
në Dhiatën e Re fjala ‘dashuri’ përmendet më se 250 herë.
Do të ishte e padrejtë për të thënë që në Kuran nuk përmendet fjala dashuri, ajo përmendet 23 herë. Dhe me anë të
përmbledhjes së të gjitha këtyre rasteve, natyrisht dëshmohet natyra e Allahut që del nga kjo. Le t’i analizojmë
shembujt më parë kë Allahu e do:
Bamirësit (S.2:195; 3:134; 5:93); ata që pendohen dhe ata
që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme (S.2:222;
9:108); ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (S.19:96);
ata që e duan atë (S.3:31; 5:54); ata që luftojnë në rrugën
e tij (S.61:4); të drejtit (S.49:9; 60:8; 5:42); të devotshmit
(S.9:4,7); ata që bëjnë mirë (S.5:13).
38
Ne vazhdën e studimeve tona të këtij karakteri, kemi hasur
edhe vargje që reflektojnë se Allahu nuk i do:
Ata që e teprojnë (S. 2:190; 7:55); ngatërresat
(çrregullimet) dhe ata që i bëjnë ato (S.2:205; S.28:77);
besëprerët (mohuesit) e mëkatarët (S.2:276); tradhtarët
(S.8:58); shkapërderdhësit (S.6:141; 7:31; 5:87);
zullumqarët (S.3:140; 42:40); mendjemëdhenjtë që
Reformatori
Iu preferojmë Librin
Është shumë e çuditshme, dhe ndoshta shumë e
pandershme, nga ana jonë si komunitet, pse nuk e kemi
pasur deri tani këtë botim në duart e lexuesve.
Martin Luteri pasi i vendosi 95 tezat e tij në kishën e
qytetit të Vitenbergut më 31 tetor 1715, atëherë la
porosinë se do të kthehej pas tri ditësh që do t’i mbronte
publikisht këto teza. Tri ditët ishin simbolikë biblike, dhe
kishte kuptimin e ditëve të ringjalljes së Krishtit, me këtë
anologjia ishte në ringjalljen e kishës së vërtetë krishtere
në parimet ungjillore dhe në parimet e kishës së hershme
krishtere, para se ajo të romanizohej (katolocizmi) ose të
helenizohej (ortodoksizmi).
T’u hedhim një sy shpjet këtyre tezave të famshme. Gjëja
e parë që na bie në sy si një lexues modern i këtij
materiali është evidencimet e problemeve teologjike të
cilat ishin aktuale në kishën katolike gjatë fillimit të shek.
XVI, dhe këto ishin: indulgjencat (shitblerja e letrave që
garantonin faljen e mëkateve) e që Luteri këtë e quan
pendesa sakramentale; prifti nuk mund të shërbejë si
ndërmjetësues për faljen e mëkateve; shpikja e
purgatorit; komercalizimi i finesave shpirtërore (nëse jep
paranë do të dalësh nga purgatori); autoriteti jo biblik i
papës qoftë si pozitë e funksion por edhe si ndërhyrje në
pushtetin frymor të Zotit – në një tezë Luteri thotë se
nëse papa i dashur paska aq shumë autoritet pse ai nuk
i zbraz njerëzit nga purgatori por i kërcënon t’i dërgojë
atje – ose përse kurrë papa, megjithëse është njeriu më
i pasur në botë nuk ndërton një kishë; heshtja e Fjalës së
Perëndisë nëpër Kisha nga ndërhyrja e papës dhe e
surrogateve të tij; në vend të ceremonive të ketë 100
herë më shumë ungjill kujtdo, dhe shton se thesari më i
madh i kishës duhet të jetë ungjilli dhe jo paratë, sepse
përmes parave pasurohen të pasurit kurse përmes
ungjillit pasurohen të varfrit; keqpërdorimi i kryqit sikur
në rastin se kryqi i indulgjencave barazohej nga papa me
kryqin e Krishtin, dhe për këtë teologu dhe mjeshtri Luter
thotë se është blasfemi; të krishterët parajsën e kanë të
sigurt më shumë në bazë të vetëmohimeve të tyre
personale në Krishtin sesa nëpërmjet sigurisë së paqes
që predikohet nga kleri; Luteri thotë se dashuria mund të
rritet vetëm me veprat e dashurisë dhe jo përmes
veprave të lëmoshës, letrave të faljes etj.
Sot në botë dëshmojnë se janë më shumë 600 milionë
njerëz protestantë, kurse shumicën e tyre e përbëjnë
këto shtete: Amerika, Britania e Madhe, Gjermania,
Holanda, Zvicra, Çekia, Suedia, Danimarka, Norvegjia,
Finlanda, Koreja e Jugut etj. Edhe në Kosovë Kisha
Protestante është prezente, së paku prej vitit 1884.
Ky botim po del në shenjë të 490 vjetorit të
Reformacionit, ose të shfaqjes së Kishës Protestante.
F. C.
letra e gjallë
Titulli: 95 Tezat e Luterit
Autori: Marthin Luter
Faqe: 32
Formati: A6
Botues: Shtëpia Botuese TENDA
Viti dhe vendi i botimit: 2007, Prishtinë
Tirazhi: 2000
Lloji i librit: Doktrinë
39
10 Vjetori i Shtëpisë Botuese TENDA
LUTU
LEXO
SHKRUAJ
BOTO
SHPËRNDAJ!
kjo që është sot. Një njeri atëherë tha: m’i jepni shkronjat
(e plumbit) dhe unë do ta ndryshojë gjithë botën. Kështu
filloi protestantizmi dhe roli i tij në përhapjen e ideve dhe
të zhvillimit të lirisë dhe të idesë njerëzore. Rrjedhimisht
duke menduar kështu filluam edhe ne, pasi ndjeheshim si
protestantë, dhe që vetëm të besojmë, e vetëm që të
flasim na dukej pak, me fjalë të tjera nuk na dukej se jemi
protestantë. Edhe sot them, se të jesh i krishterë
protestant dhe mos të botosh asgjë vështirë se mund të
quhesh kështu, edhe pse tash shumë e shumë organizata
dhe bashkime të tjera sociale e politike për këtë pikëpamje
ata janë më protestantë se protestantët. Prapaganda si
mjet në botë u shtri nga protestantët.
Shtëpia Botuese TENDA Prishtinë 2007
Kur kam lexuar Biblën jam habitur se sa herë e ka
urdhëruar Zoti njeriun që të shkruante, dhe kështu e kam
zbatuar në jetën time kurdoherë që në Bibël kam hasur
fjalët e Zotit, si “shkruaj dhe hidhi në një libër që të
kujtohen nga brezat” duke e konsideruar diçka personale.
Kjo frazë është nga Bibla, thënë para më shumë se 3400
vjetësh. Kjo nuk do koment tjetër.
letra e gjallë
Tash po bëhen 10 vjet që kur Shtëpia Botuese “TENDA”
ka nis me veprimtarinë e saj. Megjithëse ne jemi në një
rrugë të Prishtinës ku shumë të rinj kalojnë pranë, disa
prej tyre pasi hyjnë në lokalet tona ata më pyesin se ku
është shtëpia e Shtëpisë Botuese Tenda?! Çdoherë kjo
pyetje më ka ngjallë simpati për shkak të konkluzionit
logjik dhe të përceptimit pamor. Për këta të rinj emërtimi
“shtëpi” për botuesit duket se është ende abstrakt, sepse
kur e shohin se nganjëherë vërtet ndonjë botues nuk ka
madje jo një shtëpi, por as një zyrë e as ndonjë kompjuter,
atëherë plotësisht bie në vend përqasja e këtyre të rinjve,
e sidomos kur e krahason me thënien popullore “jam ba
shpi” ose “ai ka shpi” vërtet nuancon shumë.
40
Kështu vërtet ne kemi filluar para 10 vjetësh, kur nuk e
kishim një shtëpi, dhe nuk kishim ndonjë kompjuter të
shtëpisë botuese. Më kujtohet, si editor i Tendës, se
atëherë në fillim shkrimet dhe përgatitjet e botimeve tona
i shkruanin me dorë, me makinë shkrimi dhe pastaj
shkonim tek dikush që kishte kompjuter, kurse ne edhe
atëherë quheshim “Shtëpia Botuese trala la la...”.
Kur lindi reformacioni ai u bazua kryesisht në shtypjen e
librave, pra të Biblës në radhë të parë, dhe pa këtë vizion
e pa këtë mundësi sigurisht se kurrë nuk do të ndodhte
Deri tash Tenda ka botuar mbi 80 tituj botimesh, dhe disa
prej tyre janë tituj shkruar nga shqiptarët e Kosovës, dhe
kjo është arritje e madhe. Një tjetër arritje është se
botimet tona shiten ose kërkohen për t’u blerë edhe nga
disa vende nga Evropa dhe jashtë saj. Në Kosovë Tenda ka
trend të mirë në botimin e literaturës së krishterë, dhe
shumë persona që nuk shihen kanë investuar në të qoftë
me frymë dhe me mjete tjera.
Ndjej gëzimin, kënaqësinë dhe bekimin që Tenda ka pasur
një ekip shumë të çmuar përkthyesish, shkrimtarësh,
redaktorësh, lektorësh, librarësh, si dhe me krijimin e
kontakteve tjera nga panairet e librit, nga shtypshkronjat,
nga editorët, nga seminaret dhe konferencat për botues
dhe shkrimtarë që janë mbajtur në Kosovë ose jashtë saj.
Deri sa nuk zhvillohet në masën e duhur shërbesa e
botimit të literaturës krishtere në Kosovë dhe në Shqipëri,
do ta kemi të vështirë të besojmë se është rrënjësor thellë
ungjilli dhe jeta e krishterë në kishat dhe në zemrat e
njerëzve tanë.
Femi Cakolli
10 Vjetori i Revistës letra e gjallë
Ka qenë mesi i vitit 1994 kur ka shkrep së pari vizioni për
të pasur një revistë ungjillore në Kosovë, megjithëse
atëherë këtë projekt e patën quajtur fletushkë, e pastaj
gazetë dhe më në fund revistë. Dhe u desh që të presim
edhe tri vjet të tjera deri sa ia arritëm qëllimit. Një
maratonë e gjatë por plot këmbëngulësi. Mua më kujtohet
tani si kryeredaktor i “letrës së gjallë” bashkëpunëtorët e
parë të mi kanë qenë: Qefsere Nishevci (gazetare dhe
lektore), Bekim Beka (gazetar), Pleurat Sejdiu (realizues
kompjuterik), Tomor Rudi (dizajner), Hajdar Fejzullahu
(shtypshkronjë) dhe Stive Meaning (donator; ky person
na i dha 200 DM për ta bërë realitet numrin e parë, i cili
është botuar vetëm në 16 faqe, dhe në tirazh prej 300
kopjesh). Kështu ia nisi.
Deri tash nuk mund të krenohemi sesa numra kanë dalë,
por ajo që më bën të lumtur me këtë revistë është se tani
kjo i shërben gjithë komunitetit protestant në Kosovë, e
edhe në Shqipëri, dhe si e tillë është e vetmja. Gjë tjetër
që kam parë me sytë e mi është se shumë të krishterë
Më kujtohet kur numri i parë ishte bërë gati si shtyp, dhe
mendoj se data ishte 20 dhjetor, dhe pastaj u shpërnda në
mënyrë të organizuar në kremten e Krishtlindjes, dhe ishte
një gëzim i madh, sepse të gjitha këto punë bëheshin në
mënyrë të fshehtë nga kontrollet e policëve dhe të
inspektorëve serbë që e dominonin Prishtinën në fund vitin
e 1997-ës.
Më kujtohet sidomos numri i katërt i cili ka një histori
shumë të dhimbshme. Të gjitha shkrimet ishin bërë gati
në Prishtinë, dhe tani ishin në kompjuterin e Tomorit, dhe
pastaj plasi lufta, dhe ai për çudi dhe për zell ndaj kësaj
pune merr me vete heard diskun dhe i shpëton të gjitha të
dhënat dhe shihemi në Tetovë, dhe pastaj grafikisht është
bërë gati ai numër në Maqedoni, dhe ishim gati për ta
shtypur atje, atëherë u kthyem në Prishtinë, dhe u shtyp
në Rilindje.
Numri i cili ka pasur botueshmëri më të madhe ka qenë
numri i pestë, dhe është shtypur në 10000 kopje, dhe
është shpërndarë në mënyrë të organizuar. Kështu ka
ndodhur edhe me disa numra të tjerë vijues, por pastaj
lindi sherri dhe është sabotuar nga shitësit nëpër kioskat,
sepse e kanë parë si një revistë që “po i shtin njerëzit me
ua ndërrue fenë”.
Ja sot ku jemi këtu, dhe ne po synojmë që edhe më tej
moton e kësaj reviste ta bëjmë të zbatueshme dhe hije
drite për çdo lexues: “Ju jeni letra e jonë, e shkruar në
zemrat tona, e lexuar nga të gjithë njerëzit, duke qenë
manifestuar se jeni një letër e Krishtit, e hartuar me anë
të shërbesës sonë, dhe e shkruar jo me bojë, por me
Frymën e Perëndisë së gjallë, dhe jo mbi rrasa guri, por
mbi rrasa të një zemre mishi” (2Kor.3:2-3)
Femi Cakolli
letra e gjallë
JU JENI
LETRA JONË
E SHKRUAR
NË ZEMRAT
TONA!
janë rritur me këtë revistë. Pastaj pikërisht nëpër faqet e
“letrës së gjallë” së gjallë shumë veta i kanë bërë hapat e
parë të shkrimit dhe të punëve të tjera, dhe tani ata janë
bërë njerëz të aftë dhe profesionist. Këtu kanë pasur
rastin t’i japin dëshmitë e tyre shumë të krishterë nga
Kosova. Me një fjalë “letrën e gjallë” e shoh si një
minishkollë.
41
!?
Letrat e lexuesve
Pyetje dhe përgjigje
Pyetje: Nëse islami nuk është nga Perëndia, pse
atëherë është religjioni me rritje më të shpejtë në
botë?
Përgjigje: Numri total i ndjekësve të një besimi nuk
është indikacion i validitetit të një religjioni. Krishterimi nuk ka paralajmëruar asnjëherë që do jetë religjion për shumicën e botës, por më tepër është për
ata që e kërkojnë të vërtetën dhe që në numër janë
të paktë. Jezusi tek Mateu 7:13-14, thotë: “Hyni
nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e
hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe
shumë janë ata që hyjnë në për të. Përkundrazi sa
e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha
që çon në jetë? Dhe të paktë janë ata që e gjejnë!”
Lëvizjet qe zakonisht ndjekin përmbushjen e dëshirave fizike janë më të përhapura dhe më atraktive
se ato që përpiqen të përmbushin shpirtin. Ata që
zgjedhin të shkojnë në rrugën e gjerë përfitojnë nga
kjo, ndërkohë që ata që hyjnë nëpër rrugën e
ngushtë sakrifikojnë duke kaluar nëpër të. Myslimanët shtohen kryesisht për shkak të lindjeve të
shumta pasi ata martohen me shumë gra.
letra e gjallë
Pyetje: Përse të krishterët e kritikojnë dhunën në
Kuran kur Bibla është e mbushur me dhunë dhe
tjetra si i komentoni kryqëzatat në mesjetë apo
luftërat në Ballkan?
42
Përgjigje: Ndonëse në Dhiatën e Vjetër përshkruhen raste të tilla të dhunës si njerëzit kundër
mbretit apo mbretërit kundër mbretërve, pothuajse
të gjitha janë bërë kundër vullnetit të Perëndisë dhe
dhunuesit në këtë rast janë gjykuar dhe dënuar nga
Perëndia. Raste të tjera të dhunës që paraqiten janë
gjykime të Perëndisë ndaj kombeve të ndryshme që
kishin zgjedhur të mos i bindeshin Perëndisë për të
ndotur shoqëritë dhe botën me mëkatet e tyre, dhe
kjo ishte për të ndaluar të keqen si pasojë nga ta.
Ndërmarrje të tilla direkte të Perëndisë ishin përmbytja me anë të vërshimeve gjatë kohës së Noeut,
pastaj shkatërrimi i Sodomës dhe Gomorrës. Në
raste të tjera Perëndia kishte urdhëruar njerëzit e
tij t’i eliminonin këta popuj të këqij. Dhe të gjitha
këto ishin me qëllim që Perëndia do të shfaqte
karakterin e tij të pastër, të shenjtë, të drejtë dhe
gjykues ndaj mëkatit. Megjithëkëtë, periudha e Dhiatës së Re karakterizohet me një qeverisje krejt
tjetër të bazuar në hirin e Perëndisë. Ndër temat
kryesore të mësimeve të Jezusit ishte falja. Kur atij
i sollën gruan për ta gurëzuar që ishte zënë në tradhti bashkëshortore, ai i dha asaj një rast të dytë
(Gjon. 8:7). Jezusi mësoi për t’i mos rezistuar të
keqes por për të kthyer faqen tjetër (Mat. 5:39).
Jezusi e qortoi Mateun për përdorimin e shpatës
(Mat.26:52) dhe shumë të tjera. Andaj krishterimi
i bazuar në mësimet e tij është religjion shpirtëror
dhe paqësor dhe nuk thërret për okupim fizik të territoreve apo sundim politik mbi njerëzit. Kryqëzatat
që ju përmendni edhe pse ndoshta janë bërë në
emër të krishterimit nuk kanë pasur bazë biblike
prandaj edhe luftërat e tilla nuk janë kurorëzuar me
sukses, sepse nuk kanë pasur mbështetjen e
Perëndisë. Sa i përket luftërave në Ballkan duhet
thënë që është një perceptim i gabuar i politikës
ekzistuese nga ana juaj sepse luftërat e tilla nuk
kanë pasur prapavijë religjionin por kanë qenë të
karakterit etnik më tepër. Gjithsesi krishterimi nuk
miraton sjelljet barbare ndaj askujt pavarësisht religjionit që ata i takojnë. Kjo është vërejtur edhe në
luftërat e fundit përfshirë Bosnjën dhe Kosovën ku
të krishterët kanë qenë ata që kanë ndikuar në
ndërprerjen e dhunës dhe mbrojtjen e popullatës
myslimane. Në kontrast të kësaj kemi shtetet me
qeverisje myslimane që kanë ndërmarrë gjenocide
ndaj popullatës së tyre krishtere siç është rasti i Sudanit Jugor ku qeveria ka dekretuar vrasjen e mbi 2
milionë të krishterëve dhe animistëve deri tani dhe
nuk kemi parë asnjë qeveri myslimane të ndërhyjë
për ta.
Pyetje: Nëse poligamia është e gabuar, pse është
praktikuar vetë në Bibël?
Përgjigje: Poligamia është kundër natyrës njerëzore.
Asnjë grua, qoftë hebreje, krishtere apo myslimane
nuk do të ishte e lumtur për të parë ndonjë grua
tjetër në krahët e burrit të saj. Kur Perëndia krijoi
Adamin, ai i krijoi atij një Evë dhe jo katër. Perëndia
nuk dizajnoi poligaminë në Dhiatën e Vjetër. Ishte
zgjedhje e njeriut dhe një element korruptues për
të. Gratë e Solomonit ia korruptuan jetën atij sa që
u bë i pabindur ndaj Perëndisë duke adhuruar idhuj
në vend të tij. Në Dhiatën e Re, Jezusi e bëri të
qartë që një grua duhet të jetë për një burrë. Ai tha:
“Që në fillim të krijimit, Perëndia bëri mashkull e
femër. Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë
e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan
e tij; dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu
Pyetje: Nëse krishterimi është kaq i mirë, si mund të
ndodhë që ka nivel më të lartë të divorcit, përdorimi
të alkoolit, abuzimit të drogës, priftërinjtë që
dhunojnë fëmijët dhe homoseksualët duke u
martuar nëpër kisha?
Përgjigje: Divorci nuk është i lejuar sipas krishterimit përveç në rastin e tradhtisë (Mat.19:3-9).
Alkooli, droga dhe sjelljet tjera destruktive janë që
të gjitha të ndaluara në krishterim (1Kor. 6:19-20).
Kurvërimi me fëmijët dhe të rriturit është i dënuar
sipas krishterimit (1Kor.7:18). Homoseksualiteti
është i ndaluar në Bibël (Rom.1:26-27) dhe është
quajtur gjë e neveritshme (Lev.18:22). Për shkak të
homoseksualitetit Perëndia shkatërroi Sodomën
dhe Gomorën. Andaj është shumë e qartë që
kushdo që i bën këto mëkate qoftë edhe ata që
mund të quhen të “krishterë” nuk janë në fakt të krishterë, sepse nuk praktikojnë mësimet e krishterimit. Si mjet për të gjykuar një religjion është
Libri i Shenjtë që i përket atij religjioni e jo ata që i
thyejnë këto urdhërime.
Pyetje: Kë e ka marrë për grua Kaini?
Përgjigje: Shumë skeptik e kanë përdorur këtë situatë si mënyrë për të diskredituar të vërtetat biblike
në librin e Zanafillës. Për ta duhet të ketë ekzistuar
një racë tjetër e njerëzve që nuk kanë rrjedhur nga
Adami dhe Eva me të cilën është martuar Kaini. Apo
në rastin tjetër të gjithë në jemi si rezultat i një incesti që ka ekzistuar që tek njerëzit e parë. Biblikisht gruaja e Kainit nuk mund t’i atribuohet një race
tjetër sepse çdo njeri ka rezultuar nga njeriu i parë
i krijuar nga pluhuri i tokës (Zan.2:7). Kjo nënkupton
që ajo ka qenë pasardhëse e Adamit. Kaini ka qenë
fëmija i parë i Adamit dhe i Evës siç përshkruhet në
Bibël. Edhe pse me emër përshkruhen tre meshkuj
pasardhës të tyre Kaini, Abeli dhe Sheti, Adami dhe
Eva kanë pasur edhe shumë fëmijë të tjerë. Sipas
historianit hebre Jozefit, Adami dhe Eva kanë pasur
33 djem dhe 28 vajza duke e konsideruar faktin që
kohëzgjatja e jetesës së tyre ka qenë rreth 900 vjet.
Kjo nënkupton që në periudhat e hershme të jetës,
vëllezërit është dashur të martohen me motrat apo
s’do të kishte breza të ardhshëm. Disa menjëherë e
mohojnë këtë duke u bazuar në ligjin e mëvonshëm
kundër martesës vëlla – motër. Ju nuk duhet ta martoni të afërmin tuaj thonë skeptikët, por në fakt në
atë kohë nëse nuk je martuar me të afërmin tënd ti
nuk do ishe martuar me qenie njerëzore fare!!! Ligji
kundër martesës mes të afërmve biologjikë nuk
është dhënë deri në kohën e Moisiut (Lev. 18-20).
Duke konsideruar që martesa ka qenë një burrë me
një grua për tërë jetën martesa në mes të afërmve
në kohët e hershme nuk ka qenë mosbindje ndaj ligjeve të Perëndisë. Abrahami martoi gjysmë motrën
e tij Sarën (Zan. 20:12) dhe Perëndia e bekoi këtë
bashkim për të bërë popullin hebre nëpërmjet Jakobit dhe Isakut. Vetëm 400 vjet pas kësaj Perëndia i
dha Moisiut ligjin që i ndalonte martesat e tilla. Sot
vëllezërit dhe motrat nuk lejohen me ligj të martohen edhe për shkak të rrezikut të lartë të paraqitjes
së deformiteteve biologjike dhe ekziston një arsye
shume e fortë gjenetike në favor të këtyre ligjeve.
Çdo njëri person trashëgon nga njëri prind një palë
gjenesh dhe për fat të keq sot shume gjene përmbajnë gabime të ndryshme (për shkak të mëkatit
dhe mallkimit) dhe manifestohen në forma të
ndryshme. Këto gabime mund të manifestohen
edhe në çdo martesë tjetër por rreziku është shumë
më i lartë tek kushërinjtë e martuar. Për shembull
disa njerëz i rrisin flokët me qëllim për t’i fshehur
veshët që mund të jenë jo të njëjtë dhe në pozita të
ndryshme ndaj njëri tjetrit, apo tek të tjerë kemi nofullën e ndryshuar, hunda e deformuar dhe jo në
mes të fytyrës dhe të tjera. Por situata në të cilën
ne sot gjendemi dallon rrënjësisht me atë të familjes së parë. Adami dhe Eva nuk kanë pasur fare
gjene të akumuluara gabimisht. Kur dy njerëzit e
parë u krijuan ata fizikisht qenë të përsosur
gjenetikisht. Çdo gjë që Perëndia bëri ishte shumë
e mirë (Zan.1:31) andaj edhe gjenet e tyre ishin të
përsosura. Por kur mëkati hyri në botë Perëndia e
mallkoi botën dhe mëkati pastaj filloi të degjeneronte njeriun deri në përjetimin e vdekjes dhe të
shkatërrimit. Dhe mijëra vjet ky degjenerim ka prodhuar me mijëra e mijëra gabime gjenetike tek qeniet njerëzore. Por Kaini ishte gjenerata e parë e
njerëzve që jetuan sikurse edhe vëllezërit dhe motrat e tij dhe si të tillë praktikisht nuk do kishin pranuar gabime të tilla gjenetike sepse duhej kohë që
këto gjene të kopjoheshin në mënyrë të gabuar. Në
një situatë të tillë, vëllezërit dhe motrat kanë
mundur të jenë të martuar me miratimin e Perëndisë
pa një potencial për të prodhuar pasardhës të deformuar. Disa mijëra vjet më vonë deri në paraqitjen
e Moisiut këto gabime gjenetike janë akumuluar në
atë masë në racën njerëzore sa ishte e domosdoshme paraqitja e ligjit që ndalonte martesat vëlla
– motër (dhe në mes të afërmve biologjikë). Përveç
kësaj ka pasur me miliona njerëz në atë kohë me të
cilët njerëzit kanë mundur të martohen dhe nuk ka
pasur arsye për martesë të tillë. Ky është një sqarim
jo vetëm religjioz por edhe sqarim shkencor i miratuar në kohët e sotme.
Zgjodhi dhe përgatiti: Hilki Berisha
letra e gjallë
nuk janë më dy, por një mish i vetëm.”
43
Faqja e minuar
Humor
Humor
Një gjuetar religjioz
Kashelashe
Një njeri kishte dalë për gjueti. Dhe po gjuante arinj.
Përderisa përbirohej nëpër male duke kërkuar arinj,
arriti në një maje të lartë dhe mendoi se atje mund
të kishte arinj. Ai u ngjit në maje dhe derisa hipi në
një shkëmb u gjet ballë për ballë me një ari.
Ariu ulëriu tmerrësisht. Gjuetari u frikua aq shumë
sa që humbi baraspeshën dhe u rrëzua majës
teposhtë dhe ariu e ndiqte pas. Kur ai u rrëzua i ra
arma. Kur në fund arriti poshtë majës, ai e kuptoi se
e kishte thyer këmbën. Ishte e pamundur të ikte dhe
duke e ditur këtë e duke mos pas asnjë mundësi për
të shpëtuar filloi të lutej: “Perëndi, nëse ti e bën
këtë ari të krishterë, unë do të gëzohem me çkado
që më jep në pjesën tjetër të jetës sime.”
Ariu ishte vetëm tri metra larg tij… u ndal në
moment… shikoi lart në qiell… pastaj u ul në gjunjë
dhe tha me zë të lartë: “O Zot, bekoje ushqimin që
e kam para vetes.”
Pazari para kohe
Ishte koha para Krishtlindjes dhe dy shok në burg
po bisedonin:
Hej përse je burgosur ti?
letra e gjallë
Ai i thotë: Sepse bëra pazarin e Krishtlindjes para
kohe!
Tjetri ia kthen: Nuk është mëkat të bësh pazar para
kohe, e çfarë kohe ishte?
44
Para se të hapej dyqani – u përgjigj i burgosuri.
- Si e dini se Babadimri është mashkull e jo femër?
Sepse asnjë femër s’do të vishte rroba të njëjta
sikurse Babadimri që i vesh çdo vit!
- Cilën këngë e këndojnë luanët në Krishtlindje?
Zilet e xhunglës (Jungle bells)!
- Si quhet frika e mbetjes në oxhak?
Santaklaustrofobia!
- Si i quan Babadimri drerët që s’mund të punojnë
më?
Mish për darkë!
- Pse hirushja nuk di të luaj mirë futboll?
Sepse trajneri i saj ishte kungull!
- Pse drerët e kruajnë veten?
Sepse vetëm ata e dinë ku u kruhet!
Dy ngjarje lidhur me të ftohtit
E para: kjo është një ngjarje e vërtetë për Xhon
Porter nga Nju Jorku, ShBA. Një herë në një dimër
gypat e nxehjes në shtëpinë e tij ishin ngrirë. Me
shpejtësi ai e ofron veturën afër dritares së shtëpisë
me qëllim që ta nxehë shtëpinë. Shumë pak pas
kësaj atij iu desh ta dërgonte gruan dhe fëmijët në
spital, ngase ishin helmuar me monoksid karboni.
E dyta: Xhorxh Gibs, 23 vjeç, ishte djegë i tëri një
natë të ftohtë dimri. Duke dashur të nisë veturën e
tij kishte kuptuar se problemi ishte te nafta e ngrirë.
Dhe kishte menduar se mund ta zgjidhte problemin
duke fut naftë të ngrohur në rezervuar. Ai tentoi t’i
ngrohë dy kanta me naftë mbi shporetin në kuzhinë
dhe, ndodhi: boooooooooom.”.
Humor
Recetë
Receta për tiramisu
Marta po shkonte në ndejën e Krishtlindjes me
kolegët e punës dhe kishte dal të blinte një fustan...
Në dyqanin e rrobave ajo i thotë shitëses: A mund
ta provoj atë fustanin në vitrinë?’ ‘Jo assesi,
përgjigjet shitësja. “‘Nëse doni ta provoni duhet
edhe ju ta provoni në kabinat e provave të rrobave
si të gjithë tjerët
Pa hajgare - çka do të pyes Perëndia?
1. Perëndia s’do të ju pyes çfarë veture keni vozitur.
Por Ai do t’iu pyes sa njerëz që s’kanë transport
i keni vozitur.
2. Perëndia s’do t’iu pyes sa metra katrorë i ka
shtëpia juaj.
Por Ai do t’iu pyes se sa njerëz i keni mirëpritur
në shtëpinë tuaj.
3. Perëndia s’do t’iu pyes për rrobat që i keni në
vitrinën tuaj.
Por Ai do t’iu pyes se sa njerëz i keni ndihmuar
me to.
4. Perëndia s’do t’iu pyes sa e ke rrogën.
Por Ai do t’iu pyes se a keni vënë në pyetje
karakterin tuaj për t’i fituar ato.
5. Perëndia s’do t’iu pyes çfarë pozite keni pasur në
punë.
Por Ai do t’iu pyes sa keni punuar mirë në bazë të
aftësive tuaja.
6. Perëndia s’do t’iu pyes sa miq keni pasur.
Por Ai do t’iu pyes për sa njerëz ju keni qenë mik.
7. Perëndia s’do t’iu pyes në çfarë lagje keni jetuar.
Por Ai do t’iu pyes si jeni sjellë ndaj fqinjëve.
8. Perëndia s’do t’iu pyes për ngjyrën e lëkurës
suaj.
Por Ai do t’iu pyes për natyrën e karakterit tuaj.
Materiali i duhur: 4 vezë,; sheqer 500 gr.;
mascarpone 400 gr; biskota Ladyfingers 250 gr.; 1
limon; liker amaro, kakao, kafe.
1 Thyeni 4 vezë dhe i ndani në dy enë të ndryshme,
për të kuqët një enë më të vogël, për të bardhët
një enë më të madhe.
2 Tundni në mikser elektrik të kuqët e vezëve duke
ia shtuar gradualisht sheqerin derisa të bëhet një
masë e fortë si krem dhe me ngjyrë të verdhë.
Sheqerin ia shtoni sipas shijes.
3 Në një enë hidhni 400 gr. mascarpone, i qitni
lëvoren e ndarë me rend (vetëm lëkuren ngjyrë të
verdhë, e përzien pak dhe ia shton masës të
kuqtë e vezëve, pastaj i tund me mikser elektrik
së bashku.
4 Në një enë tjetër me mikser elektrik tund të
bardhtë e vezëve derisa të bëhen një masë si
shkumë. Dhe me lugë ia shton masës së të kuqve
të vezëve me mascarponen dhe përziej ngadalë
me lugë.
5 Lëre këtë masë anash dhe tash vlo pak kafe të
fortë ose ekspreso dhe lëre të ftohet pak. Kafes
i hedh 2-3 lugë liker amaro apo çfarëdo lloj likeri
në bazë të qershisë (e gjen në Interex).
6 Merre një enë të madhe (më mirë katrore dhe të
qelqtë). I zhyt biskotat (ladyfingers) në enën me
kafe ku më parë i ke hedh 2-3 lugë liker në bazë
të qershisë (e gjen në Interex).
7 I radhit biskotat në tepsi një rend dhe ua hedh
përsipër gjysmën e fillit.
8 Pastaj edhe një rend biskota (më parë të zhytura
në kafe me liker) ua hedh përsipër pjesën e
mbetur të fillit dhe në fund i hedh kakao sipër me
një kullosje.
9 E le në frigorifer për një kohe prej 2-3 orë dhe
servoje.
Tiramisu është specialitet italian që d.m.th. ‘më ngre
lartë” në kuptimin energjik.
Pergatiti: Muzafer Ramiqi
letra e gjallë
Fustani
45
Të prita
Në terr të furtunës
Prita jashtë
Për të të parë Ty
Në kalim o Zot
Ti o Zot i Madh
Kalove plot Lavdi
E shkove tutje!
Unë të pashë ... të ndjeva
Stuhi e Tmerrshme
Rreth teje rendnin Stuhitë
Dhe mëshira jote mbulonte
Tokën dhe qiejt.
Sepse Ti je vetë
Ringjallja dhe Jeta
Dhe Lavdia është për ty
Dhe vetëm për Ty
Femi Halimi
Në kërkim ...
I fshehur në mëkatin tim
Diçka kishte prekur zemrën time,
Çfarë është kjo po thosha, robëri apo jetë,
Dikush më fliste natën në vegime.
Papritur një shigjetë tejshpoi zemrën time,
Unë po kërkoja Emrin Tënd,
Rrugëve të ngushta në kërkim,
Ti vjen dhe më ofron shpresë,
Ti thua eja, më ndjek në Dritën Time,
Rrugët e mia janë të lehta për t’u ecur.
letra e gjallë
Unë pranova rrugët e Tua plot shpresë,
Në jetë shfaqet drita jote, hiri dhe freskia,
Vullneti Yt dhe lavdia mbeten përjetë.
46
Naim Bllaca
Dashuri e shenjtë
Dashuri e shenjtë
Të humburit mbledh
E i bashkon në familje
Dashuri e shenjtë
Sytë me lot kërkon
E i than me shpresë
Dashuri e shenjtë
Të uriturit ushqen
U shtron tryezën plot
Dashuri e shenjtë
Të lodhurit thërret
Këmbët ua lan
Dashuri e shenjtë
Shtrin duart
...dhe ... vdes
Dashuri e shenjtë
Triumfon dhe të tjerët
bashkë me të jetojnë...
Çohu
Zemra ime dridhet
Por ti më jep forcë
Çohu ec!
Më thua ...
Ujërat më rrethojnë
Kam frikë se mos mbytem
Çohu dhe ec ...
Mos ke frikë
Unë jam
Më thua ...
Nga Blerina Jashari
letra e gjallë
Shpallje librash:
47
Enciklopedia e Biblës
Letrapress
1.
2.
3.
4.
Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës
Cili ishte Kuvendi i parë i Kishës së Krishterë?
Si quheshin shërbestarët e hershëm të kishës?
Çka paraqet mijëvjeçari i Krishtit?
Çfarë kuptimi ka shprehja latine “Ora et
Lavora”?
5. Çfarë monedhash përmenden në Bibël?
6. Çfarë do të thotë shprehja hebraike “Urim e
Thumim”?
7. Biblikisht çka nënkuptohet me fjalën “shpëtim”?
Përgjigje
1. Sipas librit Veprat e Apostujve 15:29 Kuvendi i
parë i kishës së krishterë është mbajt në
Jerusalem diku në fillim të viteve të 60-ta, dhe
ky kuvend i këshilloi johebrenjtë që bëheshin të
krishterë që të hiqeshin dorë nga: gjërat e flijuar
idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga
kurvëria.
2. Në Dhiatën e Re përmendën këta lloj
shërbestarësh: apostuj (ata që i kishte zgjedhur
Krishti), dishepujt (ata që i kishte dërguar
Krishti), peshkopët, pleqtë, kryetarët e kishës,
mësuesit, ungjilltarët, pastorët dhe dhjakët?
3. Mijëvjeçari i Krishtit është periudha kur Ai do të
kthehet për të sunduar drejtpërdrejt në tokë për
1000 vjet, dhe kjo është Mbretëria fizike (e
dukshme) e Krishtit.
4. Shprehja latine “Ora et Lavora” do të thotë: Lutu
dhe puno!
5. Në Bibël përmenden këto lloj monedhash:
Dariku, Sikël argjendi, Sikë ari (hebraike);
drahma, didrahma, statera, mina, talenti (greke);
kuandranti, asi, denari, pjesë argjendi (romake)
6. Shprehja hebraike “Urim dhe Thumim” do të
thotë A dhe Zh sikurse e kemi ne në shqip, por
mendohet se ka edhe kuptimin i pari dhe i fundit,
dhe dritë e përsosmëri.
7. Fjala “shpëtim” (jeshua –heb.; soteria-greq.)
biblikisht do të thotë shpëtim, çlirim, falje e
mëkateve, siguri, shërim, ruajtje, shëndet i mirë,
ndihmë, fitore, begati etj.
2000 Vjetori i Krishterimit te Shqiptarët
“Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës” është
bashkësi fetare krishtere, dhe sipas Ligjit mbi Fetë,
miratuar në korrik të vitit 2006, është e pranuar si
bashkësi e barabartë fetare krahas katër
bashkësive fetare që janë në Kosovë. Kisha
Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) zyrtarisht
si një bashkësi është themeluar më datën 10 nëntor
2005. Këtë datë u bashkuan 27 kisha protestante
në Prishtinë dhe e themeluan këtë bashkësi fetare.
Këto janë qëllimet pse ekziston KPUK:
Së pari: Që të nxisë zgjerimin e Mbretërisë së Atit
Perëndi si dhe përhapjen e vazhdueshme të ungjillit
të Jezus Krishtit nën udhëheqjen e Frymës së
Shenjtë, dhe që t’ia bëjë të njohur opinionit kosovar
Fjalën e Zotit Shkrimin e Shenjtë - Biblën.
Së dyti: Që ta përfaqësojë Bashkësinë Fetare
Protestante Ungjillore të Kosovës përpara
komunitetit dhe autoriteteve qeveritare të vendit;
që të ndërmjetësojë dhe të ndihmojë anëtarët e
vetë lidhur me çështjet juridike dhe pronësore; që të
ndërmjetësojë dhe t’i ndihmojë anëtarët e vetë tek
autoritetet qeveritare lidhur me posedimin e
vendvarrimeve të besimtarëve protestantë.
Së treti: Që t’i përfaqësojë dhe t’iu shërbejë
anëtarëve me komunikim, me zhvillim të kishës
kombëtare, me aktivitete dhe manifestime fetare,
me përfaqësim para organizatave e institucioneve
krishtere dhe laike të vendit dhe jashtë vendit; që të
organizojë shërbesa solemne me rastin e festave të
krishterimit, takime dhe lutje nacionale, forume,
debate dhe të ngjashme.
KPUK takohet një herë në vjet për Kuvendin e tij të
rregullt, dhe kuvendi i fundit është mbajtur 29-30
nëntor 2007 në Gjakovë. Përveç tjerash në këtë
Kuvend janë pranuar edhe anëtar të ri (kisha dhe
organizata krishtere ungjillore), dhe tani numri total
i anëtarëve në KPUK është 35 entitete ungjillore që
veprojnë në Kosovë. Po ashtu u mbajtën edhe
zgjedhjet e reja, dhe tani Këshilli i Shërbestarëve
(kryesia e KPUK) përbëhet prej nëntë anëtarësh,
kurse kryetar për një mandat tre vjeçar u zgjodh
pastor Artur Krasniqi.
Pavarësisht se Kisha Protestante Ungjillore e
Kosovës është e barabartë ligjërisht së bashku me
bashkësitë të tjera fetare në Kosovë, komuniteti
protestant vazhdon që të diskrimonohet nga media
dhe institucionet tjera shtetërore ose politike.
Gëzuar Krishtlindja
Gëzuar Viti i Ri 2008
10 Vjetori i Shtëpisë Botuese TENDA
10 Vjetori i Revistës “letra e gjallë”